Sejdi Berisha: Fjalë e pathënë
| E Merkure, 01.07.2009, 07:00 PM |

Libra të rinj
 
SEJDI BERISHA: “FJALË E PATHËNË”
 
Këto ditë doli nga shtypi vepra e njëzetë e pestë e shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi Berisha, “Fjalë e pathënë”, që është edhe libri i dymbëdhjetë me poezi i këtij krijuesi.
Libri “Fjalë e pathënë” me një titull mjaftë indikativ dhe provokativ, është vepër me ndijim të rrallë shpirtëror dhe filozofik, i cili pasqyron begrandin dhe peshën e fjalës e të zërit poetik, të cilat, së bashku, identifikojnë dhembjen, lumturinë, kërkimet dhe përplasjet shpirtërore jo vetëm të poetit, por të secilit njeri. Kësaj radhe, vargu dhe poezia, në fokus të mendjes kanë tërë atë “misterin” e pathënë, i cili gjithmonë është sintezë e etjes për kuptimin e plotë të këngës dhe të mesazhit poetik. Duke qenë kështu, padyshim se ky libër forcon dëshminë e qëndrueshmërisë të filozofisë së jetës, e cila, jo rrallë është e mangët  apo e zbrazët për fundin mbase edhe për mbarimin e këndimit, e cila gjë, në këtë formë, edhe rrugëtimin e bën interesant dhe të begatë. Kjo, dashtë e pa dashtë, provokon për analizimin e brendisë së mendimit jo edhe të pa ndërlikuar mbase edhe të intriguar, për mesazhin dhe përjetimin e poezisë, e cila bëhet më përvëluese dhe më domethënëse kur ajo i ngjanë në të njëjtën kohë lumturisë dhe ikjes së fjalës si amanet. Me këtë, padyshim se ngritët në piedestal këndimi i çiltër i krijuesit, i cili kësaj radhe, sikur të gjitha vargjet dhe poezitë i ka bërë emblemë për të reflektuar besnikërisht thellësitë e ndijimit shpirtëror dhe të vetë jetës. Andaj, “Fjalë e pathënë”, edhe pas leximit, dot nuk të lë të qetë, sepse, fuqia shprehëse për tërë atë që e bën dhe i shpërbën jetës dhe idila, e cila nganjëherë e shpeshherë i mungon njeriut, të gjitha në varg, bëhen zemërim, bëhen këndim i pafund. E, këndimi që nuk ka fund, është ai rrugëtimi i vetë krijuesit, i cili me vargje dhe poezi krijon sfida, të cilat lexuesi i përqafon me ngrohtësi, që kështu ndodhë rrallë apo hiq. Në këtë mënyrë, përveç që mbëltojnë, ato, begatojnë mendimin filozofik, shprehjen e ngrohtë artistike, mbarësojnë metaforën për fjalën e pathënë, dhe krejt normale, lypet dhe kërkohet përgjigja dhe fuqia për zërin e guximit të përjetimit të lirë.
Këndimi në këtë vepër, reflekton madhështinë e shpirtit të poetit nëpër periudha dhe rrugëtimin gjithnjë të etur për të shprehur e thënë gjithçka e çdo gjë, apo edhe asgjë dhe kurrgjë, nëse lejohet edhe kështu të mendohet e veprohet!
Librin “Fjalë e pathënë” të autorit Sejdi Berisha, e botoi Club Kultura-Pejë, 2009.


(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: