Xhenc Bezhi: Djepi i kulturës dhe fëmijët e përbuzur
| E Diel, 09.08.2009, 05:18 PM |

Djepi i kulturës dhe fëmijët e përbuzur

Nga Xhenc Bezhi

Ne fundin e viteve te shtatëdhjeta sa isha  nxënës ne shkollën e mesme kisha lexuar shume vepra te shkrimtarëve botëror e mos te flasim për shkrimtaret shqiptar, ato po thuajse i kisha lexuar te gjitha. Them te gjitha duke menduar ne te gjitha librat qe kishin depërtuar ne Kosove dhe qe me kishin rene ne dore, te ndaluara dhe te pa ndaluara. Siç është sot modern  interneti, ne atë kohe ishte moderne leximi i librave dhe ato përcjellshim prej dorës ne dore . Nga librat e lexuara kisha krijuar një lloj imagjinate ne kokën time dhe kisha përshtypjen qe e dija si duket çdo qytet dhe çdo katund i Shqipërisë aq bukur e kishin përshkruar  atëbotë  shkrimtaret. Shkodra për shembull ishte qyteti qe me kishte bere përshtypje me se shumti për  lashtësinë dhe për kulturën e saje.  Kisha lexuar se Shkodra njihej si qytet dhe si qendër  tregtare edhe disa shekuj para Krishtit. Dija se shkodranet ishin mjeshtër te rrallë e sidomos të filigranit për te cilën gjë i njihte bota. Dija për  Rozafën dhe për liqenin e Shkodrës dija për Bunën dhe Drinin, për bukurit e saja natyrore qe fatmirësisht i ka dhe sot. Dija dhe për luftërat e shkodranëve dhe te malësorëve qe bene për liri, kisha dëgjuar edhe për  Oso Kuken dhe Prekë Calin.  Me fjale tjera dija se Shkodra për pos gjerave te lartpërmendura ishte edhe djep i kulturës.  Dihej se nga Shkodra ishte Marin Barleti ,Ndre Mjeda, Vaso Pasha, Migjeni, Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Martin Camaj e te tjerë. Mandej kompozitor dhe artist te dalluar dhe si te tille e kisha te mbyllur ne kokën time imagjinatën për Shkodrën.
Ishte koha kur kufiri i hekurt ndante shqiptaret prej shqiptarëve dhe unë atëbotë kam pas thëne: po vdiqa pa e pare Shqipërinë do te me mbesin sytë  hapur. Shqipërinë e  vizitova për here te pare ne vitin 1999 kurse një vite me vone shfrytëzova rastin te vizitoj Shkodrën. Por sa e kalova kufirin shqiptaro-shqiptar ne Muriqan syri shihte veç bukurinë e  fushave pjellore dhe shëmtinë e bunkerëve te betonte  qe ishin ndërtuar ne kohen e Enverit.
E para gjë qe ta vret syri para se me hy ne Shkodër  janë kolibet e gabelëve dhe gabelet qe dalin ne rruge duke i puthur makinat  me targa te huaja dhe duke kërkuar lëmoshë për te fituar ndonjë lek. Ky për mua ishte zhgënjimi i pare. Një i huaj qe viziton për here te pare Shqipërinë këta  gabel do i merrte për shqiptar. Për ta dhe me ta duhet te merrej shteti e jo vizitoret e Shkodrës.
Zhgënjimi i dyte për mua ishte Ura e Bunës me një gjatësi diku afër  treqind metra e ndërtuar  me dërrasa,   e ngushte sa për te kaluar vetëm një makine. Ne fillim mendova se kjo ure ndoshta ruhet si monument historik  po te mos na kishte dhëne shenje polici te kalonim urën. Shihja urën dhe dërrasat qe ngriheshin po sa i shkelte rrota e makinës e me vete mendoja si i lejojnë këto qeveri vete vetes ketë lloj turpi qe ketë ure qe lidhe dy shtete ta lëne ne një gjendje kaq te mjerueshme.
Sa shume dërrasa dhe gozhda kishte kjo urë  po aq shume ishin edhe kosovaret qe me përdhune kaluan mbi te dhe u dërguan për ne kasaphanën e Tivarit. Kjo ure se bashku me shkodranet i kishte pare këto skena te çuditshme pa pas mundësi te ju ndihmojë vëllezërve kosovar.
Zhgënjimi i tret ishte vete qyteti i Shkodrës. Siç e thash ma pare e kisha ëndërruar ndryshe; si një qytete me biblioteka te mëdha me qendra te bukura te kulturës me bulevarde,  me shitore te shumta te xehetarëve te ndryshëm. Por jo,Shkodra nuk mu duk as sikur Gjakova qyteti im i lindjes qe gjate luftës ishte djegur e shkatërruar diku gjashtëdhjetë për qind. Mu duke si një  vend ku ende behet lufte,aty behej lufte me varfërinë, luftohej për ekzistencë . Mu duke si një plakë e shkatërruar nga mosha qe mezi lëviz  këmbët. Tregtaret e zarzavateve ne Shkodër  ne stilin allaturka reklamonin peme e perime ne tezga qe gjendeshin ne mese te rrugës te mbushura për plot  me pluhur. Po te mos shihja përmendoren e Isa Buletinit dhe përmendoren e Pesë Heronjve nuk do te besoja se jam ne Shkodër.
Me një taksist shkodran u godita te me çonte deri ne Muriqan (Taksisti voziste një xhip, se makinat tjera e kishin te vështir te kalonin atë rrugë). Gjate rrugës e pyeta taksistin: Çka ka ndodhur kështu me Shkodrën, me djepin e kulturës? Ndryshe ka qene, por na kanë prishur dukagjinasit me tha. Prej qe erdhën ata u shkatërrua Shkodra!  Sa u afruam afër kufirit taksisti duke e nxjerr pasaportën e tij ne toke i ra një kasete e magnetofonit e një këngëtari sllav. Ç ka është kjo kasete, a muzike serbe dëgjoni pyeta? - Jo  ky nuk është serb është boshnjak mysliman, sikur edhe ne, i kemi  vëllezër me tha.   –Te ne  në Kosove i thash  thonë ”boshnjakun me e pre shtate shkije i qet“, pra mos mu arsyeto, këta te gjithë njësoj janë.  Ky ishte për mua zhgënjimi i katërt dhe kalova kufirin duke e ditur se për shkatërrimin e Shkodrës nuk ishin fajtore dukagjinasit siç me tha taksisti por pro serbet, pro greket, pro boshnjaket pro turqit bashkë me komunistet qe vranë e masakruan internuan kokat me te ndritura  te Shkodrës .
Shkodra ishte dhe mbetet djep i kulturës, kurse fëmijët e rritur ne te u përbuzën dhe po përbuzën edhe sot nga  qeveritë.


(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: