E enjte, 28.03.2024, 07:36 PM (GMT)

Search by date: 3/24/2019

Klajd Kapinova: 30 vjet më parë imzot Pjetër Bogdani erdhi në New York

U mbushën 30 vjet nga koha kur në Campus Center të Fordham University Bronx, NY (më 7 tetor të vitit 1989), në kujdesin e kishës katolike “Zoja e Këshillit të Mirë” në New York, u mbajt seminari shkencor, në përkujtim të 300-vjetorit të vdekjes së kryeipeshkvit imzot Pjetër Bogdanit...

Gani Mehmetaj: Shëtitje në qytetet antike e mesjetare të Dardanisë (1)

Më dukej si në filmin fantastik “Mbreti i unazave” visorja me bjeshkët e larta, me vegjetacionin që mugullonte me kursim, ndërsa qëndroja në njërën nga kullat e vrojtimit. Kështjella e Artanës të jep mundësi vrojtimi larg në horizont. Poshtë shihen lugina e katundet. Kështjella e  ndërtuar mbi kurrizin...

Ilir Seci: Çiftelia është e të parëve tanë

Kujtesë për ata që medoemos duen me na e lidhë çiftelinë me osmanët – kjo grafikë bashkangjitun ketij shkrimi asht marrë nga libri i Eduard DODWELL, - "Një turne klasik dhe topografik nëpër Greqi, gjatë viteve 1801, 1805 dhe 1806, vol. ?" - publikue në Londër ...

Xheni Turku: Përshtatshmëria e muzeologjisë dhe Teoria e artit

Muzeu është një proces midis globales dhe lokales. Kodi i të mirave kulturore pranon një subjekt të ri të pasurisë së një komuniteti të nyjëtuar në sferën institucionale, pasuri në sensin e ‘trashëgimisë’ që ka edhe vlerë indentifikuese territoriale e jo vetëm vlera ‘estetike’...

Dedë Preqi: Kufoma e Milloshevicit ngjallet përditë në fantazmat serbe

Nuk është e çuditshme sa herë dëgjojmë e lexohet gjithçka në mediat serbe, ku shpërndarja e propagandave të tyre e bezdis botën, se Milloshi i tyre akoma jeton dikund në Rusi, dhe ai jeton i fshehur nga njerëzit e vet dhe opinioni, kjo ngjanë sikur të ngritët kufoma e tij si ...

Kristjan Dukaj: Fillim i mbarë i kryetarit Gjeloshaj

“Në nadje shihet si do jetë dita”, është thënë moti në këto hapësira. Sa domethënëse dhe kuptimplotë kjo thënie e moçme e cila do të mund të trajtohej në punime të ngjeshura nga ekspertë të shquar në fusha të ndryshme. Ngjashëm, thënia “Fillim i mbarë”! Kështu mund të përshkruhet fillimfjala...

Bashkim Saliasi: Kadri Tarelli i bashkohet nismës “Shkëmbejmë libra”, dhuratë bibliotekës së shkollës Vëllazërimi Babrru-Fushë

Kur pashë reportazhin tuaj për shkollën “Vëllazërimi”, - e nisi bisedën miku ynë Kadri Tarelli, - të botuar fillimisht te “Fjalë e lirë”,  ditën tjetër në “Zemra Shqiptare”, “Bota sot”, revista “Dituria” dhe në FB e shkollës suaj “Vëllazërimi”, mësova që miku jonë i përbashkët Viron Kona kishte dhuruar në shkollën tuaj  disa tituj librash nga ...

Nexhat Halimi: Pa vete, pa atdhe, pa rizgjim

Qiriri digjet në vete harxhohet e përtërihetE çel fletoren e mbetur nga babai i vdekurGjithçka e heshtur kaq e ikur kaq e fjeturNgul sytë gjak hartës së kosovës nga nxihet Qiriri digjet harxhohet dhe përtërihet flakaKrye dumnicës te biçakët lëviz një sharrëUka i hasës pret pemët e i zgjohet `i varrë...

Neki Lulaj: Si janë poetët

Poetët janë si një pyll plot me bor, si një agimSi një fushëme ullinj plot gjethe e me kokrraDegët iu lakohen nga pesha e rëndë e begatisëKanë bukurinë që ua njeh guri, lulja dhe shqota Poetët janë erë behari apo dhe vjeshtë pa gjethe në tufaneI zbardhëron edhe bora e parë i zbukuron urimi...

Hysen Ibrahimi: 24 Marsi - gëzim dhe ankth për shqiptarët

24 Marsi i vitit 1999 na kujton gëzimin dhe ankthin e madh, për atë cfarë do të ndodhte në Kosovë. Forcat e mëdha politike dhe ushtarake ndërkombëtare tashmë kishin marrë vendimin për fillimin e bombardimeve mbi caqet ushtarake e policore serbe, me qëllimin e vetëm, ndalimin e spastrimit etnik të shqiptarëve...

Nebi Dragoti: Komentet e mia në Facebook

Bëj një koment!? E bëj për vlerësim;në s’ të pëlqen, s’ka gjë,kundërshtoje!I thur komentet për ndihmë, për ndihmë,e, ti mik, ç’ka nuk shkon, argumentoje…I bëj komentet për vlerësim, për mirë,për progres artistik...

Atdhe Geci: Hiri në mëngët e kujtesës

Libri i poetit çam Xhemil Lato „Njeriu vritet nëpër njeri“, është një thirrje zemre, një prekje shpirti, një çarje dhimbjesh e betejash nga më tragjikët. Kjo jetë s´është dhe aq e bukur, lexoj në nëntekst të librit. Jo gjithçka është në rregull, jo përgjithçka duhet të themi po...

Zymer Mehani: Sahit Shala - Idhujt e kombit tim

Para se të flasim për vëllimin poetik “Idhujt e kombit tim” të poetit Sahit Shala, ne, lexuesve do t’ua rikujtojmë me pak fjalë se cili është Sahit Shala.Sahit Shala është shkrimtar dhe poet, të cilin e njohim përmes veprave të tij...

Xhevahir Cirongu: Nata dhe kukuvajka

Tek ajo çati e vjetër mbi atë shtëpiAtje çdo natë kukuvajka bënte gjumin;Sa herë që zgjohej përkëthelte yjet e hënënE trishtuar ja thoshte edhe vajit të këngës! E vetme kukuvajka rrudhosur hijes së natësDhe myshet  qenë tharë nëpër  gurë rrasa...



Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora