Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Mëmëdheu

| E enjte, 03.09.2009, 06:10 PM |


Halit Bogaj

MËMËDHEU

Mëmëdheu është fuqia

Që na  vjen nga Perëndia

Është tradita që na lanë

Dhe mësimet që na i dhanë

2

Është një zë me mallëngjim

Që buron me plot besim

Është e ardhmja me shkëlqim

Që po vjen me shumë premtin

3

Është diçka që këtë atdhe

Trashëguam të gjithë ne

Është kjo nënë plot dashuri

Që na rrit sot në liri

4

Është një gur margaritar

Që na bëri shumë krenarë

Është një forcë që na jep shpresë

Si kala e si ndërtesë

4

Është gjithçka me shumë mirësi

Në kët vend në Dardani

Është një bazë me pagëzim

Që e bëri vendi im

5

Është një diell që depërton

Thellë me rreze që të shpon