Femrat më me influencë në media
| E Diel, 19.07.2009, 07:08 AM |

Nga Blendina Cara   - T. Observer

“Forbes”: Kush janë dhjetë gratë më të fuqishme të botës mediatike

Nga Oprah Winfrey, Dianë Sawyer, Ellen DeGeners e deri tek Katie Couric

Oprah Winfrey mund të ketë zbritur në vendin e dytë të listës së 100 njerëzve të famshëm më të fuqishëm nga revista “Forbes”, por në media ajo është e para. Falë audiencës së spektaklit të saj, pasuesve dhe fuqisë së saj fituese, Winfrey qëndron në vend të parë të listës së femrave më me influencë në media. Winfrey arriti të fitonte 275 dollarë vitin e kaluar, shumë herë më shumë se çdo femër tjetër në listës. Ellen DeGeneres vjen e dytë me fitime 35 milionë dollarë. Por fitimet nuk përbëjnë elementin kryesor që përcakton pozicionin në listë. Femrat në listë u klasifikuan në bazë të katër kategorive vendimtare për influencën e tyre: audienca, përmendja në shtyp, fitimet dhe ndërveprimi në rrjetet sociale. Pas Winfrey-t, vjen Diane Sawyer. Diane Sawyer ka kaluar thuajse gjithë karrierën e saj para kamerave. Ajo ishte femra e parë që ishte bashkë-prezantuese e “60 Minutes”.

Ajo ka raportuar nga “Ground Zero” pas sulmeve të 11 shtatorit dhe ka intervistuar George W. Bush pas uraganit Katrina. Mund të thuhet pa frikë se Sawyer është një prej reportereve femra më të rëndësishme të kohës sonë. Në moshën 79-vjeçare, Barbara Walters nuk shfaq asnjë shenjë ngadalësimi në punën e saj. Ajo shfaqet në emisionin që ka krijuar vetë, “The View”, të paktën tre herë në javë dhe vazhdon të tërheqë një numër të madh teleshikuesish në specialet e saj në televizionin amerikan, “ABC”. Këtë vit Ajo ka bërë speciale për Michelle Obama, Farrah Fawcet dhe Patrick Swayze. DeGeneres ka qenë drejtuesja e një shou mëngjesi që ka fituar 25 çmime “Emmy”, që prej vitit 2003. DeGeneres ia ka dalë mbanë të mbrojë interesat e saj sociale, teksa e mban emisionin të freskët dhe popullor për masat. Së fundmi ajo drejtoi emisionin e saj të 1000-të me Oprah Winfrey dhe Justin Timberlake të ftuar. Në vitin 2008 ajo u martua me partneren e saj, aktoren Portia de Rossi. Ish-supermodelja Tyra Banks, tashmë është kthyer në një nga femrat më të pasura në industrinë e spektaklit. Ajo prodhon dhe drejton në të njëjtën kohe spektaklin e saj të famshëm "The Tyra Banks Show", si dhe spektaklin tjetër "America's Next Top Model". Në mars, radha e kandidateve për modele në spektakël ishte aq e gjatë, saqë u krijua një rrëmujë mjaft e madhe. Meredith Veira filloi si drejtuese e emisionit “Today” në NBC, në shtator të vitit 2006. Ajo gjithashtu drejton episodet vjetore “Who wants to be a millionaire”. Vieira njihet akoma për nëntë vjetët që ka kaluar si bashkë-drejtuesja e mençur dhe e ndershme e emisionit të mëngjesit në ABC, “The Veiw”. Ann Curry është korrespondente e “NBC” prej pothuajse tre dekadash. Në vitin 2005 ajo u bë bashkë-prezantuese e “Dateline” me Stone Phillips. Curry, gjithashtu, për shumë kohë i është dedikuar dhe raportimit ndërkombëtar. Ajo ka raportuar nga Darfuri, nga zona e cunamit në Azinë juglindore dhe nga Kosova, në vitin 1999.   
Folësja e lajmeve të gjata të mëngjesit në programin "Today", Couric, u fut në gazetari në vitin '79, kur u punësua si punonjëse zyre për stacionin "ABC". Shpejt u bë korrespondentja e "CNN" për zgjedhjet presidenciale të vitit '84 dhe për momentin është folësja e lajmeve të mbrëmjes në stacionin televiziv "CBS".
Kompania e Martha Stewart “Living Omnimedia” ka një sërë serish televizive që kanë fituar disa çmime “Emmy”. Bëhet fjalë për emisionin “Martha Stewart Show”, si dhe dy emisione të tjera, një emision radiofonik në “Sierius XM”, katër revista, si dhe katër libra të shitur në dy vitet e fundit.

Oprah Winfrey
Afrikano – amerikania më e pasur e Amerikës vazhdon të zgjerojë perandorinë e saj të multimedias. Produksioni i saj në Broadway “The Color Purple” mblodhi 11 nominime Tony. Oprah Winfrey gjithashtu po zhvillon një show për yllin e Rrjetit të Ushqimit Rachael Ray në lidhje me një program javor radiofonik “Oprah and Friends”.

Diane Sawyer
Diane Saëyer ka kaluar thuajse gjithë karrierën e saj para kamerave. Ajo ishte femra e parë që ishte bashkë-prezantuese e “60 Minutes”. Ajo ka raportuar nga “Ground Zero” pas sulmeve të 11 shtatorit dhe ka intervistuar George W. Bush pas uraganit Katrina. Mund të thuhet pa frikë se Sawyer është një prej reportereve femra më të rëndësishme të kohës sonë.

Barbara Walters
Në moshën 79-vjeçare, Barbara Walters nuk shfaq asnjë shenjë ngadalësimi në punën e saj. Ajo shfaqet në emisionin që ka krijuar vetë, “The View”, të paktën tre herë në javë dhe vazhdon të tërheqë një numër të madh teleshikuesish në specialet e saj në televizionin amerikan, “ABC”. Këtë vit Ajo ka bërë speciale për Michelle Obama, Farrah Fawcet dhe Patrick Swayze.

Ellen DeGeneres
DeGeneres ka qenë drejtuesja e një shou mëngjesi që ka fituar 25 çmime “Emmy”, që prej vitit 2003. DeGeneres ia ka dalë mbanë të mbrojë interesat e saj sociale, teksa e mban emisionin të freskët dhe popullor për masat. Së fundmi ajo drejtoi emisionin e saj të 1000-të me Oprah Winfrey dhe Justin Timberlake të ftuar. Në vitin 2008 ajo u martua me partneren e saj, aktoren Portia de Rossi.

Tyra Banks
Ish-supermodelja Tyra Banks, tashmë është kthyer në një nga femrat më të pasura në industrinë e spektaklit. Ajo prodhon dhe drejton në të njëjtën kohe spektaklin e saj të famshëm "The Tyra Banks Show", si dhe spektaklin tjetër "America's Next Top Model". Në mars, radha e kandidateve për modele në spektakël ishte aq e gjatë, saqë u krijua një rrëmujë mjaft e madhe.

Meredith Vieira
Meredith Veira filloi si drejtuese e emisionit “Today” në NBC, në shtator të vitit 2006. Ajo gjithashtu drejton episodet vjetore “Who wants to be a millionaire”. Vieira njihet akoma për nëntë vjetët që ka kaluar si bashkë-drejtuesja e mençur dhe e ndershme e emisionit të mëngjesit në ABC, “The Veiw”.

Ann Curry
Ann Curry është korrespondente e “NBC” prej pothuajse tre dekadash. Në vitin 2005 ajo u bë bashkë-prezantuese e “Dateline” me Stone Phillips. Curry, gjithashtu, për shumë kohë i është dedikuar dhe raportimit ndërkombëtar. Ajo ka raportuar nga Darfuri, nga zona e cunamit në Azinë juglindore dhe nga Kosova, në vitin 1999.   

Katie Couric
Folësja e lajmeve të gjata të mëngjesit në programin "Today", Couric, u fut në gazetari në vitin '79, kur u punësua si punonjëse zyre për stacionin "ABC". Shpejt u bë korrespondentja e "CNN" për zgjedhjet presidenciale të vitit '84 dhe për momentin është folësja e lajmeve të mbrëmjes në stacionin televiziv "CBS".

Martha Stewart
Kompania e Martha Steëart “Living Omnimedia” ka një sërë serish televizive që kanë fituar disa çmime “Emmy”. Bëhet fjalë për emisionin “Martha Stewart Shoë”, si dhe dy emisione të tjera, një emision radiofonik në “Sierius XM”, katër revista, si dhe katër libra të shitur në dy vitet e fundit.
 
Rachael Ray
Në vitin 2005 Ray nënshkroi një marrëveshje me Oprah Winfrey dhe “King World Porductions” për një shfaqje televizive ditore. Përpara asaj, Ray njihej si një shefe kuzhine, në shumë emisione të ndryshme ushqimi. Që prej vitit 2005 Ray ka revistën e saj, “Every day with Rachel Ray”.


(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: