• Video
    • Kontakt
      • Redaksia
    • [FULLNAME_CUT]
      Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë
  • Redaksia
  • Video
  • Kontakt
  • [FULLNAME]
  • Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë

Përjetësi

  • Kadare

  • Lushaj

  • Mani

  • Ismajli

  • Kripa

Sabri Hamiti: Triumfi i artistit

Shpjegimi mund të gjejë arsye vetëm në rrethanat politike dhe kulturore shqiptare. Ismail Kadare në aktin krijues letrar është një i rebeluar i metodës sepse në anën tjetër ai ende formalisht, me shkrim, mbron Realizmin Socialist në Shqipëri si metodë krijuese. E thënë me gjuhën e letërsisë këtu kemi triumfin ...

David Bellos: Nekrologji për Ismail Kadarenë

Ismail Kadare, i cili ka vdekur në moshën 88-vjeçare, ishte shkrimtari më i njohur shqiptar i brezit të tij dhe të gjithë të tjerëve, dhe një nga romancierët më të shquar evropianë të kohës sonë. Ai lë një vepër kaq të madhe sa Komedia Njerëzore e Balzakut, po aq të paepur në kritikën...

Gani Mehmetaj: Tri takimet e mia me Ismail Kadarenë

Ismail Kadarenë e takova për herë të parë në Prishtinë me 1980. Kishte ardhur me Helenën në promovimin e veprave letrare që ia botonte “Rilindja”.Ato ditë flitej se në Perëndim përgatitej xhirimi i filmit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, bashkëprodhim franko-italianë. Ishte romani i parë i një shkrimtari shqiptar, që do...

Rudolf Marku: Takimi me Kadarenë në vitet ’70

Ndodhesha në një gjendje dëshpërimi të thellë kur dikush më thotë se shkrimtari Ismail Kadare është ndalur në Lezhë dhe kërkon që të më takojë.Kadare pranohej si talenti më i madh i letrave dhe artit shqiptar, dhe çdo krijues e kishte ëndërr takimin me të. Vetë ai shihej si shkrimtari më...

Milaim Zeka: Kush ishte “mekati” Ismail Kadarese?!

Ismail Kadare ka qene ai thingili i kombit shqiptar, i cili ne prushin dhe hirin e tokave shqiptare, eshte ruajtur, ka shpetuar, eshte ringjallur, per t’i treguar botes mbare, kush kemi qen e kush jemi. Kadare ka komunikuar me boten ne 48 gjuhe te ndryshme.Disa te mjere po flasin per ...

Fahri Balliu: Miku im s’të them lamtumirë, do të jem përditë me ty!

Ditë si kjo që na dha lajmin e hidhur për Kadarenë, janë të tilla që kundërshtojnë vetë verdiktin e vdekjes. Kjo vjen nga vëllimi i dhimbjes dhe nga pesha e humbjes së njeriut me vlerë, por në rastin e Ismailit ka edhe një shtesë, se në thelb verdikti i vdekjes nuk ekziston, ai ka lënë veprën...

Ben Blushi: Për Ismail Kadarenë

Ismail Kadare kishte dhuntinë të përshkruante bukur edhe gjëra të shëmtuara dhe kjo e bëri atë të pazëvendësueshëm për të gjithë ne që kemi jetuar kohë shumë të shëmtuara.Kur përpiqem ta krahasoj me diçka, mendoj se Ismail Kadare i ngjan një njeriu që jeton duke shpërndarë ëndrra...

Përparim Hysi: Diktaturës nuk i dhimbsej, por i lipsej Kadarea!

Natyrshëm që kanë vërshuar shkrime për KADARENË,  se ai është GJENI me shkrimet e tij dhe GJENITË paraprijnë.Jam 82- vjeç dhe 41-vjet kam qenë mësues i GHUHËS dhe Letërsisë SHQIPE dhe kam të drejtën që të flas se si e njoh unë KADARENË dhe sa herë  e "kam takuar" atë. Vazhdimisht, tërë jetës...

Visar Zhiti: Edhe sot për Kadarenë

Duke parë nga larg, nga shumë larg në ekran skenën e homazheve përcjellëse për Kadarenë në Tiranë, në Teatrin e Operas, se shkrimtarët shqiptarë nuk kanë një ngrehinë të tyre të përbashkët por varret, bashkë me trishtimin, m’u shtua keqardhja dhe mërzia…

Mehmet Kraja: Kadare dhe Kosova

Për ne në Kosovë ikja e Kadaresë ka një kuptim më specifik: ka qenë mbështetja këmbëngulëse, e fortë dhe pa rezervë që ai i ka bërë Kosovës në më shumë se 50 vitet e shkuara.Pavarësisht nëse kjo mbështetje ka qenë letrare ose politike, ajo përbën një ngjarje në këtë histori, sepse pësimet dhe...

Fatbardh Amursi: Nuk e zvogëloni dot të madhin Kadare!

Nuk do kisha asnjë foto me Ismailin, edhe pse kam ndenjur goxha gjatë me të, nëse botuesi Hudhri, nuk do më telefononte për një kafe me Kadarenë. Kishim më shumë se një çerek shekulli, që s`komunikonim. (Arsyet i gjeni në librin tim me refleksione “Them se e njoh Kadarenë”.) Para disa vitesh, po me Bujarin, çifti Kadare...

Edison Ypi: Kodi Kadare

Ke vënë re qysh herët se në librat e Kadaresë diktatori është personazhi më skematik, më i shpëlarë, më i rrafshët, partia është inekzistente ose qesharake, komunistët janë të gjithë primitivë, trashanikë, të ngathët nga mendja dhe të penduar ose të dëshpëruar...

Blerim Latifi: Letërsia e Kadaresë u përbotësua

Qysh prej Epit të Gilgameshit letërsitë e mëdha kanë qenë gjithmonë një gjakim për ta sfidu vdekjen. Disa prej këtyre letërsive me kohë do të ktheheshin në fe, për ta vazhdu sfidën edhe me armë të tjera.Falë këtij dimensioni, të përpunuar mjeshtërisht, letërsia e Kadaresë kapërceu kufijtë shqiptarë dhe u përbotësua...

Agron Gjekmarkaj: Dy metra dhe të dënja për Kadarenë!

Tek lexova lajmin e fundit se Ismail Kadare do të varroset në Tufinë diçka më semboi sëbrëndeshmi.Me gjasë na goditi perseri rastesia dhe nuk na gjeti të pergatitur.  Kadare është njeri si gjithë ne të tjeret por gjeni që ne të  tjeret nuk jemi, kontribues i pashoq ndaj vendit të tij dhe kultures universale që ne tjeret nuk jemi dhe...

Alfred Lela: Katedralja që la trashëgim Ismail Kadare

Profesori Australian Mark Burry e quante Sagrada Familia-n e Antoni Gaudit ‘katedralen e parë në Mars”. Duke nënkuptuar këtu jo vetëm një ngrehinë madhështore, por edhe të pavend (out of place). Mund të tigëllojë hiperbolike të thuash se i tillë, një ‘katedrale në Mars’ ishte edhe Ismail Kadare; me veprën më shumë se me personalitetin...

Rexhep Shahu: Lamtumirë Kadare

Shkrimi yt mua me ka bere  magji qe me auuu… te Kronike ne gur, me ka heshtë e shtangë Ebuqerimi… , me ka rrenqethë Laokonti…Vonë pas gjysmës se jetes kam kuptuar se librat e tu per mua kane qenë krahë dallëndyshesh që mbanin në qiell ëndrrat e mia që ndizeshin nga librat e tu...

Edison Ypi: Çfarë ishte Kadare

Skënderbeu ishte mit. Ali Pasha despot. Naimi qiri. Lasgushi violinë. Fishta lahutë, çifteli. Migjeni fije bari. Diktatori, tytë, shul, sapun, litar. E kështu me rradhë, secili ka qënë diçka.Po Kadare, çfarë ishte vallë Kadare ?A ishte Kadare, për shembull, furrnaltë rrethuar nga proletarë heroikë leckamanë sypatrembur që luftonin...

Ismail Kadare: Kohë e pamjaftueshme

S’kam kohë të harroj shumë gjëraQë nga mendja ti nxjerr përjetë.Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimatDo t’më duhen së paku dy vjet. Dhe ndoshta po aq për Danten,Për frëngjishten tok me plazhet po aq,Ndoshta gratë do të jem duke fshirëKur muzgu do të afrohet ndërkaq...

Ndue Dedaj: Kadare, çmimi i veprës dhe përçmimi biografik

Nganjëherë thua kanë qenë me fat shkrimtarët e mëdhenj që kanë vdekur jo në kohën e internetit, pasi kanë shpëtuar nga jargët e sharjeve dhe “biografizimi” i tipit bolshevik, si dhe nga “klasifikimi” popullor kush është i pari, kush i dyti, kush i treti, a thua se bëhet fjalë për krushq të një dasme që shkojnë të marrin nusen...

Bujar Hudhri: Lamtumirë, mjeshtër!

Shumë vite më parë, kur lexova paragrafin e fundit të dorëshkrimit të librit me kujtime të Helenës “Kohë e pamjaftueshme”, ku shkruhej se cili do të përcillte tjetrin nga kjo botë, Kadareja ia kishte mbushur mendjen se duhej të ikte i pari. Duhej të mbetesha, shkruante Helena, njëfarë kohe pas tij, ashtu sikundër pas një darke të gëzueshme...

Alfred Lela: Merre mbrapsht dritën që na dhe, Ismail Kadare!

Kalimi i Ismail Kadarese eshte nje ikje shtergu. Kthehet gjithmone ne ate stinen e perjetshme te Letersise, ne ate gjeografi te paane te tekstit, ne ate harte te shpirtit shqiptar qe askush tjeter nuk e shpalosi sa dhe si ai.Nuk ka asnje humbje sot me ikjen e tij, perveç asaj te...

Femi Cakolli: Kadareja në dekadat dhe shekujt që vijnë do i bëjë shërbim edhe më të madh Shqipërisë

Ismail Kadare, prozatori më i njohur shqiptar në botë, shumë herë i emërtuar për çmimin Nobel ndërroi jetë sot në moshën 88 vjeçare. Numri 8 ka kuptimin e ecjes ose lëvizjes së pandërprerë. Kadare do ta lëvizë tutje letërsinë dhe kulturën shqiptare edhe më lart, shumë e shumë më lart sesa në të gjallët e tij...

Edison Ypi: Shën Kadare

I ra Ferrit mjatas, djathtas, para, mbrapa, lart, poshtë, diagonalisht, kryqetërthor, rrethepërqark. S'la zgëq pa ja parë. S'la qosh pa ja ndjerë. S'la hile pa ja nxjerrë. S'la sekret pa ja zbuluar. S'la torturë pa ja vuajtur.S'mbeti budalla pa e përgojuar...

Prend Buzhala: Pavdekësia e Shkrimtarit

Lexuesi thjesht e shtron pyetjen: a vdes shkrimtari i madh?A vdes.... kur e kemi gjithë atë thesar të paçmueshëm veprash letrare si trashëgimi e përjetshme? Mu siç ja në veprat e të mëdhenjve që nga Homeri, Eskili, Shekspiri, Dante... për disa nga të cilët shkroi vetë Kadare...

Kozeta Zylo: Iku në përjetësi shkrimtari i shquar botëror Ismail Kadare

Sot mbarë kombi shqiptar dhe gjithë mediet më të njohura botërore filluar me New York Times, Guardian, Reuters, Le Monde, AP dhe shumë të tjera kanë shpërndarë lajmin e vdekjes së kandidatit për çmimin Nobel Ismail Kadare.Po citoj vetëm një fragment çfarë shkruan sot NY Times me...

Xhelal Zejneli: Ismail Kadare – Rreze drite në ditët e errëta të regjimeve diktatoriale

Zëri universal kundër totalitarizmit, Shekspiri i kohës moderne, Markezi i Evropës, misionari që nuk rreshti së kërkuari shtigjet që e lidhin botën e miteve dhe të legjendave me qytetërimin modern...

Visar Zhiti: Kadare!

Ikja nga kjo jetë e Shkrimtarit dëshpëron të gjithë ata që e duan, por vepra e bën të pranishëm te çdo lexues i tij, bashkëbisedimi vazhdon…Kadare i dha gjuhës shqipe shumë dhe romanit shqiptar njohje botërore...

Vjosa Osmani: Lavdi veprës e jetës së kolosit Ismail Kadare!

Në historinë njerëzore, shkrimtarët shpesh i kanë dhënë kahun kombeve në çastet më të vështira të historisë, duke artikuluar idenë e lirisë.Ismail Kadare ishte gjeniu shqiptar, njeriu e shkrimtari i cili tërë jetën dhe veprën e vet ia kushtoi dashurisë ndaj tokës, gjakut e vendit të shqiptarëve, duke krijuar një trashëgimi...

Agron Gjekmarkaj: Shqiptar e europian i fisëm

E shihnim si të pavdekshëm në fronin e Patriarkut të letrave shqipe e botërore Ismail Kadarenë. Në fakt edhe pas ketij lajmi që të lë pa frymë i tillë është. Nga sot ai hyn në jetën e pasosun, atë që se njeh më vdekjen.Ishte emancipuesi dhe katalizuesi i kulturës e gjuhës shqipe, kujdestari i epërm i popullit të tij. Në gjithçka...

Mero Baze: Njeriu që mbajti kombin me kokën nga Perëndimi

Shqipëria nuk është gati të përcjell Ismail Kadarenë. Ajo është kapur si në kurth nga ikja e tij. Dhe këtu nuk është fjala si për ato urgjencat që ta gjejnë shtëpinë rrëmujë dhe ti nuk pret dot miq. Është më shumë se kaq.Shqipëria është përkeldhelur nga fati që e kishte të gjallë...

Ndue Ukaj: Lamtumirë Ismail Kadare

Një mendje e bukur e lartësive më të epërme- atyre qiellore të artit - sot u bashkua me çetën e bukur të shkrimtarëve të pavdekshëm, ku janë Homeri e Dante, Servantesi e Shekspiri, Tolstoi e Gëte, Kafka e Kundera, e plot e plot emra të tjerë të pavdekshëm....

Sali Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për gjeniun botëror të letrave, Ismail Kadare

Në kohërat më të errëta të regjimit hoxhist kur me një varg apo poezi mund të hapje varrin tënd, me gjithë konformizmin që kishte si alternativen me te mire burgun dhe internimin, Ismail Kadare arriti të dalë nga shtrati i Prokrustit me vepra si “Pallati i Ëndrrave” etj. për të cilat...

Rexhep Shahu: Kadare i flet përjetësisht njerëzimit

Shkrimtari me i madh shqiptar i te gjitha koherave Ismail Kadare sot shkoi ne perjetesi ne moshen 88 vjece. Kadare eshte i vetmi shkrimtar shqiptar i ketij planeti qe i flet perjetesisht njerzimit ne 45 gjuhet kryesore te botes. Po behet gati nje shekull qe ai eshte sundimtari absolut ne letrat shqipe dhe do te duhet mbase...

Xhevahir Cirongu: Kadare

U shkundën gjethet e lisit në korieNë qiell me re shkreptëtimat  bënë dritë,Dhe vargjet në brigje malesh thanë atë çastNga ne mos ik ti i madhi i fjalës  KADARE!...

Zija Çela: Lamtumirë, Princ i Letrave Universale

Sot u shua në paqe Ismail Kadare, ai që në të gjallë kurrë nuk gjeti paqe. S’ do të ketë kryevepera të tjera, as trille të tjera plot shkreptima sipas zakonit që kanë gjenitë.  Por dha aq shumë, sa duke mbyllur sytë, i la shqiptarët dhe lexuesit e huaj përgjithmonë syhapur ndaj trashëgimisë së tij...

1 2 3 4 5 6
Në Fokus
  • Albert Zholi: Mimoza Ahmeti kundër Kadaresë, debat letrar apo etje për protagonizëm?! Letërsia nuk është Ferma VIP!

Zemra Shqiptare
Ballina Video Kontakt
Powered by Soso News 4.1

Buletini

Abonohuni për të marrë lajmet e përditshme në email-in tuaj