• Video
    • Kontakt
      • Redaksia
    • [FULLNAME_CUT]
      Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë
  • Redaksia
  • Video
  • Kontakt
  • [FULLNAME]
  • Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë

Editorial

  • Zejneli

  • Shkreli

  • Mehmetaj

  • Latifi

  • Ukaj

  • Entela

Gani Mehmetaj: Mërgata e re dhe mërgata e moçme-Shepparton-qyteza e korçarëve!

Sa shqiptarë ka në Australi? Është vështirë të thuhet. Pas Luftës së Dytë Botërore erdhën tre breza emigrantësh në kontinentin "kokëposhtë", sikurse quhet ndryshe Australia. Brezi i parë ishin emigrantët politikë: nacionalistë, luftëtarët e Ballit Kombëtar, kundërshtarët e vëllazërim-bashkimit me serbë...

Gani Mehmetaj: Mikpritja dhe ndalesat australiane

Janë mahnitëse pamjet nga qielli kur e hedhë shikimin mbi qytetin më karakteristik australian- Sidnein.  Qyteti është futur në det, apo deti ka depërtuar në gjirin e qytetit. Ura e famshme Sydney Harbour Bridge të del para, ashtu sikurse të fascinon objekti i Operës , ndërsa plazhet me...

Gani Mehmetaj: Mbi qiellin e Azisë e të Oqeanisë

Aeroplani fluturonte mbi kontinent a mbi det, e kisha vështirë ta shquaja në terrin e pasmesnatës. Shumica e udhëtarëve bënin gjumë të thellë, unë përpiqesha të rrija zgjuar. Sytë me mbylleshin, qepallat me rëndoheshin si derë burgu. Druaja se do të me mbërthente gjumi në kapërcimin e kontinenteve...

Gani Mehmetaj: Singapori i udhëkryqeve të mëdha

Sikurse shumica e evropianëve edhe unë në shtegtimin tim nga Prishtina në Australi u ndala në Singapor. Këtë rrugëtim e kanë bërë ndër shekuj udhëtarë e tregtarë, shtegtarë e aventuristë. Singapori ishte caku i parë edhe për shumë shqiptarë që u nisën drejtë kontinentit të ri-Australisë...

Gani Mehmetaj: Kruja mesjetare, vazhdimësi e Krujës antike

Osmanët në të gjitha kështjellat e vendbanimet shqiptare nga Shkupi në Pargë e kanë eklipsuar diellin, e kanë ngurtësuar Arbërinë, kanë lënë vragë në psikologjinë e karakterin e shqiptarëve si asnjë pushtues tjetër. Fama e Krujës është ndërtuar mbi luftërat kundër Perandorisë Osmane, por askund sikurse në Krujë...

Gani Mehmetaj: Kur Serbia e Rusia ishin aleatët kryesorë të Shqipërisë së Enver Hoxhës!

“I kishim aleatë Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Britaninë e Madhe në Luftën e Dytë Botërore”, gënjejnë sot nipat e Enver Hoxhës dhe ca budallenj të tjerë që e festojnë fitoren partizane mbi forcat kombëtare e atdhetare. E kishit aleatë Serbinë...

Gani Mehmetaj: Selia kryeipeshkvore e Pjetër Bogdanit

Ipeshkvia shqiptare e Shkupit, që ka traditë që nga antika, njihet seli kryeipeshkvore e Pjetër Bogdanit, Gjon Nikollë Kazazit, Ndre Logorecit, Lazër Mjedës, por edhe vendlindja e nobelistes shqiptare, Shenjtores Nënë Tereza. Kjo ipeshkvi është ndër më të vjetrat në Gadishullin Ilirik...

Gani Mehmetaj: Ku është shtatorja e David Arianitit?

Shtatore ka edhe Samuili, mbreti bullgar, që e pushtoi qytetin arbëror të Shkupit, por sajuesit e Sheshit e kanë "harruar" shtatoren e arbërorit David Arianiti, i cili e luftoi dhe e dëboi nga qyteti perandorin bullgar. D. Arianiti, sipas kronisti bizantin, G. Kadreni, ishte ndër strategët ...

Gani Mehmetaj: Shkupi i lavdisë së dikurshme e i fatit të sotëm nopran

Kur e vrojton Shkupin (Skupin) nga Kështjella ilire se si të duket pamja drithëruese e irreale. A ishte ky qyteti që e trazuan luftërat, kolera, tërmetet, përmbytjet, ndeshjet e fuqishme në mes të dy qytetërimeve: Lindjes e Perëndimit?...

Gani Mehmetaj: Shpërfytyrimi i Prishtinës

Kur nisi rinovimi i Pallatit të Shtypit (Rilindjes) dhe shndërrimi i kësaj ngrehine 18 katëshe në zyre qeveritare, askush nuk doli në mbrojtje të vlerave të trashëgimisë e vlerave arkivale, apo në mbrojtje të rolit historik të Rilindjes. Nga guaca e vjetër e 18- katëshit nuk mbeti asgjë që ta kujton Prishtinën e viteve të...

Gani Mehmetaj: Ulpiana e shkëlqimit farfuritës

Kur i lexon autorët antikë për Ulpianën, edhe po të ishe nga Skandinavia e ftohtë, s'ke si t'i shmangesh një aventure që të kthen në qytetin e Justinianit dardan (Justiniana Sekunda është emri tjetër për Ulpianën antike). Nami i vendit të josh ngado që të jesh. Kështu me...

Gani Mehmetaj: Shëtitje në qytetet antike e mesjetare të Dardanisë (2)

Në një qytet dikur plot gjallëri e jetë, të mbërthen trishtimi kur e sheh në një gjendje të tillë, të vetmuar e të braktisur me brinjë rrënojash të dala jashtë, ndërsa themele gurësh, mure të mbetura ende në këmbë se si ta ndjellin kujtimin për lavdinë e dikurshme. Kronistët e ndryshëm, arbërorë e të huaj...

Gani Mehmetaj: Shëtitje në qytetet antike e mesjetare të Dardanisë (1)

Më dukej si në filmin fantastik “Mbreti i unazave” visorja me bjeshkët e larta, me vegjetacionin që mugullonte me kursim, ndërsa qëndroja në njërën nga kullat e vrojtimit. Kështjella e Artanës të jep mundësi vrojtimi larg në horizont. Poshtë shihen lugina e katundet. Kështjella e  ndërtuar mbi kurrizin...

Gani Mehmetaj: Betimi i kalorësve

- Betohem se do të mbroj atmen me gjak e me nder. Betohem se do të luftoj armikun deri në vdekje. Nderi i kalorësve është nderi im! Turpi më mbuloftë në shtatë breza po e shkela këtë betim! - dilte nga gurmazi i qindra kalorësve formula magjike e vjetër sa vetë rendi i kalorësve dardanë. Jehona e zërit ushtonte tutje në luginë. Rrinim të...

Gani Mehmetaj: Kalorësi i Jerinës

Në ëndërr m’u diftue Jerina. E bukur, e brishtë, flurore, me hire tunduese që të linin pa mend. Ajo më grishte me zë përdëllues e urdhërues njëkohësisht. E ndieja veten në trans. Kapërcenim maja e shkrepa, fluturoja pas saj pa flatra. Sa më shumë i afrohesha, aq më...

Gani Mehmetaj: Qielli e toka na dëbuan, hyjtë u ngritën kundër nesh

Ende pa e nisur mobilizimin e organizimin e ri, garnizonin tonë e çrregulloi kumti:- Mizëri njerëzish lëviznin me shpejtësi drejt kufirit, - na tha kalorësi që arriti pa frymë.Informatorët tanë nuk na e dhanë më parë asnjë të dhënë për ndonjë ushtri që mësynte kufijtë...

Gani Mehmetaj: Kur kështjella shndërrohet në kala, kurse gjella në vakt

Gjatë punë sime në përgatitjen e librit ”Qytetet antike e mesjetare të Dardanisë e Shqipërisë” në veb faqe, portale, Vikipedia, madje edhe në punime shkencore shqiptare nuk e gjeta asnjë kështjellë antike e mesjetare nga Shkupi në Gjirokastër me emërtimin shqip kështjellë, kështjella, por me emrin turk kala. Ndër të rrallët është Ismail Kadare...

Gani Mehmetaj: Pse u shpërfillën regjisorët e vjetër

Klint Istvudi, Akira Kurosava, e një varg regjisorësh të famshëm, edhe pas moshës 80-vjeçare, ishin aktivë e bënë filma që e mahnitën botën. Në Shqipëri e Dardani regjisorët më të mirë i shuan, i pensionuan, i hodhën në harresë, sepse ashtu e kërkuaka ligji i tregut e fryma revolucionare...

Gani Mehmetaj: Ç'kanë shqiptarët që mrekullohen me diktatorë të huaj?

"Putini ua ktheu dinjitetin rusëve", shkruante kohë më parë një shqiptare (durrsake) në rrjetin social, e mrekulluar pse i pari i Rusisë u kundërvihej me egërsi Evropës Perëndimore e ShBA-së. "Serbët janë popull i mrekullueshëm", përgjërohej një tjetër shqiptare pas takimeve Rama- Vuçiç...

Gani Mehmetaj: Kur nisi shpërfytyrimi i shqiptarëve?

Shpërfytyrimi i shqiptareve nisi në Kosovë me ndërtimin e qindra xhamive ilegale, pa e pyetur komunitetin dhe pa marr lejen e institucioneve shtetërore. Pjesa dërmuese e xhamive u ndërtuan në mënyrë të dhunshme nga fondet e dyshimta turke, serbe e arabe. Komuniteti shqiptar protestonte...

Gani Mehmetaj: Ideologjia islamike është nacionalizëm arab, ashtu si ideologjia komuniste ishte pansllavizëm rus

Pamje më kërcënuese për qytetërimin evropian e më të shëmtuar për sytë se sa “falja” e Bajramit të madh në Sheshin Nëna Terezë, në qendër të Tiranës, nuk kam parë në faqe të dheut. Një lumë njerëzish sektesh e ngjyrash të ndryshme, përkuleshin e ngriheshin nën qiellin e hapur, kinse i falen Zotit, ndërsa i braktisën xhamitë e teqetë...

Gani Mehmetaj: Kosova e mallkuar dhe Shami i shenjtëruar

Kosova është vend i mallkuar, ta braktisim sa më parë, flisnin pareshtur hoxhallarët në fëmijërinë time. Dhe këto biseda pastaj ua bartnin në xhami, në dreka morti a varrime.Njerëzit rrinin të shushatur, të pikëlluar, nuk ishin të gatshëm ta ...

Gani Mehmetaj: A duhej ta trajtonin ndryshe luftën partizane kineastët shqiptarë?

Kinematografia shqiptare nuk arriti të realizojë asnjë film kritik ndaj “luftës nacionalçlirimtare".  Kinematografia shqiptare nuk e bëri asnjë film ku partizanët nuk do të paraqiteshin trima të çartur, por ndryshe nga sa jemi mësuar t'i shohim në dhjetëra filma të kinostudios "Shqipëria e re". Në filmat shqiptarë formacioni ...

Gani Mehmetaj: Vëllai i madh

Në këtë shterpësi idesh, pa dashje, m’u kujtua një bisedë e para disa vjetëve me mikun tim të fëmijërisë, Artistin, i cili, i mllefosur me tutorin tonë, me diktatin e sistemit dhe me një rreth të mbyllur të njerëzve e të ideve, përsiaste shpesh për pozitën tonë në raport me pushtuesin dhe në raport me shtetin amë, si e quanim ne Shqipërinë...

Gani Mehmetaj: Shqiptar lindësh, mysliman bëhesh!

Që të bëhet mysliman jo shumë kohë pas lindjes hoxha e pagëzon foshnjën sipas ritualit të kopjuar nga krishterimi. Hoxha ia këndon një lutje arabe në vesh që as foshnja dhe as familja nuk e marrin vesh. Me lutje e deklaron edhe emrin e foshnjës para familjes, që domosdo...

Gani Mehmetaj: Si u formua Lidhja Demokratike e kosovës?

Formimit të LDK-së i parapriu një debat i brendshëm, kryesisht nëpër kafene. Debatet u mbajtën në ëmbëltoren “Elida”, të kryeqytetit, nga gazetarët e shkrimtarët e gazetës “Rilindja”. Para se të zgjidhej kryetari i LDK-së, njeriu më energjik e sistematik ...

Gani Mehmetaj: Në vitin e Gjergj Kastriotit - asnjë film për luftën e Arbrit!

Filmi “Skënderbeu”, nën regji të ukrainasit Sergei Jutkeviç, bashkëprodhim sovjetik-shqiptar, është filmi i parë dhe i vetëm që i kushtohet heroit tonë Gjergj Kastrioti. Ishte filmi më i shikuar nga shqiptarët, i vetmi ose ndër të paktët që shfaqej në çdo përvjetor të ...

Gani Mehmetaj: Skandali i hoxhallarëve turq me djem të mitur

Zyrtari i lartë i Bashkësisë Islame të Turqisë (DIANET), sigurisht erdhi t'ia bartë kreu të Bashkësisë Islame të Dardanisë edhe përvojën e shfrytëzimit seksual të djemve të moshës 12-13 vjeçare, sepse në këtë fushëveprim hoxhallarët turq kanë përvojë, ndërsa tanët nuk dine...

Gani Mehmetaj: Komunistët duhet të ndalohen si nazistët në Gjermani

Festa e flamurit vitin e kaluar në Shkodër i ngjante ditëve të zakonshme të vjeshtës së vonë. Nuk me ranë në sy flamuj, nuk pashë ndonjë organizim feste, nuk dukej festa më e madhe e kombit dhe e shtetit në 550 vjetet e fundit. Kishte a s'kishte festë flamuri në...

Gani Mehmetaj: A duhet ta festojmë a të mbajmë zi më 29 nëntor?

Me 29 nëntor zyrtarë të lartë shqiptarë çirren si të çmendur: në Luftën e Dytë ishim me aleatët! Aleatë patet Serbinë e Rusinë, dy armiqtë më të mëdhenj të kombit, ndërsa e shkëputët Shqipërinë nga Evropa. Janë për mburrje këto dy krime?...

Gani Mehmetaj: Nëntori i 'çlirimit'!

Bashkimi Sovjetik, Jugosllavia e Greqia pas Luftë së Dytë Botërore, bënë krimet më të mëdha në historinë e njerëzimit. E shfrytëzuan paqartësinë, hutinë dhe çrregullimin në Evropë për të shfarosur kombet që nuk ishin rusë, nuk ishin serbë dhe nuk ishin grekë...

Gani Mehmetaj: Historia e varrit më të famshëm (41-44)

Nuk u habit asnjëri kur i ballafaquan. Sikur e prisnin këtë takim. Ndërsa e shihte shtatin e tij, i dolën parasysh imazhet e ish-togerit austriak, të kapardisur, në qytetin e Lezhës. Turbullt i vinte jehona e bisedave të dikurshme, si të bisedonte dikush në vend të tij, kurse ai ...

Gani Mehmetaj: Historia e varrit më të famshëm (36-40)

“Shpëtomë, o atë! Jam në hall”. Nisa t’i rrëfehem priftit të dioqezës, duke bërë një ditë rrugë nga kisha, ku kryeja obligimet e mia shërbestare, në qytetin e Prizrendit.“Ku e ke hallin biri im?”, ma hapi rrugën e rrëfimit frati, ndërsa unë i tronditur vazhdova...

Gani Mehmetaj: Historia e varrit më të famshëm (31-35)

Raporti që e kisha në dorë më drithëroi. Shkrimi ishte ndryshe, dora kishte rrëshqitur nga ndonjë shqetësim, sepse shkronjat herë zgjateshin, herë ngushtoheshin. Në raportin e fratit të paemër, shkruante: “Shkëlqesi, Ipeshkvi ynë, Pjetër Bogdani, vdiq. Me ...

Gani Mehmetaj: Natë nëntori në Damask!

Kur u ndërmenda nga melodia "Love Story" e Nino Rotës rrinim në hotelin “Sham” të Damaskut. Fresku të çlodhte në ambientet e restorantit me vrushkullin e ujëvarës. Kamerierët ecnin në maje të gishtërinjve. Tre burrat përballë meje rrinin në heshtje. Me lëkurën e ...

5 6 7 8 9
Në Fokus
  • Gani Mehmetaj: Bombardimet e NATO-s dhe shpërngulja biblike

  • Gani Mehmetaj: A po bëhet feja e shqiptarit bakllava turke e hurma arabe?

  • Gani Mehmetaj: Hafiz Gagica njëri ndër personalitetet më të mëdha jo vetëm të Mërgatës shqiptare

Zemra Shqiptare
Ballina Video Kontakt
Powered by Soso News 4.1

Buletini

Abonohuni për të marrë lajmet e përditshme në email-in tuaj