Video
Kontakt
Redaksia
[FULLNAME_CUT]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Redaksia
Video
Kontakt
[FULLNAME]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Hasan Hasanramaj: Bota fëmijërore në vargje e fjalë
Poetja Drita Kosumi-Syla është emër i njohur edhe për adhuruesit e letërsisë për fëmijë, meqë ajo, përveç disa librave me poezi për të rritur, tashmë vjen me librin e dytë me poezi për fëmijë, me titullin “Në sy pranvere”. Lexuesit e vegjël do ta kenë takuar herë pas herë nëpër faqet e revistave për fëmijë,..
Aurel Dasareti: Vetëvrasja e shqiptarëve, lehtësim nga çlirimi i vetvetes
Ajo që kam mësuar është se si një top bore mund të rrokulliset dhe se gjërat mund të dalin plotësisht jashtë kontrollit, ku nuk është e mundur ta kontrollosh atë, pavarësisht se çfarë thua. Ka arsye për trishtim, por shqiptarët nuk veprojnë për përmirësim, por “e ndjekin nga afër” situatën...
Sabile Basha: Ninullat e mistershme të nënës
-Kush je, më trego kush je ti, dhe nga të njohë unë... – këto fjalë i përsëriste nëna për të satën herë të cilat iu ishin ngulitur thellë në memorien e saj. Këto fjalë i përsëriste vazhdimisht, si refren të lodhur të ndonjë lipsi, duke më shikuar paturpësisht, ngultas në sy. Nganjëherë më merrte dorën e më përkëdhelte...
Ndue Ukaj: Qeveria po i bën dëm të pariparueshëm Kosovës
Qeveria e Kosovës duke i shpërfillë e duke i poshtruar kaq keq nxënësit, mësuesit dhe prindërit, po i bën dëm të pariparueshëm Kosovës.Ky poshtrim kaq i hapur ia ka dalë t' i thyej moralisht mijëra nxënës e prindër që të tmerruar lëshohjnë klithma dëshpërimi për atdhuen e tyre të qeverisur nga injoranca dhe arroganca...
Florim Zeqa: Nga politika inatçore tek ajo armiqësore!
Në historinë më të re të Kosovës viti shkollor 2022/2023 do të mbahet mend si viti më i mbrapsht i segregacionit apo ndarjes së shkollave dhe nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve sipas përkatësisë partiake, gjegjësisht të ndarjes së popullatës në dysh, pro&kontra grevës!...
Kastriot Dervishi: Një foto dhe një histori e rrallë
Në foto janë Sara Blloshmi (1904-1975) dhe Alfred Ashiku (1916-1962), gjatë kohës së verës në një plazh të paidentifikuar. Sara u largua pas lufte me bashkëshortin e saj britanik Vandeleur Robinson, ndërsa farmacisti Alfred Ashiku u arrestua më 16.5.1947. U akuzua se kishte pasur dijeni për “organizatën tradhtare...
Kalosh ?eliku: Atdheu - Burrë pa Grua
Dardha Gorrice te Ara rrëzë Malit,Të cilës si fëmijë i ngjitesha në majë.E mbushja gjirin, dhe zbrisja nën hijeBarkun e rrasja. Dhe, i fusja sy gjumë:Përpara syve të Ujkut: Loçi dhe Unë. Dardha Gorrice te Ara rrëzë MalitNuk është më. E preu Destan Balli për dru.Zjarrin ta ndezim në Dimër...
Jusuf Buxhovi: Shtetndërtimi i Kosovës dhe fshirja e kujtesës historike!
“Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë veni dike të shkruajë libra të rinj, të krijojë kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë ishte dhe çfarë është...
Anton Nikë Berisha: Libër që të njëson thellësisht me besimin në hyjin dhe me dashurinë e tij
Libri që po i jepet në dorë besimtarëve të krishterë dhe jo vetëm atyre, në përkthim të ri, të bërë me përkushtim e dije nga don Prekë Lazraj, ndriçon pikërisht rëndësinë e forcimit dhe të pasurimit të këtij besimi dhe të kësaj dashurie, që shpaloset përmes dy formave: të ndriçimit të thelbit të besimit në Hyjin...
Gjon Keka: Dy medalje kushtuar figurës madhore të Gjergj Kastriotit
Epoka e Gjergj Kastriotit është më e arta në historinë e kombit tonë dhe të Europës, për të kanë shkruar libra e vepra të karaktereve të ndryshme të cilat janë të panumërta, pastaj janë bërë gravura, piktura, portrete, medalje, monedha etj.Figura e kryeheroit dhe kryezotit jo vetëm të Arbërisë...
Kalosh Çeliku: Pazari i Grave
Mëngjes. E ngarkova veten në shpinë përmes sokaqeve me gurë deri te Rrapi. Në një degë të tij sot kisha vendosur t`i varë armët. Nën hijen e tij do ta lidhja Gjokun. Armët do t’i varja në një degë. Dy qetë në zgjedhë, dhe një kalë përpara pllugut do ta lëroja arën ugare. E dija se më pret një luftë me djersë mes këtij bërlloku...
Nue Oroshi: Besëprerja e mikut dhe tradita shqiptare për të pabesët
Shpeshherë më herët në traditën shqiptare besëprerve ju është dhënë kafja me metoda të ndryshme dhe jo në mënyrën tradicionale siç ju është dhënë më parë,besëprerët që kanë prerë në besë mikun e shpisë, apo mikun që kanë kaluar një kohë të gjatë me njëri-tjetrin shpeshherë edhe kanë ra pre e tradhtisë duke tradhëtuar miqtë e tyre...
Aurel Dasareti: O shqiptar! Duaje të afërmin tënd, por mos lejo që ai të të mashtrojë!
Gjiganti legjendar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ka thënë: “Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta mes jush!”Vogëlsi-a ime ju thotë: “Pisllëkun, kriminalitetin, korrupsionin, hajninë, jo-burrërinë, pabesinë, indiferencën (mos-reagimin) ndaj ligësive të “baballarëve të kombit”, përndryshe kalbësirave qoftëlarg në: Shqipëri, Kosovë...
Përparim Hysi: Ç'më bëre, Dalip?
Ka një thënie popullore që thotë:"E gjetësh nga nuk e pandeh". Kështu më gjeti dhe mua. As që e mendoja që të të vinte një e keqe kaq e madhe, vetëm e vetëm nga një dëshirë shpirtërore e një dashamiri apo të një miku. Por unë, për pak, nga kjo dëshirë apo dashamirësi krejt njerëzore desh e pagova shtrenjtë. Aq shtrenjtë sa...
Enver Bytyçi: Letër publike kryeministrit Rama - Dilni ju lutem sa më parë nga Open Balkan!
Shumë herë kam dashur që t’u kërkoj publikisht daljen nga Open Balkan, për t’i dhënë fund kësaj marrëdhënie në dashuri pa kufi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Por nënshkrimi i marrëveshjes për koordinimin e politikave të Jashtme midis Serbisë dhe Rusisë nga shefat e diplomacisë së dy vendeve...
Albert Zholi: Vasillaq Vangjeli, aktori që la mjekësinë për humorin
Vangjeli lindi në shkurt të vitit 1948. Në vitin e tretë të Mjekësisë, Vasillaq Vangjeli e braktis shkollën për të hyrë në Institutin e Lartë të Arteve (vitet 1973-1975). Pas përfundimit të tij e çuan për të bërë stazhin në teatër. Nga Teatri Popullor e kaluan në Estradën e Shtetit si aktor i humorit. Nga viti 1976 deri...
Florim Zeqa: Shkaqet e rënjes së fuqisë elektorale!
Edhe përgjatë viteve të pushtimit klasik të Serbisë, shpresa e shqiptarëve për liri dhe pavarësi ishte e madhe, e tillë ishte edhe gjatë luftës çlirimtare! Shpresa e madhe e shqiptarëve të Kosovës vazhdoi edhe në vitet e para të pasluftës deri më 17 shkurt 2008. Pas kësaj date fillon zbehja e shpresave të qytetarëve për jetë në Kosovë...
Hasan M. Shahinaj: Poeti, prozatori dhe publicist Xhevahir Cirongu
Ditën e enjte të dates 22 shtator 2022, në ora 10.00 Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës, në odaonin ‘’Nikolin Xhoja’’ të Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu’’ organizoi në bashkëpunim me Bibliotekën Publike të qytetit bregdetar, pronovimin e dy librave në presence të shkrimtarit Xhevahir Cirongu ...
Resmi Osmani: Me sytë e fëmijës (23)
Na dukej vetja më të rritur.Ishim nga mesviti i klasës së shtatë.Me Melaninë nuk mbajtëm zëmëratë nga ato që më tha, e që ishin fjalë të së ëmës e jo të sajat. Nuk u ndam, me kalimin e kohës, mbajtëm dhe e forcuam shoqërinë. Vijonim të rrinim në një bangë. Ndjeheshim mirë. Ajo kishte hedhur shtat, pa i kishte ...
Shefqet Dibrani: Monografi artistike në 20-Vjetorin e Ansamblit ‘Drita’
Në kuadër të 20-Vjetorit, i cili u shënua më 11 shtator 2022, Ansambli i Këngëve dhe Valleve "DRITA", që vepron në Kreuzlingen të Zvicrës, nxori monografinë që i kushtohet veprimtarisë njëzetvjeçare të këtij Ansambli. Autor i monografisë është themeluesi i AVK-DRITA, dhe veprimtari i njohur Haradin Gashi...
Kalosh Çeliku: Bariu i maceve
Bariu i maceve endacake te “Parku i Grave” në Shkup, i mbëlidhte macet dhe i sillte në shtëpi. Jo, nuk e kundërshtoja. Edhe, pse: kisha, probleme familjare. Nuk ishte kohë e lehtë, nateditë me vite i rrethur nga të katër anët me Koronavirus dhe Pandemi. Masa Qeveritare: Mos dilni në rrugë pa maska...
Kastriot Dervishi: Hajriu
Hajriu i vitlindjes 1918 kishte qenë 23 vjet bashkëpunëtor i Sigurimit në vitet 1949-1972. E kish nisur aktivitetin pas kryengritjes së Zhapokikës në Tepelenë. Ishte shpërblyer gjithsej me 200 kg misër dhe 2400 lekë.Në vitin 1972, partia e ekspozoi në popull aktivitetin e tij si...
Blerim Rrecaj: Lojërat tranzicionale
Pak minuta para orës shtatë u zgjua gruajaPak minuta pas orës shtatë u zgjova unë,Erdhëm të dy në sallonkuzhinëFëmijët nëpër shtretër i lamë në gjumë. Gruaja përgatiste për ne diçka në fëltereDy xhezve mbi shpotet i vura unë,I pijmë pastaj kafetë as me nge e as për ngutDhe përcolla gruan që u nis për në punë...
Dorian Koçi: Shqipëria dhe shqiptarët në veprat e William Martin Leake
Njohja e Ballkanit dhe e Shqipërisë në Ministrine e Jashtme në Britani në shekullin e XIX fillon nga eksplorimi dhe udhëtimi në Greqi dhe Shqipëri i William Martin Leake, i cili nuk ishte një udhëtar i zakonshëm britanik që ndërmori një udhëtim kënaqësie dhe njohje në Greqi dhe Shqipëri në kuadër...
Fatmire Duraku: Prurje e re në prozën për fëmijë
Libri “Kepi i Rodonit” i autores Dea Halimi, botuar nga Shtëpia Boturese “Fad” Prishtinë 2022 - Ky shkrim romanesk nuk përmban vetëm rrjedha magjike, për të krijuar sfida, imazhe, por dhe kallëzime, duke aplikuar stile të ndryshme gjatë shtrirjes së gjërave, të reales dhe ireales. “Kepi i Rodonit”...
Florim Zeqa: Shuarja tragjike e ëndërrave të djaloshit entuziast
Dren Bajrami 17 vjeçar, djali i ri dhe punëtor, atdhetar dhe energjik, ambicioz dhe entuziast, me ëndërra të bukura për jetën. Ai u nisë shtatë muaj më parë në rrugën e vështirë të emigrimit, i joshur jo nga lakmia por nga mungesa e përspektivës për jetë në atdheun e tij. Dreni kishte vendosur të sakrifikojë veten për t’i sjellë shpresë familjes...
Albert Habazaj: Më e madhe është molla
Herët, në mëngjes sa dolaMe sy, me pulëbardhat fola,Nisën valët përmbi detPër Amushen tonë shëndet. Çeli 23 shtatoriÇ'ëmbëlsi natyra mori,Sa bukur buzëqesh vesa1 vjeçe sot mbushi mbesa. Na u bë e madhe çupaEcën bran, veshur me pupa,Tullumbace njomëzakeGojë e voçkël, topolake...
Albert Vataj: Një letër për ty
Edhe pse teknologjia i ka shtytur tej caqeve të mundshmen e komunikimit, edhe pse bota tkurret çdo ditë nën forcën sovrane të këtij gjenialiteti, sërish është një ndjesi; e brishtë, delikate, teje e ndrojtur, e cila rreket gjithë drojë e frikë të dëshmojë me një teatralitet sublim yshtjen e hyjt të një shpirti, t’i japë zë...
Promovohet libri “Rugovën, si e kam njohur” i Gani Mehmetajt
Të hënën me 26 shtator, në orën 19.00, në hotel Sirius (Prishtinë), do të promovohet libri-portret: “Rugovën, si e kam njohur” i Gani Mehmetajt. Librin e ka botuar shtëpia botuese Uetpress nga Tirana, ndërsa e mbështeti Santefarm nga Prishtina.Për librin “Rugovën, si e kam njohur” do të flasin Avni Spahiu, Henri Çili dhe Melihate Termkolli...
Lekë Mrijaj: Takim me shkrimtarin Nasi Lera dhe promovimi i librit të Mikel Gojanit
E shtuna e sotme për kulturdashësit klinas mbetet një ditë e veçantë dhe e paharrueshme, pikërisht një ditë madhore, ku është mbajtur një takim letrar me shkrimtarin unik e të papërsëritshëm të proz?s shqipe, Nasi Lera dhe promovimi i librit: “Poetika e prozës së Nasi Lerës” i autorit Mikel Gojani...
Atdhe Geci: Mos i ngjafsha harresës
Jam ulur në kodër të mbjellë me bariku një ditë është shumë e ngadaltënuk kërkoj asnjë vendim nga zemra,kudo që më shpie jeta e pëlqej jetën,e pëlqej agun e ngrohtë të mëngjesit.Në kokën time ka një kënd që quhetkujtesë, dhe mendime të ndryshme.Poezinë që e shkruaj unë nëpër jetë...
Sevdail Hyseni: Ikja
Po ikin dallëndyshetNë vendet e ngrohta,Neve nga Lugina…Nuk na njeh as bota! Sikur të na njoheÇfarë fitimi kemi?Kur jemi shpërndarëSi kokrra bademi! Ku mbet edukataMorali dhe nderi?Na ndjek si hijeInati dhe sherri!...
Gani Mehmetaj: Mehmet Akifi i fëmijërisë sime
Me 2001 një kolege gazetare, me pyeti si mund të shkonte më ekipin turk në katundin Shushicë të Istogut. Ajo punonte për një televizion të Stambollit. Donin të bënin film dokumentar për Mehmet Akifin.-Unë vi me juve,- i thashë i entuziazmuar, -Mehmet Akifi është i katundit të dajave të mi...
Ndue Ukaj: Kryeministër që lavdërohet në çdo paraqitje
Kryeministër që lavdërohet në çdo paraqitje publike për rezultate të mëdha, arritje të jashtëzakonshme e parulla tjera të këtij lloji, ai veç rezultate, vepra të mëdha dhe të vërteta s'ka. Ai fshihet prapa propagandës si armë e fuqishme e pushteteve demagogjike...
Nikoleta Kovaçi: Mjeku i ushtarakut dhe xhandarmeria e Rames!
Nje mjek nuk e njollos nje spital, e aq ma pak nje sistem ndyresire si ky i joni! Nje mjek qe nuk merr leke, ne fakt, asht ‘delja e zeze’ ne kete sistem monstruoz dhe denigrues shendetesor qe asht instalue ne Shqipni!Une besoj se ai djale do te dije ta ‘laje’ veten para maskarades se xhandarmerise shtetnore qe iu leshue ne...
296
297
298
299
300
Në Fokus
Në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të Ismail Kadaresë
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me mësuesin, poetin, studiuesin dhe publicistin Kujtim Mateli
Vlash Prendi: Në Domgjon ku rrinë shqiponjat
Bajram Çeliku - Bali: Kërçova gjatë Perandorisë Osmane
At a time when Europe seeks unity and stability, Serbia deepens strategic ties with Russia
Gani Pllana: Prof. Dr. Zamir Dika - Dibrani, i cili shkëlqeu si profesor, dekan dhe rektor
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me mësuesin, poetin, studiuesin dhe publicistin Kujtim Mateli (2)
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me mësuesin, poetin, studiuesin dhe publicistin Kujtim Mateli (3)
Anti-Memorandum as a Discursive Corpus and International Law
Albert Zholi: Mimoza Ahmeti kundër Kadaresë, debat letrar apo etje për protagonizëm?! Letërsia nuk është Ferma VIP!
Zemra Shqiptare