Tahir Bezhani: Në rrugëtim jam (Cikël me poezi)
| E marte, 25.08.2009, 07:55 PM |
Tahir Bezhani ka lindur më 1947 në Smolicë të Rekës së Keqe,Gjakovë.Shkollimin fillor e kreu në Ponashec,të mesmen në Gjakovë,kurse studimet e larta në SHLP “Bajram Curri” Gjakovë,në degën Gjuhë-Letërsi Shqipe.Ka mbi 40 vjet që mban uniformën e punonjësit të policisë,duke qënë shembull në punë e në jetë.Për aktivitetin dhe angazhimin në Sindikatën e Pavarur të Policisë së Kosovës,Gjykata e Qarkut në Prishtinë,në vitin 1995 e dënoj me dy vjet burg.Tahir Bezhani që kur ishte nxënës dhe student nisi të shkruaj dhe të botojë poezi e prozë në faqet e gazetave dhe revistave letrare të kohës.Një kohë bashkëpunoi me “Rilindjen” dhe me periodikët e tjerë.Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës dhe i Klubit Letrar Ndërkombëtar “Pegasi” Gjirokastër.Në nëntor të vitit 2008 është pranuar anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkëkohor të Globit ( W.P.S.).Me ftesë të Klubit Letrar Ndërkombëtar “Pegasi” Gjirokastër,në prill të vitit 2009,mori pjesë në takimin ndërkombëtar të poezisë me temë “ Poezia bashkëkohore shqipe”,ku u nderua me çmim letrar dhe me çertefikatë nga ky klub dhe Klubi “Kafeja e Ideve” ,Athinë,që drejtohet nga shkrimtari i njohur grek.Dino Kubatis.Deri më tash ka botuar këto vepra:1. “Koha lind vigaj”,monografi ,2001,2. “Përplasje kohe”,poezi,2002,3. “Pëlcitje e vonuar”,poezi,2004,4. “Rapsodët e Rekës së Keqe”,monografi,2006,5. “Shkollat shqipe në Rekë të Keqe”,monografi,2007,6. “Smolica,bastion i lirisë”,monografi,2007,7. “Frymëzim në errësirë”,poezi,2008,8. “Jetë në furtunë”,kujtime,2009.Tahir Bezhani punon dhe jeton në Gjakovë.NË RRUGËTIM JAM( cikël me poezi )LIRIA ËSHTË…Etje pa shuar kurrë,Vuajtje e ngarkuar në shpirt;Luftë e pandalur e përditshmërisë,Rrugë e shtruar me ferra,Është varr i përjetësisë…Liria është Yll PolarNë ndërgjegjen e njerëzve.Gjakovë,04.08.2009.UDHËTAR I VONUARVonë u nisa udhëve magjepëseMe kohë arrita i ngazëllyerN’jehonën e këngës memeceArrita të puth syrin e gjelbëruarE mallin ta shuajN’aromën e vuajtjeve Anipse pak kohë ka mbetur Për të shijuarËmbëlsirë të helmuar…ZHURMON KËNGATi je det i qetëUnë prockë;Ushtoj,zhurmoj,Farkohem shtratit timRrëmbyeshëm,I bashkohem lumit përkëdhelshëmDerdhem në gjirin tendO det !...Kënga thith jetën timeE mbetem kasnec i tharë.Gjakovë,07.08.2009.HIDHËRIMEVallë pse hidhërohet hënaKur Yjet i duaE pse qeshin YjetKur iku nga dielliJam produkt i hijesMë vret bukuria…Pse vallëNdalë ushtimën ujvara në bjeshkë?!Loti ende s’ka pushuarRrugëton,rrugëton nepër stinëN’pranverë pushon në pllajaVijon udhëtimin për vjeshtëNë dimër ngrihet n’acar…Pse vijojnë këto hidhërime?...Gjakovë,02.08.2009PABESI NATEGjumi i ëmbël më vodhiTradhëtisht natën pa hënëErrësira më lidhi nyjeNësjetullave të sajMbështjellur me shokën e djepitKu idhshëm përkundejFëmijëria imeNë sytë e dritës së veniturNë rrjetën e merimangësE blozën e kohës…Koha më puthi n’kafshimMbeta i lodhur brendahapësirës misterie.Muza ime shetit këndshëmMbi planetin e ëndrrave…Gjakovë,07.08.2009DUA QETËSINë katrorin e dhomësMë leni të qetëN’aromën e alkoolitNikotinës e tymit të dendurMë leni të qetëNë rrugëtim jamKanaleve shkëmboreMes heshtjes së krismavePërzier me trazimDyerve të ferritPa zhurmë çelësash…Dikush shikon tyminUnë vërej zjarrinNë dhomat e banimitNgjizur kokës sime.Erërat prore fryjnëKëndojnë dhëmbjeveMë leni të qetëTë meditoj lirshëmTë fshij shkrumbin buzëve…Gjakovë,30.07.2009.
Përgatiti për ZSH bashkëpunëtori ynë Gjon Neçaj.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.