
|
Doriani dhe Daena, 30 gusht 2009 |
Kur lindin fëmijët
Poeti Kostaq Duka dje më 30 gusht 2009, së bashku me të shoqen Enjeta, në Cikago të SHBA-së, martuan djalin e tyre Dorianin me Daena Alanaj. Në vend të një buqete me lule, menduam t’i dërgojmë çiftit, një poezi të vetë Kostaqit, nga vëllimi i tij i fundit : « Trëndafili që çelte në janar » (Toena) , e cila mban titullin : « Kur lindin fëmijët ». Të trashëgohet çifti dhe jetë të lumtur.
Redaksia
Lindin fëmijët,
Gëzohen pleqtë,
Nga balli u hiqet një rrudhë.
Lindin fëmijët
Dhe një qeshje mbi buzë,
U çel djemve dhëndurë,
Dhe një rrudhë mbi ballë,
Me fjalën e rëndë : burrë.