• Video
    • Kontakt
      • Redaksia
    • [FULLNAME_CUT]
      Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë
  • Redaksia
  • Video
  • Kontakt
  • [FULLNAME]
  • Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë

Editorial

  • Zejneli

  • Shkreli

  • Mehmetaj

  • Latifi

  • Ukaj

  • Entela

Blerim Latifi: Një kujtim për 24 marsin e Gllogjanit

Duhet të ketë qenë data 18 ose 19 mars i vitit 1998 kur u pata kthyer në Prishtinë nga Prekazi. Bëra dhjetëra kilometra në këmbë, përmes fshatrave të Çiçavicës, për të dalë në Sllatinë të Fushë Kosovës, ku pastaj mora autobusin që çonte në Prishtinë. Krejt kjo rrugë për të shmangur post-blloqet e policisë...

Blerim Latifi: Kjo është historia e Kajtaz Muharremit

Atë natë ai kishte rendin e rojës. Perimetri në të cilin do të bënte roje përfshinte rreth një kilometër, që shtrihej në kufirin midis Prekazit dhe Klinës së Ultë. Në jug ndodhej pylli i rrethuar me tel i Fabrikës së Municionit. Detyra e tij ishte e thjeshtë: nëse hetonte lëvizje të policisë nga ajo...

Blerim Latifi: Të prehesh në varr me emrin e armikut në gur

Në afërsi të Drenasit, në qoshen e një are, ndodhej një varr i vetmuar. Me dekada ai varr kishte një emër zyrtar: Varri i partizanit të panjohur.Në ditët e festave jugosllave aty shpesh vendoseshin lule nga nxënësit e shkollave dhe recitoheshin vargje për Titon pranë tij.Në komunën e Drenasit kishte një shkresë për...

Blerim Latifi: Liria dhe pavarësia e Kosovës janë ekzaktësisht produkte të Perëndimit të bashkuar

Njerëzit e padijshëm gjithmonë e përsërisin një gabim: ëndrrat i marrin për realitet dhe dëshirat për fakte. Kështu dëshirën për të qenë përjetësisht nën sigurinë gratis të Amerikës, e marrin për fakt të kryer dhe ja fusin gjumit. Shtetin e fituar pas një shekulli vuajtjesh, e shikojnë jo si...

Blerim Latifi: Fillimi i fundit të doktrinës mbi paprekshmërinë e kufijve mes shteteve

Ditëve të fundit kam pa në rrjetet sociale kush e di sa fyerje të ndyra kundër Drenicës. Shumë prej tyre me elemente të qarta fashiste e raciste. Disa herë më janë kruar duart të ulem e të shkruaj kundër gojëve të ndyra që i shpërndanin këto fyerje, por në fund hiqja dorë. Për dy arsye : argumentet racionale janë të pafuqishme ndaj...

Blerim Latifi: Shumë gjatë është punu në këtë vend që me mbrri në ditën kur do ta pshtyjmë në fytyrë Amerikën

Shumë gjatë është punu në kët' vend që me mbrri në ditën kur do ta pshtyjmë në fytyrë Amerikën. Mjafton të shohësh lemërinë e mbrëmshme të sharjeve drejtuar djalit të presidentit Trump.Shumë gjatë është punë në kët' vend për të mbrri në ditën kur ne e urrejmë shpëtimtarin tonë nga...

Blerim Latifi: William Walker na fton të zgjohemi nga gjumi i gjatë me ëndrra të bukura

William Walker paska thanë: “Një shqetësim që kam është se kosovarët këtu dhe kosovarët në diasporë mendojnë se nëse diçka nuk shkon, Amerika do të hyjë dhe do ta zgjidhë situatën si ne në vitet ’90-ta. Nuk do të ndodhë”.Janë fjalët e një njeriu që ka bërë shumë për ne, në orët më të liga të historisë sonë...

Blerim Latifi: Ai mbetet gjithmonë si një shembull unik

Lumi i kohës merr me vete gjithçka të vdekatarëve, për ta tretur dikur në harresën eterna?e të saj. Historia krijon format e ndryshme të organizimit të jetës njerëzore dhe më pas, dikur, i zhbën ato. Përfshi megastrukturat: perandoritë dhe qytetërimet...

Blerim Latifi: Mjerim intelektual e kulturor ishte Perandoria Osmane

Prej viteve ’40 të shekullit 19 Perandoria Osmane po përpiqej që të modernizohej, në mënyrë që të mund të mbijetonte në gjeopolitikën e shteteve moderne europiane. Pjesë e këtyre përpjekjeve ishte edhe dërgimi i të rinjve për t’u shkolluar në universitetet perëndimore. Në mesin e tyre ishte edhe shqiptari Hasan Tahsini...

Blerim Latifi: Një histori unike në kodin universal të rezistencës kundër shtypjes dhe poshtnimit

25 dhjetor 1912. Asgjë nuk lëvizte në mëngjesin e acartë të asaj dite, veç çobanëve që i kishin nxjerrë dhitë shpatijeve për t'i ushqyer me gjethet e thata. Papritur disa piskama e mbytën atë qetësi të bardhë. Një njësi paramilitarësh serbë kishte hyrë në Prekaz dhe kishte filluar plojën mbi njerëz të...

Blerim Latifi: Dikush që në moshën e pjekur largohet nga atdheu dhe e harron gjuhën e nanës, nuk e meriton vëmendjen e bashkatdhetarëve të saj

Kush e di sa prej tyre donin që bashkë me atdheun prapa të linin edhe identitetin e tyre, të cilin e përbuznin me krejt qenien. Nuk donin të njiheshin më si shqiptarë. Ndërruan emrat dhe donin ta harronin edhe gjuhën. Në mesin e tyre edhe këngëtarja e viteve të fundit të komunizmit, Parashqevi Simaku...

Blerim Latifi: Ahmet Delia do të vdiste duke bërë qëndresë

18 burrat e parisë së Drenicës i kishte pushkatu ushtria e serbe te Ura e Gurit në Vushtrri, në mëngjesin e 16 nëntorit.Nga e njëjta ushtri, në Shkup, ishin arrestu udhëheqësit kryesorë të Kosovës. Në mesin e tyre Hasan Prishtina, Idriz Seferi e Nexhip Draga.Disa krenë të tjerë kishin bërë aktin e turpshëm duke shkuar...

Blerim Latifi: Shpesh ka ndodhur gjatë historisë që një komb të vuaj më shumë nga budallenjtë e tij, se nga armiqtë e jashtëm

Nuk janë në pyetje tre shekuj, por tri dekada dhe ne nuk jemi të sigurtë se kur është themelu UÇK'ja.Prej disa ditësh kam parë shkrime të ndryshme në rrjetet sociale, në të cilat protagonistë të ndryshëm të viteve '90, të shekullit të shkuar, japin vende e data të ndryshme. Dikush përmend vitin 1989. Një tjetër vitin 1992. Pastaj një tjetër...

Blerim Latifi: Brezi i fundit i heroinave të heshtura po pakësohet

Në fillim të pranverës i bën 87 vjet. Është dobësuar shumë fizikisht nga vitet e pleqërisë. Ecën me shumë vështirësi, por duart ende i punojnë dhe ja fryti i fundit i artit të qendisjes, të cilin ia kishte mësuar nana e saj, këtu e 70 vjet më parë...

Blerim Latifi: Leksione nga manualet e moçme të diktaturave

Është një marrëzi e cila ka kohë që qarkullon nëpër rrjetet tona sociale. Ajo ka të bëj me një histori, që dinastinë serbe të Karagjorgjeviçëve e nxjerr me origjinë shqiptare, nga një degë e një fisi shqiptar, i asimiluar me kohë në etninë malazeze.Edhe po qe e vërtetë kjo, çfarë rëndësie ka, e çfarë arsye kemi që të mburremi me të? ...

Blerim Latifi: Mendja e paedukuar është si një tokë e lënë djerrinë

Derisa vëllau po plugonte Rrahishtën dhe Trojën, unë po kënaqesha duke bredhur rreth e rrotull dhe duke shijuar qetësinë me të cilën vjeshta i mbushë fushat dhe malet. Pastaj, kur po bëja këto fotografi, më erdhi në mendje vetë emri Tokë...

Blerim Latifi: Ne vazhdojmë të funksionojmë me mentalitetin e regjimeve autoritariste

Mes shumë gjërave të vlefshme që demokracinë e dallojnë prej regjimeve tjera politike, është se demokracia e pranon se është krijim njerëzor dhe, rrjedhimisht, edhe e ekspozuar ndaj gabueshmërisë, që është një konstante e qenies njerëzore.Ky pranim ka pasur dy rrjedhime, të cilat e bëjnë...

Blerim Latifi: Natyra e komunizmit!

Këta dy lisa nuk i thonë asgjë një të huaji, por në memorien tonë familjare ata janë të lidhur me një ngjarje traumatike, të cilën në kohën e saj e kishin jetuar mijëra familje gjithandej Kosovës.Është viti 1947. Regjimi komunist në Jugosllavi ndodhet në kolaps ekonomik. Furnizimet me dridh nga Stalini janë ndërprerë...

Blerim Latifi: Nuk duhet të lejojmë që përdorimi politik i feve ta rikthejë këtë komb në të kaluarën e tij të errët

Një ndër arsyetimet që po përmendet nga ata që janë pro idesë së Ramës për një shtet bektashi në Shqipëri, është edhe kontributi historik që bektashinjtë kanë dhënë për ngritjen e nacionalizmit shqiptar. Dhe vërtet ky kontribut është fort i madh. Patrioti më i madh shqiptar në Shekullin e Rilindjes Kombëtare vinte prej tyre...

Blerim Latifi: Aty ku punohej e luftohej për Kosovë e Shqipni

Afrim Bunjaku kishte një atdhe dhe ishte i rrënjosur në një traditë të madhe, në traditën e Bunjakëve të Samadrexhës, të cilët ishin gjithmonë aty ku punohej e luftohej për Kosovë e Shqipni. Prandaj edhe ai ishte aty ku ndodhi 24 shtatori i vitit 2023. Për të mbetur emri dhe imazhi i asaj dite...

Blerim Latifi: Ofensiva e Qyçavicës

Ofensiva e Qyçavicës ishte projektuar për t'i dhënë fund UÇK'së në njërin ndër bastionet e saj kryesore. Mbi 23 mijë ushtarë e paramilitarë serbë, në mëngjesin e 22 shtatorit 1998, nga gjashtë drejtime, ai Skënderajt, Mitrovicës, Vushtrrisë, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Drenasit, do të suleshin drejt Bjeshkës së Qyçavicës...

Blerim Latifi: Pagëzohuni msheft! Nëpër katakombe, si të ishim në kohën e Neronit!

Pagëzohuni msheft! Nëpër katakombe, si të ishim në kohën e Neronit. Pagëzohuni jashtë kishave, nëpër shpija private e guva! Si të ishim në kohën e Pjetër Bogdanit.Mos e bëni publik pagëzimin! Si të ishim në kohën e Jashar Pashë Gjinollit, i cili masakronte kriptokatolikët  e...

Blerim Latifi: Deshqiptarizimi i Luginës së Preshevës

Nuk është viti 1912. As viti 1930. As viti 1945. Është viti 2024. Në mes të Preshevës, në një sallë të mbushur plot, një hoxhë çohet dhe u thotë të pranishmëve: Ne nuk jemi shqiptarë, ne jemi muslimanë! Qe qysh ringjallet mekanizmi i moçëm, mekanizmi i cili përmes bashkëpunimit të hoxhallarëve me organet e shtetit serb...

Blerim Latifi: Bukëpërmbysës!

Një shqiptar i arabizuar kapet duke organizuar një masakër në koncertin në Vjenë të yllit botëror të muzikës, Taylor Swift.Një shqiptar tjetër i arabizuar tenton të kryej sulm terrorist në një stacion policie në Gjermani.Një shqiptar tjetër i arabizuar arrestohet në Gjermani për predikime wahabiste...

Blerim Latifi: Dr. Xhevdeti

Dhe kur u dëgjuan pushkët e para të lirisë në Likoshan e Qirez, ai u nis për atje për t'u ofruar ndihmë të plagosurve.Të plagosurit e parë të 5 marsit 1998 u trajtuan prej tij në malin e Mikushnicës, tek shkolla e Prekazit.Një muaj më vonë ai e hapi ambulancën e luftës në Prekaz...

Blerim Latifi: Planet ruse e serbe për ta ndezur nga brenda Kosovën vazhdojnë të mbesin operative

Kjo lagjja e Prishtinës, ku ditë më parë ndodhi përleshja e përgjakshme mes dy familjeve, e ka emrin Aktash. Nga një kërkim i shpejtë në internet, rezulton se ky emër vjen nga gjuhët turkike dhe e ka kuptimin "shkëmb i bardhë". Shumë vende në Republikat ruse me popullsi muslimane e paskan këtë emër.Si ka ardhur ky emër tek ne?...

Blerim Latifi: Me parulla ndizen zemrat e turmave, por nuk zgjidhen problemet e shoqërive

Në një vend ku ekonomia vuan stagnimin e stërgjatur, pra në një gjendje kronike moszhvillimi, ndodh që fusha të tjera sociale të marrin përsipër funksionet e saj. Në radhë të parë politika dhe feja. Ato kthehen në biznese praktike dhe, si rrjedhim, debati shoqëror zë e dominohet nga debatet pasionante politike dhe ato fetare...

Blerim Latifi: Seminari po merr formën e një akademie të përvitshme përkujtimore!

Kam përshtypjen se ky Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare përherë e më shumë po merr formën e një akademie të përvitshme përkujtimore.Kjo ka një shpjegim: prej kohësh mungojnë ristë e rëndësishme në studimet albanologjike. Kur mungojnë gjërat e reja, krejt çfarë mbetet është...

Blerim Latifi: Ua keni gërditë Islamin, prandaj po ikin prej tij

Derisa po merremi me hapjen e urës mbi Ibër në Mitrovicë, një xhihadist shqiptar nga Maqedonia qenka bërë gati për të hedhur në erë një nga urat që na mbajnë të lidhur me Perëndimin, europianizmin tonë, duke kryer një sulm terrorist në një koncert të këngëtares së njohur Taylor Swift...

Blerim Latifi: Tolerimi i jotolerancës shpie në fundin e demokracive dhe të çdo lirie

Ngrihen kundër Festivalit Sunny Hill. Kundër DokuFestit. Kundër Festivalit të Birrës. Kundër të gjitha festivaleve dhe eventeve të shoqnisë moderne. Ngrihen kundër festave kombëtare. Kundër festave të fundvitit. Kundër festave të maturantëve.Madje edhe kundër të drejtës së njerëzve me i festu ditëlindjet e tyre...

Blerim Latifi: Mbi konceptin e heroit

Çka është heroi? Nga shkaku i përdorimit të shpeshtë të këtij termi, ne e kemi krijuar iluzionin epistemologjik se e dijmë përgjigjen në këtë pyetje. Por sapo të heqim mbulesën e opinioneve dhe stereotipeve të zakonshme, para nesh shfaqet kompleksiteti konceptual i figurës së heroit. Titulli i librit të famshëm të mitologut Joseph Campbell...

Blerim Latifi: Historia e arratisjes më të famshme në Jugosllavinë e Titos

Ndjekja që iu bë nëpër Serbi Faton Hajrizit, më kujtoi një histori të vjetër arratisjeje, të cilën e kam dëgjuar shpesh në fëmijërinë time në Prekaz. Është historia e njërës prej arratisjeve më të famshme nga burgjet e Jugosllavisë socialiste, në tërë ekzistencën e saj. Protagonisti i kësaj arratisje është njeriu...

Blerim Latifi: Fillimi i fundit të varfërisë shekullore

Siç shkruajnë B. Fischer dhe O. J. Schmitt në librin e tyre "Një histori e përmbledhur e Shqipërisë', kur me 1912 turqit u detyruan të largohen nga Shqipëria ata nuk lanë pas asnjë kilometër rrugë të asfaltuar, asnjë ngrehinë industriale dhe as sistem modern të edukimit. Ata e lanë Shqipërinë ashtu siç e kishin gjetur para pesë shekujve, me bujqësi mesjetare dhe varfëri ekstreme...

Blerim Latifi: Krushqia e madhe e Vidovdanit

Ende pa u tha mirë gjaku në Fushën e Kosovës, një krushqi e madhe do të krijohej midis osmanëve dhe serbëve: dy djemtë e Llazarit, Stefani dhe Vuku, do të bënin betimin për besnikëri ndaj Sulltan Bajazitit, i cili ua kishte vrarë babën, ndërsa motra e tyre, Olivera, do të bëhej gruaja e sulltanit...

Blerim Latifi: Njeriu që pa nga largësia e shekujve ardhjen e Shekullit amerikan

Kur Hegeli hidhte në letër këto ide, ishte viti 1822. Përtej Atlantikut, para pak dekadash, ishte krijuar një komb i ri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky shtet ende ishte shumë i dobët dhe përçmohej nga shtetet e fuqishme të Europës, të cilat e shihnin veten si epiqendrën e botës dhe të historisë...

1 2 3 4 5
Në Fokus
  • Blerim Latifi: Nata e zjarreve

  • Blerim Latifi: Puthja e dorës së liderit!

  • Blerim Latifi: Një ndarje tragjike për të cilën gjuha njerëzore mezi gjen fjalë

  • Blerim Latifi: Rrëfimi për një imam radikal, një inxhinier liberal dhe një filozof ëndërrimtar

  • Blerim Latifi: Kombet i duan heronjtë e tyre të vdekur

  • Blerim Latifi: Poetët, profetët dhe filozofët

  • Blerim Latifi: Kur urrejtja bëhet patologji e mendjes

  • Blerim Latifi: Sa talente të vajzave dhe grave janë vrarë në heshtje në Kosovë?

  • Blerim Latifi: Kujtesa e mrekullisë dhe betejat e sotme

  • Blerim Latifi: Një natë para se të futeshim në frontin e Kosharës…

Zemra Shqiptare
Ballina Video Kontakt
Powered by Soso News 4.1

Buletini

Abonohuni për të marrë lajmet e përditshme në email-in tuaj