Njoftim i Zemra Shqiptare për krijuesit tanë
| E Diel, 26.07.2009, 05:56 PM |


Duke filluar nga sot, Zemra Shqiptare iu ofron mundësinë, që ju të reklamoni krijimtarinë dhe librat tuaj Falas, në kategorinë më të re: "Libra".

Në këtë mënyrë kemi menduar të ndihmojmë krijuesit shqiptarë, që lexuesi të njihet me botimet e tyre dhe t'i blej
ë ato.

Si do funksionojë diçka e tillë...

Dërgoni në adresën admin@zemrashqiptare.net, informacionet e duhuara që janë:
E-mail
Telefon
Foto e librit
Reçension apo përmbledhje e tij
Çmimi
Adresa e shitjes, Shtëpitë Botuese, Libraritë etj.

Gjithçka që do dërgoni do të bëhet publike, prandaj nëse nuk dëshironi të bëhen publike të dhëna personale si numër telefoni etj. mos e dërgoni. Mjafton që të interesuarit të kenë mundësi të kontaktohet autori për librin e interesuar, me anë të E-Mailit.

Urojmë që ky shërbim i Zemra Shqiptare, të nxisë më shumë dashurinë për librin, nëpërmjet blerjes së tij.
 
Stafi ZemraShqiptare.net



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: