Zemra Shqiptare
Video
Podkast
Kontakt
[FULLNAME_CUT]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Video
Podkast
Kontakt
[FULLNAME]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Udhëpërshkrim
Gorica
Pëllumb Gorica: Divjaka për t’u riparë
Udhëtimet gjithnjë ngjallin kureshtje me misteret e madhështisë së Natyrës. Krejt natyrshëm të mbështjellin brenda vetes me asisoj emocionesh, të cilat secili nga ne i ruan së brendshmi si diçka të shenjtë. Për më tepër magjia e së bukurës së përjetuar, në shikimin e natyrës dhe fragmente të jetës, çdoherë është interesante...
Pëllumb Gorica: Një copëz paqe në Adriatik
E pres çdo udhëtim (si çdo gjë tjetër të bukur) me harenë e një fëmije; kësisoj një gëzim që shpesh më lexohet në fytyrë. Sqimëtar drejt vendeve të bukura me vlerat e tyre historike, arkitekturore e turistike, e cila është një gjë jo thjesht e dobishme, që ndryshon ritmin e ditës dhe begaton jetën, duke të mbushur shpirtin me mbresa...
Pëllumb Gorica: E bekuara nga perënditë
Një ndjenjë ngazëlluese të mbërthen kur udhëton drejt Valbonës. Ajo të ngjan me magjinë e përrallave dhe me vete thua se vend të bukur zgjodhi Perëndia, që jo më kot Romakët në shek III pas Krishtit, të mrekulluar nga bukuria dhe begatia e saj, e pagëzuan me emrin Valbona...
Pëllumb Gorica: Petrela, vendi i dy kështjellave
Sa herë udhëtoj, jo vetëm në natyrën e papërsëritshme, por edhe në monumentet e lashtësisë, them me vete: Çfarë do të vështroj e ndiej që të më mahnisë pafundësisht?Sado i shkurtër të jetë udhëtimi, mbresat janë të mëdha, kur trualli që shkel ka shumë epikë e bukuri arkitekturore, aq sa, lidhesh...
Pëllumb Gorica: Bukuroshja e Jonit
Sa bukur kur udhëtarin që pret yllin e mëngjesit e urojnë: T’u bëftë rruga dritë!Agu i parë i dritës dhe ardhja e ditës më gjeti në udhë drejt Sarandës së veshur me kostum kaltërsie. Ta prekësh atë, është shumë më tepër se një motiv i buzëqeshjes së diellit, të ujit kristal dhe llokoçitjeve dallgë-dallgë, që lëpijnë...
Pëllumb Gorica: ‘’Arratisje’’ larg Tiranës
Të udhëtosh në të jashtëzakonshmen, që gjendet në Shqipërinë tjetër, të hijshmen, të paqtën, nuk e shpjegon me shumë fjalë, nga emocionet që përfton prej tablove të pafundme natyrore, të pikturuara aq bukur. Nga dëshira për të kërkuar atë të bën të “arratisesh” nga rutina e qytetit...
Pëllumb Gorica: Udhëtim në varret e mbretërve ilirë
Të udhëtosh është jo vetëm bukur, për aq kohë sa je në shoqërinë e miqëve për të kaluar një ditë ndryshe mes mistereve të fshehura, e emërvendeve “fosile” të lashtësisë.Panoramat mbresëlënëse të luginës piktoreske të Shkumbinit të mbajnë të burgosur në gjarpërimet e rrugës që përshkohet shpejt dhe ...
Pëllumb Gorica: Një portret që rrezaton mirësi
Shpesh fjalët më vijnë natyrshëm kur është fjala për takime me miq plot vlera si Muharrem Meko, Drejtor i Radio Televizionit të Korçës.Njohja jonë ka qënë e rastësishme. Por pas takimit emocionues, në kafenenë e Radio Televizionit të Korçës, më lindi dëshira të shkruaj për të. Biseda me të më bëri personalisht të...
Pëllumb Gorica: Të udhëtosh nëpër damarët blu të bjeshkëve
Majës së Currit të Djajës, ku ujërat rrokullisen e turren, në luginat e veshura me gjelbërimin e bimëve dhe drurëve të lartë të dushkut dhe hera herës me makje, aty-këtu shtrihen fshatrat e krahinës së Shllakut si: Vilzë, Mazrek, Shpor, Barcollë, Kroi i Madh, Vukjakaj, Gegaj, Mjegull, Palaj - Gushtë...
Pëllumb Gorica: Mes qiellit blu dhe një reje
Përmbi gjelbërimin me lule petaleçelurAroma e harlisur çapitet në tokëNga grumbuj lulesh prej pemësh mbjellurNjëra kokën nxjerr e s’fshihet dot. Si lule e bukur agimit fleÇdo lule tjetër e adhuronNga degë e gjethe si nuse ndër neMe endje dëshirash që belbëzojnë...
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Të endesh në hapësirat e nëntokës, të flet një emocion, një ortek ndjenjash, një mbështjellje shpirtërore. Të merr me vete mendimi i rrëmbyeshëm, që do të thotë po ashtu, të pushton një ndjesi e bukur kur prek këtë botë, të çuditshmen, të veçantën, magjinë…
Pëllumb Gorica: Kanioni i Holtës - Mrekullia joshëse e natyrës
Sa më shumë të udhëtosh, sidomos, larg nga qytetet e zhurmshme mes gjelbërimit, ajrit të pastër, ujit dhe diellit, si dhuratat më të çmuara që na ka falur Zoti, mund të shohësh në thelb Shqipërinë e (pa) njohur, me misteret gjeografike dhe historike, që ofron secila krahinë. Kur i shikon nga një...
Pëllumb Gorica: Monografi që shpalos histori e krenari
Studiuesi, Veli Varfi prej kohësh ka gërmuar në dokumenta e kujtime të pafundme, të cilat dëshmojnë histori dhe ngjarje në kohëra; ai në organe të shtypit ka shkruar mjaft trajtesa me interes njohës për krahinën fisnike të Labërisë, e veçanërisht për zonën e Lopsit të Tepelenës. Ne kemi të botuar një studim interesant për Ismail Kaso Dhëmblanin dhe Luftën e Gribës...
Pëllumb Gorica: Në gjurmët e piktogrameve pellazge
Udhëtojmë drejt Xhuxhës së bashku me Frrok Bardhin. Me ndjenjën ende të pashuar për vendlindjen e tij, që nuk e harron, dhe e ka me vete kudo, zbulimi i gurit me piktograme dhe historia e lashtë e trevës, e ka bërë më shumë krenar.- Sa më shumë vitet shkojnë...
Pëllumb Gorica: Dëshmi të pakrahasueshme të lashtësisë
Një udhë e përshkruar në Baldushk, edhe pse pak kilometra nga Tirana, të duket sikur zbulon diçka të re. Sa herë e viziton dhe prek me sy për të kaluar çaste të mbushur me ndjesi të paprovuara, të dhuron kënaqësi shpirtërore. Ajo dredhon dhe humbet kodrave, gropave, luginave njëra pas tjetrës, të veshura me ullinj e pyje të...
Pëllumb Gorica: Dumrea, një perlë e vetë Zotit!
Ca sy të kaltër, rrethuar me gjelbërim, ka kohë që e shikojnë qiellin dhe shkrihen së bashkë me të. Nuk janë sy, njerëzor, por të 84 liqeneve karstike të Dumresë. Emocione të mëdha të mbërthejnë kur je pak çaste mbi to, dhe pa ngurruar i quan perla të dhuruara nga vetë Zoti...
Pëllumb Gorica: Bosnja një bukuri e mbuluar ende nga plagët
Kur e shkel për herë të parë, me një kureshtje udhëtari, Bosnje – Hercegovinën, vërtet ndjen një kënaqësi të jashtëzakonshme, sepse është një vend që jo vetëm të emocionon me bukuritë e natyrës dhe objektet historike, por edhe me zhvillimin e saj të shpejtë, e cila pret ...
Pëllumb Gorica: Vlera të patjetërsueshme kulturore pejane
Me vështrimin ndaj së bukurës, qëndroj shpesh e sidomos në ato që të dehin e të bëjnë të gëzueshëm si fëmijë. Nuk janë vetëm peizazhet, por edhe qytetet me ndërtime të lashta; kala, ura, kisha, xhami, muzeume, koleksione, si artifakte që presin të dalin kasafortave të mistershme të shekujve...
Pëllumb Gorica: Historitë e masakrave serbe në Dumre dhe Sulovë
Pas Shpalljes së Pavarësisë, më 1912, e cila shënoi edhe momentin kyç për krijimin e shtetit shqiptar, ekzistenca e tij po tkurrej me shkëputje të trojeve të tjera, nga grekët në Jug, bullgarët në Lindje, serbo-malazezët në Veri-lindje. Kjo periudhë e fillimshekullit të kaluar ishte një nga momentet...
Pëllumb Gorica: Fryma pagane e Ditës së Verës
Ritet e lashta pagane janë përcjellë, sa në antologjinë gojore popullore, aq edhe në plastikën e lëvizëshmërisë së jetës, si një dëshmi e kulturës sonë të lashtë. “Dita e Verës” është një prej riteve festive. Në zhvillimin e saj, ajo përshkohet nga tipari i gëzimit njerëzor, që pasqyron kalimin e dimrit...
Pëllumb Gorica: Pusi që lahet vetë e lanë dhe kujtesën tonë
Ka disa veçantira historike që, të tërheqin vemendjen me shfaqjen e tyre, me kreativitetin, misteret dhe kumtimet e padeshifruara. Është një përbashkësi kulturash e kohërash të lashta që të imponohen. Ndaj, gjithmonë i pres me dëshirë udhëtimet eksploruese drejt tyre, aq më shumë nëpër monumente...
Pëllumb Gorica: Muret ciklopike që sfidojnë shekujt
Më pëlqen të endem midis rrënojave të lashtësisë, sepse aty fshihet historia, ngjarjet, luftrat, jeta në shekuj... Çdokush ka këndvështrimin e vet, por unë jam i dashuruar me vendet historike shekullore, të kredhura në mjegull, për t'i vizituar ato më shpesh.E hodha vështrimin në kodrat pak të pjerrëta të veshur me ...
Pëllumb Gorica: Një mjellmë në Korab
Udhëtimet në lartësi janë sfida të guximshme. Sa herë ngjitesh aq më shumë të shtohet dëshira, të fluturosh me krahët e kënaqësisë. Kur kjo dëshirë të ngacmon bukurisht, mezi e pret udhëtimin, sidomos kur e panjohura të bën mik shpirtëror duke i shfletuar. Që herët kam pasur dëshirën të ngjitem në malin e Korabit, të kësaj parajse ...
Pëllumb Gorica: Kur zogut i thyen krahët
Shpesh më mbulon një tis heshtjePa ditur për menunë e buzëqeshjesTë tret sytë në hone të një endjePas paqes i dashuruari si ters! Mjegullës, pritja i lagu mungesënQë i jep kumte qiellit të sfiliturKur zogut i thyen krahëtRrezuar nga një rreze papritur...
Pëllumb Gorica: Me fjalë nuk bëhet ura
Thonë se Haxhi Bej Përrenjasi i Sulovës nga ligësitë e shumta që kishte bërë filloi të kishte shqetësime nervore dhe nuk flinte dot. Për këtë arsye ai shkoi tek një hoxhë i njohur, i cili i thotë, se mënyra e vetme e shërimit të tij ishte të bënte për banorët e Sulovës vepra ...
1
2
3
4
5
Lajme Popullore
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me këngëtaren e mirënjohur Viola Shqau
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me këngëtarin e mirënjohur Salim Arifi
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me profesorin dhe studiuesin Avzi Mustafa (II)
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe ish-të përndjekurin politik Eduard M. Dilo
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me profesorin dhe studiuesin Avzi Mustafa (I)
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me profesorin, studiuesin dhe publicistin Xhemaledin Salihu (I)
Xhelal Zejneli: Shpallja e Pavarësisë, akt me rëndësi historike
Frank Shkreli: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë historik i Dardanisë
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Nexhmije Mehmetaj – ruajtëse e gjuhës dhe identitetit kombëtar
Gjekë Gjonaj: Burrë i kuvendeve, pajtues gjaqesh, lahutar dhe vajtor i traditës malësore