Video
Kontakt
Redaksia
[FULLNAME_CUT]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Redaksia
Video
Kontakt
[FULLNAME]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Entela Binjaku: Emocionet e bixhozit
Një vit më parë tek “Ushtari i panjohur” një punëtor që gjithë ditën priste ta punësonte dikush për të shtruar pllaka, paratë që fitonte i linte në bingo. Gjashtë muaj më parë, në një qytet në jug të vendit, një kryefamiljar rreth të 50 –ave, kishte shitur edhe të vetmin mjet me të cilin ushqente familjen, furgonin, për të luajtur në kazino. Para pesë muajsh, në Tiranë, një 18 vjeçar kishte lënë në lojrat e fatit edhe makinën e blerë nga prindërit të cilët punonin me ndershmëri në emigrim. Dy muaj më parë në qytetin e Fierit ...
Meri Lalaj: Xheki
Atë mëngjes mesjanari me qiell të ngrysur dhe me erën e akullt, që frynte nga deti, Xheki, zonja shtatlartë, me fytyrë të hijshme, me ata flokët e dendur me fije paksa të thinjura, që i pat krehur e ngritur përpjetë si kurorë rrotull kokës ishte ulur në një kolltuk pranë dritares me qelqet e puthitura mirë, supeve kishte hedhur një shall të madh të leshtë. Pasi vuri syzet, ajo, me duart që i dridheshin, ato duar të bukura të bardha me gishtërinj të ...
Deni Hopes: Janusz Bugajski dhe falja e munguar
Pak kohë më parë duke folur në kujtim të viktimave të holokaustit gjatë nje ceremonie dekorimi me "Medaljen e Lirise" të njërit prej luftëtarëve polakë të rezistencës, Presidenti i Shteteve të Bashkuara shkaktoi një skandal diplomatik. Duke iu referuar kampeve naziste të përqëndrimit, Presidenti Obama i quajti ato ''…kampet polake të vdekjes…". Edhe pse gafa e presidentit ishte tërësisht genuine dhe nuk lidhej me asnjë gjë të qëllimshme përsëri populli polak u ndie i fyer...
Reshat Nexhipi: Nga 1912 –ta deri te Ohri
Fillova me Shkupin e jo me Vlorën, për dy shkaqe kryesore. E para , iu përmbajta rendit kronologjik, sepse çlirimi i Shkupit ndodhi para shpalljes së Pavarësisë dhe për shkak se disa historianë të kësaj ane, janë të mendimit që shpallja në fjalë duhej të ndodhte në kryeqendrën e vilajetit të Kosovës, pra në Shkupin e çliruar, kurse disa madje shkojnë aq larg saqë përdorin fjalën e urtë :”Kush luftoi, e kush fitoi”,, me të cilën unë vetëm pjesërisht pajtohem. Psenë e kam elaboruar detaisht në një shkrim të mëparshëm që ndodhet në internet...
Safet Hyseni: Ditët e humorit dhe satirës-Xha Deralla
Nën organizim të Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Maqedoni me rastin e vitit jubilar “100- vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar” në Kërçovë për të tretën herë, u mblodhën poetë e shkrimtarë nga e gjithë hapësira shqiptare, të cilët lexuan vargjet e tyre, treguan anekdota e barsoleta popullore dhe të krijuara nga vet autorët për dy net me radhë. “Ditët e humorit dhe satirës” filluan me një tetor me ekspozitën e piktorit Vesel Xhaferri që është nga vendlindja e “Xha Derallës” ...
Pirro Prifti: Prof. Lirim Muhaj gabon shënjestër
Në shkrimin e Prof. Lirim Muhaj `I përndershmi Janullatos dhe “hajduti” At Nikolla Marku` të botuar me dt. 2 tetor 2012 tek gazeta SOT (por që i përgjigjet një shkrimi të KOASH-të Gazetës Shqiptare?!), ka gabuar rëndë shënjestrën, gjë që nuk është e zakonshme për një Profesor të rangut të tij.Gabimi i shënjestrës së Profesorit të nderuar ka qënë tip me një `gur vras dy zogj`, por në fakt guri ka rënë (pa dashje) në kokën e Profesorit.Përse? do të lindi pyetja...
Ndue Ukaj: Një libër për kuptimin e jetës
Në kuadër të librave të shumtë që shkruhen për çështje të ndryshme, librat e momoaristikës, zgjojnë një interesim të veçantë për lexuesin, sepse vijnë si përvoja personale dhe reflektime thellësisht personale. Këto kategori të librave, duke qenë përjetime personale, shpeshherë bëhen referenca për njerëz dhe momente të ndryshme njerëzore. Në këtë aspekt, libri i Marjan Sebajt-Sopit, “Jeta ka kuptim”, (botim i Dritës, 2012), me refleksionet e shumta që ngërthen, me përvojën personale që transmeton, më forcën e ...
Lekë Mrijaj: Lajme te mira për Prof.Dr. Kolë Krasniqin
Lajm i gëzuar ishte ai për zgjedhjen e Prof.Dr. Kolë Krasniqi (Dekan i fakultetit FAMA) Dekan i Fakultetit Universitar “Haxhi Zeka”.te Pejës Lajm i gëzuar me peshë e me rëndësi të madhe kombëtare, shkencore, akademike dhe gëzim i madh që një Dukagjinas me pervojë te lartë shkencore Kombetare dhe Euroatlantike u zgjodh ta udhëheqë Akademinë Shqiptare te Dukagjinit “Haxhi Zeka “ne Pejë...
Elida Buçpapaj: Heshtje kriminale ndaj grevistëve
Sot shtypi i Tiranës vazhdoi të heshtë dhe nuk shkruajti asgjë për grevistët e urisë, të cilët kanë hyrë në ditën e tyre të dymbëdhjetë! Ky shtyp e ka shkelur me këmbë etikën profesionale, nuk ka më moral të përfaqësojë interesat e opinionin publik shqiptar sepse në fakt përfaqëson vetëm interesat klienteliste dhe të klasës politike e cila është faqenxirë dhe përgjegjësja kryesore për mosrehabilitimin e tyre.Mos iu besoni as lotëve prej krokodilash të opozitës gjoja për vuajtjet e ...
Demir Krasniqi: Lumenjtë e Kosovës
Rrofsh Kosovë – djep i Dardanit ,Ti që m’ je n’ zemër t’ Ballkanit !Je legjendë , histori n’ vete –Lumenjtë tu , dredhen n’ tre dete !Drini i Bardhë me Erenik –Bëjnë pushim n’ Adriatik .Tre Lumbardhë i kanë për krah Dhe Mirushën për mashalla ! ...
Shkrimtari Salman Rushdie flet ''Shqip''
Shkrimtari Salman Rushdie flet ''Shqip''...
Intervistë me Hans Dietrich Genscher
Genscher: Për Shqipërinë kam dëgjuar për herë të parë kur isha femijë, gjatë kohës së Musolinit. Natyrisht që i kisha përcjellë pothuajse të gjitha ngjarjet në atë kohë që kishin të bënin edhe me Shqipërinë. Në veçanti marrëdhënjet mes ish Bashkimit Sovjetik dhe vendeve komuniste. Kësaj i përkiste edhe Shqipëria. Më vonë kam ndjekur edhe marrëdhënjet mes Shqipërisë dhe Kinës. Prishjen e këtyre marrëdhënieve po ashtu. Gjatë ...
Avdi Ibrahimi: Reagim ndaj rrenave të Haxhi Kuçit !
Lexova shkrimin:” “Haxhi Kuçi: Kunder replike ndaj Avdi Ibrahimit”,të dërguar juve në,“Zemra Shqiptare”, nga ana e Haxhiut. Më erdhi shum keq që ky njeri po etiketon dhe përmend emra pa patur qoftë edhe argumentin më të vogël për çfarë ai shkruan në shkarravinat e tij dhe flet kodra pas bregut dhe, po t'i lexosh çfarë thot dhe shkruan të krijohet bindja se kemi të bëjmë me një rrenacak që vazhdimisht vetëm këtë avaz di dhe ushqehet me rrenat e tij.Edhe pse këtë kundër...
Orë letrare - Homazh poetit Ali Podrimja
Në mbështetje tëSHOQATËS KULTURORE GJERMANO - SHQIPTARE "ATDHEU" në AugsburgF T O J N Ëgjithë bashkëkombasit,krijuesit, artdashësit dhe pasionantët e FJALËS SË SHKRUAR POETIKE,se ditën e SHTUNË më 27 Tetor 2012, duke filluar n'ora 15.00; organizojmëOREN LETRARE - POETIKE " HOMAZH POETIT ALI PODRIMJA ...
Neki Lulaj: Akademi solemne në Frankfurt
Që nga maji i sivjetëm, e deri në ditët e sotme te fillimit të Tetori për zt. Sebastian Nuiqin,pra kryetarin e Lidhjës shqiptare në Botë për Gjermani, me selinë në Frankfurt,i cili i kishte ven vetit mbi supe një punë të veshirë dhe me një përgjegjësi të madhe. Me një tempo intensive,e pa pushim por edhe pa u lodhur, duke i berë përgaditjet paraprake në organizimin e manifestimit jubilar të Njëqind vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.Pa u ndalur për as një moment, edhe përkundër shumë problemeve në ...
Leon Duhanaj: Unitet politik dhe plan ekonomik
Një shtet i cili pretendon të jetë sovran , i paprekshëm ,dhe i patjetërsueshëm, në territorin të cilin posedon, duhet t’i plotësoj tri kushte themelore, të cilat janë .Territori, popullsia dhe sovraniteti apo pushteti shtetëror. Kjo është një gjë tashme e njohur, dhe të cilën nuk mendoj ta sjell si informacion, por dëshiroj të rikujtoj se nga këto të tria, shteti i Kosovës vetëm njërën e plotëson pjesërisht e që është sovraniteti i cunguar ...
Gani Mehmetaj: Muri i vdekjes
Vetura rrëshqite më shpejtësi magjistrales gati të zbrazët, atë mëngjes qershori. Qiellit të kthjellët, nuk ia zbehte kaltërinë ndonjë cukël resh. Rruga e gjerë, me lakesa deri në majën e malit sikur të joshte në aventurë të papritur. Adrenalina ngrihej me të parë rëniet e frikshme përtej mburojës, ndërsa dora më mbërthehej vetvetiu në ndërruesin e shpejtësive nga e katërta në të pestën, duke shkelur këmbëzën e ndërprerësit të shpejtësive me shikim të përqendruar para ...
Ramiz Dërmaku: Prezantojmë SHKSH-re ''Kadri Zeka''
Të gjitha këto shifra që përmendëm dhe shumë të tjera që nuk i thamë flasin për punën dhe sukseset e SHKSH-re” KADRI ZEKA”në Nürtingen. Dëshiroj që ti falënderojë të gjithë kryetarët, kryesitë e shoqatës dhe antarësinë e gjerë për kontributin e dhënë. Falenderojmë popullin, qeverinë dhe shtetin Gjermanë.Bota Sot: z.Xhafer Leci, na tregoni kur u themelua SHKSH-re ”Kadri Zeka” ?...
Rashit Alidema: Vendim jo akademik i Rektoratit
Universiteti i Prishtinës tashmë është i njohur në qarqe akademike në tërë botën dhe ka kultivuar e vazhdon t’i përparojë traditat tona të mira, po dhe lëvizje të reja e të bujshme. Siç dimë, Universiteti është themeluar dhe vazhdon të veprojë falë përpjekjeve permanente të gjeneratave dhe demonstratave, vuajtjeve e viktimave jo të pakta, krahas kërkesës për Lirinë Kombëtare! ...
Haxhi Kuçi: Kunder replike ndaj Avdi Ibrahimit
Zotri Avdi Ibrahimi nuk qendroi une ne kete forum,por njerezit kan lexue shkrimet e tua dhe te mijat.Dhe kan hasur ne keso fjale qe vertete ka mundesi qe te kem shkruar per ju mu keshtu.Ky fare Berisha ka mundesi te jete ndonji koleg yti,por per mua nuk me hyne ne pune se kush eshte.A e sheh zotri Avdiu qe edhe dikush kur shkruan me fjalorin tim ty te djeg dhe mendon se tere njerezia jan Haxhi Lata ?! ...
Hilmi Saraçi: Rrjedha të dëmshme nga privatizimi
Për privatizimin është bërë fjalë mjaft, sidomos për lëshimet dhe rrjedhimet që ka sjellë privatizimi, sidomos tani në kohët e fundit kemi parë disa pasoja dhe rrjedha të pakëndshme për Kosovën si shtet i pavarur dhe Sovran. Shumica e subjekteve politike konsiderojnë se pavarësisht se ka çka të flitet për lëshimet eventuale që mund të kenë përcjellë deri tash këtë proces dhe dyshimet që e kanë përcjellë për parregullsi të mëdha , përveç gjetjes se një rruge më transparente ...
Gëzim Llojdia: Shqiptarët, më të vjetrit e Ballkanit
Kur prof Ibrahim Kelmendi ka shpalosur idetë e tij, ndërkohë ka hedhur teza të guximshme për prejardhjen e shqiptarëve, ka qenë viti 1950. Duke shfletuar gazetën :”Flamuri”, botohej ne Romë nga emigracioni politik shqiptar, gjejmë një seri shkrimesh të prof I. Kelmendit që kanë gjuhën, mendjen dhe vlerësimin e tij për gjenezën e kombit më të hershëm në Europë. Nuk janë thjeshtë citime, por një analizë sintezë me fakte e dokumente që sillen të reja. Në këtë gjurmë 50 vite me vonesë shumë ...
Drita Lushi: Shi...
Gjithmonë më ka pëlqyer shiu.Nuk e di si me kish lindur kjo dashuri për shiun.Ndoshta pse kisha lindur në pranverë, atëherë kur shirat kanë kohën e tyre.Apo ndoshta atë ditë që kisha lindur unë vesonte një shi i imët maji, a ndoshta ime më, më kish ngjizur në vjeshtën me shira.Sot, tek ecja në shi, e mbylla çadrën. Doja vërtetë ta ndjeja në lëkurë shiun e ngrohtë të pranverës, një shi si vesë me diell. Po më pëlqente aq shumë kjo lojë mes pikëzave të shiut e mendimeve të mia të gëzuara ...
Besnik Lajqi: Në mesin e një familje katolike
I lindur në mesin e shekullit 19-të, në mesin shqiptarëve myslimanë me prirje të moderuara europiane, ku mbi të gjitha ishte sakrifica e luftës që të mbijetojë shpirti, gjuha, tradita, kultura dhe arti shqiptar nën pushtimin serb. I lindur dhe i rritur në Pejë, deri në moshën 15 vjeçare. Lagjeja e jonë ku ishim në qytet, e quanin Kalaja. Kala e quanin se në kohët e vjetra kishte qenë aty një kala e vjetër. Por me ardhjen e pushtusve osmanë dhe serbë, ajo ishte rrënuar që nga themeli. Brenda në kala kishte qenë garnizoni i ...
Sejdi Berisha: Dhembshëm më digjet historia
Tash është vjeshtëDuhet përgatitur për gjumë të rehatshëmApo për ëndrra të trishtaVjeshtë është tash...Babai thoshte duhet mbledhur bereqetinEdhe drutë e dimrit për t’i siguruarPor edhe një grimë mish pastërmePër fëmijë e darkë mysafirëshTash është vjeshtëE vërtetë ështëPor tjetër vjeshtë më thonëAtëherë s’ka gjumë ...
Tefik Selimi: Vepër që ndrydh mallin për vendlindjen…
Poetët e rrëfejnë jetën. Ata dhe vetëm ata janë rrëfyesit më të mirë të jetës. Dhe, duke“kënduar” apo rrëfyer jetën, ata bëhen poetë. E, poetët lindin nga shkaqet dhe nga problemet e jetës. Edhe shkrimtarët e mëdhenj kanë shkruar për dhimbjet, tmerret, luftën, por kanë shkruar edhe për dashuritë më të ndryshme të njeriut tonë. Edhe Haki Bunajku, poet nga diaspora, ka lënë gjurmë në shkrimet letrare, të cilat, herë pas here i ka botaur në gazeta e revista shqipe në Kosovë, por edhe në diasporë. Pra, jeta“tjetër”, e “dytë” ...
Blerim Rrecaj: Halle, derte, shtigje…
Edhe ditët e këtij fundshtatori i karakterizuan temperaturat e larta. Dielli fortndriçues ia lëshonte vendin hënës fortshëndritëse e me ndihmën e së cilës edhe mund të preheshin dru nëpër male nga ata që dita s’u mjaftonte ose ishin të zënë me punë të tjera. E kur jemi te hëna atë sikurse edhe diellin e shohim nga këndvështrime të ndryshme, mund ta shohim nga oborret a ballkonet tona, përmbi male e objekte me rendësi e edhe dy ...
Hamit Taka: Shembja e lumturisë
Sa herë kalonte rrugëve të kryeqytetit, i cili e kishte magjepsur bukuroshen provinciale më tepër se sa ishte në të vërtetë, ajo ndalej para vitrinave, ku ekspozoheshin mallrat më të mira në shitje. Kur e joshte ndonjë çantë, ndonjë shami, ndonjë shall apo ndonjë bizhuteri, futej brenda dhe vështronte gjithçka me kureshtje, ku çdo gjë i dukej më e mirë se tjetra. Mirëpo të gjitha i dukeshin më të shtrenjta se kursimet e saj. Motivi i vetëm ishte një dhuratë e bukur për mamanë e vet dhe për atë, që i kishte krijuar ...
Lirikë dashurie nga Skënder Hoxha
Zogzemrushja fluturakeBredh bregoresh e shkujdesurNë të ngrysur zemërake –S’di as vetë se si është pleksur!...Unë, Promete atje me perënditëNuk zbres nga majë PiramideIONË do ta mallkoj përditëTok me Nimfat Oqeanide…
Rudina Xhunga: Takimi me Salman Rushdie
Nisi më 14 shkurt 1989. Ditën kur Ayatollah Khomeini shpalli FATWA-n kundër shkrimtarit të “Vargjeve Satanike”. Irani dënoi me vdekje një shtetas britanik dhe vuri shpërblim për kë e vriste. Bota u përfshi nga zhurma e vargjeve. Në emër të tyre u vra, u dogj, u rebelua. “Vargjet” ndanë Qytetërimet. Salman Rushdie u vu nën mbrojtjen e Shërbimeve Sekrete angleze. Për 10 vjet jetoi si një hije. Ndërroi emrin. U quajt Jozeph Anton...
Muharrem Sfarqa: Intervistë me Dr. Enver Bytyçin
Dr. Enver Bytyçi është Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve të Europës Juglindore në Tiranë, studjues dhe publicist, autor librash analitik dhe vlerësues i mendimit dhe veprimit politik shqiptar. Me zotin Bytyqi për gazetën " Bota Sot " zhvilluam këtë bisedë." Bota sot ": Vlerësimi i juaj analitik i shprehur me kompetencë intelektuale, po bën një renditje te personaliteteve tona publike ne bazë te rolit të tyre historik. Cka mund të na thoni për këtë?E. Bytyçi: Historia e shqiptarëve është e mbushur me personalitete. Ne jemi ...
Gjergj Meta: Our lady of Shkodra
Fjalët e titullit janë të gdhendura në krye të një tatëpjete në nr. 361 të West Harstdale Avenue në New York. Kjo e tatëpjetë të çon në një kodrinë të vogël që kur e mbaron së ngjituri të shfaqet përpara Kisha Katolike e shqiptarëve të New Yorku-ut, Zoja e Shkodrës. E diela aty është një festë e vërtetë. Shqiptarët mblidhen për t’u lutur, por edhe për t’u takuar me njëri-tjetrin. Mbushet Kisha plot në të dyja shërbesat e së dielës. Është mbresëlënëse që mijëra kilometra larg vendlindjes sheh aq shumë njerëz që ...
Pamje të bukura nga Rio de Janeiro
Pamje te bukura nga Rio de Janeiro...
Përplasja e laikëve dhe e myslimanëve në Kosovë
Ambasadat e huaja në Prishtinë i janë trembur ndonjë incidenti të mundshëm, jo nga një kategori e qytetarëve vendor, por nga interferimet mundshme të disa individëve nga shtetet arabike që frekuentojnë Kosovën.Pas publikimin të filmit për profetin Muhamed në rrjetet dhe uebsajdet botërore të internetit, ambasadat e shteteve Evropiane dhe SHBA-së në Prishtinë e pritën me shqetësim reagimin e mundshëm të një kategorie të qytetarëve të Kosovës. U parashikuan skenarë të ndryshëm, sikurse ...
Gjekë Gjonaj: Akademik Tomë Berisha, nderi i lavdisë kombëtare
Nga marsi i këtij viti nuk e kemi më midis nesh profesorin, akademikun, ushtarakun, atdhetarin e guximshëm të çështjes shqiptare dhe birin e shtrenjtë e të pazëvendësueshëm të Malësisë së Madhe Tomë Berisha. Zemra dhe shpirti i tij fisnik u shuan në moshën 89 vjeçare në kryeqytetin kroat në Zagreb, ku jetoi dhe veproi pjesën më të madhe të jetës së tij. Shkoi në amshim për të mos u kthyer fizikisht më kurrë. Shkoi por mbeti në përjetësi. Për bacën Tomë,siç e qunate dr. Ibrahim Rugova, do të flitet ...
1209
1210
1211
1212
1213
Në Fokus
Në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të Ismail Kadaresë
Jahja Drançolli: Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare Akademik Prof. Emin Riza
Edison Ypi: Çemerrica mon amour
Fejzulla Berisha: Arbëreshët e Italisë – paradigma e vazhdimësisë historike dhe identitare
Kalosh Çeliku: Askushi
Albert Habazaj: Çamëria si psikologji sociale
Gjekë Gjonaj: Princi i gojëtarisë dhe mbledhësi i thesareve të Malësisë
Kalosh Çeliku: Kryevepra
Vlash Prendi: Në Domgjon ku rrinë shqiponjat
Gjekë Gjonaj: Martin Brishaj - 'Zhbërja e kufirit etnik'
Zemra Shqiptare