Halit Bogaj: Adem Jasharit
| E merkure, 26.08.2009, 08:24 PM |
Halit Bogaj
ADEM JASHARIT
/Shkruar me rastin e 10 vjetorit të vrasjes së tij barbare/
Në Prekaz shkëndia ndriti
Dhe mbarë botën e tronditi
Luftuan trimat çlirimtarë
Shumë armiq duke vrarë
2
Luftoi fort Adem Jashari
Ndër kolosët legjendari
Luftoi ashpër si luani
Me të ishte Bacë Shabani
3
Edhe Hamza ish me ta
Ndihmë të madhe ai u dha
Se Drenica vazhdimisht
Luftën bënte trimërisht
4
Prandaj sot të gjithë jasharët
Vizitohen nga shqiptarët
Vizitohen nga rinia
Që e di çka është liria
5
Bacë Ademi luftën nisi
E ndihmonte farefisi
Nuk e lanë të vetmuar
Me armikun e tërbuar
6
Me armikun shekullor
Në atë vend trimëror
Dhe njëmend e pa Serbia
Se çka ish Atdhetaria
7
Kriste pushkë Adem Jashari
Siç veproi përherë shqiptari
Atë Drenicën heroike
E rrethuan bandat çetnike
8
Si dikur në atë Vraninë
Mbronin trimat Shqiptarinë
Shumë batare mbi ta ranë
Gjurmë të krimit ata lanë
9
Edhe bota sot çuditet
Dhe gjithkush me ta habitet
Moj Drenicë me plot lavdi
N’ luftë t’ përhershme me Serbi
10
Dhe gjithmonë luftën e nise
Ndaj armikut pushkën krise
Shembull ishe për Kosovë
Pejë, Gjilan edhe Gjakovë
11
Shalë – Bajgorë Llap e Gollak
Ndaj armikut merrnin hak
Gjithashu dhe Kaçaniku
Asnjëherë luftës s’i iku
12
Krejt Kosova n’ zjarr e n’ flake
Me armikun u përgjak
U përgjak sikur çdo herë
Si në dimër e pranverë
13
Sepse shpesh ky vend dëshmor
Bënte luftën me mizorë
Fort e çmendur ish ushtria
Që po vinte nga Serbia
14
Por Ademi Uragan
Ish i rreptë sikur titan
Për çdo ditë në Dardani
Dritë kërkonte dhe liri
15
Tmerr i sillte Shumadisë
Si një yll i Ilirisë
Prandaj ai për këtë atdhe
Na u bë një Skënderbe
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.