Video
Kontakt
Redaksia
[FULLNAME_CUT]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Redaksia
Video
Kontakt
[FULLNAME]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Mendime
Çeliku
Radovani
Xharra
Dardani
Isuf B. Bajrami: Kur një Kryeministër i afrohet narrativës që Serbia ndërtoi kundër UÇK-së
Ka momente në historinë e një kombi kur fjala nuk është thjesht fjalë. Ajo bëhet përgjegjësi. Bëhet kujtesë. Bëhet histori. Kur flet Kryeministri i Shqipërisë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ose për njerëzit që kanë qenë pjesë e saj, ai nuk flet si një politikan i zakonshëm në një debat të ditës. Ai flet në emër të shtetit shqiptar...
Gjon Keka: Republika e Kosovës është shtet laik europian
Merru me rregullimin e autostradës së Gjilanit, me mirëqenjen e popullit, me edukimin civilizues të shoqërisë e popullit që të përgatitet apo të jetë e gatshme për integrim në familjen europiane, respektivisht në Bashkimin Europian e NATO e lëri ti ideologjitë fetare, apo dituritë islame e katolike...
Vladimir Shyti: Padrejtësia e qeverisë Rama, revoltoi të rinjtë shqiptare nga e gjithë bota
Kupa e mbushur po derdhet, dallgët e zemrës shkumëzojnë aq fortë, sa shpirti lënduar do të ngrihet kundër një shkëmbi të moçëm, i shurdhët fati.Në këto çaste tragjikisht të zymtë për popullin dhe, të ndritëshme për oligarkinë bëri që rina shqiptare e ardhur edhe nga emigracioni të pushtojnë sheshet e kryeqytetit në një revoltë paqësore kundër padrejtësisë qeveritare...
Gjon Keka: Siguria jonë, pavarësia jonë, atdheu ynë janë në rrezik
Nëse shohim se si në shtratin e vdekjes kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti nxorri disa fjalë profetike, sidomos në lidhje me rrezikun që do t'i kanoset pas vdekjes së tij Arbërisë. Ai sëpari e dinte se biri i tij Gjoni ishte i ri dhe nuk do të mund ta udhëhiqte betejën kundër armikut të jashtëm dhe të brendshëm, prandaj edhe...
Kalosh Çeliku: “Protestat paqësore” në ditën e sotme
E, përseris titullin e këtij shkrimi publicistik artistik, përtej Ditës Nesërme: Mos, u merrni me brekë të grisura dhe pantollona me arna ish komuniste! Koha, është: të merreni me politikë shqiptare, përtej Ditës Nesërme. Shkaku, se: në Ditën e Sotme me pushtet marotanik të partive politike, “protesta paqesore” deri në Agim, poste partiake dhe pasuri...
Isuf B. Bajrami: Sovraniteti i Kosovës dhe kufijtë e legjitimitetit të ndërhyrjes politike nga aktorët e jashtëm
Republika e Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran, ushtron autoritetin e saj kushtetues dhe juridik në përputhje me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare. Në këtë kuptim, çdo debat që lidhet me marrëveshjet ndërkombëtare, dialogun me Serbinë apo orientimin strategjik të shtetit duhet të analizohet përmes prizmit të sovranitetit shtetëror dhe të së drejtës së popullit të...
Bardhyl Mahmuti: Kush falsifikoi dokumente për Dritan Goxhajn?
Autorizimi i Dritan Goxhajt nga “grupi koordinues i protestës” të bëhet zëdhënës i tij dhe prezantimi i tij si “luftëtarë i UÇK-së”, më shtrëngoi t’u kthehesha reagimeve të mia të publikuara në vitin 2024 për këtë “ANAL-isti” që thur himne për organizatat terroriste Hamas dhe Hesbollah si dhe për regjimet totalitare të Rusisë dhe Iranit...
Fadil Maloku: Kur ish-komandantët e luftës i frikësohen bashkimit të shqiptarëve në paqe!
Duke përcjellë me vëmendje të madhe ecurinë e protestave, apo rizgjimin e rinisë shqiptare që po kërkon, përveç ndryshimeve rrënjësore në qeverisje, edhe largimin e kastës senile shqiptare, më ranë në sy prononcimet dhe reagimet e ish-qeveritarëve të Kosovës (Ramush Haradinaj) dhe të Maqedonisë së Veriut (Ali Ahmeti), të cilët po e kundërshtojnë ardhjen e shqiptarëve...
Zef Mulaj: Protesta në Shqipëri dhe rreziku i manipulimit nga rrjete të huaja ekstremiste
Protesta është një e drejtë themelore demokratike dhe një instrument legjitim për shprehjen e pakënaqësive qytetare. Megjithatë, historia politike dhe studimet bashkëkohore të sigurisë tregojnë se lëvizjet protestuese mund të bëhen objekt manipulimi nga aktorë të jashtëm, rrjete kriminale, organizata ekstremiste ose shërbime inteligjente që synojnë destabilizimin...
Ilir Sefaj: Amerikë, më fal! Sot për "mua" po proteston Igballja!
Tash kur janë bërë plot 27 vjet që kur forcat e KFOR-it zbarkuan në Kosovë, pas një fushate bombardimesh prej 78 ditësh nga ana e NATO-s mbi caqet e ish-ushtrisë serbe (jugosllave), seç më shpërfaqen pamjet e gëzimit të madh që shpërtheu në masën e qytetarëve, të cilët deri në datën e 12 qershorit 1999 ishin mbyllur në...
Florim Zeqa: Nismat për shkarkimin e Lumir Abdixhikut, produkt i efektit (shkatërrues) të Vjosa Osmanit në LDK!
Si veprimtar i orëve të para të LDK-së, isha ndër të parët dhe mbase edhe i vetmi që e kundërshtova manovrën politike të Lumir Abdixhiut për kthimin e aktit të dorëheqjes në mocion votëbesimi, i cili për qëllim kishte ikjen e përgjegjësisë për humbjen serike të partisë!...
Ardian Ndreca: Diskursi politik dhe frika si strategji
Shqipninë janë vetëm talebanët. Fillimisht e nisi me rrezikun grek, persian, kartagjenas, bathoras, kosovar, maqedonas, asnjeni sish nuk mbushte, njerzit në shesh vetëm sa erdhën tue u shtue. Tashti ka nxjerr në tregun mediatik rrezikun taleban...
Isuf B. Bajrami: Mos na thoni të huaj në shtëpinë tonë!
Ne nuk dolëm nga Shqipëria. Shqipëria mbeti jashtë nesh. Kjo është e vërteta që shumëkush e harron, e shtrembëron ose nuk dëshiron ta dëgjojë. Kur shqiptarët e Kosovës, të viseve shqiptare në Iliro-Maqedoni, të Luginës së Preshevës, të Malit të Zi apo të Çamërisë flasin për Shqipërinë, shpesh dëgjojnë një fjali që dhemb më shumë se çdo fyerje tjetër...
Isuf B. Bajrami: Deformimi i arsyes publike në diskursin politik...
Duke u bazuar në teorinë e argumentimit, komunikimit politik dhe filozofisë politike (Habermas dhe Arendt), studimi shqyrton mënyrën se si ad hominem, straw man dhe red herring funksionojnë jo vetëm si gabime logjike, por si mekanizma strategjikë të ndërtimit të perceptimit publik. Analiza mbështetet në një rast studimor të një proteste në Tiranë, ku kërkesat e qytetarëve...
Florim Zeqa: Marrëveshje politike ose qeveri teknike!
Në zgjedhjet e 7 qershorit elektorati kosovar ua bëri të qartë të gjitha partive politike, që ose duhet të reformohen, ose në të ardhmen e afërt do të lind patjetër një alternativë e re politike si domosdoshmëri e kohës e cila do t'i rrëzojë këto parti politike sikurse 'kullat prej letre'...
Asllan Dibrani – Luani: Kur protesta qytetare rrezikon të rrëmbehet nga agjenda të huaja
Shqipëria ka të drejtë të protestojë. Populli ka të drejtë të kërkojë drejtësi, përgjegjësi, dorëheqje, ndryshim dhe një shtet që i shërben qytetarit. Por protesta qytetare nuk guxon kurrë të kthehet në skenë për agjenda të huaja, për interesa të errëta ideologjike, për propagandë antiamerikane apo për rrjete që duan ta largojnë kombin shqiptar nga orientimi i tij euroatlantik...
Bardhyl Mahmuti: Simboli i UÇK-së nuk e ka vendin në protestat e Tiranës!
Në rastin e njërit nga aktet më të shëmtuara që ndodhi dy ditë më parë, ku një “lavire e maskuar politike” hoqi flamurit hebre në ambasadën e Izraelit në Tiranë, në ditën e 22-të “grupi koordinues i protestës” nxorën faqen e zezë, duke autorizuar Dritan Goxhajn të bëhet zëdhënës i tij...
Isuf B. Bajrami: Debati politik duhet të mbështetet mbi fakte, jo mbi etiketime
Një nga parimet themelore të demokracisë është që debatet publike të zhvillohen mbi fakte, argumente dhe respekt për të drejtën e qytetarëve për të shprehur mendimet e tyre. Kur ky parim zëvendësohet nga etiketimet politike, cilësia e debatit publik dëmtohet dhe vëmendja largohet nga çështjet reale që shqetësojnë qytetarët...
Kalosh Çeliku: Xhadia krihet para pasqyrës – e Shqipëria digjet flakë
“Fitore Historike” Sot, kur zjarr na digjet mbi krye si shqiptarë: ë?! Kurva historike me kopilat e tyre pa u përkundur në djep me Ninulat e Nënës Shqiptare, por ende me përkundjet komuniste ish jugosllave: “biro, flejë se mirë të bënë gjumi”! E cila në prehër të Njerkës nateditë para pasqyrës, krihet, pispiloset dhe i përdredh bythët e mëdha si palare në Dasëm të shkojë Sot, Nuse në Shqipëri...
Rudolf Marku: Dorëheqja e një Kryeministri në Downing Street
Me shprehinë për të ndjekur lajmet, shoh se të gjithë kanalet televizive më të njohura të Britanisë së madhe japin pak a shumë këtë pamje: Kryeministri i vendit, Keir Starmer, përpara Shtëpisë Kryeministeriore të Anglisë, jep një deklaratë të pritur prej disa ditësh, deklaraten e dorëheqjes nga posti më i lartë i qeverisë. Bashkëshortja e tij qëndron pranë Kryeministrit...
Idriz Zeqiraj: Disa nostalgjikë të PAN-it refuzojnë koalicionin me Vetëvendosjen!
Shpallja si krye-kauzë të profilizimit të së djathtës të Kosovës, nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shqetësuar disa nostalgjikë të PAN-it. Shefi i tyre, Isa Mustafa, i katapultuar në krye të LDK-së nga Hashim Thaçi, me SHIK-un e tij, "si plaka në kacë", lëshon ndonjë slogan, për ta aktivizuar klanin e tij të thekur. Ai nuk u mjaftua me sjelljen e partisë të kryetarit Dr. Rugova...
Gani Qarri: Protestë kundër kryeministrit
mandat ushtroni, nëse rastësisht nuk u ka ikur nga mbamendja, keni ardhur me protesta, apo thënë më saktë për tu ngjitur në postin e lartë aktual, parapërgatitjet dhe kalitjen i keni ushtruar mirë paraprakisht me organizimin e demonstratave masive në rrugë, ku ka pasur edhe dy vdekje të rinjsh, ndërsa ne...
Zef Mulaj: Kur mbaron paraja e krimit, fillon shitja e ndërgjegjes
Në historinë e kombeve, pushtuesit nuk kanë përdorur gjithmonë armë, tanke apo ushtri për të nënshtruar shoqëritë. Shpesh, mjeti më i fuqishëm ka qenë paraja. Ajo ka blerë ndërgjegje, ka korruptuar institucione, ka manipuluar opinionin publik dhe ka kthyer individë të lirë në shërbëtorë të interesave të errëta...
Isuf B. Bajrami: Plisi në Ballë të Protestës në Tiranë - Përtej Politikës së Ditës
Në fotografitë dhe pamjet që vijnë nga protestat në Tiranë, një element bie veçanërisht në sy: plisi. I pranishëm në ballë të të rinjve që protestojnë, ai shfaqet jo thjesht si një pjesë e veshjes tradicionale shqiptare, por si një simbol që mbart kujtesë historike, identitet kulturor dhe një mesazh që shkon përtej politikës së përditshme. Në një kohë kur debati publik dominohet nga emra politikanësh...
Gjon Keka: Zoti e bekoftë Izraelin dhe lidhjen e fortë miqësore e historike me kombin tonë
Zoti e bekoftë Izraelin dhe popullin e tij fisnik. Nëse nuk do të ishin izraelitët dhe lobi i tij në ShBA populli i Kosovës do të ishte ende në zingjirët e robërisë. Kombi ynë duhet të jetë i lumtur që e ka në krah një popull mik e inteligjent si Izraeli. Vetëm mbetjet e llojit të haxhiqamilit me sloganet "dum babën" dalin e shkulin dhe...
Fejzulla Berisha: Dy flamuj shtetërorë, një komb dhe një identitet i përjetshëm shqiptar
Flamuri kuqezi i Shqipërisë ka një status të veçantë në teorinë e simbolikës kushtetuese, pasi ai bashkon në një figurë të vetme dy dimensione:dimensionin shtetëror, si emblemë e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë;dimensionin kombëtar, si shenjë e identitetit historik të të gjithë shqiptarëve. Nga perspektiva historiko-juridike...
Llesh Ndoj: Kur t’na duhet të ballafaqohemi me veten…
Ndonëse për nga përmasat dhe nga forma, protesta aktuale antiqeveritare është e pashoqe në historinë tonë relativisht të re, kthesat historike që kanë marrë zhvillimet në këtë vend, gjithnjë me përkrahje masive popullore, nuk janë të parat. Ndoshta nuk ia vlen të futem në historinë e largët, edhe sepse brezi i sotëm i protestuesve përgjithësisht nuk lexon...
Feti Tunuzliu: Refleksionet e normave bazike të Kodit Penal të Republikës së Kosovës
Kuvendi I Republikës së Kosovës miratoi Kodin penal më 9 prill 2008 i cili hyri në fuqi pas tre muaj vokatio legis, më 14 prill 2019 dhe vazhdon ende së qenuni në fuqi (KPK). I noveluar (plotësuar dhe ndryshuar), u publikua më 23 nëntor 2023 dhe hyri në fuqi pas 15 ditësh. Qasja jonë këtu konsiston në ofrimin e kontributit modest. Pra, jo në mënyrë...
Fejzulla Berisha: Doktrinat shtetërore dhe politikat represive ndaj shqiptarëve në Ballkan (1844–1999)
Historia e marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve dhe strukturave shtetërore serbe në Ballkan përfaqëson një proces të gjatë historik, ku ndërthuren ideologjitë shtetformuese, projektet gjeopolitike dhe transformimet institucionale të rajonit. Në këtë kuadër, zhvillimet politike nuk mund të kuptohen vetëm si ngjarje të izoluara, por si pjesë...
Arbana Xharra: Për të gjithë ju që sot shprehni urrejtje ndaj Izraelit...
Për të gjithë ju që sot shprehni urrejtje ndaj Izraelit, dua t’ju kujtoj një fakt të thjeshtë historik: gjatë luftës në Kosovë, disa nga figurat më të rëndësishme që ndihmuan në çlirimin tonë nga regjimi gjenocidal i Milosheviqit ishin hebrenj, Madeleine Albright, Richard Holbrooke dhe Gjenerali Wesley Clark, komandanti i NATO-s që udhëhoqi fushatën që ndaloi spastrimin etnik në Kosovë...
Isuf B. Bajrami: Protesta publike, rendi demokratik dhe përgjegjësia juridike
Protesta publike përbën një nga institucionet më të rëndësishme të demokracisë bashkëkohore. Nëpërmjet saj, qytetarët ushtrojnë të drejtën për të shprehur qëndrime politike, sociale, ekonomike ose ideologjike, duke marrë pjesë drejtpërdrejt në jetën publike përtej mekanizmave klasikë të përfaqësimit politik. Në këtë kuptim, protesta nuk është vetëm një formë e lirisë së shprehjes, por edhe...
Alma Lama: Çfarë duhet bërë për të shmangur një revolucion të dhunshëm në Shqipëri?
1. Qeveria dhe Kryeministri të japin dorëheqje. 2. Të zgjidhet një qeveri teknike, e përbërë nga ekspertë dhe intelektualë, për ta qeverisur vendin deri në zgjedhjet e ardhshme. Presidenti duhet të emërojë një personalitet jopolitik, i cili më pas do të krijojë kabinetin qeveritar me ekspertë. Qeveria duhet të votohet në Parlament...
Lekë Mrijaj: Si mund ta vajtojë Xhevat Prekazi mungesën e Serbisë në Botëror?!
Duke lexuar në disa portale shqiptare deklaratën e Xhevat Prekazit, se qenka ndier i mërzitur për moskualifikimin e Serbisë në Kupën e Botës 2026, nuk mund të mos ndalem te pesha morale dhe historike e një qëndrimi të tillë. Kjo deklaratë nuk mund të trajtohet thjeshtë si një koment i zakonshëm sportiv. Kur një shqiptar i lindur në Mitrovicën e Kosovës shpreh kaq shumë keqardhje për mungesën e...
Gjon Keka: Afër statujës së Skënderbeut në Prishtinë të ndërtohet një monument falënderimi për SHBA-në dhe Austrinë
Ne si popull, komb e shtet, duhet që ShBA-s dhe Austrisë në shenjë mirënjohje e falënderimi për ndihmën e tyre ndaj kombit tonë, t'i ndërtohet një monument simbolik falenderimi në mes të Prishtinës, pikërisht aty afër statujës së kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit (Skënderbeut)...
Florim Zeqa: Me 36 % të votës elektorale mungon legjitimiteti qeverisës!
Edhe pse ende nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare nga KQZ, dihet partia fituese, partia e dytë, e tretë, e katërt e kështu më radhë. Bazuar në numrin e deputetëve që ka siguruar për në Kuvend, partia fituese pa asnjë problem mund ta formojë qeverinë me votat minoritare, mirëpo sërish problem do të kemi me zgjedhjen e Presidentit/es...
2
3
4
5
6
Në Fokus
Gani Pllana: Prof. Dr. Zamir Dika - Dibrani, i cili shkëlqeu si profesor, dekan dhe rektor
Asllan Dibrani – Luani: Mos e përdhosni UÇK-në: Dritan Goxhaj, dokumentet e kontestuara dhe maska e rreme e “komandantit islamik”
Idriz Zeqiraj: Fenomeni Përparim Rama
Gjon Keka: Unë e kam zgjedhur udhën e Gjergj Kastriotit dhe jo atë të Haxhi Qamilit
Jusuf Buxhovi: Kosova duhet ta ndalojë origjinën klerofashiste serbe në Gazimestan
Vladimir Shyti: Qef o qef Lale… Të mjerët numërojnë qindarkat
Eshref Ymeri: Fjalët emocionuese të vëllait nga Çamëria
Florim Zeqa: Rugovistët e rrejshëm më të dëmshëm sesa antirugovistët!
Idriz Zeqiraj: Misioni i ndryshimit dhe performanca domethënëse e Vjosës Presidente
Fejzulla Berisha: BE-ja i pret Kosovën dhe Serbinë si dy shtete sovrane
Zemra Shqiptare