Xhelo Vasjari: Klarineta është shpirti im, ajo është dashuria e pazëvëndësueshme
| E Merkure, 22.07.2009, 06:50 PM |

Flet klarinetisti i talentuar tepelenas, kompozitori i 120 këngëve popullore, Xhelo Vasjari.

Nga Albert Zholi

Shtatmesatar, i qeshur, i dashur, plot humor, i shoqërueshëm këto janë impresionet që merr me vete pasi takon dhe bën bisedë me klarinetistin e talentuar Xhelo Vasjari. Qysh në moshë të re ai filloi rrugën e bukur të artit duke i përkushtuar vite të tëra, aq sa deri më sot nuk mund ta kuptojë jetën pa klarinetën e tij të dashur. Fillimet e jetës së tij muzikore i përkasin fizarmonikës, por më vonë ai e kuptoi se klarineta ishte më brënda tij, ishte vegla muzikore magjike, që atij kurrë s'do di shqitej nga buzët dhe dora duke u bërë kështu që në vitet 1975 një ndër kalrinetisët më të shquar shqiptar të të gjitha kohrave. Sot, ai është klarinetisti më i kërkuar në lokalet luksoze tiranase, njëkohësisht një nga klarinetistët më të kërkuar nga emigrantët. Në duart e tij klarineta është verbërisht e bindur, si fëmija i vogël në duart e nënës. Klarineta në buzët e tij qan, jo vetëm për Ali Pashën, por për të gjitha figurat historike të trevës së Labërisë por edhe të Shqipërisë së mesme, bile edhe për ato të veriut. Në repertorin e tij ai ka GDHËNDUR PLOT 120 KËNGË POPULLORE (krijime të tij), të përmbledhura në 17 albume. Tepelena i dha atij erën e freskët të dashurisë për muzikën, timbrin e veçantë të këngës popullore të spikatur labe, por eksperienca e mëvonshme i dha edhe dëshirën për të depërtuar në të veçantat e këngës popullore shqiptare në tërësi. Fshatin e lindjes ai e kujton me nostalgji. Ndoshta jo më kot për mbiemër ka emrin e fashtit, Vasjari, fshati i trimërisë por edhe i këngës. Fshat ku era e freskët e malit, dhe tringëllima e zileve te bagëtive i dhanë ndjenjën e brendshme, për të dashuruar përjetësisht muzikën, këngën. Për të klarineta mbetet dashuria e parë, ndërsa këngët, fëmijët e përjetësuar në tinguj që këndohen anekënd Shqipërisë. Xheloja nuk mund të presupozohet pa klarinetën ashtu si dhe klarineta pa të.

Z- Xhelo, aktualisht me cilët këngëtarë bashkpunoni dhe cila është puna juaj e mirëfilltë?

Unë kam punuar si kalrinetist në disa nga lokalet më të mira të Tiranës si dhe jam I ftuar I përhershëm në dasma apo aktivitete (Koncerte) të shumë këngëtarëve popullorë jashtë atdheut.

Nuk të lodh kjo punë e vazhdueshme?

Të më lodhë? Kurrsesi. Ajo më relakson, më jep forcë, krahë, energji, jetë. Muzika është ushqimi shpirtëror i pa zëvëndësueshëm. Muzika është ajri, deti, qielli, toka, është gjithcka për mua. Klarineta më ka dhënë forcë në momente të caktuara, ashtu sikundër më ka dhënë energji për ta parë jetën në sy. Muzika të heq streset e përditëshme, por ajo u jep dhe gëzim të tjerëve. Në këtë kuptim tingujt e klarinetës time japin gëzime të shumfishta.

Kur e ka kapur për herë të parë klarinetën me dorë Xhelua?

Eh ! (qesh). Tek klarineta kam arritur vonë. Së pari tek unë trokiti fizarmonika. Kur isha në klasë të parë, në shtëpinë e Pionierit Memaliaj mësuesi i muzikës Gëzim Kalemi, duke parë se kisha vesh muzike më futi në grupin e mësimi të firzamonikës. Në këtë shtëpi mësova deri në klasë të tetë. Ishtë një eksperiencë e madhe për mua. Fillova ta dua këtë vegël muzikore. Tingijt e saj më shoqëronin kudo që shkoja. Shkoja më dëshirë se me të vërtetë po mësoja diçka të bukur.

Po pas klasës së tetë si vazhdoi rruga juaj e muzikës?

Mësuesi im më tha që të konkuroja në Tiranë. Erdha dhe konkurova në shkaolën e mesme të muzikës në kryeqytet. Ishte viti 1970. Ishim 13 veta për konkurim. Fituam 6 veta. Kryetar jurie ishtë një mësues i shkëlqyer i njihjes së muzikës, një njeri me autoritet. Quhej Viktor File. Ai më përgëzoi për mënyrën se si unë luajta në fizarmonikë. Ishte një nga ditët më të bukura të jetës sime. Fill pas shkollës së mesme unë shkova ushtar. Dhe në ushtri u aktivizova shumë me grupin e kulturës. Athere në ushtri kishte shumë aktivitete por mbi të gjtha kishte dhe shumë vegla muzikore që në kushtet individuale nuk mund ti blije. Ushtria mbetet për mua një shkollë e dytë në drejtim të muzikës.

Po pas ushtrie ku shkoi Xhelua?

Në Shtëpinë e Kulturës në Dukaj të Tepelenës si Drejtor i kësaj qendre. Athere kishte planifikim për çdo Qendër Kulturore. Kishte plan për aktivitete dhe ishe i etyruar ti realizoje. Vazhdoja të luaja me fizarmonikë, por në të vërtetë në këtë kohë kishte filluar të më bënte për vete klarineta. Dëgjoja laver Bariun në radio dhe më magjepste. Pastaj kjo vegël muzikore është e veçantë për trevën tonë. Më dukej se në tingujt e saj mplekseshin gjithë cicërimat e zogjve në pyll.

Dhe si filloi dashuria jote me këtë instrument magjik?

Jo papritur. Por dalëngadalë. Në vitin shkova për një kurs 9 mujor për klarinetë në Tiranë. Ky kurs shënoi dhe kthesën në jetën time. Kthesën më të bukur. Klarineta më dukëj se ishte në çdo pjesë të trupit. Kur fillova mësimet e para dhe fillova tu bie këngëve tona të labërisë në mënyrë të pavarur më dukej se kisha gjetur çelsin magjik të jeteës. Atë çelës që do të mund të hapja çdo derë të muzikës popullore. Fill pas kursit u ktheva sërishmi në Dukaj ku fillova aktivitetet e shumta, duke mos e hequr klarinetën nga buzët, dora dhe mendja.

Me cilat grupe kulturore bashkpunove në këtë kohë?

Thuajse me të gjitha gruper e zonës që me atë të Vasjarit, Dukaj, Turhanit, Veliqotit, Bënçës dhe deri Memaliajt. Ishte një punë intensive, pasi këto grupe kanë pasur dhe kanë këngëtarë potent të këngës popullore pa diskutuar për isopolifoninë.

-Cila ka qenë kënga e parë që ke krijuar (si kompozitor) dhe si je ndjerë?

Ka qenë me këngëtarin e talentuar Klodjan Rama. Ajo titullohet "O ylli që del në Vlorë"

Eshtë një këngë trimërie ku bëhet fjalë për dy trimat Veiz Vasjari dhe Celo Picarin. Të dy shokë lufte, që e donin shumë njëri tjetrin.

Po thërret Celo Picari

Ku je o Veiz Vasjari?!

Teksti i kësaj kënge është bërë nga Flamur Muhameti.

Tashmë që u futët në radhët e klarinetistëve, cilët prej tyre të kanë uruar për nivelin artistik?

Dua të them se klarinetist me famë ka pasur pak në Shqipëri. Ata numërohen me gishta. Unë në vitet 1978 dhashë me grupet e mësipërme disa koncerte në Përmet. Pas koncertit në këtë qytet intersant më kanë uruar Laver Bariu dhe Vangjel Leskoviqari. Je me talent më thanë. U ndjeva mirë. Ata mbeten ndër gjenitë e kalrinetistëve shqiptarë të të gjithë kohrave.

Si vazhdoi Xhelua rrugën e klarinetës në vitet e demokracisë?

Në vitin 1993 u shkëputa nga fshatrat e vendlindjes. Aktivitete aty thuajse u bënë inegzistente.Një pjesë e madhe e këngëtarëve shkuan jashtë shtetit. Qendra kulturore nuk financoheshin nga shtetit. U vendosa në Sarandë dhe pastaj në Tiranë.

Cili ka qenë albumi juaj i parë që keni realizuar me këngëtarë popullorë si kalrinetist dhe si është pritur nga publiku?

Është një kasetë e realizuar me këngëtarët Klodjan Rama dhe Teuta Sulejmani. Ishte një album-kasetë me këngë popullore të jugut, por që mbështetj më shumë në këngët popullore tepelenase. U prit jashtzakonisht mirë. Jashtë parashikimeve të mia. Kjo kasetë doli në treg në vitin 2000. Ky album titullohet "Lule trëndafili". Sukesi i tij më nxiti për shumë bashkpunime të tjera. Kështu pas një viti fillova bashkpunimin me këngëtarin e talentuar Petrit Lulo ku tekstet e këngës së tij i bënte poeti Arben Duka. Edhe ky album i orkestruar i gjithë nga unë pati shumë sukses. Tashmë po ti rendis dhe albumet e tjerë me orkestrimin tim: Albumi "Lule bore", me këngëtar Luftar Seiti dhe këngëtarja Nertila Vreto. Pastaj vazhdova me këngëtarët Aurela Zepishta, Berti Tralo, Evgjeni Culli, Shkëlqim Beshiri, Alkida Ligaçi, Perlat Marko, ("Dasma"), Kreshnik Resuli, dhe tashmë kemi në përpunim dhe drejt për fundimit një album me këngëtaren Persa ku është një bashkpunim me poetin Arben Duka. Besoj në fund të gushtit do ta hedhim në treg.

Duke qenë se jeni ftuar në shumë koncerte dhe në lokalet më luksozë të Tiranës, sikundër dhe në dasma, aktualisht kush pëlqehet në mnëyrë massive, kënga popullorë apo këngët e muzikës së lehtë?

Kënga popullore. Si vetë emri popullore, ajo është bërë shumë popullore. Atë e pëlqejnë tëgjitha grup moshat, që nga fëmijët, të rinjtë pa diskutuar për brezin e tretë. Mund të them se pëlqehen të gjtha këngët popullore të të gjitha trevave. Kënga popullore tashmë është në çdo sofër shqiptare.

Përse pëlqehen këto këngë?

Kanë më shumë larmi, temp, ritëm, frymë, tekst të fuqishëm, prandaj janë dhe më potente, dinamizëm. Ato e e elektrizojnë ambientin. Duken shume afër shijeve të dëgjuesit.

Ku është ndjerë më mirë Xhelua me klarinetën e tij?

(Qesh). Pa u treguar modest, kudo. Por më mirë jam ndjerë disa herë në Strugë (Maqedoni) në Greqi mes emigrantëve ku kam luajtur mes 1 200 spektatorëve të cilët në kabat që luajta më kanë kthyer disa herë.

Me cilat këngëtare ke qenë në këto koncerte?

Me motrat Libohova, Eli Farën, Bujar Qamilin, Mufarete Lazen, etj..

Sipas këndvështrimit uaj, cilët apo cilat janë këngëatret më të spikatura shqiptare të këngës popullore të viteve të fundit?

Janë shumë. Për çdo ditë dalin këngëtare të reja potente. Por unë do të veçoja Mayan, Silva Gunabardhi, Petrit Lulo, Klodjan Rama, Anjeza Qose, Enxhi Vlashi, Mondi Muhaj, Luzjana, etj…Unë kam bashkpunuar thujase me të gjitha këngëtaret popullore dhe shoh se cilësia po rritet.

Po për huazimet që i janë bërë këngës popullore çfarë do të thotë Xheloja?

Jam kundër huazimeve. Këngët tona popullore janë perla. Janë magjike. Ato kanë freski, dinamizëm, dhimbjet dhe gëzimet e popullit. Ato jane vete jeta e popullit.

Në kohë të lirë me se merret Xhelua?

Me të dashurën time të përjetshme, klarinetën. Punoj me të, Dua të perfeksionohem më tej. Po e le veglën të la. Ajo është shume delikate. Do praktikë. Pa praktikë, sado talent humbet. Dalin të tjere në radhë të parë. Pra koha me e lirë është me të. Më thërret vetë pa e thirrur unë. Nuk rrrimë dot pa njeri tjetrin.

Sa këngë ka kompozuar Xhelua dhe sa albume ka realizuar me këngëtarë të ndryshëm?

Janë plot 120 këngë dhe 17 albume. Nuk janë pak por janë shumë cilësore. Rrallë mund ti gjesh në treg.

Pra ju përveç se jeni çdo darkë në punë edhe në kohë të lirë punoni me klarinetë?

Si gurisht. Dua të krijoj. Puna ka normat e veta. Nuk është krijimtari. Ndahen gjërat.

Po shtypin a e ndjek Xhelua?

Nuk lexoj shumë, por titujt e gazetave i ndjek çdo mëngjes. Dua të marr informacionin e nevojshëm. Dua të jem në korent të ngjarjeve në atdheun tim.

Keni ndonjë peng në drejtim të krijimtarisë?

Sigurisht. Dua të realizoj një album të veçantë me kngëtarët më të mirë të Shqipërisë së jugut.me ata këngëtarë dhe këgëtare që po i japin tonin kësaj kënge magjike. Kënga popullore është hujnore. Ajo duket se zbret nga qielli në tokë nën frymën e zotit.

Ushqimi i preferuar i Xhelos?

Edhe pyet. Aman, mos ma bëj këtë pyetje. Dihet që labi vdes për pak kërmë. Mishin në hell, e kam ushqim të preferuar. Por dua sheleg nga ai anëve tona. I barit të freskët që mban erë trëndelinë. Nga ai mish që hanë zengjinët (qesh). Ja, të kishim tani pak këtu para. Heh. Por duhet të ishim në Vasjar , se në Tiranë nuk ka nga ai mish.

Po pije, se mishi…?

Për pije nuk ja them. Dhe pse labët gjysëm opinge, pinë rakinë me opingë, unë e pi një teke sa për muhabet. Pija është dëmi më i madh i zanatit tim. Ndaj jam i rezevuar.

Je superzticioz?

Joo. Oh, jo jam. Jam me klarinetën. Kur nuk kam në rregull kallamët e saj më duket sikur nuk do përhap tingujt magjik të klarinetës.

Të vjen mall për Tepelenën?

Është njëlloj sikur të thuash s'të pëlqen ajri i pastër?

Eh, zemra ime e di. Por kapitalizmi do punë. Klarineta do buzë gjithnjë, se ndryshket. Dhe mallin e harroj me tingujt e saj.


(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: