Video
Kontakt
Redaksia
[FULLNAME_CUT]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Redaksia
Video
Kontakt
[FULLNAME]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Përjetësi
Kadare
Lushaj
Mani
Ismajli
Kripa
Reshat Kripa: Në vend të homazhit
Studiuesi i njohur Giovani Sartori në studimin e tij “Edhe një herë për teorinë e demokracisë“, botuar në vitin 1987, shkruan:”Njerëzit që kurrë nuk e kanë njohur diktaturën dhe tiraninë e kanë të lehtë të jepen pas retorikës për lirinë duke harruar fare realitetitn ...
Reshat Kripa: A ka liri krijimtarije në Shqipëri?
Dëshirën për të lexuar dhe për të shkruar e kam pasur qysh në fëmininë time. Kam pasur dëshirën por jo mundësinë. Sistemi totalitar, që sundonte atëherë, mundësitë e publikimit të krijimeve letrare i kishte kufizuar vetëm tek ata që i bënin “Hosana Barabait”. Unë nuk mund ta bëja një gjë të tillë...
Reshat Kripa: Përvjetori i një masakre të pashembullt
Duke parë filmin në këtë përvjetor të masakrës së pashembullt që regjimi komunist ushtroi mbi inteligjencën shqiptare, me rastin e të ashtuquajturës bombë në ambasadën sovjetike, para syve më del ai vit i tmerrshëm, kur në Vlorën time do të vinin të sjella forcërisht, pesë ...
Reshat Kripa: Replikë me një ”historian”
Me daten 5 shkurt 2014 lexova në “Gazetën Shqiptare” një shkrim me titull “Masakra e 4 shkurtit, Milo: Të hiqen nga rrugët emrat e kriminelëve Mitrovica e Deva”, kushtuar ceremonisë së kremtimit të 70 vjetorit të të ashtuquajturës “Masakra e 4 shkurtit 1944”. Me indinjoi fjala e “historianit” ...
Reshat Kripa: Zërat e korbave të zinj
Kur isha në moshën e fëminisë historinë e Shqipërisë e njihja siç ma kishte mësuar historiografia totalitare që studiohej në shkollat tona. Sipas saj, çdo luftëtar nacionalist më shfaqej si Sali Protopapa i filmit “I teti në Bronx” apo si ballistët e filmit “Kur zbardhte një ditë ...
Reshat Kripa: Përgjigje bashkëvuajtësit Agim Hamiti
Para dy ditësh një miku im më njoftoi se në faqen e tij të facebook-ut një bashkëvuajtësi im, madje edhe bashkëqytetari im, zoti Agim Hamiti, kishte bërë një shkrim. Shkrimi ishte bërë disa ditë më parë por unë nuk e kisha lexuar pasi nuk isha në dijeni për një gjë të tillë ...
Reshat Kripa: Mos harroni, jemi edhe ne!
Shqipëria sot jeton në botën e çudirave. Përse do të thoni ju, të nderuar lexues? Sepse kushdo, i djathtë apo i majtë, politikan apo i paparti (nuk e di nëse mund te ketë në vendin tonë ndonjë që nuk i përket asnjë partie), analist apo gazetar është përfshirë në vorbullën e kësaj Shqipërie të çuditshme...
Reshat Kripa: Mirupafshim motër
Ike motra ime, ike në mes të duartrokitjeve të qindra admiruesve të tu. Ike kur e kishe plotesuar detyrën tënde të një artisteje të madhe të skenës...
Reshat Kripa: Një shkrim për vete dhe për të tjerët
Më datën 4 shtator 2013 botova në gazetat “Metropol” dhe “Republika” shkrimin “Një letër për Kryeministrin e ardhshëm”. Lidhur me të, një miku im, botoi në një gazetë tjetër, një shkrim ku shprehte mendimet e tij lidhur me të. Natyrisht...
Reshat Kripa: Sqarim për mikun tim Pullumb Kulla
Po ju shkruaj me vonesë, pasi vetëm mbrëmë lexova në internet letrën e hapur që ju i drejtonit zotit Sali Berisha. Për këtë letër më njoftuan disa miq të mi që e kishin lexuar në gazetën “Dita”. U bëra kurioz, hapa internetin, gjeta shkrimin dhe e lexova...
Reshat Kripa: Ëndrrat e parealizuara
Sot po afrohem te tetëdhjetat. Flokët janë zbardhur. Protezat kanë zëvendësuar dhëmbët. Hedh vështrimin larg, shumë larg, në rininë time. Ishin vite të vështira. Nuk e di nëse mund ta quash rini atë tonën. Rini e rritur nën hijen e pleqërisë ...
Reshat Kripa: Letër për Kryeministrin e ardhshëm
I nderuar zoti kryeministër i ardhshm i Shqipërissë,Unë që po ju shkruaj jam një ish i përndjekur nga regjini komunist. Nuk e di nëse e keni dëgjuar emrin tim por po ju them se jam një ish i burgosur politikë nga ky regjim, sot Kryetar i Shoqtaës Antikomuniste ...
Reshat Kripa: Martirët e 2 gushtit 1967
Burgu i Burrelit, një ferr i vërtetë i diktaturës komuniste, sidomos në periudha të veçanta të saj. Një nga këto periudha është edhe viti i zi 1967 kur, si rezultat i fjalës së diktatorit të 6 marsit 1966 dhe, pas saj, letrës së hapur të Komitetit Qëndror të Partisë së Punës ...
Reshat Kripa: Një libër për lulet dhe jetën
Duke lexuar librin me tregime “Rrëfime për njerëzit dhe lulet” të Astrit Xhaferit, me duket sikur ndodhem në një lulishte të mrekullueshme dhe ndiej aromën e dhjetra luleve që, në të vërtetë, janë personazhet kryesorë të këtyre tregimeve. Më duket sikur ndiej aromën ...
Reshat Kripa: Disa vrejtje për mikun tim
Dëgjova këto ditë intervistën e një mikut tim, në një nga kanalet televizive të vendit. Miku im i përket asaj shtrese që për gati një gjysmë shekulli nuk pa veçse ditë të errëta. Një ish i burgosur politikë që kurrë nuk iu nënshtrua dhunës komuniste. Pasardhës i një personi naconalist të dëgjuar ...
Reshat Kripa: E djathta dhe e majta
Një anekdotë e vjetër tregon se kur Neroni i vuri zjarrin Romës, populli u ngrit në revoltë dhe rrethoi pallatin perandorak. Neroni, i frikësuar, thirri këshilltarin e tij, të urtin Seneka, dhe i tha:- Si t’ia bëjmë, ata po hyn në pallat? ...
Reshat Kripa: Përpara drejt fitores
Në këto ditë të fundit të fushatës zgjedhore për Kuvendin e Shqipërisë, para syve më del ajo pamje e tmerrshme e atyre viteve të errëta të kaluara në periudhën e zezë të sundimit komunist. Mbi të gjitha më dalin para syve figurat e ndritura te atyre burrave te shquar ...
Reshat Kripa: Bedri Çoku - “Përtej dhimbjes”
Këto ditë doli në qarkullim një vepër tjetër e mikut tonë Bedri Çoku, romani “Përtej dhimbjes”. Ç’ka dashur të thotë autori me këtë titull? Heroi i romanit, që praktikisht është vetë autori, pasi ka vuajtur pothuajse një çerek shekulli burg, papritur e sheh ...
Reshat Kripa: Poeti “rebel” Pano Taçi
Sipas mitologjisë Feniksi ishte një shpend përrallor që kur mbushte moshen 500 vjçare bënte çerdhen, e shtronte me bimë aromatike dhe vdiste mbi të. Nga hiri i tij ai rilindte përsëri dhe ushqehej po me bimë aromatike. Ndaj sot, me përurimin që i bëjmë librit me poezi ...
Reshat Kripa: Feniksat e rilindur
Sipas mitologjisë feniksi ishte një zog që, pasi mbushte pesëqind vjet, digjej dhe nga hiri i tij rilindte përsëri. Kjo legjendë m’u kujtua kur mora pjesë në ceremoninë e përurimit të bar restorant “Feniks” në komunën e Remasit të Lushnjes. Kjo ngjarje më solli njëzetedy vjet ...
Reshat Kripa: Një thirrje Kryetares së Kuvendit
Para disa ditësh ishim në Shkodër. Përcollëm për në banesën e fundit zonjën e nderuar Bardha Gjonmarkaj, vajzën e kapedanit të Mirditës, dy herë e dënuar politike dhe pjesën tjetër të periudhës totalitare e internuar nëpër kampet e errëta të komunizmit...
Reshat Kripa: Homazh për mikun tonë, Abdyl Kërluku
I nderuar miku ynë Abdyl Kërluku!! Ju them mik se me të vërtetë i tillë ishe. Ti ishe këshilltari ynë i urtë, ishe burri me një karakter të fortë, i pathyeshëm para tiranisë së diktatorëve dhe i papajtueshëm me prapaskenat e intrigantëve të pamoralshëm. Ne deshëm të të kishim ...
Reshat Kripa: Nje ceremoni dinjitoze
Miku im, Shyqyri Toska, më njoftoi se bashkia Roskovec kishte shpallur “Qytetar Nderi”një figurë të shquar të kombit tonë, që karrierën e tij patriotike e kish filluar qysh në vitin 1909 kur së bashku me Bajo Topullin kishte ngritur çetën e parë nacionaliste në krahinën e Mallakastrës, që ...
Reshat Kripa: Sindroma “komunizëm”
Çdo diktaturë kur përmbyset le pas vetes, për një farë kohe, sindromat e saj. Këto vazhdojnë për aq kohë sa do të jetë e aftë shoqëria dhe, sidomos, klasa politike t’i hedhë poshtë. Varet nga vullneti i saj. Një shtet që pretendon se, pas përmbysjes së diktaturës, po ndërton një rend demokratik dhe ligjor ...
Reshat Kripa: Requiem për Vesel Kullën
Ike Vesel i dashur! Ike dhe na le vetëm në rrugën tonë. Nuk besoja kurrë se do të isha unë ai që do të thoja këto dy fjalë të përmortëshme në përcjelljen tënde për në banesën e përjetëshme. Nuk besoja, se deshëm të të kishim gjithmonë pranë, gjithmonë në krye të rrugës që kishim nisur së bashku ...
Balla & Kripa: Një intelektual i shquar
Po shkruajmë për një person që duhet shkruar, për një person që i mbylli sytë në mërgimin e largët por që dëshira e tij ishte të prehej në atdheun mëmë ...
Reshat Kripa: Të përndjekurit politikë dhe zgjedhjet
Lexova opinionin e zotit Agron Tufa në gazetën“Panorama” të titulluar: “Kriza e kauzës zgjedhore dhe ish-të përndjekurit”dhe dua, në vijim të këtij shkrimi, të paraqes edhe unë opinionin tim në lidhje me çështjet që autori, me të drejtë, ngre në këtë shkrim. Jam Kryetari i Degës së Tiranës ...
Reshat Kripa: Në kërkim të lirisë
Liri, ku ishe?Për shumë vjet të kam kërkuar,Vite dhimbje, vite zjarri,Për çdo ditë ëndërruar,ditë shprese, ditë malli. Liri, ku ishe?Për Liri, për Shqipëri,Ishte besa jonë e parë,Për flamurin kuq e zi!Për një Shqipëri të mbarë...
Reshat Kripa: Fjalë imzot, vetëm fjalë!
Kjo shprehje e të madhit Uilliam Shekspir m’u kujtua më 27 janar 2013, ditën e gjenocidit komunist në Shqipëri. Me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, qysh në vitin 2004 data 27 janar është caktuar si dita e gjenocidit nazist kundër hebrenjve. Lidhur me këtë ...
Reshat Kripa: Letër për një ish president
Shkak për këtë letër të hapur u bë një shkrim në “Gazeta Shqiptare” Nr.5860 datë 22 dhjetor 2012, mbi fjalimin që keni mbajtur në prezantimin e degës së partisë tuaj në Tiranë. Në editorialin “Pushteti të konsumon” të kësaj gazetë, lexoj lajmin “Në qeverinë e Berishës, sa më i korruptuar, aq më lart ngjitesh”. I shtyrë nga kureshtja hap faqen pesë ku ...
Cikël poetik nga Reshat Kripa
Ah, kjo zemra ime, plot me dashuriMbushur me pasion, zjarr dhe miqësi,Po kërkon së koti, kërkon qetësi,Por nuk e gjen dot, gjen veç ftohtësi.Sa shumë të duaOh, sa shumë ty të dua!Më shumë se çdo gjë në jetë,Pres nga ty oh, as më thua,Më do, a s’më do vërtetë ...
Reshat Kripa: Cila është dita e çlirimit?
Në këto ditë festive të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare dëgjojmë edhe disa zëra korbash të zinj që, për ta errësuar këtë ditë të shënuar të kombit shqiptar, nxjerrin në plan të parë një datë tjetër, një datë të turpshme për t’u përmendur, atë të 29 nëntorit, njëlloj si në vitet e errëta të sundimit të diktaturës komuniste. E di që ky shkrim do të ngjallë ...
Reshat Kripa: Requiem për Izet Shehun
Ike Izet i dashur! Ike dhe na le vetëm në rrugën tonë. Nuk besoja kurrë se do të isha unë ai që do të thoja këto dy fjalë të përmortëshme në përcjelljen tënde për në banesën e përjetëshme. Nuk besoja, se deshëm të të kishim gjithmonë pranë, gjithmonë në krye të rrugës që kishim nisur së bashku, sepse kishim nevojë për prezencën tënde, për mendimin tënd, për fjalën ...
Reshat Kripa: Një ditë e shënuar
Nëntori erdhi. Për datën më të shënuar të tij, 28 nëntorin, në periudhën e sundimit komunist flitej fare pak, sa për të mos harruar se ekzistonte edhe një datë e tillë. Madje, një datë tjetër, 29 nëntori, dita e vendosjes së diktaturës komuniste, i bënte hije kësaj date historike.Nëntori i vitit 1991 ...
Reshat Kripa: Klithma shpirti
Para tre ditësh në sallën e bibliotekës së Muzeut Historik Kombëtar Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë Para të Shqipërisë organizoi promovimin e librit “Klithma shpirti” të ish-të burgosurit politikë nga regjimi komunist, që ka bërë 23 vite burg në atë regjim, poetit dhe prozatorit Luan Burimi. Takimi u zhvillua në mënyrë të përsosur. Atë e hapi sekretarja e përgjithshme e shoqatës zonja Lili Ndoci e ...
4
5
6
7
8
Në Fokus
Xhelal Zejneli: Lufta hibride
Ilir Çumani: Zvërneci, Rrjolli dhe kriza e besimit publik
Sabile Basha: Roli i mërgatës shqiptare në kujtesën historike të Kosovës (6)
Frank Shkreli: Nga Lidhja e Prizrenit te Zëri i Rinisë sot: një thirrje për bashkim e bashkëpunim në hapësirën shqiptare
Fejzulla Berisha: Gjermania Perëndimore dhe Gjermania Lindore: një mësim i madh historik, juridik dhe diplomatik për Kosovën (3)
Idriz Zeqiraj: Pani-i armiqësor ndaj fëmijëve të Presidentit Rugova!
Milazim Zeqiraj: Përgjegjësia e votuesit ndaj vendit dhe anasjelltas
Isuf B. Bajrami: Sovraniteti popullor dhe përfaqësimi politik në Republikën e Kosovës
Asllan Dibrani – Luani: Vota e 7 Qershorit për Kosovën shtet, jo provincë
Hasan M. Shahinaj: Dhimbje krenare...
Zemra Shqiptare