Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sami Repishti: Kosova nuk ka vend për ''talibanë''

| E shtune, 29.08.2009, 07:00 PM |


Kosova  nuk  ka  vend  per  ''talibane''
 
Nga Sami Repishti

Lajmet e fundit mbi aktet terroriste te kryeme nga te vetequejtunit “xhihadi thrret” qe paraqiten si “Organizata mbrojtja e Islamit ne Kosove” kunder vellazenve dhe motrave shqiptare te besimit katolik jane shume shqetesuese. Ne esencen e tyne keta akte terroriste jane krime kunder njerezimit qe denohen me ligje dhe nga ndergjegja kolektive, si dhe akte anti-shqiptare qe damtojne rande kauzen e shenjte te bashkimit kombetare shqiptar. Akte te ketilla terroriste duhen denue pa hezitim, pa rezerva nga te gjithe individet me arsye e ndergjegje, si dhe nga autoritetet qeveritare e jo-qeveritare te Republikes se pavarun te Kosoves si shkelje flagrante te lirise dhe pasunise se qytetareve kosovare.

Djegja e shtepise se families shqiptare katolike Mehaj ne fshatin Prigode te komunes Burimi/Istog , dhe kercenimet e dergueme per familje tjera shqiptare katolike jane akte terroriste. Pershtypja e pare qe me puishtoi ka qene revolt i menjihereshem dhe denimi pa kompromis i ketij akti terrorist. Dhe ma vone, mos-besimi!

Dhjete vjet ma pare kjo shtepi u dogj nga terroristet serbe te Millosheviqit, sepse ishte shtepia e nji shqiptari qe perkrahte luften e UCK-se. Sot digjet shtepia nga terroristet e padeklarueme te “Xhihadi thrret” sepse ashte shtepia e nji te konvertuemi katolik. Perfundimi i paevitueshem ashte se me qene shqiptar ne Kosove per serbet ashte nji krim qe denohet me vdekje; dhe me qene katolik ne Kosove ashte nji krim qe denohet nga “talibanet” kosovare. E pabesueshme!

Sot, akoma nuk jam ne gjendje me pranue se ne Kosoven e lire e te pavarun, ne Kosoven e martirizueme qe posa ashte clirue nga zgjedha shekullore serbe, lindin dhe jetojne individe te paskrupull; qe shkelin me kambe trashegimin e lavdishem shqiptar te tolerances fetare. Ajo qe mund te them sot ashte se terroristet qe i kane vue zjarrin shtepise Mehaj ne Prilog dhe ata qe kane kercenue familje tjera shqiptare te konvertueme rishtas ne katolicizem nuk jane qenie njerezore te paisuna me arsye e ndergjegje, nuk jane shqiptare, nuk jane qytetare kosovare qe njohin historine e Kosoves, qe kane doket dhe zakonet e Kosoves, qe ushqejne aspiratat e popullit te Kosoves, dhe qe kane te njejtat interesa me te gjithe popullin e Kosoves--megjithese flasin shqip…! Elemente te ketille shqip-foles nuk jane shqiptare! Ende ma e randesishme: ata nuk jane te denje te mbajne nderin dhe te gezojne lavdine e “qenies njerezore”!

Mendoni, ju lutem vitet  1998 dhe 1999, natyrisht pa harrue tmerrin e shkaterrimet e Kosoves qe nga viti 1877, e vargun e pare te “muhaxhireve” qe mbushen Kosoven, viktima te “spastrimit etnik” serb ushtrue mbi Kosoven. Mendoni, ju lutem, solidaritetin kosovar qe habiti boten e qytenueme me fisnikerine dhe suksesin e tij dekada me rradhe. Mendoni, ju lutem, rezistencen paqesore e te armatosun -dy anet e nji monedhe-- qe afroi shqiptaret viktima aq shume sa qe sakrifikuen jeten, dhane shtepite per strehim, ushqyen te uritunit, veshen me rroba e kepuce te cveshunit qe mbeten ne mes te rruges nga terrori serb ne Kosove. Askush nuk pyeti per fe as per ide. Mjaftonte te ishe nji persone ne nevoje, pa buke, pa shtrehe, pa veshembathje, pa asgja…! Muhaxhir i perbuzun!

2

Ne mes te qershorit  1999, krimineli i luftes S.Millosheviq, ish presidenti i Serbise, u thye, u dorezue me turp, dhe ma vone u dergue ne Hage, si kriminel lufte ne Gjykaten Nderkomebtare per Krime Lufte ne ish-Jugosllavine. Forcat clirimtare te NATO-s dhe repartet ushtarake te UCK-se zbriten ne qytetet e katundet e Kosoves qe cllroheshin cdo dite nga thundra shekullore serbe. Kujtoni pritjen e ketyne “clirimtareve”, buqetat me lule, gazin ne fytyret e viktimave, i madh e i vogel ne kambe pershendeste lindjen e dite se re -diten e clirimit te perhershem te Kosoves. Asnji nga ushtaret “clirimtare” te NATO-s nuk ka qene myslimane: te gjithe kane qene kryesisht te krishtene te denominacioneve te ndryshme kristiane. Dhe na i perqafuem si “clirimtare” Ne Kosove filloi jeta e re ne liri, ku fjala, mendimi, shtypi dhe sherbimi fetar u shprehen lirisht, ku adhurimi u ba lirisht.. Ne kishat e xhamijat dhe teqete e Kosoves, ku shumica dermuese e popullsise jane te besimit mysliman u bane lutjet e perditshme, dhe u adhurue i Madhi Zot qe premtoi liri per te gjithe. Myslimane e te Krishtene u perqafuen si vellau me vella. Para nji mrekullie te ketille. asnjeri nuk kerkoi nga tjetri te ndryshoje fene, mendimin politik ose kombesine. .Koncepti i lirise per te gjithe nuk e lejonte nji akt te ketill.

Feja, cdo fe, e sidomos fete monoteiste -judaismi, krishtenimi dhe islamismi- mshteten mbi baza te forta e te qendrueshme teologjike dhe morale. Nga keto baza liria fetare per te gjithe dhe e drejta e adhurimit lirisht ashtu si dikton ndergjegja individuale e secilit prej nesh, jane themelore. Pa nji te drejte te ketille, feja, cdo fe, do te ishte nji imponim, dhe ne praktike nji diktature.

Nji qendrim i ketill lejon zhvillimin e lire te shoqenise pluri-konfesionale kosovare, dhe mireqenien shpirtenore te te gjithe popullsise. Ky parim ashte i pashkelshem! E drejta me besue lirisht don te thote me pase te drejte me zgjedhe formen e besimit qe deshiron, dhe me pase te drejten me u bashkue ne komunitete fetare qe deshiron secili nga ne. Adoptimi i nji feje qofte e trashegueme nga te paret tone ose e perqafueme lirisht nga secili individ, ashte nji proces i natyrshem, normal, ligjor, dhe i pranueshem nga e gjithe bota e qytetnueme. Vetem vendet e paqytetnueme, aty ku liria dhe ligji nuk funksionojne, mohojne kete te drejte. Kosova nuk ashte nji vend i paqytetnuem!

Sot, ata “talibane“ mesjetare qe duen te grabisin-me dhune Islamin si fe paqesore, qe sy nojne kthimin mbrapa te shoqenise kosovare ne shekullin shtate, jane pengesa ma e madhe e zhvillimit bashkekohor te shtetit dhe shoqenise kosovare. “Talibanet” kosovare duhen ndalue me te gjitha mjetet ligjore qe lejon Kushtetuta e Kosoves qe te mos ushtrojne zanatin e tyne vdeksor! Ata jane thjeshtesisht kepurdha helmuese!

Keto dite me kujtohen gjyqet e Prizrenit ne vitin 1945. Me vijne para syshe fytyrat e Profesor Kole Margjinit (qe kam njohe ne liceun e Shkodres), dhe te legjendares Maria Shllaku. Te dy keta heroj u pushkatuen nga serbet sepse mbrojten Kosoven, nji krahine e banueme kryesisht nga popullsi myslimane. Mos harroni! Ju lutem, mos harroni!
                                                           
3

Sot, terroristet “talibane” qe nuk kane asgja te bajne me “fene islame” duen te djegin shtepite e Margjinit dhe te Shllakut, te vrasin femijt e tyne, te shkaterrojne fshatet e tyne. E perse? Sepse ashtu e kerkon ai qe paguen…! Kjo ashte para e ndyte !

Kriminele te ushqyem me para te ndyte! Ju nuk keni vend ne Kosoven e lire e te pavarun, ju nuk keni vend ne mesin e shoqenise kosovare qe po ndertohet e qytetnueme dhe perparimtare. Ju nuk keni vend ne nji bashkesi myslimanesh e katolikesh shqiptare te Kosoves, te lidhun  si vellau me vella.

City University of New York                                              Sami Repishti, Ph.D
Gusht 2009