Video
Kontakt
Redaksia
[FULLNAME_CUT]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Redaksia
Video
Kontakt
[FULLNAME]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Cikël poetik nga Selim Nëngurra
Një shekull jemi shtetTë lumët na…, a haj medet? U ba Shqipnia e thanë djelmniaFaiku tha kur do bahet shqiptari-a. Shekull shtet, i lirë e sovranShqiptari her me Atdhe e herë me vatan. Shteti i Qemalit, apo i Esat ToptanitI princ Vidit apo pjellave të Beogradit...
Kolec Traboini?: Të falemi, o Gjergj!
Po qarkullon kahmos një vidio me titull "Kush ishte Skenderbeu" në të cilën ca laramane me origjinë përç-jeniçerësh mbështetur në kalamendjet e një historian konfuz e i qorollepsur prej zilisë historike, përpiqen ta degradojnë atë mal të madh me emrin Skenderbe, i cili nga studiuesit e vjetër francez, me veprën e vet frymëzuese konsiderohet si paraprinjësi i Rilindjes së ndritur Europiane. E ne nuk jemi një popuj barijsh, ndryshe si ndodhi që ...
Frank Shkreli: Roli i Amerikës në botë
Këtu në Shtetet e Bashkuara javën që vjen mbahen më në fund zgjedhjet për president, duke i dhënë fund kështu një fushate të gjatë dhe të lodhëshme por edhe shumë të shtrenjtë - një fushate gjatë së cilës janë debatuar dhe diskutuar çështje dhe probleme të ndryshme me të cilat përballet vendi, kryesisht ato ekonomike, buxhetore dhe financiare. Ndonëse punësimi, ekonomia dhe deficiti i buxhetit federal janë çështjet që preokupojnë më së shumëti zgjedhsit amerikanë. Por megjithse interesimi i elektoratit amerikan për politikën e jashtme është tepër i ulët, në krahasim ...
Dedë Preqi: Kosovën e vizituan dy zonja t'mëdhaja
Konsiderojmë se vizita e Sekretarës së SHBA-ve,zonjës Hillari Klinton e shoqëruar nga shefja për politikë të jashtme e BE-së,baronesha Ketherine Ashton, në Kosovë dhe rajon, paraqet një test politik dhe juridik të këtyre vendeve, që kanë për qëllim angazhimin dhe respektimin e të drejtave njerëzore dhe lirinë qytetare, në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe konventat ndërkombëtare.Është meritor vizita e sekretarës Klinton dhe baroneshës Ashton ...
Bekim Rexhepi: Diskrepanza e dialogut
Kur i gjithë territori i Kosovës po kontrollohej nga regjimi i Serbisë dhe lufta po e bënte të vetën, në njërën anë po i sakatonte fshatrat e mëdha shqiptare dhe aty-këtu me pak qytet. Gjendja e rëndë dhe me pak shpresë prodhoi apo thënë më ndryshe solli befasisht takimin e “madh”, mes Rugovës dhe Millosheviqit!. Nuk qe e pa kuptueshme se regjimi i Milloshit, do të bënte çmos qe vendimet e tija gjenocidiale ti kamufloi dhe kështu një ...
Ish-të përndjekurit, ndërron jetë Lirak Bejko
Ish-i përndjekuri politik Lirak Bejko ndërron jetë në një spital në Bari, duke mos i mbijetuar djegies së rëndë në mbi 50% të trupit. Lajmi konfirmohet për 'News 24' nga familjarët e Lirak Bejkos, të cilët sqarojnë se ish- i përndjekuri ndërroi jetë sot rreth orës 11:30 në poliklinikën qendrore të Barit...
Fritz Radovani: Loro Boriçi - bir i denjë i Shkodrës deri në vdekje
Loro Boriçi, ka lé në qytetin e Shkodres me 22 Gusht 1922, në qytetin ku ka lé edhe futbolli shqiptar (1905), e asht edhe fidan i atij oazi të quejtun Gjimnazi i Jezuitëve të Shkodres, ku kanë mësue dhe janë formue breza të tanë qytetarësh intelektualë dhe dijetarë të Shqipnisë.Në një oborr të vogel shkolle ku mori arsimin e mesem dhe kulturen qytetare shkodrane, dijti me nderthurë mësimin, formimin qytetar me até fizik, per me mbetë Yll i pavdekshem jo vetem per Shkodren e mbarë Shqipninë, por edhe në plejaden e vet të lojtarëve të Europës...
Aurel Dasareti: Zemra Shqiptare
Në jetën reale nuk ka gjasa të gjenden regjime që funksionojnë të veçuar.Shoqëritë e hapura dhe të mbyllura përbëjnë ideale të ushqyera nga popujt. Unë jam i zotuar tërësisht për një shoqëri shqiptare të hapur si formë e dëshirueshme e organizimit shoqëror. Por shoqëria e hapur si ideal nuk është pa cene. Paqëndrueshmëria, mungesa e vlerave, nuk janë tipare të këndshme. Ja përse shoqëria e hapur është aq e brishtë si ideal. Vizioni i ofruar nga shoqëritë e mbyllura është më joshës. Por në shoqëritë e ...
Selim Nëngurra: Vajtimi i Haxhi Hazirit në parlament
Kohet e fundit Parlamenti i Dardanisë asht ba si nji teater palaqosh apo si tendë cirkusi. Që nga themelimi i LDK-së deri sot jeten time ja kam kushtue programit të kësaj Partie që kur u themelue ishte Levizje kombëtare.Mirpo me kohën , pas ikjes në boten e Amshueshme të Dr. Ibrahim Rugovës tue pa disa nga njerzit e kreut të LDK-së , sjelljet e tyne, fjalimet e qendrimet e tyne personale e edhe si grup parlamentar per ditë e ma shumë ...
Xhelal Zejneli: Gjenerator krize në Maqedoni
Injorimi i Marrëveshjes së Ohrit apo interpretimi i njëanshëm i saj - Injorimi i Marrëveshjes së Ohrit nga faktori maqedonas shkakton në Maqedoni tensione ndëretnike, gjë që gjeneron krizë politike të pashmangshme. Në mënyrë të heshtur janë duke u zhvilluar dy procese:- E para, VMRO-ja e injoron Marrëveshjen e Ohrit apo e interpreton njëanshëm atë;- E dyta, faktori politik shqiptar, si reaksion ndaj moszbatimit të ...
Hasan Blakaj: Zemra, Zemrës
Si bukë valë si bukë areËshtë e dashur Zemra ShqiptareS´shkruante kush si Kadri ManiGëzim Marku e Ilir DardaniLarg shumë larg përtej oqeaniNa çon t´fala Fritz RadovaniSa e bukur sa kombëtareZemra jonë, Zemra ShqiptareO sa bukur si kokërr rrushiI thurë këngët Zeqir Lushi ...
Clinton: Zgjedhje të lira, luftë korrupsionit
Në një prezencë të lartë të deputetëve dhe të ftuareve, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton mesazhin e parë që dha në fjalën e mbajtur në Parlamentin shqiptar ishin zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Ajo i cilësoi muajt që vijnë si kritikë, duke i sugjeruar spektrit politik shqiptar që të punojë për të arritur mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si objektiv jetik për përparimin afatgjatë të vendit...
Marjan Sebaj-Sopi: Intervistë me Don Lorenc Sopin
Shfrytëzuam rastin dhe mirësinë e tij që në këtë numër të fletushkës sonë ta kemi bashkëbisedues Don Lerenc Sopi-n, meshtar modest, i përvuajtur, i urtë, i thjesht, por bujar, zemërgjerë, i dashur, i afërt e largëpamës… Ai edhe pse i zanun me punë të shumta këto ditë, para festave të fundvitit, si gjithmonë me zemërgjerësi, dashamirësi dhe dashuri iu përgjigj ftesës dhe dëshirës sonë...
Aristotel Mici: Karvani i Pavarësisë (Novelë)
Vjeshta e tretë e vitit 1912 ishte në mbarim. Ditët qenë shkurtuar fare dhe dukej sikur mblidheshin dhe tkurreshin gjithnjë nga retë e dendura dhe mjergulla. Frynte erë jugu dhe binin shira. Udhët qenë tërë baltë dhe fushat ngjanin si gjysme të përmbytura.. Në një mëngjes të këtyre ditëvë te vrenjtura në garnizonin e kazasë së Beratit kishte lëvizje. Zabitët i ngritën asqerët herët dhe pa bërë as talimin e sabahut, i vunë ata ...
Reagim nga Aleanca Kuq e Zi - Maqedoni
Aleanca KuqeZi - Maqedoni, reagon fuqishëm ndaj shkrimit me titull, “Agimi Kuq e Zi edhe në Manastir”, gazeta e përditshme në gjuhën maqedonase, “Dnevnik”, datë 01.11.2012, faqe 1, 2,3, në të cilën Aleanca KuqeZi krahasohet me Partinë fashiste greke “Agimi i Artë”, si dhe jepen disa vlerësime dhe insinuata në lidhje me emra të përvetcëm që gjoja përfaqësojnë qëndrime e veprimtari të Partisë Aleanca KuqeZi ...
Fehmi Kelmendi: Populli i pamposhtur shqiptar
Ky jubilar është specifikisht i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët. Shqiptarët pas luftërave të ashpra kundër Turqisë më 14. gusht 1912 hynë në Shkup. Me çlirimin e qendrës së vilajetit të Kosovës prej kryengritësve shqiptarë të udhëhequr nga Hasan Prishtina, Porta e lartë u detyrua t’ua njihte autonominë shqiptarëve liridashës. Ibrahim pasha i dërguar nga kryeministri turk Qamil pasha me mision të caktuar nisi negociatat me udhëheqësit kryengritës shqiptarë. Në fund të ...
Dumitru Velea: Zana në poezinë e Sali Bashotës
Erosi ekspanziv i tyre, që shëmbëllen me moshën adoleshente të autorit „rimon” me adoleshencën e Zanës, si një kurorë mbi ballin e saj të çiltër, që shkëlqen me shëmbëlltyra parajsore. Erosi shtrihet si mundësi dhe lulëzon për t’i vënë gjërat në një vend, dhe për t’u shndërruar në një platformë të shëndetshme për njeriun e hapur ndaj qenies dhe bukurisë divine/hyjnore. Ndarja rrugëve të terratisura të historisë duhet përmbysur mbi rrugët e ...
Xhevahir Cirongu: Njeriu ”flet” edhe i vdekur!
Mali i Leskovës ngre kryet lartë e "vështron"luginën e Oparit e Tomorricës. Ky mal ndan kufirin midis Korçës e Skraparit. Në lindje perëndim, tek ky mal ndodhen dy qafa:Ajo e "Qafës së gjarpërit" e " Guri i prerë". Aty në “Gurin e Prerë” janë thurur e thuren këngë e legjenda historie qysh nga lashtësia e deri sot. Ai shkëmb i bardhë e gjigant është shpallur për këto arsye monument kulture. Kurse në “Qafën e gjarpërit " janë dy lapidarë në shenjë nderimi të dëshmorëve të luftës së Dytë Botërore. Midis tridhjet e ...
Ukshin Zajmi: Simpozium shkencor në Gjilan
Në organizim të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Gjilan, Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sporte të kësaj komune e nën përkujdesjen e Zyrës së Kryetarit të kësaj komune, në Gjilan, me 31 tetor 2012, u mbajt Simpozium shkencor me temë: “Roli dhe kontributi i Gjilanit me rrethinë në Lëvizjen kombëtare shqiptare (1878-1912)”.Këtë simpozium me një fjalë hyrëse e hapi Fitim Rifati, kryetar i degës së Gjilanit të Lidhjes së Historianëve të Kosovës, ndërsa referuesit dhe pjesëmarrësit tjerë të ...
Bisedë e shkrimtarit dhe publicistit Vangjush Saro me z. Estref Resuli, Kryetar i Shoqërisë Shqiptare EAGLES LAND e BC - Kanada
V. Saro: Z. Estref, publiku i gjerë në Shqipëri dhe në diasporë është në dijeni të ekzistencës dhe të përpjekjeve afirmuese të disa shoqatave të shqiptarëve në Kanada. Lexuesit do ta ndiqnin me interes përshkrimin tuaj në lidhje me hartën në të cilën janë vendosur dhe punojnë emigrantët shqiptarë, posaçërisht këtu në BC.Estref Resuli: Komuniteti shqiptar në BC (British Columbia) është relativisht i ri, nga pikëpamja kronologjike. Me përjashtim të një numri të kufizuar refugjatësh politikë shqiptarë, rreth 50-60 vetë, që janë vendosur ...
Sejdi Berisha: Ymer Lushakaj, “Nderi i qytetit të Durrësit”
Kur e sheh njeriu nënëloken me mbi të nëntëdhjetat dhe punën e madhështinë e Lushakajt, atëherë, patjetër të imponohet si mendim apo edhe si ekuacion jo matematike: e madhe është jeta,... krenare është jeta,... madhështi është jeta,... por nganjëherë e poshtër është jeta...!Në plaketën e këtij Çmimi të cilin e ndanë Bashkia e Durrësit dhe Shoqata“Durrësi”, në mes tjerash shkruan: “Bashkia e Durrësit dhe Shoqata “Durrësi”,z. Ymer Lushakajn e nderon me Çmimin “Nderi i qytetit të Durrësit” për kontributin e rëndësishëm që jep në zhvillimin ekonomik të ...
Hilmi Saraçi: Qeveria e Kosovës dhe dialogu (i ardhshëm) me Serbinë…
Qeveria e Kosovës ka dokumente strategjike për bisedimet Kosovë- Serbi, por ajo (Qeveria) ende nuk e ka bërë të ditur ndonjë platformë të përgatitur për këto bisedime . Opozita me të drejtë kërkon që më parë platforma për bisedime të paraqitet në Kuvend , të diskutohet rreth saj dhe në fund të miratohet Prandaj Qeveria e Kosovës duhet të jetë e vetdijshme se kemi të bëjmë me çështje të rëndësishmë për Kosovën- me bisedime që paraqesin vendime me rëndësi të veçantë për të ardhmen e Kosovës...
Vladimir Shyti: Makinist treni apo karrocier!
Vetëm harmonia natyrore e pjesëve të veçanta nuk i mposhti makinistët e hekurudhës shqiptare nga shkatërrimi i brendshëm, që ndodhën në shndërimet e sistemit në vendin tonë. Ata qëndruan ashtu, me vendosmëri, besnik të profesionit, nën qiellin e fatit të tyre. Janë thellësisht të bindur e të vetëdijshëm se puna e tyre është fisnike dhe e dobishme për njerzit, ciladoqoftë frytshmëria apo ndikimi i hekurudhës sot në Shqipëri. Heroizmi tyre nuk është heroizëm luftëtari, heroizëm force, megjithëatë, janë një ...
Apel Berishës dhe EULEX-it
Kanë kaluar 14 vjet nga ekzekutimi makabër, në mes të Tiranës, të ministrit të mbrojtjes të Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi. Dhe, megjithatë, deri me sot, askush nuk është marrë në përgjegjësi!Vrasjet e burrave dhe të djemëve të Kosovës në territorin e Shqipërisë londineze si dhe vrasjet seriale brenda Kosovës, kanë qenë gjysmë publike dhe si të tilla janë një e fshehtë publike. E themi këtë, sepse në realizimin e një atentatimi kanë marrë pjesë një duzinë njerëzish, madje edhe me ...
Gëzim Llojdia: Dokumente të reja për Themistokli Gërmenjin
Deputetë e parlamentit shqiptar të mbledhur sipas kronikës të shtunë më 29 mars 1924 ora 2.30 mb dreke kanë marrë një shqyrtim një sërë propozimesh nga të cilat njëra prej tyre i përkiste kërkesës së bashkëshortes së Themistokli Gërmenjit,zj Evdhoksi Gërmenji e cila i ka parashtruar këtij kuvendi një kërkesë për të paguar rreth 300 napolona ar për të marrë shtëpinë e saj vendosur peng për të paguar ushqimin e vullnetarëve shqiptarë që mbante mbledhur për shpëtimin e Korçës nga Themistokli ...
Kozeta Zylo: Vargje në mote që deshifrojnë hieroglifet e heshtjes së akullt
Mes dallgësh lundra ime/ Ndeshet, lufton/ Mes dallgësh drejt bregdetit/ Përpara shkon…Marrë nga poezia “Kjo lundra ime” Elbasan, 1945 Janë vargje që janë shkëputur nga poezia “Lundra ime”vargje që ngrehin dallgë detesh dhe behen urë për të ecur përpara. Autori me peshën e viteve mbi supe lëmon mallin, prek dhimbjen e largët që s’mund të shërohet kurrë.Plagët i bëri vargje me palcë frymëzimi që do të përkunden si foshnjë e ...
Poezi nga Vullnet Mato
Sot në mesditë, në zemrën e pyllitzogjtë dhe gjethet i këndonin diellit.Bukën diellore në miliona thërrime,çukitnin zogjtë, çukiste zemra ime. Diku mes degësh, thellë në blerim, dreri me sorkadhen bënin çiftëzim,merrnin e jepnin te njëri-tjetri puthje,lëkura u çelte gjethe, këmbët u shpërthenin lule...
Dren Shahini: Kur shqiptari lutet
Ekziston një thënie morale se çdo shoqëri i meriton udhëheqësit e saj. Duke e ditur se si fillon e si mbaron tek ne procesi i zgjedhjeve dhe duke e ditur ofertën për të zgjedhur, athua a e kanë besueshmërinë tonë këta nga të cilët ne si zgjedhës po kërkojmë vëmendje? U zgjodhën për të qeverisur me të mirën e përbashkët në të mirë të tyre, apo për të dhënë më të mirën e tyre për të mirën e përbashkët? A ka mundësi ndonjëherë të na dëgjojnë ne ...
Xhevat Bislimi: Zgjedhjet në PDK paralajmërojnë fundin
Para Kryesisë së PDK-së propozimi për zgjedhje është paraqitur si kërkesë e statutit të Partisë!? E vërteta është se zgjedhjet në PDK prej vitit 2005 mbahen çdo katër vite. Zgjedhjet e fundit nuk u patën mbajtur pas katër vitesh, por pas pesë vitesh. Ato u mbajtën në vitin 2010. Shtyrja për një vit ishte krejt e paarsyeshme. Kuvendi(Kongresi) i vitit 2010 u mbajt me një nxitim dhe parregullësi të paparë, me duartrokitje të zjarrta (ishte dëshirë e “shefit”)! Organet e zgjedhura nga ky ...
Poezi nga Namik Selmani
Mbllaçisim fjalët si çimçakizë të hedhurTeksa mallkojmë mjegulla, gurë, ferra,Mbesim udhëkryqeve pa patur semaforë të gjelbërE mbushim tavolinat me urimet krahëprera. Ngrejmë avionë kur tufanet godasin qiejt e murrmëHedhim fjongo pranverore ku mungojnë aromaAh, bota, flasim si hamletianë të pagjumëE sherrohemi mes vedi, edhe kur na thërret nevoja...
Zeqir Lushaj: Shtylla e kangës asht Dervish Shaqa
N’oda burrash me sharki n’dorë,Dervish Shaqen kujtojmë gjithmonë,Shkamb Kosove lind për kangë,Kombit tonë shumë i ka dhanë.Kur ja ngucën Kosovë – Nanën,Kur kan dashtë me ja vra kangën,Lamtumirë, vllazën e thmi,Asht kthye zemra asht ba sharki...
Agim Gashi: Kadri Mani
Vjen një lajm e më tronditVjen një lajm gojën ma ngrin,U shkym ylli i Kosovës -Kadri Mani në Prishtinë.A e njeh ti Kosovë trimeAtë burrë t'urtë e guximtar,Që për ty e shkriu jetënKadri Mani luftëtar.Kot Serbia ndërton burgjeKot të vjen pas policia ...
Ramiz Selimi: Tolerimi i opozitës së vërtetë!
Shpesh në këto vende ka rregulla të caktuara kushtetuese që organet e shtetit si, (parlamenti, qeveria, gjyqësia ...) janë të pafuqishme karshi presidentit, apo kryeministrit. Institucionet shërbejnë vetëm si "fasadë demokratike”.Barra më e rëndë për një demokraci të vërtetë në të dy vendet shqiptare është të mësuarit për tolerimin e një opozite të vërtet në jetën politike. Gjerë me tani, nuk kishte dhe akoma nuk ka asnjë mirëkuptim për rolin kontrollues të opozitës nga qeveritë tona. Opozita e vërtet paraqitet dhe ...
Albert Shabanaj: Përse duhet të protestohet?
Populli i Kosovës nuk duhet te vazhdoje te mbetet indiferent ndaj zhvillimeve politike,nuk duhet t’i shikoj gjerat si përtej bregut dhe nuk janë qytetar te edukuar ata te cilët pinë kafe neper kafene te qytetit duke i shikuar protestat si ngjarje te një shoqërie te një shteti tjetër. Mendoj se është koha fundit qe qytetaret duhen te zgjohen nga apatia e premtimeve mashtruese te qeverise se Kosovës, duhen te lirohen sa me pare nga iluzionet se detyrat tona i kryen BE-ja apo Amerika. Mendoj se nevojitet ...
Traboini: Urugani goditi brigjet lindore të Amerikës
Uragani “Sandy” pasi la më shumë se 60 të vdekur në Karaibe filloi lëvizjen drejt veriut përmes oqeanit duke prekur brigjet lindore të Amerikës.Natyrisht ai nuk i gjeti pa përgatitur amerikanët. Bizneset dhe shkollat ??ishin të mbyllura; rrugë, ura dhe tunelejanë mbyllur, dhe më shumë se 13.000 fluturime ajrore janë anuluar.Nga Bostoni në New York në New Jersey e deri në Washington, linjat e autobuzave dhe ato hekurudhore tëudhëtarëve janë mbyllur. Rreth 1,000 fluturime janë anuluar në secilin nga tre aeroportet më të mëdha në zonën e qytetit të Nju Jorkut ...
1200
1201
1202
1203
1204
Në Fokus
Në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të Ismail Kadaresë
Jahja Drançolli: Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare Akademik Prof. Emin Riza
Edison Ypi: Çemerrica mon amour
Fejzulla Berisha: Arbëreshët e Italisë – paradigma e vazhdimësisë historike dhe identitare
Kalosh Çeliku: Askushi
Albert Habazaj: Çamëria si psikologji sociale
Gjekë Gjonaj: Princi i gojëtarisë dhe mbledhësi i thesareve të Malësisë
Kalosh Çeliku: Kryevepra
Vlash Prendi: Në Domgjon ku rrinë shqiponjat
Gjekë Gjonaj: Martin Brishaj - 'Zhbërja e kufirit etnik'
Zemra Shqiptare