E merkure, 24.04.2024, 04:50 PM (GMT+1)

Search by date: 3/27/2020

Enver Bytyçi: A i ka mbet gjë Lidhjes Demokratike nga filozofia e Ibrahim Rugovës?!

Para pak ditësh kam shkruar dhe vënë në dukje se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është më parti e të madhit Ibrahim Rugova, por patericë e Hashim Thaçit. Për Isa Mustafën e kam thënë këtë fakt që kur ai para katër vitesh e bëri Hashim Thaçin president. Mbrëmë u binda se nuk kam gabuar asnjë milimetër në përcaktimet e mia...

Fritz Radovani: Bajram Curri dhe Dragobia

29 MARS 1925… Kjo Shpellë u la me gjak… 95 vjetë perpara...E sot, ka shumë prej “atyne” që mendojnë se “Shpella asht mbyllë”!..E sot, ka edhe ma shumë që kujtojnë se Bajram CURRI “po harrohet”!..E sot, ka edhe nga “ata”.., që po kerkojnë...

Ibrahim Kabili: Albini Kurti, viktimë e lojës së ndyrë politike

Kohë të vështira për shqiptarët. Në njërën anë koronaviruesi, në anën tjetër virus politika. Politika, kjo lojë e domosdoshme, por e luajtur keq nga aktorët kryesor të saj. Për fat të mirë në Shqipëri politikanët tanë këtë herë u bënë bashkë për të luftuar pandeminë. Për fat të keq kjo nuk ndodhi në politikën Kosovare...

Hajro Limaj: Thaçi dhe Mustafa, fatkeqësia e Kosovës dhe e kombit shqiptar

Ashtu si gjatë luftës çlirimtare të viteve 1998-1999, shumë shqiptarë nga krahinat e Shqipërisë u bënë pjesë direkte e kësaj lufte, duke u angazhuar dhe luftuar njësoj sikur të ishte në tokat e Shqipërisë. Çlirimi i Kosovës nga  gjakatari i Beogragit,Milosheviçi, ministër informacioni i të cilit ishte...

Zeqir Lushaj: Gështenja e Bajram Currit

- Në fshatin tim, në Gri të rrethit të Tropojës,u ruejt rreth një shekull, “Monument  kulture”,gështenja e Bajram Currit. I qëndroi një shekulli,por jo tranzicionit anarkodemokratik të viteve ’90- Gështenja, “mollë sherri”, qëlloi atë ditë,Njëri “është imja”, tjetri “s’është jotja”,Kokrrat e pjekura binin në lëndinë...

Idriz Zeqiraj: Mocioni - dilemë e deputetëve të LDK-së

Shkrimi "Kërkohet përjashtimi i Vjosa Osmanit dhe të tjerëve që janë kundër daljes nga Qeveria", me autor Fatmir Bajraj, i botuar në portalin e Kombëtarës "Bota Sot", më 19 mars, më befasoj skajshëm, sepse bëhej nga një publicist, i angazhuar dhe serioz.Brenda shkrimit ka kundërthënie...

Fazli Maloku: Ideja dhe koncepti për ndryshime u plagos, por nuk u vra

Në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës mbajtur më 25 mars 2020, me shumicën e votave (82) të deputetëve u votua "mocioni"për Qeverinë Kurti! Kërkesën për këtë "mocion" e bëri lideri i LDK-së z. Isa Mustafa, edhe pse LDK-ja ishte parti në pushtet me LVV të Albin Kurtit!! Me fjalë të tjera, z. Mustafa...

Eshref Ymeri: Akti i tradhtisë së lartë

Kuvendi i Kosovës, shumica e të cilit përbëhet prej deputetësh-argatë të Beogradit, me në krye dy tradhtarë të regjur - Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën - kreu aktin e tradhtisë së lartë ndaj Rerpublikës së Kosovës, duke votuar më 25 mars 2020 për rrëzimin e qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti...

Murat Gashi: Bota në karantinë

Vitet ikën shumë shpejt dhe e kaluara e hidhur thuaj se është harruar krejt. Askujt nuk i shkon mendja për kohën nëpër të cilën kanë kaluar shqiptarët, që i kanë përjetuar, ato kërcënimet e sëmundjeve të ndryshme që ishin përhapur dhe kanë marrë jetra njerëzish. Edhe ato sëmundjet që ishin paraqitur para pesë - gjashtëdhjetë viteve...

Asllan Dibrani: Jeta përball Korona Virusit!

Tregim kohe ne te cilen po kaloj unë,ti, ai populli i ynë dhe  e tërë bota!Mbrëmë  ishte një natë në pamje e zakontë. Errësira u vërente ashtu e njëjtë si çdo herë. Retë edhe natën u vërejtshin. Ato i zënin pamjen yjve në qiell .Hëna  ashtu dëshironte të na  bënte dritë sadopak, por retë prapë nuk  e lenin...

Edison Ypi: Çifligjet e mia

Unë Edison Bej Ypi, stërnip pashallarësh dhe rilindasish, shtëpi pene dhe pushke denbabaden qëkur s'mbahet mend, inxhinier dhe perfeksionist, skllav i përunjur i Bukurisë, rendimentit, efikasitetit, fjalës së zgjedhur, jam pronari i më të mëdhenjve çifligje të botës; çifligjeve të traditës, atdhedashurisë, qytetarisë...

Qazim Shehu: Babai dhe të tjerët

Vajtja në fakultet dhe pikërisht në degën që dëshiroja, ishte për mua një ëndërr që ende nuk e besoja se kishte ndodhur.Tashmë ,nuk duhej të fshija qerpikët për të  ndier ose për të përfytyruar se ëndrra linte në to pjalmin e saj,siç e kisha zakon, sa herë kur duhej të shkundja qepallat.Sapo u sistemova...

Viron Kona: Bajlozi i frikshëm

Mbyllur në shtëpitë-karantinë rrimë, mendojmë,për ditët që ikin e për t`pasigurtat ku shkojmë,në shoqërinë e pareshtur t`cicërimave t`zogjve,sirenave t`policisë e  ambulancave që gulçojnë...

Blerim Latifi: Militantët!

Ka dy lloje të militantëve: militantë besimtarë dhe militantë klientelistë. Të parët vrapojnë pas liderit sepse besojnë se ai është i mbrrimë, i dërguar nga Zoti a kush e di çfarë fuqie misterioze; të dytët vrapojnë pas liderit sepse besojnë se prej tij mund të marrin ndonjë shpërblim a favor material. Të parët janë fanatikë...

Ramiz Lushaj: Po rritet njeriu tek njeriu

Ike ti Zojë, Nanloke e MirëNë këtë Kohë të Vështirë90 vite ti mban mosha e Emni,I rrite 9 fëmijë- Yje Kelmendi. Bijë në Shkrelin e Rugovës.Nuse në Vuthajt e Gucisë.Te dyja të rriten Nanëmadhe.I pate si dy duart, si dy sytë...

Neki Lulaj: Pse kështu?

Jam i plagosurE shpirti i lodhur më është farmakosurJam i dërrmuarI mllefosur brenda mureve të bardhëNë karantinë jam izoluarNga kjo Pandemi si kuçedër, e zgjebosur,NgaPlagët e reja të atdheut që e kam larg...

Përparim Hysi: Përse i shkruaj këto vargje?

Përse i shkruaj këto vargjeNë këtë kohë kaq të vështirë?Kam mbushur plot një magjeSe po rrojmë si me pahir!!! Një armik (se ku është gjendur)Është lëshuar mbi ne me furiKafshon si qen, pa lehurPo bën mbi njerëzit batërdi...

Jusuf Zenunaj: Rroftë karriga, rroftë partia!

Virusvdekësi nuk zgjedh moshë,rrëmben pleq e të rinj,kudo në botë- pa kufi !Vret si reja maje lisi,kur ju "hyni" në libër të Ginisit,për parti e karrige,për "miqësinë" e së vjetrës mike...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora