Video
Kontakt
Redaksia
[FULLNAME_CUT]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Redaksia
Video
Kontakt
[FULLNAME]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Kulturë
Zhiti
Mehmeti
Vataj
Sidheri
Timo Mërkuri: Të shkruash për ikjen e atit
Ka pak kohë që Fatmir Terziu publikoi librin e tij poetik me titullin “At…një ëndërr e gjatë” ose më saktë është të themi se përmblodhi në një libër një cikël të madh poezish të publikuar në një kohë relativisht të shkurtër te gazeta Fjala e Lirë. Poezitë ndrinin si pika lotësh në rrënie, shkaktuar nga një dhimbje e...
Mevlud Buci: Një libër si sitë e demokraturës allashqiptare
Në librin e tij, Kamber Faruku shkruan për njerëz dhe ngjarje si një dedikim simbolikpër ta; ai ua kushton këtë libër nipërve dhe mbesave tëtij, kjo në hyrje.Faruku e ndan librin në pjesë;në pjesën e parë”shënime dollapi”ai pasqyron ngjarje dhe prova të atyre njerëzve që vihen në krye të ...
Teuta Vinca Kafexholli: Bota e fëmijëve në kohë pandemie
Për veprën “Në kohë pandemie nipat e mi s`dalin jashtë shtëpie” nga Sabile Keçmezi Basha, botim i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 2020.Nuk po ndalem te krijimtaria e deritashme e suksesshme e mikes sime Sabile Keçmezi Basha, as te biografia e rrugës së saj jetësore, gjithashtu e...
Rexhep Shahu: Thonë se kishe vështrim të ëmbël, Havzi
Libri yt, Shtate fletore, vepra e plote me 5548 vargje, u botua. E botova une. Jam shume krenar dhe mburrem deri ne qiell per kete gje. Ma sponsorizoi Flamuri, Flamur Hoxha me dashuri, dhe nuk me la te endesha e te kerkoja sponsore te tjere tjeter kund. Me shpetoi nga sikleti dhe nga kandidate...
Edison Ypi: Grusht Spiunit
Iku me anije duke u betuar se nuk do kthehej më kurrë. Megjithatë më çoi haber se kishte ardhur. U takuam në kafene.-Po thonë se ne të përndjekurit kemi qënë të gjithë spiuna, tha. Asnjëri nga ne s’ka goditur me grusht një persekutor. Unë erdha t'ja rras me grusht njërit prej tyre, spiunit tim. E kërkova...
Dedë Preqi: Premtimi për t'u takuar asnjëherë
U njoftuam rastësisht në portalin Zemrashqiptare, edhe pse i kisha lexuar më herët poezitë e poetit Zaplluzha, nuk njiheshim përsonalisht, por filluam ta njohim njëri-tjetrin përmes komenteve dhe letrave komunikuese, duke i premtuar njëri-tjetrit, se një ditë do shihemi dhe do pimë kafe në Kosovë, Ademi në Prishtinë e unë në ...
Shyqyri Fejzo: Një “shetitje” nëpër poezitë erotike të poetit Ymer Nurka
Mund të kishim vënë dhe një titull tjetër, sindozot të lidhura me “skanimin”, “vështrimin”,”zhbirimin” e të tjera, por preferova “shetitje”. Se, c’është e vërteta, kjo “shetitja” jo vetëm shijon bukuritë e “mjaltin” e poezive të tij, por “kullot” dhe sytë shlodh dhe këmbët në vendet ku ai ka ngjizur poezitë. E ato vende nuk janë të pakta...
Kalosh Çeliku: Autobusi më harroi te “Parku i Grave”
Imzot, u kënaqa me “Xhehnetin”. Një ditëDo ik në “Xhehnem”. Vërtetë, është Rilindje:Pash më pash, Sot dua vetë t’i bie Ferrit!Gji, ku më jepë Mikja Di. Dy shtamba verëDhe, një ibrik me raki rrushi për Ringjallje. Imzot! Nuk e dua “Xhehnetin” me lulePo, e dua “Xhehnemin” me zjarr - flakë!...
Gjon Keka: Gjergj Kastrioti në mesin e Friedrich III, Prinz Eugen dhe shumë gjeneralëve të famshëm
Në veprën e tij „Biografitë e ushtarëve të shquar të katër shekujve të fundit(1856)“ autori dhe gjenerali John Mitchell, e rendit Gjergj Kastriotin në mesin e Friedrich III ,Prinz Eugen dhe shumë gjeneralëve të famshëm.Është me vend të theksohet këtu se ky autor i referohet Gjergj Kastriotit edhe si heroi i...
Edison Ypi: Buçiti Lasgushi
Të mos më spiunonte katundari, të mos më gjakoste teli me gjëmba, të mos më kafshonte qeni, të mos më sharronte kalashnikovi, arratisesha natën "jashtë shtetit" me anë të radios.Në një nga këto netë me kufje në vesh dëgjova ca fjalë të mbytura si ...
Lekë Mrijaj: Dom Pashk Dani dhe libri i tij i radhës "Jeta e një meshtari"
Është i madh numri i atyre klerikëve të kishës katolike shqiptare të Kosovës, që nuk e kanë kursyer mundin dhe as jetën, për t`i shërbyer kishës, kombit dhe kulturës në përgjithësi. Pikërisht historia kishtare shqiptare, që nga fillimi dhe deri me sot, numëron shumë emra të cilët kanë lënë gjurmë nderi dhe krenarie...
Sevdail Hyseni: Historia e një ish të burgosuri politik nga Bujanoci
Në marsin e këtij viti, pikërisht, në periudhën e rëndë të pandemisë, doli nga shtypi libri me titull simbolik “Rrugëtim në jetë”, i autorit me origjinë nga Verbani i Bujanocit, Lugina e Preshevës, Abdurrahman Limani, ish i burgosur politik dhe veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare shqiptare në ish Jugosllavi...
Blerim Rrecaj: Asnjëherë
Asnjëherë nuk i kam dashur:TallavanëBurokratizmin zyrtarZhurmën e agregatëveDebatet banale medialeÇjerrjet militante partiakeSerialet e importuara të lotëve të turbulltAs ato vendore gjuhëstërpikura me banalitetAsnjëherë nuk mund t'i dua:Këta zingjirë të bezdisshëm...
Poezi nga Dedë Preqi
Thuaje të vërtetënEmrin e mbiemrinDhe vendin e lindjes,I drejtohet gjakatësi luftëtarit. Emrin e kam LiridonVendi i lindjes Dardani,Emri i babës Adem,1999Ulkonja NATO,më dha gji. Jam kushëri i Bajram CurritStërnip i Gjergj Kastriotit,Me bukë misri jam prushitëMe lëng hardhie jam rritë...
Nuhi Veselaj: Pse “po” paskajorja në standardin e shqipes së natyrshme (2)
Rilindësit tanë idealistë që nga fillet e shekullit XIX trashëguan vetëm disa nga veprat e shkrimtarëve tanë të vjetër, ngase ato u zbuluan, u studiuan e u vlerësuan më vonë, por ata mbi të gjitha u mbështetën në gjuhën e folur popullore dhe, pasi ishte gjuhë e veçantë, nuk ishte me prejardhje as romane...
Armela Hysi: Elona Gjergo - Spectrum
Është nga herët e pakta që më ndodh të kem lexuar një libër, të dua të shkruaj që ta këshillojë e reklamojë tek lexuesi, studiuesit letrar dhe mjekësor, mësues dhe prindër e gjithë sa kuptojnë ç’do të thotë vlerë e një libri dhe sa mëson, percepton, kupton dikush kur lexon ç’përçon ky dhe të mos...
Gjon Keka: Dita e 28 Nëntorit ditë e dritës dhe zgjimit kombëtar
Një nga faktet më të mrekullueshme të shekullit XV në Gadishullin Ilirik ,respektivisht në historinë e Arbërisë është pa dyshim zgjimi kombëtar Arbëror ,pas një gjumi të rëndë prej vitesh nën zgjedhën e sulltanit. Ky mund të thuhet se është edhe zgjimi i mirëfillt i parë kombëtar arbëror...
Rexhep Shahu: Rrahman Zeqiraj - Një statujë kujtimesh
Nëse duhen krijuar statuja për njerëz të shquar, të rëndësishëm, t’i krijojmë për mësuesit. Ata janë herojtë e shoqërisë tonë, se në fund të fundit, të gjithë produkte mësuesish jemi, shëmbëlltyra të tyre.Kështu e mendoj unë këtë libër modest kujtimesh të mësuesit Rrahman Zeqiraj, një statujë të vogël kujtimesh...
Eduart Sulollari: N'pasqyrën e hanës së pendueme
Poezi e LEON LEKAJ - Re të verbra thyejnë brinjët të verdhës hutaqe të vjeshtës. Një udhëkryq i vetmuar me krahët e hapur thërret erërat. Thëllimi i parë lëkund flakën mbi çatitë e përgjumura. Ngarkuar me ëndrra i iki natës, mbështetem tek pragu i ditës duke " soditur duelin e shkëmbinjve me agimin"...
Yllka Baxhaku: Persekucioni komunist ndaj grave dhe fëmijëve nën diktaturë
Sot pata rast të shikoj dokumentarin me titull "Gruaja nën diktaturë" realizuar nga Znj. Mimoza Dajçi.Mimozën e njohim si gazetare e publiciste, kemi parë e lexuar edhe për aktivitetin e saj humanitar për të drejtat e grave e fëmijëve në SHBA, por edhe veprimtarinë e saj të mëhershme në politikë, si ish anëtare e...
Edison Ypi: Rruga
Rruga që nuk kishte formën e rrugës së plumbit quhej “rrugë e shtrembër”."Rruga e shtrembër" përfundonte në një gropë që quhej “internim” ose në një humnerë që quhej “burg”.Rruga më e rrezikshme ishte “Rruga e armikut”...
Dukagjin Hata: Para ikjes nga ferri…
Ishte fundi i viteve ’50, vite që erdhën me shtrëngime të reja të jetës në cdo cep të atdheut, të pushtuar nga klika e kuqe, por në Blliçe, në atë fshat të çuditshëm të Dibrës, ku sigurimi qe shtruar “këmbëkryq”, këto shtrëngime po ktheheshin në një makth për të...
Fatmir Halimi: Përkujtim për poetin dhe atdhetarin e madh Sami Sherifin
Sami Sherifi ishte njëri prej poetëve bashkëkororë të letërsisë shqipe, një krijues ku pjesen më të madhe të jetës e kaloi në mërgim, meqë rreth 34 vjet të jetës së tij i kaloi kryesisht në shtetin e Zvicër.Sami Sherifi u lind më 15 shkurt 1950 në fshatin Sillare e Poshtme të Shkupit. Pas mbarimit të Shkollës Normale “Zef Lush Marku..
Përparim Hysi: Ardhsh, më e bukur!
Kur erdhi në kolektivin tonë, ajo sa qe martuar. Vinte nga një fshat buzëdeti dhe,siç më tha në intimitet Telati, duhet të kishte shije të kripur. Të kripur me masë dhe buzët (gjithmonë sipas Telatit), duhet të kishin atë shijen të kripur,por dhe me kanellë. Se nuset,sado të bukura,ornisen dhe kullundrisen sikur nisen për sfilatë...
Tahir Bezhani: Fletë të grisura
Nën trarët e kullës së rrënuarLexova ditën time të ecjesGurëve të oborritKishin mbetur shenja kujtimiPlagë grithur gjunjëve shtalbRrugëve të baltosura të fshatit tim...
Vladimir Shyti: Vallëzo me tingujt
Në piano ka mbetur melodia,Pa lëvizur dhe yjet në qiej të zjarrtë,Dhe kopështi me gjëmba pa trëndafila,Dhe tingujt me akuj të ngrirë. Vallëzo me tingujt,mos i lërë lotët,Të bien në tastet e bardha!Harro për një çast,jetën e zymtë,Luaj në piano,mblidh ëndërrat e thyera...
Marjana Gjergji: Mami
Syte e tu i mgjajne ngjyres se qiellitZemra jot ma ngroh shpirtin ashtu sikurrrezja e diellit ! Oh mam ku ka fjale qe munden me te pershkry ty ?Ku ka dashni ashtu sikur tyOoh zot a thu nji dite mundem sado pak me tu afrru ty...
Fritz Radovani: Adem Zaplluzha - Për Homerin e përjetësisë
O At i madhO GjergjKush e di se sa herë të vranëPor ju edhe i vrarëJetoni te yjetO ylli i ShqiptarisëJetoniDuke bartur në dorëZjarrin e OlimpitFlakadanin madhështorI cili kurrë nuk shuhetTë ishit gjallëDo i shkruanit sa këngë Homerike...
Fatmir Minguli: Koncepti i p?rsosm?ris? n? poezin? e Rexhep Shahut
Libri m? i fundit me poezi i poetit Rexhep Shahu vjen pas botimit t? librave t? m?parsh?m poetik? “Moti i h?n?s”, “Bregu i Breng?s”, “Lis i vet?m n? fush?”, “ Qyteti i lutjeve”, “Kjo ver? m?rzie”.Nuk jan? pak!Po t? shikosh titujt e librave t? botuar nga Rexhep Shahu v?ren...
Albert Zholi: Intervistë me skenaristen, spikeren dhe krijuesen Angjelina Xhara
Ka një karrierë shumë të pasur. Qysh në rini u bë pjesë e RTSH në lajmet kryesore, më vonë pjesë e Kinostudios dhe e Ministrisë së Kulturës. Përpos skenareve të filmave dokumentarë ajo ishte pjesë e shtypit të kohës, pasion që e vazhdoi edhe kur ishte në emigracion në Greqi...
Luan Kalana: Shpirti lirik i poetit Skënder Rusi
Poetet lindin ,por nuk vdesin,shpirterat e tyre mbesin gjalle mes nesh,sepse e perjetshme eshte poezia e tyre.I tille eshte poeti lirik modern korcar Skender Rusi,poeti i Seranatve korcare,poetii Lendines te Loteve,poeti i dashuruar me Korcen,”kingu”i poezise lirike moderne...
Xhevahir Cirongu: Poet që lë gjurmë në shpirtin e lexuesit
Duke hedhur një vështrim tërsor gjithë poezive të autorit Idriz Ismajli, para syve m’u shfaq anija e jetës. Ajo lundronte nëpër det bashkë me gjurmët të cilat kuvendonin me njëra – tjetrën. Aty janë gjithë ato kujtime të bukura, por edhe sakrificat , ku së bashku formëzojnë atë gjerdan petalesh...
Albert Vataj: 33 vite nga vdekja e poetit
Qyteti, njerëzit, liqeni, valët, qielli, retë, era, gjethet, çapitja e hapave, mbeten të nderura në kujtesën e kohës si qiej të zbrazur nga fluturimet.Ai, poeti, Lasgush Poradeci, u këput bashkë me gjethen e fundit dhe iku me valën e liqenit, tej, atje kur asnjë ikje nuk mbërrin dot...
Meri Lalaj: Shkrimtari i heshtur Fitim Sula
Flitet se në vendin tonë nuk lexojnë shumë njerëz, ama për të shkruar, shkruajnë të gjithë. Këshu dikush shkruan për vitet e vegjëlisë kaluar në fshatin e tij të dashur, dikush tjetër për përvojën e viteve në shërbimin ushtarak e të tjera. Ka edhe më keq, ata që kanë pare nuk lodhen fare, por paguajnë...
Nuhi Veselaj: Pse “po” paskajorja në standardin e shqipes së natyrshme (1)
Në këtë krye, duke u nisur nga fakti se shkenca ka vërtetuar që infinitivi në të gjitha gjuhët ku ka funksionuar dhe funksionon, dallon abstraktivisht nga format e tjera të pashtjelluara dhe të shtjelluara, ka shërbyer dhe shërben konceptualisht si ndërlidhëse në mes të sistemit verbal me atë nomunal, duke u...
184
185
186
187
188
Në Fokus
Prend Buzhala: Vepër sintetike e mendimit shqiptar
Jahja Drançolli: Prodhimi i djathit Dardania ka ruajtur traditën e saj që nga kohërat e lashta deri në ditët e sotme!
Bajame Hoxha-Çeliku: 40 vjet “Jehona e shqipes” në Belgjikë
Mihal Gjergji: Bashkëbisedim me veten
Brahim Avdyli: Breshërimat e çasteve të trishta
Osman Ahmetgjekaj: Xhavit Çitaku - “Çekani i vdekjes”
Rovena Vata Mikeli: Mirdita - identiteti dhe pasuria gjuhësore e një krahine
Hamza Halabaku: Nëma
Visar Zhiti: Darka e fundit dhe një degëz ulliri…
Tahir Bezhani: Përurim librash të autorit Ragip Ballata
Zemra Shqiptare