| E hene, 24.08.2009, 06:52 PM |
Nehat Jahiu
Në oborrin e shkollës
Kur lufta kishte përfunduar…!
Shokët e Ali e Avni Shkozës…! Shkuan për të vizituar familjen e tyre…! Kishin shkuar për ti ngushlluar nënën dhe bashkëshorten e Ali e Avni Shkozës…! Dëshmorëve
të lirisë…! Dëshmorëve të kombit…! Bashkëshorten
e Ali Shkozës….! Nënën e Besianes dhe të Besianit…! Në mesin e shokve të luftës…!
Kishte edhe shumë invalid…! Që i kishin lënë gjymtyrat e trupit të tyre…!
Maleve e fushave të vendlindjes e të atdheut…! Ia kishin falur lirisë…! Sëbashku
me gjakun e tyre.,..! Pas shumë kujtimeve…! Që evokuan për trimërinë e dëshmorëve
Ali e Avni Shkozës…! Ata ia dorëzuan Uniformat e Ushtrisë }lirimtare që kishin
bartur gjatë tërë luftës Aliu e Avniu…! I dorëzuan edhe shumë paisje tjera
luftarake që ata i kishin bartur deri në ]astin e fundit të vdekjes së tyre…! Rrobat
e tyre ishin të shpuara…! Bërë vrima- vrima…! Dhe të përgjakura…! Familja e
tyre do i vendosin në odën e tyre…! Aty tek kulla…! Aty pranë oxhakut…! Do i
ruajnë për kujtim…! Tani pasi kishte kaluar ca kohë…! Pas përfundimit të Luftës
}lirimtare…! Kishte filluar rindërtimi dh ndërtimi i vendlindjes…! I atdheut…!
Aty tek ajo lëndinë e bukur…! Mbushur me lule të bukura tërfoje…! Aty tek ata
lisa të gjatë ahu…! Aty tek Kroi i Hallës…! Do të vihen themelet e një
shkolleje të re…! Ku do të mësojnë vajzat e djemtë e brezit të ri…! Do të mësojnë
Besiana dhe Besiani…! Do të mësojnë gjeneratat e reja…! Brez pas brezi…! Do të
thithet dituria në këtë shkollë…! Do të rrezojnë dritat e shkronjave të alfabetit të gjuhës sonë
amtare…! Do të rrezojnë sëbashku me rrezet e diellit …! E të hënës…! Që ishte bërë
nuse…! Atë natë kur kishin ra dëshmor…! Ali e Avni Shkoza…! Atë natë kur gjakun
dhe jetën…! Ia kishin falur lirisë…! Vendlindjes…! Atdheut…! Dhe…! Gjaku i tyre…!
Sot…! Do të shëndrrohet në rreze…! Në rreze të diturisë…! Së brezit të rinj…! Të
kësaj vatre të diturisë…! Ku do të mësojnë dhe edukohen gjenerat e reja…! Në
oborrin e shkollës…! Aty tek ajo lëndina…! Aty tek Kroi i Hallës…! Janë dy
varre dëshmorësh…! Mbi këta dy varre…! Kanë ]elur dy lulëkuqe…! Ata ujiten me
gjakun e tyre…! Të dëshmorëve të lirisë…! Themelet e kësaj shkolle…! Lëshojnë
rrënjë…! Thellë e më thellë…! Në vendlindjen…! Në atdheun e tyre…! Në token e të
parëve…! Në token e ujitur me djersë e me gjak…! Shekuj me radhë…! Godina e re shkollore kishte përfunduar së ndërtuari…!
Muaji shtator kishte ardhur…! Zilja shkollore kishte paralajmëruar fillimin e
vitit shkollor…! Gëzimi dhe hareja…! Nuk kishin kufi…! Viti i ri shkollor…! Në
një shkollë të re…! Shumë të bukur…! Aty tek lëndina…! Mbushur me bar të bukur
tërfoje…! Aty tek Kroi i Hallës…! Aty tek ata dy varre…! Të dy dëshmorëve…! Ali e Avni Shkozës…! Do të mësojnë fëmijtë e fshatit Shkozë…! Të fshatit dhe vendlindjes së dëshmorëve
të kombit…! Ali e Avni Shkozës…! Në mes të lëndinës…! Mbushur me lule tërfoje…!
Në mes të oborrit të shkollës…! Dy buste të ngritura…! Shikojnë të buzëqeshur…!
Shkollën e re…! Vendlindjen e tyre…! Dy varre…! Dy lulëkuqe mbi varre…! Për ]do
ditë ujiten…! Ujiten me ujin e bardhë…! Të Kroit të Hallës…! Që buron nga zemra
e gurit…! Të Karadakut të lashtë…! E legjendar…! Do ti ujisin fëmijët e shkollës…! Do ti ujis
dora e Besianës dhe Besianit…! Do ti ujis…! Do ti ujis…! Që mos të vyshken kurë…!