M’ka shku men’ja me u martue!

isha-vetem.jpgMendja i kishte shkuar qyshkur, por Brengu pikërisht atë mëngjes të pazakonshëm dimri, se bënte acar si vetëm një herë në dhjetë vjet, e vendosi ta nxirrte gjëmën nga kraharori e t’i uluriste në surrat vëllait të madh, duke shtrënguar më fort në kraharor drutë e lagëta:

-Du nuse!  Du dasëm këtë pranverë!

E i kishte hedhur drutë pa u përkulur hiç, mbi rrogozin e pritjes, e pa dhënë as më të voglin shpjegim kishte mbyllur derën pas vetes, drejt e te stalla e lopëve, kishte marrë gomarin e dalë për gurë në pikë të acarit.

-Ka lujt menç Brengu! – i tha gjyshes Sheria, nusja e Dilaverit, vëllait të Brengut.

E ia shpjegoi tëk e tëk sherrin e ri që po u hante shpirtin çdo natë.

Tash me siguri, po mendon, po ç’të keqe ka, pse s’e lënë Brengun të martohet. Ah, po normal, se ti s’e di që ai mu në vend të shpatullës së majtë ka një gungë të madhe. Kjo s’e pengon hiç, me i bërë të gjitha punët. Në fakt në të gjithë fshatin, atë e mbajnë si më të papërtueshmin e më seriozin. Bile bile edhe kur na iknin dritat tamam natën e festivalit Hasani ishte ai që merrte fenerin nëpër terr e fortunë edhe hynte pa patur frikë hiç brenda kabinës elektrike, pa patur as edhe kurrfarë. tshim respekt pi teperi, sesa Hasani. Prandaj edhe ne kalamajt e donim Hasanin, ndonEse sië shkollimi për elektricist, edhe punë për atë, se ç’katranoste aty brenda kabinës e ne na vinin dritat. Gëzim më të madh nuk na sillte njeri sesa Brengu në fshat. Prandaj edhe ne kalamajt e donim shumë, ndonëse siç e thashë kishte atë gungën e shëmtuar edhe ishte si tepër i vranët në fytyrë, as s’i qeshte ndonjë herë buza, prapë kishim shumë respekt për të e nuk ia bënim dot fjalët dysh; kur na kërkonte ndonjë nder ne ia kryenim pa përtesë, për shembull për t’i ruajtur lopën të mos hynte në arat e kooperativës kur shkonte të blinte duhan, apo për t’i mbajtur njërën anë të druve të gomarit ndërsa ai ngarkonte tjetrën…

-Po mirë gungën e ka në shpinë, jo aty! –Ia pati kthyer gjyshja Sheries, duke e pickuar te gjuri!

(more…)

Në një rrjetë merimange kishin rënë vetvetiu, nga kushedi se ku…

Një numër i pacaktuar bulëzash uji,

Mëngjesore.

Mbi barin rozë,

Qëndronin të heshtura,

E prisnin diellin me mospërfillje,

Pse? - Sepse! ishte dielli i vdekjes anonime!

Ai do t’i nuhaste me shumë habi këto bulëza kaq të vogla ,

Spera të pasqyrueshme uji, ku mund të shihte edhe krijuesin e vet,

Do t’i prekte me duar e ato do të dridheshin jo nga frika, nga ngrohtësia,

Që depërtonte brenda sejcilës dashurinë… “Cfarë bukurie!” do të thoshte Dielli,

    “Çfare delikatese! Ç’krijesa kaq të ëmbla!” e do të ndjente pastaj deshirën e         

Parefuzueshme, për t’i puthur,  për t’i përqafuar,  për t’i depërtuar,

E ndërsa puthja do të zgjaste ai do të arrinte të kuptonte shpejt,

Se rrjeta e merimangës ishte nje shtrat kaq i domosdoshëm

E krijuesi sa mirë e kishte menduar, se përndryshe

Ku do të peshonte Dielli ndërsa hynte në to?

….friksueshëm….

faustino-mera.jpg 

 

 Foto: Faustino Mera 

 

Kështu!

Një djalosh i ri, i gjunjëzuar mbi pirgun e gjetheve të vjeshtës

Nën degët e ndërthurura me kalimtarët, jo rastësisht të rastit

Shtëngonte duart, duke dëshiruar pa artikuluar lutjen e madhe

E cila shkundej e shkelte syrin në çdo hap të vajzës që largohej

Pa e kapërcyer dot udhëkryqin se shembej në shatërvanë dritash

E makinat turreshin, bashkë me të çmendurit e dalë nga Pesa

Me të verdhën, me të kuqen, simtoma të sëmurish harruar medashje

Fshehur në regjistrat e doktoreshave të shëmtuara poshtë bluzave

Mbase ngaqë në vend të seksit kishin nje shiringë të stërmadhe

Të mbushur mirë me lëng të bardhë e në vend të cicave rrumbullake

Dy qeska të kuqe me gjak, nga ku ata vazhdonin akoma të merrnin frymë

Ndaj po shikonin, sigurisht ky ishte motivi, se luteshin bashkë me të

Dhe dëshira i mori me vete të gjitha gjethet e pirgut të vjeshtës

Për t’i ngritur me bishtat e tyre të hollë, që po jepnin jetë

Fundin vajzës se mu aty, djaloshi dhe të lartpërmendurit

Do t’i mbushnin mendjen asaj, t’i hapte këmbët më shumë

Që t’i nxinte të gjithë, pa pritur lejen e radhës:

Të lutem, më lër të futem thellë në ëndrrën tënde, natën kur fle

Në mëngjes, fërkoi mirë sytë e zezë, pastaj na fshi siç bën zysha e letërsisë

Me shallin e saj prej leshi të gjatë, shenjat e shkumsit mbi dru

Fjalët dhe e zeza nuk duken dhe pse shtiren, dhe pse zysha i tund vithet

Me një stërmundim të dhimbshëm a thua se po ngul penisa të shtrembër

Në vaginë, me shumë grremça duhet të jenë… Ashtu! Më fshi ti mua…

 

Djaloshi psherëtiu kur ikja mbeti e ve edhe u ngrit në këmbë

U mat me hijen e statujës përballë, ndonëse ishte gjysëmbust

E s’e arrinte, kruajti hundën me gishtin e mesit, futi dorën në xhep

Për t’u siguruar se nuk i kishte humbur kuleta me identitetin e ri

Dhe u drejtua duke psonisur , tamam si dje, një pajme të nguturi

Drejt Biblotekës Kombëtare dhe bëri sikur nuk e vuri re aspak

Se ë-së i kishin rënë të dy pikat… mbase i kishte vjetruar koha mendoi

Edhe retë mund t’i kenë përpirë, nëse s’është prapë një krim imigrantësh

Se të gjithë po duan të vijnë të jetojnë në Shqipëri, dreqi e marrtë!

Natyralisht! Na-ty-ra-lisht… se ata e dinin … por ai nuk do ta lejonte

Pritjen e pikave… t’i  imponohej kështu duke i përdhunuar kështu

Zonjushën e Bukur dhe Librin e Fiskulturës së S-së… para hundës së tij

Dhe të lartpërmendurve… Kështu! Po tamam kështu!

 

2928446067_8d70e6178e.jpg 

 

 

 

 

 

Si?

 

Si bashkëjeton i ligu me të mirën?

Ditë pas dite,

Natë pas nate,

                   Ndër vite…

E zeza nuk është krejt e zezë,

E bardha nuk është krejt e bardhë,

Në mes tyre ka lindur diçka’shumë e shëmtuar,

Tërbimi për shkatërrim…

 

 

E shtypura i nxori sytë mu tek planci,

                                                        I vet,

Pasi u zgjua nga një përgjumje e madhe,

Edhe e kuptoi që ishte një mallkim,

Nga stërgjyshja,

Tek gjyshja,

Tek ajo.

Kishin lindur për t’u kthyer në vrasëse.

 

 si.jpg

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

I ligu është prapë aty,

Ka zënë pragun,

Trurin,

Duart,

A s’do të ketë ndonjëherë shpëtim?

 

(more…)

Aj Ylli! Aj Yllo!

 

Sonte kjo anije

Është e mbuluar e gjitha me dritë

Nata më sillet rrotull për të më kujtuar të gjithë dashnorët e dikurshëm

I dashur, po thoje…

Të mos isha kaq femër e bukur nuk do të më kishe ftuar sonte

I dashur, po thoja..

Të mos ishe kaq mashkull i bukur nuk do ta kisha pranuar ftesën tende sonte…

 

aj-ylli-aj-yllo.jpg 

 

 












(more…)

S’ke vizë!

 

Sa e përbindshme të lindësh në vendin e vogël,

Me vendet super të mëdha, ventilatorë frike mbi krye…

 

Thonë e stërthonë se duhet të jetosh si individ,

Se nuk duhet të lidhesh pas imazheve të një shteti.

 

Por, provo të mbetesh në aeroportin armik!

                                            Aty ku ti ke vetëm një emër,

Emrin e vendit ‘tënd’ mikroskopik!

 

ske-vize.jpg 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

I cili nuk diti kurrë të imponohet në tryezën e madhe,

Mbeti thërrmija-thërrmija,

                                 I talluri, i vrari, i shfrytëzuari, një hiç!

 

Ti shkund supet nga stërlodhja,

Zvarritesh të kërkosh edhe një herë DREJTËSI.

                                                                  Nuk ka drejtësi!

Se po të kishte drejtësi, tani me nofullat e shtrënguara,

Do t’ia kishe mëshuar një pasthirrme barbare,

Le t’ia merrje hua çdo shpeze a shtaze,

Kishte për ta arrirë një shpërthim idilik.

                                   Por jo, ulurimat do t’i shuash në shpirt.

Se ti je njeriu i vendit të vogël që është mësuar

                                                           me këtë shaka pa kripë!

 

Ulu! Ngrihu! Prit!

                             Shko! Ndalo! Kthehu! Dëgjo! Prit!

 

(more…)

Puna vullnetare

Puna vullnetare vlerësohet jashtëzakonisht shumë në vendet e zhvilluara. Kjo dihet mirë nga emigrantët shqiptarë, ndërsa në Shqipëri s’do të të shkonte mendja dhe aq shumë se në vendet kapitaliste njerëzit paskan nge akoma të bëjnë punë vullnetare.

(more…)

Turn or Burn!

img_3535.jpgNë universitetin e Washingtonit, ashtu si dhe në universitetet e tjera të Amerikës që kam vizituar, më ka bërë shumë përshtypje një fenomen amerikan. Fenomeni në fjalë ka të bëjë me tolerancën fetare. Brenda universitetit, sidomos në qendrën e tij, domethënë aty ku ka më shumë studentë, do të shohësh se s’bën disa syre njerëzish, me kartona, pa kartona, me mikrofon, pa mikrofona, që ulërasin me një tërbim të paparë. Në fillim e kupton se e kanë me mëkatarët, ata që akoma nuk i janë bashkuar fesë së tyre, mirëpo ajo që s’kupton është strategjia e tyre, e cila ka të bëjë me një të folur fyese, negative, gënjeshtrash, sharjesh, kërcënimesh… (more…)

Ditë e turbulluar…

Dikush tha: nuk mund të vriten fëmijët! Turma u përgjigj: e përse jo?
Dikushi e mbylli gojën. Interesante m’u duk!

Pa shih! Ekrani i paska vënë syzet e plazhit. Raporton: “Kanalet me ujra të zeza,
U ngjajnë zorrëve me malarie.” Nënë Tereza nuk ka si të ngrihet nga varri!
E përse Zoti nuk dërgon dikë tjetër të merret me to?

Tani, operacionet plastike, pas vizatimit me laps të zi, shihen nëpër palestra.
Aty djersitet, por dhjami është tejet i rëndë, tamam si fashat e përgjakura.
Fundi i fundit, estetika gjithmonë njerëzit i ka stërmunduar,
Ata nuk munden ta asgjësojnë shikimin… kjo s’do të shpjeguar!

A nuk fluturoi? Ai avioni i teknologjisë së fundit, ushtarakisht,
Mbi kokat e një fisi të vjetër indigjenësh brazilian, bota tha: ja origjina!
Bota harroi se origjina u përpjek me përbindëshin fluturues,
Gjumi përfundimisht iu tjetërsua!

Kurse, poetët e rinj, të plakur kaq shpejt, gjithmonë anojnë nga qytetërimi,
E përqafojnë, e mallkojnë, kurrë nuk thonë lamtumirë, as ata që vetvriten.
Unë prapë s’e kuptova kush quhet i qytetruar e kush i paqytetruar.

Thonë, një vajzë e vogël, ka kohë tashmë, i shfaqet çdo të gjalli në trotuar,
Me një rryp të verdhë në dorë, u bie disa deleve që s’lëvizin,
Ajo, nuk po e kupton se janë statuja, ajo nuk po e mbaron kurrë refrenin e saj,
Kjo po që është e bezdisshme, ndonëse s’ka lidhje me pyetjen time.

Po, më e bezdisshme se plakat binjake, të ngjitura në një trup, me flokë të kuqe,
Të lëshuara gjer në tokë, se kështu iu pëlqen më shumë turistëve.
Edhe fshatari i trashë nga Elbasani, u bë i famshëm se dhjetë kosheret e bletëve,
U zhvendosën mbi surratin e tij, pa e pickuar, as edhe një herë të vetme!
E habitshme, por jo dhe aq e habitshme…

Se tek ishujt e budistëve shkoi edhe Madona, doli shumë origjinale kënga e saj.
Unë kujtoja se kishte vajtur për të dëfryer, krejt gabim e kisha.
Gabim edhe kur u thashë studentëve Amerikanë: “Në djall vaftë Parisi i adhuruar!
Në djall kruasantet, Eifeli, moda e homo-trans-seksualëve, edhe Bonzhur-Bonsuar!”
Ata kujtuan se ishte humor Ballkanik, ndaj qeshën, pa u stërmunduar.

Si s’po kalon ora! Nga banja vjen gjithmonë era mut i thartuar,
Pse, vetëm nga banja? Por jemi mësuar.
Ja! Mbi bar, kanë ngulur nga një flamur të zi, për çdo amerikan të vdekur në Irak,
Sa bukur duket, të gjithë i nxorën aparatet, të gjithë fotografuan.
Por Iraku është kaq larg, kaq i pafat, si dikur të tjerë, ndaj le të jetë i duruar!

Edhe unë jam e duruar:
Nën derën e marrë me qera, një pusullë tjetër e shkalluar: “Lidhi macet! Janë tërbuar!”
S’kam mace, kjo është komshija e vetmuar, do të zihet, por jam e dërrmuar!

Sa kohë duhet për të kuptuar? E gjitha ishte drexë e shëruar,
Por e kruajtura s’paska të mbaruar, me kapakë breshkash është forcuar,
Më mirë sot të kisha munguar!

img_3236.jpg

Foto: LMema

Dalje e padalshme

 

(more…)