Ahmet Selmani: Kur Marigona bëhet Droga
| E marte, 25.08.2009, 09:18 PM |
 |
Miss Kosova Marigona Dragusha merr lulet, pasi u emërua përcjellësja e dytë e Miss Univers |
Në shënjeshtërKur Marigona bëhet DrogaEpo Marigona Dragushën e pa e gjithë bota se është bukuroshe shqiptare, se e përfaqësoi Kosovën dhe se e fitoi vendin e tretë në botë. Ndryshe nuk mund të bëhet kjo vajzë. Aq më pak, ashtu siç dëshirojnë disa media maqedonaseShkruan: Ahmet SelmaniEdhe sivjet, në spektaklin shumë të njohur “Miss Univerzum 2009”, që u mbajt gjatë këtyre ditëve në Bahame, siç njoftuan agjencitë botërore të lajmeve, gjithsej kanë marrë pjesë 84 bukuroshe nga mbarë bota, në mesin e të cilave edhe përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë. Edhe përkundër spekulimeve paraprake se cila nga konkurrentet do të jetë fituese e kurorës, prapëseprapë, në fund, sipas vlerësimit të jurisë, këtë trofe aq të lakmuar nga shumë vajza, e ka rrëmbyer Stefania Fernandez nga Venezuela, atë të shoqërueses së parë - Ada Aime De la Kruz nga Republika Dominikane dhe atë të shoqërueses së dytë - Antigona Dragusha nga Kosova. Kështu, fare papritur bukuroshja shqiptare nga shteti i sapoformuar, pra nga Kosova, me një ngazëllim të paparë është radhitur në vendin e tretë të bukurosheve të botës.Lajmin për këtë spektakël e kanë dhënë pothuajse të gjitha agjencitë informative të botës. Në mesin e këtyre, ajo që bën përshtypje në këtë rast është mënyra se si e kanë transmetuar disa media në gjuhën maqedonase. Bie fjala, gazetat e përditshme “Dnevnik” dhe Vreme”, që dalin në Shkup, çdo gjë e kanë paraqitur me korrektësi, përveç përfaqësueses së Kosovës, së cilës ia kanë shtrembëruar emrin, pra jo Antigona Dragusha, por duke e bërë Droga Ganusha. Mbase nuk është edhe për të çuditur aq shumë, sepse janë krejt të njohura konstruktet e këtilla me të cilat shërbehen maqedonasit, për t’i fyer shqiptarët ose për t’ua dërguar një porosi jashtëzakonisht djallëzore. Në rastin konkret, sigurisht mund të lexohet një tendencë e qartë për t’ua bërë me dije shqiptarëve se ju nuk vleni për asgjë, aq më pak për bukuri. Dhe, si të tillë, sipas dëshirës së tyre kronike, ju vleni vetëm për drogë. Andaj edhe bukuroshja Antigona na u dashka të bëhet Droga. Natyrisht kjo është një ëndërr e sëmurë e këtyre qarqeve antishqiptare, të cilat përpiqen me çdo kusht t’i fshehin sukseset e gjithandejshme të shqiptarëve dhe t’i ngrenë në qiell gjërat e shëmtuara të tyre. Epo Antigona Dragushën e pa e gjithë bota se është bukuroshe shqiptare, se e përfaqësoi Kosovën dhe se e fitoi vendin e tretë në botë. Ndryshe nuk mund të bëhet kjo vajzë. Aq më pak, ashtu siç dëshirojnë disa media maqedonase. Droga mund të mbetet vetëm në kokat e tyre që lëngojnë nga pataologjia e urretjes.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.