Video
Kontakt
Redaksia
[FULLNAME_CUT]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Redaksia
Video
Kontakt
[FULLNAME]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Editorial
Zejneli
Shkreli
Mehmetaj
Latifi
Ukaj
Entela
Frank Shkreli: Jusuf Buxhovi – intelektuali në udhëkryqet e historisë shqiptare
80-vjetori i lindjes së Jusuf Buxhovit m'u duk se është një është një rast i mirë për ta trajtuar figurën e tij jo thjesht si një përvjetor personal, por si një bilanc të një veprimtarie gjashtë-dekadëshe në letërsi, gazetari dhe historiografi. Buxhovi mbushi 80 vjeç më 4 gusht 2026 dhe këtë përvjetor e shoqëron edhe 60-vjetori i krijimtarisë së tij...
Frank Shkreli: Nga paralajmërimi “Demokracia nuk pret” te zgjimi qytetar dhe alarmi “Demokracia në rrezik!”
Protestat e sotme në Shqipëri, janë një shenjë se shqiptarët po rizgjohen për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë. Para 10–15 vitesh, kur shkruaja artikuj për "Demokracia nuk pret", nuk e kisha fjalën vetëm për një shqetësim të çastit politik. Ishte një paralajmërim se demokracia shqiptare nuk mund të lihej në mëshirën e...
Entela Binjaku: Identitete në dritë - Libri, artizanati dhe trashëgimia
Më 15 dhe 16 gusht 2026 në Divjakë, u zhvillua një veprimtari dy-ditore kushtuar kulturës, traditave dhe trashëgimisë së pakicës kombëtare arumune. Veprimtaria mblodhi qytetarë dhe përfaqësues të komunitetit të angazhuar në promovimin e diversitetit kulturor dhe në ruajtjen e trashëgimisë së pakicave kombëtare...
Blerim Latifi: Barbarë të maskuar si liberalë dhe barbarë të sinqertë
Liria e besimit është një nga kategoritë themelore të kushtetutave të shteteve demokratike dhe liberale. Kuptimi i saj është më i gjerë sesa thjesht e drejta për të pasur një fe. Të kesh një fe është e drejtë, jo detyrim. Pra, feja i përket fushës së të drejtave dhe...
Frank Shkreli: Kur kërcënimi bëhet arsye për të kufizuar lirinë e besimit
Ngjarjet e ditëve të fundit në Zogaj të Vushtrrisë nuk mund të trajtohen më thjesht si një mosmarrëveshje rreth një ceremonie fetare. Siç duket ato kanë marrë një dimension më të gjërë dhe prekin drejtpërdrejt çështje të lirisë fetare, të drejtave të komuniteteve, të sigurisë dhe të mënyrës se si institucionet e Kosovës përballen me...
Frank Shkreli: Çfarë ka mbetur sot nga mendimi politik i Arbën Xhaferit?
Ka figura politike që kujtohen për postet që kanë mbajtur, për partitë që kanë drejtuar apo për betejat elektorale që kanë fituar. Ka edhe të tjerë që, përtej karrierës politike, lënë pas një mënyrë të veçantë të menduari. Arbën Xhaferi i përkiste kësaj kategorie të dytë...
Blerim Latifi: Vushtrria, 1671 dhe 2026 - Historia që po përsëritet
Viti 1671. Dioqezën e Shkupit e viziton Shtjefën Gaspri. Ai ka për detyrë të hartojë një relacion për Romën mbi gjendjen e katolikëve në këtë dioqezë, e cila përfshinte territoret që sot janë Kosova dhe Shkupi me rrethinë. Në Prishtinë, ai mëson se katolikët e mbajnë meshën në fshehtësi të plotë, në shtëpi...
Xhelal Zejneli: Çështja e Shën Naumit dhe e Vermoshit (1921–1926)
Është një konflikt midis Shqipërisë dhe Mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene për përkatësinë e Shën Naumit dhe të zonës së Vermoshit. Ky konflikt ka lindur nga interpretimi i vendimit të Konferencës së Londrës të datës 11 gusht 1913, që i kishte përfshirë ato brenda kufijve të Shqipërisë. Edhe Konferenca e Ambasadorëve në...
Frank Shkreli: Petro Nini Luarasi dhe sfidat e shqiptarëve të shekullit XXI
"Shqiptarët nuk kanë shembuj për t'u ndjekur." Kjo është një thënie që dëgjohet shpesh. Por nuk është e vërtetë. Nuk është historia e shqiptarëve që është e varfër me shembuj atdhetarësh. Shpesh është kujtesa jonë që është bërë më e varfër. Se shqiptarët kanë nxjerrë burra dhe gra që e deshën atdheun më shumë se veten...
Gani Mehmetaj: Histeria naziste kundër hebrenjve në Tiranë
Nisi me linçimin e Kushnerit, dhëndrrit të Trumpit, vetëm sepse ishte me prejardhje hebreite. Vazhdoi me një sulm kundër shtetit hebrait duke marr anën e terroristëve palestinezë. Disa portale e veçmas disa individë të përhënët po ulërasin si të tërbuar kundër " çifutëve" sikurse i quajnë me urrejtje naciste izraelitët...
Blerim Latifi: Atë ditë mbi Junik
Shikoni me vëmendje tri llojet e detyrave që BIA i paska ngarkuar këtij spiuni të saj nga Dragashi: të infiltrohet brenda institucioneve të Kosovës [nga fotot shihet se ka arritur deri në zyrat më të larta të shtetit], të identifikojë zyrtarë të AKI-së përmes fotografimit të tyre dhe të mbledhë informacione për anëtarë të rrymës vahabiste, me qëllim rekrutimin e tyre në BIA...
Ndue Dedaj: Një qen hero
Kur gjuetari pa qenin e tij me buzët gjithë gjak, duke iu lëpirë aty të porta e shtëpisë, si të kërkonte prej të zot ndonjë shpërblim për lodhjen në gjuetinë e para një gjysmë ore, iu turbullua truri, mendoi se qeni i tij besnik kishte qenë çmendur dhe i kishte mbytur të birin kërthi që flinte në djep, ndryshe si do t’i kishte turinjtë...
Xhelal Zejneli: Musine Kokalari
Musine Kokalari (Adana, Turqi jugore, 10 shkurt 1917 – Rrëshen, 13 gusht 1983) është ndoshta figura më interesante ndër poetët minorë të periudhës parakomuniste, qoftë si njeri, qoftë si autor. Lindi në Adana në gjirin e një familjeje gjirokastrite. Është bijë e Reshatit dhe e Hanushe Kokalarit. Musineja kishte...
Agron Tufa: Nga drejtësia e cunguar te dështimi i dekomunistizimit
Në kujtesën politike shqiptare, “Gjyqi i kafes” është shndërruar në një nga shprehjet më të njohura për mënyrën se si u përball Shqipëria me trashëgiminë e diktaturës komuniste. Emërtimi lidhet me gjyqin e Nexhmije Hoxhës, bashkëshortes së diktatorit Enver Hoxha, dhe me akuzat për përdorimin e fondeve shtetërore...
Ndue Ukaj: Çmësimi i shqiptarëve me shtetin
Nuk di të ketë ndonjë libër që të ketë përshkruar më mirë paaftësinë e shqiptarëve për të bërë shtet sesa romani, “Viti i mbrapshtë” i Ismail Kadaresë. Në këtë vepër, shkrimtari flet për çmësimin e shqiptarëve me shtet, një fenomen me të cilin po përballet Kosova e sotme...
Frank Shkreli: Flamuri shqiptar në gjyq – ku janë vlerat evropiane të Malit të Zi?
Flamuri shqiptar i padeshiruar në Mal te Zi — nje vend që pretendon vlerat e NATO-s dhe antarësimin në Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian dhe NATO nuk janë vetëm organizata politike dhe ushtarake. Ato përfaqësojnë një sistem vlerash që mbështetet mbi lirinë, demokracinë, shtetin e së drejtës dhe mbrojtjen e...
Xhelal Zejneli: Qëndrimi parimor i Kosovës dhe mosmirënjohja e Zelenskit
Zelenski qenka mosmirënjohës dhe bukëshkalë. Ai e injoroi luftën shekullore të shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. E injoroi luftën heroike çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pushtuesve, okupatorëve, kolonialistëve, çetnikëve serbomëdhenj. Ai s’ka as njohuri themelore për historinë, për politikën...
Frank Shkreli: Përqafimi Zelensky–Vuçiç dhe plaga që duhet të na shqetësojë më shumë - përçarja shqiptare
Ukraina kërkon respekt për sovranitetin e saj, Serbia këmbëngul kundër Kosovës, ndërsa Tirana dhe Prishtina vazhdojnë të flasin shpesh me dy zëra. Kjo është koha për një politikë shqiptare më të bashkuar, më të mençur dhe më të vendosur. Përqafimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me presidentin serb Aleksandar Vuçiç...
Reshat Sahitaj: Islamizmi politik – varri i Kosovës së pavarur
Në trojet shqiptare, islamizmi është produkt i sundimit 500-vjeçar nga P. Osmane, i cili u përhap me dhunë dhe te pjesa më e madhe e servilëve me shpërblime të ndryshme, si: lirimi nga taksat, punësime në administratën e P. O., leje për bartjen e armëve, vrasjen e katolikëve që nuk konvertoheshin në islam dhe mosdënimin e...
Frank Shkreli: A po dështon Kosova të fitojë paqen?
Kur Presidenti i Shteteve të Bashkuara Bill Clinton vajti në Kosovën e çliriar në vitin 1999, pas një lufte të përgjkashme dhe të një ndërhyrjeje historike të aleancës perëndimore, NATO-s, ai i drejtoi popullit të Kosovës një mesazh që do duhej të ishte udhërrëfyes për çdo brez politik që do të vinte pas luftës. Sot, Kosova ndodhet...
Ndue Ukaj: Kosova mes diktatit politik dhe rrënimit të demokracisë
Të besosh se Albin Kurti ka respekt për Kushtetutën e Kosovës është njëlloj si të besosh se një ujk i uritur ka respekt për një qingj dhe nuk e ha. Kurti ka ardhur në pushtet për ta zhbërë këtë Kushtetutë, për çka ka dhënë prova të shumta, të cilat veç budallenjët e tutharët nuk i kuptojnë. Plus të mpirit me ideologji komuniste, që këtu janë me bollëk...
Blerim Latifi: Ky është testi i njohur historik i lidershipit
Lideri i vërtetë e kupton se kombet dobësohen kur qytetarët shohin njëri-tjetrin si armiq dhe forcohen kur mësojnë ta shohin tjetrin si bashkëudhëtar në të njëjtën histori. Ai nuk kërkon të sundojë mbi ndarjet, por t’i kapërcejë ato. Nuk e dërton madhështinë e vet mbi plagët e shoqërisë, por mbi aftësinë për t’i shëruar ato...
Xhelal Zejneli: Në një histori dashurie fshihen fshehtësitë e jetës
Romani “Buzë lumit Piedra u ula dhe qava” (portugalisht: Na margem do Rio Piedra eu sentei e chorei) është një rrëfim dashurie tejet emocionues i shkrimtarit brazilian Paulo Koelo. Vepra është përkthyer në 34 gjuhë. Ka të dhëna që thonë se është përkthyer në 40 gjuhë. Është botuar në dhjetëra vende të botës.
Frank Shkreli: Një drejtësi që vepron me integritet nuk ka arsye t’i frikësohet transparencës
Liria e shtypit ka qenë dhe mbetet një nga temat që kam trajtuar më shpesh gjatë dekadave, si në shkrimet e mia për Shqipërinë, ashtu edhe për zhvillimet në botë. E kam bërë këtë jo vetëm si gazetar, por edhe si qytetar që beson se një shtyp i lirë është një nga shtyllat themelore të demokracisë. Ai nuk mbron vetëm të drejtën e...
Frank Shkreli: Spaçi nuk e mposhti shpirtin
Më 31 korrik 2026, në ish-burgun e Spaçit u celebrua mesha e udhëhequr nga Kardinali shqiptar, Hirësia e Tij Ernest Simoni (Troshani). "Rikthimi" i Kardinalit Ernest Simoni në vendin ku dikur ka vuajtur dënimin dhe punën e detyruar --me ftesë të Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë -- shënoi...
Xhelal Zejneli: “Dashuria në kohë të kolerës” – Markez
Romani “Dashuria në kohë të kolerës” (El amor en los tiempos del cólera) i Gabriel Garsia Markezit është rrëfim për një dashuri plot pasion dhe durim që zgjat mbi pesëdhjetë vjet. Personazhi kryesor Florentino Arisa e pret të dashurën e tij Fermina Daze mbi gjysmë shekulli, ndërsa ajo jeton e martuar me mjekun e respektuar Urbino...
Xhelal Zejneli: Fjalimi i Hygosë në funeralin e Balzakut
Më 18 gusht të viti 1850 vdiq në moshën 51-vjeçare shkrimtari francez Onore dë Balzak (Honoré de Balzac). Fjalimin e varrimit e mbajti Viktor Hygo (Victor Hugo, 1802-1885). Fjalimi i Hygos ishte tronditës. Ai tha se Balzaku ka qenë pjesë e brezit të fuqishëm të shkrimtarëve të shekullit XIX dhe se emri i tij do të mbetet...
Frank Shkreli: Shkodra nuk e harron historinë e saj
Hapja e një konsullate serbe në kryeqendrën historike të Veriut nuk është vetëm një çështje protokolli diplomatik. Ajo prek kujtesën historike, simbolikën kombëtare dhe të drejtën e qytetarëve për të kërkuar transparencë...
Blerim Latifi: Mehmet Delia - Heroi pa varr
Atë natë bënte shumë ftohtë dhe qentë nuk pushonin së lehuri. Duket se kishin nuhatur lëvizje njerëzish të panjohur në katundin e mbuluar nga terri. Gjyshi im rrinte zgjuar dhe po vëzhgonte me kujdes. Diku, në fund të lamës, u dalluan tri silueta njerëzish që mezi shquheshin nëpër...
Gjon Keka: Lëvizja e Deçanit ka në ballë figurën e Gjergj Kastriotit, jo të sulltanit; prandaj po sulmohet
Ata që nuk kanë lënë kazan pa i futur hundët e për të ngrënë, sot e kanë ngritur zërin kundër Lëvizjes së Deçanit, jo se ata e bëjnë këtë për ta ruajtur qenien tonë kombëtare apo atë „tolerancë" vetëm me fjalë, e me vepra aspak, dhe që ata e përdorin këtë fjalë vetëm sa për të hedhur baltë dhe për të paragjykuar lëvizjen dhe themeluesit e saj...
Frank Shkreli: Prof. Dr. Rexhep Krasniqi – një jetë në shërbim të arsimit, kombit dhe lirisë
Ka personalitete në historinë shqiptare, veprimtaria e të cilëve nuk mund të matet vetëm me postet që mbajtën apo me librat që kanë shkruar. Jeta e tyre ishte një mision. I tillë ishte Dr. Rexhep Krasniqi – historian, pedagog, publicist, burrë shteti dhe një nga udhëheqësit më të shquar të mërgatës politike antikomuniste shqiptare...
Blerim Latifi: Naiviteti diplomatik i Tiranës në raport me Serbinë
Disa ditë më parë, një ministre serbe tha hapur se, po të ishte në vend të Millosheviqit, ajo do ta spastronte etnikisht Kosovën. Në fakt, Millosheviqi e pati provuar, por nuk ia doli. Sot, në Serbi, nga shumica, e vetmja vërejtje që i bëhet është se ai dështoi në këtë drejtim...
Ndue Dedaj: Nga reforma agrare te Paketa e Maleve
Ëh, të gjitha i kemi dhuratë nga partia, edhe tokën, edhe lisat, edhe përrenjtë, edhe dhelprat, edhe zogjtë, edhe ajrin. U mësuam me këtë. Lum si ne për partinë, atë të vjetrën dhe këto të rejat. Partia edhe na i jep, edhe na i merr kur t’ia dojë puna, neve na mbetet në të dy rastet vetëm ta falënderojmë e duartrokasim fort...
Xhelal Zejneli: Ndre Mjeda
Ndre Mjeda (Shkodër, 20 nëntor 1866 - Shkodër, 1 gusht 1937) ka qenë prift, gjuhëtar dhe poet lirik. Sikundër Andon Zako Çajupi (Sheper, Shqipëri, 1866 – Heliopolis, Egjipt, 1930), poeti klasik Mjeda, është urë që lidh kulturën e Rilindjes të fundit të shekullit XIX me krijimtarinë letrare të periudhës së pavarësisë...
Frank Shkreli: At Pjetër Meshkalla – ndërgjegjja e lirë që sfidoi diktaturën komuniste
Në historinë e Shqipërisë së shekullit XX ka figura që nuk maten me postet që mbajtën, as me pushtetin që ushtruan, por me forcën morale me të cilën mbrojtën të vërtetën. Ata u bënë ndërgjegjja e një kombi në kohët kur ndërgjegjja kërkohej të heshtte. Një prej këtyre figurave është At Pjetër Meshkalla, jezuiti, edukatori...
1
2
3
4
5
Në Fokus
Ndue Ukaj: Fytyra e njeriut dhe gjelat e politikës
Xhelal Zejneli: Adem Demaçi – metaforë e qëndresës
Blerim Latifi: Kaçakët modernë grekë dhe heronjtë e Homerit
Blerim Latifi: Çarja e radhës në LDK
Xhelal Zejneli: Njohja ndërkombëtare e Kosovës
Xhelal Zejneli: Asnjë universitet shqiptar nuk është përfshirë në listën e 1.000 më të mirëve në botë
Pilo Zyba: Pabarazia shoqërore, korrupsioni dhe kriza e përfaqësimit - kur shteti shkëputet nga qytetarët
Blerim Latifi: Pse laboratorët e mëdhenj të inteligjencës artificiale po punësojnë kaq shumë filozofë?
Xhelal Zejneli: 101-vjetori i lindjes së Martin Camajt
Albert Zholi: Historia legjendë e Qafës së Thanës
Zemra Shqiptare