Video
Kontakt
Redaksia
[FULLNAME_CUT]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Redaksia
Video
Kontakt
[FULLNAME]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Editorial
Zejneli
Shkreli
Mehmetaj
Latifi
Ukaj
Entela
Sami Repishti: “Letra Baritore 'Fides Et Patria'” - Nji koment
Kam lexue me interesim dhe perfitim “Letren baritore te Ipeshkevinjeve te Shqiperise Fides et Patria (Fe e Atdhe), te leshueme ne Tirane , 2012, me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise se Shtetit Shqiptar, drejtue besimtareve katolike dhe te gjithe njerezve me vullnet te mire.Si laik, me pelqen te quej veten njeri me vullnet...
Bedri Blloshmi: 35 vjet më parë – 17 korrik 1977
Sot në orën 00 të mezit të natës juve të lidhur dorë më dorë më 17 korrik 1977 nën afshin e nxehtë të diellit përvëlues të ditës për juve morën fund torturat. Në një vend të shkretë e të zheveshur nga bimësia apo cicërima e zogjëve, në një përrua jua hapën gropën e nën krismat e armës vdekjeprurëse juve ratë njëri përmbi tjetrin dhe fytyrë më fytyrë - duket se prapë bisedonit si më parë kur ishit gjallë ...
Gani Mehmetaj: Trimat partizanë dhe armiqtë frikacakë
Kur hynë trupat naziste në Jugosllavi, u prinin tre ushtarë me një motoçikletë tre rrotëshe. Nga Maribori i Sllovenisë deri në Gjevgjeli të Maqedonisë nuk hasën asnjë rezistencë. Motoçikleta gjermane me tre ushtarët e Fuhrerit, u end nëpër gjithë Jugosllavinë pa i dal kush në rrugë. Dëshmitarët thonë se e njëjta motoçikletë, madje edhe të njëjtët ushtarë u...
Frank Shkreli: Kondoliza Rajs për nën-presidente?
Media të ndryshme këtu në Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar ditët e fundit se kandidati i Partisë Republikane për president, Mit Romni është duke konsideruar të njoftojë se shpejti kandidatin ose kandidaten e tij të preferuar për nën president, në kundershtim me praktikën tradicionale kur kandidati për nënpresident njoftohet zakonisht në kuvendin...
Gani Mehmetaj: Patriotë dhe tradhtarë!
Në historiografinë dhe në politikën shqiptare ende nuk është gjetur kush është patriotë e kush tradhtar. Nëse një grup politikë a ushtarak për njërën palë është patriotë, për tjetrën automatikisht është tradhtarë. Në mendësinë e dy taborëve ende ka mospajtime të ashpra për ata që bashkëpunuan me armikun...
Rexhep Shahu: A pati korrje gruri sivjet
Do t’i lutesha ambasadorit Arvizu që të dalë ndonjë ditë e të shkojë në ndonjë arë me grurë, të takojë fermerët e autokombanjerët e me këtë rast të jepet ndonjë kronikë nga korrja apo shirja e grurit sivjet.Që të apelojë ambasadori Arvizu para mediave dhe që të jepet në media puna që bëhet në vendin tonë. Se edhe...
Mërgim Korça: Një replikë, me shumë druajtje, profesorit të nderuar, z. Paskal Milo
Tek e lexova intervistën e të nderuarit profesor Paskal Milos, ndërmjet katër intelektualëve të ndryshëm të intervistuar për “Gazeta SOT”, (lidhur me vlerësime figurash personalitetesh të së kaluarës), nisur nga jo pak kundërshtí që mu ngjallën rreth pohimeve të tij, një mëdyshje e theksuar më kaploi : të replikoja ndaj thënjeve të profesorit apo më mirë të ...
Frank Shkreli: Mesazhet e SHBA për Ballkanin
Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Z. Filip Gordon mori pjesë të shtunen që kaloi në takimin e nivelit të lartë në Dubrovnik të Kroacisë ku u takua me udhëheqsit më të lartë të Kroacisë si edhe me udhëheqës të vendeve të ndryshme nga Evropa dhe Ballkani, përfshirë edhe Kryeministrin e Shqipërisë Z. Sali Berisha dhe Kryeminsitrin e Kosovës, Z. ...
Frank Shkreli: Kujto, për të mos harruar
Java që kaloi në Shqipëri dhe në Amerikë ishte ''Java e Çamërisë'', gjatë së cilës me veprimtari të ndryshme u kujtua gjenocidi dhe dëbimi me forcë nga shtëpitë e tyre i mijëra shqiptarëve të Çamërisë në vitin 1944. Ishte një javë për të përkujtuar vikimat çame, të vrarë e të shpërngulur me forcë, por ...
Frank Shkreli: Domethënja e 4 Korrikut - Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara
Çdo vit me 4 Korrik, Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e Pavarësisë. Sivjet, 4 Korriku shënon 236-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga Britania e Madhe, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë dhe lirinë e tyre nga qeverisja britanike. Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë së ...
Frank Shkreli: Viktimat e pafajshme në dorë të Rusisë dhe Kinës
I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Zoti Kofi Anan njoftoi këtë javë se të Shtunën do të kryesojë një mbledhje ndërkombëtare të nivelit të lartë në të cilën ai ka ftuar të marrin pjesë ministrat e jashtëm të pesë vendeve anëtare të përherëshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dmth. Shteteve të Bashkuara, Britanisë...
Frank Shkreli: Të mos nëpërkëmbët liria e shtypit
Të Premtën që kaloi, parlamenti i Kosovës vendosi të lente në fuqi kodin penal të Kosovës i cili përmban disa nene mbi median, të cilat sipas njoftimeve ato mbajnë gazetarët ''penalisht përgjegjës'' për raste kur ata refuzojnë të njoftojnë burimet e tyre. Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga i kishte kërkuar parlamentit të Kosovës heqjen e neneve shqetsuese dhe...
Ramiz Bojaj: Almhofer, mbron bandat çetnike nga Serbia
Agresioni i Serbisë ndaj territorit të Kosovës, tashmë përmes bandave të veta çetnike (duke gjetur shteg përmes motiveve liturgjike ‘Vidovdanit’), vazhdojnë të kërcënojnë paqen dhe sigurinë në territorin e shtetit tonë. Këtë e forcon fakti se më të hyrë në kufirin e Kosovës, të bandave çetnike, kanë sulmuar me armë zjarri policinë e Kosovës, duke shkaktuar plagosjen...
Arben Llalla: Lufta për të drejtën e trashëgimisë së Maqedonisë gjeografike
Shpeshherë historia na ofron gjëra të pashpjegueshme, ajo është një tunel i pafund, ku herë ka dritë për të shikuar të shkuarën dhe herë është errësirë, në shumicën e këtyre raste historianët dhe studiuesit na i ofron gjërat ashtu siç e kërkon politika fituese e kohës.Historia në rastin e Maqedonisë Antike është burimi i konflikteve...
Valon Kurtishi: Çështja çame kërkon zgjidhje
Java e kulturës dhe Historisë së Çamërisë që po zhvillohet këtyre ditëve në Tiranë, risolli në vëmendjen e opinionit publik shqiptar, tragjedinë asnjëherë të përfunduar të shqiptarëve çamë. Një dramë kombëtare e cila bren ndërgjegjen e gjithë atyre shqiptarëve të vetëdijshëm kombëtarisht dhe me shpirt europian, të cilëve u ngjallin emocione të dhimbshme ...
Frank Shkreli: Mark Gjonaj mësynë Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut
Ky vit zgjedhjesh në Shtetet e Bashkuara është gjithashtu edhe viti që disa shqiptaro-amerikanë kanë vendosur t'i futen politikës amerikane duke shpallur kandidaturat e tyre për zyra në nivel të pushtetit vendor dhe shtetëror. Njëri nga këta është Mark Gjonaj i cili ka shpallur kandidaturën për anëtar të Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut, dhe pak kohë më parë unë ...
Frank Shkreli: Amerika kujton Viktimat e Komunizmit Botëror
Javën që kaloi Fondacioni për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit me qëndër në Washington zhvilloi një ceremoni me rastin e 5-vjetorit të ndërtimit të monumentit kushtuar viktimave të komunizmit anë e mbanë botës, e që është një kopje prej bronzi e statujës që studentët kinezë ngritën në Sheshin Tiananmen, pranverën e vitit 1989. Fondacioni i ka venë vetes ...
Bedri Blloshmi: Sundimtarët e sotëm nuk dalin kundër baballarëve kriminelë
Mbas shumë viteve kërkimesh të familjarëve të të pushkatuarve të revoltës të Qaf-Barit, dhe më vonë gati 3 vjet unë bashkë me familjarët gjetëm gropën e fshehtë. Një ditë të nxehtë maji kova e fadromës që gërmonte në thellësinë gati 2 metra nxorri një kafkë më pas u zbulua e gjithë gropa në sheshin e antenës në Kuc të Shkodrës. U zbuluan të dy skeletet, atje ku ishte koka e Sokolit ishin këmbët e Tomës. Qëllimi i këtij shkrimi nuk është për ...
Frank Shkreli: Punë të mbarë z. President
Shqipëria ka një president të ri në përsonin e Bujar Nishanit, Ministrit të Mbrendshëm të deritanishëm, i cili u zgjodh në votimin e raundit të katërt të Kuvendit të Shqipërisë me 73 vota, duke i dhënë kështu fund maratonës presidenciale, që kërcënoi të ndërlikonte edhe më tepër politikën shqiptare dhe si rrjedhim mund të dëmtonte seriozisht aspiratat e Shqipërisë për...
Frank Shkreli: Fjalimi që i dha fund luftës së ftohtë
Kur Zoti Ronald Reagan filloi nga detyra e presidentit të Shteteve të Bashkuara më 1981, qindëra miliona njerëz nga perandoria e ish-Bashkimit Sovjetik dhe Evropa Lindore vuanin nën diktatura të ndryshme komuniste. Regjimi komunist sovjetik kërcënonte botën me mijëra armë bërthamore dhe ndihmonte lëvizjet komuniste anë e mbanë botës, të cilat përpiqeshin ...
Frank Shkreli: 50-vjetori i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane
Të dashur e të nderuar klerikë, Shkelqësi Imzot Rrok Mirdita, Arkipeshkëv i Tiranë-Durrësit Dom Pjetër, Dom Viktor, Dom Marjan... të nderuar zonja e zotëri, anëtarë të vjetër e të ri të famullisë Zoja e Shkodrës, miqë e dashamirë. Si njëri që ka shërbyer si Sekretar i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane (LKSHA) dhe si anëtar i Këshillit Redaktues të organit të LKSHA në fillim të 1970-ave, e ndjejë veten të nderuar me ftesën për të ...
Frank Shkreli: Presidenti varrmihës i Serbisë
Nacionalisti ekstrem serb Tomislav Nikoliq, u betua javën që kaloi para anëtarëve të parlamentit të ri si president i Serbisë për një afat prej pesë vjetësh, pasi partia e tij fitoi më shumë vende në parlament në krahasim me partinë e presidentit të deritanishëm Boris Tadiq. Duke u bazuar në prononcimet e tija të deritanishme, shënjat e para nga fitorja e varrmihësit Nikoliq si president i Serbisë më 20 Maj nuk janë aspak pozitive për ...
Lavdrim Lita: Dënimi i diktatorëve, një mundësi për të hapur një faqe të re
Epilogu i pranverës arabe mbërriti me dënimin me burgim të përjetshëm të 84 vjeçarit Hosni Mubarak, ish-president dhe diktatori i Egjiptit. Me burgim të përjetshëm është dënuar dhe Habib el-Adly, ministri i fundit i Brendshëm, i diktaturës së Mubarak. Dy dënimet janë dhënë pasi u gjykuan fajtorë për më shumë se 800 viktima të revolucionit të 2011, manifestues të vrarë nga forcat e sigurisë që për 18 ditë kishin tentuar të shtypnin protestën e asaj që quhet “pranvera Arabe”. Ndërsa dy djemtë e Mubarakut...
Frank Shkreli: Rrofte toleranca politike amerikane
Të marten që kaloi, ish guvernatori i shtetit Masaçusets, Mit Romni e siguroi emërimin e Partisë Republikane për president pas fitores në zgjedhjet paraprake të kësaj partie në Teksas. Nga 150 delegatët e këtij shteti, Mit Romni fitoi votat e 88 prej tyre, duke e çuar numrin e delegatëve të siguruar prej tij në më tepër se numri i nevojshëm prej 1 mijë e 144 delegatësh për t’u bërë kandidati formal presidencial i republikanëve. ...
Frank Shkreli: Nevoja për një politikë të qytetëruar
Ndërkohë që këtu në Shtetet e Bashkuara po zhvillohet një fushatë e nxehtë elektorale për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në nëntor midis dy kundërshtarëve kryesorë politikë, kandidatit të Partisë Demokrate, Presidentit Barak Obama dhe kandidatit të Partisë Republikane ish-governatorit Mit Ramni -- kanë filluar të trashen fjalët, dhe të ashpërsohen akuzat dhe kundër akuzat, jo vetem midis dy kandidatëve por edhe midis bashkpuntorëve dhe përkrahësve të tyre politikë si dhe grupeve të ...
Ramiz Selimi: A jemi një popull eksperimental, apo na mungon dituria?
Të rrojnë sunduesit dhe shërbëtoret e tyre! Vdekje atyre që luftuan kundër sunduesve, ata janë tradhtar! Çmenduri të them kështu apo? E po kështu po thonë shumica e shqiptarëve!Jemi populli me i prapambetur në regjion ekonomikisht dhe politikisht, vonë se do të dalim nga këto kurtha, është më se e sigurt. Problemet politike assesi nuk guxojnë të jenë arsyetim për gjendjen e tanishme ekonomike. Kush na ndaloi të hapim Minierat, Fabrikat, Uzinat...
Gani Mehmetaj: Në tokën që kërkon drejtësi!
“Në tokën e gjakut e të mjaltit’ është film i zymtë, i rëndë, i tmerrshëm, gati i papërballueshëm, që të rrëqeth nga kuadri i parë deri të ai i fundit. Rrëfimi dinamik, dendësia e ngjarjeve, zymtësia e atmosferës, egërsia e pashpjegueshme e ushtrisë serbe të paraqitur në ekran, të mbanë pezull. Pas disa dhjetëra minutash hamendesh të rrish në sallë apo ta braktisësh sallën, sepse ky film nuk është për të gjithë, nuk është për ata që nuk e ...
Frank Shkreli: Amnesty International - Gjëndja e të drejtave të njeriut në botë
Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International botoi me 24 Maj raportin e sajë vjetor mbi gjëndjen e të drejtave të njeriut anë e mbanë botës. Raporti vjetor për 2012, prej 400-faqesh jep hollësi mbi gjëndjen e të drejtave të njeriut në 155 vende të botës. Raporti i sivjetëm përqendrohet kryesisht mbi efektet që kanë patur protestat anë e mbanë botës gjatë vitit që kaloi, si edhe ndryshimet që kanë ndodhur si rezultat i këtyre protestave...
Frank Shkreli: A është Amerika në rënje?
Fund javën që kaloi, udhëheqës botërorë shtetesh dhe qeverishë si dhe organizatash ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian e tjera, mësynë Shtetet e Bashkuara për takimin G-8 të përfaqsuesve të vendeve më të industrializuara të botës që u mbajtë në Kemp Dejvid afër Uashingtonit dhe për të marrë pjesë në samitin e Aleancës së Atlantikut Verior, NATO në Çikago. Në të dy këto takime të nivelit të lartë u bisedua ...
Lavdrim Lita: Humnera e trishtimit
Gjithë Shqipëria mbajti frymën pasditen e djeshme. Një tragjedi e tmerrshme, për aq sa dihet, e pashpjegueshme. Një zbraztësirë në viset e relievit malor jugor mori në një aksident jetë njerëzish. Një autobus i nisur nga Elbasani për në Sarandë humbi kontrollin pranë qafës së Vishës duke rënë kështu në humnerën e thellë. Numri i vdekurve mbi dhjetë dhe i të plagosurve sa vjen e shtohet. Janë studentë të universitetit të ...
Qamil Zekolli: Bashkërendimi dhe bashkëpunimi i ngushtë sllavo-ortodokso-islamistë për asimilimin dhe zhdukjen e shqiptarëve
Daja Zeqir, unë nipi yt Qamili,kërkoj ndjesë, që së pakut me rastin e nderimeve të fundit për në jetën e amshueshme, nuk munda të realizoj një ceremoni mortore, ashtu si e keni dëshirue dhe meritue, nuk munda të mbetem besnik ndaj opinionit, qëndrimeve dhe bindjeve tuaja lidhur me besimin dhe dëshirën tënde për ceremoninë mortore !Qysh prej vitit 1054, kur u bë përçarja, ndarja e besimit të krishterë në dy blloqe dhe në dy qendra, në besimin e krishterë ortodoks me qendër në...
Frank Shkreli: Samiti i 25-të i NATO-s
Më 20 dhe 21 Maj në Çikago të Shteteve të Bashkuara mbahet samiti ose mbledhja e nivelit të lartë e udhëheqësve të vendeve anëtare të NATO-s, për takimin e 25-të aleancës së Atlantikut Verior. Presidenti Barak Obama do të presë udhëheqsit e vendeve të NATO-s në qytetin e tij Çikago, ku do të bisedohet për të ardhmen e aleancës ushtarake, duke u përqëndruar kryesisht mbi gjëndjen në Afganistan, por edhe mbi sfida të tjera me të...
Aurel Dasareti: Unë Shqipërinë e dua, po ti?
Unë jam i rritur, kam aftësi, vullnet dhe gatishmëri për të duruar dhe jetuar me ato mendime, qëndrime dhe veprime të të tjerëve me të cilat personalisht nuk pajtohem dhe nuk i pranoj.Psikologjia mund të definohet si studim shkencor për sjelljen dhe proceset mendore, dhe ai i cili e ushtron lëndën quhet një psikolog. Përveç tjerash, psikologët janë të interesuar në mekanizmat prapa ndërveprimit dhe komunikimit njerëzor, si zhvillohet të menduarit, se çfarë ndodh në tru kur ...
Frank Shkreli: Deklaratë e Kishës Katolike Shqiptare
Në këtë vit jubilar të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë me një letër drejtuar besimtarëve katolikë shqiptarë dhe të gjithë njerzëve vullnet mirë, pikëspari falenderon të Madhin Zot për atdheun dhe për të gjithë atdhetarët, të cilët në mënyra të ndryshme dhe me mundime kanë punuar për një Shqipëri më të mirë.Ipeshkvinjtë shqiptarë, që në fillim të letrës, theksojnë faktin se ndër ...
Xhelal Zejneli: Çështja shqiptare në Ballkan nuk është çështje fetare, por kombëtare
Ministria e Punëve të Brendshme e Qeverisë së Maqedonisë, për vrasjen e pesë maqedonasve i fajësoi “islamistët radikalë” – shqiptarë.Me këtë konstatim, kryeministri maqedonas – Nikolla Gruevski dhe VMRO-ja e tij, duan t’i tregojnë botës se:- çështja shqiptare në Maqedoni, nuk është çështje kombëtare, por fetare;- shqiptarët janë përçues të interesit lindor – turk, iranian dhe arab;- shqiptarët i sjellin në gadishull dhe në Europën e krishterë vlerat islamike...
117
118
119
120
121
Në Fokus
Xhelal Zejneli: Ndre Mjeda
Frank Shkreli: Spaçi nuk e mposhti shpirtin
Frank Shkreli: Një drejtësi që vepron me integritet nuk ka arsye t’i frikësohet transparencës
Blerim Latifi: Ky është testi i njohur historik i lidershipit
Xhelal Zejneli: Fjalimi i Hygosë në funeralin e Balzakut
Frank Shkreli: Çfarë ka mbetur sot nga mendimi politik i Arbën Xhaferit?
Xhelal Zejneli: Çështja e Shën Naumit dhe e Vermoshit (1921–1926)
Ndue Ukaj: Fytyra e njeriut dhe gjelat e politikës
Gani Mehmetaj: Histeria naziste kundër hebrenjve në Tiranë
Xhelal Zejneli: Adem Demaçi – metaforë e qëndresës
Zemra Shqiptare