Si shuhet një yll
| E Diel, 28.06.2009, 07:14 PM |

 Brandon Lee
Brandon Lee
Fundi i trishtuar i njerëzve të famshëm


Vrasje, vetëvrasje, zhdukje dhe aksidente misterioze: në jetën e divave asgjë nuk është normale, madje as fundi i tyre. Jo më kot psikologët thonë: "Fama është një monstër që shkatërron gjithçka"

Të vdesësh në sheshin e xhirimeve, i gjakosur, mes telekamerave, mikrofonave dhe dritave verbuese. Kjo i ndodhi Brandon Lee, djalit të Bruce Lee, që vdiq në moshën 28-vjeçare gjatë provave të filmit "Korbi". Brandon u vra nga një goditje pistolete, që në të vërtetë do të përdorej vetëm për filmin. "Por pati një problem, në pistoletën që do të përdorej për të xhiruar skenën ishte fshehur një plumb i vërtetë. Ai shpoi tej për tej stomakun e Brandon-it, duke e kthyer nga një skenë aksion, në një fund tragjik. Një plumb i fshehur si për inat dhe në rrethana të pashpjegueshme, edhe pse gjatë provave të bëra një natë para vdekjes, që një ushtarak kishte bërë me pistoletën, gjithçka dukej se ishte në rregull. Rastësi tragjike, mistere të mallkuara, vetëvrasje dhe zhdukje, kjo është ajo që një aktor i famshëm amerikan tregon në faqet e librit "Fytyra e fshehur e hënës". "Suksesi shpesh tregon edhe se sa i fortë je. Ka njerëz që shkatërrohen krejtësisht nga fama. Ata që përfundojnë në anën e fshehur të hënës dhe mbeten aty". Ashtu si aktori David Carradine, që u gjet nudo në një suitë në Bangkok, i lidhur me një litar që shtrëngohej pas qafës dhe organeve gjenitale. Vetëvrasje, një lojë auto-erotike ekstreme, apo vrasje e kryer nga një sekt fetar sekret. Askush deri më tani nuk ka arritur të zbardhë misterin e vrasjes së aktorit të "Kill Bill". "Vrasja e yjeve ngre hipoteza nga më të ndryshmet, madje fantazia për to shkon shumë larg. Por, në fund të fundit, ato futen te kronikat e zeza dhe para se të fantazosh, të paktën duhet të lexosh një njoftim zyrtar", komenton shkrimtari. Të shtrëngosh litarin pas qafës për të provuar kënaqësi është një trasgresion shumë i përhapur mes të famshmëve. Edhe Michael Hutchence, lideri i "Inxs" dhe një seks simbol në vitet ‘80, u gjet i shtrirë në banjë, me një rrip përkrah tij. Asnjë shiringë apo gjurmë kokaine. Hipoteza alternative për mbytjen nga masturbimi i tepruar ishte vetëvrasja. Por sigurisht, jo të gjithë ata që ngjiten në skenë përfundojnë kështu. "Për shembull, në një libër të tillë, aktorë të ‘mirë‘ nuk do të futeshin kurrë. Aty flitet për persona të brishtë, të dobët, në depresion, që shpesh bëhen edhe më të brishtë si pasojë e përdorimit të drogave të ndryshëm", thotë më tej autori. "Vdekja e Hutchence është një mister dhe për këtë duhet analizuar vendi, objektet dhe trupi, në mënyrë që të zbulohet një panoramë e plotë e asaj që ka ndodhur vërtet. Nuk është e qartë nëse ndonjë tjetër person ishte i pranishëm në dhomë. Nëse do të më duhej të shkruaja një roman mbi këtë histori, do të merrja në konsideratë një tjetër person". Në qendër të kronikave të zeza dhe mistereve më të mëdha në botën e yjeve ka qenë vdekja e të madhit Kërt Këbein. Me një kokteil heroine dhe valiumi në trup, lideri i grupit "Nirvana" mendohet se u qëllua me një pushkë "Remington 20" drejt e në gojë. U gjet në dyshemenë e vilës së tij në Siatëll nga një elektricist, që më pas lajmëroi policinë. Brenda pak javësh u ngritën lloj-lloj hipotezash mbi vrasjen e tij, ku nuk mungoi edhe ajo për një vrasje të stisur nga bashkëshortja, Kërtni Love. "Edhe në këtë rast nuk do të ishte e pamundur të hidhje hipoteza mbi prezencën e një tjetër njeriu, por për këtë duhet të jemi të kujdesshëm. Në të vërtetë, vdekja e Këbein ka të gjitha karakteristikat e një vetëvrasjeje komplekse". Më e vështirë për t‘u perceptuar ka qenë vdekja e Nancyt, së fejuarës së Sid Vicious të "Six pistols". Biondja bukuroshe u gjet e ulur në dyshemenë e banjës së dhomës numër 100 të hotelit "Chelsea" në Nju Jork. Në stomak kishte një vrimë, që sipas shumë mundësive, ishte shkaktuar nga një thikë, ose më mirë nga thika që ajo vetë i kishte dhuruar të fejuarit. Kush e vrau? Nuk do merret vesh kurrë, sepse tre muaj pas vdekjes së saj edhe Sid vendosi t‘i japë fund jetës, duke injektuar një dozë vrasëse me heroinë. Një mbidozë ilaçesh gjumi dhe disa lloj drogash ishte shkaku zyrtar i vdekjes së aktorit Heath Ledger. Ai u gjet i vetëm në apartamentin e tij në Manhatan. Edhe në rastin e tij janë ngritur shumë hipoteza, përfshi edhe atë të vrasjes. Por në këtë rast, siç tregon autori, "vrasësi i mundshëm nuk i përket botës reale, por asaj të personazheve imagjinarë". Si armiku më i madh i Batmanit, Joker, që Ledger interpretoi në filmin "The dark night" në vitin 2007. Dyshimi se Ledger për të luajtur rolin e një vrasësi psikopatik "alla Joker" ka dashur të bëhet si ai, ekziston ende. Po si? Duke u mbyllur në shtëpi për javë të tëra mes filmave horror, romaneve të frikshme dhe mendimeve të sëmura. "Të interpretosh një rol të tillë mund të ketë një çmim të lartë në mendjen dhe psikikën e një personazhi, por nuk duhet të imagjinojmë Ledger të veshur si Joker, që shëtit nëpër Manhatan, duke terrorizuar njerëzit", përfundon autori i librit.

Brandon Lee

Vdiq më 31 mars të vitit 1993, në moshën 28-vjeçare, gjatë xhirimeve të filmit "Korbi"

Micheael Hutchence

Këngëtari i "Inxs" u gjet i vdekur në një hotel në Sidnei, më 22 nëntor të vitit 1997

Kurt Cobain

Kufoma u gjet më 8 prill të vitit 1994, në shtëpinë e tij në Siatëll. Sipas versionit zyrtar, u vra me një goditje pushke në fytyrë

David Carradine

Më 4 qershor të këtij viti, aktori i gjet i vdekur në një hotel luksoz në Bangkok, me një litar në qafë dhe një përreth organeve gjenitale

Heath Ledger

U gjet i pajetë në shtëpinë e tij në "Bloom Street" në Manhatan, pasditen e 22 janarit të vitit 2008

G. Shqip

(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: