• Video
    • Kontakt
      • Redaksia
    • [FULLNAME_CUT]
      Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë
  • Redaksia
  • Video
  • Kontakt
  • [FULLNAME]
  • Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë

Shaban Cakolli: Meda, Mehedin Pergjeqaj

Mehedin Pergjeqaj (MEDA), sot eshte bere yll i muzikes,i adhuruar nga artedashesit e muzikes anekend trojeve shqiptare.Meda ka lindur ne Hajvali te PRISHTINËS.I ati i tij Hasan Pergjeqaj,rrjedh nga nje familje kengetaresh nga Lumbardhi i Deqanit.Hasani eshte rrapsod,kurse Meda e ka trasheguar kengen prej tij,dhe ka kenduar nga femijeria:Ate bote Meda ka kenduar ne RTP,ne emisionet"BUJKU" dhe"GURRA".Në vitin 199)  ...

Ilia S. Karanxha: Paolo Giovio (1484-1552) dhe shqiptarët

Emri i Paolo Xhovios (Paolo Iovio ose Giovio) është i njohur në ambientin shqiptar qysh në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Kjo para së gjithash në sajë të publikimeve të veprës së tij Comentario delle cose de'Turchi (Komente mbi çështjet e Turqve) me të cilën më vonë u bashkangjit edhe varianti i shkurtuar i historisë të Skënderbeut (1541, 1543, 1544/5) fakt që shtyvi mjaft studiues të kohës të mendonin se edhe ajo ishte vepër e Xhovios. Bile edhe botimi i parë i veprës Commentario de ...

Marjan Sebaj-Sopi: Binça, oazë e thirrjeve të shenjta!

Binça, oazë e thirrjeve të shenjta! Është ndër fshatrat më të lashtë të Anës së Moravës. Dhe këtë famulli që nga vizita e shenjtë e së Lumës Nënë Terezë vitin 1979., më pas e deri në ditët e sotme e kanë vizituar personalitete të shumta të jetës politike (kryeministra, ministra, zëvendësministra, deputet, kryetar partishë, e kryetar kuvendesh...) shoqërore ,e kulturore... E ka vizituar çdo administrator i Kosovës, gjeneral të KFOR-it e oficier tjerë të lartë...E kanë vizituar dhe e vizitojnë pandërpre ...

Shefik Sadiku: Vrasjet e ushtarëve shqiptarë

Ne, e kemi përjetuar dhunën dhe krimin e shtetit gjenocidal serb, i cili e donte atdheun tonë pa ne, sepse kështu ishte i formuar ky “shtet”, për të na i bërë 1001 të zeza vetëm për të na e fyer dhe përdhosur identitetin kombëtar, për të na e mohuar edhe të drejtën tonë më elementare - JETËN. Kur ua merrnin jetën të rinjve shqiptarë, në emër të shtetit të Mbretërisë së Jugosllavisë, thoshin: “ka bërë vetëvrasje”! Me këtë “epitet”, pastaj e ...

Ramiz Dërmaku: Të tregojmë që jemi një Komb

Fjalët më lartë mbase do të duken sadopak ekzagjerime, dhe të tilla janë nëse kuptohen si propagandë politike, e jo si kremtim i një fitoreje që tejkalon çdo lloj varianti të “politikës ditore”. Atyre që u ka penguar ndërtimi i Arteries në Zemrën e kombit, që mbanë gjallë kombin, le ta dinë se kjo vepër mbetët, kurse politikat e ditës harrohen, ndryshohen kushtetutat, proceset evoluojnë, le të evoluojnë edhe si thonë në “integrimet evropiane“. Pse i pengoi Fondit Monetar Ndërkombëtar ...

Xhafer Leci: Lidhja me fshatin është atdhedashuri

Shqiptarët, tradicionalisht, kanë qenë të lidhur me fshatin, me vendlindjen. Largimet nga vatrat lindake, zakonisht, kanë qenë të dhunshme. Shembujt më drastik janë Kosova Lindore, Çamëria dhe, krejt vonë edhe hapësira të tjera shqiptare, në Maqedoni dhe Mal të Zi, të cilave u shtohen edhe faktori fetar, në saje të marrëveshjeve kriminale serbo-turke, jugosllavo-turke si dhe faktori i varfërisë të skajshme dhe të politikës diskriminuese jugosllave...

Fiqri Shahinllari: Fituar dollarët - humbur florinjtë

Më katër shkurt 2010 mbeska ime, Eliza, dyvjeçare, mbushi plot motin që u ngrit në këmbë. Ajo tani nuk ecën zvarrë, me doçka dhe këmbka, por fluturon drejt qafës së "xhyçit" duke e gushur atë. Për një çast rri e mendoj nëse kjo vogëlushe do ta mbajë mënd këtë përqafim kur të jetë e rritur? A do të mbeten këto përqafime në gjurmët e kohës së saj? Pse jo? Mëndja, truri i saj ndodhet vetëm disa milimetra prapa ballit të vet! Mirëpo nga që truri i të vegjëlve është akoma ...

Mehmet Deliu: Shotë Galica - emër nderi e krenarie

Në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë sonë Kombëtare, Bashkia në Fushë-Krujë dhe Organizata për Dëshmorët e Atdheut, të rrethit Krujë, këto ditë zhvilluan ceremoninë përkujtimore me rastin e 85 - vjetorit të vdekjes së “Heroinës së Popullit”,Shote Galica.Jo vetëm në këta 100 vitet e fundit, por dhe më herët, ajo përbën një simbol të gruas dhe nënës në mbarë hapësirën shqiptare, që historikisht u përball me ashpërsitë e jetës, që me dinjitet duroi peshën e shekujve të robërisë ...

Isuf Bajrami: Serbia faktor destabilizues

Tendencat e Serbis për ndarjen e Kosovës është në vazhden e ndrryshimeve gjeopolitike që kanë ndodhur në të kaluarën dhe në kohët e fundit në Ballkan, janë si rjedhojë e aspiratave të saj territoriale për një Serbi të Mashe! Është e kuptueshme se, çdo shtet në rajon ka synuar që të përfshijë sa më tepër vend por, natyrisht, këtë është munduar ta realizojë në mënyrë diplomatike, por jo edhe Serbia çdoherë. Ky “shtet” i dhunshëm i ...

Poezi nga Besar Shkëmbi

Hasan Prishtina botes i tregoiShqiptaret s´jane vec kacakepo dijne edhe te bejne shtetedhe t´vdesin per bajrakNdersa bace Ademiu tregojoi klysheve t´ Serbisekush jane gjapijte e gjakutkush shkon ne burgee kush vdes per frytet e liriseUkshin Hoti ku je valle...

Frank Shkreli: 225 vjetori i Kushtetutës së SHBA

Më 17 Shtator, Shtetet e Bashkuara festuan Ditën e Kushtetutës, ditë këjo që në të njëjtën kohë shënoi edhe 225-vjetorin e nënshkrimit të Kushtetutës amerikane që konsiderohet si një ''dokument i gjallë''. Kushetuta, si një arritje pas shumë kompromisesh nga një numër delegatësh që përfaqësonin interesa të ndryshme, përcakton parimet themelore për një qeverisje demokratike si edhe të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve. Mbi të gjitha, Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara është një dokument i cili kufizon ...

Elvi Sidheri: Shqiptarët, hebrenjtë dhe njëçikë ''Wikipedia''!

Çfarë është dhe paraqet Wikipedia, këtë gjë mendoj se kushdo që “lundron” nëpër internet, e di!Pra, bëhet fjalë për një tip enciklopedie dixhitale të lirë kryesisht, e cila është e aksesueshme nga shumëkush dhe që si e tillë, është më e arritshme dhe e frekuentueshme nga një publik tejet i gjerë botëror.Dhe në një audiencë sigurisht më të madhe planetare, padyshim që edhe neve shqiptarët kemi dritarezën tonë të vogël, me anë të së cilës hyjmë në botën e pafund të rrjetit global.Interneti në rajonet e shtetet ku banojnë njerëzit me kombësi shqiptare ...

Idriz Zeqiraj: Dështimi i delenxhinjve

Bujshëm e marrëzishëm u reklamua nisma e bisedimeve Kosovë - Serbi, pa kushtëzuar me kërkim faljeje për krimet numerike të bëra ndaj popullit shqiptar të pambrojtur në Kosovë; për përdhosjen e shtëpive dhe të pasurive të tjera; pa dorëzimin e trupave të rrëmbyer dhe të vrarë; pa paguar dëmshpërblimin për dëmet enorme të shkaktuara në Kosovë; pa kthyer fondin depozitues të pensioneve dhe të tjera. Dhe, mbi të gjitha, pa e njohur Kosovën shtet të lirë dhe të pavarur...

Klajd Kapinova: Përkujtohet Mons. Dr. Zef Oroshi

Hartsdale, New York. Në 100-vjetorin e lindjes së birit të Oroshit, klerikut të shquar, themeluesit të Kishës së Parë Katolike Shqiptare në Amerikë Mons. Dr. Zef Oroshit (1912-1989), këto ditë një delegacion nga Shqipëria, bëri vizitë disa orëshe në ambientet e Kishës Katolike Shqiptare në Hartsdale New York, në Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” dhe tek varri i tij.Meshtari mikpritës i Përndershmi Dom Pjetër Popaj, priti në ambientet e famullisë të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në New York delegacionin e ...

Baki Ymeri: Krijuesit shqiptarë në revistat rumune

Nuk është hera e parë kur shkruajmë për këtë subjekt. Fjala është për një subjekt fisnik që dëshmon të vërtën se botuesit rumunë na duan dhe i hapin shtyllat e revistave të tyre edhe për vlerat shqiptare, që nga revistat e para rumune (Curierul Romanesc dhe Gazeta de Transilvania të viiti 1885, që e prezantuan fisnikërisht Naum Veqilharxhin dhe Abetaren e tij), e deri në ditët tona, kur vetëm brenda dy-tre muajve të fundit, dhjetra revista të këtij vendi i japin piroritet edhe shpirtit shqiptar ...

Zyba Hysa: Dalan Luzaj - Ditë të mirë paç, Mëmëdhe!

Gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë e punojnë, në përshëndetjet që dërgojnë njerëzve të dashur, kanë dërguar dhe urime mëmëdheut tyre. Boll t'i sjellësh shqip këto urime, veshët e dheut i dëgjojnë edhe përtej maleve, deteve, oqeaneve e shpirti i ngazëllen e ndjehet se ka bij e dihet, bijtë vonojnë, por nuk harrojnë...Duke kërkuar diçka në internet, në lidhje me një patriot, pjestar i Ballit Kombëtar, gjej disa poezi të poetit, Dalan Luzaj dhe lexoj ...

Blerim Rrecaj: Permbledhje e (pa)përzgjedhur

Rrodhën disa ditë. Diç më shumë se dhjetë. O jetë, o jetë! Dhe ndonjë tundim sikur të shtyn për t’u ndalur mbase për të përsiaur diç (edhe publikisht), duke (mos) bërë me dorë a duke (mos)bërë me gisht. Me një lloj mospërmbajtje a ngutie, ku mund të mungojnë elemente urtie a maturie. Me një lloj lazdrimllëku, me vrulle çapkënllëku. Dhe vazhdoj(më) me tone të njohura nevrike a ironike. Me ofshama shpirti, mekanike, eterike. Me ato që sheh, dëgjon dhe shumëçka (s’) të intereson ...

Zeqir Lushaj: Prej Podrimjes po na vjen lajmi

…E di se, Ai,Nuk ka nevojë për lëvdatën time!Por…nënshkruaj, që: …!Që…,Si këmishën veshë, e ndjej,Prekjen e fjalës së Tij!Edhe, kur shkruan “keq”.Ali Podrimja,Pa e duartrokitur,Zor, se mund të rrij! ...

Ireshtansi: Në themelet e një tregimi popullor

Se ka ndër ne arkitekt të së keqes që edhe dreqi do t’ua kishte lakmi, këtë e kam menduar por nuk më ishte ngulitur në kokë derisa e provova në lëkurën time. Unë isha ndarë me kushërinjtë e mi qysh moti, në fakt ishte ndarë babai me vëllanë e tij, të dy të vdekur tashmë. Kishin ndarë tokën e gjënë e gjallë, e pas kaq vitesh djemt e xhaxhait mëtonin se toka qenkësh ndarë keq. Se ata paskëshin punuar më shumë e rrjedhimisht duhej tu takonte më shumë. Ata ishin katër ...

Gëzim Llojdia: Arben Meksi fiton çmimin Nastradin Hoxha

Në konkursin botëror te karikaturës, i cili u mbajt ne Stamboll, te Turqise, ne date 6-11 shtator, karikaturisti Arben Meksi fitoi çmimin special me karikaturën “ Përplasja e qytetërimeve ”.Ne konkurs morën pjese 2476 karikaturist nga 69 vende te botes. Juria e përbëre nga 10 karikaturist te zgjedhur nga bota, pasi seleksionuan karikaturat qe do te publikohen edhe ne katalog, shpalli fituesit.Çmimi i ...

Safet Hyseni: Mësuesi Mahmut Dumani themelues i shkollës shqipe në Kërçovë

Qeverisja vendore me shumicë shqiptare pasi Mbretëria Jugosllave bije nën sundimin Italian në Kërçovë zgjidhet në qershor të vitit 1941. Menjëherë pas zgjedhjes bëhen edhe analizat e punës për të ardhmen. Nga analizat që ishin bërë nga ana e kryetarit z. Ahmet Haxhi Sadiku është kërkuar nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë që menjëherë të fillojnë përgatitjet për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe. Kërkesat e kryetarit të Kërçovës, ministri Ernest Koliqi si dhe Ministria e arsimit që e udhëhiqte ai ...

Jusuf Zenunaj: Këngë për Fehmi Lladrovin

N'atë Kosovë kreshnikeqë kurrë s ' u përkul ,u lind e u rrit Fehmiume shtatin si flamur.Historinë e kombite mësoi n'odë burrashsi mbrohet athdheume gjokse t'forcuarsikur mure kullash.Rininë e burrërinë e çoi me gisht n'çark ...

Reshat Nexhipi: Një sqarim, pa asnjë të keqe

Pajtohem plotësisht me Ju që ka shqiptarë antikatolikë, turkofilë, sllavofilë, serbofilë, komunistë, enveristë, spiunë etj., të cilët me veprimet e tyre dëmtojnë çështjen kombëtare, por autori i këtij shkrimi është shumë larg listës së njerëzve të tillë, të cilët i urem më tepër se Ju. Do të ishte e udhës nga ana Tuaj që para se të trokitnit në derën e shtëpisë ime, e cila gjindet në afërsi të objektit të Alfabetit, të pyetnit kush jam dhe çfarë biografi kam...

Shaban Peraj: Fundi pa rezultate!?

Konstatimet tona se shqiptarët në Mal të Zi nuk do të dalin të bashkuar, edhe kësaj radhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare u bënë realitet. Kjo është shqetësuese dhe alarm i fundit për komunitetin shqiptar, ku duket qartë se prijësit politikë të subjekteve shqiptare në Mal të Zi, çështjen shqiptare nuk e shohin si çështje kombëtare dhe politike, thjeshtë e shohin si lakmi të pozitave dhe pazareve të fëlliqura në dëm të popullit. Këtyre ...

Milazim Kadriu: “Dielli” FN “Albamonofest - Korça 2012”

Me një intensitet të shtuar Shtëpia Teatrore Filmike “Dielli” në Besianë këto ditë është duke punuar në realizimin e monodramës “Korbat” që po realizohet në bazë të tekstit të Rifat Ismailit e ku dramatizimin,regjinë si dhe lojën skenike po e bënë aktori llapjan Gani Hamza,ndërsa konsulent është S. Zeneli, skenograf, B.Uka dhe ndriçimin A. Dervisholli.Me këtë shfaqje SHTF “Dielli” do të merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar ...

Deni Hopes: Përgjigje Kosta Barjabas

Deri pak kohë më pare qëndroja I heshtur duke parë me dhimbje se si tjetersohej e verteta, si shtrembëroheshin faktet dhe si lëpiheshin sahanet dhe menderet e drejtuesve në politikën shqiptare. Justifikoja qëndrimin tim me arsyen e madhe dhe të vetme se deri tani në Shqiperi politikat më të suksesshme të karrieres politike e sidomos asaj partiake kanë qenë ato të sahanlëpirjes dhe servilizmit ndaj liderit partiak. Si gjithë shoqeria ...

Fiks Fare tek familja e Maries së vrarë për gjakmarrje

Fiks Fare tek familja e Maries së vrarë për gjakmarrje

Kalosh Çeliku: Hojdodolja

Edhe, vazhdon të lehi nateditë Azgan Lamlami i tërbuar me zgjebe krah për krahu me Hojdodolen për një asht në kontenierët e Bërllokut, në Bit-Pazar. Njëri në vijë, tjetra në lëndinë. Përditë merren me shpifje e etiketime nëpër faqe të internetit dhe në Facebook me këmbët dhe trutë në legen. I mjeri Asgan Lamlami dhe Hojdodolja - pulë që këndon si gjel. Asgjë nuk thonë të vërtetë, vjellin e shkruajnë jerm duke përhapur sa më shumë shpifje, rrena e huti në popull. Fenomen i çuditshëm shqiptar ...

Demir Krasniqi: Tu ngjatë jeta

Shumë n’ këtë jetë bëra përpjekje –Të gjejë fjalë për përshëndetje !Fjalë ma t’ bukur kund nuk gjeta ,Se sa n’ shqipe:”Tu ngjatë jeta !”N’ ag të dritës mezi e pres –T’ përshëndetëm :”Mirë mëngjes!”Zhduket terri – ngadhënjen drita ,Përshëndetëm me :”Mirë dita !”...

Gëzim Llojdia: Dhimitër Berati

Emri i Dhimitër Beratit renditet ndër ata delegatë me atribut nga kolonit shqiptare. Është ndër firmëtarët e aktit të shpalljes së Pavarësisë .Zgjidhet delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit. Ka firmuar aktin historik të shpalljes së pavarësisë, me siglën “D. Beratti”, në emër të kolonisë së Bukureshtit.a-Dhimitër Berati ka firmën e vecantë në aktin e shpalljes së Pavrësisë të sigëluar me D.Beratti...

Astrit Lulushi: Zemërimi si zhgënjim

Të gjithë ankohen. Rallë një person i vetëm dihet të ketë pranuar se problemi i tij është më i lëhtë se c'është në të vërtet. Ekzagjerimi - edhe mes më të duruarve, është si qylymi fluturues ku askush nuk ka hypur, të gjithë ëndërrojnë - por ndeshen me të njëjtin zhgënjim dhe s'ndalen së zemëruari.Eshtë fundi- skaj, kufi, mbyllje, frikë që sjell vuajtje - vetëm e paskajshmja shtrihet si buzët e tejzgjatura nga qeshja...

Neki Lulaj: Në prehërin e kohës

Në prehërin e kohësMbi parmakët e dritaresEra bën zhurmë e zhurmësS’i ngelin gjurmët e kohës së shkuarAtje e ka ngehur shtratin qetësiaE nusëruar me vellon e vetmisë Heshtja nuk shlyen kujtimetAjo thithë erën e bjeshkësNë ditët pa diellMeditim i tejdukshëmVranësirë e padukshme…

Ilir Muharremi: Kokat qiellore të Omer Kaleshit

Ajo që më bënë të kontaktojë me pikturat e krijuesit Omer kaleshi është ngjyra, ideja, koncepti dhe mesazhi. Kokat, një emër kuptimplotë ngaqë çdo gjë rrjedh nga kokat, vërtitet, shërbehet gjithnjë nën ndihmën e kokës. A thua vallë pse janë këto koka, pa veshë, enigmatike, melankolike, të heshtura, pa zhurmë, pa zë, ngaqë janë ngopur me zhurmë dhe nuk duan asgjë të dëgjojnë. Gjenialiteti, qëndron mu në kryqëzimin e realizmit dhe idesë, të një lëvizje të ngjyrës, kufizimit të figuracionit dhe psikologjisë ...

Sejdi Berisha: ''Paradokse'' të poezisë sime...

...Qetësia çmendetPër heshtjen e ngujuar në shpirtTë cilën për në muze nisur e kamNdoshta jam duke gabuarAtëherë më shpëtoni nëse mundeniPor mos u tallni me lodhjen timeAjo është dritë e mbyllurNë hieroglifët e fjalës...

Festivali kombëtar ''Lajmëtari i Lirisë''

Në Besianë OJQ “Flaka e Llapit” që njihet për organizimin e shume aktiviteteve kulturore-artistike ka filluar përgatitjet që të shënojë ditëlindjen e 50 të heroit të kombit Zahir Pajaziti si dhe 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Kështu për tri ditë me radhë në qytetin Besianës dhe në Prishtinë do të mbahen një varg manifestimesh historike,letrare kulturore, artistike e sportive. Siç na tha Nebih Bala për herë të parë do të ...

1213 1214 1215 1216 1217
Në Fokus
  • Në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të Ismail Kadaresë

  • Jahja Drançolli: Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare Akademik Prof. Emin Riza

  • Edison Ypi: Çemerrica mon amour

  • Fejzulla Berisha: Arbëreshët e Italisë – paradigma e vazhdimësisë historike dhe identitare

  • Kalosh Çeliku: Askushi

  • Albert Habazaj: Çamëria si psikologji sociale

  • Gjekë Gjonaj: Princi i gojëtarisë dhe mbledhësi i thesareve të Malësisë

  • Kalosh Çeliku: Kryevepra

  • Vlash Prendi: Në Domgjon ku rrinë shqiponjat

  • Gjekë Gjonaj: Martin Brishaj - 'Zhbërja e kufirit etnik'

Zemra Shqiptare
Ballina Video Kontakt
Powered by Soso News 4.1

Buletini

Abonohuni për të marrë lajmet e përditshme në email-in tuaj