John Winston Lennon ka lindur në 9 tetor 1940 në Liverpul. Prindërit Julia Stanley dhe Alfred Lennon, që ishin martuar dy vjet më parë, ndahen në prill të vitit 1942, por pas tre vitesh Alfred rikthehet për të marrë djalin dhe për t’u transferuar në Zelandën e Re. Dëshira e John, ishte të qëndronte me nënën e tij, e cila u larguar përgjithmonë nga jeta në moshë të re, për shkak të një aksidenti rrugor. Kështu ai u rrit në një ambient ku i mungonte dashuria prindërore, gjë që ndikoi shumë në krijimin e karakterit të tij, ndër të tjera për të kjo ishte një pyetje që e mundonte për përgjigjen gjatë gjithë jetës së tij...