Video
Kontakt
Redaksia
[FULLNAME_CUT]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Redaksia
Video
Kontakt
[FULLNAME]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Mendime
Çeliku
Radovani
Xharra
Dardani
Xhevat Rexhaj: Ecja e Hashimit nëpër tehun e thikës
“Politika është një proces me të cilin grupe njerëzish marrin vendime kolektive. Termi është aplikuar në përgjithësi për sjelljen brenda qeverive civile, por politika ka qenë vëzhguar në ndërveprime të tjera të grupit, duke përfshirë institucionet e koorporatave,ato akademike dhe fetare. Ai përbëhet nga "marrëdhëniet shoqërore duke përfshirë autoritetin ose fuqinë" dhe i referohet për rregullimin e një njësie politike,dhe në metodat ...
Vangjush Saro: Ekstremizmi shqiptar dhe hallet e shqiptarëve
Konflikti më i fundit në Shqipëri, i shpallur përmes grevës së gjatë të urisë të një grupi ish-të përndjekur politikë, na shpie natyrshëm në një temë, së cilës sedra jonë (heraherës) e sëmurë nuk ka dëshirë t’i qaset. E thënë copë e pa doreza, është fjala për ekstremizmin, prirja e përhershme e klaneve që kanë interpretuar problematikat e shumta në Shqipëri, në kohëra. Shkrimtari dhe historiani i njohur Xhorxh Finlej, diku nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, i përshkruan shqiptarët - posaçërisht udhëheqësit e tyre ...
Gani Qarri: Heroizmi i Jakupit dhe lopatat e Hashimit
Kohët e vështira thuhet se gjithmonë lindin edhe heronj të rinj. Kjo u pa edhe me 18 tetor të këtij viti kur Policia e Kosovës devijoi misionin e saj ligjor për mbrojtjen e rendit dhe ligjit, nën urdhëratë e Bajram Rexhepit, i cili ndoshta pas pirjes së ndonjë gote "rakie të fort" kishte humbur busullën.Dhe në vend se ai ti orientonte këto dhe forca tjera në drejtim të Urës së Ibrit, për të çliruar Veriun e okupuar të vendit, pasi që vet kishte qëlluar "me punë" në Prishtinë, (ndoshta) "gabimisht" kishte nisur edhe policinë ...
Dedë Preqi: Vajzat e viktimizuara nga traditat e imponuara
Kombet e Bashkuara e përcaktuan 11 Tetorin, si Ditën Ndërkombëtare të vajzave fëmijë, por nuk do të thotë se vetëm kjo ditë i mbronë të drejtat e tyre, nëse shoqëria bashkëkohore nuk mirret vazhdimisht me problemet e kësaj gjinije, kryesisht ku bëhët fjalë me martesat e hershme dhe të dhunshme të vajzave fëmijë.Në shumë vende të botës, sidomos në ato vende ku dominon kultura dhe feja, sikur që janë India, Jemeni, Etiopia, Afganistani dhe shumë vende të tjera, të cilat janë edhe shumë vende të ngjashme në Ballkan që ushqehen ..
Zejdush Kastrati: Arrestimet, nuk janë më lajm!
Asgjë spektakulare ,nuk do të ndodhte, por, nuk do të ishte, edhe ndonjë befasi, apo “bum mediatik”,e të mos themi, edhe shqetësues, e i pabesueshëm ,apo i cuditshëm, në këtë Kosovë, sikur ndërkohë, të arrestohej edhe presidentja e vendit, edhe kryeministri,por edhe kreprokurori i shtetit.Kur kësaj ia shtojmë, edhe, shumicën, e zëvëndëskryeministrave, të kësaj qeverie, apo të atyre të kaluara, që vetëm janë nën hetime ,si, dhe shumicës së ministrave, pastaj shumë drejtorëve, të digastereve e ...
Labinot Bislimi: Shqiptarët apo fjala e rikthyer
Së pari, dua t’ju përshëndes të gjithëve që keni pasur vullnetin dhe keni gjetur kohën për të qenë pjesëmarrës në këtë konferencë që na bashkon në një interes të përbashkët, në një pikë dhe pikëpyetje të veçantë historike të popullit tonë që sot po merrë një përgjigje shkencore, vështirë të luhatshme nesër. Dua t’ju shpreh se kam nderin dhe kënaqësinë të ndodhem sonte në mesin tuaj. Kam nderin dhe kënaqësinë të ndodhem në ...
Fritz Radovani: Gjyqi i ''Hakës''... vazhdon ...
Në mes të dy pjatave të peshores së drejtësisë së njohun Europjane, asaj t’ Athinës dhe Romës së vjeter, asht gjylpana që tregon masen e saj, ose ma mirë me thanë në gjuhë juridike nga cila anë peshon ma randë padrejtësia, e kjo quhet “Tirani” me qender në një nga Shtetet ma të vjetra edhe ky si dy të parat…në Iliri, apo Arnautistan.Që në vitet e para të formimit të Shtetit Shqiptar, mjaft nga familjet e ...
Leon Duhanaj: Veprim apo mjerim politik?
Në një shtet normal demokratik ( shtetin e së drejtës), do duhej te ishte e çarte për secilin individ , secilin subjekt secilin institucion, se cilat janë të drejtat dhe detyrimet e tij/ saj, cilët janë kufijtë e se lejuarës , dhe çka guxohet (lejohet) e çka jo. Por nëse këto rregulla bazë të demokracisë nuk praktikohen, dhe nuk respektohen. Atëherë nuk mund të flitet për ndonjë shtet të se drejtës por për ndonjë rregullim dhe rend anarkik.Pas ngjarjeve të dy ditëve të fundit mund të konstatohet lirisht, se ...
Hilmi Saraçi: A mundet Serbia ta bllokojë Kosovën?
Edhe pse mbikqyrja e pavarësisë së Kosovës ka përfunduar shteti përballet me një legjitimitet të kufizuar në nivelin ndërkombëtar dhe me një legjitimitet të “hendikepuar” në rajon dhe bashkimin Evropian (BE) “.Në një raport analitik në kërkim të legjitimitetit ndërkombëtar thuhet se “është vështir që Kosova ta fitojë legjitimitetin e plotë ndërkombëtar në kornizën e tanishme” . Mirëpo aspirata e Kosovës për ta forcuar legjitimitrtin ndërkombëtar edhe më tutje do të vazhdojë të qëndrojë me themele të ...
Ramiz Selimi: Kosova nuk ka më shumë banorë!
Banorë i një vendi është personi që ka vendbanim të përhershëm në një vend të caktuar ose rajon. Kurse vendbanim i përhershëm quhet vendi ku personi jeton më shumë se gjashtë muaj në vit, i regjistruar pranë organeve kompetente. Në bazë të këtyre rregullave mërgimtarët më të drejt nuk janë banorë të Kosovës. Regjistrimi i fundit i popullsisë mund edhe të ketë pasur defekte, por kurrsesi në zvogëlimin e numrit, shifrat e publikuara duhet të jenë ...
Pirro Prifti: Çthurrja morale e zonave rurale
Ngjarjet e vazhdueshme që kanë ndodhur dhe po ndodhin sidomos vitet e fundit në shoqërinë shqiptare të post diktaturës sidomos krimet dhe dhuna brenda familjes, cthurrja morale në mes rinisë shqiptare, abuzimet gjatë krizës së moshës së mesme, problemet ekonomiko-financiare dhe diferencat në ndarjen e pasurisë që përfshin varfërinë ekstreme me klasën e pasanikëve të rinj, presioni i krimit të organizuar (përfshi dhe drogën), arsimimi i mangët ...
Ismet Uka: Pse askush nuk po përkujdeset për invalidët e punës të helmuar me plumb në Trepçë?
Dihet zhvillimet politike të cilat ndodhen në Kosovë para vitit 1990, i ter populli ishte i mobilizuar për ta mbrojt autonomin e Kosovës,e ketë rrugë politike u futen edhe punëtoria e kombinatit Trepça që Minatorët me veprimet e tyre kundër masave kriminele qe Milloshoviqi ndërmori kundër Kosovës minatorët e bën atë lëvizjen madhështore të punëtorëve brenda Trepçës mirëpo kjo lëvizje pati përkrahje aq të madhe sa që u shëndrrua në ...
Isa Mulaj: Islamizmi dhe arabizmi shqipfolës nuk kanë të drejtë t’i shpallin luftë identitetit shqiptar
Për njohjen dhe kuptimin e duhur të religjionit duhet jo vetëm njohuri por edhe karakter. “Dawudi”, një shqiptar nga Kosova (ashtu siç e njoh unë sepse është në gjendje të flas shqip), është një musliman i devotshëm. Identiteti i vërtetë i tij me të cilin ai krenohet shumë, është islami. Natyrisht, secili ka të drejtë të krenohet me identitetin e vet ose të tjetërkujt. Por, “Dawudi” shkon më tej me krenarinë e identitetit të vet. E pengon identiteti i të tjerëve dhe “shahadeti” i tjetërkujt kur thuhet “Feja ...
Krist Gjinaj: Xhamia e re - një veprim antishqiptar
Pas shumë zhurmash, protestave neper rrugë sikur të ishte Afganistan apo Pakistan , u vu gurëthemeli i xhamis në Prishtinë, dhe kjo , nga ana e muslimanve shqiptarë trajtohet si e panevojshme dhe vetem një inati kunder ndertimit të Katedrales në Prishtinë dhese, nevoja për ndertimin e xhamisë nuk ishte e madhe pasi në Prishtinë janë afer 20 xhami të cilat në fakt , përdoren vetem në kohen e festave të bajramit.Edhe pse, perleshjet ne mes të klerit musliman janë të shpeshta dhe bien në ndesh me tolerancen ...
Blerim Rrecaj: Mjegull, vështirësi, pasiguri, fjalë…
Polemika e shtyerje në kuvend, në tv-debate, nëpër faqe gazetash, nëpër webfaqe, facebook, twiter, nëpër kafene, në zyrë, në rrugë…Derisa lexoja dje ndër hije të atyre pishave në Ulpianë pas përfundimit të protestës kundër privatizizimit të Kek-ut ku policët e ushtarët e huaj ishin spektatorë të shtyerjes mes shqiptarëve, policët special në njërën anë e në anën tjetër protestuesit, në mesditën e një dite të bukur tetori me qiell të ...
Qerim Pllana: Gjendja e shqiptarëve në këtë 100-vjetor!
Atdheu ynë perlë thesari antikitetesh, një univers më i pasuri, më i vjetri dhe më i varfëri në botë, më pasuri dhe varfëri të skajshme, a meriton këtë gjendje të tillë të katandisur?! I kthyer kokëposhtë me dhe pa demokraci, me dhe pa komb të bashkuar, me sjellje dhe politikë amullish! Vendi më i pasuri, më i vjetri dhe më i varfëri në botë, edhe pas 100-vjet jetë, i pa bashkuar, jo i tëri i çliruar! Mund të jetë i drejtë ky pasus i nxjerrë nga ky ...
Miradije Gashi: Dy fjalë nga mërgata
Sado të flasësh e të shkruash për mërgaten shqiptare të plotë se jep dot asnjë shkrim e asnjë diskutim, pasi te çdo e thënë te mbetet diçka e pathënë, te çdo e shkruar te mbetet diçka e pashkruar dhe nuk mundemi kurrë ti përfshijmë të gjitha peripetitë e jetës ndërmjet të kaluarës dhe të tashmes me shpresë për të ardhmen. Kur kujtojmë historinë e mërgatës sonë mbushur plot mall e vuajtje, plot dhimbje e zhgënjim është e pamundshme për ...
Selim Nëngurra: Edhe Zoti ka ra në hall!
-Kam jetue diku 15 vite në Lublanë të Sllovenisë dhe tani gadi po bahen 24 që jetojë në Norvegji dhe çuditem se si në asnjë kontajner mbeturinash nuk gjen njeriu BUKË. Në Dardaninë e varfër, edhe në Shqipni kontajneret janë perplotë me bukë. BASTARDET E HUDHIN fukareja i shkret e merr dhe jeton nga buka e hudhun-Veren që sapo lam prapa shifja per çdo ditë se si njerëz të varfër e të uritur vinin në kontajnerin e mbeturinave që kishim para banesës dhe aty ...
Kolec Traboini: Lotët e Xhungës dhe shtypi laperdhar
Pasi e lakuan emrin e babait të së mjerës Aishe Vata me soj e soj epitete makabre dyshuese, për të cilën turpërohet çdo shqiptar, pasi ekspozuan vepër-tmerrin e një krimineli patalogjik 80- vjeçar në një arë me misër duke i prerë kokën një vajze që do të bëhej nënë, po ky shtyp, kur policia realizoi se vrasës ishte dikush tjetër, atëherë, shtypi pra, e ktheu ndryshe duke përdorur tone patetike sikur po i qan hallin grave e vajzave të Shqipërisë. Problemi qëndron jo se vajzat e gratë nuk janë ...
Xhevat Bislimi: Graboci, PDK dhe e vërteta
Adem Graboci, miku im i vjetër dhe i ri, në Partinë Demokratike të Kosovës është anëtar i Kryesisë së kësaj Partie, ose njëri nga të 27 anëtarët e Kryesisë. Asgjë më shumë. Siç jam edhe unë (posi!). Nga Kryesia e PDK-së u propozua dhe u zgjodhë “shef” i grupit të kuvendarëve (deputetëve) të PDK-së. Ky është statusi i tij legal në PDK dhe në organet e saj. Mirëpo, kur dëgjon deklaratat, intervistat dhe paraqitjet e tij publike të krijohet përshtypja se ky është “shef”-“komandant” i përgjithshëm i PDK-së, ose ...
Drilon Komonaci: Deklaratë irrituese
Nuk dëshiroj të mbrojë e as që ka mundësi kush t’i mbroj këta që janë në pushtet, se i kanë bërë një mijë e njëqind probleme shumë të pa arsyeshme. Dhe shkaku i tyre nuk pranohet asgjë pro shqiptarëve nga ana Evropës, e as Amerikës. Fundin do ta kenë të gjithë keq, veç këtë popull e ‘ka marrë në qafë’ klika dhe bashkimi i hajdutëve e kriminelëve. Dhe këta janë irritues me do ‘liberalizime vizash’ e me do farë aferash, si çfarë koalicioni do të ...
Avdi Ibrahimi: Shqiptarët duan drejtësi
Është mbase e natyrshme që shqiptarët në radhë të pare duan drejtësi,dhe kjo drejtësi u duhet gjithë atyre shqiptarëve që kërkojnë ndryshime nga kjo gjendje e mjerueshme ku ndodhemi sot.Në mbarë hapsirat shqiptare janë prezente disa procese negative,të cilat janë pengesë për reformat demokratike.Kjo pengesë negative vjen si rezultat konfrontimesh,për faktin se partit politike shqiptare ende nuk kanë programe të qarta dhe të dihen më saktë çfarë përmbajnë programet e tyre mbi zhvillimin ekonomik e ...
Fritz Radovani: Tirana e ''tiranëve'' mashtron
Edhe pse isha vetëm 3 vjeç, e kujtoj si tashti…Një zhurmë e mnershme, shurdhuese, vinte si gjamë prej qiellit, e dukej se po na merr me vedi bashkë me pullaze, oxhakë, hatlla e trena, tue rrënue e prishë muret prej qerpiqësh bashkë me dyer e dritare. Krizmat e xhamave të thyem përziheshin me uturimat e avionëve anglezë, që pa pikë mëshire hidhnin bomba mbi krenat tonë, që nuk merrnim vesh asgja se shka po bahej mbi né e pranë nesh. Ashtu si ishim në atë sofër të asaj të zezë drekë, pa u çue mirë e me kafshatë të fundit në gojë, u drejtuem nga shkalla për ...
Elida Buçpapaj: 200 vjet burg - 20 vjet tranzicion
Ka hyrë në ditën e saj të 19-të greva e urisë e një grupi të ish-burgosurish të diktaturës, e cila është injoruar plotësisht e konsideruar „politike“ nga politika. Askush nga institucionet e Republikës të Shqipërisë deri sa unë jam duke i shkruar këto rradhë nuk i ka vizituar ata burra, vitet e burgut të të cilëve arrijnë në 200 vjet, të cilët përgjatë 22 viteve tranzicion kanë mbetur të padëmshpërblyer, të parehabilituar dhe të margjinalizuar. Sa e sa prej tyre nuk jetojnë më dhe nuk e kanë marrë kurrë „këstin e parë“, që ...
Blerim Rrecaj: Asgjë e re me përplot risi!
Vazhdojnë debatet me debatues gjaknxehtë me breshëri fjalësh në drejtim të njëri tjetrit. Flitet për denoncime, demantime, injorime…Vazhdojnë punimet maratonike në dy sheshet e kryeqendrës.Dikush me dikë në parkun e Gërmisë ia fillon një loje spontane duke filluar të mbledhin sa më shumë gjethe që bijnë nga drunjët përpara se ato të bijnë në tokë.Nën hijen e tre lisave të “filozofikut” dikushme dikë mbush formular ...
Reshat Nexhipi: Valët e Vardarit rrjedhin gjak!
Le ta dijë mirë e gjithë bota se fjalët GENOCID-KRIM-MASAKER-TRAGJEDI etj., janë të pafuqishme të shprehin vuajtjet e sakrificat e popullit shqiptar, sidomos të atyre shqiptarëve që me dhunë u vunë e mbeten deri sot nën pushtetin terrorist të sllavomaqedonasve...!!Arbëri i Kërçovës. Ushtria serbe kishte vrarë tërë shqiptarët e këtij fshati, kështu që, sipas Safet Hysenit, s’kishte mbetur asnjë njeri nga ky vend për të dëshmuar mënyrën e krimit, por dihet, shton ai që: “ ata janë ...
Pirro Prifti: Përvjetori i Autoqefalisë dhe B. Hoxha
Në një nga emisionet e mëngjezit të gazetarit të dëgjuar Bashkim Hoxha menjëherë pas leximit të gazetave të ditës telefonoi pas pak castesh një telefonues nga Korca i cili foli për rolin thelbësor të intelektualëve ortodoksë e sidomos atyre të zonës Korcë, Kolonjë dhe të jugut të Shqipërisë për pavarësinë e Shqipërisë më 1912. Papritur Gazetari Bashkim Hoxha i zemëruar pak ( sipas mënyrës së tij të të folurit me telefonuesit në përgjithësi), e ndërpreu dhe i tha.. (afërsisht kështu): ...
Ndue Dedaj: Kadare dhe moraliteti shqiptar
Shpesh njerëzit e shquar shtrëngohen të vihen në “be”, ose t’i përshtatin disa sjellje e qëndrime sipas shijes së publikut, në të vërtetë krejtësisht të panevojshme për ta si individë. Ismail Kadare, i cili nuk ka marrë ndonjëherë rolin e edukatorit kombëtar, aq më tepër të moralistit të popullit të vet, ka shqiptuar një nga deklaratat më të bujshme të bëra nga ndonjë shqiptar, ballkanas, apo krejt bota e ish-Lindjes, drejtuar shpifësve, përgojuesve, denoncuesve të tij të llojllojshëm të diktaturës, se “një mijë ...
Faton Mehmeti: Shet tokën për të botuar libër
Me zanafillën e vet çdo popull identifikohet përmes lashtësisë së kulturës, respektivisht librave që janë shkruar për të bëmat e tyre dhe mënyrën e jetesës. Libri është pasqyra e çdo kombi, prej krijimit të saj e deri në ditët e sotme. Ndonëse krijuesit, konkretishti shkrimtarët u ballafaquan me rezistencën e pushtetarëve, si të atyre të oborreve mbretërore, ashtu edhe të atyre që vun kollaret e politikanëve...
Ramiz Dërmaku: Liderët fetarë të flasin për bashkim
Weingarten-Gjermani. Tipari themelor i tre besimeve kryesore në vendin tonë ka qenë është dhe duhet të jetë; toleranca, mirëkuptimi, bashkëjetesa paqësore, në mes feve. Këto tipare e kanë burimin te ndjenja demokratike dhe zemërgjërsia e shqiptarëve, të cilët me mençuri, urtësi , gjithmonë dhe në çdo kohë kanë ditur të bëjnë dallimin se i përkasin një kombi, kanë lidhje gjaku e farefisnie, kanë gjuhë, zakone e tradita të përbashkëta dhe ...
Selim Nëngurra: Më të këqinj policët se kriminelët
-Ti ke shkrue një libër! -Ku muj ta gjej atë liber?,- më thotë polici shqipfolës që sillej si MILIC serb. Kuptova pse e donte ai librin, sepse dija kush ishte ai njeri dhe sepse disa ditë ma heret një kusheri i tij kishte provue të më kerkonte llogari per një personazh të perfolun në librin tim " NENGURRA E ISTOGUT ", monografi për fshatin Lubozhdë…--Unë ka 24 vite që jetoj në Norvegji dhe vetem nëse janë në ndonjë far kontrolli trafiku se asnjiherë nuk kam pa polic rrugëve të armatosun si ...
Albert Shabanaj: Dyfytyrësia e BE-së
Nuk është lehtë të shkruhet sot për problemet e shumta të akumulluara në Kosovë, mirëpor identifikimi i tyre nuk është i zorshëm. Sepse problemi kryesor është papërgjegjesia kolektive, papërgjesia politike ne radhë të parë por edhe ajo shoqërore përballë keqëqeverisjeve bandokratike të cilat krijuan koncepte klanore të korruptuara në të gjitha fushat e mundshme e të ndryshme me nje fjalë e keqja u shndërru në Additiv, pozitiv shoqërorë!!!Edhe me vullnetin ...
Leon Duhanaj: Lëreni Presidenten rehat
Nëse në një pike shqiptaret do të ishin kampion, atëherë kjo do ishte , aftësia e tyre për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit publik, nga problemet me thelbësore ne ato dytësore apo që s’janë problem fare.Kohëve të fundit kur e gjithë bota gjegjësisht kripi i kontaktit në krye me BE-në dhe SHBA-në, të cilët po përgatisin opinionin e gjere dhe, apelojnë në politiken kosovare që seriozisht të përgatitet për bisedimet me Beogradin. Bisedime këto të cilat shumë lehtë mund të prodhojnë ndonjë ...
Xhevat Bislimi: As Krasniqi në LDK as LDK në PDK
“Vetëm gjuhëve që bëhen mjet përçarjeje u duhen gërshërt” – thoshte i madhi Sami Frashëri para më shumë se një shekulli. Pastaj, thënia e vjetër romake “përçaj e sundo” duket që është shtrirë me tërë kërcënimin dhe rrezikshmërinë e saj në partitë, institucionet dhe shoqërinë tonë. Nuk ka qoftë edhe një parti, shoqëri joqeveritare, sindikatë, fshat dhe, tash edhe në bashkësinë islame, që mund të mbahen zgjedhje pa u sha, përça dhe, aty-këtu, edhe pa kërcitur grushti e karrikja! ...
Vangjush Saro: Revansh, ç’keqardhje!
Me keqardhje mund të konstatojmë se në vija të përgjithshme, ato çka ishin ëndërruar në fillim të viteve ‘90, nuk janë më objektiv i qeverive shqiptare. Për më keq, prej disa kohësh, revanshi i disa klaneve, në qeveri dhe jashtë saj, po merr përpara krejt vendin, vlerat, trashëgiminë, të djeshmen dhe të sotmen. Disa prej institucioneve të pavarura, janë të tilla vetëm në letër. Korrupsioni dhe abuzimet nuk gjejnë vendin. Veçmas, në vlerësimin e së shkuarës, madje jo vetëm për ato 45 vjet komunizëm ekstrem, ka një ...
373
374
375
376
377
Në Fokus
Gani Pllana: Prof. Dr. Zamir Dika - Dibrani, i cili shkëlqeu si profesor, dekan dhe rektor
Anton Marku: Identiteti politik i partive të vogla
Idriz Zeqiraj: Penalizimi i qëllimshëm i kolonel Rrustem Berishës?!
Albert Zholi: Masakra e Tivarit
Fritz Radovani: Zemra e Ferdinand Temalit vazhdon me rrahë!
Presidenti i Edi Ramës ju uron: Gëzuar Kurban Bajramin!
Dorian Hatibi: Çfarë kishim para pushtimit Turk (Osman)
Florim Zeqa: Cili është misioni i Vjosa Osmanit?!
Isuf B. Bajrami: Standardet demokratike në pikëpyetje pas ngjarjes në Haraçinë
Kalosh Çeliku: Dita e nesërme ende larg
Zemra Shqiptare