Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Aforizma të zgjedhur nga Halim Hasani

| E merkure, 02.09.2009, 06:10 PM |


Dashuria  është si prushi,veç edhe ëmbël si rrushi.

Dashuria është si plumbi me dritë, kujt i mungon kujdesi , derën ja fikë.

Aty ku ka arsimua dritë, errësira s’ka vend.

Kur shtetit zhytet në korrupsion , hajnat bëjnë dasmë.

Në vendlindjen tuaj, mos vepro si i huaj.

Plakut me moshë të thellë nuk i mbetët gjë tjetër përpos t’i përkujtoj ditët e lumtura të risisë.

Të gjithë ecin por me kohën.

E  drejta e humb forcën në momentin kur interesi hyn në fuqi.

Për arritjen  e rezultateve në punë,nuk varet mosha e njeriut,por aftësia e tij mendore.

Varfëria  burimin ka te hajnat.

Njeriut i nevojitet ushqimi, trurit njeriut leximi.

Më pak fjalë, me shumë punë.

Nga punët e mira  nuk ka vend e keqja.

E drejta nuk mund të shoqërohet me gënjeshtrën .

 Më mirë të ruhesh se sa të shërohesh .

Krenohej se kishte mësuar gjuhë të huaj , për fat të  keq e kishte harruar gjuhën e nënës .

Nga buzëqeshjet e disa njerëzve mungon zemra e bardhë.

Kush e do librin e do dritën.

Njerëzve dy ftyrësh, u mungon  turpi.

Pa gjuhë,s’ka identitetet .

Marrë nga libri “ Aforizma Bashkëkohorë”, autor Halim Hasani - Për ZSH: Arsim Halili