Këze (Kozeta) Zylo: Më zuri gjaku…
| E merkure, 02.09.2009, 06:56 PM |
Këze (Kozeta) Zylo
Më zuri gjaku…
O nxënësit peng të Atdheut tim,
Sa afër jemi dhe sa larg,
Lëvozhgë e territ ju mbështjell sytë,
Oh, c’sy të bukur, plasin gjak!
Zemra juaj,
Brenda rrethit të gjaksit,
Regëtin pa faj!
As qeshni as qani,
U rritët pa zërin e gjysheve,
Në vend të tyre, krisma e hasmit…!
Ti Perëndia ime,
Më trego rrugën si shkohet në Parlament,
Të marr prej dore ëngjëjt e gjakosur,
Dhe të izoloj ligjet e tyre,
Të çngjyrosura nga veremi i shekujve!
Ju Parlamentarë,
Dëgjoni ofshamat e fëmijëve,
Nëpër mjegull nate,
Dhe ndiqni udhët e rrëkeve të gjakut,
Për të ndaluar përmbytjen e madhe,
Të tokës sime,
Nga Antarktida me akuj të kuq.
Ndërsa mua mos më gjykoni,
Me ligje të çmendura,
Që më viktimizuat,
Pa u ngjitur me ëngjëjt në Foltore,
S’mund të shkruaj më,
Më zuri gjaku…!
Manhattan, shtator 2009
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.