Halit Bogaj: Bajram Curri
| E hene, 31.08.2009, 02:10 PM |
Halit BogajBAJRAM CURRIDridhej bjeshka e DragobisëPo lufton biri i ShqipnisëBajram Curri tuj luftueShumë asqerë i kish farue2O nja t’gjallë s’donte me lshueNi toger na ish idhnueGjithë ushtrisë i ish bashkueBajram Currin me rrethue3Ai ish kanë Toger KadriaE mallkon sot shqiptariaE mallkon sot shqiptariaDigjte stane digjte shpia4Me asqerë shkojnë përpjetëN’Bajram Currin janë zatetDil Bajram për me u dorzueMe xhanarë t’kam rrethue5S’um ka lidhë as kral as mbretiJo po m’lidh Kadri MehmetiThuj Kadrisë more budallëS’lidhet burri sa asht gjallë6Po thot Curri o faqeziShumë punova unë për tyMundi kot më paska shkuePër ty pare kam harxhue7Të kam çu për me t’shkollueHakikat të kam nimueTy për vehte t’paskna rueQë kaq keq më ke tradhtue8Dridhet toka n’DragobiLufton Curri me ushtriLufton Curri me ushtriI rrethuem me tradhëti9Kur i vrahej fort ushtriaSe çka bante Qen KadriaSe çka bante Qen KadriaLypke ndihma nga Serbia10Bajram Curri tuj luftueShumë ushtarë i kish varrueAsgja t’gjallë s’donte me lshueShumë anmiq kish pushkatue11Bajram Curri ish ngushtueNis Shqipninë për me vajtueHaj medet kuku për mueQysh shiptarët me m’sulmue?12Lot për faqe i kanë shkueEdhe shokt e kanë ndëgjueKurrë prej fisit nuk jam rueQysh mu fisi me m’tradhtue?13Bajram Curri n’DragobiE dha jetën për liriE dha jetën për liriPër Flamurin kuq e zi14Fort po kajnë djem e GjakovësPër atë Currin e KosovësQan Kosova e ShqipniaPo vajton mbarë historiaKënga kushtuar Bajram Currit gjithashtu është ndër këngët më madhështore që i kemi dëgjuar ndonjëherë nga gjeniu ynë krjues dhe rapsodët tanë të shquar.Kjo këngë e dhembshme na kthen edhe njëherë në një kohë të tmerrshme/por edhe shumë heroike dhe krenare/ kur Kolosi Bajram Curri mbyllet në Shpellën e Dragobisë për të luftuar heroikisht dhe për t’u vrarë për lirinë e dyanshme të shqiptarëve/andej e këndej kufirit/.Nganjëherë iritohem sëtepërmi kur i dëgjoj disa të flasin ose të shkruajnë pozitivisht për personalitetin vërtet kontraverz të Ahmet Zogut. Unë ndoshta mund të mos di fare rreth kësaj teme, por shikuar dhe menduar logjikisht, mjafton vetëm vrasja e tre viganëve/Bajram Currit, Luigj Gurakuqit dhe Avni Rrustemit/ për ta kuptuar të vërtetën se kush ishte Ahmet Zogu dhe personaliteti i tij’’pozitiv’’në historinë shqiptare, aq më tepër kur ai në kohën më të vështirë në Paramuzgun e pushtimit fashist të Shqipërisë e la atdheun në’’ gojë të ujkut’’dhe iku prej tij me tërë pasurinë e kombit dhe vendit të vetë!!!!Prandaj unë/si një individ, qofsha edhe laik/si mund ta konsideroj’’pozitiv’’atë njeri që i bëri ato të pabëra të cilat ndryshe quhen edhe krime shumë të mëdha për të cilat edhe duhej të pushkatohej, pa marrë parasysh pse ishte mbret?!Pra Kënga kushtuar’’Dif Dragoit të Dragobisë’’/, siç shkruante me të drejtë Noli për Bajram Currin, është këngë shumë e dashur dhe njëkohësisht e dhembshme në shumë kuptime, ku bën pjesë edhe Tradhëtia tragjike si një fenomen kanceroz i instaluar ndër shqiptarë, siç ishte rasti me tradhëtarin e njohur Kadri Mehmeti/oficer i Zogut/që e rrethoi dhe e vrau Bajram Currin. Themi ’e vrau’’por siç e shohim në këngën popullore, Bajram Curri e vret veten për të mos rënë në duarte armikut i cili do të luante me kufomën e tij.Bajram Curri në këngën e përmendur, duke mos dashur të dorëzohet në asnjë mënyrë shprehet’’S’më ka lidh as kral as mreti./Jo po m’lidhë Kadri Mehmeti/Nxuer alltinë e ri veti/, duke mallëkuar edhe faqen e keqe tradhëtare, duke thënë se vetë e kishte shkolluar atë qen që e tradhëtoi dhe duke u realizuar edhe ajo thënia e njohur’’Nganjëherë të vret edhe buka jote’’, e dëshmuar disa herë gjatë historisë sonë të përgjakshme kur edhe daja tradhëton nipin si te’’ Selman Kadria’’ ose dhëndërri mikun në’’Fryni era na u çel taraba’’dhe raste të tjera mjerisht të shumta që i njohim dhe i dëgjojmë nga këngët tona popullore.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.