• Video
    • Kontakt
      • Redaksia
    • [FULLNAME_CUT]
      Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë
  • Redaksia
  • Video
  • Kontakt
  • [FULLNAME]
  • Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë

Editorial

  • Zejneli

  • Shkreli

  • Mehmetaj

  • Latifi

  • Ukaj

  • Entela

Blerim Latifi: Ironia e historisë ndaj atyre që predikojnë asgjësimin

Në vitin 2001 ajatollahu Khamenei priti në një audiencë private kryeministrin e atëhershëm spanjoll, Hose Mara Aznar. Duke përzier çajin që mbante në duar, i tregoi spanjollit se agjenda e tij ditore fillonte dhe mbaronte me planet për zhdukjen e Izraelit. Një fjali e thënë me qetësi...

Blerim Latifi: Kontradikta që nxit trazirat në botën islame

Dhe paradoksi: si mundet një studiues i Kantit, i cili këmbëngul në idenë e lirisë së individit dhe në ligjin moral që buron nga arsyeja njerëzore, të jetë në krye të një regjimi totalitar që bazohet në idenë se ligji moral vjen nga autoriteti hyjnor?...

Blerim Latifi: Një fotografi që e ruan kujtesën përballë harrimit dhe mosmirënjohjes

Pranverë, 1999. Një kamp refugjatësh kosovarë në Maqedoni. Duart e fëmijëve shtrihen drejt shpëtimtarit, i cili u premton kthimin në shtëpi. Në prapavijë qëndron flamuri i shtetit, që u siguron këtyre fëmijëve ushqim, veshmbathje dhe përkujdesje shëndetësore. Një fotografi që e ruan kujtesën përballë harrimit dhe mosmirënjohjes...

Blerim Latifi: Budallës as në teposhtë mos i zbrit nga shpina!

Pas vitit 1945, rregulli i aleancës perëndimore të sigurisë ka qenë: “Secili për vete, Amerika për të gjithë.”Tetëdhjetë vjet më vonë, Donald Trump deklaroi fundin e këtij rregulli. Europianët u kapën në panik dhe filluan ta sulmonin Trumpin si shkatërrues të aleancës perëndimore...

Blerim Latifi: Kur drejtësia harron logjikën - UÇK-ja dhe padrejtësia e Hagës

Nga eseja e famshme e Carl Schmitt “Teoria e partizanit” e deri tek veprat e David Galula e John Nagl, studiuesit e kryengritjeve popullore e lëvizjeve guerile pajtohen rreth thelbit të tyre: gueriljet janë forca të çrregullta luftarake, që nuk janë pjesë e një ushtrie të rregullt shtetërore dhe...

Blerim Latifi: Po vihet në bankën e të akuzuarve vetë lufta çlirimtare e UÇK-së!

Prokurori akuzon Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin se kanë sjellë shtatë RPG për të sulmuar stacionet policore serbe.Mjafton ta dëgjosh këtë akuzë për të kuptuar absurditetin e saj. Me një akuzë të tillë, praktikisht do të mund të ngarkohej penalisht secili pjesëtar i UÇK-së. Dhe, besoj fort se për të gjithë ne një...

Blerim Latifi: Ulurima e historisë midis pranimit dhe përjashtimit

Në "Fenomenologjinë e Shpirtit", Hegeli e zhvillon konceptin e luftës për pranim si faktor themelor që e përcakton strukturën e marrëdhënieve njerëzore.Dëshira për pranim, si thelb i qenieve humane, i shtyn individët drejt përplasjes, shpesh deri në forma ekstreme që marrin karakterin luft?s për jetë a vdekje...

Blerim Latifi: Anekdota për Ahmet Zogun, malësorin nga Drenica dhe mençurinë e shtetarit

Në kohën kur ende nuk ishin armiqësuar, Ahmet Zogu i kishte lënë një takim në zyrën e tij në Tiranë Azem Bejtës. Ky i fundit shoqërohej nga Mursel Ahmeti i Prekazit. Me të hyrë në korridorin e zyrës së Zogut, roja që ishte aty u tha se brenda mund të hynte vetëm Azemi, ndërsa burri tjetër duhej të mbetej jashtë...

Blerim Latifi: Anëtarësimi i Kosovës dhe Shqipërisë në Bordin e Paqes, një akt i domosdoshëm

Tashmë po kuptohet qartë: koha në të cilën po jetojmë karakterizohet nga një çarje rrënjësore e rendit ndërkombëtar liberal që u konsolidua pas Luftës së Ftohtë.Lufta e tejzgjatur në Ukrainë, përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, rivaliteti strategjik SHBA–Kinë dhe dobësimi i institucioneve multilaterale...

Blerim Latifi: Kur mendimtarët e mëdhenj e bëjnë bërllog

Edhe pse filozofia, në thelbin e saj, është një mendim mbi dhe për lirinë, nuk janë të pakët emrat e saj që, në momente të caktuara historike, kanë devijuar nga ky parim duke u rreshtuar në krah të ideologjive apo sistemeve të ngritura mbi shkatërrimin e lirisë. Madje, shumë prej këtyre emrave...

Blerim Latifi: Mos i dëgjoni ata që bëjnë thirrje kundër dritave

Gjithandej librave të shenjtë të njerëzimit, Zoti përfytyrohet si burim dhe fuqi e dritës.Edhe te ati themeltar i filozofisë perëndimore, Platoni, drita është baza e qenies dhe ideali i mendjes njerëzore.Drita dhe ndriçimi janë thelbi i kthesës më të madhe intelektuale në historinë e njerëzimit, Iluminizmit...

Blerim Latifi: Ndërron jetë Adem Brahim Ahmeti, nipi i fundit i Ahmet Delisë

Dje u nda nga jeta dhe sot u varros në Prekaz Adem Brahim Ahmeti, nipi i fundit i prijësit legjendar të Drenicës, Ahmet Delisë.Ademi ishte një plak i urtë që në gjithë jetën e tij mishëroi virtytet morale të një familjeje të madhe, e cila që nga vitet e Lidhjes së Prizrenit e deri në vitet e rezistencës...

Blerim Latifi: Deklarata e Pavarësisë ishte deklaratë për të gjitha trevat shqiptare

Prej kohësh dihej se Perandoria Osmane i kishte ditët e numëruara në Ballkan. Ndërsa popujt e tjerë të rajonit, njëri pas tjetrit, kishin dalë nga ngrehina mesjetare e kësaj perandorie që po shembej në mënyrë të pakthyeshme, shqiptarët vazhdonin ende të rrinin brenda saj. Të paktë ishin ata që e kuptonin...

Blerim Latifi: Tri ngjarje që do të mbesin në memorien e zgjedhjeve lokale të këtij viti

Janë tri ngjarje që do të shënojnë memorien politike të zgjedhjeve lokale të këtij viti: debatet televizive të kandidatëve për kryetar të Prishtinës, fitorja e Ramiz Lladrovcit në Drenas dhe gara për kryetar të Mitrovicës.E para: debatet televizive të kandidatëve për Prishtinën...

Blerim Latifi: Sundimi i ligjit rrezikon të kthehet në formalitet bosh

Publiku në Kosovë nuk është në nivelin e duhur për të kuptuar raportin midis mundësive reale dhe premtimeve politike. Kjo do të thotë se shumica e qytetarëve nuk arrijnë të vlerësojnë nëse premtimet politike përputhen me kapacitetet e vërteta që i ka shteti për t’i realizuar ato. Prandaj politikanët këtu janë komodë të premtojnë...

Blerim Latifi: Një dokument me vlera të mëdha historike dhe aktuale

Në këtë situatë Serbia kishte ndezur të gjithë motorët e propagandës për ta diskredituar atë në rrafshin ndërkombëtar, duke e paraqitur si organizatë me bazë ideologjike fundamentalizmin islamik. Kjo deklaratë e zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit, është kundërvënie ndaj kësaj propagande. Vlera e saj nuk është më vetëm historike...

Blerim Latifi: Roli publik i filozofisë sipas Michael Sandel

Çmimi Berggruen për Filozofi dhe Kulturë, që jepet çdo vit në Shtetet e Bashkuara për të nderuar mendimtarë që kanë ndikuar në mënyrën se si njerëzimi e kupton veten dhe botën, këtë vit iu nda Michael Sandel-it, një prej filozofëve më me ndikim në filozofinë politike bashkëkohore...

Blerim Latifi: Një heshtje që flet për ikjen...

Kjo është një fushë sporti në fshatin Polac të Skenderajt. Është ndërtuar para disa vitesh, me qëllim që fëmijët dhe të rinjtë e katundit të luanin aty. Por sa herë që më bie rasti të kaloj andej, nuk shoh kurrë askënd duke luajtur. Arsyeja dihet: katundet po përjetojnë zbrazjen demografike. Edhe ata pak fëmijë që ende jetojnë në to, tani argëtohen në...

Blerim Latifi: Moral selektiv!

Me t’u tërhequr IDF-i në vijën e paraparë nga marrëveshja e paqes, Hamasi ka filluar të vrasë në masë palestinezë që i kualifikon si grupe dhe klane rivale. Ekzekutimet publike në sheshet e Gazës janë duke bërë xhiron e botës. Në anën tjetër, Pakistani ka bombarduar Kabulin dhe Kandaharin në Afganistan...

Blerim Latifi: Origjina e slloganit më të famshëm të kohëve moderne dhe rasti i Kosovës

Liria nuk ka qenë gjithmonë shqetësim i shumicës së njerëzimit. Siç shkruan Hegeli në "Filozofinë e historisë", në botën e lashtë aziatike liria ishte privilegj i sundimtarit absolut; në botën greko-romake, ajo ishte privilegj i pakicave sunduese, ndërsa shumicat duhej të pajtoheshin me skllavërinë ose me format e tjera të varësisë...

Blerim Latifi: Perëndimi është superior mbi të tjerët

Pashë disa video nga protestat e së djathtës në Londër. Rreth 150 mijë njerëz duke kaluar Urën e Westminster.Mund të bëhen analiza nga më të ndryshmet, por ajo që duket qartë në horizont është kjo: procesi i pandalshëm i ardhjes në pushtet të së djathtës kulturore në kontinentin...

Blerim Latifi: Deklarata që zbardh të vërtetën e luftës sonë çlirimtare

James Rubin, në dëshminë e tij në Hagë: “Nga zyrtarë të zbulimit amerikan që ishin në kontakt me UÇK-në, u është thënë të mos angazhoheshin në veprimtari terroriste, të mos kryenin krime lufte dhe, sigurisht, të mos e promovonin fundamentalizmin islamik.”...

Blerim Latifi: Mentalitetet tona paramoderne

Kush e njeh historinë e Ballkanit e di se ndërtimi i shteteve të tij, gjatë dy shekujve të fundit, zakonisht ka ndjekur një formulë të përsëritur: një kryengritje lokale, e përkrahur nga fuqitë e mëdha europiane, përfundon me krijimin e një shteti të pavarur, i cili për një periudhë të caktuar mbetet nën...

Blerim Latifi: Një sqarim për miqtë dhe një mesazh për talibanët shqipfolës

Fushatat e ndyra të platformave digjitale të vahabistëve shqipfolës kundër meje vazhdojnë prej vitesh. Arsyeja dihet: duan të më detyrojnë të mbyll gojën dhe të hesht përballë ideologjisë së tyre, e cila synon ta kthejë këtë vend në Afganistanin e Europës...

Blerim Latifi: Roma e lavdishme ende ka telashe me barbarët

Fragmente të saj u kanë mbijetuar shekujve dhe, në këtë foto, shihet gjendja e njërit prej tyre në Shqipëri. E kanë mbyllur brenda një rruge të asfaltuar, duke e kthyer nga monument me vlera civilizuese në trotuar të kësaj rruge. Budallak me brirë.Shekujt kanë kaluar, por Roma e lavdishme ende ka telashe me barbarët...

Blerim Latifi: Shoqata e parë joqeveritare që ka vepruar në Kosovë

Ajo ishte sytë dhe veshët që dëgjonin të parët thirrjet për ndihmë të një populli që po përjetonte orët më të liga në historinë e tij. Ky humanizëm i pafund dhe i pakushtëzuar frymëzohej nga emri i madh që mbante: Shoqata Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza”, me seli në Zvicër...

Blerim Latifi: Kush dëshiron të jetojë në Perëndim duhet të perëndimizohet

Një valë e madhe demonstratash kundër emigrantëve është duke u përhapur në Gjermani. Kjo tregon se modeli i deritanishëm i mikpritjes dhe i akomodimit të të huajve në demokracinë sociale gjermane po shkon drejt fundit. Shkaqet e kësaj janë të shumta, por njëri prej tyre lidhet...

Blerim Latifi: Anija e të marrëve

Në veprën e tij “Shteti”, Platoni na e jep alegorinë e anijes së të marrëve për të shpjeguar fatin e shteteve që mbyten në kaos, si pasojë e grindjeve të pafundme midis grupeve dhe partive që luftojnë për pushtet.Alegoria është kjo: një anije po lundron në det të hapur, mes dallgëve. Pronari i saj, që është edhe drejtuesi, ka një...

Blerim Latifi: Nuk munda të hesht kur ende vazhdojnë sulmet kundër emrit dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Çdo luftëtar, që kalon ditët dhe netët në frontin e luftës, në çastet e pakta të vetmisë së tij, mendon për vdekjen. Dhe në thellësinë më intime të shpirtit të tij, ai përpunon skenarë të ndryshëm të ballafaqimit me të. Që ky mendim të mos bëhet paralizues për luftëtarin, ai duhet të besojë se do t’ia dalë të mbijetojë...

Blerim Latifi: Juniku do të binte, por ajo që nuk ra ishte UÇK-ja

Asimetria ekstreme në armatim e diktonte rezultatin tragjik të betejës: Juniku do të binte. Por ajo që nuk ra ishte UÇK-ja. Dhe kjo, falë shembullit që dhanë ato ditë në Junik dëshmorët Bekim Berisha–Abeja, Bedri Shala, Përmet Vula dhe  Elton Zherka...

Blerim Latifi: Propaganda dhe folklori politik për Ujmanin

Në këtë vend ekzistojnë ligje për ujërat dhe energjinë, të cilat ndalojnë larjen në liqene akumuluese, siç është Ujmani.Ndër shumë arsye përmenden edhe rreziqet nga instalimet hidroenergjetike, të cilat mund të shkaktojnë rrymime ujore që, në kontaktin e parë, mund ta mbytin njeriun...

Blerim Latifi: U bë Kosova më e mirë se në ato gjashtë vite të "këqija"?

U çuan në këmbë të gjithë, duke kërkuar kokën e tij. Parti, shoqëri civile, ndërkombëtarë, media, gazetarë, që sot derdhin lotë mallëngjimi digjital për të. Kishte vetëm gjashtë vite në pushtet, por atyre u dukej sikur kishte qenë aty me dekada. Ishin gjashtë vite kur Kosova u bë shtet...

Blerim Latifi: Edhe një herë për pyetjen e vjetër - Të kujt janë kishat ortodokse në Kosovë?

Ka një polemikë të vjetër lidhur me pronësinë dhe përkatësinë e kishave ortodokse në Kosovë. Serbët i konsiderojnë ato si pronë të tyre, dhe kjo, prej kohësh, është një çështje e mbyllur në mënyrë legale. Në anën tjetër, janë të shumtë shqiptarët që mendojnë se këto kisha kanë qenë fillimisht shqiptare dhe më pas janë përvetësuar nga serbët...

Blerim Latifi: Nga sallat e Sorbonës në malet e Kosovës

Ai ishte mbase kosovari më i shkolluar i kohës së tij. Kishte studiuar në Firence për histori dhe gjeografi, më pas në Akademinë Ushtarake në Romë, dhe gjithashtu për filologji në Sorbonë, në Paris.Fliste anglisht, italisht dhe frëngjisht. Gjimnazi "Sami Frashëri" në Prishtinë, në gjithë historinë e tij, nuk...

Blerim Latifi: Filozofia dhe Kushtetuta Amerikane

I kam testuar personalisht në disa raste njerëz që derdhin lotë në Instagram e Facebook për viktimat në Gaza. I kam pyetur nëse mund të më tregojnë se kur ka ndodhur Masakra e Obrisë, Masakra e Mejës, Masakra e Vërbocit e të tjera, dhe sa shqiptarë janë vrarë në to...

1 2 3 4 5
Në Fokus
  • Blerim Latifi: Pse laboratorët e mëdhenj të inteligjencës artificiale po punësojnë kaq shumë filozofë?

  • Blerim Latifi: Marc Bloch dhe e drejta zakonore shqiptare

  • Blerim Latifi: Arbëreshët ruajnë gjuhën dhe shpirtin shqiptar prej shekujsh

  • Blerim Latifi: Puthja e dorës së liderit!

  • Blerim Latifi: Kombet i duan heronjtë e tyre të vdekur

  • Blerim Latifi: Mësimi i harruar i Homerit

  • Blerim Latifi: Nata e zjarreve

  • Blerim Latifi: Ai quhej Tahir Meha

  • Blerim Latifi: Kur sulmohet kujtesa e UÇK-së, sulmohet vetë historia jonë

  • Blerim Latifi: Personazhet mbeten të njëjtit, por maskat ndërrohen vazhdimisht

Zemra Shqiptare
Ballina Video Kontakt
Powered by Soso News 4.1

Buletini

Abonohuni për të marrë lajmet e përditshme në email-in tuaj