Zemra Shqiptare
Video
Kontakt
Redaksia
[FULLNAME_CUT]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Redaksia
Video
Kontakt
[FULLNAME]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Editorial
Zejneli
Shkreli
Mehmetaj
Latifi
Ukaj
Entela
Frank Shkreli: Rrofte toleranca politike amerikane
Të marten që kaloi, ish guvernatori i shtetit Masaçusets, Mit Romni e siguroi emërimin e Partisë Republikane për president pas fitores në zgjedhjet paraprake të kësaj partie në Teksas. Nga 150 delegatët e këtij shteti, Mit Romni fitoi votat e 88 prej tyre, duke e çuar numrin e delegatëve të siguruar prej tij në më tepër se numri i nevojshëm prej 1 mijë e 144 delegatësh për t’u bërë kandidati formal presidencial i republikanëve. ...
Frank Shkreli: Nevoja për një politikë të qytetëruar
Ndërkohë që këtu në Shtetet e Bashkuara po zhvillohet një fushatë e nxehtë elektorale për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në nëntor midis dy kundërshtarëve kryesorë politikë, kandidatit të Partisë Demokrate, Presidentit Barak Obama dhe kandidatit të Partisë Republikane ish-governatorit Mit Ramni -- kanë filluar të trashen fjalët, dhe të ashpërsohen akuzat dhe kundër akuzat, jo vetem midis dy kandidatëve por edhe midis bashkpuntorëve dhe përkrahësve të tyre politikë si dhe grupeve të ...
Ramiz Selimi: A jemi një popull eksperimental, apo na mungon dituria?
Të rrojnë sunduesit dhe shërbëtoret e tyre! Vdekje atyre që luftuan kundër sunduesve, ata janë tradhtar! Çmenduri të them kështu apo? E po kështu po thonë shumica e shqiptarëve!Jemi populli me i prapambetur në regjion ekonomikisht dhe politikisht, vonë se do të dalim nga këto kurtha, është më se e sigurt. Problemet politike assesi nuk guxojnë të jenë arsyetim për gjendjen e tanishme ekonomike. Kush na ndaloi të hapim Minierat, Fabrikat, Uzinat...
Gani Mehmetaj: Në tokën që kërkon drejtësi!
“Në tokën e gjakut e të mjaltit’ është film i zymtë, i rëndë, i tmerrshëm, gati i papërballueshëm, që të rrëqeth nga kuadri i parë deri të ai i fundit. Rrëfimi dinamik, dendësia e ngjarjeve, zymtësia e atmosferës, egërsia e pashpjegueshme e ushtrisë serbe të paraqitur në ekran, të mbanë pezull. Pas disa dhjetëra minutash hamendesh të rrish në sallë apo ta braktisësh sallën, sepse ky film nuk është për të gjithë, nuk është për ata që nuk e ...
Frank Shkreli: Amnesty International - Gjëndja e të drejtave të njeriut në botë
Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International botoi me 24 Maj raportin e sajë vjetor mbi gjëndjen e të drejtave të njeriut anë e mbanë botës. Raporti vjetor për 2012, prej 400-faqesh jep hollësi mbi gjëndjen e të drejtave të njeriut në 155 vende të botës. Raporti i sivjetëm përqendrohet kryesisht mbi efektet që kanë patur protestat anë e mbanë botës gjatë vitit që kaloi, si edhe ndryshimet që kanë ndodhur si rezultat i këtyre protestave...
Frank Shkreli: A është Amerika në rënje?
Fund javën që kaloi, udhëheqës botërorë shtetesh dhe qeverishë si dhe organizatash ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian e tjera, mësynë Shtetet e Bashkuara për takimin G-8 të përfaqsuesve të vendeve më të industrializuara të botës që u mbajtë në Kemp Dejvid afër Uashingtonit dhe për të marrë pjesë në samitin e Aleancës së Atlantikut Verior, NATO në Çikago. Në të dy këto takime të nivelit të lartë u bisedua ...
Lavdrim Lita: Humnera e trishtimit
Gjithë Shqipëria mbajti frymën pasditen e djeshme. Një tragjedi e tmerrshme, për aq sa dihet, e pashpjegueshme. Një zbraztësirë në viset e relievit malor jugor mori në një aksident jetë njerëzish. Një autobus i nisur nga Elbasani për në Sarandë humbi kontrollin pranë qafës së Vishës duke rënë kështu në humnerën e thellë. Numri i vdekurve mbi dhjetë dhe i të plagosurve sa vjen e shtohet. Janë studentë të universitetit të ...
Qamil Zekolli: Bashkërendimi dhe bashkëpunimi i ngushtë sllavo-ortodokso-islamistë për asimilimin dhe zhdukjen e shqiptarëve
Daja Zeqir, unë nipi yt Qamili,kërkoj ndjesë, që së pakut me rastin e nderimeve të fundit për në jetën e amshueshme, nuk munda të realizoj një ceremoni mortore, ashtu si e keni dëshirue dhe meritue, nuk munda të mbetem besnik ndaj opinionit, qëndrimeve dhe bindjeve tuaja lidhur me besimin dhe dëshirën tënde për ceremoninë mortore !Qysh prej vitit 1054, kur u bë përçarja, ndarja e besimit të krishterë në dy blloqe dhe në dy qendra, në besimin e krishterë ortodoks me qendër në...
Frank Shkreli: Samiti i 25-të i NATO-s
Më 20 dhe 21 Maj në Çikago të Shteteve të Bashkuara mbahet samiti ose mbledhja e nivelit të lartë e udhëheqësve të vendeve anëtare të NATO-s, për takimin e 25-të aleancës së Atlantikut Verior. Presidenti Barak Obama do të presë udhëheqsit e vendeve të NATO-s në qytetin e tij Çikago, ku do të bisedohet për të ardhmen e aleancës ushtarake, duke u përqëndruar kryesisht mbi gjëndjen në Afganistan, por edhe mbi sfida të tjera me të...
Aurel Dasareti: Unë Shqipërinë e dua, po ti?
Unë jam i rritur, kam aftësi, vullnet dhe gatishmëri për të duruar dhe jetuar me ato mendime, qëndrime dhe veprime të të tjerëve me të cilat personalisht nuk pajtohem dhe nuk i pranoj.Psikologjia mund të definohet si studim shkencor për sjelljen dhe proceset mendore, dhe ai i cili e ushtron lëndën quhet një psikolog. Përveç tjerash, psikologët janë të interesuar në mekanizmat prapa ndërveprimit dhe komunikimit njerëzor, si zhvillohet të menduarit, se çfarë ndodh në tru kur ...
Frank Shkreli: Deklaratë e Kishës Katolike Shqiptare
Në këtë vit jubilar të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë me një letër drejtuar besimtarëve katolikë shqiptarë dhe të gjithë njerzëve vullnet mirë, pikëspari falenderon të Madhin Zot për atdheun dhe për të gjithë atdhetarët, të cilët në mënyra të ndryshme dhe me mundime kanë punuar për një Shqipëri më të mirë.Ipeshkvinjtë shqiptarë, që në fillim të letrës, theksojnë faktin se ndër ...
Xhelal Zejneli: Çështja shqiptare në Ballkan nuk është çështje fetare, por kombëtare
Ministria e Punëve të Brendshme e Qeverisë së Maqedonisë, për vrasjen e pesë maqedonasve i fajësoi “islamistët radikalë” – shqiptarë.Me këtë konstatim, kryeministri maqedonas – Nikolla Gruevski dhe VMRO-ja e tij, duan t’i tregojnë botës se:- çështja shqiptare në Maqedoni, nuk është çështje kombëtare, por fetare;- shqiptarët janë përçues të interesit lindor – turk, iranian dhe arab;- shqiptarët i sjellin në gadishull dhe në Europën e krishterë vlerat islamike...
Gjon Neçaj: Intelektualët e rinj dhe diversiteti
Ne jemi ndër vendet e pakta të demokracive perëndimore, ku rinia nuk ka asnjë lloj roli në vendimmarrje, si dhe nuk përbën forcën rinovuese të vendit, po tenton të largohet nga atdheu.Të rinjët që kanë studiuar duke investuar mundin e tyre familjet shqiptare, me sakrifica dhe vështirësi të shumta financiare, ku janë vlerësuar vlera të larta intelektuale, me nivele të lakmueshme edhe në fushën e formimit akademik, si dhe me aftësi të ...
Frank Shkreli: Shqiptari nga Ulqini që po frymëzon të rinjë e të vjetër në Amerikë
52-vjeçari Gac Filipaj nga fshati Këllezën i rrethit të Ulqinit emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 20 vjetë më parë dhe u vendos në Bronks të Nju Jork-ut. Kurë mbërrijti në Nju Jork, ai pothuaj nuk fliste asnjë fjalë anglisht, por menjëherë u interesua se si dhe cila ishte mënyra më e mirë dhe më e lirë për të mësuar gjuhën e vendit. Historia e tij nuk është tepër e ndryshme nga shumë prej bashkatdhetarëve të tij të ardhur në Amerikë nga...
Arben Llalla: Manipulimi i shqiptarëve mysliman në Maqedoni
Protestat që u mbajtën të premten në disa qytete të Maqedonisë që banohen me shumicë nga shqiptarët dolën jashtë kontrollit duke kaluar në degradim të plotë. Që në fillim ata që organizuan protestat nëntokë dhe mbi tokë qëllimisht vunë si parullë kryesore, myslimanet nuk janë terrorist, nuk janë radikal. Por në këto protesta nuk protestuan myslimanët e asnjë bashkësi e kombësive të tjera që i përkasin fesë islame në FYROM si: turqit, torbeshët, boshnjakët, romët, sllavomaqedonasit myslimanë...
Mërgim Korça: Çamëria zhduket nga harta e Greqisë, kurse ne … qetë, qetë!
E kisha të madhe shpresën që reagimi si edhe sugjerimet rreth trajtimit të cakut gjuhësor ÇAMËRI-a, si njësi gjeografike e zhdukur nga lista toponimike greke, do të arrinin t’a sensibilizonin opinionin e drejtuesve të politikës së jashtme shqiptare lidhur me rishikimin e pozicionimeve si edhe natyrshëm edhe deklaratave të tyre në vazhdim. Mirëpo me keqardhje replika e tyre ishte larg, shumë larg asaj që pritej. Ky qëndrim është në sinkroní të plotë me atmosferën e frikës çnjerëzore që kishte...
Bekim Rexhepi: Exkomunikimi dhe çervishi bajat!...
Po e parafrazoj një fjalë të popullit tim; - Budallëku nuk ka skaj.Dhe kjo fjalë e troç-ur i shko për shtati në përgjigjeje të Hoxhës/ Shefqet Krasniqi. Këtij farë njeriu i teket, ta zëmë, kur do e, me çdo kusht do një perceptimi të çoroditur për shqiptaret e sotëm, perceptimi dhe mësymja drejtë një realitet të “pandryshueshëm”,pavarësisht historisë (se shqiptarëve), drejtë fatit apo mallkimit të tij, shqiptaret nuk mund të ...
Frank Shkreli: Tragjedia greke
Forcat politike greke dështuan këtë javë në përpjekjet e tyre për të formuar një qeveri të re. Zgjedhjet e fundit parlamentare përfunduan në një ngërç politik pasi asnjëra parti nuk fitoi mjaft vende në parlament për të mundësuar formimin e një qeverie të re. Kriza politike, sipas analistëve, ka giasë të keqësojë edhe më shumë gjëndjen ekonomike dhe financiare të Greqisë dhe mund të çojë Athinën drejtë tërheqjes së saj nga eurozona. Këjo, sepse votuesit grekë nuk votuan kandidatët që ...
Frank Shkreli: Apel botëror për lirinë e shtypit
3 Maji shënoi Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit dhe udhëheqës të lartë nga e mbarë bota, përfshirë ata të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, (OKB), Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe organizata të ndryshme që merren me mbrojtjen e lirisë së shtypit dhe të fjalës së lirë, nënvijuan me këtë rëndësinë e lirisë së shtypit dhe medias në përgjithësi.Më 1993, Asambleja e Përgjithëshme e Kombeve të Bashkuara caktoi 3 Majin si Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, sipas organizatës botërore, me...
Gjergj Kabashi: Revoltë shqiptare apo "protesta arabe" kundër aksionit policor "Monstrum" në Shkup
Kjo foto flet vet, madje kjo flet ma shumë dhe ma fort se i gjithë arsenali propagandistik i politikës antishqiptare sllavomaqedonase, e cila gjatë këtyre ditëve bëri të pamundshmen që shqiptarët e atjeshëm t'i paraqes para botës si fundamentalist islamik, apo islamik radikal. Në të vërtetë, rrjedha e gjithë kësaj propagande mizore antishqiptare del të mos jetë e tillë si e kishin menduar dhe prezentuar qarqet shtetërore maqedonase...
Frank Shkreli: Kronikë nga seminari në Nju Jork – me rastin e 100-vjetorit të Vatrës
Fund javën e kaluar, siç dihet u festua në Nju Jork 100-Vjetori i themelimit të organizatës pan-shqiptare Vatra, me ç’rast këjo organizatë mbajti njëseminar historik për të sh[nuar këtë përvjetor, i cili shënon një ngjarje me rëndësi jo vetëm për vet organizatën Vatra dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, por edhe për historinë e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, pasi veprimtaria dhe historia e Vatrës është e lidhur ngushtë me fatet e kombit gjatë 100-vjetëve të kaluar...
Ramiz Bojaj: Kodi i vrasjes së demokracisë
Dita e lirisë së shtypit (3 Maji) e gjenë shtetin e Kosovës me liri të pjesërishme për fjalën e lirë. Kodi i ri Penal, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 20 prill 2012, në të cilin gjenden edhe dy nene, ai 37 dhe 38, (që kriminalizojnë shpifjen dhe detyrojnë gazetarët që të zbulojnë burimet e informacionit në raste të procedimeve kriminale), pasqyron mentalitetin e retarduar të klasës sonë politike, dëshmtimin kolektiv të elitizmit tonë politikëbërës. Liria dhe demoracia në Kosovë janë fituar me shumë sakrificë e gjak, andaj askush nuk ka të drejtë që ta rrënojë ose ta varsë këtë vlerë të shenjtë...
Frank Shkreli: Chen Guangchen ndërlikon marrëdhëniet amerikano-kineze
Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe të Republikës Popullore të Kinës janë duke zhvilluar bisedime intensive në lidhje me fatin e disidentit dhe përkrahësit të të drejtave të njeriut në Kinë, Z. Chen Guangcheng, i cili u arratis javën që kaloi nga arrestimi në shtëpi i rrethuar nga pothuaj 100 policë. Megjithëse asnjëra palë nuk ka komentuar mbi fatin e tij, besohet që disidenti Chen të jetë nën mbrojtjen e autoriteteve diplomatike amerikane në Pekin. Arratisja e tij para disa ditësh natën pa hënë, duke ...
Lis Bukuroca: Pashai i Vilajetit të Shkodrës tek sulltani
Despoti Hamza Salioti fluturoi me një havateneqe drejt Turqisë. Pas dy orëve, ai zbriti në havalimanin e Ankarasë. Në dalje u prit dhe u përshëndet nga shumë vëllezër dhe nga një kallaballëk milet. Aty mbajti tre muhabete nostalgjike dhe pas dhjetë dakikave, mori një yryshteneqe “Mercedes”, për të vazhduar rrugën drejt sarajit të sulltanit. Pritja nga hyqymeti turk ishte vëllazërore, shumë intime dhe krijonte përshtypjen se po prodhonte bajagi shumë lezet...
Gani Mehmetaj: Patriotët tagrambledhësit pushtojnë Perëndimin (II)
Kur i përshkuan korridoret e gjata e dhomat e errëta të një azili, Lulinë e kapluan dridhma nëpër trup. Pa aty shqiptarë e romë. Bashkëkombësit e saj paraqiteshin kinse janë romë, duke shpresuar të mos i kthenin në atdhe. Ishin ankuar te zyrtarët vendës për keqtrajtime në vendlindje. Heroina jonë i shihte me dhembshuri e pikëllim. Ia këpusnin shpirtin. Dikur mori rol aktiv, iu bë që nuk mjaftonte dhembshuria e pikëllimi...
Frank Shkreli: Intervistë dhënë gazetës Telegraf
Frank Shkreli - Është e vështirë të vlerësohet atmosfera në pritje të festimeve të 100-vjetorit të Vatrës, pasi komuniteti shqiptaro-amerikan është i përhapur anë e mbanë Nju Jorku dhe shteteve për rreth. Por mund të them se ka një entuziazëm jashtzakonisht të madh nga njerëzit me të cilët unë jam në konkakt. Po reklamohet nga media lokale dhe nga qendrat fetare dhe civile të shqiptarëve të Amerikës. Përveç pjesëtarë të komunitetit shqiptar të Nju Jorkut me rrethe, pritet të vinë vatranë dhe miqë e ...
Gani Mehmetaj: Fatprera
Plagosja e Cubit, u përfol gjatë. Asnjëri nuk u gjend afër kur u qëllua; askush nuk e pa dorasin. Secili fliste me siguri të pakundërshtueshme për motivin e plagosjes dhe mënyrën se si e mori plumbi. Sipas taborit të parë më të zëshëm atë e qëlluan në qilare grash, por ai theu ikën dhe u plandos rrëzë malit, të mos ia merrnin vesh lapërdharit. Të tjerët bënë be e rrfe se deshën ta vrisnin shkitë e Kollashinit, sepse një kohë të gjatë ia vunë syrin...
Lis Bukuroca: Ja pse duhet ndryshuar himni
A diskriminohet gruaja shqiptare në himnin kombëtar? Jo! Për t’ u diskriminuar duhet së pari të ekzistojë njeriu. Gruaja shqiptare nuk diskriminohet në himn, por i mohohet ekzistenca. Në himn ne jemi komb vetëm mashkullor. Në himnin e flamurit i mohet ekzistenca asaj, që kishte qëndisur flamurin. Por, pse u çnjihet kjo e drejtë Elva Tares, Elsa Ballaurit e Valbona Karakacit dhe grave tjera përfshirja në këngën e vetme, që është kodifikuar në kushtetutë, u arsyetua në shumë mënyra, u përligj me traditën, me të drejtën e autorit dhe u thanë shumë mendime ...
Xhelal Zejneli: Quo vadis Maqedonia?!
Që nga viti 1990 e këndej, Maqedonia ka qenë një vend me numër tejet të madh incidentesh. Pothuajse s’ka pasur vit të ketë kaluar pa incidente. Incidentet në Maqedoni janë përshkuar nga dhuna, nga ndërhyrjet policore dhe nga ndërhyrjet e njësive speciale të forcave “të rendit”. Shumë incidente kanë përfunduar me rrahje, me lëndime, me plagosje dhe me vrasje. Pas incidenteve kanë pasur arrestimet, hetimet, aktakuzat, proceset gjyqësore dhe dënimet drakonike. Viktimë e të gjitha incidenteve të dy...
Frank Shkreli: Partneriteti kundër korrupsionit
Udhëheqës botërorë dhe delegatë nga të paktën 53 vende do të mblidhen këtë javë në qytetin Brasilia të Brazilit ku do të marrin pjesë në mbledhjen vjetore të organizatës ndërkombëtare ''Partneriteti për Qeverisje të Hapur'' dhe transparente. Këjo lëvizje është një iniciativë ndërkombëtare për të inkurajuar qeveritë e ndryshme që të praktikojnë transparencën në shpenzimet qeveritare, pjesëmarrjen e publikut në punët e qeverisë si edhe ...
132
133
134
135
136
Në Fokus
Gani Mehmetaj: Bombardimet e NATO-s dhe shpërngulja biblike
Xhelal Zejneli: Albanologët e huaj dhe Norbert Jokli
Frank Shkreli: Shkurti 1967 – krimi që ende nuk quhet krim
Frank Shkreli: Pse vazhdimësia në Presidencën e Kosovës ka rëndësi tani
Blerim Latifi: Budallës as në teposhtë mos i zbrit nga shpina!
Xhelal Zejneli: Holokausti
Xhelal Zejneli: Kryekriminelët serbomëdhenj të përgjigjen për masakrën e Reçakut
Asllan Dibrani – Luani: Tapeti i Kuq për Vuçiqin në Ankara – Fabrika për Beogradin, Minare për Kosovën
Frank Shkreli: Ndërroi jetë Pjetër Leka Ivezaj
Frank Shkreli: Vazhdon krimi shtetëror ndaj At Gjergj Fishtës