Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Grazyna Drobek - Bukowska
	| E enjte, 27.08.2009, 06:43 PM |
	POEZIA BASHKËKOHËSE POLAKEGRA?YNA DROBEK - BUKOWSKA(Zgjodhi dhe përktheu nga polonishtja: MAZLLUM SANEJA)X X X(Më përkëdhele mua)  me përkëdhele muanë ëndërrimet e miadhe lë gjurmëme praninë tëndeme koralet bludhe koralet u shkapërderdhendhe mbetiperi i kaltërpër fatDASHURIA VAZHDON Prapë në botëdramë pas dramelufta   uria    vdekjaNjerëzit iu ndihmojnë njëri tjetritNdonëse gjithnjë më i vogël numri i tyreKorrupcioni    gënjeshtra      urrejtja      të mos ushqehemi më!Poezinë po ju lë si ushqimUshqim shpirtëror!E di edhe kjo është e rëndësishmePoezia  i shndërron edhe ujqërit në deleSe dashuria vazhdon të jetoj në mes neshAjo gjithnjë kthehetdhe nuk harronqë të jetojë përjetësishtBotën do ta pikturoj... (Adrianit)Thuamë mama a mund të harroshbotën e shëmtuar e të zymtëPo, me siguri do ta harrojkur në duar marr ngjyrat   Do ta pikturoj botën dhe ylberin   përplot ngjyra   pyllin dhe drurët e blert   nga i marrin ngjyrat?Këtu nuk ka monotoni i dashurSepse e pëhimë është Shlezia jonëme ngjyrë të përhimë...kjo ngjyrë është në ne   më pikturo të lutem fushat dhe kuajt   më pikturo kopshtin zoologjik dhe elefantet   dhe tigrat e vegjël   lepujt e përhimë dhe qentDhe më në  fund më pikturo diellinVogëlushi im i mirëE  do të ketë më shumë diell dhe luledhe zabeli i blertë dhe kuajt e bukurKTHEHU NË VARGUN TIM    Do ta pikturoja liqenin gridhe notarin në tëbrigjet e blerta e rrjedhën e lumitdhe drurët e blertë     Do të doja të pikturoja edhe valët e praruara     dhe gjethët në thellësi     velat e kuqe velat e praruara     që prore me to lundrojmëDo të doja të pikturoja fëmijët e mitë shoh se si spërkaten në ujësi këlthasin  si ngazëllehene shkollën e harrojnë      Po më mungon talenti      se prapëti kjo më shkon      të ia tregoj dikujt kjo nuk bën      derisa mbi çati pushon lejlekuÇfarë të bëj tjetër përpos të shkruajkëtë poezi merre si të duashsepse me mungon talenti ndonje imazh të pikturojdhe kthehu  në vargun tim           ZHANETES I nxjerr diku fotografitë e moçme prapë për ty endërroj thuamë përse nuk mund të të harroj nuk mund të të harroj     Para meje rrjedhin     kujtimet e atyre viteve të shkuara     ndonëse ca kujtime nuk më pëlqejnë     ato rrrjedhin pareshtur... Melodia që më kapërthen të tërin gjithnjë ti e këndoje  Ti ishe prore e gëzuar fjalët e këngës tënde më tingëllojnë në vesh     Më thuaj përse shkove në pakthim përgjithnjë     Përse nuk mund të jetoj më mes nesh     Përse kjo aq dhemb si plumbi     Dhe rëndë oh Zot të jetoj pa TyPARALAJMËRIM  Mos fol keq për njerëzit ndonëse kaq të meta kanëMos thuaj se nuk dashuron - buzët gënjejnëGjithnjë fatin e pret përreth shikonatje monotoni trishtim shiko si vështrojnëMerre buzeqeshjen si buqeten ne vazoatëbotë e vështron e vështronDhe bota bëhët më e bukurNjerëzit po ata të bukur - dhe bota kundërmon me erën e fushaveTani fare nuk i vëren të metat e njerëzve t njejtëDhe të mos harrosh! Çdo krijesë, çdo personka po aq të meta  po aq virtyte dhe mos më shiko vëngërVetëm ta përkujtova të vërtetën e përjetshmese në botë nuk ka asgjë idealenjerëz janë njerëz jemiMbaj mend!KAQ FAT   Kaq fat nga çdo gjë e rëndomt - faleminderitnga një gëzim imi vockel - më falpërreth kaq pikëllimsi gjilpëra nga palltoja imeSa lumturi nga një buzëqeshjee vockël - dashuroj...përkëdhelkaq dhembje kur te zemerojnenjë pafundësi e ekzistencëësSa mynxyra duhet t durosh akomaoh zot edhe sa e sa çështje duhet t'i rregulloshsa vaj sa dhembje do të keshpafundësi dyshimeshSa mendime dhe psherëtima do të përjetoshnganjëherë kur vështron në sytë e vegjëldhe sheh aq besimsepse kjo botëmegjithatë është e bukurnë sytë e tyre SHËNIME PËR AUTOREN:  Gra?yna Drobek – Bukowska(1948) u lind në Krzystkowice (Poloni). Me profesion është infermiere, një infermiere e njohur në Shlezinë e Polonisë.Poeteshë, eseiste, përkthyese dhe animatore e kulturës. Shkruan kryesisht për fëmijë.Deri më tani botoi këto vepra poetike:  „Ngjyrat e ylberit”, „Dashuria e pikturuar me ylber”, „Pika të shqetësimit”, „Imazhe të harresës”, „Dritëhijet”  etj. Është nderuar me shumë çmime letrare prestigjioze në fushën e letërsisë.     Ndërkaq, është redaktore e revistës së njohur letrare “Horyzonty”(Horizonte). PS. Për fund është e udhës të vë spikamë se në numrin më të ri të kësaj reviste letrare do të botohët një Panoramë e gjërë e poezisë shqipe.
SHËNIME PËR AUTOREN:  Gra?yna Drobek – Bukowska(1948) u lind në Krzystkowice (Poloni). Me profesion është infermiere, një infermiere e njohur në Shlezinë e Polonisë.Poeteshë, eseiste, përkthyese dhe animatore e kulturës. Shkruan kryesisht për fëmijë.Deri më tani botoi këto vepra poetike:  „Ngjyrat e ylberit”, „Dashuria e pikturuar me ylber”, „Pika të shqetësimit”, „Imazhe të harresës”, „Dritëhijet”  etj. Është nderuar me shumë çmime letrare prestigjioze në fushën e letërsisë.     Ndërkaq, është redaktore e revistës së njohur letrare “Horyzonty”(Horizonte). PS. Për fund është e udhës të vë spikamë se në numrin më të ri të kësaj reviste letrare do të botohët një Panoramë e gjërë e poezisë shqipe.                        
	Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.