• Video
    • Kontakt
      • Redaksia
    • [FULLNAME_CUT]
      Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë
  • Redaksia
  • Video
  • Kontakt
  • [FULLNAME]
  • Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë

Gani Mehmetaj: Tri takimet e mia me Ismail Kadarenë

Ismail Kadarenë e takova për herë të parë në Prishtinë me 1980. Kishte ardhur me Helenën në promovimin e veprave letrare që ia botonte “Rilindja”.Ato ditë flitej se në Perëndim përgatitej xhirimi i filmit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, bashkëprodhim franko-italianë. Ishte romani i parë i një shkrimtari shqiptar, që do...

Rudolf Marku: Takimi me Kadarenë në vitet ’70

Ndodhesha në një gjendje dëshpërimi të thellë kur dikush më thotë se shkrimtari Ismail Kadare është ndalur në Lezhë dhe kërkon që të më takojë.Kadare pranohej si talenti më i madh i letrave dhe artit shqiptar, dhe çdo krijues e kishte ëndërr takimin me të. Vetë ai shihej si shkrimtari më...

Timo Mërkuri: Labovitja e bejkës pilurjote

Befasia e parë ishte marrësia e këngës, vajza nga Labova e Kryqit, këngëtarja Persa Miha. Në fakt Persën e kisha parë dhë dëgjuarv me grupin Dea në Sarandë, kur dhe mësova se si nxënë-se e Shkollës së Mesme në Delvinë kishte qenë marrëse e grupit iso-polifonik dhe pjestare e grupit të Sazeve të Delvinës...

Anton Marku: Figura shumëdimensionale e Akademik Gazmend Zajmit

Monografia ‘‘Gazmend Zajmi – një jetë për Kosovën’’ me autor gazetarin dhe publicistin e shquar Nuhi Bytyqi është vazhdimësi e kujtimit të figurave të mëdha të kombit, të cilat lanë gjurmë të pashlyeshme në etapat më intensive të zhvillimit të tij. Është ky një botim voluminoz dhe serioz...

Milaim Zeka: Kush ishte “mekati” Ismail Kadarese?!

Ismail Kadare ka qene ai thingili i kombit shqiptar, i cili ne prushin dhe hirin e tokave shqiptare, eshte ruajtur, ka shpetuar, eshte ringjallur, per t’i treguar botes mbare, kush kemi qen e kush jemi. Kadare ka komunikuar me boten ne 48 gjuhe te ndryshme.Disa te mjere po flasin per ...

Florim Zeqa: Historiku i shënimit të 2 Korrikut në Bokshiq!

Nuk jam lokalist, por kësaj radhe përmes këtij rrëfimi personal dëshirojë, që të gjithë qytetarëve të vendit t’ju urojë nga zemra, gëzuar 2 Korriku 1990-Dita e Lindjes së Republikës së Kosovës, gurëthemelit të shtetit tonë...

Fahri Balliu: Miku im s’të them lamtumirë, do të jem përditë me ty!

Ditë si kjo që na dha lajmin e hidhur për Kadarenë, janë të tilla që kundërshtojnë vetë verdiktin e vdekjes. Kjo vjen nga vëllimi i dhimbjes dhe nga pesha e humbjes së njeriut me vlerë, por në rastin e Ismailit ka edhe një shtesë, se në thelb verdikti i vdekjes nuk ekziston, ai ka lënë veprën...

Ben Blushi: Për Ismail Kadarenë

Ismail Kadare kishte dhuntinë të përshkruante bukur edhe gjëra të shëmtuara dhe kjo e bëri atë të pazëvendësueshëm për të gjithë ne që kemi jetuar kohë shumë të shëmtuara.Kur përpiqem ta krahasoj me diçka, mendoj se Ismail Kadare i ngjan një njeriu që jeton duke shpërndarë ëndrra...

Përparim Hysi: Diktaturës nuk i dhimbsej, por i lipsej Kadarea!

Natyrshëm që kanë vërshuar shkrime për KADARENË,  se ai është GJENI me shkrimet e tij dhe GJENITË paraprijnë.Jam 82- vjeç dhe 41-vjet kam qenë mësues i GHUHËS dhe Letërsisë SHQIPE dhe kam të drejtën që të flas se si e njoh unë KADARENË dhe sa herë  e "kam takuar" atë. Vazhdimisht, tërë jetës...

Blerim Latifi: Njeriu që pa nga largësia e shekujve ardhjen e Shekullit amerikan

Kur Hegeli hidhte në letër këto ide, ishte viti 1822. Përtej Atlantikut, para pak dekadash, ishte krijuar një komb i ri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky shtet ende ishte shumë i dobët dhe përçmohej nga shtetet e fuqishme të Europës, të cilat e shihnin veten si epiqendrën e botës dhe të historisë...

Frank Shkreli: Wilsoni, Fishta, Noli dhe aktualiteti politik në Shqipëri

Ky vit shënon 105-vjetorin e Konferencës së Paqes që filloi në Paris në janar të vitit 1919 dhe që kulmoi me nënshkrimin e Traktatit të Versajës, më 28 qershor, 1919. Lufta e Parë Botërore kishte marrë fund në nëntor të vitit 1918, por përfundoi zyrtarisht me nënshkrimin e Traktatit të Parisit qershorin e vitit 1919...

Xhemaledin Salihu: Arnautlluku... Shqipëri

Me formimin e Mbretërisë së Serbisë të Habsburgut, hyrja e këtij emërtimi në fjalorin e diplomacisë ndërkombëtare, titulli i mitropolitisë së Beogradit dhe ndikimi i historisë së Mavër Orbinës e Pavël Riterit Vitezoviqit dhe Stematografije Hristofor Xheparoviqit e Tomas Memerit, emrin e Serbisë...

Enver Bytyçi: “E përjetshmja” si partia e Dushanit dhe e Vuçiq!

“Partitë shkojnë e vijnë, përveç kësaj tonës”, thotë kryeministri i Shqipërisë gjatë ceremonisë së ndarjes së disa “tapive” të tokave në Theth. Me termin “kësaj tonës” ai ka parasysh Partinë Socialiste. Në fakt kryeministri ka të drejtë. Partia e Dushan Mugoshës e vitit 1941 është sot në...

Visar Zhiti: Edhe sot për Kadarenë

Duke parë nga larg, nga shumë larg në ekran skenën e homazheve përcjellëse për Kadarenë në Tiranë, në Teatrin e Operas, se shkrimtarët shqiptarë nuk kanë një ngrehinë të tyre të përbashkët por varret, bashkë me trishtimin, m’u shtua keqardhja dhe mërzia…

Mehmet Kraja: Kadare dhe Kosova

Për ne në Kosovë ikja e Kadaresë ka një kuptim më specifik: ka qenë mbështetja këmbëngulëse, e fortë dhe pa rezervë që ai i ka bërë Kosovës në më shumë se 50 vitet e shkuara.Pavarësisht nëse kjo mbështetje ka qenë letrare ose politike, ajo përbën një ngjarje në këtë histori, sepse pësimet dhe...

Fatbardh Amursi: Nuk e zvogëloni dot të madhin Kadare!

Nuk do kisha asnjë foto me Ismailin, edhe pse kam ndenjur goxha gjatë me të, nëse botuesi Hudhri, nuk do më telefononte për një kafe me Kadarenë. Kishim më shumë se një çerek shekulli, që s`komunikonim. (Arsyet i gjeni në librin tim me refleksione “Them se e njoh Kadarenë”.) Para disa vitesh, po me Bujarin, çifti Kadare...

Edison Ypi: Kodi Kadare

Ke vënë re qysh herët se në librat e Kadaresë diktatori është personazhi më skematik, më i shpëlarë, më i rrafshët, partia është inekzistente ose qesharake, komunistët janë të gjithë primitivë, trashanikë, të ngathët nga mendja dhe të penduar ose të dëshpëruar...

Blerim Latifi: Letërsia e Kadaresë u përbotësua

Qysh prej Epit të Gilgameshit letërsitë e mëdha kanë qenë gjithmonë një gjakim për ta sfidu vdekjen. Disa prej këtyre letërsive me kohë do të ktheheshin në fe, për ta vazhdu sfidën edhe me armë të tjera.Falë këtij dimensioni, të përpunuar mjeshtërisht, letërsia e Kadaresë kapërceu kufijtë shqiptarë dhe u përbotësua...

Albert Vataj: Lamtumira nën hijen e shenjtores Nënës Terezë për Ismail Kadare, shqiptarit që i përket botës

Sot, Tirana dhe e gjithë shqiptaria, i dhanë lamtumirën e fundit “Gjeneralit të letrave shqipe”, shkrimtarit që si pakkush lëvroi shqipen dhe e lartësoi letërsinë shqipe në panteonin e madh të korifenjve. Përmes penës së tij, Shqipëria dhe shqiptarët, ju bënë të ditur botës, si një komb, një histori, lashtësi, pasuri dhe identitet...

Agron Gjekmarkaj: Dy metra dhe të dënja për Kadarenë!

Tek lexova lajmin e fundit se Ismail Kadare do të varroset në Tufinë diçka më semboi sëbrëndeshmi.Me gjasë na goditi perseri rastesia dhe nuk na gjeti të pergatitur.  Kadare është njeri si gjithë ne të tjeret por gjeni që ne të  tjeret nuk jemi, kontribues i pashoq ndaj vendit të tij dhe kultures universale që ne tjeret nuk jemi dhe...

Alfred Lela: Katedralja që la trashëgim Ismail Kadare

Profesori Australian Mark Burry e quante Sagrada Familia-n e Antoni Gaudit ‘katedralen e parë në Mars”. Duke nënkuptuar këtu jo vetëm një ngrehinë madhështore, por edhe të pavend (out of place). Mund të tigëllojë hiperbolike të thuash se i tillë, një ‘katedrale në Mars’ ishte edhe Ismail Kadare; me veprën më shumë se me personalitetin...

Rexhep Shahu: Lamtumirë Kadare

Shkrimi yt mua me ka bere  magji qe me auuu… te Kronike ne gur, me ka heshtë e shtangë Ebuqerimi… , me ka rrenqethë Laokonti…Vonë pas gjysmës se jetes kam kuptuar se librat e tu per mua kane qenë krahë dallëndyshesh që mbanin në qiell ëndrrat e mia që ndizeshin nga librat e tu...

Edison Ypi: Çfarë ishte Kadare

Skënderbeu ishte mit. Ali Pasha despot. Naimi qiri. Lasgushi violinë. Fishta lahutë, çifteli. Migjeni fije bari. Diktatori, tytë, shul, sapun, litar. E kështu me rradhë, secili ka qënë diçka.Po Kadare, çfarë ishte vallë Kadare ?A ishte Kadare, për shembull, furrnaltë rrethuar nga proletarë heroikë leckamanë sypatrembur që luftonin...

Ismail Kadare: Kohë e pamjaftueshme

S’kam kohë të harroj shumë gjëraQë nga mendja ti nxjerr përjetë.Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimatDo t’më duhen së paku dy vjet. Dhe ndoshta po aq për Danten,Për frëngjishten tok me plazhet po aq,Ndoshta gratë do të jem duke fshirëKur muzgu do të afrohet ndërkaq...

Ndue Dedaj: Kadare, çmimi i veprës dhe përçmimi biografik

Nganjëherë thua kanë qenë me fat shkrimtarët e mëdhenj që kanë vdekur jo në kohën e internetit, pasi kanë shpëtuar nga jargët e sharjeve dhe “biografizimi” i tipit bolshevik, si dhe nga “klasifikimi” popullor kush është i pari, kush i dyti, kush i treti, a thua se bëhet fjalë për krushq të një dasme që shkojnë të marrin nusen...

Bujar Hudhri: Lamtumirë, mjeshtër!

Shumë vite më parë, kur lexova paragrafin e fundit të dorëshkrimit të librit me kujtime të Helenës “Kohë e pamjaftueshme”, ku shkruhej se cili do të përcillte tjetrin nga kjo botë, Kadareja ia kishte mbushur mendjen se duhej të ikte i pari. Duhej të mbetesha, shkruante Helena, njëfarë kohe pas tij, ashtu sikundër pas një darke të gëzueshme...

Alfred Lela: Merre mbrapsht dritën që na dhe, Ismail Kadare!

Kalimi i Ismail Kadarese eshte nje ikje shtergu. Kthehet gjithmone ne ate stinen e perjetshme te Letersise, ne ate gjeografi te paane te tekstit, ne ate harte te shpirtit shqiptar qe askush tjeter nuk e shpalosi sa dhe si ai.Nuk ka asnje humbje sot me ikjen e tij, perveç asaj te...

Femi Cakolli: Kadareja në dekadat dhe shekujt që vijnë do i bëjë shërbim edhe më të madh Shqipërisë

Ismail Kadare, prozatori më i njohur shqiptar në botë, shumë herë i emërtuar për çmimin Nobel ndërroi jetë sot në moshën 88 vjeçare. Numri 8 ka kuptimin e ecjes ose lëvizjes së pandërprerë. Kadare do ta lëvizë tutje letërsinë dhe kulturën shqiptare edhe më lart, shumë e shumë më lart sesa në të gjallët e tij...

Albert Vataj: Vdiq Ismail Kadare, vdiq ai që shumë e donin të vdekur sa ishte gjallë

Sot më 1 korrik 2024, vdiq Ismail Kadare, ai që shumë e donin të vdekur. Kjo sepse vdekadashësit e poetit dhe shkrimtarit tonë të madh, patën frikë për vdekje, përjetësinë e tij, gjithmonshmërinë që ai rrëmbeu në një botë sfidash dhe ndeshjesh titanike...

Edison Ypi: Shën Kadare

I ra Ferrit mjatas, djathtas, para, mbrapa, lart, poshtë, diagonalisht, kryqetërthor, rrethepërqark. S'la zgëq pa ja parë. S'la qosh pa ja ndjerë. S'la hile pa ja nxjerrë. S'la sekret pa ja zbuluar. S'la torturë pa ja vuajtur.S'mbeti budalla pa e përgojuar...

Prend Buzhala: Pavdekësia e Shkrimtarit

Lexuesi thjesht e shtron pyetjen: a vdes shkrimtari i madh?A vdes.... kur e kemi gjithë atë thesar të paçmueshëm veprash letrare si trashëgimi e përjetshme? Mu siç ja në veprat e të mëdhenjve që nga Homeri, Eskili, Shekspiri, Dante... për disa nga të cilët shkroi vetë Kadare...

Kozeta Zylo: Iku në përjetësi shkrimtari i shquar botëror Ismail Kadare

Sot mbarë kombi shqiptar dhe gjithë mediet më të njohura botërore filluar me New York Times, Guardian, Reuters, Le Monde, AP dhe shumë të tjera kanë shpërndarë lajmin e vdekjes së kandidatit për çmimin Nobel Ismail Kadare.Po citoj vetëm një fragment çfarë shkruan sot NY Times me...

Xhelal Zejneli: Ismail Kadare – Rreze drite në ditët e errëta të regjimeve diktatoriale

Zëri universal kundër totalitarizmit, Shekspiri i kohës moderne, Markezi i Evropës, misionari që nuk rreshti së kërkuari shtigjet që e lidhin botën e miteve dhe të legjendave me qytetërimin modern...

Visar Zhiti: Kadare!

Ikja nga kjo jetë e Shkrimtarit dëshpëron të gjithë ata që e duan, por vepra e bën të pranishëm te çdo lexues i tij, bashkëbisedimi vazhdon…Kadare i dha gjuhës shqipe shumë dhe romanit shqiptar njohje botërore...

Vjosa Osmani: Lavdi veprës e jetës së kolosit Ismail Kadare!

Në historinë njerëzore, shkrimtarët shpesh i kanë dhënë kahun kombeve në çastet më të vështira të historisë, duke artikuluar idenë e lirisë.Ismail Kadare ishte gjeniu shqiptar, njeriu e shkrimtari i cili tërë jetën dhe veprën e vet ia kushtoi dashurisë ndaj tokës, gjakut e vendit të shqiptarëve, duke krijuar një trashëgimi...

186 187 188 189 190
Në Fokus
  • Në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të Ismail Kadaresë

  • Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me mësuesin, poetin, studiuesin dhe publicistin Kujtim Mateli

  • Vlash Prendi: Në Domgjon ku rrinë shqiponjat

  • Albert Vataj: Çfarë ndodhë gjatë një "Puthje franceze"

  • Bajram Çeliku - Bali: Kërçova gjatë Perandorisë Osmane

  • At a time when Europe seeks unity and stability, Serbia deepens strategic ties with Russia

  • Gani Pllana: Prof. Dr. Zamir Dika - Dibrani, i cili shkëlqeu si profesor, dekan dhe rektor

  • Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me mësuesin, poetin, studiuesin dhe publicistin Kujtim Mateli (2)

  • Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me mësuesin, poetin, studiuesin dhe publicistin Kujtim Mateli (3)

  • Anti-Memorandum as a Discursive Corpus and International Law

Zemra Shqiptare
Ballina Video Kontakt
Powered by Soso News 4.1

Buletini

Abonohuni për të marrë lajmet e përditshme në email-in tuaj