• Video
    • Kontakt
      • Redaksia
    • [FULLNAME_CUT]
      Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë
  • Redaksia
  • Video
  • Kontakt
  • [FULLNAME]
  • Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë

Speciale

  • Alia

  • Andrea

  • Namani

  • Basha

  • Mustafa

Sabile Basha: Naser Hajrizi - Republikë Kushtetutë - Ja me hatër ja me luftë

Në kohën kur u lind Naser Hajrizi, më 07. 07. 1962, nga i ati Beqiri dhe e ëma Fatimja, Kosova ende ishte e robëruar. Shqiptarët, ende qëndronin dhe  rezistonin. Edhe më tutje në rend të obligimeve historike mbeti obligimi dhe qëllimi suprem i lëvizjes ilegale-çlirimi i trojeve të mbetura nën...

Sabile Basha: Asllan Pireva - Duam Bashkimin e Trojeve Shqiptare

Asllan Shahin Pireva u lind në vitin 1961, në fshatin Prapashticë. Prapashtica është fshat në verilindje të Kosovës që shtrihet në një rrafshnaltë të Gallapit, mjaft karakteristike, me një relief të hapur dhe shumë të përshtatshëm për banor. Ky vendbanim kufizohet në veri me fshatin Serbinë, në verilindje me Dabishecin...

Sabile Basha: Sherif Frangu – Republikë e Kushtetutë - ja me hatër, ja me luftë

Kur lindi Sherif Franku me 1 janar 1962, Kosova ishte vend i okupuar nën pushtetin gjenocidal serbo-jugosllavë. Shqiptarët edhe në tej bënin një jetë prej robi dhe vazhdimisht ishin të shtypur dhe nuk gëzonin as të drejtat më elementare njerëzore. Ajo periudhë në popull njihej si koha e Rankoviqit. Dhe mu në atë kohë...

Sabile Basha: Bajram Bahtiri - Jeta pa luftë nën robëri nuk kishte kuptim

Në vitin 1945, nuk ishte hera e parë që shqiptarëve iu mohua një e drejtë e ligjshme e tyre, por ky do të ishte mashtrimi më i madh që komunistët jugosllavë u bënë shqiptarëve. Prandaj rezistenca ishte fati ynë historik. Deri vonë historiografia shqiptare nuk u mor me këto ngjarje, jo vetëm se okupuesi...

Sabile Basha: Afrim Abazi - Duhet ndryshuar kjo histori, Kosova e Bashkuar me Shqipërinë

Afrim Abazi u lind më 7 qershor 1963 në fshatin Slivovë, komuna e Ferizajt. Babai i Afrimit, ishte Kadri Abazi, i cili ishte mësues i dalluar dhe nënë kishte Ajshe Abazin, e cila ishte një grua e zonja dhe shumë atdhetare. Duhet përmendur se në kohën kur lindi Afrimi, në Kosovë populli...

Sabile Basha: Shaqir Ali Keçmezi - Kosova do të bashkohet me Shqipërinë

Shaqir Ali Keçmezi ishte i lindur më 1927, në fshatin Koretin, Komuna e Dardanës (Ish-Kamenicë), nga babai Ali dhe nëna Humë, e lindur Kryeziu (Roganë).  Ishte i pa martuar. Merrej me bujqësi dhe vinte nga një familje mesatarisht e kamur. Qysh në rinin e hershme ai kishte përjetuar dhunë e terror që kishte ndodhur gjatë Luftës ...

Sabile Basha: Ali Ajeti – Dita për me vdekë për Kosovën

Në vitet e 80 të shekullit të kaluar ishte ajo, ilegalja shqiptare, njëra ndër ilegalet më të organizuara që vepronte në shtetet ballkanike, ngase edhe i ishin bërë padrejtësitë më të mëdha krahasuar me të gjithë popujt e tjerë. Më shumë se lirinë ideologjike, bijtë e Kosovës martire e donin lirinë kombëtare. Bijtë e popullit liridashës...

Sabile Basha: Afrim Zhitia - Do të punoj për Kosovën e Lirë deri në vdekje

Afrim Zhitia u lind më 22 mars të vitit 1965 në fshatin Llugë të Podujevës. Babai i Afrimit ishte Osman Zhitia e nënë kishte Qamile Zhitien e quajtur Behrami. Prindërit e Afrimit që të dy ishin bijë dëshmorësh. Andaj edhe rrugën që zgjodhi Afrimi më vonë nuk ishte e rastësishme. Ai u rrit në një familje me tradita të mëdha patriotike...

Sabile Basha: Fahri Fazliu - Bëni të fala nënës, i thoni se Fahriu po vdes për Kosovën

Historia tek ne u përsërit në mënyrën më të vrazhdë. Krahasojmë ngjarjen e vitit 1984, kur ranë heroikisht heronjtë Rexhep Mala e Nuhi Berisha dhe 2 nëntorin e vitit 1989, kur pesë vite më vonë  përsëritet po e njëjta histori, duke rënë në altarin e lirisë po ashtu shokët e jetës e të...

Sabile Basha: Murat Mehmeti - Duam vetëvendosje deri në shkëputje

Më 5 gusht 1952, në Prishtinë, u lind Murat Mehmeti. Ai ishte djali i Qazimit dhe nënës Shefkije Mehmetit. Ishte fëmija i katërt në familje, pas motrave: Fatime, Nazmije dhe Naxhije. Ata bënin një jetë të qetë dhe të lumtur. Babai i tij punonte si punëtor ndihmës në shëndetësi dhe deri diku i iu siguronte një mirëqenie...

Sabile Basha: Heroi i Kombit Prof. Xhemajli Berisha

Presioni, dhuna e terrori  serb ndaj  shqiptarëve në përgjithësi, e i atyre të Kosovës në veçanti, ka rrugë të gjatë, laramani të shumëfishtë veprimi e forma të veçanta aplikimi, gjithnjë duke iu përshtatur rrethanave të mundshme të zbatimit. Në këta shekuj të gjatë, shqiptarët përjetuan dhunë politike, dhunë shpirtërore e dhunë...

Sabile Basha: Rexhep Elmazi - Edhe sikur të më vrasin, nuk do të heq dorë nga liria e vendit tim

Rexhep Elmazi  u lind më 3 janar 1938, në fshatin Malishevë, komuna e Gjilanit. Vinte nga një familje mesatarisht e kamur, por pasuria për ta nuk ishte gjithçka, ata bënin një jetë të qet dhe tepër modeste. Skamjen e robërinë e urrenin, por edhe në këto kushte të vështira të jetës donin të shkollonin djalin e tyre...

Sabile Basha: Hysni Rudi - Kapiteni që jetoi e vdiq në mbrojtje të tokave shqiptare

Atdhetari i shquar i çështjes kombëtare Hysni Rudi, u lind më 1917 në Mitrovicë, nga babai Muharrem, i cili kishte prejardhje nga Gjakova dhe nëna Nerxhivane Ibrahimi, që ishte nga Mitrovica. Hysni Rudi ishte i martuar me Ajshe Boletinin, vajzën e Musa Boletinit, djalit të Isa Boletinit. Pas ripushtimit të Kosovës ...

Sabile Basha: Fazli Grajçevci - Për të mbrojtur kombin duhet të falet jeta

Fazli Grajçevci u lind në muajin prill të vitit 1935, në fshatin Sankoc të Drenicës. Ishte i biri i Xhemajl Grajçevci dhe i Sherifës, e lindur Miftari në fshatin Krasimirovc. Fazliu ishte fëmija i gjashtë i familjes Grajçevci. Ai kishte edhe këta vëllezër e motra: Hamdiu, Fazliu i parë, Mehdiu, Fazliu, Nailja, Rrahimja, Mehremja...

Sabile Basha: Shaban Shala – Rroftë Shqipëria Etnike! Poshtë klika e Titos dhe e Rankoviqit

Atdhetari llapjan, Shaban Shala u lind me 16 shkurt 1933, në fshatin Letanc të Podujevës. Ishte i biri Behram Shalës dhe nënës Xhemile, e lindur Uka. Në kohën kur u arrestua për herë të parë ishte i pa martuar. Gjerë më atëherë ishte i padënuar. Shaban Shala, vinte nga një familje atdhetarësh...

Sabile Basha: Tahir Deda - Shqiptarët dolën në luftë për të Bashkuar Kosovën me Shqipërinë

Tahir Deda u lind më 1910, në qytetin e Gjakovës. Ishte i biri i Zejnelit dhe i Esmas. Në kohën kur u arrestua ishte 35 vjeç. Ishte administrator në Këshillin Krahinor në Prizren (pranë Departamentit për Tregti dhe Furnizim). I martuar, pa fëmijë, me gjendje ekonomike mesatare, dhe i padenuar deri atëherë.  Tahir Deda ishte intelektual dhe...

Sabile Basha: Betimi i Jasharajve para varrit të Tahir e Nebih Mehës

Nebi Meha, ishte djali më i madh i Emin Latës dhe nënës Fazë, 70 vjeçar, nga fshati Prekazi i Ulët, gjë që jetonte vazhdimisht këtu dhe kishte katër fëmijë. Nebihu kishte lind më 1910. Dhe, nuk ishte fare e papritur që edhe djali kishte vazhdua rrugën prej trimi sikurse edhe babai i tij Emin Lata. Në familjen e...

Sabile Basha: Tahir Meha - Pushteti jugosllav nuk është i imi dhe nuk e pranoj kurrë si të tillë

Policia e Skenderajt ishte njoftua se Tahir Meha ngado që shkonte, haptas e mbante armën. Pas këtij njoftimi, policët ishin mobilizua që ta kapnin Tahir Mehën, mundësisht në befasi dhe ta arrestonin. Dhe, kjo kishte ndodhur, një ditë tregu, në mënyrë tinëzare e zënë dhe e dërgojnë në stacionin e policisë...

Sabile Basha: Xheladin Hana - Nuk e bëmë luftën për të ngelur përsëri të okupuar nën Serbi

Xheladin Hana ishte i lindur në qytetin e Gjakovës, më 1919. Nga babai Shyqeri e nëna Gjylije, e lindur Hima. Kishte të mbaruar gjimnazin në Shkodër dhe ishte angazhuar në luftë kundër fashizmit dhe bashkimit të tokave shqiptare në një shtet. Ai vinte nga një familje atdhetare gjakovare...

Sabile Basha: Haki Taha – Vdekje për tradhtarë, Liri për Shqiptarë

Patrioti i madh Haki Taha, u lind në një familje atdhetare e arsimdashëse të Gjakovës, më 1914. Shkollën fillore e nisi në Gjakovë, për ta vazhduar në shkollën “Kosova” në Krumë të Hasit në Shqipëri. Derisa ishte në vendlindje dhe në këtë qytet për çdo ditë si fëmijë e përjetoi robërinë dhe e kuptoi se çfarë do të thotë të jesh nën okupim...

Sabile Basha: Nexhat Agolli - Martir i Bashkimit Kombëtar Shqiptar

Atdhetari i madh Nexhat Agolli, ishte i lindur në Dibër të Madhe më 09 qershor 1914 në Dibër të Madhe. U lind në një familje me tradita të lashta patriotike. Babai i tij duke e ditur se vetëm i ditur je i vlefshëm për atdheun, andaj menjëherë Nexhatin e vogël e dërgon në shkollë. Shkollën fillore e mbaron me sukses në Krumë të Kukësit...

Sabile Basha: Rifat Berisha - Atdhetari që i tregoi Serbisë se Kosova është Shqipëri

Rifat Berisha (1910-1949) u lind në fshatin Berishë të Drenicës. Ishte i biri i Latif dhe Hasime Berishës, të dalluar për atdhetari ndër vite. Dalloheshin si familje e konsoliduar, të ndershëm, me një mirëqenie të mirë familjare. Rëndësi të madhe i kushtonin rritjes dhe edukimit të fëmijëve dhe të...

Sabile Basha: Omer Çerkezi - Qëndresa e tij heroike për Shqipërinë Etnike

Omer Çerkezi, u lind më 3 qershor 1919, në Mitrovicë të Kosovës, nga babai Ibrahim Çerkezi. Familja e Omerit ishin të kamur. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje. Gjimnazin e kishte vazhduar në Shkup dhe e kishte mbaruar më vitin 1939. Në po të njëjtin vit ishte regjistruar në Fakultetin Bujqësor-Pylltarisë në Zemun. Në universitet edhe kishte studiuar por edhe kishte...

Sabile Basha: Metush Krasniqi - Shqiptarët do të jenë të lirë vetëm kur Kosova të jetë pjesë e Shqipërisë

Në kohën kur lindi dhe u rrit Metush Krasniqi, Ishin kohë të vështira dhe të rënda për Kosovën. Kohë kur shpërnguljet e shqiptarëve për Turqi po intensifikoheshin dhe dhuna e terrori ndaj shqiptarëve nuk kishte të ndalur. Metush Krasniqi si intelektual që ishte nuk e ndjente veten mirë, andaj qëndrimi duarkryq...

Sabile Basha: Asim Luzha - Nëse nuk merren masa të ngutshme, mund të ndodhë një plojë e tmerrshme

Patrioti i madh Mulla Asim Efendi Luzha u lind në Gjakovë, më 1890. Asimi ishte djali i parë i atdhetarit e dijetarit të madh  Myderriz Murteza Efendi Luzhës, që në popull njihet me titujt : Haxhi Myderrizi, që do të thotë se ishte Haxhi dhe Myderriz dhe nënës Xhemile (Abdyli) Luzha. Asim...

Sabile Basha: Ibrahim Banush Sedllari - Pa Kosovë nuk ka Shqipëri

Ibrahim Banush Sedllari u lind më 1909, në fshatin Shalë të Drenicës së Epërme. Baba kishte patriotin e njohur të kësaj ane, Banush Sedllarin, ndërsa, nëna Bahtije e rriti dhe e edukoi me një dashuri të jashtzakonshme djalin e saj trim. Familja e tij ishte e kamur dhe Ibrahimi u rrit pa brenga në...

Sabile Basha: Zija Shemsiu - Armatimin e kemi futur për të iu shporrur nga trojet tona, derisa të bashkohen në një Shqipëri Etnike

Në kohën kur, marrëdhëniet në mes Jugosllavisë dhe shteteve të llagerit socialist kishin arritur kulmin e vlimit, dhe pritej se Jugosllavinë do ta gllabërojë Bashkimi Sovjetik, e Kosova e mbarsur me padrejtësi të shumta mezi po çapitej kah mesi i vitit 1950, në fshatin Përlepnicë të Gjilanit, më 1 korrik 1950, u lind Zija Shemsiu...

Sabile Basha: Bardhosh Gërvalla – Betohemi mbi eshtrat e të vrarëve shqiptarë se Shqipërinë do e bëjmë, në kufijtë e saj Etnik

Më 17 janar 1982, gazeta “Rilindje”, pa pasur kurrfarë informatash se çka po përgatitej në prapaskenat e UDB-es, shqiptaret i informonte se çfarë kohe do të mbretërojë atë ditë në Kosovë. Ajo shkruante se “Pas mëngjesit të ftohtë e me mjegull, gjatë ditës në një pjesë të madhe të vendit do të marrë kohë mesatarisht e vranët dhe e thatë...

Sabile Basha: Jusuf Gërvalla - Përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën

Aneksimi i Kosovës nga Serbia (1945), do të shohim më vonë se, ishte vetëm një pjesë e padrejtësisë që u bëhej shqiptarëve në Jugosllavinë komuniste. Çështja e Kosovës nuk ishte krejt çështja shqiptare. Padrejtësinë që i bëhej popullit shqiptar në ish Jugosllavi e rëndonte edhe më tepër copëtimi i trevave në...

Sabile Basha: Kadri Zeka - Të luftojmë për Liri dhe Bashkim Kombëtar

Në kohën kur në botë po ndodhnin ndryshime të mëdha, dhe Stalini me gjithë diktaturën e tij iku nga kjo botë, më 25 prill 1953, në fshatin Poliçkë- Malësia e Dardanës (Kamenicë) lindi Kadri Zeka, nga babai Pajazit-Zita dhe nëna Hana Zeka e lindur Berisha, i cili në të ardhmen për...

Sabile Basha: Nuhi Berisha - Rinia jonë do t'i sjellë Kosovës rrezet e lirisë

Nuhi Berisha, u lind më 3 tetor 1961, në Svircë të Dardanës (ish Kamenicë). Babai i Nuhiut ishte Rexhep Berisha, një fshatar i ndershëm dhe trim i pashoq. Ndërsa nëna Hajrije, vinte nga Gashët e Rafunës. Ajo ishte një grua e fisme dhe kujdesej shumë për edukimin e fëmijët të vet. Familja ishte...

Sabile Basha: Rexhep Mala – Ju hetuesit shqiptarë jeni tradhtarë, e ju serbët jeni kriminelë...

Rexhep (Mehmet) Mala u lind me 29 mars 1951, në fshatin  Hogosht të Dardanës, nga babai Mehmet dhe nëna Fahrije,  familje, kjo me kushte mesatare ekonomike por me një traditë shumë të gjatë atdhetare e patriotike. Shkollën fillore dhe tetëvjeçaren në tërësi Rexhep Mala i kreu në Hogosht, më pastaj meqë i ati Mehmeti shpërngulet në Gjilan, Rexhep Mala e vazhdoi gjimnazin në Gjilan...

Sabile Basha: Shyt Mareci – Trupi im i gjallë kurrë nuk do të dorëzohet tek okupuesi

Bislim Zeqiri ose Shyt Mareci, kishte lindur më 20 maj 1909, në fshatin Marec, lagja e Vakovcit. Mareci është fshati më i madh i Kosovës, dhe ndodhej më pak se 40 kilometra larg Prishtinës. Ai u lind dhe u rrit në një familje patriotike shqiptare, por ata dalloheshin edhe për bujari dhe bamirësi...

Sabile Basha: Haxhi Jahja Daci – Vetëm me pushkë e dije formohet Shqipëria Etnike

Haxhi Jahja Efendi Daci, nuk është emër i panjohur për historiografinë shqiptare. Ai lindi dhe u rrit në një periudhë kur në tokat e Ballkanit kurdiseshin fatet e popujve. Po ashtu, në atë periudhë historike edhe shqiptarët ishin të angazhuar që të ndryshonin fatin e tyre. Dhe mu në këtë kohë, më 1905 u lind në Pejë ...

Sabile Basha: Adem Voca – Oso Kuka i Shalës së Bajgorës

Atdhetari Adem Voca, u lind më 1903, në fshatin Pasomë, komuna e Vushtrrisë. Ademi ishte djali i plakut të mençur, Beqir Voca dhe vëlla i Sherif Vocës. Sherif Voca ishte i njohur si deputet në Parlamentin Mbretëror në Beograd. Shquhet fjalimi i tij në këtë parlament kur u kishte ngritur...

7 8 9 10 11
Në Fokus
  • Sabile Basha: Doli nga shtypi libri më i ri “Unë në kohë”

  • Sabile Basha: Programet dhe elaboratet serbe antishqiptare (1)

  • Sabile Basha: 11 marsi – dita kur Kosova tha 'Boll më'

  • Sabile Basha: Kur gënjeshtra bëhet dokument

  • Sabile Basha: Anatomia e krizës dhe demonstratat e 1981-it si artikulim i kërkesave kombëtare (4)

  • Sabile Basha: Programet dhe elaboratet serbe antishqiptare (13)

  • Sabile Basha: Serbia ndërmjet përballjes me historinë dhe domosdoshmërisë për distancim nga programet dhe elaboratet antishqiptare

  • Sabile Basha: Anatomia e krizës dhe demonstratat e 1981-it si artikulim i kërkesave kombëtare (2)

  • Sabile Basha: 27 vite pas – ku jemi dhe kah po shkojmë

  • Sabile Basha: Historia nuk fal!

Zemra Shqiptare
Ballina Video Kontakt
Powered by Soso News 4.1

Buletini

Abonohuni për të marrë lajmet e përditshme në email-in tuaj