E marte, 19.03.2024, 02:16 AM (GMT)

Video

O më vratë...! Vëllai im. Vrasja e parë në kufi e vitit 1990. Eda Zari rrëfen! Dosja e përgjakur.

E diele, 21.02.2021, 06:00 PM



Kthehem pas, në të sotmen. Mbledh arsyen dhe pyes: Cili është “zeitgeist-i” i sotshëm për konceptin e një shoqërie të lirë? Cili është angazhimi i ligjeve ndaj pasojave që i shkaktuan burokratët e dehumanizuar një brezi të tërë, brez që mori udhët e botës, për të qenë i lirë? Dikur, në gjysmën e parë të viteve ’90, në Shqipëri u bënë një seri gjyqesh pothuaj show, të cilët shpejt u emërtuan nga njerëzit e thjeshtë si “gjyqet e kafeve”. Përfundimi i tyre ishte dënimi i disa prej funksionarëve të lartë të shtetit të viteve 1945-1991 për “shpërdorim detyre” (paçka se organi i akuzës u përpoq të provonte se të akuzuarit kishin kryer krime kundër njerëzimit dhe të drejtave themelore të njeriut). Të dënuarit që ende vuanin dënimin më 1997, u lanë të lirë me amnistinë e përgjithshme të atij viti. Një nga të dënuarit me burgim të përjetshëm (përfitues i amnistisë) apeloi vendimin, u shpall i pafajshëm, dhe jetoi “ballëlart” para shoqërisë, i shfajësuar nga çdo shkelje ligjore. Mirë, e dimë, drejtësia në Shqipëri ka shumë thyerje e kthesa. Po drejtësia sociale, shoqëria, njerëzit, ata që ia kishin dalë të jetonin ende si njerëz, ku ishin? Dhe, ca më keq, ku janë? Sa e aftë është shoqëria shqiptare për të kërkuar drejtësi sociale sot? Jo drejtësi duke pasur parasysh vetëm “kokat e mëdhaja” të totalitarizmit, por ata të tjerët, ushtarët e vegjël, burokratët, hallkat e vogla të zinxhirit apo ingranazhet e makinerisë së madhe. Edhe nëse përgjegjësia ligjore është e vështirë apo e pamundur të faktohet, drejtësia sociale është e arritshme dhe duhet të zbatohet! Qeveria e viteve 1992-1996 hartoi dhe zbatoi, aq sa mundi, një ligj të posaçëm për lustracionin, i cili ndalonte nga pozitat e vendimmarrjes çdo individ që faktohej se u kishte shërbyer organeve të ushtrimit të dhunës në Shqipërinë e periudhës 1945-1990. Një Komision me qëllim të ngjashëm funksionoi pas vitit 1997 deri në fillim të viteve 2000. Subjekt i Komisionit përkatës, gjithsesi, ishin individët e emëruar në pozicionet e larta qeverisëse. Me gjithë zhurmat e njëpasnjëshme, asnjë forcë politike nuk pranoi rivendosjen e një ligji për lustracionin, kurse Gjykata Kushtetuese, haptazi në konflikt interesi, e përbërë edhe nga individë që lustracioni i përjashtonte nga pozita që kishin, më 2012 e shpalli antikushtetues ligjin e propozuar. Kurse sot, prej ca pak muajsh, kemi një Autoritet specifik për informimin me dokumentet e ish-Sigurimit. Informim, shumë mirë. Por si do të zbatohet, ligjërisht, rasti kur evidentohet bashkëpunëtori i dikurshëm? Si do të veprohet kur lehtësisht faktohet se hetuesi i para 27 viteve është gjykatës sot? Duket se organet qeverisëse nuk i rëndon ky shqetësim. Veprimi mbetet në ndërgjegjen e shoqërisë (në ekziston ende një e tillë). Duke pranuar të jetonin me të keqen dhe/ose prej së keqes, një grup shoqëror jo i vogël njerëzish u dehumanizuan gjatë regjimit totalitar. Sot këta njerëz, pavarësisht shkallës së tyre të implikimit me të keqen, janë pjesë e integruar në shoqërinë tonë shqiptare, apo në shoqërinë globale në përgjithësi. Mirëpo, a mund të ecet në rrugë, të jetohet normalisht si qytetar, si profesionist, si njeri, duke pasur ende në pozita vendimmarrëse të cilitdo nivel këto qenie njerëzore, dikur të dehumanizuara? A mund të jetojë normalisht dhe e shëndoshë një shoqëri e cila ka harruar të kërkojë ndjesë dhe të reflektojë për krimet e drejtpërdrejta, për pjesëmarrjen apo për moskallëzimin e krimit? Diktatura as erdhi, as qëndroi në fuqi e vetme. E sollën dhe e mbajtën në pushtet jo vetëm ata që qeverisnin, por edhe ata që shërbenin. E keqja banale është ende mes nesh! _______ Bëhuni abonentë dhe pjesë e kanalit tim. Ju ftojë të jeni mysafirët e parë në gjithë aktivitetet koncertale si dhe shfaqet private të shoqërisë, miqve dhe kolegëve të mi, përmes You Tube. Klikoni këtu https://www.youtube.com/user/musicloby Follow Eda Zari Music and Albanian Culture, Film Music, Byzantium Music, Jazz. Subscribe to "Eda Zari" on Youtube Channel: https://www.youtube.com/user/musicloby Like Eda Zari on Face Book : https://www.facebook.com/edazarifans Follow Eda Zari on Instagram : https://www.instagram.com/edazari/?hl=de www.eda-zari.com All copy rights by (C) Eda Zari




Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora