E shtune, 20.04.2024, 07:37 AM (GMT+1)

Video

Shaban Krasniqi: Baladë për Mehmet e Halit Konjuhin

E diele, 13.01.2019, 05:53 PM



Projekti më i ri i këngëtarit Shaban - Baladë për Mehmet e Halit Konjuhin (Homazh për Toplicen, Çamerinë e muhaxherët)

Keto dite kengetari Shaban Krasniqi lansoi kengen e rradhes. E njejta u dedikohet atdhetarëve te njohur vushtrrias Mehmet e Halit Konjuhi. I pari ishte bashkeluftetar i shquar i Azem Galices, ndersa i dyti beri akt trimerie kur me 1968 me krismat e revolverit te tij vrau nje gjakpires te popullit.

Kengetari thote se e njejta njekohesishtë eshte edhe nje homazh i dhembshur per tragjeditë tona kombetare - Toplicen, Çamerinë e muhaxherët.

Teksti u shkrua nga vete Shaban Krasniqi dhe veprimtari Mehmet Manovi, ndersa muziken e komponoi Arbër Krasniqi, i cili beri edhe aranzhimin e i kendoi zerat percjellës.

Baladë për Mehmet e Halit Konjuhin (Homazh për Toplicen, Çamerinë e muhaxherët)

Nga Preveza në Mollë të Kuqe

Arberia qe m'e buk'ra nuse

Po kur bisha erdh' nga Karpatet

Shqipes ja shoi nurin, rrodhi gjak nga plaget!

Trolli yne arbnor, perherë rritë trima

Per t'a mbrojtë atdheun, flak'rinë martina

Mehmet Konjuhi i thrret Azem Galices:

" Ai p'e nien o gjamen e Toplices

(Refreni:) Ah Cameri, o dhembja e pafund

Muhaxher've u rrjedh gjak e lotë si lum

Gjak e lotë lumin po e vershojnë

O grek e shkja nanat tona ju mallkojnë"

2

Ishte viti gjashtëdhjetë e tet-e

Në Vushtrri shkjau vret e pret-e

Boro katallani, ai korb e shpirtzi-e

Tha: "T' gjithe shqiptarët t'shporren per Shqiperi-e"

Trim Halit Konjuhi po thërret-e:

"O gjakatar ma djemt' tane me s'ke me i tret-e

Nuk do t'thahen lotet ma mbi vek-e

Kurrë s'do t'presesh ma jo femijë në djep-e

(Refr.) Sot unë po marr hak per Zagorin'

N'gjume se c'na i dogje gratë, pleqtë e f'mi'n

Për Goli Otokun e gjithë mizorinë

Se as vdekja s'e tremb Arbërinë!"





Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora