• Video
    • Kontakt
      • Redaksia
    • [FULLNAME_CUT]
      Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë
  • Redaksia
  • Video
  • Kontakt
  • [FULLNAME]
  • Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë

Faleminderit

Albana Lifschin: Lindja e shtypit të lirë Amerikan

Historia e luftës për shtypin e lirë amerikan është e lidhur me emrin e gazetarit Xhon Pitër Zenger (John Peter Zenger) nga Nju Jorku.Në dhjetëvjeçarin 30-40 të shek. të 18, Nju Jorkun e qeveriste guvernatori Uilliam Kozbi (William Cosby), një njeri i korruptuar dhe hakmarrës. Xhon Zenger, djale i ri në moshë atë kohë, filloi të botonte gazetën e tij të ...

Klajd Kapinova: Hane Sina (1928-2012)

Vuajtja, ka mbetur pa shërim. Ajo ishte pjesë e jetës në familjen Sina, gjatë 5 dekadave të sistemit komunist.Refreni i zakonshëm dhe monoton ishte: dhimbje pakufi, keqtrajtime shtazarake, përbuzje e fyerje ekstreme, varfëri me bukë mjerimi, nënçmime sistematike, dhunë psiqike e fizike të vijueshme, internime dhe mallkime ...

Gëzim Llojdia: Humoristi i shquar Gaqi Visha

Frymëmarrja e jetës të një aktori siç ishte Gaqi Visha është ndërprerë njëzet më parë. Trualli ku prehet nuk janë vetëm varrezat civile,por është panteoni i artit ku ai ka zënë vend madje gjurma e tij është më e thelluar se të tjerët .Në mëndje ndërkaq dhe në zemër ai gjen vend, ashtu siç përpiqen artistët dhe të gjithë krijuesit e mirëbërësit e tjerë që , kërkojnë  ...

Gjovalin Muzhani: Te perkujtojme 100 vjetorin e lindjes se inxhinjerit kimist Ernesto Bushati

Inxhinjeri i madh i mire njoftun shkodran kimisti Ernesto Lazer Bushati, leu ne qytetin e Shkodres me daten 21-XII-1912. U rrit ne Shkoder femije, qe ndoqi shkollat deri ne gimnazin e Jezuitvet si i pari i klases e shkolles. Ma vone u punesue jetoi e punoi ne Tirane tue vdeke ne moshen 81 vjeçare me daten 14 janare 1993. Kimistin E. Bushati e perkujtojme me rrespekt te ...

Gani Qarri: Azem Galica, jeta dhe lufta e tij

Azem Bejta u lind më 1889 në një familje të varfër në fshatin Galicë të Drenicës. Edhe i ati Bejtë Galica ishte një atdhetar i flakët i cili tërë kohën do ta kalonte në luftëra të pareshtura për çlirim nga sunduesit e vjetër dhe shpëtimin e vendit nga pushtuesit e rinj. Ndaj,që nga viti 1870 e deri më 1906,një pjesë të jetës së ...

Zeqir Lushaj: Djali i Perajve, Petrit Sokoli

Jo pak njerëzve, kur bëjnë një moshë, nuk ju vjen mirë tu thuash “djali i filanit”. Por, me Petrit Sokolin nuk ndodhë kështu. Megjithëse e kujtoj mirë dhe kur jam takuar per herë të parë me të e jemi prezentuar, me ka thënë: -Jam djali i Dedë Sokolit të Perajeve, nipi i Gjon Sokolit… -Po ta permendi axhen, se ai asht kanë ma i njohur e ma i degjuar se baba…

Peter Tase: Rilindasi i madh Jeronim De Rada

Jeronim de Rada është njëri prej shkrimtarëve më të njohur të rilindjes kombëtare, që fatkeqësisht nuk zuri vendin e duhur gjatë kremtimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit Shqiptar, aktivitete që u organizuan përgjatë vitit që po mbyllet.Shkrimtari arbëresh, themelues i lëvizjes rilindase ...

Albana Lifschin: Woodrow Wilson - Presidenti i 28 i SHBA (1913-1921)

Në imagjinatën e tij të fëmijërisë, Tomi Uillson kishte krijuar një botë lojrash ku ai ishte kryekomandant që udhëhiqte një ushtri të madhe në vepra heroike.Shumë, shumë vjete më pas, ndodhi që Tomi të bëhej Udrou Uillson (Woodrow Wilson), president i vëndit më të fuqishëm në botë dhe kryekomandant i forcave të armatosura të SHBA ...

Xhevahir Cirongu & Osman Azizaj: Delvinjoti Xhelal Berberi ’’Mësuesi i Popullit’’, jetën e shkriu mbi pentagramin e gjuhës shqipe

“U bënë më se dy dekada që s’jam ngjitur në këtë podium e të flas nga kjo foltore që nga janari i vitit 1990. Atëherë organizuam sezionin e fundit shkencor për problemet e smundjeve në zonën e Delvinës.Duke qënë i mbushur me emocione e me mall të pashuar për vendlindjen, them me plotë gojën se vendlindja nuk mund të ...

Peter Tase: Andrew Jackson - Biografi politike

Andrew Jackson (Endriu Xhekson), Presidenti i 7-të i Shteteve të Bashkuara, ishte aktori kryesor në jetën politike amerikane ndërmjet Thomas Jeffersonit dhe Abraham Linkolnit. I lindur në një familje të panjohur dhe i lënë jetim që në vogëli, ai ishte i pari lider i formuar plotësisht me forcat e veta ...

Besim Muhadri: Esat Rizai, kryetar i Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane: Porosia e Dervish Luzhës “Mos e harroni tokën shqiptare”

I lindur në Luzhë të Malësisë së Gjakovës, më 17 korrik 1945, Esat Ali Rizai që në moshën 5-vjeçare lëshon vendlindjen dhe atdheun dhe kalon në Kosovë. Kjo kishte ndodhur pasi që babai i tij, Ali Rizai detyrohet të lëshojë Shqipërinë. I ati i i Esat Rizait kishte vuajtur burg në Kukës prej vitit 1948-1950, mirëpo pas kësaj kohe dikush nga miqtë i thotë se do të arrestohej ...

Albana Lifschin: Abraham Lincoln - Presidenti i 16 - i SHBA (1809-1865)

Sipas historianëve Abraham Linkolni është konsideruar gjithmonë si një nga presidentët më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara krahas me Xhorxh Uashingtonin. Kjo për arsye se Abraham Linkolni luftoi për ruajtjen e unitetit të vëndit në kohën më kritike, gjatë luftës civile. Kanë kaluar afro 150 vjet që nga mbarimi i asaj lufte, ku vëllai luftonte kundër vëllait dhe reputacioni i Abraham Linkolnit nuk është zbehur aspak. Në kohën e tij ai ...

Kalosh Çeliku: Përkujtim - Perikli Jorgoni (1936 - 2012)

Moti e kam thënë publikisht në mjetet e informacionit: Përpara fushën e mejdanit, sesa armët (penën). Miqtë e mi të penës, falë Zotit Madh deri më sot nuk e kanë dorëzuar penën, para se mejdanin: Frederik Rreshpja, Hida Halimi, Pano Taçi, Teki Dërvishi, Zyhdi Morava, Qerim Arifi, Fadil Bekteshi, Mirko Gashi, Shaqir Sadiku, Gani Azemi…

Mustafë Rugova: Profesori im i nderuar - Rexhep Podrimaj

Dy dekada më parë, pak para festës së dritës, në motmotin e 1989, pikërisht me 15 dhjetor, u përhap lajmi i idhët se ishte nda nga jeta misionari i dijes, pishtari i arsimit shqip, tribuni i lirisë, Rexhep Podrimaj, duke na lënë ne të gjallëve një mal me kujtime të ëmbla, por edhe një dhimbje të madhe në shpirt.Me ardhjen e plejadës së parë të ...

Peter Tase: Prenk Pervizi - Gjenerali i Monarkisë Shqiptare

Ditët e para të Prillit e gjetën Prenk Pervizin jashtë Tiranës. Në mëngjesin e 7 Prillit, 1939, Gjen. Pervizi ishte në Korçë dhe u informua nga radiot greke për fillimin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia Fashiste. I ndodhur pa armatime dhe trupa këmbësorie të mjaftueshme, vendos të organizojë luftën popullore me ato armë të vjetra që dispononte vetë populli ...

Keida Kostreci: Wilson, pa të Shqipëria çfarë do të kish qenë

Woodrow Wilson fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara tri javë para se Shqipëria të shpallte pavarësinë në nëntor të vitit 1912. Por duhet të kalonin disa vjet para se refuzimi prej tij i planeve për ndarjen e Shqipërisë t’i siguronte ish-Presidentit amerikan një vend nderi në historinë shqiptare ...

Albana Lifschin: George Washington - Presidenti i I i SHBA (1789-1797)

Muaji Prill i vitit 1789 për njujorkasit qe një muaj shumë eksitues dhe emocional.Në 14 prill, 1789, Xhorxh Uashingtoni qe zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në 30 prill qyteti i Nju Jorkut, - kryeqyteti i parë i shtetit të ri amerikan ishte përgatitur për inaugurimin e presidentit të parë të vëndit...

Don Lush Gjergji: Nobelistja Shqiptare e Paqes - Nëna Tereze (1979)

Jubileu i 100 – vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, çlirimit të Popullit tonë nga sundimi shekullor turko-otoman, është një“infuzion” i gjakut të ri në krijimin e përcaktimeve dhe bindjeve historike dhe aktuale. Bota shqiptare disi është“lëvizur” gjithkund, si në trojet tona, ashtu edhe në diasporë, nëpërmjet botimeve, promovimeve, seminareve, simpoziumeve, akademive ...

Kadri Tarelli: Homazh mësuesit Muzemil Osmani

Pas një sëmundje të rëndë e të rrallë, para pak kohësh u nda nga jeta mësuesi Muzemil Jasin Osmani. Ai ka lindur në Vlorë në vitin 1948. E kështu mund të quhet vlonjat, po Muzemili thoshte me krenari: “Më pëlqen ta them me mburrje, se rrënjët i kam në Çamëri, në Kuç, pesë kilometra larg nga Gumenica. Sëbrendëshmi kam një ndjenjë malli e krenarie për ...

Ukshin Zajmi: Fetah Mehmeti - Regjisor rrebel me fantazi të shfrenuar

Kaluan dhjetë vite, pa e kujtuar thuaja asnjëherë, askund e nga askush Fetah Mehmetin, aktorin dhe regjisorin gjilanas që la gjurmë në skenën teatrale të Gjilanit, të Kosovës e të Maqedonisë. Talenti i tij në aktrim u hetua në shkollën fillore e sidomos u deshmua në gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit, ku luajti rolin e Rikardit në dramën “Monserati” të Manuel ...

Halit Elshani: Vdekja në atdhe si me le

Muaj Nëntori, Nënëtori i Dytë, për ne Shqiptarët është muaj i lavdieshëm,i ngjarjeve historike,lindjës së Shtetit,lindjës së komandantit legjendar Adem Jashari,muaj i 100 vjetorit të Pavarësis se Shqiperis,muaj i sakrificës dhe i lavdis.Muaj i shumë lapîdareve.Në këtë përvjetor u ekspozuën në Tiranë Perkrenarja dhe shpata  ...

Tefik Selimi: Studjues i ri Begzad Baliu

Dr. Begzad Baliu u quajt para do dite studjues i ri dhe Njeriu i vitit 2012. Ai me kohë ka hyrë në botën e shkencën. Ai që ka hyrë në shkencë, e ka vështirë të dalë nga ajo. Pse jo? Është një botë “magjike” që të rrëmben për vete. E, dr. Begzad Baliu, studjues, qysh në moshën e re ka hyrë me dashuri e zell në këtë fushë të dijes. Nuk ka më madhore se ta duash shkencën e ...

Gani Mehmeti: Borxhi ndaj të rënëve - Shefki Latifi - Monolli

Pollata, fshat i Mavriqit të Llapit, është e njohur me numër të konsideruar luftëtarësh për liri, drejtësi, burrëri, arsim e Bashkim Kmbëtar.Historikisht kjo merret që para 200 vitesh, me rastin e tragjedisë së familjes së Demë Ahmetit në fshatin Reçicë të Mavriqit, për të dalë më pastaj heronj në çdo kohë, duke treguar heroizmin kundër çdo sunduesi që ...

Kalosh Çeliku: Përkujtim - Gani Azemi (1951-2012)

Vëretet, vështirë e kam t’i besoj lajmit kobzi publikuar në mjetet e informacionit se, papritmas ike nga mesi ynë në përjetësi larg Kosovës, Atdheut. Nuk e prite me familje e shokë 28 Nëntorin e Motit Madh (2012), Njëqindvjetorin e Pavarsësisë së Shqipërisë. Përçudi, plot para njëzetë ditëve u takuam në Bruksel, në një Orë letrare organizuar nga Unioni i ....

Faik Berisha: Ish nxënësi im Shefqet Dibrani

1. Më 8 tetor 2012, diku rreth orës 10:15 min. në shëtitoren "Nëna Terezë" në kryeqytet, fare rastësisht takoj ish nxënësin tim Shefqet Dibrani. Më kishte marrë malli për te, pasi kishte vite që nuk e kisha parë. U përshëndetem siç përshëndetet mësuesi me ish nxënësin e tij. Dhe pasi u falëm, aty pranë në njërën nga kafenetë u ulem për të pirë nga një kafe ...

Tuna Prekpalaj: Shën Katarina

Çdo shejt âsht përshkrue dhe përshkruhet me nji atribut që i referohet jetës dhe vdekjes së tij ose te saj. Shën Katarina (lindi në vitin 287 – dhe vdiqnë vitin 305) âsht përshkrue zakonisht si nji grue e bukur e re me nji rrotë të thyeeme me pikë të mprehta dhe të spikatun (për ate edhe âsht quajt "Shën Katarina me rrota") ...

Shaban Cakolli: Veprimtari Kadri Mani

Personalitete të shquara si Kadri Mani, lindin rrallë, por jetojnë gjithmonë mes nesh, me fjalën e thënë e të shkruar, me veprat e mëdha kombëtare, që populli do të ia ruaj përjetësisht.Lajmin për vdekjen e Kadri Manit, veprimtarit kombëtarë, të burgosurit politik, shkrimtarit, poetit e gazetarit ...

Pjetër Domgjoni: Millorad Defar - Don Mila

Që kur isha fëmijë e mbaj mend ish famullitarin tim, don Millorad Defar. Kishte ardhë në vend të të ndjerit don Luka Filiç. Atëherë, ky i kishte afro 30 vjeçë. Kishte nji trup mesatar e nji fytyrë të plotë. Plot energji për punë. Shumë i urtë, shumë i çetë, shumë i dashtun, shumë i butë e me plotë kulturë. Aq shumë ishte  ...

Selahedin Velaj: Dr. Ramazan Turdiu më la lamtumirën

Lajmi i dhimbshëm këto kohët e fundit për ndarjen nga jeta të mikut tim të vjetër Ramazan Turdiu më ka tronditur shumë.Dr. Ramazan Turdiu, atë individ të mrekullueshëm e takova për herë të parë në vitin 1942 në Tiranë. Të dy ne, ishim anëtarë të rinisë të organizatës së Ballit Kombëtar...

Gani Qarri: Pavdekësia e poetit Din

Eh vitet ecin ato nuk ndalen dhe kalojnë gati pa u vërejtur, si ujët nën urë. Sa shpejt u bënë dy vjet nga shkuarja juaj në amshim, profesor dhe poeti ynë! Por kujtimet mbeten,ato nuk plakën dhe nuk vjetrohen për ju asnjëherë. Respekti, ndjenjat e ngrohta bashkë me dashurinë e veçantë ndaj jush, jetojnë në zemrat e gjithë dashamirësve tuaj edhe sot, Din Mehmeti! ...

Bedri Tahiri: Gjaku i tyre - Dritë Lirie

Gjithmon? e jet?s?sht? th?n?: Gjakun nuk e tret? as uji, as zjarri, as dheu. Kjo vlen veçmas p?r gjakun e liris?, n? t? cilin bul?ron agu i bardh? i ardhm?ris?. K?shtu ngjau edhe me k?ta burra q? sot jemi tubuar t’i p?rkujtojm? me pietet t? lart? komb?tar. Ata, n? fakt, nuk kan? nevoj?p?r ne, por ne kemi nevoj? p?r lavdin? e tyre. Kur, pik?risht më 16 nëntor 1912 ...

Fritz Radovani: Lukë Kaçaj - Fisniku i Bajzës

Bajza e Kastratit të Shkodres, me 24 Shkurt 1924 i fali artit shqiptar një shkamb që pat daltue prej Atyne Bjeshkëve të Nêmuna, ku kanga me “Lahutë” nuk ka kurrë mort! Ky filiz i njomë i lemë në një shtëpi malesh kreshnike me emnin Lukë Kaçaj, do të rritet e do të bahet lis sa bota e qytetnueme me na e pasë lakmi. Lukë Kaçaj fëmijë i kushtohet Urdhnit të ...

Ukshin Zajmi: Arif Kosumi - Luftëtar për Pavarësinë e trojeve shqiptare

Tygjeci, fshat i Malësisë së Gallapit të Dardanës në Kosovë, pati fat që pas ndarjes së trojeve shqiptare nga Kongresi i Berlinit, të mbetët fshat në territorin shqiptar e të jetë në afërsi të kufirit me Serbinë dhe të jetë fqiu i parë i Sfircës, fshatit të ndarë përgjysmë. Pikërisht nga kjo, Tygjeci u bë edhe një vend strategjik, si për perandorinë otomane ashtu edhe për ate serbe, ndaj pushteti otoman duke ndier se do të tërhiqet nga disa vende të ...

Abas Fejzullahi: Jorgani i Dardanisë që ruan e mbulon veprimtarin e Lirisë Kadri Mani

Qe një muaj i mbuluar me jorganin e Dardanisë-Kosovës së cunguar e halle madhe edhe sot e kësaj dite,… pushon në përjetësi i nderuari dhe i pa harruari KADRI MANI, veprimtar i pa lodhshëm i çështjes kombëtare, intelektuali e luftëtar i dalluar, që për lirinë e pavarësin e Kosovës-Dardane, s`pushoj së vepruari në të gjitha drejtimet gjatë jetës së tij, pa kursyer as kohën e as mundin, për të krijuar kushte e mundësi veprimi, që me punë dhe përgjegjësi, të fillon për së mbari zhvillimi ekonomik dhe arsimor kudo ...

Skënder Hoxha: Post mortum - krijuesit Hasan Gjonbalaj

Kumti i së shtunës së parë të nëntorit të këtij viti, datë 3 nëntor 2012: Ndërroi jetë Hasan Gjonbalaj – ne krijuesve të Pejës që bashkëvepruam me të për më tepër se 30 vjet, na stepi të gjithëve, na la të pagojë...Të nesërmen, nga Peja shkuam në Vuthaj, në vendlindjen e poetit, folkloristit, etnologut, historianit Hasan Gjonbalaj, për ta varrosur aty në dheun vuthjan, ku ai kishte dëshiruar, e që kurrë, me zemër e me penë nuk ishte ndarë nga ato vise shqiptare...

34 35 36 37 38
Në Fokus
  • Gjon Marku: Anton Çetta – ndërmjet kërkimit folklorik dhe misionit kombëtar të pajtimit

  • Gjon Marku: Dom Nikoll Kimza - meshtar, atdhetar dhe studiues i traditës historike të Mirditës

  • Gjekë Gjonaj: Zenun Çelaj - besimi që formon gazetarë

  • Xhafer Leci: Ushtari i nacionalizmit, Emin Fazlija: “Amanet brezave Shqipërinë etnike!

  • Asllan Dibrani – Luani: Tim Shkupi – zëri profetik i ndërgjegjes shqiptare, strategu i kombit dhe varrmihësi i islamizmit politik

  • Gjon Marku: Dom Dodë Koleci – meshtar, atdhetar dhe dijetar në shërbim të motos “Atdhe e Fe”

  • Merxhan Jakupi: Mahir Mustafa – Sintezë projektesh për dije, zhvillim e veprim për të mirën e njerëzimit

  • Gjekë Gjonaj: Princi i gojëtarisë dhe mbledhësi i thesareve të Malësisë

  • Llesh Ndoj: Akademiku pa titull

  • Jahja Drançolli: Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare Akademik Prof. Emin Riza

Zemra Shqiptare
Ballina Video Kontakt
Powered by Soso News 4.1

Buletini

Abonohuni për të marrë lajmet e përditshme në email-in tuaj