Revista "Shqipëria etnike" Nr. 2/2009
| E Diel, 16.08.2009, 07:29 PM |


SHQIPËRIA ETNIKE
Revistë e pavarur tremujore:
informative-kulturore-politike
Për:
-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj
-Riatdhesimin e Shqiptarëve
të dëbuar me dhunë
-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar
Viti IX-X nr. 2/2009 Bleror-Lulëzor-Qershor- 2009
Çmimi: për Mërgatë: 5 CHF, 3 €, 3 $
për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €
Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)
Nr. i llogarisë:1110162085000136
Drejtor: Agim GASHI

Kryeredaktor: Kadri Mani
Zv.Kryeredaktor: Halil Xani
Redaktorpërgjegjës: Adem Berisha
Lektore: Jeta Bytyçi
Kompjuterist: Besnik Mehmeti
Anëtarë Nderi në Redaksi:
Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,
Fetah Berisha dhe Ramadan Rexha
Simboli: Qamil Nivokazi
Adresa:
"Shqipëria Etnike"
c/o Kadri Osmani            
Kodra e Diellit
Rr. “Mehmet Gradica” nr. 64
10000 Prishtinë
etnike@gmail.com
Redaksia ka të drejtën e redaktimit
e të lekturës të punimeve
Shkrimet dhe fotografitë mund
të kthehen: me kërkesën dhe
shpenzimet e autorit.
________________________
Numri i parë i revistës tonë
"Shqipëria Etnike" doli më 10
Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj
kjo Lidhje është busulla jonë orientuese 

 

KRYEARTIKULLI

BOTA JONË DEMOKRATIKE KORRI DY FITORE

PAJANDA,

VOTIMET E SIVJETME SI EDHE AUTOSTRADA!!


Nga Kadri Mani


“Ka ardhur koha që bota t’i mbështesë shqiptarët në projektet e tyre për vetëvendosje dhe, pse jo, për RIBASHKIM NË NJË SHTET KOMBËTAR SHQIPTAR me madhësinë e Zvicrës, duke krijuar kështu një ekuilibër në zonën e Ballkanit, që historikisht është konsideruar fuçi baruti. Në këtë mënyrë shtetet e Gadishullit Ballkanik do të INTEGROHESHIN në mënyrë paqësore e të qytetëruar në Evropën e Bashkuar të së ardhmes...“

(Prof. Dr. Astrit Leka, Kryetar i Shoqatës Ndërkombëtare të Solidestit për zhvillimin e vendeve të Lindjes: Diskutim i mbajtur në Kolokiumin Ndërkombëtar të vendeve të Evropës Juglindore të Kulturës për një „Evropë të Bashkuar“, bërë në Gjenevë, më 18 maj 1992. Shih: Shqiptarët dhe Evropa, „Lura“, Tiranë, 1993, f. 16);- (cituar sipas Prof. Dr. Mehdi Hysenit, te Letra e Hapur drejtuar gjyqtarit të Tiranës, zotni Fehmi Petku,- te Agjencia e Lajmeve „Iliria. net“, datë: e enjte, 08. Korrik, 2004).

 

Dr. Ibrahim Rugova
Dr. Ibrahim Rugova
Po festonim e po galdonim, gëzimi ynë s’kishte kufi, fill pas daljes tonë në det, me anë të Shëngjinit, na erdhën radhazi dhuratë nga ekipi udhëheqës dhe udhërrëfyes i Kryeministrit Dr. Salih Berisha dhe nga demokracia shqiptare edhe dy firore pajanda, votimet e sivjetme dhe Autostrada- arterje gjaku e bashkimit tonë të ëdërruar shqiptar!


U tha me të drejtë se ky bashkim, mund të krahasohet me Pavarësinë e Shqipërisë dhe me Pavarësinë e Kosovës!! U krijuan dy shtete shqiptare në rrethana aktuale, të ngjashme dhe identike me situatat

Dr. Salih Berisha
Dr. Sali Berisha
kritike të krijimit të dy Gjermanive pas Luftës së Dytë Botërore, por me tendencë të vijueshme të krijimit të një shteti të vetëm dhe unik e të pandashëm përjetë, si e ka parapa atdhetari ynë vizionar Prof. Dr. Astrit Leka.

Dhe kjo do të ndodhë, pavarësisht egërsisë barbare të armiqve tanë të jashtëm e të brendshëm, të djeshëm e të sotëm: Xhon Bolton, Karla del Ponte, Naom Çomsky, Kapllan Resuli- Buroviqi, dueti Qosja-Rama e të tjerë harama, që fshehur e hapur intriguan e denigruan, shpifën e triullun kundër dy stragegëve të pavarësisë e të progresit tonë, sikur që janë të njohur botërisht: Dr. Ibrahim Rugova e Dr. Salih Berisha.

 

Socialistët e urryer, armiqtë e djeshëm e të sotëm, kishin përgatitur fishekzjarret për ta parë të zhuritur Shqipërinë dhe Kosovësn!! Ju ngelën pe shrep!! Mbase ju laget baruti deri në zgjedhjet tjeta.

Autostrada duhet të pagëzohet me emrin e projektuesit e të realizuesit “Dr. Rugova & Dr.Berisha”

Femi Cakolli/Replikë

Tungjatjeta,

 

Ju zotëri/zonjë mund të jeni argat i serbit me këto fjalë që i thua për kanunin e Lekës. Ju nuk dini se çka thoni, e sigurisht ndoshta as që e keni lexuar Kanunin, ose nuk keni kuptuar gjë. Kanuni i Lekë Dukagjinit si ligje kanë funksionuar para se të ishin serbët këtu. Ky kanun është dokumenti më autentik për të dëshmuar Shqiptarinë ose kulturën ilire para se të islamizoheshin arbërit. Nuk ka në botë ligj më human sesa ky i Lekës. Kam parë e lexuar ligje e kode si ato nga Hamurabi, i Mojsiut, i Tores, Talmudit, Hadithet, i Car Dushanit etj. Sot shoqëria jonë është shumë më shumë johumane, që nuk e njeh Kanunin e Lekës, sesa dikur më herët.

 

Aziz Ruhani/Fjalë të urta

 

-S’e ha pulën ai që e ka, po ai që është mësue.

-Trupin macë e barkub kacë.

-Edhe lakra është petë-petë, po s’është pite.

-S’ka shtëpi që s’a derë.

-Gjuha folë e fshihet, trupi pret e rrihet.

-Njeri hurun – s’asht përkurrkun.

-Ara e gatë s’ashtë e ngratë.

-Ka dardha bish.

-Jep me dorë e lyp me kambë.

-S’ka dru pa krane – as njeri pa behone.

 

  Shkrime paralele për Dr. Ibrahim Rugovën: afirmativ (pozitiv) nga Fehmi Cakolli e Xhevdet Mazreku dhe denigrues (negativ) nga Shqiptar Oseku

 

Një opinion për Kryetarin e ndjerë Dr. Ibrahim Rugovën

 

 

Rugova shëmbëllimi i vetëm

 

 

Nga Fehmi Cakolli                 

femi_cakolli@yahoo.com

 

 

Fehmi Cakolli
Fehmi Cakolli
Zakonisht kur flasim ose kur e përshkruajmë një personalitet të shquar publik, e në veçanti karakteristikat e tij kryesore, atëherë çdoherë merret si shëmbëllim një figurë historike për t’u krahasuar. Nuk mund të gjesh një personalitet tjetër shqiptar që mund të krahasohet me I. Rugovën. Pra, s’ka shëmbëllim për presidentin e Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Deri tash kemi dëgjuar shumë shpesh që ai të jetë krahasuar me Gandin, por mua në të vërtetë më duket shumë më i afërt, shumë më i krahasueshëm, shëmbëllyeshëm, me një figurë tjetër. Kush është kjo figurë?
Ky njeri ishte hebre dhe është shumë i mirënjohur për të tri religjionet abrahamike. Për izraelitët, përkatësisht për judaikët, njihet me emrin Mosheu. Për të krishterët njihet me emrin Mojsiu.

 

Për myslimanët njihet me emrin Musai. Mojsiu jetoi para 3500 vjetëve.

Rugova dhe Mojsiu


Mojsiu ishte rritur jo nga familja e tij. Rugova po ashtu nuk ishte rritur nga familja e tij. Mojsiu ishte prijës i popullit izraelit për 40 vjet në momentet më të vështira, duke ecur nëpër shkretëtirë, dhe duke dëgjuar çfarë po i fliste Zoti. Rugova ishte prijës i popullit të Kosovës gati për 20 vjet në momentet më të vështira, duke ecur në rrugë shpeshherë shkretëtire, dhe duke pritur dhe besuar se çfarë do të bëjë rendi demokratik i disa shteteve e veçanërisht i Amerikës. Mojsiu besonte në tokën e premtuar që Zoti ia kishte shfaqur. Rugova po ashtu besonte në pavarësinë e Kosovës, i shfaqej. Me gjithë atë besim të Mojsiut, ai e pa vetëm nga larg tokën e premtuar. Po ashtu me anë të besimit Rugova e ka parë nga larg lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Mojsiu nuk hyri në tokën e premtuar, e as Rugova nuk hyri në një Kosovë të pavarur. Mojsiu ishte shumë afër tokës së premtuar, edhe Rugova ishte shumë afër pavarësisë. Mojsiu posa e pa tokën e premtuar vdes, në moshën 120 vjeçare. Edhe Rugova posa po e shihte pavarësinë e Kosovës vdes, në moshën 61 vjeçare. Kur u rrezikua Faraoni ai e ftoi Mojsiun për biseda. Kur u rrezikua Millosheviqi ai e ftoi Rugovën për biseda. Mojsiu ishte lider popullor. Rugova ishte lider popullor. Me Mojsiun fillon formimi i krijimit të shtetësisë izraelite, dhe po kështu me Rugovën fillon shtetësia e Kosovës. Me Mojsiun përmbytet koha dhe religjioni pagan egjiptas ndër hebrenjtë, dhe po me Rugovën fillon përmbytja e pushtimit serb në Kosovë dhe me të fillon përmbytja e komunizmit ndër shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri. Mojsiu ishte profet i madh. Rugova ishte lider i madh dhe profetizues i madh për pavarësinë. Mojsiu nuk kishte ushtri e as armë dhe për të luftonte dikush tjetër. E as Rugova nuk kishte ushtri e as armë, por po ashtu për të luftonte dikush tjetër. Pra për lirinë e çlirimin e popullit të Mojsiut ndërhyri dikush nga jashtë, dhe po kështu ndodhi që edhe për lirinë dhe çlirimin përfundimtar të popullit të Rugovës ndërhyri dikush nga jashtë. Mojsiu ishte autor librash, edhe Rugova ishte autor librash.

Përfundimisht, politika, kultura dhe mendimi i tij u ndërtuan mbi vetëdijen dhe kulturën krishtere perëndimore dhe kombëtare. Presidenti i parë i Kosovës përveç se ishte një politikan, letrar ai ishte edhe një lider shpirtëror.

Tri tipare të tij: durimi, heshtja dhe buzëqeshja
Durimi, heshtja dhe buzëqeshja e tij ishin shprehjet e tij më të thella filozofike. Durimi i tij ishte i nevojshëm për ekzistencën kombëtare dhe për t’iu shmangur të ligut. Heshtja ishte për maturi, meditim dhe vizion të tij. Buzëqeshja ishte shprehja e kurajës, e shpresës dhe e sinqeritetit të tij. Buzëqeshja e tij ishte edhe përballje me jetën, sfidat dhe me ligësitë. Buzëqeshja e tij ishte edhe lamtumira e tij.

Pushoftë në praninë e Zotit


Normalisht si çdo njeri tjetër, si çdo kryetar tjetër, si çdo intelektual tjetër, edhe ai i kishte të metat e tij, por për shkak të momentit, për shkak të veprës së tij, për shkak të jetës së tij, për shkak të idealeve të tij, e sidomos për shkak të nevojës që ai të ishte ende me ne, nuk mund të ndalemi në to tani, prandaj sot po e kujtojmë me respekt dhe me admirim kryetarin e parë të Kosovës, duke u lutur për familjen e tij, për vendin tonë, dhe duke e falënderuar Zotin për Ibrahim Rugovën.

Zoti e ngushëlloftë familjen e tij!
Zoti e ngushëlloftë popullin shqiptar!
Zoti e ngushëlloftë Kosovën!

------------------

 

ZIJA PËR NJERIUN QË S’MBËRRIU
Dërguar më 25/01/2006 - 10:37
Tema: Kosova

 

Nga Shqiptar Oseku

 


Kumti se paskësh vdekur Kryetari i Kosovës zt. Ibrahim Rugova më tronditi kur e dëgjova. Ishte kumt që ishte i pritur, te unë e te tërë publiku tjetër që e kish mësuar nga ai vet(ë) se cila sëmundje e mundonte. Megjithatë, me të dëgjuar, më pikëlloi, si njeri e si shqiptar.
De mortuis nil nisi bonum, për të vdekurin asgjë pos të mirave, thonin romakët e lashtë. Por kjo thënie as ka qenë ndonjëherë, as është, një urdhër moral. Si në antikë, ashtu edhe sot, ajo s’është veçse një përshkrim i asaj që ndodh natyrshëm kur ndërron jetë dikush. Sa për vete, le të përshkruaj që u habita nga reagimi im. U ndjeva i irrituar, meqë s’e kuptova përnjëherë se nga buronte tërë ai pikëllim.

Politikani Rugova për mua kish vdekur qysh moti, të paktën nëse e quajmë vdekje politike kur t’i shembet besueshmëria një udhëheqësi. Ai u shemb brenda meje më 1994, kur shkeli mbi demokracinë në Kuvendin e Dytë të LDK-së, e vdiq përfundimisht më 1996, kur zhgënjimin e Dejtonit e quajti triumf, e kur u vu t’i stigmatizonte filizat më vetflijues të Kosovës. Ato tjerat që vijuan pastaj, prej epizodit makabër televiziv me Millosheviçin në vlug të bombardimeve, e gjer te përdhosja e demokracisë përmes flamujve privatë, për mua s’ishin veçse epilogje të tejzgjatura. Më duhet të pranoj sinqerisht se gjatë tërë këtyre viteve të mbrama, politikanin Rugova s’e kam parë veçse si atavizëm, e njeriun Rugova me mëshirë e keqardhje – dhe kjo jo gjithmonë në këtë renditje.
E megjithatë, pra, kur dëgjova se paskësh vdekur, se si ndjeva që më sëmboi në zemër një pikëllim i turbullt. E pata takuar shkarazi në Stokholm dy herë, por kjo s’ishte shkaku. Shkaku ishte diku tjetër. Desha-s’desha unë, kryetari Rugova e kish dominuar një kapitull të historisë sime intime e familjare, si shqiptar i lindur në Kosovë. Dhe ta mbyllësh një kapitull tëndin, sado e pashmangshme që të jetë, është normale të të shkaktojë angështi e pikëllim.
Te një lider që për vite me radhë e determinon jetën politike të një vendi, është lehtë që njeriu t’i projektojë idealet e utopisë së vet private. Sa ishte gjallë, te kryetari Rugova e ­çmoja faktin se dinte si askush tjetër që ta kthente dobësinë në virtyt. Për vite të tëra, ai e transformoi pothuajse filli vetëm, veç përmes stilit të vet, imazhin e shqiptarëve, nga ai i kaçakëve fisnorë në shembull të rezistencës së padhunshme. Ibrahim Rugovës, të mbështjellur përherë nga tymi i trashë i duhanit, me thnia në flokë, kostumin e pashije, syzet e trasha, e shallin e hollë, i cili s’ia fshihte dot mollëzën na mu në mes të qafës hollake; këtij mishërimi të akademikut të kabineteve, thjesht s’ia shpifte dot askush uniformën, ose fajësinë për vrasje, a për çfarëdo aktesh dhune. Tërë makineria propagandistike e Beogradit ngordhte, si të thuash, para pamjes së tij krejtësisht joheroike.
Dua të besoj se të ndjerit i takon edhe një meritë tjetër, që ngulmoj ta përmend enkas. Përmes shembullit personal, kryetari Rugova u kujdes gjithmonë që ta ruante Kosovën nga të gjitha manitë e ekstremizmit fetar, qofshin ato islamike a kristiane. Në këtë aspekt, ai i qëndroi besnik ideologjisë shqiptare, e cila, për dalim nga nacionalizmat e fqinjëve, ka qenë dhe mbetet laike, demokratike, dhe e ndërtuar sipas parimit E pluribus unum. Më thotë mendja që kjo meritë do përmendur enkas sidomos sot, kur atij i shpifen post mortem gjëra që s’do të guxonte kush, se do t’i vinte turp, t’ia thonte në sy sa ishte gjallë.
Para së gjithash, Ibrahim Rugova, me tërë të mirat e të këqiat e veta, do të mbetet në histori si i pari kryetar i mirëfilltë shqiptar, d.t.th. i zgjedhur me votën e lirë. Dikush e ka quajtur ironi të historisë, e tjerët tamam konsekuente, që mu shqiptarët e Kosovës nën udhëheqjen e albanologut Ibrahim Rugova e flakën të parët idenë antikombëtare të komunizmit, duke e rigjetur shtegun që do të shpiejë patjetër drejt ribashkimit të Shqipërisë. Pa marrë parasysh cenet, kryetarit Rugova do t’i mbetet përherë merita që, në një moment kohor të mbarsur me rreziqe, guxoi ta merrte në dorë timonin e një lëvizje gjithëpopullore (siç ishte në krye të herës LDK-ja) që ish nisur ta sfidonte kolonializmin brutal serb në këtë nënqiell.
Në anën tjetër, te liderët jetëgjatë mbase projektohen edhe mëdyshja, droja dhe cenet. Standardi i dyfishtë i Rugovës, shpesh servil ndaj botës por autokratik në plot aspekte në politikën e brendshme, u ka dhënë shkas sa të duash këtyre ndjenjave. Besoj se shumica e shqiptarëve janë aq të emancipuar sa të kuptojnë vet që p.sh. abuzimet me demokracinë e brendshme në LDK, sektarizmi kundrejt krerëve tjerë shqiptarë brenda e jashtë Kosovës, tentimet orvelliane për “rishkrim” të epopesë së UÇK-së, si dhe insistimi antidemokratik për simbole private, të gjitha këto s’do të kishin ndodhur pa bekimin e kryetarit.
Druaj se secila prej këtyre veç e veç, e absolutisht që po të gjitha bashkë, do të kishin mjaftuar për të shkaktuar trazira edhe në një vend shumë më të përparuar se Kosova. Andaj, më vje shumë keq kur e shoh rrethin e ngushtë të pasuesve të zt. Rugova tek përdorin ceremonitë mortore për t’i promovuar dy nga potezat më të dobët të kryetarit të ndjerë, mohimin e përgjegjësisë dhe lojërat me flamuj. Ata do ta ngrisnin shembëlltyrën e të ndjerit po të punoinin në frymën e unjësimit: flamuri kuqezi, me të cilin janë varrosur mijëra dëshmorë e viktima të luftës në Kosovë, do t’i bënte nder kryetarit të parë demokratik shqiptar.
E megjithatë, shqiptarët kanë të drejtë që, përpos pikëllimit, ta ndjejnë mbase diku edhe një fije shpresë te udhëheqësit e rinj. Ata që duhet të jenë vërtet të alarmuar janë serbët dhe bashkësia ndërkombëtare. Serbët, meqë kryetari Rugova e promovonte idealin e shtetësisë qytetare, ndërsa gëzonte aq autoritet sa t’u siguronte serbëve jo të drejta, po privilegje largvajtëse, në shkëmbim për pavarësinë e Kosovës. Kurse ndërkombëtarët, pse me vdekjen e tij e kanë humbur nënshkruesin e pangurruar të të gjitha dokumenteve që mund t’i parashtronin mbi tavolinë.

Një rrëfim shumë folës, që endej nëpër Prishtinë pak para vdekjes së kryetarit, thonte se ai gjoja paskësh hyrë në një restorant për të ngrënë. Kamarieri ia ofron menynë, por Rugova, duke e parë të veshur zotni, e gabon për diplomat, andaj e nxjerr penën prej xhepin dhe pyet: “Ku duhet të nënshkruaj?”
Mbase nuk është e rastit pse mendermethanë “negociatat” u vunë në ngrirje menjëherë pas kumtit të pikëlluar. Gjykuar nga mesazhi aspak ngushëllues i kryetarit amerikan Bush, që e përmendte vetëm përpjekjen e kryetarit Rugova “për paqe e demokraci” ndërsa e harronte konvenueshëm atë më të rëndësishmen, lirinë, është e mundur që ndërkombëtarët kanë plane më largvajtëse rreth Kosovës se sa që na ka shkuar mendja deri tani. Edhe në këtë aspekt, ndërkombëtarët kanë arsye ta kruajnë kryet: kur as pëllumbi Rugova s’pranonte diçka tjetër pos pavarësisë, si t’u bëhet puna tani petritëve shqiptarë, që s’e kanë të njëjtin qëndrim?

Por ajo është puna e tyre.

Unë për vete zgjedh të vazhdoj zijen time, për njeriun që gjithmonë u ndal, a e ndaluan, pa mbërritur dot në cak. E shoh në TV arkivolin me çunin jetim, që s’arriti ta njihte të jatin. E shoh letrarin dhe gjuhëtarin e kabinetit që i shkroi dhjetë libra, të cilat pothuajse askush s’i lexon. E shoh prijësin e një partie, që i ka shkelur nenet e veta themelore. E shoh kryetarin e shtetit që nuk është, e arkivolin e tij mbuluar me një flamur që nuk do të duhej të ishte. E shoh njeriun e parealizuar. E mbaj zi, për të e për Kosovën – çfare na është bërë, çfare nuk do të duhej të ishte, e çfare e donim.

  (Nga: Shqiptar OSEKU: ZIJA PËR NJERIUN QË S’MBËRRIU
Dërguar më 25/01/2006 - 10:37, Tema: Kosova, te Agjencia Mitrovicapress dhe te revista “Shqipëria etnike nr. 1/2006)

 ---------------------------------

                                 

Xhevdet Mazrekaj: Të kthehemi me Rugovën
E Marte, 23-06-2009, 07:18pm (
GMT+1)

Të kthehemi me Rugovën

Nga Xhevdet Mazrekaj

Skena aktuale politike


Këto ditë të para të verës, në skenën politike të Kosovës, me ngjarje që në mënyrë spektakulare e kthejnë vëmendjen e opinionit të gjerë në periferi të problemeve esenciale që ka realisht Kosova, na bëjnë të mendojmë për profilin e liderit, ai që do ta bashkonte popullin, në shumicën e tij, t’i themi elektorale.
Si arriti Rugova t’i kishte në krah me të mbi 80% të elektoratit. A kemi harruar, apo e mbajmë mend, se Rugova kishte armiq të hapët, por ai nuk u thoshte armiq, u thoshte kundërshtarë, u thoshte – janë njerëz që kanë të drejtë të mendojnë ndryshe, kështu kërkon demokracia e vërtetë. Me lehtësinë e papërshkrueshme të gjuhës së qartë të urtësisë popullore shqiptare, edhe pse figurë akademike, arrinte t’i eskivonte sulmet e tmerrshme që i bëheshin, sidomos për “pacifizmin” dhe “ngathtësinë” që ia përshkruanin edhe më vrazhdë sesa unë do të mund të përmend këtu fjalë të tilla.
Toleranca dhe gjuha që kurrë nuk shënoi në libër a gazetë ndonjë mllef ose akuzë për “kundërshtarët” e tij, aftësia t’i jepte shans edhe zhvillimit të proceseve që do ta dëshmonin platformën e tij politike, urtësia e njeriut të popullit, njeriut që ndiente sinqerisht, intelektualisht dhe emocionalisht dellin që i rrihte Kosovës për lirinë me shekuj të pritur, janë karakteristika të një Njeriu të Madh.
Ku do të mund t’i shumojmë të gjitha ato veti prej lideri historik që kishte Rugova, dhe me të cilat e mori mendjen dhe zemrën e Kosovës, e fitoi besimin e patundur. Me këtë qëndrim prej burrështetasi historik që do t’i mbetet trashëgimia më e madhe e historisë shqiptare, Rugova përvetësoi dhjetëra e qindra liderë botërorë, të cilët pakursyeshëm shprehnin miradije ndaj këtij Njeriu të Madh të Shqiptarëve.
Po cila ishte merita më e madhe e Rugovës? Platforma e Pavarësisë së Kosovës, apo gjenialiteti i Rugovës ta bashkojë popullin e Kosovës? A do të mund të arrihej Pavarësia e Kosovës, pa u bashkuar populli i Kosovës, i cili para se të paraqitet figura madhështore e Rugovës në skenën politike të asaj kohe, ishte indoktrinuar për të arritur Republikë në Jugosllavi, ndonëse Jugosllavia në atë kohë kishte marrë tatëpjetën e shkatërrimit dhe zhbërjes.
Natyrisht jo në atë masë sa do të mund të përfshiheshin në Lëvizjen e Rugovës edhe ata që punonin, dhe punojnë ende për ta kolonizuar Kosovën nga serbizmi i kralevinave deri te ajo e Josip Brozit dhe pasardhësve të tij, deri te Milosheviqi e Tadiqi.
Rugova ishte njeri kombëtar, se ende kanë frikë shumë njerëz nga fjala “nacionalist”. Rugova ishte i pari pas 100 vjetëve që dëshmoi se nacionalizmi është mbrojtje e një kombi, e jo rrezik për kombet tjera. Si mund të jetë nacionalist një popull kur është i robëruar? Lufta për çlirim nuk mund të quhet nacionalizëm? Duke qenë shumë i vetëdijshëm për konotacionin shumë negativ që historia e okupimit të Shqipërisë Etnike ia kishte ngjitur me etiketa të hekurta fjalës “nacionalizëm”, Rugova si një figurë diplomati i kalibrit të Çerçillit dhe Xhorxh Vashingtonit, e ngriti në krye të agjendës politike botërore çështjen e Kosovës, çështjen e shqiptare, pra çështjen kombëtare, nacionale! Jo vetëm Kosovën, por politika gjeniale e Rugovës edhe Shqipërinë e bëri shtet të njohur në botë, se deri atëherë, duke u nisur nga sa është shkruar për Shqipërinë, propaganda e kralevinave dhe e Greqisë, e kishin hedhur në margjina të skenës politike botërore.
Marrëdhëniet e Rugovës me gati të gjithë më të mëdhenjtë e skenës politike botërore, që nga SHBA-të, Anglia, Gjermania, Franca, Italia, etj. janë një dëshmi se ai arriti i pari në historinë e shqiptarëve të jetë një lider të cilin e respektonin pa kufi e gjithë eminenca botërore, dhe ky u bë shkak që çështja e Kosovës doli në krye të agjendës planetare.
Rugova ishte modest, ai asnjëherë nuk fliste për nacionalizmin e tij, as për djathtizmin, sepse e kishte të qartë se ndarja në atë periodë historike, ndarja në krah, veçse do ta dëmtonte idealin e tij t’i bashkonte shqiptarët në një rrugë të vetme, rrugë e cila do të na shpinte deri te liria përfundimtare. Kështu Rugova e bashkoi për herë të parë në aso mase të paparamendueshme 90% të popullit shqiptar të Kosovës. Por a e pati shumë lehtë ta arrinte një ideal të tillë me një popull për të cilin Gjergj Fishta kishte atë qëndrimin e tij të njohur, që këtu më vjen vështirë edhe ta citoj. Historia e shqiptarëve, megjithatë, është e ngarkuar nga përçarjet dhe nga pamundësia për një unitet të fortë, unitet historik, të cilin e penguan armiqtë e shqiptarëve, duke shtirë pyka dhe bishta me të cilët ata e prisnin malin e lashtë të lavdisë shqiptare.
Nuk e kishte lehtë Rugova, por ai ia doli ta realizonte një unitet shqiptar që kurrë më parë në histori nuk ishte njohur.
Si e arriti këtë Rugova Historik? Shumë thjesht, duke mos e kthyer armiqësinë e të tjerëve me armiqësi, me nervozë, me sharje, me ofendime, me intriga. Kur ishte në vizitë, në Redaksinë e “Botës sot” në Cyrih, e pata pyetur pikërisht për këtë, a është kjo veti njerëzore e tij - qetësia dhe paqja shpirtërore, apo çka tjetër? U përgjigj: të keqen ktheje me të mirë, të keqes mos ia kthe të keqen, se shumëzohet, nga një e keqe bëhen dy!
Dhe tashmë të gjithë e dimë, sa më shumë që e sulmonin “kundërshtarët” e tij (se ai nuk donte t’i quante armiq) aq më shumë populli i Kosovës mblidhej rreth tij. Nuk dua të them se në kohën e Rugovës nuk kishte përçarje të rrezikshme politike, sepse kjo dihet, e shënojnë kronikat nëpër periodikë. Por ajo përçarje ishte thjesht politike, por nuk ishte përçarje e popullit, populli ishte dhe qëndronte në krahun e duhur, në krahun e asaj politike që nuk dëshironte të merrej me punët tona dhe të palarat tona, por me çështjet madhore, me çlirimin e vendit, me pavarësinë e Kosovës.
Pas vdekjes së Presidentit Historik u përça edhe partia e tij. Mbase si një gazetë që është dëshmuar në mbrojtjen dhe afirmimin e platformës rugoviane, na takon të kërkojmë, pikërisht këto ditë, kur po shihet çka po ndodh në skenën politike të Kosovës, fraksionet e LDK-së të bashkohen. Cilado (tashmë parti e LDD), por edhe LDK-ja që e merr e para përpjekjen për ta bashkuar këtë parti, dhe për t’i eliminuar apetitet karrieriste, për hir të Rugovës, që do të thotë për hir të Kosovës, do të duhej të gjithë të kthehen në rrugën e tij, sepse ende ka nevojë Kosova për një udhëheqje që nuk do ta ndajë Kosovën në rajone, e krahinarizma, por do ta bashkojë popullin, se shteti është bashkim, e jo ndarja në krahina.
Të kthehemi me Rugovën. Të mos i harrojmë mësimet e tij. Është koha t’i përkrahim liderët e sotëm, të cilët do të dëshmojnë me vepër konkrete se janë në rrugën e djathtë të Rugovës, le të mos jenë fundja as të LDD-së, as të LDK-së. Cilido që respekton dhe zbaton metodën politike të Rugovës edhe nga partitë tjera aktuale, po LDK-së realisht i takon kjo e drejtë. Pajtimi. Pajtimi me rrugën e Njeriut që Pajtoi Kosovën, dhe e bëri të pavarur, duke pushtuar zemrat dhe mendjet e të gjithë burrështetasve më të njohur të botës.

Bota Sot

 

 

NGA POEZIA SHQIPTARE

 

Edi Shukriu, gjimnaziste, Prizren

 

 

 

LIDHJAE PRIZRENIT

 

Buzë Bistricës një shtëpi e rrënuar

asgjë s’tregon se atry lindi diçka e re,

në një skaj të harruar, një bust i pluhërosur

e s’dihet se ai luftoi për ne.

 

Pluhuri, harresa ranë mbi të kaluara,

por jo, te ti, populli s’u bënë të harruara,

se, ushqim për të ardhmen është e kaluara,

atë që i ka apasë të ndaluara...

 

Dikur moti, nga terri i pafund,

u çue ky popull dhe tanë malësia u lëkund,

nga shpata e Skëndërbeut shkrepi rrufeja,

u bashkua populli, u anulue feja.

Po luftimet heroike u shuan –

u shua një shkëlqim, ngeli një përjetim

u bënë shumë vjet nga ajo ditë

dhe dukej se u shun ndjen jat

po jo, jo! Ajo shkëndi,

lindi një popull të ri...

 

Buzë Bistricës, një shtëpi e rregulluar

Çdo gjë tregon se aty lindi diçka e re,

në afësi shdëriti një bust i feskuar

dhe e dimë se Abdyli luftoi për ne.

 

(“Rilindja” E shtunë, 8-VI-1968, f. 11)  

 

 

Karl Marks
Karl Marks
NGA POEZIA BOTËRORE

 

Karl Marks

 

Ndoshta. O Xheni, unë po t’hutoj – spese

në çdo varg tmin emrin tënd e gje’?

Pse batica e gjakut ndër vargje m’vërshen,

ndërsa malli për ty kah lartësitë m’shpjen!

Gjeniu yt – me fuqinë e flakës qiellore

qenien ma frymëzon, ma ndrit shpirtin prore.

 

Emni Xheni – çdo germë – asht mrekulli!

Marrisht më çon peshë çdo tingull<@i i tij

dhe me muzikë t’kandëshme veshin ma lëmon,

mu si shpirt’i mbarë përrallash që ndëgjon,

si natës së verës drita e hënës kur shket,

si kangë tigëlluese t’citrës telergjent.

 

II

 

Me mija libra – të mos numroj – dije,

due me emrin tënd me i mbushë, bukurije,

që prej tyne flaka e mendimit të ndritë,

të qëndrojë pa u tund stuhija kur goditë,

gjithmonë me veten njerëzit me i krenue

dhe mbarë bota në kangë me u shdërrue –

mu si e pashuemja ditë e verës,

hare e eperëndive dhe fishkëllim ‘i erës.

 

Shih emni Xheni – me t’zjarrit shkëlqim

midis pluhurit t’yjve dhe puhisë qiellore;

kjo dhuratë hyjnore – e pastak dh’e pambarim

kam m’e dashtë, po, prej fillimit – prore,

vetë emni Xheni shënon dashuni!

 

III

 

Pse fjalët? Mburrje boshe për kotësinë!

Vallë, një ndjen jë e lartë fjalën për m’e shue?!

Paj, dashni e ime asht tiatan pa thye;

ai krershta malesh i ban copë e grimnë!

çdo gja kishin m’e mposhtë e zvoglue:

nga frika prej teshës’ së vet jo t’përv’ujt.,

K’inë me dashtë fanitja me i naltue.

 

Sikur, o Xheni, t’kishëm njëherë me mbërri

shqetësimin e qiellit m’e ndalë, mos m’e lanë,

unë  hapsinave të larta edhe të pa kufi

me shkronjat e rrufesë që qiejt i përlanë,

kisha me shapallë dashurinë që ushqehej për ty

sa të jetë jeta bota mos me harru.
 

 

Zejnullah Bici
Zejnullah Bici
NA SHPËTUAN PËRGJEGJEGJËSIT SHQIPTARË NGA KOSOVA

Zejnullah Bici ish-udbashi shqiptar, një hero i gjallë kombëtar

 

Nga Kolë Berisha

      Dy-tri ditë para se të pushonte ndaj nesh masa “qëndrim në vend të caktuar”, më patën ftuar në hetuesi dhe më patën thënë të shkruaja një deklaratë lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur natën e parë si dhe të nesërmen e vendosjes tonë në Leskovc. Donin ta zbardhnin rastin!

Gjatë tërë qëndrimit tonë “në vend të caktuar”, nuk na u dha rasti të kuptojmë se cili ishte shkaku që i detyroi aso kohe organet federative, republikane (të Serbisë) dhe ato krahinore të Punëve të Brendshme të formojnë të ashtuquajturin Komision të përzier (të përbërë, sipas gjuhës së tyre, nga një

“federativc”, një “republikanc” dhe një “krahinor”) për të na vizituar tri ditë pasi “federativc”, një “republikanc” dhe një “krahinor”) për të na vizituar tri ditë pasi na kishin vendosur në Burgun Komunal të Leskovcit.

Supozonim se problematizimi i “rastit të Leskovcit”, që kishte detyruar organet “kompetente” të formonin një komision të përzier për zbardhjen e përdorimit të shfrenuar të  të dhunës mbi ne nga personeli i Burgut  Komunal të Leskovcit, por edhe nga qytetarë të tjerë të dehur të këtij qyteti, ishte pasojë e vdekjes nga torturat e ndonjërit nga izolantët. Ndoshta edhe raportimi që do të kenë mundur të bënin përcjellësit tanë nga Kosova në Sekretariatin e atëhershëm Krahinor të Punëve të Brendshme të Kosovës? Ata ishin të vetmit dëshmitarë okularë të terrorit që ishte ushtruar mbi ne. Dhe, doli që ishte kjo e fundit.

Në të vërtetë, mu njëri nga zyrtarët e Sekretariatit të atëhershëm Krahinor të Punëve të Brendshme të Kosovës, Zejnullah Bici,[1] me t’u kthyer në Prishtinë, së pari me gojë e pastaj edhe me shkrim, e kishte njoftuar së pari sekretarin e atëhershëm të Sekretariatit Krahinor të punëve të Brendshme të Kosovës, Jusuf Karakushi, e pastaj, po të njëjtën ditë, edhe zëvendësin e tij, Rajko Çaloviç, për krejt atë që kishte parë e që kishte dëgjuar natën e 28 marsit 1989, me rastin e dorëzim-pranimit tonë zyrtar në lokalet e Burgut Komunal të Leskovcit. “Përse nuk më ke treguar mua së pari dhe, ke kujdes se, nëse nuk është e vërtetë kjo që  thua, jo vetë që do të të pushoj nga puna, por do të shkosh edhe ti atje ku janë ata!”, i ishte kërcënuar Çaloviçi.

-Ndërsa Muharrem Dana më ka ftuar dhe mëe ka thënë: “A je i sigurt dhe a e di mirë se ç’po i bën vetes?!”,- thotë sot njëri nga dëshmitarët e dramës së Leskovcit, Zejnullah Bici.

Në deklaratën e tij personale, por edhe në informatën zyrtare të nënshkruar po ashtu nga ai dhe nga kolegu i tij, Kajkush Hajvat, ndër të tjera,  Bici sqaron se, më 28.03.1989, ka marrë urdhër nga shefi i Sektorit IV të Shërbimit të Sigurimit  Shtetëror që të shkojë në garazhin e SKPB-së për t’i pranuar personat, të cilët janë sjellë aty për izolim; se ardhja e personave ( të arrestuar dhe të vënë nën masën “qëndrim në vend të caktuar”- plotësimi im, K.B.) ka filluar diku rreth orës 9; se të parën në oborrin e garazhit të SKPB-së kanë arritur ata të Qendrës së SHSSH të Gjilanit dhe, ashtu me radhë, siç kanë ardhur me autobusë, janë pranuar edhe ata të qendrave të tjera të SHSSH nga mbarë Kosova; se rreth orës 13 e 30 minuta, këta persona janë vendosur n[ dy autobusë, në një minibus dhe, pasi që nuk ka qenë e mundur të përfshiheshin të gjithë, katër nga ata janë vendosur nëpër (disa- sqarimi im, K.B) pizgauerë, bashkë me disa policë nga përcjellja; se,rreth iorës 14, një polic e ka atë që këta persona kërkojnë bukë, duke theksuar se nuk kanë ngrënë asgjë që nga darka e kaluar; se, për këtë, ai ka thirrë kryeshefin e Sektorit IV të SKPB-së, Muharrem Haxha, i cili pas pak kohe e ka njoftuar se ka bukë, por se duhet t’i drejtohet shefit të kuzhinës e, pasi shefi i kuzhinës nuk kishte qenë qty, i ishte drejtuar kuzhinierit Sadik, që të arrestuarëve t’ua japë nga një racion të thatë dhe ky i fundit pastaj ka biseduar me telefon me kryeshefin Muharrem Haxha dhe bashkë me komandanti “për siguri”, Ndue Berisha, e me tre policë, ua kanë dhënë të arrestuarve nga një racion të thatë; se gjatë ngrënies, të arrestuarit kanë qenë të liruar nga kllapat, por policia kishte qenë prezent; se, këta persona, derisa kanë qenë në oborrin e garazhit, kanë kërkuar ta kryejnë nevojën dhe të pinë ujë dhe kjo u është lejuar në përcjellje të policisë; se pasi kanë qenë të gatshëm për nisje, kolona është nisur (e përbërë nga vetura për përcjellje, nga vetura e SHSSH në të cilën ka qenë ai, Kajkush Hajvati dhe vozitësi, pastaj pizgaueri, autobusi, pizgaueri, autobusi, minibusi, pizgaueri dhe veturat të cilat e “mbyllnin” kolonën me komandantin për siguri; se, nga Prishtina (oborri i SKPB-së, kolona është nisur rreth orës 16, sipas orarit të  caktuar më parë, për në Leskovc dhe se të arrestuarit kanë kaluar nëpër Keçekollë, Mutivodë, Lebanë, ndërsa në Leskovc kanë arritur rreth orës 20; se, gjatë marshutës, nuk ka pasur kurrfarë problemesh; se, para hyrjes në Leskovc, në rrugë kanë takuar një veturë të policisë, e cila e ka përcjellë deri në Lebanë, ndërsa prej aty e deri në burgun e Leskovcit kolonën e ka përcjellë patrulla e policisë së Lebanës; se, në oborrin e Burgut Komunal të Leskovcit, i ka pritur drejtori i burgut, mbikëqyrësi dhe një numër punëtorësh të burgut; se drejtori i burgut i ka ftuar në zyrën e tij atë, Kajkush Hajvatin, Milutin Vukotiqin (udhëheqës i marshutës) dhe Ndue Berishën; se drejtori i burgut të Leskovcit i ka pritur mirë dhe se, pas një njoftimi të shkurtër se si kanë kaluar rrugës dhe se a janë të dyzet personat për vendosje në burgun e Leskovcit, siç ka qenë i njoftuar më parë, Kajkush Hajvati  i ka sqaruar se janë gjithsej dyzet veta për pranim në atë burg.

Pastaj, Zejnullah Bici, në deklaratën e tij, shton se, pas kësaj, i kanë hyrë punës së klasifikimit të aktvendimeve për secilin person veç e veç, kurse Kajkush Hajvati i ka ndarë nga dy ekzemplarë të aktvendimeve dhe i janë dhënë drejtorit të burgut; se drejtori i burgut ka qenë i njoftuar që është fjala për persona të cilët janë të izoluar dhe të cilëve u është caktuar qëndrimi “në vend të caktuar”, por edhe se në mesin e tyre gjenden persona që më parë kanë qenë të burgosur politikë, pastaj mjekë, doktoë shkencash dhe persona të tjerë për të cilët konsiderohet se me veprimtarinë e tyre janë nxitës të mundshëm, por që kurrë nuk kanë qenë në burg; se, pastaj, ia kanë dhënë drejtorit të burgut aktvendimet e tyre që duhej të vendoseshin në burgun e Leskovcit (ata nga SHSSH i Prishtinës dhe i Pejës, që ishin në dy autobusë); se nga shënimet në notesin e tij ka filluar t’i thërrasë me rradhë të arrestuarit një nga një, t’ua heqin atyre lidhëset e plastikës nga duart dhe kështu t’ua dorëzojnë një nga personave të burgut; se derisa ka qenë brenda në autobus, ai nuk  kishte dëgjuar e as kishte vërejtur gjë, por kur ka dalë nga autobusi i parë për të shkuar te i dyti, në prani të drejtorit të burgut dhe të kolegëve të tij të tjerë, të përgjegjësit për siguri dhe të diku rreth dhjetë apo më shumë punëtorëve të burgut, ai i ka dëgjuar goditjet, britmat dhe klithjet mbytëse të të arrestuarve, por nuk ka mundur të dijë se ç’po ndodhte brenda lokaleve të burgut, ngase ato lokale ishin të ndara me perde të trasha; se kur kanë përfunduar edhe me autobusin e dytë, ka vërejtur që ato goditje, britma, vaje e klithma mbytëse vazhdonin ende; se kur ka intervenuar ai te përgjegjësi për siguri dhe e ka pyet se çfarë po ndodh me këta njerëz, mbikëqyrësi i ka thënë se po kryhet “rroja në të thatë”; se ku me Kajkush Hajvatin sërish kanë intervenuar, drejtori dhe mbikëqyrësi iu kanë thënë se “ky është regjimi i burgut”, etj.

Sipas shënimeve nga notesi i Zejnullah Bicit del se në Burgun Komunal të Leskovcit janë vendosur:

1.      Rexhep Ibërdemaj,

2.      Musli Mavraj,

3.      Azem Sadikaj,

4.      Shaban Muriqi,

5.      Enver Sadikaj,

6.      Bashkim Ahma,

7.      Ekrem Belegu,

8.      Sadri Tafilaj,

9.      Nasim Haradinaj,

10. Feim Blakaj,

11.  Fetah Belegu,

12.  Anton Kolaj,

13.  Shefqet Manaj,

14.  Ramadan Krasniqi,

15.  Kolë Berisha,

16.  Zymer Zymeri,

17.  Ahmet Zeka dhe

18.  Mic Muçaj

(Të gjithë këta nga “kompetenca territoriale) e Qndrës së SHSSH në Pejë)

si dhe:

1.      Xhemajl Pllana,

2.      Naip Zeka,

3.      Ilaz Pireva,

4.      Adem Salihaj,

5.      Isak Zekaj,

6.      Bedri Novosella,

7.      Njazi Korça,

8.      Muhamet Shatri,

9.      Nazmi Peci,

10. Nexhat Ballanca,

11.  Ramadan Bunjaku,

12.  Xhemajl Fazliu,

13.  Shefqet Shala,

14.  Sadri Berisha,

15.  Agim Vllasi,

16.  Bunak Ulaj,

17.  Skënder Kastrati,

18.  Shemsi Reçica,

19.  Rexhep Ismajli,

20. Xheladin Rekaliu,

21.  Meriman Braha,

22. Haki Sheholli, dhe

23. Zeqir Shala

(Zë gjithë këta nga (kompetenca territoriale) e Qendrës së SHSSH të Prishtinës).

Në deklaratën e tij, Bici vazhdon të tregojë në mënyrë besnike se, pasi që është dashur që një numër i të arrestuarëve të përcillej për në Vranjë, me kolegët e tij dhe me personelin e burgut të Leskovcit kanë vendosur që personat, të cilët duhej të përcilleshin për në burgun e Prokuples, të mbeteshin, ashtu siç ishin, në autobus me një pjesë të policisë së Sigurimit, në oborrin e burgut të Leskovcit, drejtori i burgut u ka thënë: “Atyre personave do t’u sigurohet vizitë mjekësore!”; se dorëzim-pranimi është bërë rreth orës 22 dhe menjëherë janë nisur për në Vranjë, ku kanë arritur rreth orës 23 e 30 minuta, me ç’rast gjithashtu i ka pritur drejtori i burgut të Vranjës, përgjegjësi për siguri dhe një numër i madh njerëzish nga personeli i burgut; se, edhe në Vranjë, njësoj si edhe në Leskovc, dorëzim-pranimi i të arrestuarve është bërë përafërsisht në të njëjtën mënyrë dhe procedurë, etj.

Në Vranjë, sipas shënimeve të Bicit, janë vendosur personat nga “kompetenca territoriale” e Qendrës së SHSSH të Gilanit, të Ferizajt dhe të Mitrovicës.[2] Këta ishin:

1.      Abdyl Bajrami,

2.      Begzad Osmani,

3.      Fahri Ymeri,

4.      Basri Musmurati,

5.      Gursel Sylejmani,

6.      Jakup Berisha,

7.      Fazli Abdullahu,

8.      Tahir Malaj,

9.      Ismet Ramadani,

10. Shaban Klaiqi,

11.  Fadil Mehmeti,

12.  Muharrem Kusumi,

13.  Selim Vllasi,

14.  Përparim  Azemi,

15.  Shaip Ismajli,

16.  Nexhmedin Arifi,

17.  Shemsi Syla,

18.  Sami Hoxha,

19.  Jakup Jahiri,

20. Rrahim Azemi,

21.  Fejzullah Fejzullahu,

22. Rizah Latifi,

23. Sabri Bunjaku,

24. Fekri Morina,

25. Fahri Osmani,

26. Bali Dërvishi,

27.  Faik Ferizi,

28. Jakup Rexhepi,

29. Ferat Shala,

30. Sejdi Koca.

31.  Abaz Avdiu,

32. Etem Asani,

33. Rexhep Sadiku,

34. Milaim Jashari.

Bici, në deklaratën e tij gjithashtu thotë se, pasi ua kanë dorëzuar aktvendimet drejtorisë së burgut në Vranjë, ua kanë bërë me dije atyre se për çfarë personash është fjala. U kanë thënë se ata nuk janë nga rruga dhe se janë vetëm të izoluar. Por, kanë marrë vesh se, në po atë burg, paskësh qenë me emrin Gursel, i cili paska qenë një piktor i mirë dhe se pikturat e tij drejtori i burgut ua kishte treguar edhe këtyre.

Zejnullah Bici konfirmon se edhe në Vranjë janë dëgjuar klithje, bërtita e goditje, por aty e gjithë kjo paska zgjatur më shkurt. Pastaj, në deklaratën e tij thuhet se nga Vranja për në Leskovc janë nisur rreth orës 01 kurse, rreth orës 02 e 15 minuta, nga Leskovci janë nisur për në Prokuple dhe dorëzim-pranimin e të arrestuarve në Prokuple e kanë bërë sipas të njëjtës procedurë, por se aty nuk janë dëgjuar kurrfarë goditjesh, britmash as klithjesh.

Në këtë mënyrë përfundon deklaratën Zejnullah Bici.

Sipas shënimeve të tij del se në burgun e prokuples, në  natën e 28 marsit 1989, janë vendosur:

1.      Avdyl Sopaj,

2.      Afrim Dushi,

3.      Ismet Bugari,

4.      Nefail Kurteshi,

5.      Skënder Berisha,

6.      Ismet Begaj,

7.      Agim Demiri,

8.      Bilall Spahia,

9.      Naim Viçitërna,

10. Njazi Syla,

11.  Kadri Ukëimeri,

12.  Ragip Gajraku,

13.  Selajdin Braha,

14.  Fejzullah Berisha,

15.  Ramadan Gecaj,

16.  Bujar Zajmi,

17.  Abdullah Krasniqi,

18.  Gëzim Pireva,

19.  Kadrush Radogoshi,

20. Habib Duraku.

Nga ato që shkruanin gazetat jashtë Serbisë dhe nga të dhënat që ofron notesi i autorit Zejnullah Bici del se, vetëm gjatë shkurtit, marsit dhe fillimit të prillit të vitit 1989, ishin arrestuar dhe ishin vënë nën masën e izolimit – “qëndrim në vendin e caktuar” – 238 “terroristë” shqiptarë moshash , shtresash dhe kategorish të ndryshme sociale, duke filluar nga i mituri e deri te plaku shtatëdhjetëvjeçar, nga nxënësi e studenti, e dujke përfshirë mësuesin, profesorin e universitetit, doktorin e shkencave e deri te akademiku, 87 prej të cilëve (mbase (më të rrezikshmit”) ishin depërtuar nga kazamatet serbe: në Leskovc, në Vranjë dhe në Prokuple, për t’i zhvendosur pastaj disa prej tyre edhe në CZ-në e famshme të Beogradit, në Shabac e në Zajçar.

Pjesa tjetër, 151 veta, të marrë të marrë peng deri më 7 prill të po atij viti, vuanin masën “qëndrim në vend të caktuar” nëpër burgjet e Kosovës: në Pejë, në Prishtinë, në Prizren, në Gjilan, në Mitrovicë, në Smrekovnicë, në Istog, në Dubravë etj.

Në fakt, këta 238 veta ishin vënë në masën “qëndrim në vend të caktuar- izolim”, ndërkaq pjesa tjetër prej dy milionë shqiptarësh, të gjithë “nacionalistë”, “irredentistë”, “separatistë”, “secesionistë”, “terroristë”, “kanibalë” me dekada (nga viti 1912), e sidomos nga viti 1981, vazhdimisht vuanin dënimin e përjetshëm në të ashtuquajturin  “burg i tipit të hapur”, vazhdonin ta vuanin dënimin kolektiv, atëbotë në burgun  më të madh në botë, në burgun e quajtur- Kosovë!...

Pra, ishin përcjellësit tanë shqiptarë, respektivisht një pjesë e tyre, ata që e vranë heshtjen, e mbytën frikën dhe e varrosën drojën, duke e ngritur zërin kundër atij akti makabër të kriminelëve serbo-malazez. Ishin përcjellësit tanë shqiptarë (prapë, një pjesë e tyre) ata që, duke raportuar para organeve të tyre, e njoftuan jo vetëm opinionin kosovar e të Jugosllavisë së atëhershme, por edhe opinionin e gjerë në botë, me “drejtësinë” serbe dhe me “sistemin juridik” të saj. Ishin pikërisht përcjellësit tanë shqiptarë (dhe sërish, një pjesë e tyre) ata që e shqyen terrin e “natës së thikave të gjata” të 28 marsit 1989, e zhveshën lakuriq “shtetin juridik” dhe  “politikën e bashkim-vëllazërimit  dhe të bashkëjetesës së të gjitha kombeve dhe kombësive”, e njoftuan opinionin  kosovar e më gjerë se si Serbia “unike” i zbaton në jetë “dispozitat në fuqi” lidhur me “ruajtjen e integritetit” dhe të “dinjitetit” të qytetarit, e vunë në shtyllën e turpit të botës Serbinë e quajtur Jugosllavi. Ishin pikërisht përcjellësit tanë shqiptarë ata që, pasi ishin të fuqishëm të ndërmerrnin diç aty për aty për të penguar apo për të ndërprerë atë terror që kishte filluar të ushtrohej në natën e 28 marsit 1989 dhe kishte vazhduar edhe të nesërmen, dujke rrezikuar jo vetëm vendin e tyre të punës, por edhe lirinë personale me kërcënimet e Çaloviqit se “do të shkoni edhe ju atje ku janë ata!”, ia imponuan Serbisë së quajtur Jugosllavi formimin e atij farë komisionit të përzier për zbardhjen e rastit. Ata, përcjellësit tanë shqiptarë pra, e shpëtuan nga torturat e mëtejme atë pjesë të inteligjencies shqiptare, e cila ndodhej hiq më pak e hiq më shumë se mes jetës dhe vdekjes...

Jam gëzuar atëherë e gëzohem edhe sot që, këtë vepër, këtë akt sa madhor aq edhe të guximshëm, e kishte bërë një pjesë e atyre që, deri dje, pothuajse njësoj si kolegët e tyre serbë e malazez (në mos edhe më zi se ata), na ndiqnin e na përndiqnin, na përcillnin në çdo hap dhe na arrestonin e na maltretonin, na gjykonin e na dënonin me shumë vite burg.

Zejnullah Bici më ka thënë se kishte apeluar edhe te kolegët e tij të tjerë që të jepnin deklarata të tilla, por nuk kishte hasur në mirëkuptim. Ç’ti bësh?! Për atë akt barbar nuk kishte raportuar, nuk kishte informuar dhe nuk kishte dëshiruar as personi përgjegjës i tërë marshutës, Milutin Vukotiq.

Deklarata e Zejnullah Bicit, ndonëse e hartuar me një serbishte të dobët dhe profesionalisht jo edhe në një nivel aq të kënaqshëm, nxori edhe zyrtarisht sekretin e krimit institucional jashtë atyre mureve të përgjakura të burgut famëkeq të Leskovcit. E tillë, mbase me krejt pak ndryshime, është edhe informata zyrtare  lidhur po me këtë rast, e përgatitur dhe e dorëzuar nga Zejnullah Bici dhe Kajkush Hajvati, drejtuar sekretarit të SKPB të Kosovës, Jusuf Karakushi, dhe zëvendësit të tij, Rajko Çoloviq.

 

VRASJA E DYFISHTË E IZOLANTËVE

 

Formimi i komisionit të përzier dhe ardhja e tij në Burgun Komunal të Leskovcit, gjoja për ta zbardhur rastin lidhur me incidentin, siç e quanin ata, që kishte ndodhur në atë burg (nga shënimet e Zejnullah Bicit del se ngjashëm kishte ndodhur edhe në Vranjë), duket se e arsyetoi rolin dhe qëllimin e tij. Nga ajo ditë, kur nga deklaratat tona ky komision konfirmoi se më 28 dhe 29 mars 1989, në Leskovc (dhe në Vranjë) kishte ndodhur krimi, iu dha fund terrorit fizik që ushtrohej institucionalisht mbi neve, izolantët shqiptarë.

Por,, se “drejtësia” serbe dhe “shteti juridik” funksionojnë “njësoj” për të gjithë qytetarët, u dëshmua pikërisht në rastin tonë.

Kështu, në pjesën e dytë të qershorit të po atij viti, kur procesi i hetimeve që zhvilloheshin kundër nesh në Burgun e Qarkut në Pejë, kishin arritur kulmin dhe pritej vetëm edhe vendimi formal i Prokurorisë Publike e Qarkut në Pejë për hapjen e procedurës së paraburgimit, e cila, përmes një procesi të montuar politik, do të përfundonte me nxjerrjen tonë para “drejtësisë” serbe (dhe, gjithsesi- dënimin tonë me shumë vite burg, hetuesit, që aso kohe kishin ardhur nga republikat e tjera të atëhershme jugosllave dhe nga Krahina Autonome e Vojvodinës për t’u ofruar “ndihmë” juridike profesionale kolegëve nga Kosova), më thanë të shkruaja një deklaratë lidhur me “incidentin” që kishte ndodhur në Leskovc. As që më shkonte mendja se do të dilte diçka nga kjo punë. “Qeni qenin nuk e ha!”, thotë një fjalë e urtë popullore. Kush dhe kë do ta padisë, kush dhe kë do ta gjykojë, kush dhe kë do ta dënojë?

A duhet dënuar qytetarët e Leskovcit, të cilët kishin ardhur të dehur në lokalet e burgut për t’i maltretuar izolantët shqiptarë? Jo! Qytetarët e Leskovcit sigurisht se nuk kishin ardhur aty krye me vete. Ata kishin ardhur aty me ftesën ose me pëlqimin e gardianëve dhee me lejën e drejtorit të burgut. A duhej dënuar gardianët e burgut të Leskovcit për krimin që kishin kryer mbi viktimat e pafajshme, për torturat që ua kishin bërë, për plagët që ua kishin shkaktuar shqiptarëve nga Kosova, të arrestuar e të dërguar për “qëndrim në vend të caktuar” mu në burgun e tyre/ Jo, assesi! Ata vetëm sa e kishin respektuar regjimin e burgut, të cilin e kishte nënshkruar drejtori i burgut. A duhej dënuar drejtorin që, në institucionin të cilin drejtonte, shkileshin rëndë “dispozitat kushtetuese” dhe ato të Kartës së Kombeve të Bashkuara si dhe të akteve të tjera ndërkombëtare mbi liritë dhe të drejtat themelore të njeriut? Jo, kurrsesi!

Para tyre do të duhej të dënohej sekretari i atëhershëm Republikan i Punëve të Brendshme të Serbisë. Por, për ta dënuar atë, duhej dënuar më parë sekreti Federativ i Punëve të Brendshme. Duhej dënuar kryetari i Shtetit të atëhershëm, duhej dënuar Kryesia e atëhershme e Republikës dhe ajo e Federatës, kryetari dhe kryesia e partisë në të gjitha nivelet e organizimit të saj. Duhej dënuar qeveria e atëhershme federative dhe ajo republikane, duhej dënuar Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve, Shoqata e Shkrimtarëve të Serbisë në “Francuska 7” dhe ajo e Jugosllavisë së atëhershme, si dhe Kisha Ortodokse Serbe e të gjitha kohërave, që nga mesjeta e këtej, ngase pikërisht këto tri asociacione, në përbërjen e të cilave ishte tubuar e tërë “yndyra” e kombit dhe e shtetit serb, e kishin skicuar dhe e kishin përpunuar deri në detaje një politikë të tillë, të cilën e zbatonte qeveria dhe institucionet e tjera shtetërore dhe partiake serbe; duhej dënuar të gjithë “baballarët” e kombit serb, me të gjitha elaboratet e tyre për shfarosjen e shqiptarëve; të gjitha mitet e popullit serb, mbi bazat e të cilave ende projektohet dhe ndërtohet ardhmëria e tij; duhej dënuar e tërë literatura, e tërë shkenca serbe, e themeluar në rrena e në mashtrime...

Me një fjalë, për ta dënuar kriminelin e sotëm, duhet dënuar krimineli i djeshëm, sepse ky i sotmi është pjellë e atij të djeshmit...

Por, Serbia, nuk do t’i dënojë kriminelët e Leskovcit. As ata të Vranjës. As ata të Prokuples, të Krushevcit, të Kralevës, të Kragujevcit, të Nishit, të Pozarevcit të Pallankës, të Novo-Sadit, të Beogradit, etj. Ajo, duke organizuar gjykime të improvizuara, krejtësisht qesharake dhe fare të tejdukshme, gjoja për dënimin e gardianëve të Burgut Komunal të Leskovcit të cilët, më 28 dhe 29 mars 1989,  terrorizuan dyzet e një shqiptarë nga Kosova, përpiqej ta shpëtonte para botës fytyrën e vet. Por, cilën fytyrë se?!Me gjykime të tilla, Serbia bënte teatër. Inskenonte gjykime si ai i Leskovcit.

Meqë aktgjykimi i Gjykatës Komunale të Leskovcit lidhur me “incidentin” e 28 dhe 29 marsit 1989 është në gjuhën serbe,si dhe për shkak të gjatësisë së tepruar të tekstit të tij, teknikisht është e pamundur të botohet këtu në tërësi, qoftë në formë faksimile e qoftë si shkrim i përkthyer. Një version më të shkurtër të këtij aktgjykimi, me gjërat më esenciale, do të dukej kështu:

“...Gjykata Komunale në Leskovc, në Kolegjin penal të shkallës së parë, në përbërje të Kolegjit gjyqësor, gjykatësit Jovan Stojanoviq, dhe të... (evidentohen emrat e porozëve, to procesmbajtësit, të prokurorit dhe të mbrojtjes- K.B), në lëndën e fajësisë së të pandehurve Pejçiq Petar (drejtor i burgut- K.B) dhe Gjorgjeviq Slavko (përgjegjës për siguri po në atë burg- K.B.) ... për vepër penale për punë të papërgjegjshme zyrtare nga neni 245, al. 2 lidhur me al. 1 të ligjit Penaë të Republikës Socialiste të Serbisë, si dhe të të pandehurve tjerë... (evidentohen emrat e nëntë rojtarëve- gardianëve të burgut- K.B.), për shkak të veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare nga neni 66 i Ligjit Penal të RS të Serbisë, sipas propozimpadisë së Prokurorisë Publike Komunale në Leskovc, Kt. Nr. 696/89 të datës 09.10.1989, të precizuar më 05.03.1990, sipas shqyrtimit kryesor publik, me gojë, të mbajtur më 07.05.1990, e pas konsultimit e votimit më datën 10.05.1990, pasi konstaton se të pandehurit (rojtarët-gardianët- K.B.), për shkak se më datën 28.03.1989, në lokalet e Burgut Komunal të Leskovcit, me rastin e pranimit në lokalet e burgut dhe, më 29.03.1989, me rastin e dorëzimit të aktvendimeve mbi masën e shqiptuar- qëndrim në vend vend të caktuar, pa kurrfarë arsyje, i kanë rrahur me shkopinj gome, me boksa e me shqelma, dujke i goditur në çdo pjesë të trupit, personat e arrestuar – izolantët nga Kosova, me ç’rast u kanë shkaktuar atyre lëndime të lehta trupore, kurse Pejçiq Petar, në cilësinë e drejtorit të burgut, dhe Gjorgjeviq Slavko, në cilësinë e përgjegjësit për siguri në burg, për shkak se,  edhe pse gjatë kohës së pranimit të izolanteve kanë qenë prezent, kanë parë dhe kanë dëgjuar se çfarë po ndodh me të izoluarit në lokalet e burgut, madje edhe pse iu është tërhequr vërejtja edhe nga ana e inspektorëve të Sigurimit Shtetëror të Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Kosovës, dëshmitarët Kajkush Hajvat dhe Zejnullah Bici se personat e sjellur nga Kosova po rrahen nëe lokalet e burgut nga personeli i burgut, këta dy (drejtori dhe përgjegjësi për siguri)- K.B.) nuk kanë urdhëruar ndërprerjen e përdorimit të mjeteve të dhunës, janë fajtorë për kryerjen e veprës penale andaj, dujke aplikuar dispozitat ligjore të lartpërmendura dhe nenet 5, 33, 38, 41 52 dhe 53 të LP të RSFJ-së, ua shqipton masat:

DËNIME ME KUSHT, burgim me kohëzgjatje nga katër muaj, ashtu që masat e shqiptuara të dënimit nuk do të ekzekutohen nëse të pandehurit, në afatin prej një viti nga plotfuqia e këtij aktgjykimi, nuk kryejnë ndonjë vepër të re penale...”.

“Drejtësia” serbe, pastaj, sipas këtij aktgjykimi, obligon të pandehurit që, në emër të shpenzimeve të procedurës penale, t’ia paguajnë gjykatës penale nga 226 dinarë si dhe në emër të paushallit nga 200 dinarë, me kërcënim të ekzekutimit brenda 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

“... Të gjithë të dënuarit, me qëllim të realizimit të të drejtës në kërkesë për kompensim, udhëzohen në procedurë kontestimore konform nenit 108 al. 2 të LPP...”- përfundon aktgjykimi.

Çfarë ironie?! Kur në Kosovë shqiptarët paguanin me kokë ngritjen e dy gishtërinjve në formë të shkronjës V, në Serbi, në “shtetin juridik”, ekzekutuesit e metodave të inkuizicionit ndaj shqiptarëve, dënohen me nga katër muaj burg ME KUISHT!

Por, tragjikomedia e këtij teatri të absurdit, nuk përfundon vetëm me kaq. Ajo kishte edhe akte të tjera.

Loja vazhdon...

Të dënuarit, si palë “të dëmtuara” nga masa e shqiptuar – “dënimet me kush në kohëzgjatje prej katër muajsh” – e kishin shfrytëzuar të drejtën e ankesës, të cilën ua garantonin “dispozitat në fuqi” dhe, kështu, e kishin vënë në lëvizje Gjykatën e Qarkut në Leskovc e cila, në kolegjin e saj penal të shkallës së dytë, duke vendosë në ankesë të mbrojtësve të të pandehurve, në seancën e mbajtur më 04.03.1991, me aktgjykimin Kzh. nr. 543/90, abrogoi aktgjykimin Kt. nr. 1189/89 të datës 07.05.1990, të Gjykatës Komunale në Leskovc dhe lëndën e ktheu në rigjykim, kurse ankesën  e Agim Vllasit, njërit nga izolantët, e hodhi poshtë si të pabazë!...

Pas vrasjes së parë, më 28 dhe 29 mars 1989, kjo ishte vrasja e dytë që u bëhej izolanteve shqiptarë të Kosovës nga “drejtësi” serbe.

Pro, loja prapë vazhdon...

Gjykata Komunale në Leskovc, sipas procedurës së paraparë me ligj, në shqyrtimin kryesor publik me gojë, të datës 26.06.1992, e pas seancës për konsultim dhe votim të datës 29.06.1992, me aktgjykimin K. nr. 427/91, gjashtë të pandehurve nga gjithsej njëmbëdhjetë sa ishin, ua shqiptoi të njëjtat dënime, kurse psesë të tjerët, përfshirë këtu edhe drejtorin e burgut dhe përgjegjësin për siguri, I LIROI plotësisht nga përgjegjësia!...

Dhe, për ta çuar lojën deri në fund, aktivizohet sërishmi Gjykata e Qarkut në Leskovc dhe me aktgjykimin e saj Kzh. nr. 430/92, të datës 30.12.1992, të Prokurorisë së Qarkut në Leskovc si dhe ankesat e të “dënarëve”!

Lavdi marrëzisë!

         

(Marrë nga libri i Kolë Berishës DITARI I NJË IZOLANTI,

Prishtinë, 2002,  f. 273-288; nëntitulli është yni- Kadri Mani)

 

 

Valdete Berisha
Valdete Berisha
Nga Valdete BERISHA/Dy vjersha

 

Valdete Berisha e lindur më 01.10.1987, në fshatin Shtuticë komuna e Drenasit. Shkollën fillore e mbaroi në vendlinjdje, ndërsa të mesmen në Gjimnazin e shkencave natyrore " Gjergj Kastrioti Skënderbeu" në Drenas.
Në vitin 2006 regjistroi studimet në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë, departamenti Fillor.
Gjatë shkollimit të mesëm dhe fillor merr pjesë në të gjitha aktivitetet e organizuara në kadër të grupeve letrare në shkollën ku vijon mesimet.
Në vitin 2009 zgjidhet kryetare e Grupit letrar " Papa Kristo Negovani" të Fakultetit të Edukimit

FLAS NË EMËR TË ATDHEUT TIM

Top of Form

Në dritën e qiriut të Naimit
thura ca vargje për ty
u bëra dhe lypsar i paskrupullt
që e dërrmonte penen e Migjenit të ri.
Ngase ata që rrinin lartë në kolltuqe mendafshi
donin t'na shtypnin pa drojtje mua dhe ty
të krisurve, s'ju mjaftonin gjithë ato poshtrime e ato djallëzi
sigurisht që jo, ngase këtu prokurori dhe krimineli
pinë kafe dhe uiski në të njejtën tavolinë.
E syri është adaptuar të shohë
gjithë ato kronika të zeza, e çdo ditë ceremoni
madje dhe vllavrasjet të duken si lojra fëmijësh
që një të rrituri i krijojnë monotoni.
Është për të ardhur keq
por ky është realiteti, ngase jemi mësuar të zvarritemi
sa herë që kërkon ti,
e të bëjmë dasëm pa krushq e pa tupana
sot thonë mungon nusja,
po nesër, nesër ndoshta as nusja s'do të vijë.
Mos ndoshta ju mungon bekimi
apo ka diçka që ju ngjallë frikë
s’i lejon të dëgjojnë diç tjetër pos ca shushurimash
që tingëllojnë si mesazhe mafioze
ju kërkon që ëndrrat t'i fusin si rroba në valixhe
e t'i dërgojnë në adresë të tij.
Vallë, kush mund të jetë ky njeri kaq i lig
që s’i dëmshpërblim kërkon kokën e atdheut tim
ka emrin dhembje, mashtrim apo tradhti
është e pa mundur ta dish.
e pra, kush është më i çmenduri në këtë listë
unë që fllas në emër të atdheut tim
apo ju që hani e pini në kurriz të tij
t'ju them të drejtën më dhimbëseni
ju parazitë të shekullit të ri.
Tani që vdekja ju shpalli dyluftim
e diagnoza juaj ka emrin dështim
saqë edhe "Kështjella " e Kadaresë ju mbylli portat
për t'ju varrosur për të fundit herë
mundësinë për një rikthim.
E unë flas në emër të atdheut tim
godas pa mëshirshëm ata që fyejnë atdheun tim
vras pa një pa dy ata që shtizat i drejtojnë atdheut tim
por di t'jem dhe e butë, madje mjaft e dashur
për ata që këndojnë për ty, flasin, flen e zgjohen
me të njejtin qëllim
që ti të jesh jeta dhe vdekja e tyre
të jesh lëndina në të cilën shlodhen
sa herë që janë të lodhur nga jeta
je ti ATDHEU IM.
 

Bottom of Form

Top of Form

MË FRYMËZIM I SHPIRTIT
 
Drenicë lule e qendisur në kurorë Kosovë
je përherë e më e bukur kur të shoh të lirë
më je frymëzim i shpirtit
andaj çdo mengjes i bukur dua të më zbardh tek ti.
 
Je vello që bën Kosovën
të duket ndër më të mirat për mua
je si një ditë pranvere
që edhe dimrit ftohtësinë ja shuan.
 
Je trungu me kurorë
më të bukur ndër pyje
që edhe bora e bardhë tek i bie
bën kurorën e saj të duket si një duvak nuserie.
 
Tani gjason në kordele mahnitëse
që ia falë bukurinë gërshetave të Kosovës
i je bërë obmrellë që e mbron nga fortunat
që i sjellin malet
e dashuron marrëzisht, andaj çdo mbremje
në qoshen e dritares së saj t'i i këndon serenadë
me origjinë Korçare.
  

Paul Tedeschini, publicist
Paul Tedeschini, publicist
Përbaltja sllavo-osmane e figurave atddhetare shqiptare!


Nga Paul Tedeschini

paul.tedeschini@yahoo.it


Me gjithe perplasjet shume-shekullore ekstremistat sllav dhe turqit-osman e kan pase gjithmone nji pike te perbashket: Luften e vazhdueshme për zhgatrrimin e identitetit, të vlerave historike dhe kulturale të popullit shqiptar. Shkëputja e Kosovës nga Serbia dhe përfshimja e të gjithë Ballkanit në Bashkimin Europian asht disfata përfundimtare e aleancës së ekstremistëve serbo-arabë si dhe fundi i influencës së Rusisë në këtë territor europian.


Me gjithe ate populli thote: “Ujt flè, por hasmi s’flè!”.

Dhe ja qe hasmi e nxjerr koken here mbas here duke u perpjekur te hedh balte mbi figurat shqiptare, mbi shpirtin thellesisht shqiptar te paperkulun ne shekuj, figura qe i japin vlere shqiptarizmes neper bote. Dhe ja qe hasmi i aleances ekstremiste sllavo-osmane pohon djallzisht dhe pavertetsisht: “….per prejardhjen vllehe te babait te Nene Terezes! …”.

Pamvarsisht ne se a asht i vertete apo jo pohimi “… per prejardhjen vllehe te babait te Nene Terezes! …”, due te theksoj nji gja me shume randesi. Vete pohimi “prejardhje vllehe” formon nji tentative arabofile e nxitjes urrejtjes ndermjet kombesive europiane te Ballkanit. Europiant i kan vue nji here e pergjithmone kapak se kaluemes me antagonizma dhe kan fillue nji epoke te rè madheshtore te bashkimit te popujve te te gjithe Europes ne nji komunitet. A ka pase antagonizem ma te madh dhe tradicionalisht shekullor ne Europe se sa ne mes Frances dhe Gjermanise?!? E prà sot aleanca mes Frances dhe Gjermanise asht themeli dhe aksi i Bashkimit Europian. Fakti qe u asht mbylle definitivisht arabve dera ne Ballkan ban ate, qe ato te mbeshteten ne mbeturinat turko-osmane ne keto troje, per te tentue nji acarim politik ndermjet ketyne popujve. Por ballkansit, me mend ne krye, te gjithe, pa perjashtim, e kane te qarte se e ardhmja e tyne e perparimit asht vetem Europa. Asht per kete arsye qe tentativat e nxitjes se urrejtjes nderballkanike te kujtedo qofte, do te deshtojne. E çka don me thane per né europiant se njeni asht vlleh, apo grek, apo kroat, apo rumun, apo bullgar, apo shqiptar, apo malazez, apo boshnjak, apo serb, apo maqedonas, apo turk, apo ashkelì, apo rom? Kjo per né europiant nuk don me thane asgja, sepse ne baze te parimeve tona mbi “Te Drejtat Themelore Te Njeriut”, te gjithe jane njisoj. Edhe Presidenti i Zi asht njisoj si Presidenti i Bardh, si Presidenti i Verdhe, apo si Presidenti Lekurkuq etj.etj.etj.

Per kete arsye shprehja “….per prejardhjen vllehe (te babait te Nene Terezes apo kujtedo qofte)! …” asht e papranueshme per nè.

Tashti le te shohim ne se me te vertete “Kole Bojaxhiu” i jati i Nobelistetes per Paqe, Nane Terezes, na delka vlleh e jo shqiptar!

Fakti qe maqedonsit nuk ia arriten ta bajne maqedonse ne opinionin botnor vajzen e Kole Bojaxhiut dhe vete fakti qe ne vendin e shtepise se Kole Bojaxhiut dojne te ndertojne ndertesa te zakonshme, pra vete ky fakt verteton se Kole Bojaxhiu nuk ka qene sllav, por ka qene shqiptar e bir shqiptari me gjak puro shqiptar. Por askush ma shum se vete i biri i Kole Bojaxhiut nuk mund te na deshmoje ma mire origjinen e te jatit. Po citoj ma poshte nji pjese te intervistes se Lazer Kole Bojaxhiut, te birit te Kole Bojaxhiut dhe vlla me Nane Terezen, me banim ne Sicilie dhane gazetarit italian Gaetano Salimbeni dhe qe zotni Pandeli Pasko Kuteli pati miresine te na e sjelli ne shkrimin e tij te dates 24 shkurt 2009 ne gazeten TribunaShqiptare ( http://tribunashqiptare.com/news/133/ARTICLE/1921/2009-02-24.html ) me titull “Drama e fshehur e Nënë Terezës“:

-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-
“ Para do kohe ndesha një shkrim të veçantë: për herë të parë Z. Lazër Bojaxhiu, vëllai i Nënë Terezës, rrëfente për familjen e vet. Bisedën e zhvilloi gazetari Gaetano Salimbeni në dhjetor 1979 dhe e botoi në revistën javore ‘Gente’ (Njerëz). Pra menjëherë mbas dhënies së çmimit Nobel Nënë Terezës. Megjithëse i shkruar sot e 14 vjet më parë shkrimi jep të dhëna me shumë inetres. …. Me interes të veçantë është dëshmia për herë të parë e disa të vërtetave të dhimbëshme. E para është ajo mbi shkatërrimin e mirëqenies të familjes së Nënë Terezës mbas helmimit të të atit, Nikoll Bojaxhiut, helmuar si thuhet në shkrim, për arësye politike.

E FSHEHTA E TMERRSHME

“Dua së pari të sqaroj një pikë” thotë vëllai i Nënë Terezës. “Ne jemi shqiptarë, jo jugosllavë si shkruajnë nga pak gjithë gazetat e botës. Keqkuptimi ka ardhur nga që Shkupi, qyteti ku jemi lindur, më parë ishte shqiptar dhe pastaj i kaloi Jugosllavisë. Po ne të gjithë vazhdojmë të flasim shqip dhe motra ime (e cila di edhe anglisht dhe pak frëngjisht) letrat m’i shkruan shqip.” “Andrallat për familjen tonë”, kujton Zoti Lazër “filluan pikërisht nga kjo luftë mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë për zotërimin e Kosovës, krahinës ku ndodhet Shkupi dhe që nga sipërfaqja është më e madhe se gjithë Shqipëria e sotme. Babai ynë Nikoll Bojaxhiu, i cili ishte tregtar i kamur dhe kishte edhe një sipërmarrje ndërtimi (pat ndërtuar teatrin e parë në Shkup), ishte i angazhuar edhe politikisht: kuptohet, përpiqej për të drejtat e popullsisë së Kosovës, e cila ndjehej dhe dëshëronte të mbetej shqiptare. Është e qartë se kur erdhën jugosllavët iu desh të vuante gjithë llojet e shpagimit dhe hakmarrje. Vdiq i helmuar më 1919, gati 46 vjeç. Dhe është e qartë, edhe pse nuk thuhet në asnjë çertefikatë mjekësore, u helmua nga jugosllavët”.

Më 1919, vitin e vdekjes së Nikoll Bojaxhiut, e ardhëshmja motër Tereza (emri i pagëzimit të së cilës është Gonxhe, përkthyer italisht Agnese - Anjeze) ishte 9 vjeç me që pat lindur më 27 gusht 1910; Lazri, vëllai ishte 11 vjeç dhe 13 vjeç motra e madhe Agata (vdekur më 1976, dy vjet mbas së ëmës, edhe ajo e vetme dhe e dëshpëruar). Është pikërisht kjo drama të cilën motër Tereza e jetoi në heshtje për shumë vite: vdekja e nënës dhe motrës. Lazër Bojaxhiu nuk do të dëshironte të shtonte gjë tjetër asaj që pat thënë: “E di se po hap një plagë ende të pambyllur në zemrën e Nënë Terezës dhe që do të mund të mbyllet me vështirësi, por është e nevojshme që njerëzit ta dinë si është vdekja në këtë vend. Në se vendosa ta zbuloj të fshehtën e tmerrshme (mund ta kisha bërë qysh në Oslo gjatë ceremonisë të dorëzimit të çmimit Nobel nënë Terezës), e bëj veç për këtë: dëshëroj që popujt e gjithë botës t’i hapin mirë sytë”.

-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-

Dhe si përfundim unë po përseris çka thashë në fillim të këtij shkrimi:

Me gjitha përplasjet shumëshekullore ekstremistët sllavë dhe turqit-osmanë e kanë pasë gjithmonë nji pikë të përbashkët: Lufën e vazhdueshme për zhgatrrimin e identitetit, të vlerave historike dhe kulturale të popullit shqiptar.

Paul Tedeschini, 20.07.2009

 

NEBIH BUNJAKU
NEBIH BUNJAKU
NEBIH BUNJAKU

 

 

NJË SAMIT

PËR NJË

SIMIT

 

 

SHTËPIA BOTUESE

ZEF SEREMBE

PRISHTINË

2007

 

Botues:

 

METAFORA

 

 

Redaktor

 

Gani Xhafolli

 

 

Recensent

 

Nehat S. Hoxha

 

 

 

SHTATË URDHRA

 

1. Gjithçka ecën me dy këmbë është mik.

2. Gjithçka ecën me katër këmbë ose që ka krahë, nuk është shok.

3. Asnjë kafshë nuk duhet të mos vesh rroba.

4. Asnjë kafshë nuk duhet të flejë pa shtrat.

5. Asnjë kafshë nuk duhet të mos pijë alkool.

6. Asnjë kafshë nuk duhet të mos e vrasë kafshën tjetër.

7. TË GJITHA KAFSHËT JANË TË PABARABARTA.

                                         Xhorxh Orvell

 

 

 

Bottom of Form


 

Një gomar me një samar

si çakall çirret në pazar

sytë e gemtë këmbët çatall

verë e dimër gjithë hamall

shpirt hudum krejt hardall

si fallxhesha kur qet fall

i bluan goja si çakall

 

Tym për tym sh’pi për sh’pi

thërret kafshët në mbretëri

ku do mbahet një samit

një samit për një simit

 

Gjersa mblidhen lart në shesh

dhelpra vjedh një kalavesh

lepurit i thotë një fjalë në vesh

Meqë veshët i kanë në lesh

çdo vendim ua bëj përshesh

dhe askush s’do e marrë vesh

vetëm ti në qofsh Bektesh

              

Mbushet sheshi deputetë

në kryesi zgjedhen vetë

ujku derri dhe ariu

dhe kuvendi e përbiu

lakmon macja lakmon miu

 

Buçet himni nis kuvendi

s’ka rëndësi cili është rendi

me rëndësi - të zihet vendi

jo vendimet që nxjerr samiti

por kafshatat që lakmon fyti

E merr fjalën ujku i vjetër

gjithë konceptin e ka në letër

një pikë t’rendit s’kemi tjetër

në kuvende e samite

ta zbulojmë e ta linçojmë

atë që vodhi një simite

 

Bëhet zhurmë e tollovi

dikush tallet me ironi

ky mishmash e kjo rrëmujë

si stuhia nëpër ujë

bëri kujë e bëri bujë

që ngrit valët jashtë bregut

askund vend nuk i lë shtegut

s’ndizet zjarri me dru t’njomë

kush prej qelbësit s’lyp aromë

Marrin fjalën rend pa rend

gjitha punët t’i venë n’vend

me turr të mbledhin mend

të ecë drugëza në avlëmend

të jetë shembull ky kuvend

vendimi të kënaq gjithkënd

mos ta lerë jashtë askënd

 

Me shputë tokën dridh ariu

në kuvend kërkon qetësi

të përqafohen macja e miu

ta ndajnë gjahun me drejtësi

si sojliu e fatziu

mos t’i marrin kujt lakmi

 

Në foltore del një dac

me mustaqe pak tullac

filistin'e shumë koprrac

nuk jam mace unë jam dac

të gjitha të mirat me bollëk

mjaullin me fodullëk

shkon në pyll për çdo piknik

mburret si akademik

 

Kurrë s’ka qenë thonë mynafik

vetëm rrenat i kanë zënë myk

 

Vilën n’pyll jeton n’banesë

dredh mustakun delikatesë

 

Kapistrat mizore do të jenë hequr

Kamxhikë, samarë të urryera,

Fre me mamuze më nuk do të ketë

Veç kafshë të lumtura dhe të ushqyera.

 

Gjithë të mirat e kësaj bote

Grurë, misër, elb, tërshërë,

Mollë, fasule, fara luledielli

Prona jonë do të jetë e tërë.

 

Për këtë ditë duhet të lodhemi

E arrijmë a s’e arrijmë

Lopë, kuaj, pata, qen

Të derdhim djersën për lirinë.

 

Një balenë pa gangrenë

nga thellësia në oqean

na dërgon një telegram

 

E përgëzoj çdo llafazan

mençuri matni me gram

nuk mbahen shpesh samite

aq më pak për një simite

 

Pra o shokë mos të harrojmë

opozitën ta linçojmë

loz me bisht mjaullin me gojë

pa respekt e hiç pa drojë

i merr fjalën kujt të dojë

 

Skërmit dhëmbët loz me bisht

gjithë të huajt kërcënon me gisht

si ju them nëse s’punoni

mblidhni plaçkat n’sh’pi shkoni

 

Grabit fjalën një tigreshë

me marifet vetëm tue qeshë

kemi ardhur nga  gjithë bota

s’jemi këtu për ëndrra t’kota

herë me shkop e me karrota

pa e lyer nuk sillet rrota

 

Lart në mal hingëllin një kalë

në sup lecka - gjeneral

e pandeh veten gjenial

si në rrafsh ashtu në mal

askush turrin s’ia ndal’

zemrën fyçkë trurin kavall

 

Me vrik nis të hingëllojë

pela e malit ta lakmojë

këngën mushkut t’i mësojë

verë e dimër t’i këndojë

 

Trutë në djep do t’i shartojmë

demokraci mirë të mësojmë

nëpër rasa ta lakojmë

dhe prej saj të përfitojmë

sepse koha më s’na pret

me diplomë analfabetë

s’kemi shtet e as pushtet

do të bëjmë si duam vetë

Jemi ndarë në shumë parti

në shkolla nate akademi

të mbaruara në anarki

as me lopë e as me dhi

s’do lejojmë padrejtësi

kur një dele do drejtësi

edhe viçi do liri

 

Xhunglën tonë qarr ahishtë

do ta bëjmë një ditë lulishte

mjaft jetuam në bungishtë

s’do jetojmë më në torishtë

 

Fjalën lepuri befas i pret

do të iki larg në kurbet

s’kemi lakërishtë s’kemi det

jeta këtu më s’ka lezet

s’kam të jetuar prej zagarit

që besnik i rri gjahtarit

 

bishtin në shpinë me salltanet

keq po leh në sojin e vet

për një asht një copë mish

leh dy herë më shumë se këlysh

për pak qull dhe pak qervish

natë e ditë më bën yrish

 

Nëpër flakë e nëpër tym

ma ka bërë jetën trishtim

 

Rend pa rend seç defilojnë

s’e merr vesh qeni të zonë

Për një çast zhurmat ndalen

ujk e qengj e marrin fjalën

 

Mbyll gojën sugar mos fol

mos ngrit kokë si taravol

dashi nënën kur ta mol'

ujin poshtë ma turbullove

krenarinë ma poshtërove

unë s’e bëra problem hiç

mos m’u shtir si iriq

 

Denbabaden ne jemi miq

ma ke mishin të mirë si fiq

nuk të ndërroj me një ogiç

 

Zotëri ujk armik i vjetër

vetëm këtë s’kam jetë tjetër

mirë që mbahen këto samite

ta përpijmë nga një simite

 

Për akuzë s’ke argument

as në xhungël n’parlament

jam i ri nuk kam qenë vjet

të gjithë e dinë këtë marifet

 

La Fonten kam dëshmitar

më ka thënë cjapi barbar

edhe hiena grabitqare

në log betohet ashiqare

pasha ujkun kriminel

pa interes në pyll nuk del

Pasha dhelprën që mashtron

e drejtësinë që s’ekziston

pasha ndjenjën ateiste

edhe mjekrën cjepërishte

pasha dokrrat luaniste

edhe krimet mjauiste

rrënjë e degë kam qenërishte

pasha rrenë shenjtërinë time

kolonia është zemra ime

e pushtova me mashtrime

 

Pasha djepin e gomarisë

që e kam n’prag t'shtëpisë

n’kushtetutë në preambulë

si duhanin e futa në llullë

 

do të mbaj referendum

ta gllabëroj pa bërë bum

ndonëse këshillat s’i përfill

shpresat i vara në gorillë

 

Kjo gorilla hiç pa bisht

gjithmonë flet si qenërisht

u tund veton e bën me gisht

 

Edhe në këshill të sigurimit

do t’i ndjehet era tymit

 

Pa e shkrepur as një plumb

pavarësi kërkon një pëllumb

kodi i tij krejt pacifist

kot e quajnë terrorist

 

Zonja deve flet ngadalë

vëllezër një s’ua bëj hallall

kurrë n'karvan s’isha e parë

por na printe një gomar

thoshte prisni të dalë bar

 

Një iriq shumë bullafiq

gëlltit shijshëm një lakuriq

për askënd s’mërzitet hiç

as për miq as për armiq

pa mëshirë ther gjithkënd

mos të vijë më në kuvend

 

N’fjalë ndërhyn i’krokodil

i pa ndjenja mendje fy’ll

Unë nuk jam këtu kopil

as pervers as pedofil

 

Dua gjahun që më takon

loçka e shpirtit ma kërkon

nga bandillët më bandill

shtyp për s’gjati një kërmill                            

gjysma n’tokë gjysma në ujë

krimi i tij kurrë nuk bën bujë

 

Mendjemadh e arrogant

pa motor pa karburant

mezi ecën një elefant

si atlet me një nagant

qafë-trashë e gjigant

ha e pi në restorant                

 

Grabit fjalën një gangster

i fshin planet fllomaster

u mëson lojën kllaster

si të ishte një oficer

 

Dhe në shtet kur bëhet puç

merr nishan një trashaluq

asnjë plumb nuk i shkon huq

u shkund morrat nën kapuç

në pikë të  natës pa fener

s’u lë hapur asnjë derë

vetëm një që shpie në ferr

 

Pasha shpirtin e tradhtarit

nuk punoj për shpirt t’gomarit

si të mirit ashtu dhe t’marrit

u gdhend emrin n’gur t’varrit

 

Fjala e tij seç bubullon

si rrufeja kur zezon

ëndrrat në ëndërr u shiton

gjithë xhunglën e sundon

 

Gjersa uji t’shkojë nën urë

edhe buka t’piqet n’furrë

u rrënoj muret me gurë

do t’i rruajë dhe nën lëkurë

 

Shpirtin pis turinjtë n’llucë

pa çorape pa këpucë

një derrkuc e një derrkucë

veç zvarriten si hardhucë

 

shpirtzi zemërkatran

seç rrah ujë në havan

s’e vlon pikën në kazan

as për mik as për jaran

 

S'lejon fisi të pastrohet

e pisllëku gjithë i shtohet

faqe të re në internet

veç në ëndërr ndjen lezet

qen e kudër në pubertet

do ta mashtrojë një planet

 

Midis samiti pëllet një lopë

n'pasqyrë vetja i duket copë

ha në Azi vjell në Europë

i shkul kalit buzën copë

me prejardhje nga India

pa pështjellak e pa dimi

i pëlqyeka dembelia

n'qafë e mori kjo dalldi

e mashtruaka demokracia

i dridhet shpirti nga xhelozia

nga ekzaltimi e nostalgjia

s’mund të ndahet nga tagjia                            

 

Korb hamshori n’lopë t’bardhë

qosh më qosh kudo hedh farë

fryti i dashurisë – futë n’djep

sikur buka thekur n’çerep

 

Shkon samiti flakë e tym

derisa çaji vlon në gjygym

për një orë u jep pushim

për një tym e pak ushqim

për një kafe një raki

mos t’ndodh ndonjë batërdi

mos ta pësojë mace as mi

 

Një gërdallë diku në përrallë

kur pi ujë i duket dhallë

për një pelë kall një mëhallë

më mirë ngordhur se i gjallë

 

Një minuk nëpër suxhuk

u merr mendtë me tarabuk

pi duhan veç me çibuk

daci i vogël i duket ujk

 

Asnjëherë s’u bë synet

dëshiron tjetër planet

nga kontinenti n’kontinent

u bren kabllot internet

edhe ëndrrat u prish n’rrjet

 

këmbë e krye me i’pilivesë

nga kuvendi shkon n’banesë

me deputetë seç bën hajgare

për samit s’i jep pesë pare

 

Zemër dashi - delja vetë

ogiçit turrin i ndërpret

ledhatim me korrektesë

i bie në gjunjë për martesë

 

si binjake me një gazele

fije dushku s’lë n'zabele

nuk mërzitet për mushk pele

që bën jetë paralele

ditë e natë veç blegëron

midis ferri parajsë ënd’rron

 

Në  një xhungël ca majmunë

lëpijnë buzët për samun

kanë baba një mjau ce dun

as në shesh s’u thoshte tung

priste koka hiç pa cung

 

me gorillën kanë miqësi

i bashkon cok një dredhi

fundi i saj një fatkeqësi

nën cergë bluajnë po atë tagji

që s’e ha as mace as mi

 

Kundër bizonit në aleancë

me pelë n’dorë n’flagrancë

me kërbaç e me karrotë

do t’u bjerë mend në kokë

ngaqë ëndrrën e kanë t’kotë

e kanë lëshuar të kullotë                              

në historinë që sillet rrotë

 

Me bisht në gojë ketri i vogël

seç na shitka dushk për gogël

 

Qelbësi qelbur pa karar

s’blen as shet në k'të pazar

mazë e qumësht s’lë në qilar

pa e mbjellur një grusht farë

 

Pa paguar asnjë pare

vezë e pula i qet fare

nga oxhaku fshihet bloza

rrënjë pas rrënje këputet loza

pa udhëzim kur pihet boza

shtohet doza vjen nervoza

në trung ulliri lulëzon shkoza

 

Pas pushimit vazhdon samiti

ku na mbeti ky simiti

ujku viçit ia ngjet për fyti

nga lakmia sa s'e mbyti

 

Thellë nën këmbë një urith

në miqësi me një arith

e merr miell e kthen drith’

n’plagë t’hapur djeg si hith                  

 

Vetë mafia e nëntokës

shqelm e plumb u jep kokës

brenda natës milioner

urren dritën jeton n’ferr

as kandari s’i k'cen fare

për kritikë s’i jep pesë pare

gropon dheun për nën këmbë

e mikeshën bren me dhëmbë

 

Midis lëmit rreth mullarit

buçet zëri i babës gomarit

 

Thotë u ngriva nga acari

n’vatër shpirti u fik zjarri

kërriçi im të flasë i pari

transparent të jetë pazari

biri i cjapit shumë nervoz

cukla-cukla lapanxhoz

në punë mafie mafioz

në  një kece shumë xheloz

 

Mjekërgjatë si cjapi në terr

çdo veprim e bën me sherr

me shallvare deri në gju

sorrës po në majë druri

do t’i ngulet një ditë huri

 

nën flamurin pacifist

në komplote terrorist

krahaqafë një palë dylbi

vetë ciklopi me një sy

 

Për hijeshi një dekoratë

maket kalbur n’kodër t’thatë

meqë marres nuk i tutet

në këmbë të para bie e lutet

 

Zgjate zot këtë anarki

të punoj me levërdi

sa të ngopem me flori

sa t’këndojë gjeli n’pleh

edhe macja të gjuajë mi

qeni të zonë këtu s’e njeh

nuk i jap kujt llogari

 

Me rrëmujë vazhdon samiti

piqet - digjet prapë simiti

 

Dhe arithi në kafaz

i xhindosur plot maraz

sikur macja me krye në thes

as nuk rron e as nuk vdes

çdo mëngjes disi pervers

fshehur gurin diku në brez

 

Mbreti i xhunglës një luan

krah për krah me një tarzan

si shtatzënë barkun tupan

në punë të huaja si rrufjan

vrap pas gjahut si zhugan

 

Kurrë në jetë s’mban dietë

nuk e do stomakun petë

nuk frenon as në tatëpjetë

dajë as teze kujt s’ia vetë

me të katrat thik përpjetë

 

Baba i kafshëve seksofil

gjysh stërgjysh i ka kopil

nga mamuth shndërruar n’fil

kurrë në jetë nuk qe stabil

shumë pervers e pedofil

nëpër samite gjithë rezil

kudo n’ botë kërkon azil

 

Nga Afrika një penelopë

ndihmë kërkon n’Europë

lëkurë shqyer copë-copë                  

më naive se një lopë

 

Ngrihet tigri humanist

në kuvend si një turist

shpirt e zemër filantrop

i ndihmon të blejnë konop

pa kërcyer mos t’bëjë hop

varfanjakët t’varen n’plep

mos të ngordhin për gazep

pa parë shkollë as mejtep

pa u përkundur kurrë n’djep

 

I mban ison ky kanguri

fshehur seç rri pas muri 

i pa skrupull zemërguri

u dëshmon si rritet huri

 

Veshur zebra lara-lara

herë në mal herë në ara

lyhet ngjyhet si për gara

në samit të jetë e para

 

Në skenë mali del një kërriç

shumë fatkeq e mendje-viç

edhe miqtë i shpall armiq

s’i lë rrugën babës hiç

theret keq në një iriq

 

Seancë tjetër në kuvend

tollovi asgjë me vend

 

T’gjithë për paqe kuvendojnë

nën maskë armët vringëllojnë

rend të ditës s’miratojnë

 

Rreth e qark qeni bën rojë

e nuhat se kjo është lojë

një copë asht e fut në gojë

dhe ngre këmbën të urinojë

 

I pështyn fytyrës një arushë

të palarat ua nxjerr në fushë

si s’e ngopët më atë gushë!

me kuvendin luan - arushë

 

Me shumë naze një luaneshë

kurrë pizhamet nuk i veshë

më e ndershmja jaraneshë

virgjëreshë se virgjëreshë

njëherë qan e dy herë qeshë

mbarë samitin e ngre peshë

 

Grua e derrit - dosa vetë

pa pardon nis e kërret

 

ty drenushë ty moj mike

ta hedh bombën atomike

vetëm për një akullore

unë bëj luftën botërore

pi raki e ha bukë nore

të ngre lala përmendore

të qëndis me lule bore

 

Nëse do dhe lapidar

që të lidhesh për mullar

shkërryhet n’llucë histerike

gjithë botën shpall armike

 

S’ma latë burrin pa u lagë

duar-këmbë lidhur plagë

kurrë nuk bëri karambol

meqë nuk ishte taravol

ju ma kthyet arkivol

me akuza për gjenocid

ma helmuat me acid

 

E la shpirti nga dëshpërimi

edhe kësaj do t’i dalë tymi

 

Dhelpërisht dhelpra n’foltore

me një bozë dhe akullore

tjetër flet tjetër mendon

dosën rreptë e kritikon

 

Ty moj dosë tamli t'ka sosë

plagët do t’i lyesh me kos

kur e drejta doli në shesh

edhe qumështi mbi përshesh

ta dha samiti një flakaresh’

hundë e buzë t’i çaravesh

i ke shtjerë veshtë në lesh

ende shtiresh se s’merr vesh

fjalë e vepër pa u sosur

rëndë derrkucja e plagosur

bushtra dosë në gojë një rosë

armë të ftohtë mban një kosë

 

S’ka kritikë thotë pa replikë

unë këtu mbaj statistikë

gjitha çështjeve u vë pikë

t’i nxjerrë dada sytë pa thikë

 

Në seancën e re plenare

flut’rojnë karriget për dritare

 

Nga intrigat në kuvend

dhuratë shqelma për çdokënd

 

Deputetët nuk zënë vend

u ka hyrë bukla brend’

 

Kundër drogës prostitucionit

abuzimeve korrupsionit

dhe përqindjeve në tendere

që u bënë me dallavere

ka formuar komision

revizion mbi komision

 

Kush n’dritare kush në derë

do të ik edhe këtë herë

batërdi gjithkund poterë

krejt samiti mori erë

 

Biri i bushtrës një qenush

zemra e tij hi e prush

me qenushen diku n’rrush

sikur zorra nëpër prush

s’dëshiron ta shohë askush

mos t’shkojë si qeni n’rrush

 

Në gojë banane një majmun

e gëlltit si një samun

shkumon f’tyrën me sapun

ndaj samitit është imun

s’e ha djathin për sapun

 

Midis mali mbi kotec

lakuriq si dordolec

pesë para s’i jep një kec

 

S’dëshiron të jetë kasnec

as për gjel as për mistrec

as s’i hahet as s’i pihet

s’i punohet as i rrihet

 

Sa herë cjapin e zatet

dhia bishtin thik përpjetë

kjo bishtdredhur torollake

shtat e faqe topolake

 

Kali i kuq e ka një huq

edhe mizën nën kapuç

se një shekull i shkoi huq

sikur pula mbetur këlluç

 

Në foltore një sorrëshkinë

shkon e kthehet në dy stinë

pa u testuar në karantinë

vetë krekoset me origjinë

s’di të gatuajë bukë me kore

asnjë punë s’i shkon për dore

edhe thotë se është hyjnore

kokërr drithi nuk lë në arë

as për bukë e as për farë

skrajë të gjallë s’lë n’ugar

 

Tok me motrën një laraskë

kurrë në jetë s’u la në vaskë

me surratin gjithë nën maskë

përmbys djepin la n’Alaskë

 

Pa revole pa dyfek

verë e dimër pa jelek

një lejlek me fodullëk

çdo fjali n’kuvend e ndjek

çdo gjë i duket gomarllëk

 

Gjatë seancave të samitit

sekush mishit kush simitit

sekush thumbit kush patkoit

sekush mollës e kush ftoit

sekush kthetrash e kush thoit

kush me gotë kush me shishe

me ryshfete me bakshishe

si lavë ujqish dac e mi

hanë meze e pinë raki

ç’lukuni dhe ç’zogori

mbarë samiti në batërdi

 

Befas vjen një dallëndyshe

krejt vendimet i kthen ndryshe

 

Xhamadanin hiç pa mëngë

pa një euro pa një frangë

gjithë anëtarëve në falangë

që pa leje gjuajnë drangë

turizinjve me faqe danga

u hedh rrjetin merimanga

këmbë-duar u vë n’pranga

 

Morri qorr del n’oborr

pa e mbjell fjalën e korr

ende jam i moçmi horri

tjetër mbjell tjetër korri

nuk jam plesht por jam morr

humb më ka udha n’oborr

 

Poni i vogël është pagan

me jaranesha luan jaran

për gorillën s’i jep pesë pare

herë pi kaçak herë cigare

 

me kokë zgjatur flet xhirafa

mrekullueshëm shërben qafa

kush e ka qafën shumë t’gjatë

sheh gjithçka dhe n’mesnatë

sheh hamshorin me kravatë

gjerë e gjatë shtrirë në shtrat

nuk ndodh shpesh veç për natë

 

Qafa ka dhe të mira tjera

këtij samitit ç'i vjen era

 

Ngjitet zvarrë n’shesh një boll’

faqezezë dhe me bel të hollë

as dy ditë s’i ka bërë shkollë

luan tenis dhe luan tombol

me cigare bishtin fjollë

 

Veç dy fjalë i kam moj krushkë

kur pjell mushka s’qitet pushkë

 

Kryeneç diku pas dushku

këmbët në baltë kryemushku

i pa tundur kurrë nga krushku

asnjëherë nuk del nga dushku

 

I ka zbritur pelës nga bishti

edhe sot ç’po i kruhet gishti

 

koka e mjerë i ka marrë erë

ëndërr dimri sheh në verë

ngase i polli pela në derë

 

Një kokot një don kishot

i kurdisur dje dhe sot

pa buzëqeshje e pa lot

sanço panço kërkon kot

pa pagesë nuk e gjen dot

këngën e djeshme këndon sot

 

Pa pikë ashti mish as gjak

vetë vërtitet mbi oxhak

 

Nuk është vetëm ky kokosh

vëllanë kodosh e ka mbi kosh

xhingla-mingla fjalët bosh

kënga e tij s’vlen pesë grosh

 

E lë shpirti për oriz

e mundon njaj sifiliz

 

Edhe dreri me një sutë

hiç pa marre hiç pa tutë

dashurohet në një skutë

gazi i botës pa lahutë

kur belaja e zë bizonin

vrik e vrik nxjerr jataganin

midis zjarri e fut jaranin

në betejë seç e bën namin

për një plesht djeg jorganin

 

Korb katran një xherah

nat’e dit’me stupc n’krah

anembanë botës gjithkah

shallvarecub n’kokë qylah

seç e lëshon shpirti për gjah

 

Ky despot që bën komplot

dje tiran por xhelat sot

meqë miu s’ia bren pallën

nga askush s’e luan qepallën

 

N’seancë t’fundit në samit

diskutohet vetëm për simit

maskë mbi maskë një bandit

vendos bomba dhe dinamit

që t’u mbesë simitja në fyt

 

Me acarin dhe shtrëngatën

dikush natën sjell dhuratën

kalë prej druri nga lashtësia

mirë të luhet tragjedia

hashter neshter ujku e dhia

nuk e dinë ku është sh’pia

 

Mështjerrë zeza me të zeza

ditë e natë me një mëzat

pa kurorë fle në shtrat                           

herë pi bozë herë limonadë

nuk është ngushtë për serenadë

 

Një ogiç me shumë armiq

për deledash s’mërzitet hiç

del në mejdan me një kërriç

s’njeh drejtësi nuk njeh gjyq

shumë iriq i ka bërë miq

 

Dhe teraku nga meraku

dashurinë e bën si plaku

simpatitë i vijnë te praku

ku prek ai aty del gjaku             

 

Derri i egër nuk zë vend                                                                 

minë pas mine vë në’kuvend

vetë xhungla ta mbajë mend

me çdo kusht t’dështojë samiti

hi e pluhur të bëhet simiti

 

Kjo anije pa timon

midis stuhish në oqean

pa busull e pa fener

pa dritare askund derë                             

pa kulturë e pa bonton

kush s’e di se kah po shkon


 

 

           

           NEBIH BUNJAKU

 

Është nga Poliçka e Dardanës. Ciklin e ulët të fillores e kreu në vendlindje, tetëvjeçaren në Malishevë, të mesmen në Gjilan, kurse studimet në Prishtinë. Si student ka filluar karrierën e tij pedagogjike. Fillimisht punoi në shkollën fillore në Banjën e Sjarinës, pastaj në gjimnazin e Dardanës, në shkollën teknike të Gjilanit, në shkollën fillore të Banullës - Gllogofcit, në  gjimnazin e Lypjanit, në shkollën teknike të Kastriotit.

     Që nga viti 1993 punon në gjimnazin “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Një mandat ishte drejtor i këtij gjimnazi. Ka botuar këto vëllime me poezi: Dalje nga balada 1994, Gramatikë zemre 2004, Terapia e dashurisë 2005, Një samit për një simit (poemë satirike) 2007 dhe Prushimë buzësh 2008.

     Ky është libri i gjashtë.

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkëkohorë (WPS)“ si dhe kryetar i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” - Dega në Kosovë.

    Jeton në Prishtinë.

 


Agim Gashi, rapsod e mësues
Agim Gashi, rapsod e mësues
Shkoqitje
 

Disa aspekte të epikës historike

në këngët popullore shqiptare
/Figura e gruas shqiptare në këto këngë dhe aspekte të tjera/


 

Nga Agim Gashi

 

Me një fond shumë të madh këngësh, të krijuara e të ruajtura brez pas brezi si lapidar kujtimi, epika historike popullore shqiptare, është padyshim një pasuri e madhe kombëtare.

Me vlerat e shumta kjo është një dëshmi e gjallë e së kaluarës së popullit tonë, e jetës  plot peripeci, e vuajtjeve nën sundimet e huaja, e baticave e zbaticave që përpëlitën shqiptarin ndër shekuj, me një synim për një të ardhme më të mirë. Këto këngë në të shumtën e rasteve zëvendësuan atë zbrazësi të kronikave luftarake, mungesën e shkrimeve shkencore, që zakonisht përcillen në momente të caktuara, duke lozur një rol të posaçëm në ruajtjen e kujtimeve të shtrenjta për sakrificën e madhe të popullit, për luftërat e betejat, për luftërat që u bënë fli, duke rënë në altarin e lirisë e duke treguar heroizma për ruajtjen e atdheut e qenies kombëtare.

Trashëgiminë që na e lanë këngëtarët popullor, vlerësuar sipas këngëve, duket sheshit se përcollën hap pas hapi të gjitha ndodhitë e vogla e të mëdha, individuale e kolektive dhe në këto kohëra. Ata kënduan për historinë tonë të lavdishme; kënduan për çdo lëvizje çlirimtare dhe çdo synim a përpjekje të vërsuljeve në atdheun e popullin tonë. Dhe tani me zellin e këtyre këngëtarëve, ne do të njohim të gjitha virtytet e veset e popullit, psikologjinë e tij, shpirtin luftarak e liridashës, do ta njohim njeriun tonë në tërësi, moralin e lartë njerëzor që është gjithherë i gatshëm të vihet në ballë të atdheut e të bjerë theror për truallin e tij.

Nga kjo lëndë e pasur do të mësojmë për luftërat e popullit shqiptar, që gjithmonë patën karakter çlirimtar e mbrojtës; fitimin e lirisë dhe ruajtjen e saj. Këngët e tilla na kujtojnë në moralin e lartë luftarak, luftërat e drejta për çlirimin kombëtar edhe pse përndryshe këngët na kujtojnë, jo vetëm numrin e ushtarëve armiq që vërsuleshin kundër nesh, por edhe armatimin e tyre shumë herë më të madh, e kur dimë se populli ynë kishte vetëm sëpata e hanxharë, me dyfek e fishek në xhep, por edhe moral e ideal të ngritur, siç thotë edhe kënga: /"Me tre vetë luftën e nisi,/ si me kanë Misirlija,/ Avlla Aga, Kahremani,/ Zanin ja njeu Rumelija"./ Këngët tona historike karakterizohen nga përshkrimi real, qoftë i luftëtarëve tanë, qoftë atyre të armikut, duke formuar një tablo mjaft bindëse dhe duke na vënë përpara skenave që na duken njëmend se jemi duke i parë e përjetuar.
Këngëtari popullor me një filozofi të rrallë shfrytëzon figurat tona legjendare siç ishte ajo e Skënderbeut, ku heroizmat e mëdha të tija u bënë shëmbëlltyrë e luftëtarëve shqiptarë, të cilët hynin në beteja me vetëdijen e lartë se janë stërnipërit e Skënderbeut, apo të Teutës e Agronit, sepse kjo ua shtonte fuqitë morale e i bënte guximtarë të rrallë. Ose ka raste kur në këto këngë përmenden edhe fytyra të tjera si p.sh.: /"Me gajret po na vjen deka,/ do t´bajmë luftë si Tuçi e Leka/ me u knu n´kangë si u knu Gjin Leka"/. Por ka raste kur këngëtari u jep vullnet luftëtarëve, duke marrë si cytje fjalët e prindërve ose motrave e grave dhe këtu ndeshim këso vargje kur i jati i thotë të birit: /"Qindro djal, ban gajret/ do t´këndojmë për shumë vjet"/.

Në epiken tonë popullore historike, si virtyt i lartë moral e veçori pozitive e popullit tonë në kuadrin e marrëdhënieve kombëtare, një vend me rëndësi zë edhe BESA. Këngëtari e vë në pah për bukuri, por siç dihet edhe historikisht, shqiptarët niseshin në luftëra të përgjakshme, të lidhur me besa-besë, e kjo ndihmonte për mrekulli, mbasi duke e ditur se besa nuk thyhet, pavarësisht nga sakrificat që ndonjëherë duhej bërë në raste konkrete, binin në beteja me hove më të mëdha kundër armiqve. Pos kësaj vihej re edhe vargu: „Neve jemi shqiptarë" , moto kjo që nxit ndjenjën e pastër patriotike e që lidhet ngushtë me besën e dhënë. Por kjo kishte edhe për qëllim dhënien e një kushtrimi për ngritjen e ndjenjës kombëtare ndaj atyre që e ndjenin veten si turq, grekër a diç tjetër, mbasi që fare qartë dihet se sundimtarët e ndryshëm kishin bërë ç´mos që në gjirin e popullit tonë të fusin ndasinë fetare, të identifikuar me elementin kombëtar për të na përçarë. E tani edhe njeriu më i thjeshtë e kishte kuptuar tradhtinë e ndytë që bëhej kundër tij nga ana e robëruesve të atdheut. Andaj krenaria e luftëtarit shqiptar e vetëdijesuar për qenien e tij, bëhej më e zjarrtë e hidhej në luftëra me hove edhe më të mëdha.
Një spikamë të posaçme e me rëndësi e japin edhe këngët të cilat pasqyrojnë botën femërore: të nënës dhe gruas, në rolet pozitive që lozin ato, qoftë në edukimin e trimave për ta dashur atdheun e për tu flijuar në ballë të tij, qoftë në pjesëmarrjen aktive në proceset luftarake. Sipas këtyre këngëve, vend të posaçëm i lihet nënës, e cila e kishte barrën e edukimit të luftëtarëve e patriotëve, por në raste konkrete edhe të flijohet siç na e përshkruan edhe kënga: „/Mic Sokoli n´dy tagana, /Udha e mbarë, m´i ka thanë nana!/ Lufto bir Ti për Shqipni,/ mos i len turqit me hi;/ n´koftë nevoja vi me ty /.

Kishte me mijëra nëna të këtilla shqiptare, disa prej të cilave këngëtarët u kushtuan vargje të bukura e të rralla, siç ishte rasti me nënën e Deli Pjetrit të shtatë shaljanët, Nëna e Tuçit, ajo e Rexhep Gashit nga Gjakova, e Jusuf Gërvallës etj. Por ne do të marrim shembullin e nënave të Preshevës që i nisin djemtë në luftën e Vrajës duke i kujtuar:"/Për këtë ditë u kena rritë,/ burrat s´ban me u koritë"/. Mirëpo në epin tonë, nëna luan edhe role të tjera, e në fytyrat e luftëtarëve tanë e para syve të tyre gjithherë ishte nëna; kur ndjenin lodhje „Oh nanë", kur kishin dhimbje nga plagët e marra „Oh nanë", apo para vdekjes ua linin amanetin e tyre pikërisht nënave, duke i porositur ato që të mos qajnë apo edhe duke ua lënë amanet armët e brezit. Ka raste edhe shumë prekëse kur ua lënë amanet shokëve, që për vdekjen e të birit, nënës ti tregojnë ngadalë, siç është rasti me këngën e Jusuf Rexhës: „/Eu, po ua la ni amanet,/ ni qoft se dvet nana për mue,/ Thuj Jusufi te daja t´ka shkue. / Pra, ni dvet nana opet,/ Thuni e mur gjakun e babës t´vet"/.
Të dhënat historike vazhdimisht përkojnë me ciklin e këngëve, edhe pse nganjëherë vërejmë idealizmin në të përshkruarit e fytyrave të ndryshme ku rol vendimtar ka nëna. Mund të marrim shembull kur dashuria e popullit ishte mishërua në strategun e luftëtarin Ali Pashë Tepelenën, ku skalitet për bukuri profili luftarak i këtij pashai, këtij „gjarpri" që drodhi dhenë, ku tani këngëtari i drejtohet nënës së Ali Pashajt: „/Hanko pash e Hanko nuer?/ Hanko kur polle Alinë,/ ndriti bota vetëtimë!/ Ali pashë Tepelenë,/ gjarpri që piu dhenë!/ Bëri fet gjithë Morenë!"/.

Pothuaj në të gjitha ciklet e këngëve fytyra e nënës zë një vend të dendur por është me rëndësi se si skalitet në ciklin e këngëve të kaçakëve, kur ajo është plot kujdes për të birin; i frikësohet vdekjes së tij dhe nuk dëshiron që i biri i saj të tregoj dobësi. Përkundrazi, e do birin trim dhe dëshiron t´ja ndjejë gajretin. Te kënga „Luftë po ban Rexhep Trimi", nëna na paraqitet me të gjitha virtytet e nënës shqiptare; ajo duket krenare për birin e saj që di të luftoj me heroizëm dhe që vetveten e shpaguan për disa herë, prandaj çka tjetër pos: „Hallall bir, të kofshin gjinjtë!" E tillë është edhe e ëma e Tuçit te kënga "Leka mbush e Tuçi qit" ku fare nuk vërehet frika për vdekjen e të birit, por brenga se:"Zot, a ka Tuçi fishekë?"

Sa i përket femrës si faktor i rëndësishëm i ndërtimit të shoqërisë, ruajtjes së traditave, moralit por edhe si luftëtare e denjë për liri, ka cikël këngësh të bukura që epika jonë i ruan me besnikëri qysh prej kohës së Skënderbeut. Dihet mirëfilli se këngët për Skënderbeun i pari i shënoi De Rada nga arbëreshët që jetojnë në Itali dhe i botoi në përmbledhjen „Rapsoditë e një poemi shqiptar", qe mërgimtarët e Italisë i ruajtën më lehtë, mbasi atje nuk shkeli këmba e turkut. Për dashurinë që kishte populli për këtë figurë legjendare më së miri e përshkruan M. Barleti në: „Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut" ku thotë: „Fytyra e Kastriotit ishte ngulitur aq fort në mendjen e secilit dhe emri e mbretëria e tij ishte skalitur aq thellë në gjokset e të gjithëve, saqë do të ishte më lehtë, siç thonë, t´i çkulje nga duart e Herkulit topuzin, se sa të fshije, nga zemrat e zjarrta të vegjëlisë, dashamirësinë dhe dashurinë për Skënderbeun".Andaj nuk është e rastit që nënat tona u thoshin bijve të tyre:"Mendo bir ti Skënderbenë". Këngëtari ynë përcillte çdo akt të fatosit tonë, madje edhe në jetën e rëndomtë, në martesë si te kënga „Martesa e Skënderbeut" ku me një kënaqësi evokon deklaratën:"/Shqipëtare un e due,/ si nga gjuha e nga zakone", e deri te kënga: „E motra e Skënderbeut". Ndërsa sa i përket trimërisë së femrës shqiptare si luftëtare ka me mija shembuj, por ne do të marrim shembull këngën "Gjorgj Golemi" ku i këndohet Gjorgj Arianit Golem Komnen Topisë, zot i Labërisë, Shpatit, Mokrës dhe i Çermenikës, vjehrrit të Skënderbeut, i cili edhe pas vdekjes së kreshnikut tonë, vazhdoi rezistencën kundër turqve. Njëherë kur ai nuk ishte në Sopot, turqit ishin lajmëruar për këtë, sulmojnë, por nuk ndahen me nderë, sepse femrat shqiptare, sopotaret, rrokin shtizat, rrokin shpatat e rrokën thikat dhe:" /Na do rrimë e të luftojmë,/ Gjergj Golemin se turpërojmë"/ thanë ato dhe luftuan, e kënga mbeti gjallë deri në ditët tona, sepse qëndresa e femrës shqiptare në këtë gjakderdhje të madhe ishte shembullore. Ose, është e njohur gjakderdhja shumë e madhe në Grykën e Kaçanikut kur komandanti famëkeq Shefqet Durgut Pasha më 11-13 Maj 1910 sulmon me 70.000 ushtarë. Me këtë rast bëhet kënga „Robt e gjallë nuk muj mej dhanë" ku përshkruhen disa tablo e momente interesante të operacioneve luftarake e posaçërisht na kujton se bota femërore shqiptare ishte shumë aktive:"Kaçaniku e paska lshue,/ kur ka ba me u farue,/ dul Kosova burrë e grue"/.

Rol të rëndësishëm në këngët e tilla zë vend edhe motra. Ajo shihet duke i ndihmuar vëllait, duke nxjerrë hak për vëllanë sidomos kur vëllai ose vëllezërit janë të tradhtuar, e këtë më së miri e përshkruan kënga „Halili e Mustafa" ku tradhtia që u bëhet Halilit e Mustafës nga ana e Bejta Sylës kur këta ia dorëzon Ibrahim Pashë Bushatit, motra Hajrija pa ngurrim hakmerret: /"Kur ja vuna pushkën burrit,/ si t´i nxjerrësh vëllaznit burgut!/ Kur ja vuna thikën djalit,/ si t´i nxjerrkësh sytë e ballit!"/

Por me rëndësi është të ceket se këto nëna, motra e gra shpesh herë ranë në kujë e vajtime për bijtë, vëllezërit e burrat e rënë në arenat e luftërave, por më i dhimbshëm ishte vaji e kuja për bijtë tanë që binin theror për mbrojtjen e interesave të huaja siç përshkruan edhe kënga „Ju nizamët e shqiptarisë". Kjo këngë njëmend na bënë një sintezë të gjendjes së vështirë, e cila ishte krijuar në këtë periudhë historike për djelmëninë shqiptare, se, si nizamë të Turqisë, gjendje kjo që për pasojë u kishte sjellë shumë të zeza nënave e grave shqiptare, sepse:"/Shumë nana ka mbetë pa djal,/ shumë motra kanë mbetë pa vlla,/ jau kann lanë nuset pa marrë"/ etj. Ose i kohës më të re e në vorbullën e ngjarjeve të mëdha të prishjes së Jugosllavisë kur populli shqiptar doli me kërkesa të hapta për pavarësi, dhe kur këto kërkesa patën jehonë të madhe jo vetëm në ngritjen e vetëdijes kombëtare, por edhe në arenën ndërkombëtare filloi të flitet për Kosovën, shumë djem shqiptarë, që shërbenin në ushtrinë Jugosllave, ktheheshin në arka. Këtë më së miri e përshkruan kënga:"Kah po e qojnë atë kufomë", ku thuhet: „/Cila nanë ka mbetë pa djalë?/ Dëshmor Kosovës me ja falë!/ Cilat motra po mbajnë zi?/ Se ua vranë vëllaun n’ushtri!"
Këngët popullore historike te shqiptarët kujtojnë jo vetëm rezistencën e një populli për ruajtjen e ekzistencës, por përshkruajnë edhe vuajtje të panumërta, mall për familje, farefis e atdhe, keqtrajtimet që bënin në ta të huajt, kur rekrutonin me dhunë si turqit ashtu edhe serbët, poshtërimet që ua bënin atyre, por edhe durimin e matur të shqiptarit që kur e ka prekur aty ku vritet morali dhe ndërgjegjja e tij, më nuk ka pasur vend durimi. Një këngë e tillë është edhe "Arif Sinani nji djal i ri" ku shihet qartë se sa mund të duron shqiptari: "-Kur ma shajke babën mu,/n´vend t´zabitit e kam durue,/ kur ma shajke nonën mue,/n´vend të babës e kam durue./ Kur ma shajke motrën mue,/ n´vend të dhëndrit e kam durue./ Kur ma shajke gruan mue,/Përte atyhi s´pata ku me shkue".

Këngëtari ynë me mjeshtri individualizon figurën e femrës shqiptare dhe na mëson se ajo vërtetë ishte e ndershme, e vendosur, luftëtare e pa kompromis. Morali qëndronte më lartë se çdo epërsi tjetër. Egërsia hakmarrëse dhe egërsia e ndjekjeve të aparatit shtetëror dhe e spiunëve të tyre e tradhtarëve ngjyrash të ndryshme, nuk mund ta poshtëronin studenten e viteve ´81 që me masa drakonike hynë në konviktet e tyre. Ajo tani nuk përkulej as para çizmes së Nipollë Lubiçiqit e as para taksave të tij. Më kot thuhej në propagandën armike se pjesëmarrësit e demonstratave të ´81-shit ishin "huligan" e nxënës të dobët. Këngëtari me besnikëri përshkruan të kundërtën në këngën për këto demonstrata ku: "Ja një shembull të vërtetë/ për një vajzë si luaneshë./ Ishte e re e studenteshë,/ mi tank të shkaut hipte mbi,/ mirë vendos flamurin kuq e zi./ Oficeri me revole n´dorë,/ i bie vashës në krahnorë,/ i ra "Indeksi" i kishte dhjeta!/ Kjo ishte pra e vërteta". Dhe e vërteta tregohej me vetë qëndrimin heroik të gruas shqiptare edhe në tortura më çnjerëzore, edhe para gjykatoreve armike, por edhe qëndrimi i denjë në burgjet e ish Jugosllavisë.
Duke u ruajtur me dinjitet nga çnjerëzimet, që donte t´i bënte armiku dhe disa tradhtarë shqiptarë vegla të armikut, këngëtari përshkruan bukur shfrytëzimet e paskrupullta që bëheshin në popull. Ja heq maskën fort bukur kënga "Tre haraç për nji vjet", e cila këngë reflekton fatkeqësinë e një familje shkodrane së cilës turqit ja kishin vënë syrin për t´ja marrë një vajzë të bukur, e për t´ia dalë kësaj në krye më mirë e rëndonin me shumë haraç, dhe:"Në të parin-o haraç,/ shiti arën të pa korrë;/ në të dytin-o haraç shiti grigjën me kumbonë;/ në të tretin-o haraç,/qiti vashën-o në treg!" Përndryshe, motivi i imoralitetit, i jetës së shfrenuar të disa tradhtarë shqiptarë u pasqyrua edhe më mirë në këngën " Halit Gashi nji djal i ri" ku Beçir Aga i Vushtrrisë ja kërkon motrën Hajri, Halit Gashit "soll si i ka dy sytë e zi", e mandej t´ja sjell në shtëpi. Ky kushtëzim për një copë tokë çipçi qe i rëndë për Halit Gashin, i cili e ndjen në shpirt fyerjen e përuljen. Prandaj, për malësorin tonë nderi qëndron më larte se gjendja e vështirë ekonomike, për çka pason një skenë e cila përkon mjaft me mentalitetin e njeriut tonë:" N´cilën tokë m´shtje çipçi?/ Ta kam pru motrën Hajri!/ I ra sipëri gjashtë herë allti./ Qekjo asht motra Hajri,/ si ti ka dy sytë e zi.../ Rrotulloje e merre n´gji!" Këngë të tilla me tematikë historike e dokumentare ka me mija. Për të mos hyrë në detaje, po përmendim të lavdishmen Norën e Kelmendit, e cila për ta ruajtur nderin bie nga shpatijet e larta për të vdekur beqareshë. Ndërsa, do të ishte mangësi të mos e përmend edhe Shote Galicën, e cila me trimërinë e saj në luftëra me serbët dridhte Ballkanin; Ibe Palikuqin,Ganimete Terbeshun, Marije Shllakun, e shumë e shumë vasha, nëna, gra e motra, që ranë në altarin e lirisë e për të arritur në ditët e sotme kur ranë përsëri Nurije Zeka, Ylfete Humolli, Shukrije Obertinca, Xheva Lladrovci etj. Por, edhe sa do të bijnë, edhe sa këngë do të këndohen për heroizmat e femrës sonë, e cila nëpër shekuj hyri në histori, mbetet të shihet?!! Kosova e fitoi një liri të brishtë, Medvegja, Bujanovci e Presheva akoma janë nën kthetrat e Serbisë, ndërsa e njëjta zbaton akoma të ashtuquajturin presion permanent, i cili shprehet me ndarjen e Mitrovicës e disa lokaliteteve tjera gjë që është e mundshme edhe një luftë e re në Ballkan ku sigurisht do ta keqësoj gjendjen edhe ashtu të pa lakmueshme të shqiptarëve.

Terrore të tilla njihen edhe në të kaluarën jo fort të largët e sidomos në luftën e parë ballkanike, kur ushtria dhe xhandarmëria malazeze në Dukagjin, bën terror që nuk mbahet mend, duke u përpjekur që shqiptarëve t´ua ndërrojë fenë. Në këtë aksion për të zi u dallua Sava Llazareviq-Batarja me xhandarët e tij. Për këtë rast një studiues ynë në "Përparimi" nr. 4/1970 shkruan:"Ajo që godiste më së shumti shqiptarët e Kosovës është padyshim politika e kolonizimit të banorëve serbë nga viset e tjera. Sipas ligjës së vitit 1931 shqiptarëve u është marr toka më pjellore dhe ajo u jepej kolonistëve. Kjo gjë i godiste interesat jetësore të fshatarëve të varfër, të cilët mbesin pa mjete të ekzistencës". Këngëtarit popullor i dhemb kjo, pse ishte një goditje e idhët për popullin tonë dhe këtë e pasqyron përmes këngëve me ngjyra më të vrazhda, ashtu siç ishte vet e vërteta: "Jo-o Shumanjoku, o n´Tumrovi,/ naj kan marrë tokat bitevi,/ Ka dy shpi-o poj bojnë ni shpi!" (Bec Sinani qaj djal i ri). Pra përpjekja e Serbisë që ti shpërngulë shqiptarët nga Kosova dhe Reforma Agrare e vitit 1938 ishin përpjekje për zhdukjen tonë nga trojet etnike. Ndonëse reforma qe zbatuar me forcë, duke ua marrë shqiptarëve tokat e duke ua dhënë kolonistëve që këto toka i punonin shqiptarët prapë përgjysmë. Shpërngulja hasi në rezistencë shembullore, jo vetëm nga popullata shqiptare së cilës gjoja i qenë ofruar kushte shumë të favorshme në Turqi, por edhe nga deputetët shqiptarë, ndër të cilët u nda me shej Ramë Bllaca nga Bllaca e Sufrekës (Therandës) për çka edhe i këndohet: "N´Beligrad shkon ky zog shqiptari,/ s´po troket, hyn te krajli!/ Shkyn vendimin ja ban copa,/ po çuditet tanë Evropa!/ Ja ka prishë krajlit planin;/ se shqiptarët se lëshojnë vatanin!"

Do të ishte një mangësi e këtij shkrimi, po të mos i shënojmë edhe disa kuadro këngësh për pajtimin e gjaqeve në Kosovë e vise të tjera etnike. Dihet mirëfilli, se viti më frytdhënës, më i organizuari e më stabili në ngritjen e vetëdijes kombëtare, në historinë tonë, ishte Viti i pajtimeve. Këso aksione njihen edhe në të kaluarën: në kohën e Teutës pas vdekjes së Agronit, në Kohën e Skënderbeut me kuvendin e Lezhës, në Verrat e Llukës etj.

Po aksioni i pajtimeve në kohë e në moment, ngriti në këmbë të madh e të vogël: burra e gra, pleq e plaka, intelektualë e katundarë, bujq e xehetarë dhe: "Kudo valle e burrnisë,/ s´mbante mend toka e Arbnisë!" Padyshim, heronjtë e këtij viti ishin ata që falnin gjaqet: "Ai që shtrinë dorën t´pajtimit,/ ashtë burrë-burri, e trim i trimit!" Por, fytyra e plakut të urtë Anton Çettës i dha karakter gjithëkombëtar këtij aksioni, që rinia me vetëdije të plotë e futi në ballë të aksionit; sepse Anton Çetta ishte një plak i urtë, i dashur për të gjithë; simbol i rezistencës sonë, e njëherit edhe ndër njohësit më të mirë të dokeve e zakoneve tona, njohës i mirë i mentalitetit tonë, dhe për këtë i këndohej: "Filloi punën me i falë gjaqet,/ e me i gëzu n´Kosovë konaqet". Fjala e tij e urtë bënte për vete çdo kënd, andaj pa ngurrim falnin gjaqet e bijve e të afërmve të tyre burra e gra. Gruaja shqiptare prapë ishte në qendër të vëmendjes: "Kur Burrnesha shtrinte dor´ ,/ Lëkundej bjeshka bashkë me borë!/ Dridhej mali e l´kundej vërrija/ n´bark të nanës gëzohej fëmija!"

Vdekja e plakut Anton Çetta ishte dhimbje e madhe për të gjithë. Në ditën e varrimit të kësaj figure kombëtare, ishte shpallur ditë zie në Kosovë, e në ceremoninë e varrimit marrin pjesë mijëra e mijëra shqiptarë. Ndërsa, poeti Faruk Tasholli shkruan tekstin e këngës më të bukur të tij, e pikërisht që i kushtohet amanetit të plakut tonë:" Flet Prizreni e l´shon kushtrim, / Me shumë mall e me gjëmim,/ Njaj shqiptar që e shkel besën/ Ma ka vra n´vorr Anton Çetten".

Vend të posaçëm në këngët epike historike zënë edhe këngët më të reja të luftës së shenjtë për liri, luftë e cila mori shumë viktima, qiti në sipërfaqe heronj e heroina të reja, hapi faqe të lavdishme të historisë sonë. Kjo luftë si e pabarabartë me armikun më të egër që patën ndonjëherë shqiptarët, shkaktoi shumë plagë të rënda sepse ishte një luftë e ndytë, me egzod të pa parë, me kallje të shtëpive, me masakrime e dhunime të cilat i shkaktuan bandat serbo-çetnike të Arkanit e të ushtrisë serbo-jugosllave. Mirëpo, heroizmi i shqiptarëve në luftë për liri ngriti në këmbë tërë botën demokratike e sidomos Amerikën dhe popullin amerikan të cilët të parët iu bënë krah popullit tonë dhe UÇK-së, ushtri kjo e dalë nga gjiri i popullit. Komandantët trima si Adem Jashari, Agim Ramadani, Fehmi Lladrovci me gruan Xhevën etj., nuk do të harrohen kurrë as nga populli e as nga këngëtarët tanë që me përpikëri vështruan ngjarjet e luftës si në Prekaz, Deçan, Reçak, Bllacë, Kukës, Tropojë, Llapashticë, etj. Kronikat e luftës mundësuan që këngëtarët tanë me besnikëri t’i shënojnë ngjarjet, të krijojnë këngë të reja për ti bërë të pavdekshëm të gjithë ata që u flijuan në altarin e lirisë e deri te falënderimi i të gjithë atyre që ndihmuan në këtë luftë siç është NATO-ja dhe aleatët e saj.

Padyshim, fillimin e luftës e bënë Adem Jashari me familjen e tij ku këtë fillim të kësaj dasme të madhe kënga e përshkruan në këtë mënyrë: " Korba t´zi po vijnë prej qiellit,/ E kanë zanë rrezen e diellit./ E kanë mësye Qyqavicën,/ Rrafsh me tokë me ba Drenicën". Edhe pse të pabarabartë në armatim dhe në ushtarë, në shprehje vinte morali i fortë dhe dashuria e madhe për dëbimin e armikut nga këto vatra. Andaj Serbia në luftën e Prekazit ndahet e pa nderë , sepse:" N´Drenicë trima lind prapë Shqipnija/ Kamer Losha, Ahmet Delija,/ Lindin trimat të grykë e pushkës/ Që mi ngjajnë Shaban Polluzhës". Padyshim Prekazi dhe Drenica gjithherë ishin fortifikatë e fortë e njëherit pushkë e ngrehur për armikun, andaj edhe këngëtari nuk i mbetet borxh duke ia dhuruar vargjet:" Ç´po trazohet keq Beligradi,/ Ma ka shkelë fytin Prekazi,/ Njëqind vjet dridhet Kralica/ S´po ma ndal pushkën Drenica". Nga ky moment lufta përhapej me të madhe, për t´u kurorëzuar me një ushtri të vërtetë me vasha e djelmosha shqiptarë të cilët lëshonin vendet e punës, lenin familjet e veta në Amerikë, Gjermani, Zvicër e Australi dhe suleshin në frontin e luftës. Pastaj fshatarë e intelektualë nga të gjitha viset etnike shqiptare, studentë e mësues, mjek e infermier, vetëm e vetëm që sa më parë të rreshtoheshin në radhët e UÇK-së për të vdekur për një të ardhme më të lumtur. Këngëtari ynë edhe këtë rast e shënon kështu:" Qyqavicës o n´ato male,/ Zbret ushtria çlirimtare/ Zbret ushtria e fort si guri,/ Djem Kosove zemër burri". Mirëpo, ushtria jugosllave e bandat tjera të Serbisë në pamundësi të hakmerreshin për humbjet që u shkaktonin luftëtarët trima shqiptarë, bënin masakra të pa para në popullatën civile dhe ishte i arsyeshëm një egzod i pa parë në historinë shqiptarë. Me këtë rast nuk mungoi solidariteti i madh i shqiptarëve të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi e kudo tjetër. Kjo dukuri e përshkruhet me vargjet në vijim:" Dorë e zezë plagon Arbninë/ Karvanët sapo mbërrin,/ Me t´plagosun gra e fmi/ E kan msy nanën Shqipni." Dhe turmat e para të ikurish u lajmëruan në veri të Shqipërisë ku për mikpritjen e ofruar pasojnë vargjet: "Eni vllazën eni motra,/ Se nuk jeni ju të huej,/ Bukë e kryp e zemër t´bardhë/ Qet Tropoja n´sofrën tuej". Ndërsa luftëtarët shqiptarë të UÇK-së mikpritjen tropojane e përshkruajnë me vargjet e këngës:"Ah Tropojë, Tropojë e vjetër/ Prite, prite gjakun tim,/ Ç´po më pret me atë fllad bjeshke/ M´i merr plagët n´ledhatim", dhe pastaj " Vij pushoj në prehrin tand,/ Pak cigares ia dredh tymin,/ I ngjesh armët marshoj malit/ Krah i bahem Dukagjinit./ Me atë frymë të Mic Sokolit/ Me atë za të Smajl Hysenit,/ Më jep gjak me ujë t´Valbonës/ Më jep forcë me ujë t´Shkëlzenit".
Padyshim se kjo luftë ishte epopeja më e lavdishme e popullit shqiptar në kohën e re e në fund të milineumit që po e lëmë pas. Ka shumë këngë të bukura që me besnikëri përshkruajnë çdo detal të kësaj lufte, humbjet e fitoret, betejat e vështira ku duhej të ruheshin fëmijët, grat, të plagosurit, pastaj organizimet e mira e të këqija e deri te idealizimi i kësaj lufte me ngjyra politike që në të ardhmen sigurisht se do të dalin sheshit, sepse dihej mirëfilli se luftën e bën bashkimi e jo përçarja. Nga këto përçarje ideologjike me vlera të dyshimta komuniste dalin në shesh grupe të vogla kriminelësh të llojit të tyre,e të shtyrë nga urdhërdhënësit e tyre të pa shpirt, qysh në fillim të luftës vriten gazetari Ali Ukaj, Azem Hajdari dhe ministri i Mbrojtjes së RK-ës kolonel Ahmet Krasniqi. Këngëtari duke e rikujtuar edhe të kaluarën e hidhur se shqiptarët edhe në të kaluarën bënë vrasje të tilla, në këngën për Ahmet Krasniqin ia këndon edhe këto vargje:"Sikur vritet Bajram Curri/,Gjon Serreqi kur thuhet guri,/ Sikur vritet pa i dal fjala, Trimi yne Jusuf Gërvalla". Seria e vrasjeve të dyshimta nuk ndalej edhe gjat luftës por edhe pas mbarimit të saj. Vriteshin njerëzit më të devotshëm të kombit; gazetar, shkrimtar, Komandant të Ushtrisë sonë të Lavdishme bile edhe parlamentar. Andaj këngëtari në këto momente bie në situatë që në emër të Kosovës martire të i lutë të tillet duke thënë:"Qan Kosova e qan me lot,/Ndalnie krimin thotë e mjera,/Mos ma vritni krenarinë,/Mos më mbillni me varre t´reja". Padyshim se me anë të këtyre vrasjeve bëhej një përçarje e madhe në popull që ishte edhe një dëm i madh për ardhmërinë dhe lirinë e posafituar. Këngëtarit i dhemb kjo, andaj me tone të buta iu ep zemër duke i premtuar popullit të posa dalë nga lufta se:"Do t´vijë prapë pranverë shqiptare,/ Porse duhet t´jem unik,/ Tuj i lanë hasmit ndërvete/ Bahemi t´fortë porsi çelik".

Luftën për liri e bënë vashat e djelmoshat të cilët e dinin se Kosova e robëruar është e të gjithëve andaj edhe të gjithë duhet të luftonin, por ishte e ditur se lufta bëhët në shumë fronte sepse është e pa mundur që të gjithë tiu rreken pushkës. Në këtë luftë muarën pjesë fëmijët,nuset e vashat, pleq e plaka,fshatar e intelektual, mërgimtar e miq të tanë. Pa dyshim nderin më të madh e mbajnë ata të cilet ishin ball për ballë me armikun dhe të cilët i thoshn njeri tjetrit: "Mos t´ju dhimbset gjak as jeta/ Sulnju hasmit n´istikam,/ Kur të soset djalë baruti/ Gjuju n´shpinë haje me dhambë". Guximi i shqiptarit edhe në këto raste nuk mungoi, andaj edhe ky mund u kurorëzua me fitoren e lirisë, por normalisht me ndihmën e NATO-os andaj edhe me këtë rast këngëtari ynë gjen vargje falenderimi të kënduara me çifteli, kur nga qielli duken avionët e parë mbi qiellin e Kosovës të nisur:" Që Kosovës t´i ndihmojnë/ Si shqiponja fluturojnë,/ Bombarder të Aleancës,/ Ka urdhnu Baba Klinton". Për këngë të shumta të këtij cikli mbetët që në të ardhmen të merren studjues të Institutit Albanologjik të Tiranës e Prishtinës me qëllim të ruajtjes së këtij thesari kombëtar.

Duke i vështruar këto krijime të bukura të popullit do të kemi një pasqyrë të plotë jo vetëm të femrës shqiptare e figurave të tjera historike, por edhe të etapave të tjera kohore. Përkundër këtyre, pjesa dërmuese e këngëve popullore historike, u thur me një realizëm që përnjëmend edhe ua shton vlerën artistike të tyre. Pasqyrohen ngjarjet me një besnikëri që të mahnit, sepse nuk na parafytyrojnë vetëm fitore të shkëlqyera; fytyra më të ndritshme të historisë sonë kombëtare, por edhe humbje të mëdha, fytyra tradhtarësh, të verbërish e të mashtruarish nga shkelësit e trojeve tona me motivacione të ndryshme-qoftë fetare, krahinore etj. Kjo gjini letrare u bë një kronikë e gjallë ngjarjesh, luftërash, marrëdhëniesh të mira e të këqija, jo vetëm brenda popullit tonë, por edhe me popuj të tjerë me të cilët na lidhi historia.

Dhe kjo krijimtaria e popullit, tani na end nëpër etapat historike si në ekran të filmit; na njeh me ditë të zeza e të bardha të popullit tonë, na njeh me tortura e masakra të pashembullta, rrahje e vrasje, burgime e zhdukje, dhunime e helmime, me dhuna të llojllojshme deri të cenimet e nderit familjar, që ushtruan të tjerët ndaj nesh. Nga kjo epikë, do të mësojmë edhe për rezistencën tonë të vazhdueshme, sakrificat e mëdha që bëri njeriu ynë i ndershëm në altarin e atdheut: burra gra, djem e vajza, pleq e plaka. Nga kjo rezulton, se protagonist i këngëve tona epiko-historike qe i gjithë populli; secili patriot që simbolizoi virtytet më të larta të popullit tonë liridashës.
Epika jonë popullore historike burimin e vet e ka në të pasqyruarit e realitetit, në ushtimën e drejtpërdrejtë të ngjarjeve historike të poetizuara nga këngëtari ynë popullor, i cili duke i kënduar këto vlera nëpër oda burrash, nëpër ndeja, në kremte kombëtare e kudo tjetër, luajti një rol të madh, jo vetëm në ruajtjen e kujtimeve të shtrenjta të historisë sonë të lavdishme, por edhe në edukimin e ndjenjës patriotike të pastër të brezave në kalim.

 


Veprimtaria atdhetare e Arif Hoxhës në shërbim të Shqipërisë Etnike


Nga Abas Fejzullahi


Jetëshkrim i shkurtër

Arifi u lind me 6 tetor 1917, në fshatin Randobravë bashkia e Dardhës së Madhe  (Krushës), aso kohe rrethinë e Prizrenit. I ati Ramadani, në jetën bashkëshortore  me Gjylijen rriten dhe edukuan fëmijët e tyre Arifin, Shabanin dhe Maxhunin, duke kultivuar tek fëmijët e tyre ndjenjat e atdhedashurisë më fisnike për Kosovën Martire si vazhdimsi e traditës familjare Hoxha. 

I ati, Ramadani dashamirë i arsimit në kushtet dhe rrethanat e robrisë, e ila në vazhdimësi rëndonte gjendjen e Kosovës martire në shumë drejtime, si politike dhe ekonomike, 

Arifin dhe Shabanin i dërgoi për të vijuar shkollimin në gjuhën serbokroate në Dardhë të Madhe  (Krushë të Madhe), ku aso kohe ishte bashki  (komunë), në të cilën u hap për herë të parë shkolla katërklasëshe në vitin 1926. Arifi u dallua në mësimnxënie edhepse mësimet zhvilloheshin në gjuhën e okupatorit serbosllav (sepse shkollimi në gjuhën shqipe ishte i ndaluar, kuptohet, për qëllimet strategjike afatgjata serbosllave, të përpunuara në hollësi nga Institutet e ndryshme politiko-ushtarake dhe etnopsikologjike të kishës ortodokse serbe që zhvillonin veprimtarinë e tyre antishqiptare në vazhdimësi, sipas udhëzimeve dhe këshillimeve të elaborateve të ndryshme, si nga Garashanini, Qubrilloviqi, Andriqi etj.)

Edhe mësuesit e tij, kishin vërejtur zgjuarësinë dhe aftësinë e Arifit. E këshillonin Ramadanin që Arifi të vazhdoi shkollimin,  pasi që kishte treguar sukses të shkëlqyer gjatë shkollimit katërvjeçar.

Mirpo, këshillat i shin në shpërputhje me veprimet politike të regjimit serb mbi Kosovën e robëruar dhe krijimin e kushteve gjithnjë e më të rënda për jetesë në përgjithësi e për shkollim në veçanti . Pas kryerjes së shkollimit katërvjeçar, edhe pse Arifi ishte i dalluar në përvetësimin
 e mësimnxënies, s`pati mundësi për ta vazhduar shkollimin.

Veprimtaria

Arifi kreu punë të ndryshme në vendlindjen e tij, si në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë,  por gjithnjë i interesuar për lexim dhe për çështjen kombëtare. 

Me kujdes përcillte rrjedhat e situatës politike aso kohe dhe gjithnjë përvehtësonte përvojë nga i ati, i cili mirrej me ativitete ilegale për çështje kombëtare.

Në Kosovën e robëruar nga pushtuesit serbosllavë në kushte dhe rrethana të rënda si politike dhe ekonomike, në vazhdimësi kanë vepruar shqiptarët në forma dhe mënyra të mundëshme ilegale,  të organizuar për të bërë aq sa ka qenë e mundur për Kosovën e robëruar, e në shumë raste kanë bërë pothuajse edhe të pamunduren, sidomos në qëndresën afatgjate duke u përballur  me të gjitha vështërsitë e imponuara dhe duke mbijetuar! 

Ramadan Hoxha, i ati i Arifit,  kishte krijuar një rrjet lidhjesh me njerëz të besuar  të Hasit përrreth kufirit shqiptaro-shqiptar (i ndarë padrejtësisht sipas Kongresit të Berlinit me 1878,  Konferencës së Londrësme 1913,  dhe të Parisit me 1919, duke copëtuar Shqipërinë Etnike, Kosovën ia dhuruan Serbisë ndërsa Çamërinë Greqisë), për t'iu ndihmuar kalimin ilegal të kufirit shumë atdhetarëve të rrezikuar pas zbulimit  nga regjimi barbar serb!

Kur ishin të rrezikuar grupi prej 50 veprimtarëve për çështjen kombëtare nga Kabashi i Korishit të Prizrenit, Ramadan Hoxha, organizoi kalimin e kufirit përmes njerëzve të besueshëm që i kishte në rrethin e Hasit përrreth kufirit për në Shqipëri. 

 Vlenë për të theksuar se, Arifi deri në ndërrimin e jetës e vazhdoi këtë veprimtari sikurse i ati , në sigurimin dhe kalimin e njerëzve ilegalisht, të cilët ishin të ndjekur dhe rrezikuar si gjithnjë nga  regjimi policoro-ushtarak e barbar serb.  Në vitin 1991 pas vrasjes së komandantit të policisë serbe në Mushtisht, dy të rinjë, njëri nga Mushtishti dhe tjetri nga Bukoshi, Therandë  (Suharekë) nën kujdesin dhe organizimin e Arifit u përcollën për  në Shqipëri.

Deri sa Arifi ishte kryetar i rrethit për Dardhë të Madhe  (Kurshë të Madhe) që aso kohe ishte bashki, merr pjesë si i ftuar në mbledhjen e Kuvendit të Prizrenit organizuar nga regjimi jugosllav me 8, 9 dhe 10 korrik 1945. Por më heret paraprakisht në mënyrë perfide dhe të përgatitur u moren masa siç ishin:

…*Marshali Josip Broz Tito kishte lëshuar urdhërin më 8 shkurt 1945, për vendosjen e pushtetit ushtarak në Kosovë dhe siç arsyetoheshin atëherë «përderisa të mos asgjësohet rezistenca kontrarevolucionare në Kosovë»! Me këtë urdhër, nga posti i komandantit të Shtabit të UNÇ-së për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit, shkarkohet Fadil Hoxha dhe në vend të tij emërohet koloneli Sava Dërleviq…* Duke e përgatitur terrenin për vendimet përfundimtare lidhur me çështjen e Kosovës ashtu siç e kishin planifikuar më parë për t`i pezulluar vendimet e Konferencës së Bujanit ku ishte vendosur, që pas përfundimit të luftës Kosova duhej bashkangjitur Shqipërisë sipas vullnetit të popullit. Në Prishtinë prej 19-24 mars 1945, në sallën e kinemasë (tani salla e kulturës fizike e gjimnazit…) mbahet Konferenca e Këshillit Popullor të Rretheve të Kosovës dhe Metohisë* duke përgatitur terrenin që në Kuvendin e Prizrenit, siç dhe u vendos, me dhunë e kunder vullnetit të popullit shqiptar, që Kosova t`i bashkangjitet Serbisë Federale!

Para se me hy në mbledhje të Kuvendit në Prizren, pati kërcënime dhe sygjerime direkte dhe indirekte tek pjesëmarrësit se si duhet përcaktuar që Kosova të jetë pjesë e Serbisë Federale-Jugosllavisë, në të kundërtën do të kenë pasoja të gjithë ata që kundërshtojnë këto sygjerime të komunistëve çetnikë serbo-jugosllavë dhe që kërkojnë që Kosova t’i bashkangjitet Shqipërisë sipas vendimeve të Konferencës së Bujanit dhe dëshirës së popullit!

Në revistën ORA të 7 gushtit 1991, nga autori Besim Kajtazi janë shënuar këto deklarime nga pjesëmarrësi i gjallë aso kohe Arif Ramadan Hoxha siç vijon:

« …Në Konferencë merrnin pjesë afër 400 delegatë nga të gjitha rrethet e Kosovës.  Ne-  thotë Arifi- u thirrëm për në këtë Konferencë në kohën kur mbi popullin shqiptar kryheshin veprime çnjerëzore, pas shuarjes me gjak të Kryengritjes së Drenicës, në kohën kur vetëm brenda një dite OZNA likuidoi në Rahovec 28 veta, ndërsa në tërë rrethin ky numër kalonte 70 (shtatëdhjetë) veta, nga krimineli Vllado Popoviq. Pasi popullsia ishte e shqetësuar, ne u ftuam të marrim pjesë në Konferencën e Prishtinës, që u bë në Prishtinë më 19-24 mars 1945. Konferencën e kryesonin Mehmet Hoxha  (i cili mbajti referatin mbi çështjet ekonomike), Xhavit Nimani (poashtu mbajti referatin për çështjet e punëve të brendshme), Fadil Hoxha, Elhami Nimani, Ali Shukria, Dushan Mugosha, Predrag Ajtiqi, Sava Dërleviqi, ndërsa, ndër afro 400 delegatë, merrnin pjesë  edhe Halim Spahiu  (kryetar i KQNDSH-së, që vepronte në ilegalitet), Rifat Berisha, Hasan Kryeziu, Mustafë Hoxha, Hajdar Rrustemi, Sheh Danjolli, Malë Sadiku, Kolë Delhysa, Ibrahim Cërrnilla, Abedin Abazi, Shaban Çela, Ibrahim Meta, Qamil Luzha, Sadik Hoxha e të tjerë. Procesmbajtës u caktuan Kolë Shiroka dhe Sokol Dobroshi».

«Referati i Mehmet Hoxhës nuk zgjoi ndonjë kërshëri te delegatët dhe nuk u ndoq me diskutime, ndërsa në referatin e Xhavit Nimanit, lidhur me çështjet e punëve të brendshme dhe situatën në Kosovë, sa mbaj mend , ndër të tjera u shtruan çështja e kthimit të kolonëve serb e malazez, që sipas tij, thot Arifi , mund të ktheheshin në ato toka të çelura me prerjen e maleve që quheshin rrahe e djerrina ! Ndërsa pjesa më interesante e referatit i kushtohej situatës aktuale që mbretëronte në Kosovë dhe zgjidhjes së çështjes shqiptare. Siç theksoi Xhavit Nimani në referat, »Marshali Tito, u ka bërë të fala, ua ka falë gabimet që i ka bërë Kosova, edhe luftën që e ka bërë Shaban Polluzha është amnistuar ! Ju, Kosova keni vuajtur shumë në ditët e kralit e ju ka falë, kurse ju kosovarët, ka thënë Titoja, tri vjet do të qëndroni nën Jugosllavi, për arsye se qeveria shqiptare në Shqipëri është ekonomikisht e dobët, e ju keni vuajtur shumë e duhet t`u ndihmojmë ! Në pikën e dytë, rreth kësaj çështjeje , Xhaviti theksoi, duke i transmetuar fjalët e Titos, siç thoshte ai, se qeveria shqiptare, shteti shqiptar i Enver Hoxhës është i ri, ndërsa reaksioni ¨shtë shumë i madh në Kosovë, po edhe në Shqipëri, prandaj kur të bashkohet reaksioni kosovar me atë të qeverisë së Shqipërisë, nuk do të ketë jetë të gjatë shteti i Enverit, prandaj ne ju kemi marrë për tri vjet dhe pas tri vjetësh do të bashkohen prap viset shqiptare ! Për këtë edhe është bërë lufta, tha Xhaviti në referatin e tij !

Pas fjalës së tij pasuan diskutimet e delegatëve, të cilat ishin mjaft polemizuese dhe në shumë pikëpamje u shpreh mospajtimi me qëndrimet që i paraqiti Xhavit Nimani.

«Na qenkemi tradhtuarë»

«Delegati i parë që diskutoi ishte Hajdar Rrustemi nga Luboveci i Drenicës, i cili shprehu mospajtim lidhur me kthimin e kolonëve në Kosovë dhe shtoi nëse do të ndodhë kjo, atëherë as vëllazërim e as bashkim nuk do të ketë, as shovinizmi serb kurrë nuk ka për t`u zhdukur, nga se tokat na janë marrë pa të drejtë vetem pse jemi shqiptarë. Po merren edhe tokat e «buta e të pabuta », po merren si malet e Hereqit!».

«Pas tij diskutoj Halim Spahiu, tha se« merren malet e Hereqit, ku do të jetojnë shqiptarët, ku do të jetojë katundaria jonë? Ku do ta mbajnë bagëtinë shqiptarët?! Halimi kundërshtoi dy vendimet e ardhura, atë për kthimin e kolonëve dhe tjetrin për qëndrimin e Kosovës nën Jugosllavinë. Në këtë rast pyeti kryesinë e Konferencës.

 »Pse nuk bashkohem me Shqipërin, por rrim këndej?» «Kur e përmendi çështjen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ndërhyri Xhavit Nimani, i cili tha:

«Ti nuk ke të drejtë të diskutosh një orë!»

«Ndërsa Halimi iu përgjigj : »Unë do ta them fjalën time deri në fund, e ti bëre tëndën»

Pastaj Xhaviti ia ktheu :«Shoku Halim e ke vesvesen e bagëtisë e jo të njeriut, e malli i tij është djegur në luftë !» Halimi në fund e tha edhe këtë:

»Pra, e gjithë ndihma jonë, që ia dhamë LNÇ-së, paska qenë e kotë. Ne qenkemi tradhtuar!» «Diskutimin e tij e përkrahën të gjithë delegatët e tubuar. Në Konferencë diskutoi edhe Sheh Danjolli, i cili foli për brigadat shqiptare që mobilizoheshin në Kosovë dhe marshonin pa flamur kombëtar, për shqyerjen e flamurit kombëtar nëpër disa qytete të Kosovës, për brigadat që dërgoheshin në Tivar, ndërsa pas tij për diskutim u paraqit Hasan Kryeziu, i cili me këtë rast i parashtroi shtatë kërkesa, tregon Arif Hoxha dhe shton, derisa i parashtroi pesë, sërish Xhavit Nimani ndërhyri duke thënë :

«Nuk ke të drejtë më tepër!»

Ndër kërkesat që i bëri Hasani në formë pyetjesh ishin: »Pse ikën ushtria? Pse kthehen kolonët? Pse nuk e kemi lidhjen politike momentalisht me Tiranën, por me Beogradin?

Xhaviti i tha :

«Unë po pyes: interesi i kujt është që të jemi me Tiranën? A është kjo dëshirë vetëm jotja?

Hasani iu përgjegj :

«Jo, nuk është vetëm dëshirë imja, por e gjithë popullit. Unë jam Hasan Kryeziu, mua nuk mund të m`i mohoj të drejtat as Moska, as Berlini, as Sofja, as Beogradi e as Tirana ! »Ndër pyetjet e Hasanit u permend edhe çështja e ikjes së ushtrisë dhe me atë rast Xhavit Nimani tha:

«Pse ma bën këtë pyetje mua, se përse ikën ushtria? Delegati i Krushës së Madhe ka qenë aty, pse nuk i bënë pyetje atij? Ai e din më së miri».

Atëherë unë u ngrita dhe mora fjalën:

«Shoku Xhavit, unë as nuk kam qenë komisar brigade e as komandant! Unë kam bërë atë që u takon këshillave të rrethit. I kam strehuar nëpër shtëpi sa ka mundur të pranojë Krusha e Madhe e të tjerët i kemi strehuar në Krushë të Vogël. Ja, këtu është komandanti i atij batalioni, Malë Sadiku, le të japë ai përgjigje për këtë»! Mal Sadiku u ngrit dhe iu drejtua Xhavitit:

«Shoku Xhavit, me atë batalion kam shkatërruar Luftën e Drenicës dhe Shaban Polluzhën! Kanë qenë luftëtarë të fortë dhe kanë luftuar shumë dhe kanë fituar në atë luftë!? Por, kur nisën të arrijnë prej familjeve të tyre letra e takime, jo t`u ka pre vëllai, jo t`u ka pre baba, jo t`u ka pre mixha … dhe kur në një vend në Drenicë, në një përrua hasëm kufoma të shumta të hedhura, pastaj lajmi tjetër se Fadil Hoxha nuk është më komandant i Shtabit të Përgjithshëm, por Sava Dërleviqi; pastaj, edhe i dërguari i juaj për qetësimin e situatës në Drenicë, Asim Efendi Luzha u vra, pra për këto arsye edhe ka ikur ushtria! Se neve na u mohua lufta jonë, na tradhtuan!. . .

Delegati nga Gllogovci, emri i tij nuk më kujtohet, foli për plaçkitjen e ushtrisë partizane nëpër fshatrat shqiptare:«Po na e marrin drithin nëpër hambarë, miellin, mallin nëpër dyqane, po na vrasin e deri edhe qefinin po na e marrin dhe nuk po kemi me çka t`i varrosim të vdekurit!« Atëherë delegati nga Mitrovica tha :"Vëllezër, ta heqim vesvesen e doriut të kuq, të topit të pambukut, të qefinit, të hambarit me grurë e të koshit të kallamoqit! I lutem kryesisë të mos luaj me kokat tona si me top të llastikut! Se po luajnë me kokat tona, e ne nuk kemi dhembjen e pasurisë!. . ." 

Gjatë pesë ditëve sa zgjati Konferenca, pati shumë diskutime. Një moment me rëndësi që vlen të theksohet, thotë Arif Hoxha, është ai se, gjatë tërë kohës sa mbahej Konferenca, salla e Kinemasë ishte e rrethuar nga forca të mëdha ushtarake e policore».

 Dhe pas kësaj Konference në Prishtinë përgatitet Kuvendi i Prizrenit  me 8, 9 dhe 10 Korrik 1945 .

Në këtë mbledhje të Kuvendit në Prizrenit u zhvilluan diskutime të rrepta dhe reagime nga përfaqësuesit e vërtetë dhe besnikë të popullit shqiptar, ku në mesin e tyre ishte edhe Arif Hoxha që me përkushtim, guxim dhe vendosmëri mbrojtën me argumente të drejtën e Kosovës për vetvendosje sipas vullnetit të popullit.

Shërbimin ushtarak, Arifi e kryen në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene. Gjatë Luftës së Dytë Botërore,  Arifi angazhohet bashkë me vëllezrit  e tij. Pas vitit 1945 caktohet kryetar rrethi në Dardhë të Madhe  (Krushë të Madhe) që aso kohe ishte bashki (komunë) deri në vitin 1947. Nga organet e OZN-së aso kohe përgatiten kurthet ndaj Arifit, fillimisht lidhur me mbledhjen e tatimeve,  por e vërteta  ishte krejt tjetër...! Nga regjimi i asj kohe nga Arifi ishte kërkuar që në Dardhë të Madhe të pranojë kolonë serbë e malazias,  kuptohet duke rrezikuar pronat e shqiptarëve për t`i shpërblyer kolonët. Arifi këtyre kërkesave  u përgjegj me vendosmëri ashtu siç i ka hije një atdhetari, siç ishte Arif Hoxha, ku mes tjerash u tha: Në këtë rrethinë populli, s`ka bukë për të ngrënë,  e për serbë dhe malazias s`kemi tokë tepër për t`iu ndarë. 

Në këtë vendim të drejtë dhe real, Arifi ishte këmbngulës dhe i paluhatshem deri në fund. Pas këtij vendimi, ndaj Arifit fillojnë, përcjelljet nga sigurimi serb, thurja e intrigave dhe montimet e tyre me llojlloj shpifjesh. Në këtë veprimtari të shëmtuar u dallua sidomos aso kohe shqipfolësi me veprime të shkjaut, Ali Shukriu, i cili kishte  post e përgjegjësi si në bashkinë e Rahovecit e më gjerë. Pas arrestimit Arifin e keqtrajtojnë në të gjitha mënyrat më çnjerëzore, për 7 muaj rrjesht,  gjatë të ashtuquajures hetuesi gjatë vitit 1947, me akuzat e kurdisura dhe të montuara për të cilat OZN-a kishte një përvojë dhe mjeshtri të dalluar në sajimin e tyre, sidomos për  shqiptarët e vendosur dhe atdhetarë siç ishte Arif Hoxha me shumë shokë të tjerë. Në këto keqtrajtime fizike dhe psikike pjesëmarrës të drejtpërdrejt, përpos shkieve që shpesh kanë ditë të rrinë në prapaskenë, duke dhënë urdhëra dhe ndërsyer bashkëpunëtorët e tyre të dalluar, që populli i emëronte (zagarë) siç ishte Ali Shukriu, i cili fliste shqip e vepronte  serbish në përpunimin dhe ngarkimin me fajësi të rrejshme por me pasoja fatale për ekzekutim të përgatitur tek vendi i quajtur: ”Ura e Filës” në Rahovec, ku rastësisht  nderhyn një epror nga Prishtina dhe fal zotit shpëton nga ekzekutimi.

Të gjitha këto si pasojë e qëndrimeve dhe diskutimeve dinjitoze të drejta në shërbim të çështjes kombëtare dhe mbrojten e Kosovës Martire në Konferencën e mbajtur  në Prishtinë prej 19-24 mars 1945, dhe në Prizren me 8, 9 dhe 10 korrik 1945 .

Arifi ishte i matur në veprime dhe vendime, kujdesej për organizim të mirëfilltë të veprimtarisë për çështjen kombëtare. Duke njohur mentalitetin e njerëzve në terren dhe shtrirjen e miqësisë autoritetin dhe afërsinë që kishte i vuri në veprim, kështu që në kontakte të vazhdueshme me atdhetarë të shquar vepronin bashkërisht e sidomos lidhjet që i kishte me Ibrahim Lutfiun e të tjerë.

Ndaj atdhetarit të shquar Ibrahim Lutfiut, me të cilin kishte një bashkëpunim dhe bashkërenditje të veprimtarisë për çështjen e Kosovës në veçanti dhe atë kombëtare në përgjithësi. Arif Hoxha, fliste me admirm dhe kishte emocione që vërehej, nga respekti dhe nderimi që ai kishte dhe e tregonte gjithnjë sa binte fjala dhe përmendej Ibrahim Lutfiu, duke treguar dhe përshkruar personalitetin e tij me një të folur aq të rrjedhëshme, të natyrshme dhe bindëse si për rrethanat kur janë zhvilluar ngjarjet si dhe për vetë ngjarjet dhe personalitetet, sa që dëgjuesi me një vëmendje dhe interesim ishte i përqëndruar jo vetëm ta dëgjonte por edhe ta përjetonte atë ngjarje me ato personalitete siç ishte Ibrahim Lutfiu, Bitër Dehalla, Jakup Muqeziu dhe shumë atdhetarë dhe veprimtarë të tjerë që i përmendte për të bëmat e tyre .

Me të vërtetë ishte mjaft imteresant, mbarshtrimi, lidhëshmëria në kohë dhe hapësirë e ngjarjeve që baca Arif i tregonte bashkë me përmbajtjen dhe personalitetet, sikur ato po zhvilloheshin aty për aty, i binte aq afër dhe të dukej se po i shef dhe përjeton ato ngjarje dhe fytyrat e atyre patriotve dhe atdhetarëve. . si lëvizjet dhe veprimet e tyre për ç¨shtjen e Atdheut. . .! Kjo ishte një aftësi e natyrshme e Arif Hoxhës edhe kur rrëfent por edhe kur këshillonte apo analizonte rrjedhat e ngjarjeve të kaluara, dhe të atyre që ishin në zhvillim e sipër të cilat kishin të bënin me fatin e Kosovës martire dhe çështjen e Atdheut. Në vepren e Dr. Muhamet Pirrakut: Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 11941-1951 mes tjerash se si e përshkruan rrëfimin e Arif Hoxhës në faqe 596 shihet nga teksti në vijim: « …Gruaja e Behlul B. Kokolarit,  Zyhraja , kur dëgjoi fjalën e zjarrtë të Ibrahim Lutfiut, mori guximin t`i thërriste: »Zotëri Ibrahim! Pash të Madhin Zot, kalle luftën, mos ma marro burrin, mos m’u le fëmijëve hije të keqe…!- vërteton më 12 janar 1991, endeshisti i shquar Arif. R. Hoxha- Randobrava«

Në bashkëpunim të vazhdueshem me miqësi dhe shoqëri pas vitit 1948, në Dardhë të Madhe (Krushë të Madhe) në shtëpinë Rexhep Hotit (vëllai i Nezir Hotit) formojnë  partinë e NDSH, i quajtur grupi i ” Lidhjes së Prizrenit ” dhe bënë betimin në flamur, kuran , ungjill dhe revole.

Në këtë betim ishin të pranishëm shumë shokë nga Prizreni, Theranada  (Suhareka) dhe rrethina e Rahovecit. Edhe pse bëheshin përpjekje në  ruajtjen e veprimtarisë ilegale në sistemin e treshës, UDB-ja u ra në gjurmë duke zbuluar përmes një shoku që ishte anëtar i këtij grupi dhe me 18 shkurt 1950,  u arrestua grupi që më vonë pas hetimeve dhe keqtrajtimeve , sipas zanatit të UDB-es,  trashiguasja e OZN-së famëkeqe në Gjykatën e Prishtinës ju dhanë këto dënime me burgim të rëndë:

REGJISTRI I GRUPIT  ”LIDHJA E PRIZRENIT”
TE DENUAR ME SHUMË VITE BURGIMI TË RËNDË 
NGA GJYKATA NË PRISHTINË 
TË ARRESTUAR ME  1950-II-18

Nr.

Emri dhe mbiemri i anëtarëve

Përgjegjësi

Denimi me burg

1.

Shaban     Durguti

 kryetar

20 vjet burg

2.

Mustafë     Nixha

 nënkryetar

20

3.

Jakup      Muqeziu

 

20

4.

Shaban     Mazrreku

 

20

5.

Zekë       Bajraktari

 

17

6.

Tomë      Mjeda

 

15

7.

Nezir       Hoti

 

15

8.

Biter        Dehalla

 

15

9.

Isuf         Dellova

 

12

10.

Arif         Hoxha

 

12

11.

Islam        Fishari

 

  6

12.

Gjokë       Spaçi

 

  6

13.

Shehide     Kabashi

 

  6

14.

Zenelabidin  Kabashi

 

  6

15.

Zeqir       Xhambazi

 

  6

16.

Halil        Mazreku

 

  4

17.

Sefë        Bajraktari

 

  4

18.

Rifat        Saraqi

 

  4

19.

Shemsi      Gashi

 

  1

20.

 

Gjithsejt për 19 veta u dhan burgë:

 209 vite burg

Qëndresa e të arrestuarve gjatë hetuesisë nëpër çelitë e burgjeve nga keqtrajtimet më çnjerëzore ishte jashtzaskonisht e fortë në veçanti në ruajtjen e shokëve, siç ishte rasti me Miftar Bajraktarin i cili përkunder keqtrajtimeve fizike dhe psiqike nuk e dorëzoi regjistrin e 400 anëtarëve që e ruajti me kujdesëin dhe përgjegjësin më të madhe deri në marrjen e urdhërit nga të burgosurit e Nishit për ta djegur regjistrin shumë vite më vonë, të cilin urdhër e zbatoi dhe e dogji regjistrin . Arifi pas arrestimit me 18 shkurt 1950 në Prizren u denua me 12 vite burg të rëndë nga Gjykata e Prishtinës. Burgun e mbajti në burgun e Nishit, Pozharevcit dhe Beogradit deri në vitin 1960 ku me një amnesti të shtetit u lirua dy vite më heret.

Arifi edhe pas vitit 1960 vazhdimsht përcillej nga mekanizmat e UDB-së dhe më vonë  e SSHS-sigurimit shtetëror serb,  si për lëvizjet e tija me çfarë mirret,  me kënd ka lidhje, gjithnjë ishte nën mbikqyrje dhe kontroll të mekanizmave shtetëror serb të shtrirë pothuajse në çdo mjedis për ta pasur situaten në duart e tyre.

Kur në Kosovë vinte për vizitë kryetari i Jugosllavisë Josip Broz Tito,  Arifi me urdhër të organeve shtetrore si të UDB-së dhe SSHS izolohej me familje ishte nën mbikqyrje dhe s`ka pasur të drejtë të dali nga shtëpia për aq sa zgjaste vizita aq zgjaste edhe  burgimi shtëpiak i Arif Hoxhës me familje

Pas ngjarjeve të marsit dhe prillit të vitit 1981, Arifi me  shumë interesim dhe kujdes i përcillte ngjarjet dhe rrjedhat e zhvillimet e proceseve të shumta politike, proceseve gjyqësore dhe ishte në kontakt të vazhdueshem me veprimtarë të shumtë të çështjes kombëtare, ku gjithnjë me urtësinë, mençurinë dhe përvojen e tij si veteran i çështjes kombëtare jepte këshilla dhe udhëzime mjaft të dobishme dhe me rëndësi për kohën dhe rrjedhen e ngjarjeve pas demostratave të vitit 1981.

Arifi ishte i brengosur lidhur me zhvillimin e ngjarjeve për fatin e Kosovës martire, duke njohur si në brendi dhe thellësi veprimtarinë armiqësore të Serbisë në veçanti dhe Jugosllavisë në përgjithësi, ndaj shqiptarëve dhe Kosovës në veçanti. Ai kishte një përvojë të madhe nga sundimi barbarë serb, e njifte atë dhe qëllimet e tija strategjike e aftgjate kundër shqiptarëve, andaj këshillat e tija ishin të mirëseardhura edhe për njerëz të arsimuar dhe akademikë, që në këtë drejtim , ndoshta edhe fillestar e të pa përvojë fare, kontaktonte me ta vazhdimisht, siç ishte Mr. Ukshin Hoti e shumë të tjerë, që me mençurinë dhe njohurinë që kishte ndihmonte vazhdimisht në këshillëdhëniedhe afrimin e bashkimin e veprimtarëve për çështjet madhore kombëtare. 

Ishte i nderuar dhe respektuar kudo që ishte i pranishëm,  këtë nderim dhe respektim që rrethi ia bënte e kishte me meritë dhe autoriteti i tij ndikoi me shumë sukses jo vetem në drejtimin politik por edhe në aksionin për pajtimin e gjaqeve , ku Arifi dha një kontibut të madhë në këtë drejtim.

Nga respekti që ai gëzonte tek familjet shqiptare në përgjithësi dhe tek ato të hasmuara ishtre i pakthyeshëm,  prania e tij në pajtimin e gjaqeve dhe ku ai hynte pajtimi ishte me sukses. Me anëterët e grupit punues në terren për pajtimin e gjaqeve luajti rol mjaft me rëndësi dhe ishte aktivist i palodhur si në rrethinën e Prizrenit e më gjerë, bashkë me shumë veprimtarë të këtij aksioni gjithëpopullor, me në krye të urtin profesor Anton Çetën, gjatë viteve 1990, e më vonë deri sa ndërroi jetë.

 

Kujtime

 

 

Gjatë tekimeve dhe ndejave që autori i këtij punimi pati me të nderuarin Arif Hoxhën herë pas here prej vitit 1981, e deri kah mesi i vitit 1993, ka shumë mbresa dhe kujtime interesante, që me këtë rast shkurtimisht do të paraqes disa nga ato kujtime:

Gjatë ndejes pas ngjarjeve të vitit 1981, pas daljes nga izolomi aty kah muaj qershor i 1981-së, gjatë bisedës në banesën e Rexhep Buçajt në Prizren ku mes tjerash e pyeta të nderuarin Arif lidhur me bashkëveprimtarinë e shokun e tij Z. Biter Dehallën dhe veprimtarinë atdhetare të tij, ai u përgjegj: ”Po, kur ta permendim emrin e Bitrit duhet luajtur vendi me nderim të madh që ai e meriton ti bëhet gjithnjë. Dhe ai vet lëvizi nga vendi siç ishte ulur si zakonisht këmkryq dhe me kamishin e tij të ndezur një qëndrim të drejtë në ulje dhe me një fytyrë karakteristike prej malësori, ku mustaqet dhe pamja e tij ta përkujtonin fytyren e Bajram Currit, një përgjasim shumë interesant, dhe vazhdoi rrëfimin për  Bitrin:

Bitër Dehalla ka qenë një shok i vendosur , trim ,  besnik i fjalës e i veprës. Ka qenë i pathyeshëm në burgun e Nishit dhe në të gjitha keqtrajtimet e bëra nga barbarët e sigurimit serb . Bitri ua thoshte haptas në fytyrë : qëndrimet dhe veprimet e mija janë kundër okupimit serb të Kosovës dhe do ta luftoj këtë pushtet sa të jem gjall. . .”

Arifi i çmonte shumë shokët e burgut dhe për ta fliste me admirim, pothuajse për të gjithë,  ndersa për vete ma së paku apo rrall ndonjëherë vetëm me këmbngulësinë e bashkëbiseduesit. Për Bitrin fliste sa me admirim aq edhe me dhimbje për rastin tragjik, humbjen e jetës në ndeshje që patën në fatkeqësi komunikacioni në Kroaci, pas daljes nga burgu.

Me rastin e kremtimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pas takimit me Prof. Hajrullah Goranin, në qeshor të vitit 1991, në Prizren ishim bashkë me Skënder Berishën  (vllai i dëshmorit  Xhemajli Berisha), Arifi na ftoi tek shtëpia e tij, të cilën ftesë e kishte bërë edhe më heret përmes porosive të derguara lidhur me një bisedë të veçantë...  Pas një jave vizituam Arifin në shtëpinë e tij në fshatin Randobravë. Bisedën e veçantë e zhvilloi tek pas orër 1 pasmesnatës,  kur ishim veç ne të tre, lidhur me rastin e një problemi të rëndë familjar, në familjen e një intelektuali e që ky problem e brengoste shumë...! Veprimet dhe nderhyrja e Arifit në këtë problem familjar i cili mund te merrte përmasa tragjike duke nderlidhë edhe familje tjera e shqetësonte pamasë dhe nga e gjithë biseda e zhvilluar erdha në këtë përfundim: Arifi ishte shumë ma në nivel në gjykimin e drejtë të problemit familjar,  në parandalimin e ngatërresave të më tejme dhe në vlerësimin e drejtë të gruas në familje dhe shoqëri, se sa vetë të ashtuquajturit intelektualë me tituj të ndryshëm .Arifi thoshte vazhdimisht, më mirë është të pengosh dhe parandalosh të keqën, se të mirresh me të keqen dhe pasojat e sajë.

Qëndrimet dhe veprimet e Arifit ishin shumë të arsyeshme, largpamse, të kulturuara të drejta dhe demokratike sa i përket problemeve familjare siç ishte rasti për çfarë edhe biseduam, dhe shifej keqardhja dhe zhgënjimi i tij nga veprimet e rastit lidhur me problemin në fjalë. . . ” Unë dhe Skënderi e dinim problemin në fjalë dhe burimin e problemit që në të vërtetë kishte të bënte me sëmurje psiqike që në të shumtën e rasteve në popull këto sëmurje tek disa njerëz nuk njifen, sepse ato kamuflohen nga i sëmuri siç është ( gjelozia e pa bazë patologjie, sëmira, dyshimet, mbivlersimet e vetvetes, nënçmimi i të tjerve, diktati në familje etj).

Komentimin e ngjarjeve dhe parashikimet e tija lidhur me zhvillimin e më tejshme ishin aq të thukta dhe analizuese sa që shpesh qëndronte shumë më në nivel se shumë njerëz me tituj profesorësh, magjistra e akademikë, të cilët fluturonin me fantazi e fjalë jasht realitetit . . ! Arifi me analiza reale dhe parashikime reale duke mos nënçmuar as forcat e lëvizjeve demokratike legale dhe ilegale por as fuqinë dhe mekanizmat e shtetit serb, Ishte shumë real dhe syçelë në këto vlerësime si dhe kushteve dhe rrethanave ekzistuese. 

Vlersimet e tija lidhur me mjetet e informimit dhe propogandën ishin jashtzakonisht të qëlluara. Ishte lexues i rregullt i Rilindjes dhe informacioneve tjera nga shtypi dhe RTV. Po mungoi informimi je i verbët dhe i shurdhër, thonte Arifi, e nga mungesa e këtyre dihen pasojat, thoshte vazhdimisht. Ishte dashamirë i arsimit, dhe kishte lidhje dhe kontakte me shumë mësimdhënës, të cilët e nderonin dhe e respektonin të nderuarin Arif Ramadan Hoxhën, sepse nga ai mësonin shumë gjëra e sidomos për Lëvizjen kombëtare të NDSH-re si në rrethinen e Prizrenit dhe në Kosovë.

Oda e Arif Hoxhës në Randobravë ka qenë e vizituar gjithnjë nga vizitorë të shumtë,  si nga rrethina dhe mbarë Kosova. Arifi poashtu ka vizituar shokë e miq në tërë Kosovën.

Tani kujtmet e djalit të Arifit Nazimit janë të shumta dhe gjatë rrëfimeve të tij mes tjerash i kujtohen vuajtjet e së kaluarës por edhe krenaria,  sepse,  ka mësuar dhe dëgjuar e njohur shumë nga i ati. Ai gjithnjë përmendte  kujdesin e vëllezërve të Arifit,  mixhallarët e vet në veçanti Shabanin që kanë punuar dhe e kanë mbajtur e ndihmuar babajn e tij në lëvizje dhe zhvillimin e veprimtrisë për çështje kombëtare si në rrethinën e Prizrenit dhe  në Kosovë në kontaktet e tija deri sa ka ndërruar jetë.

Përmendë miqë nga Mitrovica dhe rrethina,  si dhe për vizitat reciproke që kanë bërë si te Adem Kqiqi,  Imer Bala nga Koshtova,  në Gufshacë,  Lipë e shumë vende tjera si dhe përshtypjet e tija  nga këto takime e ndeja që gjithnjë ka dëgjauar biseda dhe rrëfime lidhur me fatin dhe situatën e Kosovës. Pra kjo dëhmon shtrirjen e njohtësisë dhe veprimtarisë së Arif Hoxhës për çështjen kombëtare. Të flasish dhe të shkruash për personalitetin e Arif Hoxhës është sa kënaqësi dhe përgjegjësi, sepse është si një gurrë e pashterrshme që rrjedh vazhdimisht me ujë të paster ashtu siç ishte dhe mbeti e do të jetë veprimtaria atdhetare e pashterrshme me të dhëna nga jeta dhe veprimtaria e Arif Hoxhës.

Në këtë drejtim ndoshta do mbesim borgjli në mospërfshirjen e gjitha të dhënave lidhur me të bëmat e Arifit që ai shumë pak fliste për vete e më shumë për shokët e vet. 

Shpresojmë se në të ardhmen është obligim i të gjithë atyre që e kanë njohur dhe kanë bashkëpunuar me te, të flasin dhe shkruajn për të plotësuar me ndershmëri jetëshkrimin e Arifit ashtu siç e meriton dhe të zë vendin e merituar në historinë e popullit tonë në mënyrë sa më reale dhe të drejtë. 

Ja disa nga kujtimet e Pofesor Hajrullah Goranit lidhur me personalitetin dhe veprimtarinë e Arif Hoxhës:” Do të përpiqem t`i rikoujtoj disa ngjarje nga e kaluara që ka te bej me Arif Hoxhën ose Bac Arifit si e quajshim në at kohë. Arif Hoxha ka ra në burg me 18. 02 1950 e unë me 19. 02 1950 në Pejë. Me bacin Arif jam njour në burgun e Prishtinës në dhomën nr. 9 ku ishin të vendosur të burgosurit e dënuar me burgë të rëndë . Aty i kam njohur të gjithë ata që i përmendni në pyetsorin Tuaj por edhe shumë të tjerë që kanë qenë të dënuar si Grupi i Prizrenit dhe të burgosurit e tjerë politik.

Arifi në burg  (në Prishtinë) kishte një autoritet të veçantë. Të gjithë e respektonin për qëndrimin dhe mençurinë e tij. Në biseda ishte shum i matun dhe i qetë gjë që më ka lënë përshtypje të një patrioti të bindur dhe konsekuent në realizimin e synimeve kombëtare. Meqë në burg kam qenë mjaft shëndetlig, me keqësimin dramatik të shëndetit më kanë dërguar në spital…Pas kthimit sërish në burg nuk më kanë vendosur në dhomën nr. 9 por në nr. 8 që do të thotë se nuk jam takuar ma në burg me bacin Arif. Në burgun e Nishit nuk jam pare edhe pase te dytë kemi qenë në „Zavod të Nishit” si e quanim ne burgun e Nishit.

Pas lirimit nga burgu më ka rastis ta takoj disa here. Rasti i fundit ka qenë kur kam vizituar Nezën ( Nezir Hotin)-nuk më kujtohet data. Përveq Arifit ka qenë edhe Uka (Ukshin Hoti) dhe disa të tjerë që nuk më kujtohen emrat. Kemi biseduar gati tërë natën. Kuptohet tema e bisedës ka qenë politika.

Vdekja e bacit Arif më ka pikëlluar pamasë, sepse Arif Hoxha ishte një symbol i rezistencës sonë kombëtare. Nuk kam marrur pjesë në varrimin e bacit Arif, meqë kam mbrit vonë pasi që është kryer varrimi.

Hajrullah Gorani“

Arif Hoxha ndërroi jetë me 4 shtator 1994 në fshatin e tij të lindjes Randobravë. Në përcjelljen dhe nderimin e fundit morën pjesë një numër i madh njerëzish (miq dhe dashamirë të Arifit, familjarë e farefisi i gjërë), shumë shokë, aktivist e veprimtarë të tij

Vlenë për ta theksuar thënjen e njërit prej veprimtarëve me rastin përkujtimor: “Arifi ishte një Lis i madh me shumë degë që mbulonte këtë pjesë të Kosovës, pa të do të jetë një hapësirë e madhe në këtë rrethinë” Kisha për t`i shtuar kësaj thënie aq të mirë dhe krahasuese edhe këto fjalë: “Arifi ishte një Lis i madh me shumë degë që mbulonte këtë pjesë të Kosovës, pa të do të jetë një hapësirë e madhe në këtë rrethinë, ku mungon hija dhe freskia e tij” Fjala vdekje për njerëzit që me veprimtarinë e tyre për çështjen e popullit dhe atdheut kanë qenë të gatshem dhe kanë sakrifikuar edhe jeten e tyre siç ishte Arif Hoxha me shumë shokë, s`ka vend, sepse ata s`kanë vdekur por vetëm se kanë ndërruar jetë.

Veprimtaria e tyre atdhetare i bënë të pavdekshëm dhe jetojnë përherë në kujtesënhe historinë e popullit tonë të shumëvuajtur në shekuj për liri e pavarësi dhe do shërbejnë si shembuj për brezat e ardhme se si punohet dhe sakrifikohet për çështjen e atdheut.

Arif  (Ramadan) Hoxha pas la dy djemë dhe një vajzë. (Nazimi i lindur para burgosjes kurse Nexhybja u lind mbas 6 muaj burgosje, kurse Agimi u lind pas lirimit nga burgu).

Por mbi të gjitha, Arifi la pas veprimtarinë atdhetare që përherë personaliteti i tij do jetë në kujtesen e të gjithë atyre që e njohen dhe e nderuan, dhe ata që do ta njohin përmes shkrimeve, duke e nderuar dhe respektuar ashtu si në të vërtetë e meriton.

Musa AHMETAJ

 

 

Musa Ahmetaj u lind më  01.01.1958 në Hogosht të Dardanës. Shkollën fillore e filloi në vendlindje kurse e mbaroi në  Dardanë. Po ashtu në Dardanë e mbaroi edhe gjimnazin. Më Pastaj regjistroi Letërsinë dhe Gjuhën Shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku edhe i mbaroi studimet. Në fillim të viteve 80 punoi  mësimdhënës në Shkollën Fillore   "Fan S. Noli" në Dardanë.  Më 1985 u punësua si  punëtor admistrativ në Gjykatën Komunale në Dardanë. Më 1991, si çdo shqiptar, edhe këtë pushteti serbo-sllav e pushoi  nga mardhënja e punës.  Pas luftës, me rifillimin e punës së Gjykatës Komunale në Dardanë, u  rikthye në vendin e tij të punës.

Me shkrime filloi të merret  nga shkolla e mesme. Në fund të viteve  70 bashkëpunoi me  “Zërin” javor ku në atë kohë botonte poezi satirike.
Më 2007 në kuadër të Klubit letrar “Nositi” nga Dardana botoi përmbledhjen e parë “Kur sytë shohin keq”.
Është bashkëpunëtor i rregullt i revistës letrare  “Nositi” në Dardanë.
Në dorëshkrim ka  “Doket dhe tiparet e lindjes , dasmës dhe vdekjes në Hogosht”.
Jeton dhe vepron në Dardanë.

 Cikël poetik nga Musa I. Ahmetaj

AUTOBIOGRAFI

Në vitet e pesëdhjeta
U linda në katund
Biografia ime
Akoma pa fund

Çantën e shkollës
E kisha nga tekstili
Nuk dija ta dalloja
Kaçën nga  trëndafili

Sot nuk më besojnë
Arianiti e Tringa
Që në shkollë kam shkuar
Pa çorape e me opinga

Në bankë uleshim
Tre katër veta
Për zhurmën më të vogël
Pasonin thuprat e nxehta

Byrekë e tost s’kemi parë
Atëherë askush
E hanim bukën nganjëherë
Vetëm me rrush

 

Nganjëherë nëna
Bënte lakrorë me spinaq
I madh e i vogël
Atë ditë kishte për t’u kënaq

Për party e diskoteka
As që kishim dëgjuar
Asnjëri nga ne
Duhan s’ka konsumuar

Unë nuk kam qenë
Fëmijë hasreti
Por nuk vuaj nga ajo
Që nuk jam fëmijë qyteti.

EMRI IM

Nëse nga emri im
Shkronja e parë më ik
Atëherë në internacionale
Unë qenkam Amerikë    

m-USA

NËNË -  BACA ZEKË

Ne  si fëmijë kemi pasur
Nënë Bacën  Zekë
Edhe verë edhe dimër
Bukë na ka  pjekë

Të gjithë e kemi  njohur
Bacën Zekë si burrë
I vetmi ka qenë ai
Që ka pjekë bukë n’furrë

Me bacën Zekë
S’ka qenë hajgare
Na ka dhënë bukë
Bile edhe pa pare

Bukën e  Bacës Zekë
Thatë e kemi ngrënë
Shpesh ka ndodhur
Për nesër s’e kemi lënë

Ju që s’keni ngrënë
Mua më besoni
Bukën e bacës Zekë
Edhe ju ta keni e lakmoni

NË FAQET E SHTYPIT TË HUAJ

Serbisë bishtin ia zuri dera
Shkruan “Corriere de la Sera”

Kurse në “Figaro” dhe “Mond”
Serbisë ndihmë  nga asnjë fond

Nga vëllai i madh “Izvestia”
Agresor u shpall Serbia

“Allemeine Züddojqe Zeitung”
Serbia fund e krye u lëkund

Nga Tirana “Zëri i popullit” raporton
Serbia komunizmin më së shumti e don

Kurse “Zemani” dhe “Hyrijeti”

Kosovës patjetër sovraniteti

Në faqen e parë “La pais”
Demokrate Albaneze “Quo vadis”

20.03.1992.

VAJZAT MODERNE

Tash e sa kohë
Detyrë i kam caktuar vetit
Të shkruaj poezi
Për vajzat e qytetit

Vajzat e qytetit i kemi
Shumë të moderuara
Me kozmetikë të tepruar
E me hundë të shpuara

Vajzat e Dardanës
Me rrethinë
Gjoksin shpalosur
Xhemperin n’shpinë

Disa nga dieta
Janë bërë si shtizë
I kanë hequr vathët nga veshët
E i kanë vënë n’kërthizë

Në shtëpi nuk kanë
As bukë as djathë
E në hundë e vetulla
Tre katër vathë

Shtyhen në mes veti
Kush ka më shumë miq
Shtiren e krekosen
Kush kërthizën më lakuriq

Kohën më të madhe
E kalojnë në gjumë
Bëjnë gara në mes vete
Kush muzikë dëgjon më shumë

Gjumin e natës
E bëjnë ditën
Prindërve e arsimtarëve
Nuk ua kanë frikën

Për sjellje e mësime
Fare nuk u ha palla
Fat i mirë është për to
Që s’është gjallë “Hanko Halla”

REFORMAT SHKOLLORE

Shkollat në Dardanë
Janë afër në mes veti
Në to vijojnë mësimet
Nga katundi e qyteti    
Shkollat e mesme
Në një oborr gjenden
S’di a mbahen mësime               
Vetëm në rrugë enden

Nxënësit  në shkollë
Me makina shkojnë
Rrugës kah stadiumi 

Gjithherë defilojnë

Disa vazhdimisht
Blejnë hamburgerë
Ata që s’kanë para
Ngopen me erë                            

Gjithnjë në duar
Telefonat celularë
I pyesin  profesorët
Çka kemi me orar

Neve, prindërve na thonë
Arsimi është reformuar
Me profesorë  patjetër
N’kafene për t’u takuar           

PARODI PËR QYTETIN TIM

Rrugë të përmbushura
Me meshkuj e femra
Për habi të të tjerëve
Qyteti mban dy emra

Ato rrugë që i kemi
Asfalti me baltë është mbuluar
As ata që i emërtuan
Nuk dinë si janë emërtuar                

Të gjitha organizatat
Janë n’falimentim                         
As ëndrra nuk shohin                         
Për rehabilitim

E çka të themi
Për ekonominë
As ata që punojnë aty
Si venë punët s’e dinë                  

Shtëpitë private ngrihen                  
Në mënyrë stihike
Punë e madhe që s’përputhen
Me plane urbanistike

Nxënësit e shkollave të mesme         
Edhe disa profesorë t’ri
Ëndërrojnë  edhe bibliotekat
T’i shndërrojnë n’kafiteri

Këto i di secili
Të gjithë flasim për dobësi
Japim një mijë e një premtime
Dhe kërkojmë përgjegjësi

Kështu bashkëqytetarë të mi
Nuk di ç’t’ju them tjetër
Diskutojmë natë e ditë  
Dhe më shumë shkruajmë në letër.

Si banor i provincës
Dhe qytetar i mirë
T’i kritikoj të tjerët                    
E kam për detyrë

VERA NË DARDANË

Vera në Dardanë
Ka diçka  më vete

Ka të mira e të këqija
N’ krahasim me disa qytete

Trotuaret vërshohen
Nga rinia e diasporës
Kanë harruar t’flasin shqip
Përshëndeten me anë t’dorës

Në Darkway e Sugarfree
Çka nuk bën vaki
Djemtë pinë lëngje freskuese
Vajzat duhan e raki

Yjet e muzikës
Vijnë për levërdi
Krijohen skena të papara
Edhe bëjnë kërdi

Vajzat e Dardanës
Vishen për mrekulli
Pastaj deklarohen
Jemi të këtij shekulli

Erëza dhe Titaniku
Më të tymosurat                               
Mjerisht nga rinia
Më të vizituarat

Vera në Dardanë
Nga stinët e tjera dallon
Libraritë e bibliotekat
Askush nuk i viziton...

Vera në Dardanë

E ka një freski
Rrugët pastrohen
Vetëm kur bie shi

PUSHIMET VERORE

Për durrsakët  dhe ulqinakët
Viti zgjat dy muaj
Mobilizohen me të madhe
Për kosovarë dhe të huaj

Kosovari ku të shkojë
Gjygymat me veti
Ulet në shilte midis  rërës
Pi çaj rusi buzë deti                           

Domate dhe speca
Me vete si gjithherë
Në frigoriferë  fusin
Argetë ndonjëherë

Në plazh birrën Tirana
Burri s’e heq nga goja  
Zonjës s'i intereson për fëmijë
Kryesore t’i marrë boja  

Në mbrëmje paguan
Tri-katër euro një pije
Fëmijët i lë në gjumë
Hajde bjeri n’fije  

Durrës, gusht 2006


 KOMANDANT NEZA

KFOR-i Rus kur pat ardhë
Thoshe se vjen nga mali
Protestove me plis të bardhë
Dukeshe si princi në kali

Nëpër kafene
Mbaje ligjërata
Që s’të rroku fare
Plumbi as granata

Ta kisha fort lakmi
Gjuhën me gramatikë
Për të kaluarën e bujshme
Komandat në logjistikë

Tiranën e bukur
Shpejt e harrove
Bulevardeve të shumta
Kohën ku e kalove

Nuk kaloi shumë kohë
O komandat Neza
Çlirimtarët e vërtetë ta bënë
Mat me dy poteza!

DËSHIROVA

Dëshirova të shkruaj
Një ditë një urim
Dhe atë në adresë  
Ministrisë për Arsim

Mendova t’i pyes
Punët si ju shkojnë
A thua gjatë ditës
Rrinë apo punojnë

- Fakultetet private  
Kur i licenconi
Përveç drekave
Tjetër a përfitoni

Drejtorët e shkollave
Kur i emëroni
Biografitë e tyre   
Pse nuk i kërkoni

Për hir të shpenzimeve 
Mirë e keni menduar  
Një titull kaq të madh   
MASHT e ke  zvogëluar…

PËR TË GJITHË NGA PAK

Bujqve ju dëshiroj
Rendimente n’hibrid                       
Kurse qeverisë sonë
Sa më pak suficit

Studentët dhe profesorët
Të mos ndahen në dysh
Nga zemra ju dëshiroj
Një universitet tjetërqysh  

Juve sanitarë    
Më shumë t’keni primate

T’i zbritni çmimet
N’ordinancat private   

Ministritë tana    
Shumë kanë “përparuar”
Çdo të punësuari   
Makinë i kanë siguruar

“Ne jemi të pavarur”
Slogan i tejkaluar                                       
I madh e i vogël e di
Qind për qind i politizuar   

“Ethet e së premtes”
Emision i qëlluar
Ministra e drejtorë    
Aty i kisha testuar

Duke bredhur
Nuk mbushet norma
Nëpër kafene    
Nuk bëhen reforma...

NXËNËSI BASHKËKOHOR

Ne dikur si nxënës
Kemi pasur obligim
Atë çka kemi lexuar
Ta paraqesim me shkrim

Tashti askujt s’i intereson
Për botime të reja
E aq më pak çka shkruajnë

Qosja e Kadareja

Po ta pyesësh një maturant
Kush ishte Homeri
Pa menduar fare përgjigjet
Njëfarë futbolleri

Po n’letërsinë shqipe
Çka është  “Meshari”
Nuk e di autorin
Por vetëm: Është i pari

Kryefjala dhe kallëzuesi
Nuk i di n’gramatikë
Kur shkruan diçka
Pa presje pa pikë

Ne i themi vetes
Nxënës bashkëkohor
Të marrin nota t’mira
Pa prekur libër me dorë

KRONIKA E ZEZË

Për çdo ditë kronika e zezë
Me plot informata  
Me shumë tituj prekës                        
E të dhëna t’sakta                            

Rrufeja mbyti një bari
                        Nga terreni lajmërojnë                           
SHPK-ja prononcohet
Hetimet vazhdojnë

Dikur na kujtohet
Dilnin me referenca
Ankoheshin në UNMIK
- “Nuk kemi kompetenca”

Struktura gjinore
Më shumë gra se burra
Sikur kishin lindur
Vetëm në vetura

Vetëm me tiketa
Shpesh mbushet norma
Lavdërohen në mes vete            
Me kravata e uniforma

Droga e prostitucioni                   
Gjithkund evidente       
Harem e shtëpi publike               
Kaherë janë prezente

Vriten në pikë të ditës
Me vetura alarmojnë
Edhe me kalimin e kohës
Asnjë rast nuk e zbulojnë...

DIALOGU SHQIPTAR-SERB

Në takimin e dytë
Propozon zoti Rohan
Të bisedojmë së bashku
Pa raki e duhan

-         Nga djepi im i  lashtë
Me dhunë na keni hequr

Natë e ditë shoh ëndërr
Të kthehem ku kam djegur          

- Ne këtu s’kemi ardhur
Ëndrrat t’i lexojmë                                    
Mandatin e popullit e kemi
Për pavarësinë të bisedojmë                     

- Kërkesë e jonë decidive
Në djepin me lulak
Autonomi të zgjeruar                                
Pavarësi më pak       

- Falënderohemi nga zemra                 
Që jeni aq dorëlirë
Të jetojmë së bashku
Është pak si vështirë

Dëgjohet zëri i Ahtisarit                        
Nga  Brukseli e nga Shkupi
- Po ju përgatisim gardërobën              
S’është më rëndësi a ju vjen për trupi

Maj 2006, Dardanë

ALO, ALO...

Alo, Alo, Alo...
A është mjeku?
Na është sëmurë                                        
Zoti KEK-u!

-         Frymëmarrja                                      
I është dobësuar

Në këmbë të veta
S’ka t’qëndruar                              

Nga popullata
Kërkon infuzion
I vetmi gjigant
Terr prodhon

Nga terri i madh
Na dhemb koka
Të dobët paskan qenë
Në KEK këta blloka

Me vite të tëra
Korporatë u pagëzove
Pesë pare nuk i jep                                       
Pse këtë popull e dëshpërove                   

Nuk të vjen fare inat
Nga zhurma e gjeneratorëve
Pse nuk ke mëshirë fare                                
Ndaj konsumatorëve                               

POEMA E KORRUPTIMIT
(Migjeniane)

Kafshatë që s’kapërdihet është or vëlla korruptimi
Kafshatë që s’të mbeti në fyt  por as s’të zë
trishtimi
Kur sheh fytyra të qeshura e xhepat plot me pare
E nuk skuqesh fare, se vjedh ashiqare
Edhe ashtu shtiresh dhe gojën plot patriotizëm   .
Për tërë jetën e vet flasin për heroizëm
Gjithherë të mavijosur nëpër dreka e darka

Pushimet verore i kalojnë duke bredhur me anije e barka
Disa sahanlëpirës ju shkojnë pas e ua rrahin defin
Me makina të shoqërisë, grave dhe fëmijëve
s’ua prishin qejfin
Në mjete të informimit  kur flasin për buxhet
E konsiderojnë më shumë se arkën e shtëpisë së vet.

Korrupsioni ka pasur vulën e shëmtuar gjithherë
Ka qenë me të tjera mënyra dhe jo me tenderë
Pastaj i qofshin falë, mirëkuptim-intervistimit
“Hiqet” dilema e dallavereve dhe e intervenimit.
Po t’i kalojë ndonjë rast pa fituar e t’i shkojë huq
Edhe kur apostrofohet, nuk i ha palla që ka mizën nën kapuç
Janë bërë elastikë, si në kishë si në xhami
Po të pasurohem së tepërmi nuk bëhet nami
E për popullin që bukën nuk mund ta sigurojë
Krekoset me të madhe - të dalë në votime dhe të votojë
Populli është barometër dhe një ditë do të protestojë
Të korruptuarit, vallë? - ku mund të shkojnë?...

 

Mexhid Yvejsi: Haxhi Hasan Vuçitërna
E Marte, 21-07-2009, 07:35pm (
GMT+1)

Haxhi Hasan Vuçitërna (1919-1998)

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Haxhi Hasan Vuçitërna është dëshmori që u vra nga forcat serbe për fe e atdhe, në verën e vitit 1998; është djali i dëshmorit Hoxhë Hasan Vuçitërna, i cili u vra nga ushtria serbe në pranverën e vitit 1919…

             Lindi me 9 Maj të vitit 1919, në Rahovec, dy muej mbas vrasjes së babait, Hoxhë Hasan Vuçitërna, nga ushtria serbe. E trashëgoi emrin e babait, Hoxhë Hasanit, siç e trashëgoi edhe shehidllëkun, kur ra dëshmor me 21 Korrik 1998, në moshën 79 vjeçare.
             U rrit jetim, në fukarallëk, në varfëri, në robni, me shumë vërshtirësi, por arriti disi të shkollohet dhe u përpjekë në vazhdimësi, tërë jetën, për liri…
             Pas Luftës së Dytë Botërore, Haxhi Hasan Vuçitërna punoi si nëpunës administrate në Rahovec, ndërsa gjatë viteve 1947-1949 shërbeu si mësues në katundin Gllarevë të Klinës…
             Kishte ndjenja të zjarrta fetare dhe atdhetare, nuk pajtohej kurrsesi me robërinë shumë vjeçare. Nuk pajtohej kurrsesi as me ndarjen e Kosovës nga Nana Shqipni…
             Në vitin 1950, Haxhi Hasan Vuçitërna, si pjestarë i organizatës politike-ushtarake, NDSH, arrestohet së bashku me atdhetarët: Mulla Oruç Sajari, Halil Dërguti, Behlul Bajrami, Ismail Musliu, Ahmet Fazliu etj. Regjimi i atëhershëm jugosllav, serbo-komunistë-çetnik, e dënoi si armik, me katër vjetë burg…
             Burgu nuk e mposhti, as nuk ligështoi, por e forcoi dhe ia shtoi edhe më shumë zjarrin fetar e atdhetar…Për guximin e tij, për qëndrimin, për formimin e tij kishin respekt pleqë e të rinjë…
             Në vitin 1972 zgjedhet anëtar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Rahovec, ndërsa, katër vjetë më vonë, duke i parë aftësitë e tij, zgjedhet në krye të tij…
            Pra, prej vitit 1976 deri në vitin 1981, Haxhi Hasan Vuçitërna ka shërbye me devotshmëri, si kryetar i ri, i Këshillit të Bashkësisë Islame në Rahovec…
             Haxhi Hasani ka qenë dashamir’ i diturisë, i dijetarëve, atdhetarëve, shejhlerëve, hoxhallarëve… E kishte passion leximin, studimin, meditimin…
            Në veçanti kishte simpati, dashuri, për shkrimet e Shejh Malës (1865 -1928), bejtexhiut, Melami, më të njohurit bejtexhi në Kosovë e besa edhe në Shqipni…!
             Në gjysmën e dytë të muajit korrik, 1998, gjatë sulmeve të forcave policore-ushtarake serbe në Rahovec, kundër luftëtarëve të UÇK-së, duke iu ndihmuar popullatës civile, u vra, nga forcat serbe, Haxhi Hasan Vuçitërna, në moshën 79 vjeçare, siç ishte vra edhe babai i tij, Hoxhë Hasan Vuçitërna, 79 vjetë më parë, në pranverë të vitit 1919, nga ushtria serbe…
             U vranë, babë e bir, me krahë të hapur, në kohë robërie, për të përqafuar hapësira lirie…
             Haxhi Hasanin, këtë dëshmor të lirisë, për vite të tëra e kam pas mik të dashur të shtëpisë…Kur u vra për liri, një natë  m’u shfaqë në ëndërr… dhe e thurra për hirë të tij, këtë poezi…                
              

KOSOVA DO T'JETË VARRI I TYRE

(Dëshmorit Haxhi Hasan Vuçitërna)
(1919-1998)


O Haxhi Cana!
Paqja, shpëtimi
Dhe bekimi i Zotit
Qoftë mbi ty!
Kudo që je
Në të shtrenjtin atdhe!

Ky nuk është
Fundi yt!
Pa dyshim është një
Fillim i ri!
Me te do të kënaqesh,
Në mesin e të zgjedhurve,
Në amshim, në përjetësi...!

O Haxhi Cana!
Prehu i qetë
Atje ku je
Fjalën e vërtetë
Në jetën tokësore
E kumtove drejtë!

Më në fund
Me gjakun tënd dëshmove...
Se kot nuk jetove
I dëshmove mikut e dushmanit
Se ishe bir besnik i vatanit!
Bir i bindur i Islamit...!
Të njoha në xhami
Me zjarrin prush në gji,
Për një zgjim të ri!

Sa hije t'kishe në dorë:
"Dituria Islame", "Selami",
"Hëna e Re", "Drita e jetës",
Që i shpërndajshe me mall,
Me dashuri, me shumë gëzim
Vetëm për t'na sjell dritë
Si dielli me rrezet n'agim...!

Në jetën e përvuajtur,
Kurr nuk ngurrove
Kudo që shkove,
Nëpër Kosovë, Sanxhak
Bosnje e deri n'Arabi,
Gjithnjë dëshmove me pjekuri
Se Allahu është i madh
Se Ai është një...
S'ka tjetër veç Tij...!

O Haxhi Cana!
Mbrëmë të pashë në ëndërr!
Me të vërtetë, ishe vet ti!
Fale jacin dhe vitër
Bëne duan, bëne zikër...!
Kur dhe selam
Desha me të thanë:
Se Hydajeti, Idrizi...
Janë gjallë
Ti më ndërpreve
Duke më thënë:

"Edhe unë jam gjallë!
Por kam tjetër hall...!
Juve mos t'ju ligështoj
Hidhërimi e dëshprimi
Për varrin pa nishan!
Nishani ynë është imani,
Këtë le ta di dushmani..!
Kosova do t'jetë varri i tyre...

            Kjo poezi është botuar pjesërisht në revistën “Dituria Islame” Nr.107, Dhjetor, 1998, Faqe:70, Prishtinë, ndërsa është botuar e plotë në librin: “Pakëz dritë për Kosovën” shkruar nga miku i përbashkët, z. Faik Miftari, botuar në Prizren, në vitin 2001.

 

Aziz Ruhani
Aziz Ruhani
“Shqipëri etnike – për fëmijë!

 

Aziz Ruhani/Dy vjersha

 

 

QYTETI IM

VENDLIDJA IME

 

U rritëm krahas

Prishtinë,

Ti vendlindja ime,

Vendlindja e tim et,

Vendlindja e fëmijëve t’mi.

Ti rrite shkolla,

Rrite fakultete...

Tani ke edhe universitet.

Vendlindja ime

Vendlindja e dashur.

U rritëm së bashku –

S’jemi më t’vegjël,

S’jemi më fëmijë:

Unë i mbusha të 30-at –

E ti banorë:

Nja njëqindmijë.

 

Me ty lindëm e u rritëm:

 

Çerdhet e fëmijëve,

Çerdhet e pleqve,

Çerdhet e zoghve.

 

Me ty lindën:

 

Kënët e punës,

Këngët e fëmijërisë,

Këngët e ushtrisë,

Këngët e pleqërisë,

Këngët e trimërisë.

 

Ti zgjerove rrugët –

 

E ne... dijen,

Ti lulëzove jetën –

E ne mikpritjen.

 

U zhduk qiriu –

U zhduk dhe terri,

U zhduk balta –

Lindi Dielli.

 

Rrënohet kasollja –

Lind rrokaqielli.

 

S’ka n’rrugë më karroca,

S’ka kuaj qe as buaj.

Jeta trasoi ardhmërinë,

N’qytet tim s’ka kush tëvuaj...

 

Ti...

Qyteti im,

Vendlindja ime...

Prishtinë.

 

Qyteti im...

Vendlindja ime...

Prishtinë...

Të dua – shumë të dua

Hapin  tënd e dua

Ka ecën nëpër çdo stinë.

Por më e dashur

Më je përherë

Behari kur të vesh n’pranverë.

 

DUART E DRITËS

 

-Duart e Dritës, thotë mësuesja

Janë më të mirat në klasë.

-Duart e Druitës, thotë nëna,

Gëzojnë shtëpinë pa masë!

 

/Morëm nga Përmbledhaja me vjersha:

“DUART E DRITËS”, Prishtinë, 1976/

 

Jonuz Fetahaj

Hysen Këqiku

DEMIR BEHLULI

(50 vjet krijimtari)

Prishtinë, 2008, f. 313

AFORIZMA

(Demir Behluli)

1.Dëshirën asnjëherë s'mund ta kaësh, ajo gjithëherë rritete më shumë se mundësia.

2.Njeriu gjithëmonë i beson asaj qëdëshiron.

3.Vendlindja dhe njeriu i lirë në të e mbajnë ekulibrin e jetës.

4.Populli është  sikur bari: gjithkush shkel mbi  të e ai  përsëri drejtohet e rritet.

5.Populli dhe mali janë të pandashëm.

6.Njerëzit e dobët gjithmonë mundohen që fali tëpërgjithësohet.

7.Disa të vërteta njerëzit kurrë s'kanë pasur mundësi t'i thonë, ato vdesin bashkëme ta.

8.Është i keq ai njeri që shanë kombin tjetër, por shumë mëi keq ëahtë ai që shanë kombin e vet dhe do të jetë shumë më i lumtur ai njeri që nuk urren të tjerët.

9.S'duhet zgjedhur mjedisin kur bisedon diçka të drejtë, por suhet zgjehur kohën kur e thua atë tëvërtetë.

10.Njeriu është vegël vepruese, por mjaft e ndërlikuar, e cila me kohë amortizohet dhe ndaj sa (tij) së pari humb simpatia, pastaj interesi e më në fund zhvleftësohet dhe bëhet antipatik – tepricë e pavlerë, kurse vepra mbetet.

 

Fatime Gjata, poete dhe edukatore-veprimtare
Fatime Gjata, poete dhe edukatore-veprimtare
Nga Fatime Maliqi- Gjata/ Tri vjersha

Dialog

 

Se ku është babai

Nuk e di Lirika

Desha t`i tregoj

Është e vogël

Nuk më kuptoi

 

Lirikë!

A më kupton?

Babi këtu pushon

këtë lule po ia mbjell

I çel dimër e verë

 

Nënë!

kjo nuk është lule po është pishë

Këtu s`është babai duhet ta dishë

n`Shqipëri ka shkuar pse s`vjen s`di

Të shkojmë ta marrim unë edhe ti?!

 

Më kot Lirikës desha t`i tregoj

Është e vogël sërish s`më kuptoi

 

Së bashku me lirikën shkova te varri i Selimit

Ia mbolla një pishë dhe desha ta shpjegoj Lirikën

Për babin e saj;- po Lirika shpreson se

Babi ende është në Shqipëri për shërim

Ndërsa ai tanimë prehet në amshim...

 

15.4.2002

 

Të premtova

 

Nuk më kanë kursyer vërshimet

As katastrofat

As vuajtjet…

Në mua janë shembur

 

Unë mund të shërohem

Pas vdekjes...

 

Të premtova që

Për fëmijët do të flijohem

Rreth meje sillej diçka me vlerë

Që më detyron të mbijetoj

Nuk zbulova Amerikën

As kontinentin e Afrikës

Tretem sikur qiriri t`iu bëj dritë

Shpatit, Jetës dhe Lirikës

 

20.4.2002

 

Kujtimet...

 

Kujtimet më sillen si në agoni

Për fillimin dhe mbarimin e jetës tonë

Për martesën tonë që mbante harmoni

Dhe në katastrofë befas kalon

 

Tani mbrëmjet më janë të rënda

Mëngjeset e sfilitura

E ditët e hidhura...

 

Fëmijët më bëjnë t`i lë përkujtimet

Fëmijët m`i rrëmbejnë shqetësimet

Më imponojnë t`i rrekem shtëpisë

Edhe t`i bindem ardhmërisë

T`i gëzohem Shpatit, Jetës dhe Lirikës

Pasurisë time më të shtrenjtë-prikës…

 

8.5.2002

----------

 

Si mund të na i dhurojnë ardhacakët shkollat tona?

 

 

Nga Shaban Llozana

 

Më 2 shtator 1996 Televizioni serb i Beogradit transmetoi informatën se kryetari serb Slobodan Millosheviqi dhe Dr. Ibrahim Rugova nënshkruan marrëveshjen për kthimin e nxënësve shqiptarë në lokalet shkollore.

Që në momentin kur pashë se kjo marrëveshje ishte shkruar në gjuhën serbe dhe në alfabetin cirilik (së paku kështu u dha në televizion) kuptova se serbët tentuan që edhe njëherë popullit shqiptar të Kosovës t`i ofrojnë asgjë më tepër se një mashtrim. Unë, si pjesëmarrës i LNÇ, ish- kapiten i   rangut të parë, i dënuar nga gjyqi ushtarak në Shkup, i vuajtur dhe i munduar nëpër golgotat e ishujve të Adriatikut, e di se shkolla është pronë e popullit dhe se ajo nuk mund të jipet në mënyrë humanitare nga askush. Shkolla shqipe është shkollë jona që e fituam gjatë LNÇ-së. Prandaj, nisur nga kjo, Serbia nuk mund të na japë neve në baza humanitare diçka që ishte jona dhe të cilën na e pati marrë me zor. Meqë në marrëveshjen e nënshkruar nuk paraqitet askund funksioni i Rugovës, konsideroj se kjo marrëveshje është e paqëndrueshme. Ne jemi të interesuar të shohim aty nënshkrimin e Rugovës si lider yni, apo si kryetar i Republikës të Kosovës, e jo si emër pa farë funksioni.

Serbia nuk e solli Kosovën nga Karpatet, por e gjeti këtu në Ballkan dhe shtrohet pyetja: si ka mundësi që ardhacaku të na i dhurojë në mënyrë humanitare shkollat që na i pushtoi me pafëtyrësinë më të madhe.

 

(Botoi gazeta “Bujku”, e hënë, 23 shtator 1966, f. 10)

 

 

Duket se lojërat nuk janë vetëm sa për të humbur kohë, për nxitje të dhunës tek të rinjtë dhe gjëra të ngjashme. Në University of Missouri një lojë e përdorin si mjet për nxitjen e punës së trurit tek fëmijët me sëmundje nervore – autistët. 
  

Demir KRASNIQI

 

NAZIF RRAHMAN PËRLEPNICA

N’ Përlepnicën legjendare,
Në familjen atdhetare,
Lindë e rritë Nazif Rrahmani,
Trim për pushkë, kundër dushmani!
Nazif trimi i Përlepnicës,
Shumë luftoi në Luftë të Kikës,
N’ Velegllavë, Ush, Bujanoc –
Bombahedhës – nuk kishte shoq!
N’ Gjyrishec e në Novak,
N’ shumë katunde në Gollak,
Mbrojnë kufijtë Shqipnisë Etnike –
T’ mos shkelë knej kamba anmike !

Nazif trimi, ai luftëtarë,
Bombahedhës i dorës s’ parë,
Shumë çetnikë, n’ Kikë shpartalloi,
Shumë armët jav konfiskoj!...
N’ Belegllavë , në Ush e n’ Kikë,
Ushtrinë serbe e kanë koritë...
N’ Bujanoc e në Gjilan,
N’ lufta t’ mbrojtjes për vatan...
Me shumë shokë, Nazif Rrahmani,
Nji Kuvend , nji ditë e bani –
Eni  vllazën t’ i biem Gjilanit,
Mos ta lamë n’ dorë t’ serbijanit!”...

Mulla Idrizi, ai prijatar ,
Kish Nazifin, dorë të parë,
E urdhnoi t’ shkojë n’ Përlepnicë –
Ta formojë nji Shtab t’ Ushtrisë!
Shtab Ushtrie Vullnetare,
Që ta gjejë nji odë shqiptare!
Shtab Ushtrie n’ rreth t’ Gjilanit –
Ishte oda e Zenel Osmanit!
N’ Përlepnicë, n’ këtë Shtab të Parë,
Vijnë shumë trima vullnetarë,
Garda e rojës ishte formue,
Krejt atë Shtab me e sigurue!
Komandant në gardë të rojes –
Nazif Rrahmani do të emnohet!

Më datën 20 Dhjetor,
Një Vendim në Shtab u mor –
Vullnetar edhe eprorë,
Më 23 Dhjetor,
Të shtunën , para sabahit –
Me ushtri me i ra Gjilanit!
Ditë e shtune , n’ ora gjashtë,
Fuqi Zoti, ne na dhashtë,
Në Gjilan kemi me hy –
N’ luftë me shkije sy me sy!

Ndër shumë trima vullnetarë –
N’ kamë u ngrit Nazifi i parë,
Para Shtabit dhe Flamurit -
Dha betim me fjalë të burrit:
“Pasha Zotin , që m’ dha shpirt,
Pasha nanën, që m’ dha gjitë,
Pasha djepin , që m’ ka rritë,
Pasha bukë e pasha kripë,
Pasha krojet, ku jam flladitë,
Pasha diell e pasha dritë,
Pasha tokën Nanë Shqipni,
Pasha Flamurin Kuqezi,
Unë ma i pari kam me shkue,
Bombat OZNES , me ja gjue,
Edhe burgun   me shkatrrue –
Krejt vllazninë kam me i lirue!”...

Siç e flet – e banë shqiptari,
Ditë e shtune – ditë pazari,
Gjithë Gjilani dhe shqiptarët –
Do t’ i presin vullnetarët!
Nazif trimi, ai burrë me namë,
Armatoset deri n’ dhamë,
N’ krah e qiti nji çekan,
Dhe u nisën për Gjilan.

Me shumë shokë, pa nji pa dy –
Si drangoj n’ Gjilan kanë hy,
Shpejt i nxor bombat e dorës
Dhe ja qiti flakën OZNES!
Dyert e burgut ren me ren,
Me çekiç , tana po i then.
Po i liron shqiptarët e ngratë –
Ishin kanë tridhet’  e shtatë!...
Luftë të rreptë po banë n’ sabah,
E kish marrë nji plagë në krah!...
N’ ora dhetë – për katër orë –
Krejt Gjilanin e morën n’ dorë!...

Nji plagë t’ randë , Nazifi e kish marrë,
Ishte nisë kah Dheu i Bardhë,
Me lypë vend për me u strehue,
Edhe plagën me e shërue!
Tej n’ Ponesh, qashtu ka dalë –
Kërkush ndihmë nuk i ka dalë?!
N’ nji mulli , n’ Ponesh ka ra –
Aty, shkijet e kanë vra!...

 10-vjetori i revistës tonë “Shqipëriasetnike”

UDHË E MBARË „SHQIPËRI ETNIKE”!

 

 

Nga Kadri Mani, kryeredaktor

 

Sa herë që në të kaluarën është pushtuar Shqipëria, kjo

ka qenë pasojë e mungesës të rezistencës të perbashkët.

 

(Faik Konica)

 

 

Shqipëria Etnike: kjo shprehje e drejtë, nga armiqtë e huaj dhe nga bastardët shqipfolës, shpesh po zëvendësohet me shprehjen joshkencore dhe qëllimkeqe,- Shqipëria e Madhe!

Pra, themi Shqipëria Etnike, Serbia e Madhe,  Bullgaria e Madhe, Kroacia a Madhe…sepse: ne shqiptarët e duam Shqipërinë kompakte me territor e me banorë- me shumicë absolute shqiptare. Kurse Serbia e Madhe, Bullgaria e Madhe, Kroacia e Madhe…kanë tendenca shoveniste për pushtimin dhe gllabërimin e popujve e të tokave të huaja ku, vetë serbët e bullgarët e kroatët…do të ishin pakicë kombëtare!!- e kjo do të ishte fatkeqësi për vetë ata popuj shovenë, sikur që u pa e po shihet konkretisht, me Serbinë çetnike neofashiste.

Ky, pra, është ndryshimi i theksuar dhe thelbësor dhe intektuali e njeriu me mend në kokë, nuk duhet të gabojnë: kurse lëpushkat shovene serbe vijojnë me të vjetrën: Shqipëria Emadhe, shiptari, Kosmet!…

Ua tërhqeim vërejthen që t`iu përmbahen shprehjeve shkencore: Etnička Albanija, albnaci, Kosova…, ndryshe, për revansh, ne do t`i quajmë: srvi, crvi!!-(krimba!!).

Pra, ku është fati që edhe fqinjët tanë shovenë, të kërkonin formimin e Serbisë Etnike, të Bullgarisë Etnike, të Kroacisë Etnike…dhe kurrëmë nuk do të kishte luftë.

Pra, morëm mundin t`ua shpjegojmë atyre që nuk e dijnë, se “Shqipëria Etnike” nuk është gogol që të frikësohen fëmijët, as është kuçedër me dy kokë. Por, për shovenistët gjakatarë-terroristë, “Shqipëria Etnike” edhe mund të shndërrohet në kuçedër me dy e me dymbëdhjetë kokë, që t`i zhduk armiqtë tanë, të cilët do të guxonin të na fyjnë e të na mësyejnë.

 

Çështja e Toplicës

 

Në Kongresin e Berlinit, më 1878,-Çështja Shqiptare u injorua krejtësisht: me të raportuar delegacioni serb, Qeveria shoveniste serbe, jep urdhër që të shpërnguleshin shqiptarët e Toplicës, për 15.-minuta!!! Toplica (Nishi, Vranja Prokupla, Kurshumlia, Leskovci, Piroti, Dragusha…) ishte ca më e madhe nga Kosova ë  kufijtë e sotëm.

Lexuesit e kuptojnë se për 15 minuta është zor të shpërngulësh edhe nga banesa në banesë?-po qëllimi i shpërnguljes ishte shfarosja në masë përgjatë rrugës: banorët e shpërngulur me nga ca bohçe ndër duar apo barrë mielli mbi shpinë, hepoheshin dhe anoheshin nëpër borë e acar,  nën kerbaçët e policisë çetnike serbiane…e kur diku ndaleshin të shlodheshin: nënën e lodhur, duke i dhënë gji foshnjës, e zinte gjumi, xhandari ia prente sisën me bajonetë dhe e çkapte foshnjëm, të cilën ose e shkonte në singi, ose e hudhte, që të ngrinte në borë e në akull…

Megjithatë, një pjesë e madhe edhe i mbijetuan torturat e çmendura çetnike; dhe ata ruajtën mbiemrat-toponime të vendeve: Epiroti, Nishlia, Kurshumlia, Toplica, Dragusha, Leskovci, Surdulli, Ratkoceri, Velegllava, Sekiraça…dhe pavarësisht që me kohë atje edhe mbizotëroi elementi serb, tapitë janë tonat-të shqiptarëve…Dhe edhe sot e gjithë ditën, edhe vetë serbët ardhacakë, kanë ruajtur ca toponime shqiptare: Alijina Vodenica!-(Mulliri i Alisë), Hasanova Livada!-( Livadhi i Hasanit), Muratov Pašnjak!-(Kullotat e Muratit)…

Kurse kur kthenin pleqtë tanë andejpari, shkjau, „ i zoti i shtëpisë”, po i shpjegonte gruas së vet: “Żeno!-došli su nam gospodari!”-(grua moj, na kanë ardhur të zotët e shtëpisë).

Kur u pa puna hapur, se Fuqitë e Mëdha po i përkrahnin e miklonin fqinjët tanë shovenistë, krerët shqiptarë formuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, më 10 Qershor 1878: e cila e mori situatën në dorë, me luftërat qe dihen e që do të defilojnë nëpër faqet e “Shqipërisë Etnike”. Që po del në 121-vjetorin e Themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe që përputhet me Çlirimin  e Kosovës, për çka “Shqipëria Etnike” falënderon Institucionet e Kosovës dhe UÇK-në, krahun djathëtist, falënderon NATO-n, SHBA-të, si dhe Presidentin Clinton, Bler…Në revistë do të kultivohet historia dhe kultura jonë kombëtare.

Është një gabim dhe skandal që nuk u përkujtua 119-vjetori i vdekjes të të madhit Mit`hat Frashëri-(më 25.3.1999), i shpallur tradhtar, nga tradhtarët monisto-fashistë: ka qenë momenti kur duhej dhënë grushtin vendimtar neofashizmit në trojet shqiptare. Poashtu edhe në lidhje me At Gjergj Fishtën dhe veprën e tij madhore:”Lahuta e Malëcisë”, nxjerrja e shpirtit kombëtar nga programet shkollore…

Në këtë suazë, (kornizë, kuadër), do të trajtohen tema, projekte, plane e disertacione…në rapoprtet tona vetanake dhe me të huajtë. Kjo është shkencore dhe e vlefshme për ne dhe për të tjerët. Andaj është e pranueshme, dhe do të përkrahet nga të gjithë liridashësit kombëtarë-ndërkombëtarë.

Në Shtetin e Shqipërisë Etnike do të ketë vend dhe do të trajtohen barabar pjesëtarët e minoriteteve dhe të grupeve etnike; kur është fjala për shkollim dhe për prosperitet të gjithanshëm. T`i kthehemi tani citatit të Faik Konicës, të cilin nuk e vumë sa për ta vënë;- por për të konstatuar e rikonstatuar një tër vërtetë të madhe e të hidhur, që na ka përcjellur përgjatë historisë tonë, e deri në ditët e sotme, që po na përsëritet me një kërcënim serioz dhe shfarosës: forca të errëta të së kalauarës, në relacionin: Tiranë-Tetovë-Prishtinë, janë të gatshme edhe për masakra të një lufte civile, për restaurimin dhe inagurimin e fantazmës komuniste në trohet tona.

Shanset e tyre janë të destinuara për dështim, sepse, duhet të jenë tepër të marrë e primitivë, që të besojnë se ka një kapitalizëm budallaq, që të çliron dhe fill ta dorëzon stafetën e komuninizmit, me drapër e me çekan, që nuk ishin simbole të bujqësisë e të ndërtimtarisë, sikur që iu servoheshin popujve, por ishin mjete të korrjes e të mbytjes- shfarosjes të mija e milina njerëve të pafajshëm.

Këtë ne e dimë dhe as kemi dilema. Por, nuk e dinë e as duan ta dijnë kukuvajkat që po grishin të kaluarën: dëshmi janë atentatet dhe kërcënimet në vijimësi dhe pandërprerje,  verbale dhe me shkrime.

Atyre tipave duhet treguar vendin, duke krijuar një digë të fortë e të pakalueshme për fantazmat komuniste. Forca të njaftueshme kemi në vend dhe jashtë. Dhe kur është fjala për Diasporën, kjo është Bashkësia Shqiptare në Zvicër sot, e në nivel evropian nesër, duke u lidhur ngusht edhe me sivëllezërit tanë në kontinentet tjera, sikur që është Bashkësia Shqiptare-Amerikane etj.- pa asnjë lëshim as labërgim. Përse mendojnë fantazmat komuniste se duhet të ikim prej tyre!?-JO. Jemi kuadër i gatshëm që t`i ngopim dajak e barut, po që se nuk e marrin në dorë situatën gjykatat kompetente, për t`i sjellur në bankën e zezë atentatorët mizorë.

Sigurimësat e SHIAK-ut_( Shërbimi Informativ Anti-Kombëtar) sërish po e ngrit kokën ngjashëm me derrat e egër, por do të jua ulim kokat dhe do të jua tregojmë vendin: për dy arsye: për Bashkimin Kombëtar, ekskluzivisht në baza nacionaliste-sot, dhe për prevendtivë kundër shpërthimit të një lufte civile ndërshqiptare-nesër.

 

Po zbret Kurta, po hip Murta!!

 

Konkretisht: Sllobodan Millosheviçi po shkon-Hysni Milloshi po vjen!?!- Hysni Milloshi është kryetar i Partisë Komuniste të Shqipërisë (për të mos i thënë “shqiptare”- sepse disa dinosaurë kosovarë tanimë e kanë përqafuar hapekrahë!!). Pavarësith, se në disa tubime të Hysni Milloshit është brohoritur:”Poshtë Kosova!”.

Ne kemi shpresa në Amerikën, por kur është fjala për rregullimin e brendshëm, kemi frikë se demokracia amerikane mund të mos përzihet!?- dhe na qoftë për hajr rirobërimi nga Milloshit shqiptar!?!- e jo që kanë farë ndryshimi, por ky “yni”, pa mëdyshje, se është edhe më i poshtër.

Një shpjegim për simbolin: me emrin “Kosovë” duhet të kuptohen të gjitha trojet shqiptare nën Jugosllavi: Kosova, Maqedonia Perëndimore, (mespërmes Vardarit), trojet tona në Malin e Zi, si dhe Presheva, Bujanovci e Medvegja).

Pushka e pena janë relike të së kaluarës, sepse sikur që nuk shkruajmë më me pupël, por me kompjuter, as nuk luftojmë më me hutë as me martinë, por do të armatosemi deri te bomba atomike. Dhe Shteti ynë i Shqipërisë Etnike-(demokratike-neutrale), do t`i eliminojë e do t`i zhduk armët krahas Zvicrës demokratike-neutrale.

Te “Shqipëria Etnike” do të shkruhen artikuj analaitikë,- le t`i mbajnë rubrikat e veta degët e specializimeve të veçanta: legjislatura, ekonomia, medicina…hoxha dhe prifti, por me kusht që ta predikojnë secili fenë e vet, pa u përzier në kompetencat e tjetrit.

 

Udhë e mbarë “Shqipëri Etnike”!

Vdekje Enverizmit-Liri Popullit!

 

(Botuar te revista « Shqipëria Etnike »

nr. 1, më 10 Qershor 1999-Zvicër)

 

Botues: Bashkësia Shqiptare në Zvicër

Stafi:

1.Alistar Ramadani,

2.Ahmet Hasani,

3.Fadil Krasniqi,

4.Kadriu Osmani, kryeredaktor,

5.Niman Jusaj,

6.Sefedin Krasniqi,

7.Sylejman Morina,

8.Shefqet Jashari

 

Meqë ky Staf nuk u angazhua as për daljen dhe as për shpërndarjen e revistës të numrit-1 as -2, në numërin tre e shemba atë skllop sabotatorësh-koprracë dhe në vend të emrave të tyre shkrova vjershën:

 

Pa dëgjoni moj shqiptari,

Kanë ardhë derra në Bashkësi,

Kanë zënë vend në Kryesi,

Nuk paguajnë as anëtarësi!

 

Unë dhe bashkëshortja ime paguanim anëtarësinë me rregull, ata nuk po paguanin!?!

Dhe vazhdova ta botoja vetë revistën, me ndihmat e mia sociale!!! Ka pasë raste kur që të gjitha të ardhurat e mia mujore prej 1600.- frangash t’i paguaja Shtypshkronjës! Nga punëdorja e guas time blenim bukë të mbetur nëpër frigoriferët e shitoreve me zbritje çmimi 50% dhe e hanim me lëng e me speca në Kryeqytetin e Zvicrës!

Njëherë zbritëm nga mikrobusi, dhe unë kisha dy strajcat me libra që po i bartja, njërën ma mori pleqnari Tahir Krasniqi, i cili po më thoshte: Dëgjo o Kadri, më ke ftuar në Bashkësi dhe do të vija, por me këta pisa shokët tu, që ecin me duar në xhepa, e ne të moshuar të ngarkuar, kurr nuk ke me pasë sukses!?! Dhe i doli prognoza-profetike!!

 

 

 E NDIHMUAN REVISTËN “SHQIPËRIA ETNIKE”

KËTA BASHKATËDHETARË SHQIPTARË

 

Nëse nuk  e di (nëse nuk e njeh), nëse nuk e kërkon dhe nëse nuk e realizon të drejtën tënde, personale, legjitime kombëtare e njerëzore, i bën shumë keq jo vetëm vetes tënde e komunitetit (kombit) që të ka prodhuar deri më tani, por i bën keq edhe Evropës, Amerikës, Azisë, Afrikës...apo njerëzimit mbarë.

(Rexhep Ahmeti)

1.Zotni Shaqir Shabani………..……………1500.- DM

2. Zotni Halim Jashari…………………………..1000.-Euro

3. Zotni Qamil Nivokazi………………......…….500.-Fr.

4. Zotni Shemsedin Kajtazi…………………..….400.-Fr.

5. Zotni Ylber Osmani…………………….….….400.-Fr.

6. Zotni Nazmi Berisha- Dyzi...........................…300.-Fr.

7. Zonja Shukrije Bunjaku-Osmani.......................200.-Fr.

8. Zotni Salih Tahiraj…………………….......…..200.-Fr.

9. Zotni Idriz Kelmendi………………….........…200.-Fr.

10.Zzonja Afërdita Salimi-Cërnica………….......200.-Fr.

11. Zotni Behxhet Krasniqi………...……….....…200.-Fr.

12. Zonja Sabrije Zeqiraj-Mahmutaj………..…....100.-Fr.

13. Zonja Gjyzepina-Pina Thani………...…….....100.-Fr.

14. Zotni Xhevdet Ademi…………………..…....100.-Fr.

15. Zotni Tefik Berisha..........................................100.-Fr.

 

KADRI OSMANI & REVISTA SHQIPERIA ETNIKE

ProCredit Bank-Prishtinë

Account Number:

Numri i llogarisë: 1110162085000136.-

 

Tash aktualisht më del “këshilltar” gazetari sqepverdhë e kanarinë politike, Ramadan Asllani, dhe më mban ders se nuk duhet thënë “Shqipëri e madhe”!?!

-Po kush e ka thënë!?!

-Mitat Frashëri!! (ia mbylla mesengjerin, ngase vjersha ishte ngjitur me hartën e Shqipërisë etnike, dhe nuk çkapej, e neve na nevojitej- harta.)

Herën tjetër i kam dërguar shtypshkronjës edhe 1000.- franga, qiranëe banesës! Herën tjetër e kam paguar qiranë, ia kam dërguar shtypshkronjës pagesat sociale në shumën prej 700.- frangash, e kështu me radhë... Njëherë tjetër i ngala borxh 800.- euro Shtypshkronjës “Siprint” në Prizren, dhe u fut në kredi bija jobnë atje e pastaj ia kam la me këste 200.- euro mujore. Dhe kur më nuk po ecte es me forcat e fundit shteruese, na erdhi në ndihmë i ndjeri Bajram Vitia dhe na e hodhi revistën në internet!

Është dalë libri HISTORIA E SHTYPIT SHQIPTAR, dhe le ta krahasojë kush të dojë nëse ka apasë në histori një të vetmën sakrificë që ka bërë familja jonë!?!

Me këtë rast i falënderoj edhe parapaguesit, dhe i përbuzë joparapaguesit, për të cilët zoti Sherif Shatri pati thenë:

-Mos i prek te kuleleta, ngase e kanë gjarpërin në nëkuletë dhe jua ha gishtat!!!

----------------------

 

Letërkëmbime

 

 

Tiranë, 1 qershor 2001

 

 

Shumë të dashurit tanë,  zotni Kadri e zonja Shukrije, mirëdita!

 

Para së gjithash, Ju familjarisht, Ju dëshirojmë dhe Ju urojmë të gjitha të mirat, siç e dëshiron zemërbardhësia  Juaj e madhe..

Si jeni me shëndet? Ylli, Rabiti, Jeta dhe fëmijët e tyre si janë? Po nga gjendja ekonomike si po kavardisen?

Ne na ka marrë malli pa masë për Ju dhe nuk e dimë a do të kemi fatin të takohemi e të çmallemi me ju, njerëzit që na kanë dashur dhe na donë me gjithë zemër, që keni bërë aq shumë për ne, kurrë ne s`kemi mundur të bëjmë asgjë për ju.

I dashuri Kadri,

Revistën ma çoi Idrizi (Kelmedi), na erdhi me shumë vonesë, se shërbimi postar nuk është në rregull.

Poezinë që Ti jua kushton bashkëshortëve Shkurtë e Myftar Memia, për ne është dekorata më simbolike e jetës tonë, më e çmuara, çka ana obligon që, për çështjen kombëtare, ne të mos kursejmë as djersën as mundin as jetën tonë. Ne Atdheut, bashkimit mbarëkombëtar, lirisë e demokracsë së vërtetë, progresit të gjithmonshëm, ia kemi borxh djersën, munndin dhe jetën tonë.

Ju jeni një nga ata luftëtarë të paepur, që familjarisht jeni shkri për idealet më të larta kombëtare, dhe kurrë, dhe në situatat më të rënda, nuk jeni thyer, as nuk jeni kthyer mbrapa. Ju jeni simbol qëndrese. Vendosmëria, qëndresa dhe zemërbardhësia Juaj janë shumë frymëzuese për të gjithë ata që i kushtohen sadopak çështjes së lartë mbarëkombëtare.

Ju lutemi na falni se po  Ju shkruajmë me shumë vonesë! Por kur isha në Kosovë, mora një të ftohur dhe s`pata fat të takohem me Ju. Mjekët në spitalin e Pejës më thanë të shtrohesha në spital, por nuk u shtrova për shkak të Shkurtës, që do të shqetësohej së tepërmi, dhe nga ana tjetër, do t`u nxirja shumë telashe atyre miqve, që boll kishin problemet e veta. Ata, i gjithë fshati, ishin shumë bujarë, por të djegur e të zhuritur: fjala është për fshatin Brolaj, ka 120 shtëpi të fiseve Shalë dhe Gash, por fort të bashkuar; unë isha te vëllezërit: Hamdi, Rakip e Mustafë Tolaj.

U ktheva i sëmurë. Kura nuk më bëri efekt. E ftohura m`u përsërit. Tërë dimrin e kalova në krevat me antibiotikë. Po të mos ishte kujdesi i jashtëzakonshëm i motrës Tënde, Shkurtës, unë nuk do ta kaloja.

Shkurta është shumë e lodhur. Ka sa kohë që iu ka shfaqur tensioni dhe shqetësime në zemër, plus lukthit e poliartritit. I ënjten këmbët. Ka pagjumësi të theksuar. Të gjitha këto ajo i përballon me një kurajo të pazakontë. Por mosha e madhe e ka bërë dhe po e bën punën e vet.

Këto kohët e fundit, kur e kalova të ftohurën, unë u përmirësova diçka nga shëndeti, por u detyruam t`i heqim edhe ata pak dhëmbë e dhëmballë të prishura që na kishin mbetur. Edhe ky operacion në gojë na mundoi shumë. Tani kemi mbetur për të hëngër vetëm qull, kështu për t`u ushqyer jemi kthyer në fëmijë.

Shumë të dashur Kadri e Shukrije! Neve na ka marrë malli shumë për juve. Nuk e dimë kur do ta kemi fatin me u takue? Motra Juaj, Shkurta, thotë: Droe po vdesim pa u çmall me Kadrinë e me Shukrijen, që na kanë dashur e na duan pa masë dhe kanë bërë aq shumë për ne. Unë po e mbaj me shpresë. I them: Kadria e Shukrija e dinë që na nuk kemi mundësi ekonomike për të shkuar në Zvicër për t`i takuar, por me siguri ata do të vijnë në plazh këtë verë. Ju presim me padurim.

Juve, familjarisht, Ju urojmë të gjitha të mirat, shëndet, suksese,  në punën Tuaj krijuese në dobi të çështjes më madhore mbarëkombëtare, lirisë e pavarësisë së Kosovës demokratike. Gëzime e lumturi në familje e në jetën shoqërore, faqebardhësi.

Për së shpejti, në gëzime u takofshim!

Juve, familjarisht, Ju përqafojmë me shumë mall e dashuri vëllazërore.

 

Bashkëshortët Myftar e Shkurtë Memia

 

Në Bern, më 3.7.2001

 

Fort të dashurit tanë, zotni Myftar Memia e zonja Shkurtë Gjongecaj- Memia, Tungjatjeta!

 

Të mos i përgjigjesh njeriut në letër, është fundi i kulturës dhe i civilizimit, sepse do kuptohej si mospërfillje e cinizëm agresiv, e barabartë sikur kur të përshëndetë dikush, e ti me mospërfillje e kthen kokën anash!?! E kur është fjala për mua, që e mbaj veten për- polemist, si të arsyetohet!?!

Njëherë u gëzova që një e afërmja Juaj qe kompjuteriste dhe ia filluam mirë me letra e me artikuj, por ajo shkoi diku jashtë në specializim, dhe ne ngelëm në mëshirën e pamëshirë të postave të hallakatuara të Shqipërisë tonë të mjerë.

Që para tre vjetësh, nga pushimorja xhenet e Zvicrës, pas operacionit të sukseshëm të zemrës, ju kam shkruar edhe Juve edhe bashkëshortëve Osman e Drita Perolli në Durrës, dhe çfarë të mësoj: asnjëra letër s`kishin arritur!?! Ky ishte ai zhgënjimi që na e ndërpreu vullnet e hov për ta mbajtur gjallë korrespondencën në nivel të nevojshëm e të domosdoshëm. Në këtë situatë, e kemi përdorur telefonin që, edhe na kushton edhe zor merremi vesh ashtu rrëmbimthi.

Arsyeja tjetër pse ngurroja të Ju shkruaja është se: ishit të sëmurë dhe nuk doja të Ju shqetësoja me realitetin e hidhur të improvizimeve tona që bëhen në vend të organizimeve të vërteta e të mirëfillta.

Zoti Myftar, Ju keni qenë shkrues i rregullt në revistën „Shqipëria Etnike“, që nga numri i parë, dhe jeni i vetmi që dy herë Jua kam dërguar nga 100 franga „honorar“- Ju kam „mashtruar“: ato jua ka dërgua gruaja ime e devotshme, zonja Shukrije Bunjaku- Osmani, ato çka i kanë „tepruar“ nga punëdorja; sepse të 1700 frangat e ndihmave sociale unë u fus në nxjerrjen e revistës, madje as këto nuk mjaftojnë: njëherë nuk i paguaj socialet, muajin tjetër i paguaj socialet, por nuk e paguaj qiranë e banesës!! Dhe tash Kryqi i Kuq Zvicëran na i ka paguar borxhet, por na detyron ta lajmë borxhin me kiste, duke na i ndalur nga 500 franga për çdo muaj.

Ribotimin e librit Tuaj: “LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT NË KËNGËT POPULLORE“ e ka financuar biri im, zoti Ylber Osmani-(2000.- marka gjermane), me tirazh prej 1000 kopjesh, me ndarje të „fitimit“- përgjysmë ;- Ylberi nuk fitoi gjë, po Ju?- mendonim se do t`i ndihmonte zhvillimit të luftës, por shqiptarët as luftonin e as lexonin!! Kurse ajo që është vënë në fund të librit:“Ky libër botohet nën kujdesin e Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër, me kryetar z. Kadri Osmani.“- është pjellë e fantazisë së prishur e botuesit, z. Enver Bytyçi;- sepse unë as kam qenë „kryetar“ e as Shoqata ka pasur lidhje me librin Tuaj.

Ju i keni lexuar „reportazhet“ e mia se revistën e boton Bashkësia Shqiptare Zvicër-Gjermani-Itali!!!- sot, me mëtime që nesër të jetë Organ i Bashkësisë Shqiptare Evropiane-(BESH). Të gjitha këto, si duket, janë vetëm iluzione të mia!?! Unë vetë jam „Bashkësi“ dhe vetë jam „Redaksi“- asnjë shok nga „ish- të burgosurit politikë“ apo „të burgosurit e ndërgjegjes“!?!- mbase për shkaqe të ideologjisë socialiste-fashiste, apo për shkaqe të nivelit të tyre nën çdo nivel e për faqe të zezë???

Në një tubim të LDK-së në Bern, veprimtari i vjetër, zotni Hajdar Sadrija ka thënë: Në bazë të kulturës e të civilizimit, tamilët janë të fundit e listës në Botë; kurse në baza të organizimit, shqiptarët janë nën tamilët!?!

Për ta shkruar këtë letër, më nxitën edhe dy pullat postare nga 25 „LEKE“!!- me dy portrete: Roland Amundsen dhe Robert Skot, për ta shtruar pyetjen: kush nga bota e sotme shqiptare do të meritonte që „fëtyra“ e tij të vihet në qarkullimin postar kombëtar-ndërkombëtar!?! Dhe kur i kujtojmë „fëtyrat“ politike të disa politikanëve, na vie për të qeshur e për të qarë!?!- hiç më mirë nuk qëndrojnë as shkrimtarët!?!- as oficerët!?!- as familjet e dëshmorëve-(në shumicën absolute të rasteve!?!), sikur që janë: Osman Zhitia, Hasan Mala, Ramiz Lladrovci, Bekim Ramadani, Premton Bajrami-Elmazi etj.

Pastaj: LEKE!- SHQIPERIA!- DURRESI!! Hej ju gjuhëtarë: hiqni dorë nga qëndrimi i gabuar se në shkronjën e madhe-Ë, nuk paskësh nevojë për pikat- pika që s`u bie! Përse të huajt ta mësojnë shqipen gabimisht, për njëfarë „marrëveshje“ tonën konvencionale!?!

Dje ishte „2 Korriku“- 11-vjetori i Deklaratës Kushtetuese të Kosovës, dhe 2-vjetori i çlirimit të Kosovës: salla as përgjysmë, arsyeja- kanë shkuar të lahen!!!- u lafshin në gjak. Tentoja t`iu bëja humor ca të pranishëmve dhe bankave të zbrazta!! Tutje dëgjoj të thonë se tanimë jemi çliruar dhe s`ka nevojë për tubime as për organizime!?!- ja, tamam sikur shtazët pas kositjeve e të korrave- sallamadi!!!

Nga 100 pajtimtarë të revistës, asnjë i burgosur politik!?!- me kë çojnë inate derrat!?! Dhe lëre që as kjo indiferencë nuk iu mjafton; kur t`i botoj e t`i lexoni letrat e zotërinjve e të zonjave revolucionare të djeshme: Shefqet Jashari-Strofci-(struci!), Kadri Veselaj, Nexhmedin Gërguri e Hava Shala-Gërguri, Fehmi Kelmendi-(vëlla i Ali Aliut dhe i Zenel Kelmendit, rektor)...do të shihni se ato janë nënniveli i çdo gabeli e çdo gabelice, janë lehje të zakonshme të çdo zagari e të çdo zagarice; e kur ua jap shokëve e shoqeve të tyre indiferentë, qeshen e ngërdheshen, duke shndërruar fëtyrat e tyre nga simite në simuta!!!

Tash do të Ju  zbavis ca me një humor të zi;-  një shok imi, të cilin kurrë nuk mund e bëra dot shok, shpesh thoshte: unë e dua veten time, se unë veten time e kam shok, vëlla, motër, baba, nënë; se unë veten time e kam lopë, kalë, gomar- pse po qesheni si të marrë!?- a nuk po më shihni se jam ngarkuar, jam vetëngarkuar?- e kush lejon të ngarkohet më lehtë se gomari!?!

Po, ama soj gomarësh të veçantë  janë edhe ata që vetëm hanë fiq e nuk ngarkohen-hiç!!! Dhe pa shpjegime dalin nga Bashkësia njëri pas tjetrit, ose me shpjegime qesharake, kinse unë me telefonata po jua prish gjumin në ora 8-9 në mëngjes e po ashtu në ora 8-9 në mbrëmje!?! E për ato telefonata, me të cilat po i shqetësoja, tentoja t`i bashkoj horrat e sorrat e morrat,- paguaja 400 (katëqind) franga në muaj!?!

Dhe nga dëshira që ta krijojmë një Bashkësi, një Komunitet, një Unitet, lejuam që të na mashtrojnë batakçinjtë për të 10-tën, për të 100-tën e për të mijëtën herë!!! Vijnë e flejnë te ne, e na i vjedhin paratë dhe ikin!!! Kurse sivëllezërit e tyre jo vetëm që nuk angazhohen e nuk solidarizohen me ne, por vazhdojnë koketimet me ta, sepse janë si ata, fort të ngjashëm, në mos të njetë.

Dhe Ju nuk patët fëmijë, dhe tash në moshën 80-vjeçare keni nevojë për ndihmë... edhe ne jemi nga 65-vjeçarë, por ende vitalë, aktivë...andaj as kemi pasur rast t`i provojmë fëmijët tanë; por patëm raste  të zeza t`i provojmë disa miq, disa dajë, disa kushërinj, disa djem të vëllaut-( a të shkjaut), të motrës ( a të shkinës, se pa pasur kurrë fërkime me motrën time të ndjerë, po e fyej pa dashje për shkak të birit të saj bastard, që quhet si Ramush apo si Ranko-Branko), të cilët që katër vite e gjysmë në Zvicër, as na e kanë kaluar pragun, ndërsa jemi njohur me njerëz të tjerë për të parën herë në jetë, dhe jemi bërë shokë e punëtorë- bashkëpunëtorë.

Kurse ata „intelektualë“ që më kërkojnë honorar sot, ato kërkesa të marra, i konsideroj- haraç në gjak. Ne do t`i paguajmë honoraret atëherë kur të krijohet Redaksia. Kur të dali revista në tregun evropian, ashtu sikur që ka dalë në tregun kosovar.

Mirupafshim sa më parë!

 

Kadri Osmani, kryeredaktor

______________________

 

I nderuari z. Kadri,

Para disa ditësh më ra në dorë Revista e Juaj “Shqipëria etnike” nr. 11-12/2001 E lexova, siç i thonë fjalës, me një ngëç. Revista ka gjëra të mira, më pëlqeu dhe vlen të lexohet e të përhapët më shumë... Suksese të mira dhe Ju lumtë!

Mu për këtë arsye edhe unë vendosa të bashkëpunoj me revistën dhe të kontribuoj, pak a shumë, me humorin e vizatuar, karikaturën. Sepse edhe “karikatura është mendim. Është art. Është formë e veçantë e përjetimit të botës. Është formë speciale e raportit që vë individi me aktualitetin, me fenomenet e ndryshme, me mileun. Ajo zhvillohet paralelisht jo vetëm me artitin figurativ por me të gjitha format paralele të të shprehurit artistik.”

Prandaj, në emër të kësaj, që thashë më lart, po Ju dërgoj nja 10 karikatura për “Shqipërinë etnike”. Karikaturat janë të punuara bukur e me përkushtim. I freskojnë faqet e Revistës, terrin ngapak me tema nga aktualiteti dhe nga përditëshmëria jonë.

Karikaturën e parë e kam botuar në gazetën  “Rilindja” më 1958 dhe, deri më tash kam bashkëpunuar me më shumëse 40 (dyzet) gazeta e revista që dalin në Kosovë, Maqedoni, Shqipëria, Turqi, Itali etj.

Mëshihem prapa pseudonimit THERRË MURRIZI që nga viti 1960 e deri më sot.

Me këtë pseudonim simpatik kam botuar mbi 3000 kartikatura nëpër gazeta e revista të ndryshme. Më 1997 kam botuar edhe albumin me karrikatura “S’më ha palla për kopalla”. Është e vetmja përmbledhje e këtij lloji në hapërisrën gjithë shqiptare.Ë’shtë e vërteta kjo ishte një punë pionieri. Kisha shumë karikatura në dorë, çfarë të bëja me to? Vendosa të motojs një album. Doli albumi dhe pati jehonë pozitive. U prit mirë nga dashamirët e karikaturës etj. Ishte koha kur pritej rrokullisja e madhe në Kosovë. Unë ftoja Evropën (NATO-n) në ndihmë fq. 55 (...) e albumit. Çfarë “parashikimi”?  Nato  erdhi... dhe bashkë me NATO-n edhe shumë organizata qeveritare e joqeveritare. Një organizatë italiane IRC më 19. III. 2000 bëri të mundshme hapjen e një ekspozite me karikatura në Prizren. Pas një viti KFOR-i gjerman, poashtu më ndihmoi të hap një ekspozitëpër ushtarët e vet më 2001, në janar të k. V. Edge para lufte kam pas hapur ekspozita  personale (3) në Prizren e në Prishtinë...

Tash pa 42 vite pune të rënda e të vështira në arsim si arsimtar i gjuhës shqipe dhe i letërsisë, pakëz krijoj e më shumë pushoj si pensionist e veteran i arsimit në Prizrenin e bukur.

Ju falemnderit, të fala

Ram. Zaplluzha, alias

THERRË MURRIZI

Prizren më 16.IV.2001

 

P.S.:

Po ju dërgoj një kopje tëalbumit “S’më ha palla për kopalla” dhe stripin “Arbëri nuk vdes kurrë” dhe 5 k. Për faqen e fëmijëve të ”Sh. E.”

Ramadani

(nënshkrimi)

 

Adresa:

Ramadan Zaplluzha

Rr. “Brigada 125” nr. 25

38400 Prizren

KOSOVA

Tel. 029/24-172.-

 

 

I nderuar z. Kadri,

Dëshiroj që kjo letër t’Ju gjejë shëndosh e mirë e duke kryer punën me vlerë dhe me peshë tëveçantë...

Unë jam mirë, si zakonisht po punoj ngapak sa mos me thanë hiç. Bashkarisht me artistët figurativë të Prizrenit; kemi hapur një ekspozitë për nder të 123-vjetorin e Lidhjes Shqiptae të Prizrenit.

Ekspozita u hap më 10.VI e do të jetë e hapur deri më 17.VII.2001. Vizitorë ka mjaft sepse temat që i kanë trajtuar artistët e Prizrenit janë interesnte. Unë kam ekspozuar nja 10 karikatura me tema aktuale dhe retrospektive. Kjo tematikë e fundit më ka lënë mbresa të mëdha në shpirt. Janë karikatura që i kam punuar para vitit 1999 dhe nuk kishin kurajo t’i botonin fazetat e Prishtinës...

Fotografitë janë bërë gati dhe po Ju dërgoj. Shpresoj se do t’Ju poëlqejnë.

Në fund të fala.

Ramadan Zaplluzha

Prizren, 4.VII. 2001

Tel. 029/24-172.-

 

Shefki Ollomani, poet
Shefki Ollomani, poet
Shefki Ollomani

 
SHQIPËRIA ETNIKE 

Gurthemeli i Pellazgjisë, 
është krijesë e Perëndisë, 
Panteoni i perëndive, 
është vullneti i hyjnive, 
embrion për shqiptarinë, 
këtu Zeusi kish selinë. 

Është legjendë mitologjike, 
është baladë e lashtë kreshnike, 
është etni pellazgjike, 
është hyjneshë ilirike. 

Është tempulli i Dodonës, 
piedestali i Shqiponjës, 
është altari i lirisë, 
sot është zemra e Ilirisë, 
është rilindja e Arbërisë. 

Është si Dielli kur rrezon, 
porsi Hëna kur ndriçon, 
është kështjellë gur mbi gur, 
është Shqiponjë e Flamur, 
është Feniks që nuk vdes kurrë. 

Është burim e gurrë lirie, 
është betim e gjoks rinie, 
është ylber e yll gjithësie, 
është kala - themel Shqipërie. 

Është prush që përvëlon, 
është këmbanë që ushton, 
është rrebesh që shkatërron, 
ortek bore që mbulon, 
është tërmet që tmerron. 

Është si lulja plotë me erë, 
dallëndyshe në pranverë, 
është kullë brezash me bajrak fisi, 
vatër arbërore me bardhësi plisi. 

Është zjarr e vullkan, 
është stuhi e uragan, 
është furtunë e bubullimë, 
është rrufé e vetëtimë, 
është top e jatagan, 
është princ e kapedan,… 
që luftojnë për vatan. 

Është gjaku ynë që nuk falet, 
zemra jonë që nuk ndalet, 
është si buka në çerep 
dhe si uji nën një kep, 
është si ajri n'atmosferë, 
është si drita në humnerë, 
pa të cilat s'ka jetë as nderë. 

Shqipëria Etnike është e gjallë, 
si baroti e guri strallë, 
është një rrënjë që s'shkulet fare, 
ëndrra jonë mijëravjeçare, 
është si nuse me kurorë lavdie, 
zanë e bukur Ilirie. 

Kjo Shqipëria jonë Etnike, 
është trimëreshë heroike, 
që nuk njeh asnjë pushtet, 
derisa të bëhet Shtet.

------------------------

 

Pilo ZYBA
Pilo ZYBA
NJË UDHËTIM NË BOTËN SHPIRTËRORE TË ARVANITASVE

 

Nga Pilo ZYBA

pzyba@hotmail.com

 

Nuk e di në mund të quhen të mjaftueshme 19 vjet jetë mes lëvizjeve, këngës, mënyrës së jetesës, mikpritjes apo vdekjes, për të dhënë mundësinë të hedhësh në letër tingujt e të ngresh në këmbë nga rrënojat  një kulture që udhëtoi mes shekujve.Udhëtoi mes sëpatës e gërshërës së pa mëshirshme  në lufte për mbrojtjen e gjuhës dhe veshjes së saj kombëtare.

Nga njëra anë donin ti prisnin gjuhën “Formën e komunikimit e shprehjes së ndjenjave” dhe nga ana tjetër, ti ndërronin kostumin e veshjes, që kishte të bënte me paraqitjen e saj në ambjentin e jashtëm e më tej. Si mund të gjelbëronte ajo kur pranvera nuk hynte kurrë në degët, filizat e sythet e saj. Si mund të ruante ajo “kostumin e blertë” për ta përcjellur përpara epokave, jetesën dhe mbi jetesës? E megjithatë ajo mbijetoi, lartësoi vlerat e saj deri në pabesushmëri.

 

 

Po... po! Kjo është e vërteta! Këtë vërtetim e dëgjoj si muzikë të ëmbël dhe në

një fjalë të vetme të dëgjuar në një mbrëmje, në një pagëzim apo në rrugë.

Lexues të nderuar, duhet të jetoni për pak kohë pranë me arvanitasit, për të kuptuar të përgjithshmen, kalërimin nëpër shekuj të qënies së tyre…

Dëgjoja ato vite të 1990- ës qoftë dhe një fjalë të vetme, të përgjysmuar, dhe mbyllesha në dhomën time të vogël e bisedoja me veten. Merrja ato fjalë  ëngjëllore “natënë e mire” të asaj plake, që mosha i kishte hedhur miellin e bardhë të mirësisë, ndërsa vitet kishin krijuar hendeqet e përrënjtë e rrudhave, nga mund të lexoje rrjedhën e të gjithë jetës së saj.

 

KËNGA ARVANITASE

 

Me gjithë kulturën, natyrën dhe talentin e të shkruarit, i mbyllur në dhomë, bisedoja me veten. Pesha e lapsit më dukej kaq e rëndë sa e ndjeja të vështirë të hidhja në fushën e bardhë të letrës farën e mendimit, për të folur për botën e tyre të brëndshme, KENGEN. U deshën plot 19 vjet të bluhet në mullirin tim të talentit, për të nxjerrë  për ju, miellin e pastër të shpirtit të tyre, për të ushqyer kureshtjen dhe dashurinë tuaj për ta.

Jemi lodhur e stërlodhur me historinë, nga kanë ardhur Arvanitasit, kur kanë ardhur, pse kanë ardhur etj. Janë Arvanitas apo Grekë, Italianë apo Arbëreshë? Ç’fare kanë shkruar historianët!?

E pra mua nuk më duhet asnjëri prej tyre. Kam përpara historinë të shpalosur katërcipërisht. Nisur nga një këndvështrim tjetër, do mundohem të bind të gjithë ata, që hedhin baltën e harresës mbi ta. Për të bërë këtë, do shfrytëzoj dy këmbët e një ure të madhe, në të cilën kaloi jeta e Arvanitasve, për tu shpëtuar rrjedhës së lumenjve të shpifjeve, dallgëve të fyerjeve, mjegullës së harresës.

Dhe këto dy këmbë me të cilat ajo erdhi deri në ditët tona, janë kënga dhe veshja popullore. E para, e lindur dhe trashëguar gojë më gojë. E dyta, pesha e traditës që e vishte kombin me një kostum të veçantë që e dallonte nga të tjerët.

Mendoj se këto dy dritare janë të mjaftushme, për të pare rrugën e gjatë të këtij kombi, që fitoi mbi katakombet. Dhe dritarja tjetër, ajo që tregonte të veçantën, historinë e tij pa folur, vetëm me prezencën e saj.

Përpara se të filloj e tu flas, për thellësinë  shpirtërore, që e ushqyen me dashuri, pagëzime, dasma e vdekje, do shpreh një pakënaqësi që më pengon në rrjedhën e mendimeve. Janë të shumta këngët Arvanitase  për të cilat po shkruaj. Por, më përpara do qëndrojmë te e veçanta.

Kam mbledhur gjatë lëvizjeve të mia nëpër Greqi, këngë dashurie, dasmash, ninulla të ndryshme, por këngë trimërie e lufte nuk kam gjetur, ose janë  aq  sa numërohen me gishtat e njërës dorë. Pse?

Arvanitasit që bënë luftën në Greqi, nuk i kënduan kësaj vepre të cilën e ngritën me gjak?Janë vetëm tre – katër këngë, për tre-katër arvanitas si ajo e Osman Takës. Dhe kjo me qëllime të caktuara (jo se nuk e meritojnë) Po të tjerat?

  

 

Këtu mendoj se duhet ushtruar kujdes dhe vëmëndje.

Që nga viti 1900 ato filluan të ndalohen. Nuk u lejuan të këndoheshin. Me kalimin e kohës, u harruan apo u greqizuan, aq më keq. Ndodhi ajo që grekët dëshironin. Ata hoqën një armë të fuqishme të arvanitasve, për të thënë më vone: “Ja ku janë Arvanitasit, ka trimëri e trima pa këngë”? Ata që luftuan ishin grekë dhe këngët në greqisht i kanë! S’ka rëndësi, se sa here lidhin besë, thonë, “besa – besë”, apo levend, lërë – vend për më të fortin, trimin, kjo në gjuhën e arvanitasve. Po këtë rrugë ndoqën dhe për gjuhën dhe zakonet por aty ndeshën veshtirësi, pasi ajo ishte pengesa e fundit drejt çfarosjes e harrimit. Nuk ja arritën, se nëna, kur këndonte ninullën mbi djep ata nuk ishin aty që ta dëgjonin e ndalonin.

Gjuha u mbrujt bashkë me këngën dhe të dyja mbajtën njëra-tjetrën. Kur plagosej gjuha, luftonte kënga, dhe, atje ku kënga mundohej të vritej, gjuha lëshonte ilaçin e shërimit e të mbijetesës. Dhe ashtu dorë për dorë erdhën deri në kohën tone. Diku të plagosura diku të gjymtuara, flasin e na kujtojnë rrugën e bërë. Për të mos u zgjatur më shumë me analizat e mia, po u citoj fjalët e saj.Të këngës apo të shpirtit kuptojeni vetë. Ato janë aq të shumta e të ndërlidhura mes tyre sa duken si një e vetme.

 

Ja njëra prej tyre:

 

Arvanitës këngë thoni,

Gjuhën të mos e harroni.

 

Mendoj, se nuk ka nevojë, as për analiza e as për sqarime. Gurra e këngës e ka aq të pastër ujin e burimit të saj, sa është e tepërt, që ta shprehim me fjalë e analiza.

Pas kësaj një këngë tjetër thotë:

 

Po të dija të këndoja,

Gjithë të bukurat do zgjoja.

 

Kush mund të flasi më thjesht e më bukur? Po të dija të këndoja, do zgjoja tingujt e fjalët e bukura të gjuhës së lashtë, të gjyshërve, stërgjyshëve…Nuk janë të lidhura këto dy këngë, si vetë shpirti i Arvanitasve me gjuhën. Te e para, këndoni këngën për të mos harruar gjuhën. Te e dyta, lëvroni gjuhën për të mbajtur gjallë këngën. Ç’duhen analizat, hamëndjet e historitë e gjata pa bukë?

Kush mund ti qëndrojë tundimit të këngës “Gjon…Gjon”, këtij zogu që endet duke kërkuar folenë e braktisur në zëmër të Ilirisë! Do më lejoni të bëj dhe një  sqarim. Zogu Gjon, është Gjon Kastrioti, i cili humbi mbretërinë e tij, fëmijët. Ai u kthye në zog për të fluturuar e për të pare tokat e tij të Arbrit,  zogjtë që i rrëmbyen dhe ja shpërndanë larg, shumë larg. Ky zog këndonte në dritaren e Skënderit në Stamboll. I kujtonte atdheun, token, prindrit, deri sa një ditë ai, Skëndërbeu braktisi gjithçka për amanetin e zogut Gjon, babait të tij (ky është mendimi i autorit të shkrimit, ai e ka përshtatur dhe në një legjendë të shkruar).

Ja teksti i këngës:

 

Gjon, Gjon, çfarë kërkon,

Bora, gjithçka po mbulon!

 

E pra populli nuk bën fjalë për borën e maleve, por borën e robërisë që po i rrethonte. Luftën që po u bëhej për gjuhën dhe mohimin e meritave liridashëse. Përveç tekstit dhe këngës, ajo shoqërohet nga një klarinetë, që shpon errësirën e natës, si një thikë ku kërkon të mbijetojë shpirti dhe vepra e saj. Ajo është një thirrje për zgjim. Në fillim melankolike e më pas një shpatë e thekshme në kraharorin e armikut të heshtur e tinzar.

 

VËLLEZËR LEXUES,

Arvanitasit  kanë bërë luftë të dyfishtë për mbijetesë. Ata kanë luftuar dy armiq njëkohësisht për shumë shekuj me radhë. Kundër Turqisë dhe kundër Greqisë  njëkohësisht. Këtu vlen të përmënd dhe lufta e vëllezërve Kosovarë kundër Serbisë dhe Turqisë, që ishte në të njëjtat rrethana dhe njëlloj e vështirë. Ata, bënin një luftë të katërfishtë, luftonin dy pushtues njëkohësisht dhe dy  fe. Kjo nuk ka  ndodhur në asnjë vend tjetër të botës, dhe kundër asnjë populli, por vetëm kundër Shqiptarëve. Pse? Kjo kërkon një analize më vete në një shkrim të mirfilltë, analizuar me kujdes,  ndërthurur e mbushur me fakte.

Jo pa qëllim, përmënda këto këngë, e jo ato, që janë më të thjeshta si, “Moj e bukura gjitone”, “Kur vajta në krua” “ Do ta pres gërshetin” etj.

Ato i këndojnë ndjenjës së brishtë, dashurisë. Jo se është pa interes analiza për to, por, ky shkrim ka një qillim më të largët. Jo thjesht, atë të shprehjes së botës  së brëndshme intime.

  

 VESHJA ARVANITASE

 

 Përsa i përket pjesës së dytë, asaj të VESHJES KOMBETARE (sa bukur e thotë populli) të veshjes Kombëtare, të veshjes që përfaqëson  Kombin. Studjuesit tanë gjithjë e kanë të pagëzur me fjalën e huaj “Ethnografi”. Për  veshjen Kombëtare  kisha vendosur të bëja një shkrim të veçantë, por, parë nga këndvështrimi i mëparshëm, si një nga këmbët që mbajti urën e ecjes së tyre, e pashë se ajo nuk mund të shkëputej nga trupi dhe qëllimi që i kisha vënë vetes. Pra, ashtu si janë të lidhura në të vërtetë ashtu dhe do të analizohen.

Kam shkruar dikur për një veshje të tillë që e kam pare nga afër. Që në fillim të kësaj analize mund tu them se veshja jonë, (Arvanitase në rastin tone) është mahnitëse. Ajo bie në sy në tre drejtime:

 - Është shumë e pasur në koloritin e saj, në kontrastin e thekësuar të ngjyrave dhe të formës vizuale.

- Kombinimi i qëndisjeve, mënyra dhe harmonizimi, kanë një force, që here here të lënë me gojë hapur për mjeshtërinë dhe forcën e shprehjes- Kjo veshje pak e studjuar, është krejt e veçantë nga forma, modeli dhe prerja.

Një veshje e tillë të imponohet që në shikimin e pare. Krijuesit e saj, si rrallë në botën e veshjes, kanë një kolorit që të merr sytë. Po ta shikosh me vëmëndje, ka një kombinim të ngjyrës së kuqe  me të bardhën e të florinjtën njëkohësisht.

Njeriu që ka në trup një veshje të tillë, arrin deri atje sa të tjerëve tu duket si ireal. Ai kthehet në ëndërr, në mit. Ngjet sikur lëviz një trup i pikturuar nga një dorë mjeshtërore. Këtë e shprehin dhe studjues të huaj dhe më tej thonë: “Në luftë ata ngjajnë si zogj legjendarë”.

Një vëmëndje e veçantë i kushtohet kombinimit të veshjes me  armët që ai mban me vete (nga rastet e rralla në botë)Ilirët, Arvanitasit në rastin tone, i stolisin armët aq me merak dhe dashuri sa të mahnisin me mënyrën e gdhëndjes së dorezave, qytave etj. Vëndi ku ato vihen në brez, majtas, djathtas atje ku është më e lehtë përdorimi i shpejtë dhe i saktë.

 

Forma e prerjes e bën njeriun më fisnik, më serioz, e mbi të gjitha i jep pamjen e një heroi, përpara të cilit tundohesh dhe e ndjen veten inferior.

Kjo veshje nga forca goditëse e ngjyrave, qëndrimit, lëvizjes i jep ambjentit në lëvizje e sipër ngjyra e të bën të jetosh në një botë ëndërrash. Nuk e di sa u ka rënë në sy studjuesve tanë  por, në të gjitha fushat e betejës ( nga piktorët botërore) bie në sy një veçori e ambjentit, qoftë edhe të gurëve. Nën rrezet goditëse të diellit, gjithë fusha e betejës mërr ngjyrën e zjarrit që bubulon dhe flaka në çdo moment krijon figura të mahnitshme. Kam parsysh se kur Ata hidheshin në sulm me vrullin që i karaktarizonte, thirrjet e fuqishme, e ndiznin fushën e luftës dhe me prezencën e  ngjyrave që të trëmbin, të kujtojnë flakët, zjarrin dhe gjakun.

Të gjithë piktorët e këtyre tablove kanë një nuance të veçantë që është e njëjtë për të gjithë, e kuqja në kontrast me të bardhën, me thirrjet dhe lëvizjet.Të gjithë së bashku pa e kuptuar kanë dhënë të njëjtën tablo. Në atë tablo që Arvanitsit e kishin në mënyrën dhe dëshirën se si shkonin në luftë.

 

Çudi! Cili popull në botë shkon në luftë i veshur me të bardha si në dasëm? Vetëm Arvanitasit!

Fakti që në varret Ilire gjënden dhe armë si rrallë kudo në botë, tregon se ata jetën dhe luftën e quanin një “dasëm” që bën pjesë në jetën e tyre. Sa krijuan dhe mitin e veçantë se arma duhet me vete dhe në varr, pasi dhe atje njeriu nuk mund të flërë i qetë. Ka të drejtë Pukvilli kur shprehet. “Vetëm me prezencën e tyre ata të bëjnë për vete” apo “Në fushën e betejës, valvitja e krahëve dhe rrobave të tyre të trëmb”.

Shikoj me vëmëndje të madhe tablonë e rënies së Marko Boçarit. Kali i kuq, po i kuq  flamuri që valvitet  ne sfond (pse ai nuk është grek?).

Të pranishmit vëllezrit e tij, me fustanellat  me bardhësinë e tyre që ua përkund era, qielli përflaket. Dhe gurët e shprehin dhimbjen  për të. Mbi këtë det të pafund fustanellash, Markua përkundet, shoqëruar nga duart e të gjithëve që e ngrejnë lart mbi kokat e tyre, atje ku kishte vëndin kapedani, trimi.

Mos kujtoni të dashur lexues se këto piktura u bënë thjesht. Arvanitasit ato kohë iu imponuan botës, tërhoqën vëmëndjen e saj, pra ajo nuk mund të bënte ndryshe, veçse ti ngrinte në pjedestalin e kultures botërore.

Shikoj këto tablo dhe mendohem këtu në zëmër të Arvanitasve në Poloponez.

Shikoj detin dhe dallgët që me vine te këmbët, përplasen në brigjet e gurtë e ngrihen si dhjetra fustanella në një valle masive apo qoftë dhe në fushën e betejës. Qëndroj një çast dhe pyes vete: “Pse grekët, e shkurtuan, e shkurtuan fustanellën, sa e bënë si veshja e balerinave të Çaikovskit te “Liqeni i mjelmave”? Pse do pyesni edhe ju? Është e thjeshtë! Ata nuk donin të përçmonin veshjen por ata që i vishnin. Një fustanellë minifund do ti bënte ata qesharakë në sytë e botës. Por çfar ndodhi? Piktorët botërorë e pane nga afër luftën e Mesollogjit, Tripolicës, Nafplios, dhe e shprehën me imtësi atë në pikturat e tyre. Pra grekët në vend që të arrinin qëllimin e tyre u diskredituan.

tuduesit e huaj, më tepër italianë e francezë, thonë se kjo veshje ishte shumë e kushtushme. Asgjë për tu habitur e çuditur. Dihet nga të gjithë që mbajtësit e saj, ishin njerëz puntorë, krijues dhe dashamirës të së ardhmes. Këtë e kuptojmë që nga Ilirët, Skëndërbeu, Ali Pasha. Në kohët e tyre zhvillimi ekonomik arriti kulme. Mehmet Pasha me reformat e tij krijoi Egjiptin e sotëm.

Ndonse ishin gjithnjë nën presoin të luftës dhe shpenzimet më të mëdha shkonin atje, ata dinin dhe të luftonin, dhe të jetonin e krijonin.

 

 

Deri tani nuk fola aspak për veshjen e grave. Ashtu si te burrat dhe ato janë shumë të pasura nga forma dhe forca shprehëse. Në muzetë e Greqisë ka një fakt të çuditshëm, që atyre u ka shpëtuar nga syri i mëndjes keqdashëse.

Në muze janë disa piktura apo fotografi me veshje arvanitase ku në to thuhet. ”Veshje arvanitase nga Suli (Janinë) Viotia (pranë Athinës) Korinth, Salamina (pranë Athinës), Idhra (Peloponez) Argos (Peloponez) Athinë, Arta etj. Unë që i shikoj shtroj pyetjen: “Nëse në të gjitha këto vëndbanime përdorej veshja e tyre (këto zona nuk paraqiten me veshje të tjera), nënkuptoj që arvanitasit përbënin ¾ e gjithë Greqisë, dhe pa u habitur fare, gjithë pjesën detare të saj.

Ja dhe një fakt i pa njohur por kokëfortë.

Kjo pikture e Bubulinës është bërë në vitin 1827 nga Adan de Friedal. Kjo pikturë është e njëllojtë me veshjen e Zadrimës (pranë Shkodrës) Kam jetuar në ato zona dhe e kam parë me sytë e mi. (Megjithatë analistët le të japin mendimin e tyre). Atje në Zadrimë, ishte dhe zëmra e Ilirisë.

Duhen më tepër fjalë?

Ja, dhe një fakt tjetër i historianit grek Egonopulos. Kur bën analizën për historinë e Kretës ai, thotë. “Lira,(vegël muzikore) vjen nga fjala Iliri. Kënga është një zog i lirë. ”Bën një analizë për gjakmarrjen dhe krahasimin e Kretës me Veriun e Shqipërisë dhe, nxjerr ngjashmëritë. Me të vetmin ndryshim që i  leverdis, “Ilirët u nisën nga Kreta”. Qesharake, kur dihet që Ilirët zbritën poshtë në kohën e luftës Iliro –Romake (168 p.e.s lufta e Shkodrës).

 

 

Të tjerat nuk duan komente, nuk është as qëllimi i këtij shkrimi.

Përsa pamë dhe analizuam, Arvanitasit me të dy këmbët që përmënda, lëvizën, punuan, luftuan dhe krijuan kulturën e tyre. Atë kulturë që është e veçantë jo vetëm nga ajo greke por e veçantë ndoshta dhe në kulturën e veshjen botërore.

Kjo kulturë, e këngës, e veshjes nuk japin të kuptosh se ata mbijetuan si një komb më vete në thellësi të kombeve të tjerë dhe jashtë truallit të tyre ( kjo e fundit kërkon analizë pasi unë mendoj se jane vendas ).

Unë them, po!

Nuk janë këto që përmenda, fakte që çojnë në burimin e rrjedhës së kulturës së tyre dhe pastërtinë e ujit të tij?

Nuk ka dyshim!

Pra historia ka shumë dritare nga mund të lexohen gjurmët e kulturës  që nga e kaluar deri të ditët tona. Historia është një rrugë që ka dhjetëra mënyra  leximi për të të nxjerrë në rrjedhën e pastër të burimit.

 

 

Nexhat Rexha
Nexhat Rexha: Koncepcioni artistik i ngritur ne frymën kombëtare
E Diel, 28-06-2009, 06:24pm (GMT+1)

KONCEPCIONI ARTISTIK I NGRITUR NË FRYMËN  E REZISTENCËS KOMBËTARE

Mr.sc. Kadri Mani “Falë të qoftë gjaku”, Botoi “Koha”,Prishtinë, 2008, fq. 174.


Nga Nexhat Rexha

Konceptimi i veprës poetike “Falë të qoftë gjaku”, është ndërtuar në disa njësi përmbajtësore,  përmes të  cilave autori ka radhitur ngjarjet e disa dekadave ,sepse Ai është protagonistë aktiv i këtyre  proceseve  të zhvilluara brenda kësaj kohe. Kadri Mani është njëri ndër kreatorët e shumë lëvizjeve  politike e kombëtare,që gjithsesi qëndron në ballë të tyre. Vizioni dhe qartësia e tij  prej poeti e atdhetari,gjithnjë e  gjallëroi udhën e fatit  të popullit tonë për liri e pavarësi.
Në këtë miratim  dhe reflektim të brendshëm shpirtëror, vjen edhe kjo vepër letrare për herë të parë në vitin 1997, pastaj për ta  ripunuar dhe sistemuar punën e tij hulumtuese, e në veçanti për t`i dhënë frymën sa më  të lirshme poetike kësaj vepre.  Kadri Mani në vitin 2008  në botim  të Shtëpisë botuese KOHA, riboton këtë vëllim poetik me të njëjtin titull, ”Falë të qoftë gjaku”.
       Ai është  autor i disa veprave letrare  e publicistike, si: Shqipja e  lartësive, 1988, Falë të qoftë gjaku” 1997, Nënë Tereza e Shqipërisë, 1998,Shqiptarët janë atje, -(publicistikë), 1999, Nuset tona, (roman), 2003 dhe i shumë punimeve  letrare e shkencore dhe së fundi ai edhe magjistroi, e tërë kjo tregon se elani i tij është gjithnjë në funksion të realizimit  të botës së ëndrrave të tija krijuese.
    Pra, njeriu që çerekun e  shekullit të kaluar e kaloi nëpër burgjet serbe është dëshmia më konkrete se Kadri Mani është njeri me personalitet të palëkundur të avancimit të çështjes kombëtare. Ai me shembullin e tij ka ditur dhe dinë të portretizojë njeriun  tonë  për të vënë në lëvizje  ngjarjet për lirinë e këtij trolli.
    Në këtë konceptim të përgjithshëm  vjen edhe vëllimi poetik “Falë të qoftë gjaku”, i cili është perceptuar  dhe në brendi të vargjeve artikulon; ëndrrat, dëshirat, dhembjet me një kredo ,që gjithnjë këto brenga autori  i ka bartur me vete kudo që është gjendur. Dëshira e përmbajtur dhe karakteri i papërkulur për ta pa popullin e tij të bashkuar, e të çliruar e ka mbajtur autorin e këtyre vargjeve gjallë, edhe atëherë kur ai ishte në skëterrat e ish Jugosllavisë.
    Përmes kësaj vepre dhe të tjerave ai dëshmon se ka gjetur forcë për të mposhtur me dinjitet sunduesin, e për ta vë në qarkullim vullnetin gjithëpopullor, gjithnjë me kreativitet e stoicizëm të gjallë.
Përvoja e tij prej njeriu e intelektuali nxori në dritë këtë vepër  poetike, e cila është artikulim dhe kërkesë e pa ndalur e botës përparimtare të etnikumit tonë.
Vëllimi poetik”Falë të qoftë gjaku”, sajohet nga kjo përmbajtje:
Parathënie e autorit apo Hyrja në Evropë. Ndërsa, titulli  i veprës vjen nga poema “Fal të qoftë gjaku”,për të vazhduar me ciklet: Vjershë satirike, nga shtypi revolucionar ilegal kosovar,Vjersha për fëmijë, Vjersha për të rritur dhe Metafora e arratisur.
I tërë ky perceptim i autorit ka mbështetje anën reale e burimore të rrjedhës  së ngjarjeve nga vijnë frymëzimet, pastaj ai me mjeshtri  i vendosë edhe figurat artistike dhe në brendi të përpunimit artistik ato pastaj marrim frymë më shlirshëm  dhe japin kuptimin e tyre  përmbajtësor e funksional.
Kadri Mani  përmes vargjeve ka stigmatizuar të ndodhurat e përditshmërisë jetësore ,duke i veshur ato  me petkun artistik,kuptohet gjithnjë me përkujdesje prej poeti. Për këtë arsye poezia e këtij vëllimi buron nga artikulimi i ngjarjeve, e që autori është përjetues intim i tyre.
Kadri Mani në poemën ”Falë të qoftë gjaku” ka specifikuar vargun me elemente të rëndësishme poetike, ai në brendi ka dhënë idenë e formësimit e të karakterit  për një shtresë të njerëzve dhe të ngjarjeve dhe atyre iu ka dhënë ngjyrim burimor, sepse vetë fjala e thënë nëpër këto ngjarje të fillimit të viteve të ` 90-ta është e njohur dhe aty zhvillohej beteja e madhe  për zhdukjen e gjakmarrjes. Autori, nëpër vargjet e saj ka pasqyruar pamjen e afërt  të këtyre dialogjeve që ishin shprehje e vullnetit të mirë, ato ishin kuvende ku gjykohej drejtë dhe pa inponime domethënë  vetë shtresa popullore me prijësit e saj  i paraprinë kësaj drame të rëndësishme, e cila ishte  po aq rezistuese ndaj flakjes për bimën e keqe, që kishte hyrë nga sunduesi në tokën tonë.
E tërë kjo pamje  e  gjallë në vete reflekton pikëpamje  shumëdimensionale për qëllim të zhdukjes së kësaj të  errësire, por njëherit, autori në vepër ka përdorur një gjuhë shumë të qartë, e herë –herë, në disa raste fjalë  arkaike, të cilat i japin kuptim të rëndësishëm qëllimit të kësaj lëvizjeje kombëtare. Të gjitha ndodhitë e afërta të lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve, ruajnë në vete karakterin e fuqishëm të shumë nënave, të cilat në odat kuvendore, vërtetë ditën të falin gjakun e më të dashurve të tyre, me bindjen  se fjala e tyre, jo vetëm që bashkonte, por ajo rrezatonte në kuvendte e burrave dhe vërtet ajo e mundi të keqen. Me këto ngjarje e ndodhi të rëndësishme u hap një perspektivë me një faqe të re për historinë tonë.
Me tërë këtë bagazh poetik,autori ka përfaqësuar një numër të madh protagonistësh të kulturës sonë, të cilët i kanë  paraprirë ngjarjeve  për lirinë Kosovës ose kanë qenë viktima të një politike shfarosëse ndaj popullit tonë. Për këtë më së miri flasin vargjet:

Për një mezhde arë
    u vra
  Shefqeti
arën  përfare
           e hëngri
ryshfeti                                    
Fq.12,


Ose  disa vargje tjera flasin kështu:

ti i mbyllur                                     
            në kotec
as je patate                                         
       as je spec                                         
disa do t`i marrin                                     
paratë                                                
të tjerët                                         
do t`i çnjerëzojnë                                           
gratë!
Fq.14.



Sa herë që të hyjmë më brendinë e vargjeve kuptojmë më për së afërmi klimën dhe atmosferën e rreshtave  të gjatë  për të madhështuar këtë ngjarje të rëndësishme. Veçantia e këtyre vargjeve është shumëdimensionale,sepse  autori ka specifikuar shumë emra të nderuar të kombit,përmes të cilëve është ruajtur tradita për të ardhmen dhe njëherit ai ka lidhur ngjarjet bashkë me personalitetet e dalluara kombëtare të të gjitha kohërave.
    Ky parashtrim i kësaj tradite ka ruajtur elementin tradicional të besnikërisë,e me këto refleksione  autori ka sjell imazhe  të kohëve dhe ato i ka bashkuar në një kohë. Prandaj edhe ka shënuar vlera të mirëfillta artistike dhe tradicionale, që konsiderojmë se janë pasuri edhe bibliografike. Ndërkaq, autori ka përmendur 114 emra, nga këta  9 emra janë të femrave  veprimtare, 4 emra janë të diktatorëve të politikës Jugosllave dhe 101 emra janë meshkuj të çmuar  të kulturës  sonë, të cilët mund të shërbejnë për  studiuesit që do të merren me këtë problematikë në të ardhmen.
    Kadri Mani në këtë vëllim poetik ka shtuar  tema të ndryshme nga areali ynë, përmes të cilave ka shqyrtuar  probleme aktuale të realitetit tonë shoqëror, duke dhënë mundësi të kapshme për lexuesin për atë që ka  paraqitur në vepër,

Temat dhe motivet

Temat dhe motivet e këtij vëllimi janë kuptimplotë, sepse përmes  brendësisë së vargut shihet qartë se autori është njohës i thellë  i ngjarjeve, për faktin se ai nuk është vetëm kalimtar i rastit, por është përjetues dhe projektues  real i këtyre ngjarjeve që i kanë dhënë rrjedhë, vullnet e gjak  shumë brazave të këtij populli. Të gjitha këto rrjedha të kohëve  Kadri Mani i ka lidhur përmes  aktualitetit politik e kombëtar, për të shkrirë përmes  artit letrar. Ai me tërë koloritin e shtruar si lëndë të gatuar i ka afruar lexuesit mundësinë për ta njohur nga afër të kaluarën dhe për të hapur rrugë për një të ardhme më të mirë të kulturës sonë.
Motivi satirik  që është trajtuar në vepër zgjon kureshtjen për mënyrën e trajtimit dhe kjo tingëllon bukur në disa poezi, por në poezinë ”Kërcet lahuta e çiftelia”, ai  përmes figurave të zgjedhura e domethënëse demaskon këtë shtesë të pseudointelektualëve, të cilët për hirë të karrierës personale janë në gjendje të marrin poste të pamerituara në shoqëri, e tërë kjo dukuri është pjesë shoqërore, sepse kjo ndodhë në të gjitha kohërat e ata nuk zgjedhin mjete për të arrirë aty ku nuk e kanë vendin. Autori, jo vetëm që ka demaskuar këtë soj të njerëzve, por i ka veshur me një figuracion të latuar dhe i ka portretizuar edhe të gjitha pikëpamjet e tyre. Ajo që spikatë në këtë motiv e në disa  poezi satirike është pamja  e brendshme  e padijes  për këtë shtresë pseudovlerë.

Atdhedashuria


Atdhedashuria është ideal dhe frymëzim i autorit për  shtetin e tij unik,për këtë dhe njëmijë arsye të tjera Kadri Mani ka kultivuar e brumosë vargun e tij me mjete të fuqishme artistike, përmes të cilave ka një harmoni gjuhësore. Ai nuk ngurron asnjëherë të demaskojë intrigën që bëhet  shkas për ngecje të përgjithshme.
    Për të hyrë në vargun poetik të Kadri Manit, kërkohet njohje paraprake, të cilat fuqizojnë  këto dëshmi e fakte. Ai i këndon UÇK-së, UÇPMB-së, Jusufit ,Kadriut ,Bardhoshit e shumë  të tjerëve, Ajshe Gërvallës e shumë nënave që ditën në djep t`i këndojnë ninullat e pavdekësisë edhe atëherë kur paradokset e politikës ditore prodhonin skena  e kontraste nga më të ndryshmet. Ai iu kushton këngë edhe poetëve e miqve, për të shënuar se atdheu është i të gjithëve,por për të nuk punuan të gjithë mirë e drejtë, e mos të flasim edhe për sakrificat që nuk janë të njëjta, sepse ato edhe s`mund të jenë të njëjta. Mirëpo, ata që ranë në altarin e lirisë janë të pazëvendësueshëm, për këtë shtresë të të flijuarve, autori ka zgjedhur fjalën që  jep jetë, sepse ata ndriçuan, e duke u flijuar dëshmorët e bashkëluftëtarët kënduan për sot e nesër, si Rexhep Mala e Nuhi Berisha, kjo shihet në poezinë ”Dy dëshmorë të Shqipërisë Etnike”
        
Kërcyen në një bodrum,me revole dhe dy bomba                                                                
derdhën gjakun sikur lumë,gjithë natën jehoi kënga!                                                         
moj Kosovë të tillë i rrite, dhe u ngritën n`jataganë
moj Kosovë sa u trondite, kur u rrëzuan këta viganë??
.......................................................................
........................................................................
Moj Shqipëri n`det sa ke vala, moj Shqipëri n`mal sa ke pisha                                            
aq të ka dashur Rexhep Mala, aq t`ka dashtë Nuhi Berisha!


Fq.82.

Kadri Mani me fuqinë e fjalës artistike ka saktësuar rënien heroike të dy bashkëluftëtarëve. Ai përmes figurës së krahasimit ka lartësuar krenarinë,dashurinë dhe qëllimin e rënies së dëshmorëve. Është kuptimplotë vargu që shpreh edhe art, edhe histori e mbi të gjitha ai në vete është i mbështjellur me unitet e dashuri për të dhënë dritë e jetë për tokën Arbërore.
Cikli i fundit Metafora e arratisur edhe si vëllim edhe si cilësi zë vend të rëndësishëm në vepër, sepse rrezaton  mall e  dashuri. Pra ky titull është mjaft  i ngrohtë, po aq   është edhe konsekuent, sepse materia e jonë  ka lëvizur shumë edhe pse  kjo lëvizje ishte domosdoshmëri  e qëllim për ta ruajtur frymën  e trungut tonë. Ai e ka ushqyer shpirtin me mendje e moral të shëndosh, pra këtu kemi realizimin gradual  dhe zhvillimi sa vjen e merr formën në përputhshmëri të  shpresave përmbajtësore, gjithnjë duke  i dhënë psherëtimën dhe uratën  e  qëndrueshme  me shumë mall e sakrificë,brezave që vijnë për këtë metaforë të arratisur. Autori bashkëjeton me kohët edhe kur e ka përjetimin e keq,ai nuk mposhtet, dëshiron të dalë nga kjo amulli, nga kjo e keqe dhe gjenë frymë e gjak për të fal të djeshmen, por gjithnjë në kërkim  të kohës për shtegdalje me qëllim që të krijojë dashuri me bindje për njeriun tonë,se atdheu është i të gjithëve dhe ai i takon  më shumë si gjithmonë gjeneratave që vijnë. Këtë proces  të rrjedhës së vazhdueshme autori e shenjëzën  me fatin pasardhës dhe me prijës ideator që kërkon historia e një kombi për të gjitha  kohët, e ai këtë e donë e mbjellë e transmeton në vargun këtij vëllimi poetik, e krejt në fund këtë mesazh e merr lexuesi në tërësinë përmbledhëse të kësaj vepre letrare. Pastaj titulli i librit është më i kapshëm dhe më i afërt, më i dashur e më kuptimplotë, për të ruajtur  këtë mesazh e vlerë gjithsesi autori aludon në ndërtimin e vendit,por me një qëllim që e kaluara të ruhet në muzeun e zemrës e mendjes, sepse ”gjaku nuk bëhet ujë”, thotë një fjalë e urtë popullore. Por gjaku duhet të ruhet për ditë të bardha e kjo bardhësi i takon vetëm kësaj toke,që vlen për t`ia kushtuar jetën të tërën  asaj.
    Pra, në këtë kontinuitet e vazhdimësi ,autori i librit ” Falë të qoftë gjaku ”, Kadri Mani edhe në këtë moshë ka elan e vullnet për të ndërtuar të ardhmen, ai nuk ndalet, vepron, punon në shumë fusha të kulturës e  të dijes, si përherë në shërbim të kombit.
    Pra,vëllimi poetik “ Falë të qoftë gjaku”, në tërësinë e brendshme që ka shtjelluar autori në të specifikon me qartësinë e gjuhës së pasur  e të unifikuar,me shumë pajisje   gjuhësore autoktone,të cilat  burojnë nga leksiku  ynë i pasur. Njëherit, vargu i tij është i ndjeshëm e kryengritës,i afërt për lexuesin dhe me tërë përmbajtjen e vetë ai e begaton vëllimin kulturor e kombëtar të etnikumit tonë.
    Pra, në të kemi të shtruar e të shkruar fjalën artistike përmes  të cilës është trajtuar edhe herezia e kohëve njerkë. Pra, fuqia  magjike e artit tingëllon bukur, guximshëm dhe sublimon në mënyrë reprezentative të ardhmen emblemë, të cilën e ka ëndërruar Kadri Mani.

Më 2 qershor 2009


PSE S’KA GOZHDA NË PRISHTINË?

-Ngase i ka blerë vetëvendosja!


Nga Kadri Mani


Pos tjerash (në hotel), biseda kryesore u zhvilluat për afishet e VETËVENDOSJES ngjitur me gozhda të gjatësisë 8 (tetë) centimetra nëpër drunjtë e alesë që nga Teatri e te Grandi!! Vetëm një dru përpara teatrit ka dy afsihe me nga 6 (gjshtë) gozhda= dymbëdhjetë gozhda në trungun e gjallë!!!

-O gocë, a nguliten gozhda në trupin e jeriut?

-Jo!

-Po a ju kanë folur arsimtarët se edhe drunjtë janë të gjallë!?- i hapin sytë si bretkë e si bretëkosa, “vetëqeverisësit”, që s’janë pos vetërobërues!

-O vashë, me ta ngul ty... gozhdën 12 centimetra, a tdhemb?

-!?! (nuk di se çka po e pyet e çka t’i përgjigjet plakut të urtë, Sadriut.)

Në Angli në shekullin XV-të, përreth bunareve me pompa, mblidhet uji dhe shkaktohet epidemia! Jepet urdhëri të pinë ujë shiu; sikur lopa në Indi që është zot, në Evropë drunjtë janë të shenjtë: edhe te ne shqiptarët ishte një traditë në Dukagjin, në Mirëditë... në Shqipërinë veriore: i riu duhej ta mbillte një pemë dhe kur pema të jepte frute, çuni kishte të drejtë të martohej!

As në kopshtin tënd privat, s’guxon të presh drnjtë pa leje!

Ja edhe kritika publike:

“Lëvizja “Vetëvendosje” i rifillon aksionet e saj simbolike

Akuzohet Kermabon

Yves De Kermabon nuk është njeriu që do ta ndihmojë Kosovën. Albin Kurti, lider i kësaj lëvizjeje, tha se Kosova nuk mnd të jetë e lirë, e pavarur, sovrane dhe demokratike derisa ka misione që askujt nuk i japin llogari. EULEX-i është një mision për menaxhmin e krizës. Kjo do të thotë se kriza mbetet në Kosovë... Ne kemi pasur nevojë për zhvillim, demokraci e liri, që nënkupton profesorë të universsiteteve evopiane, që nënkupton eskpertë evropianë të ekonomisë, që nënkpton mjekë e doktorë specialistë  nga Evropa, e jo për policë e gjykatës”-(“LAJM” 14 tetor 2008, ballina).

Duhet t’iu besojmë! Derisa veturave UN jua shtonte fUNnd, dhe ata u tutën e shkuan!! Tash mbase EULEX-it jua shkruan- KOMPLEX- dhe edhe këta tuten e shkojnë!?! Dhe kur të shkojnë ata, pushtetin e merr dueti Demaçi-Qosja dhe t’ia dorëzojnë Serbisë!!

 

“VETËVENDOSJA” KUNDËR EULEX-it DHE KUNDËR GJELBËRIMIT!!

RINJOHJA E MIQVE TË VJETËR!

Familja e Selim Jasharit: në mes, në këbë- dhëndërri e tyre; kujtim nga shtpia e vjetër, tash janë në të renë; shtëpia e re dhe e mobilaur bukur e me shije- sikur në qytet!

 

Nga Kadri Manai

 

Kam qenë arsimtar i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në shkollën 8-vjeçare “Rilindja” në Keqekollë në vitet ’65, dhe tash, verë 2009, e vizitoj familjen e zotit Selim Jashait. I evokojmë ato kohë paraplenumiane e pasplenumikane dhe rezirencën që po bënin dy shokë të pandshëm: Selim Jashari e Kadri Osmani!!

Selim Jashari 01.01.20  Ismail Jashari 18.04.54  Nazmie Jashari 10.03.61Fatime Jashari 26.07.81 Adem Jashari 27.06.83 Ekrem Jashari 15.02.86 Kadri Jashari 15.10.89 Fatmire Jashari 15.12.91 Minire Jashari 26.09.93

Top of Form

 

Familja e Selim Jasharit: në mes, në këbë- dhëndërri e tyre; kujtim nga shtpia e vjetër, tash janë në të renë; shtëpia e re dhe e mobilaur bukur e me shije- sikur në qytet!

Edhe bijtë e selimit më vijnë mysafirë dh efotografohemi bashkë: bëjmë humor e tregojmë qyyfyre! Kënaqemi tek zhvillojmë ato tabllo rankoviqaine, siç thoshte redaktori i “Rilindjes”, zotni Shemsi Mehmeti: “Kur kumbullat bajshin rrush!”- kur ishe i shtrënguar të thoshe marrëzira nën dajak!

Dhe që të mos zgjatemi me evokime dhe improvizime, po ribotojmë diçka nga ajo kohë e shkuar dhe e paharruar!

 

Nga e majta: Adem Jashari, Kadri Mani, Kadri Jashari
Nga e majta: Adem Jashari, Kadri Mani, Kadri Jashari
DRAGANI DHE REFORMA

 

Reformën ekonomike shum kush e ka kuptue mirë, por ka edhe sish që nuk e kanë kuptue ose nuk e duen me e kuptue për shkak t'interesave të veta personale.

 

Bottom of Form

 

 

Ai që shkon në Keqekollë nuk shpëton pa i ra në sy katër derrat e milicit Dragan që kullosin tanë ditën nëpër ara të katundit. Njeëzit, si për çudi, as nuk i ndjekin derrat nga arat e tyne, sepse thonë: "bre vëlla të milicit janë"...! E shumë kushi ia zen për të madhe pse Dragani i mbanë vetëm katër derra, kur mundet ma shum, mbasi për ta nuk hargjon kurrgja!

Kadri Osmanj, mësues, Keqekollë

 

("Rilindja", 6-V-1966)

 

Dhe Selimi ia mbyti derrkucin policit!

 

-Si ia mbyte derrkucin polic Draganit?

-Ti më pate nxit!- ma pate shkruar një anëkesë dhe shkova të shefi i policisë në prishtnië, te zotni Xhevde Hamza, edhe ai më tha sikur edhe ti: në pronën tënde ke të drejtë t’ia mbysish krejt! Dhe i mëshova derrkucit çykë sëpate në kokë!

---------------

 

Zotni Klajd Kapinova, mirëmëngjesi!
Desha ta huaj artikullin tënd për shuarjen e "Diellit", por ti ende nuk u mësove të shkruash shqip me 36 shkronjat tona të lara në gjak përgjatë historisë!?! Ti bre burrë (burrë!!), edhe ke pas shkruar për një çift kosovar me shumë fëmijë, që ju ra rasti e ta zurën udhën ty!?!
Pra të mbaj mend përjetësisht si  antikombëtar dhe antinjerëzor me damkë pisë, si mendon ta shlyesh atë damkë?- pse ke kaluar në anën e pushtuesit gjakatar serb, që nënat e gratë tona po i quanin-lavatriçe!?! Pse kompjuteri im merr vesh shqip e kompjuteri yt nuk di shqip?
Shëndet.
Kadri Mani, gazetar
www.shqiperiaetnike.bravehost.com

 

Agim Gjakova, poet (11.7.1935)
Agim Gjakova, poet (11.7.1935)
Agim GJAKOVA/Dy vjersha
 aaggiimm@yahoo.com

 

Agim Gjakova, poet (11.7.1935)

 

KTHIMI I SHOKËVE NGA
KAMPI I PËRQËNDRIMIT

Sollën besimin e thelluar në ballë
revoltën e shtruar në buzë
sollën qëndresën e shtrënguar në dhëmballë
buzëqeshjen e shndërruar në muzë,
sollën të ardhmen e përshpejtuar në eshtra
tradhtinë e çmontuar në gënjeshtra...
Shekulli përdori vulë fytyrën tuaj
si shkëmbinjtë në faqet e maleve
kur vulosi frymëprerë e pa bujë
djepin e idealeve.

FILLESË

Përkundëm në djepin e botës

prindër nuk kam

nuk jam as jetim

 

tek zbres shtigjeve të kontinenteve

ma këndojnë baladën e rrugës

 

yjet më duken se janë afrë të mbjella

në univers

që të bmijetojë miërsia e tokës

 

hutohu habitu hallakatu hasharitu

qytetar e bashkëvedas

i varrezave

 

shoh

se miradija është bërë emër kuptimi.

------------

 

Në vend të interpretimit

 

Pesimisti është një optimist i informuar mirë! (Fahri Gashi)

 

Poeti i mirëfilltë, Agim Gjakova, nga vrulli rinor i çunakut bukurosh dhe entuziast, mbase edhe romantik-idelist, kur e shihte vendin dhe botën në kolor, në distancën kohore nga botimi i përmbledhjes: I gjuaj ëndrrat me gurë dekada më parë, te përmbledhja: “SAGA FLURORE, Prishtinë, 2008; tash të njeriut të moshuar flokëbardhë, vjen i befasuar me stagnimet tona po se po, por edhe me kthim prapa e me traditë të rrëgjuar: “kamp përqëndrimi” na u bë vendi dhe shtëpia; s’ke ku të shkosh e të mos dëgjosh lajme as këngë të këqia: mashalla-tallava!!

Në liri, si në gjendje lufte: nuk ndalen gjakmarrjet as fatkeqësitë rrugore!!

Andaj poeti që është: syri, veshi, ndjenja kombëtare, është i zhgënjyer në vetë kolgët e vet ish-të përndjekur, ish- të persekutuar, e tash të shndërruar në persekutues!? Ata nuk luftojnë më për ideale e për punë, por për famë e grada të grabitura e pasuri pa djersë!!! Ai këlthet:

 

hutohu habitu hallakatu hasharitu

 

Çka po sheh e çka po dëgjon, o tempora, o mores! Vargu që me katër fjalët fillon me inicialet- h: shqiptar, bëje kthesën, ose çmendu e haja mishin vetvetes!?

Ngase po e sheh me dy sytë e ballit:

 

se miradija është bërë emër kuptimi.

 

Poeti nuk është kah i sheh më në faqe të dheut, bijtë luftëtarë të Skëndërbeut, as vrushkujt e rrezës, bijtë humanë të Nënë Terezës!

 

  

 LETERKEMBIM (në vargje)

 


I dashur koleg Ibush/ që i ke sytë si rrush!
më ka dalë libri nga shtypi/i nxehtë prush!
çdokuj i është dhënë haku/"falë të qoftë gjaku!"
nuk po të thërras me prashitë/po librin me shitë?
tri euro e ka çmimin/nga ti kërkoj shpëtimin!?
edhe mos më ndihmofsh/shëndosh qofsh!)

 

Kadri Mani

 

 

"TENTIM HAKMARRJEJE!"

/për Letërkëmbimin në vargje/

 

Baca Kadri, lis për lakmi!
Qysh në rini, tra për shtëpi.
Stoik për liri, i mirë në  pleqëri. 
Kosovës lirikën e armikut frikën.
Në dej valë gjakun që armikut hakun...
Ia dhe ti, baca i vet Kadri!
 
 
Hej, bacë Kadri, letra me vargje,
Unë dhe ti si ura me harqe:
Një këmbë në Prishtinë, një në Kaçanik,
Dil he burrë një ditë, bukë e kripë s'na fikë.
Po s'u shit tirazhi, s'do kërkohet faji,
Ne në Kaçanik fort na pihet çaji.
Një tufë libra n'dorë, siç bëhet n'Kosovë,
I vështirë “shpëtimi”, po s'digjet botimi.
Mysafirit nder e më shumë gëzim,
Kthehet bacaloku sikur zog n'Prishtinë.
Vazhdon libri i dytë si rendet e flisë,
Rritet dhe rinohet dhe zonjë e shtëpisë.
E një ditë patjetër akt i ribotimit,
Pena e dikujt sikur pushka e trimit...
 

                            


Shëndet autorit, kokë e rrënjë e thembrës,
T'uron Ibush Vishi nga loçka e zemrës!!!

---------

 

Masakra e Iseukaj Karadaku i Preshevës

(Më 30 Nëntor 1944)

 

N’fund t’ Nëntorit, Dyzet e katër,

Do t’shënohet nji masakër.

Nga ushtria serbe barbare –

Nëpër fshatra, n’tokat shqiptare.

Bajnë masakra në këto treva –

N’Bujanoc e kah Presheva.

Kumanovën s’e kanë harrue –

Nga shqiptarët me e spastrue!...

Kasaphanën e parë masive,

Për shfarosjen kolektive,

Si mbas planeve të Serbisë –

Do ta bajnë në Gosponicë!

Muaji Nentor, Dyzet e katër,

Ish caktue veç për masakër!

Ashtu shkijet kanë paraparë –

Vjeshtë t’përgjakshme për shqiptarë!

N’atë mëngjes, t’Tridhjetë Nentorit,

Vjen Brigada e okupatorit,

Bashkë me serbë e maqedonë –

Xhelatxhi, si e kanë zakon!...

Drejt Preshevës, ishin nisë,

Me dalë n’ fshatra të Malësisë,

Si mbas planit që e kanë kurdisë –

T’bajnë masakër n’Gosponicë!

Katër pleq, katër shqiptarë,

Iu dalin para me “Flamurë t’bardhë”!

Janë t’pa ngopun prej urisë –

Kërkojnë gjak të shqiptarisë!

Pleqtë, përpara i kanë nisë,

Paskan hy në Gosponicë.

Sypërgjakun për përndjekje –

Mbi shqiptarë të mbjellin vdekje!

Sjellje t’egra shtazarake –

Ju hynë n’shtëpia e në konaqe,

Tue plaçkitë e tue bastisë,

Gra e fëmijë i kanë shashtisë!...

 

Çdo gja t’vlefshme tue e plaçkitë,

Marrin arin edhe stolitë,

Marrin rrobat e nusnive,

Dhe çeizet e vajznive...

Tue thye dyer, tue thye dritare,

Tue marrë ari, tue marrë pare...

Çka kanë gjetë prej orendive –

Krejt jua thejshin para syve...

Nuse e çika i kanë trishtue,

Tue bërtitë e tue  kërcënue:

“Gjithë çka jini shiptarkinja –

Në Serbi, do t’ju çojmë robinja!”...

Nji çetnik, i biri i thiut –

Kish hy n’fjetë t’Ibrahim Nuhiut,

Ja ka nisë e po bastisë,

Don me i marrë pajën nusnisë!

Kësaj Hanifes, ju ka afrue –

Po don nusen, me e çnjerëzue!

Por Hanifja, ish bijë e vendit,

Bash si Nora e Kelmendit!

“Largou, Qen – i biri i shkinës,

Nuk jam shkinë e Kurshumlijes!”...

Me sakicë, sa rreptë po i mëshon –

Krejt në gjak po e ckurron!

Kjo Hanifja, si shqiponjë mali,

Ruejti nderin dhe moralin.

Heroikisht e mbrojti veten –

Për shpëtim, e zgjodhi VDEKJEN!

Shkau i dehun, e drodhi pushkën –

N’fjetë të vet, e vrau nusen!

Për dysheme e plandosi –

Në rini, jetën ia sosi!...

Mbasi mallin ua kanë vjedhë –

Të gjithë meshkujt i kanë mbledhë.

Gra e fëmijë i kanë tubue –

Para syve jua kanë pushkatue!

Pleq e t’rinj krejt çka janë kanë –

I kanë vra njizet e nandë!

Sa t’kenë toka gurë e lisa –

S’do t’harrohet GOSPONICA!

 

 

 

Mretëresha Teuta
Mretëresha Teuta
At Gjergj Fishta

 

 

TEUTA

 

Si ajo rrfeta e Perënidsë,

Pse dikur këtu edhe Berdyti

Me gjak haserush dheun kertyli;

E ajo Teuta mbretëreshë,

Vashë ilire sokoleshë,

Që nuk dijte se çka a tuta:

 

Nisin vallet palë e palë

Me ato motrat shqypëtare,

Tue ra fyll e zanamare.

Aty njitu edhe ti valle,

E pa derte kund e halle,

Tue lodrue ti, e tue kërcy,

Thueja këngës gjith sa t’keshë n’krye.

Veç se prapë ti këtu me kthye;

Përse kanga ende pa ty.

Ajo asht vaj e tym ndër sy.

Edhe kështu, nëpër hënë e nëpër dritë

Tuj u argtue, s’ke m’u mërzitë,

E ty moti ka me t’shkue

Si don vetë, e pa u kujtue.

Qe lahuta, vjerrë n’sergji.

Eja pra, moj sy-qershi

Moj bel-holla, rritë ndër molla,

Edhe kangën ma fillo:

E unë këndo, mbande, e ti këndo,

Si këndon zogu i verës-o!

------------------------------

Teuta ishte një personalitet me zë në historinë e Ilirisë, pas Bardhylit e Glaukias, Klitit e Agronit. Ajo mëkembësoi (u bë regjente) të shoqin, Agronin, në vitin 231 p.e.s. Duke qenë gruaja e parë dhe tutore (kujdestare), njerka e Pinit, birit të rritur të Agronit (qe e kishte me gruan e dyte-Triteuten), ajo u vu në krye të shtetit ilir e të ushtrise, duke mbretëruar e komanduar në vitet 230-228 p.e.s. Janë vetëm tre vjet sundimi, por vepra dhe lavdia e kesaj gruaje ka triumfuar në shekuj. Për kohën që udhëhoqi ajo rivalizoi perandorinë dhe perandorët e medhenj romakë.

 

 

 

 


 


[1] Një ditë gushti të vitit 1989, derisa prisja “Te Ura” (në trekëndëshin: Prishtinë-Klinë-Pejë) autobusin për të shkuar në Pejë, para meje u ndal një veturë. Drejtuesi i saj hapi derën dhe, sikur të ishte ndonjë mik imi i vjetër, më tha: “Kolë, eja nëse je për në Pejë!”. Thirrja në emër nuk më la vend të dyshoj se mund tl jetë ndonjë e papritur, që do të mund të më vinte nga ndonjë njeri qëllimkeq. Në rrugë për në Pejë, ngase vërejti se nuk e njihja, më sqaroi se quhej Zejnullah Bici, nga fshati Koliq i Prishtinës, se më 28 mars të vitit 1989, si punëtor operativ në SKPB të Kosovës (Sektori IV i SKPB-së në Prishtinë), kishte qenë në përcjelljen tonë (të izolanteve nga Kosova) për në Burgun Komunal të Leskovcit dhe kishte pasur rastin ta shihte një pjesë të atij procesi të “përpunimit” tonë gjatë pranimit në atë burg dhe se, për atë që kishte parë e kishte dëgjuar, menjëherë të nesërmen, pas kthimit në Prishtinë, i kishte informuar me gojë e me shkrim eprorët e tij në SKPB. Më siguroi se edhe sot e kësaj dite e ruan deklaratën personale si dhe informatën zyrtare, të hartuara bashkë me kolegun e tij Kajkush Hajvat. Më premtoi se, në rastin e parë që do të takoheshim, do të m’i sillte këto dy dokumente si dhe ca të dhëna të tjera. Dhe Zejnullah Bici, vërtet e përmbushi premtimin e dhënë. E kam për borxh të them edhe këtë se, edhe pse ishte dhe ishte i detyruar të merrte rolin e taksistit “në bazë”, ai ai assesi nuk m’i mori të hollat për biletë. 

[2] Radhitjen e kandidatëve sipas komunave, respektivisht sipas qendrave të shërbimit të atëhershëm të Sigurimit Shtetëror të Sekretariatit Krahinor të Punëve të Brendshme në Prishtinë, e prezantuam sipas shënimeve të punëtorëve të atëhershëm operativ tl Sektorit IV të këtij shërbimi, Zejnullah Bici. Kjo nuk do të thotë se radhitja është reale.

 



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: