Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hajdin Islami: Në Vushtrri, organizohet Takimi Rajonal i Komora-s

| E enjte, 27.08.2009, 06:33 PM |


Në Vushtrri, organizohet Takimi Rajonal i KOMORA-s

VUSHTRRI,27 GUSHT 2009-Kryetari i shoqatës së familjarëve të të zhdukurve “22 MAJI ” në Vushtrri, Avni Melenica ka njoftuar sot se më 5 shtator 2009 do të mbahet Takimi me karakter konsultativ lidhur me formimin e Komisionit Rajonal për Vërtetimin dhe Shpalosjen e Fakteve për Krime Lufte-KOMRA. Takimi do të mbahet në Vushtrri dhe kjo shoqatë ju bën ftesë të gjithë familjarëve të viktimave të luftës ( familjarët e martirëve, dëshmorëve dhe të zhdukurve) të që marrin pjesë.

Hajdin ISLAMI