Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Kolosi Mirosllav Kërlezha

| E hene, 24.08.2009, 09:00 PM |


MIROSLLAV KËRLEZHA’’ESETË’’,1978, botuar nga shtëpia botuese ’’Rilindja’’në Prishtinë.

Nga Halit Bogaj

Libri i famshëm i Mirosllav Kërlezhës’’Esetë’’është botim i vjetër tek ne por që ka mbetur përherë aktual ngase bën fjalë edhe për gjendjen e vështirë të popullit shqiptar nëpër periudha të ndryshme të historisë sonë të dhembshme, kurse Kërlezha ishte një njeri tepër humansit dhe kritik i ashpër i regjimit serb të asaj kohe i cili i bënte të gjitha të zezat ndaj qenjes sonë të pambrojtur kombëtare, duke tentuar që ta gllabëronte edhe Shqipërinë e fillim shekullit të shkuar dhe ta realizonte ëndrrën e saj shekullore Daljen në det përmes Durrësit!

Libri pra është përkthyer para tridhjetë vitesh dhe është njëra ndër veprat më të rëndësishme, një pjesë e së cilës i kushtohet popullit tonë dhe që është shkrur nga një gjeni i dëshmuar i cili në zemër e kishte altruizmin, duke pasur forcë dhe kurajo për t’i thënë të gjitha ato që duhej të thuheshin troç. Ai kishte guxim t’i stigmatizonte të gjitha veprimet kriminele të regjimit mbretëror serb dhe gjenocidin e tyre ndaj nesh. Mirosllav Kërlezha ishte ndër figurat e vetme që luftonte pa rreshtur për të drejtat tona kombëtare të cilat na shkileshin vazhdimisht vetëm pse i përkisnim një populli tjetër/anipse ishim autokton në vatrat tona/.Ashtu si na urrenin neve, radikalët serbë të asaj kohe e urrenin edhe shkrimtarion e madh kroat i cili ia mbante anën drejtësisë njerëzore dhe që në vitet gjashtëdhjeta ishte mik i ngushtë i  Josip Btroz Titos, ndaj shovinizmi serb nuk guxonte t’ia ngulte dhëmbin.Është interesant të theksohet se serbët radikalë të asaj kohe akoma jetojnë të patransformuar edhe  në mendjet dhe veprimet e sotme serbe dhe tek  kryeprotagonistët e tyre:Shesheli, Koshtunica, e pse jo edhe Tadiqi dhe Jeremiqi të cilët asnjëherë nuk gjetën forcë që t’i kërkojnë falje këtij populli për zezonat që na i kanë shkaktuar gjatë një historie të gjatë, të dhembshme ,të mundimshme dhe të përgjakshme.

Kolosi Mirosllav Kërlezha duke i mbrojtur shqiptarët nga hegjemonizmi serbomadh, mbron edhe parimin gjithënjerëzor dhe human, se njerëzit, pa marrë parasysh se cilit popull i përkasin, duhet trajtuar në mënyrë të njetë.

Mirosllav Kërlezha
Mirosllav Kërlezha
Në librin e tij madhështor të cilin  e kemi në trajtim, Kërlezha e fton Evropën që ajo ta shohë me sytë e saj padrejtësinë e tmerrshme që u bëhej shqiptarëve, duke theksuar një masakër të kryer ndaj 200 djemëve tanë  të rinj të cilët ishin vrarë pa asnjë shkak, por vetëm pse ishin shqiptarë! Ose siç thotë Kërlezha/qytetarë të të njetit shtet!/.Pas vrasjes së tyre duarthatë, shkrimtari i madh kroat shkruan: Ndodhën afera dhe masakrime të tjera të të pafajshëmve. U ngrit ushtria dhei vrau me topa 200 qytetarë të vetë për t’i treguar rajës shqiptare çka do të thotë E drejta e shpatës...Ndodhi që menjëherë, në mënyrë jashtëzakonisht të qartë, e ndjeva çka do të thotë të jesh njëri nga dyqind Mustafë Abazët ose Adem Beqirët njëzetepesëvjeçarë dhe çka do të thotë të rrëzohesh i pushkatuar në një ditë me diell si një qytetar lojal nga mitralozi i shtetit tënd...’’.Pastaj shkrimtari i shquar kroat, me pezm të madh shton:’’Si të ndalet një politikë e tillë dhe njerëzve t’u spiegohet se nën rrotat e asaj tollovie të çmendur ishin shtrirë sot pas dite 200 Mustafë Abazët dhe Adem Beqirët e rinj  dhe të pafajshëm, me kaka të qara e brinj të thyera?’’


Pra, përveç këtij ferri dantesk të politikës serbe ndaj përkatësisë kombëtare shqiptare, Kërlezha tregon edhe një anë tjetër të tmerrshme të asaj politike shfarosëse ndaj popullit tonë, propagandën e rrejshme të Beogradit që e bënte në botë kundër shqiptarëve, duke përdorur fjalë dhe shprehje të cilat dinin t’i përdornin vetëm ata me poshtërsitë dhe gënjeshtrat  e tyre të jashtëzakonshme, natyrisht duke u mbështetur në urrejtjen e tyre patologjike ndaj nesh.

Kërlezha vijon mëtej:’’Shtypi serb i trajtonte shqiptarët si rajë e paemër që banon në vend të paemër, pa histori, pa letërsi dhe gjuhë letrare, pa poezi dhe pa të gjitha ato atribute që e përbëjnë një popull. Sipas shtypit beogradas qysh para disa vitesh udhëtarët në  Shqipëri paskan parë’’njerëz me bisht’’të kalit ose të dhisë, me ç’rast kamxhiku kërlezhian ndaj asaj propagande çmendurake vjen e bëhet gjithnjë e më i ashpër pas gënjeshtrave të mëtejme që i kishte lansuar Serbia duke thënë: ‘’Këta njerëz të egjër dhe gjakpirës, këta lakuriq evropianë, intolerantë fetarë deri në ekstrem, tek të cilët fjala bandit dhe cub është sinonim për kalorës, këto bisha të egra me fytyrë njeriu,  ditëve të festave gostiten me miell misri të zier, duke mos ditur çka është kripa, kurse për sheqerin mednojnë se është borë. Banojnë nëpër shpella si njerëzit e Neandertalit...shqiptarët e pijnë gjakun e nxehtë të viktimave të veta të therrura, prejnë hardhjitë e i rrënojknë kullat. Zhduken me pasion ndër vete, duke vrarë gratë nga lakmia, kurse kuptimi i dashurisë nuk ekziston tek ata dhe fjala dashuri nuk gjendet në gjuhën e tyre..dhe këta janë vrasësit qindravjeçarë të ekstremit serb në viset jugore. Kjo masë e zjarrtë, e tërbuar, anarkike, e ngjashme me kafshët, dridhet si llava në luginat e buta të viseve jugore dhe atje vret e pret, djeg e shkatërron vendbanimet tona të qeta e të qytetëruara qindra e qindra vjet. Kjo lavë e bastardëve shqiptarë që jeton në provinca që në Mesjetë i takon Perandorisë serbe, derdhet si lum ‘’vërshues’’në viset e buta dhe të qytetëruara dhe këtë lum ‘’vërshues’’duhet kthyer në rrjedhat e veta të natyrshme, në malet e zeza dhe të pashkelshme!!!

Pra kështu shkruanin për shqiptarët akademikët serbë dhe tërë Serbia fashizoide dhe me shpirtin e saj të lindur çetnik.Kështu shkruanin kabinetet e llojllojshme serbiane për një popull i cili jetonte me mijra vjet në vendin e tij dhe në trojet e veta etnike.Politika kolonialiste serbe përpiqej të shkonte deri në Durrës po atje i doli, siç thotë populli’’kapuç me mëng’’në një dimër të ftohtë me acar të madh kur u vranë dhe vdiqën nga të ftohti shumë ushtarë nëpër malet e thepisura të Shqipërisë./analoge si disa vite më vonë me veprën e Ismail Kadaresë’’Gjenerali i ushtrisë së vdekur’’, kur një gjeneral italian kishte shkuar në Shqipëri për t’i mbledhur eshtrat e ushtarëve të rënë..Edhe atë humbje aq kolosale politika serbe donte ta shëndrronte në fitore, ashtu siç ka vepruar gjithmonë, duke mos parë edhepse i kishte sytë në ballë.

Për luftën e drejtë çlirimtare shqiptare dhe për politikën e gabuar hegjemonsite serbe kishte shkruar edhe socialsiti i shquar Dimitrie Tucoviq, i cili njëherit kishte qenë edhe kundër shkuarjes së ushtarëve të rinj serbë në  Shqipëri, duke e ditur se do të ndodhte pikërisht ajo që kishte ndodhur.Tucoviqin e çmonte shumë Kërlezha por edhe populli ynë ngase ai ia mbante anën drejtësisë njerëzore, duke qenë i vetmi njeri nga serbët që e tregoi realitetin mbi një luftë agresive dhe të çmendur e cila ishte bërë për ta okupuar një vend dhe një popull tjetër.

Me syrin e vetë vigjilent dhe madhështinë e tij njerëzore, Kërlezha vazhdon kritikën e vetë ndaj okupimit serb të  Shqipërisë, duke thënë : ‘’Se në këtë kohë kaotike, kur gati i tërë opinioni i Beogradit kërkonte që të pushtohej Shqipëria, Dimitrie Tucoviqi parashtroi antitezat e veta të pathyeshme.Libri i tij kur e shkroi ishte një akt i guximshëm dhe i denjë për respekt. Guximi i Tucoviqit shkoi deri atje sa që politikën kriminele të vendit të vetë ndaj shqiptarëve  e quante marrëzi të llojit të vetë, ngase vërtet ishte çemnduri që të vriteshin njerëzit duarthatë dhe që nuk bënin asnjë të keqe!.

Se sa e kishin urrejtuir vetë serbët Tucoviqin/për të gjitha ato që i kishte shkruar/tregonte edhe koha dhe regjimi i Millosheviqit, i cili kur e stypi Kosovën ,Tucoviqin ‘’e leçitën’’nga’’patriotizmi i tyre’’i dështuar dhe nga historia serbe,por  duke u dalur fjalë për fjale pikërisht profetizmi dhe prometheizmi i Dimitrie Tucoviqit.

E  analiziuam librin e Kërlezhës ngase ia kemi borxh të gjitha ato të mira që i ka bërë për ne, por edhe nga shkaku se e kishte pasur mik edhe Fan Nolin me të cilin, siç thuhej, kishte pasur edhe letërkëmbime.