Neda, simbol i protestave të opozitës në Teheran
| E Marte, 23.06.2009, 07:23 PM |

Neda
Neda
E përgatiti: Valon Krasniqi


Ngjarja që tronditi botën

Para se të konfirmohet identiteti i saj, Neda ishte bërë simbol i luftës kundër regjimit iranian. Videot e përgjakshme ku paraqiten sekondat e fundit të jetës së saj u panë nga dita e shtunë e të cilat ishin vendosur në “YouTube”, por shumë shpejt kjo ngjarje u përhap nëpër lajme në faqet e internetit dhe rrjeteve tjera të mediave. Ajo ishte një nga të rreth 10 të vdekurat të raportuar nga mediat e shtetit gjatë përleshjeve të ashpra mes protestuesve anti-qeveritare dhe policëve iranian. Një video amatore tregon një grua të re me xhinse, të shtrirë në një trotuar e kapluar nga gjaku, sipër saj duken dy burra të gjunjëzuar të cilët përpiqen t’i ndihmojnë duke e mbajtur në gjoks. Kjo video shfaq se si fytyra e saj mbulohet nga gjaku i cili rrjedhë nga goja e saj, duke formuar një “lumë” gjaku në tërë ballin e saj. Disa orë pas vdekjes së saj, jepen detaje të ndryshme -disa të vërteta, disa të rreme-por ajo që është më e rëndësishmja kjo video dhe detajet pasqyrojnë dhunën dhe terrorin që përdor autoriteti iranian kundër popullit të vet. Ishte fat që kjo video të shihet në tërë botën, pasi që dihet shumë mirë se mediat në këtë vend janë të kontrolluara, kurse ato të huajt kanë një kufizim të veprimit.

BBC publikojë një tablo më të qartë të Nedas, nga njeriu që u deklarua si i fejuari i saj: ai tha se Neda Agha-Soltan ishte duke udhëtuar me makinë me mësuesin e saj të muzikës, por vetura e tyre u bllokua në trafik, kur pas kësaj thuhet se u qëllua nga policia proqeveritare.

Jo 'martire'

Titujt e mediave të ndryshme lajmëruan për një grua të re e cila u bë martire e protestuesve iranian. “Por në meshat fetare referenca e tillë nuk kanë gjasa që do të dëgjohet”, tha Amir Hassanpour, një profesor në Universitetin e Torontos. “Shahid”, në arabisht do të thotë “martir”, buron nga literatura fetare dhe është bërë i gjithëpranishëm në emrat e rrugëve, në universitete dhe institucione të Iranit. Në vend të kësaj, “janbakhteh”, është term jofetar, term që përdoret për dikë që humbën jetën. Pikërisht kjo fjalë është përdorur nga shumica për të përshkruar Nedan dhe të tjerë që i kanë pësuar të njëjtin fat. "Tendenca ka qenë në 20 vjetet të mos përdorët fjala për njerëz si “shahid Neda”, apo “Neda shahid” sepse është shumë fetare dhe fjalë islamik," tha Hassanpour. Pa marrë parasysh se për çfarë e folur, video ka ngjallur zemërimin e të protestuesve në Iran dhe në botë, që tregon një zemërim kundër pushtetit iranian i cili përdor dhunën kundër protestuesve, të cilët kërkojnë që zgjedhjet e mbajtura së fundi të shpallen të pavlefshme.

Sytë e botës drejt Iranit

Udhëheqësi suprem i këtij vendi Ayatollah Ali Khamenei, i pranoi zgjedhjet dhe i paralajmëroi protestuesit që t’i ndalojnë protestat. Protestat anti-qeveritare filluan në ditët pas zgjedhjeve presidenciale më 12 qershor, kur rezultatet treguan një fitore të presidentit Mahmoud Ahmadinejad, kundër sfidanti të tij Hossein Mousavi Mir, i cili është edhe organizator i protestave pasi që i konsideron ato si të manipuluar dhe shfaqi dyshime për mashtrimet e mundshme.

Në mes të një luftë të këtillë komplekse, historia e Nedas, ka bërë që sytë e botës të përqendrohen në Iran. "Të gjitha këto pamje janë të një lufte të ndërlikuar dhe nuk janë interpretime të ndryshme," tha Hassanpour. "Unë mendoj se një histori si e Nedas përmbledh shumëçka në një ngjarje të vetme.", shtoi ai.

Përtej Nedas

Jo vetëm që ajo është bërë një "simbol i së mirës" dhe i luftës kundër një tiranie brutale, historia saj është bërë shkak që ka vendosur të hapen çështje shumë më të mëdha që kanë lidhje me regjimin në fuqi.

I fejuari i saj, Makan Kaspik, i tha BBC-së se familja kishte planifikuar të zhvillojë një shërbim përkujtimor në një xhami, siç është e zakonshme, por autoritetet e kanë ndaluar këtë shërbim publik nga frika se do të ketë eskalim të dhunës dhe do “të ndizen” valë të reja të pakënaqësisë.

"Kjo qeveri islamike, nëse veten e konsideron islamike pse e parandalon një traditë të fesë së vet, një traditë shumë të rëndësishme?", tha Hassanpour.

Ai shpreson se ngjarja e Nedas, do t’i ndërgjegjësojë edhe njerëzit e regjimit të tyre dhe të hiqet dorë nga idetë e gabuara të shoqërisë iraniane.

Ajo që tashmë po sillet nëpër tërë botën është ajo se a do të jenë këto protesta sinjal për botën që të ndërmerr hapa që ta ndalojnë edhe ndonjë ngjarje të tillë tragjike si të Nedas, pasi që shumë të tilla kanë ndodhur në Iran dhe kanë mbetur në “pluhurin” e harresës.

Vrasja e Nedës, reagon Uashingtoni

Protestues me pankarta dhe veshur me ngjyrë të gjelbërt në mbështetje të udhëheqësit të opozitës Mir Hosein Mousavi zgjuan dje shëtitoren Pensilvania këtu në Uashington. Dhjetra protestues u mblodhën dje para Shtëpisë së Bardhë për të treguar mbështetjen e tyre për demonstratat në Teheran. Presidenti Barak Obama i ka ashpërsuar ndërkohë përgjigjet e tij, ndërsa përpiqet të mos i japë udhëheqjes teokratike iraniane mundësinë për të fajësuar Shtetet e Bashkuara për trazirat

---------------------------------

Ishte një simbol i opozitës iraniane, vajza që shihet në këtë video në sekondat e fundit të jetës. Quhet Neda dhe është qëlluar dje në Teheran gjatë protestave që vazhdojnë prej ditësh mes opozitarëve që kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe mbështetësve të qeverisë.

Videoja shokuese është hedhur dje në sitet internet dhe në netëork-et sociale Youtube e Tëitter.

Sipas një shënimi që shoqëron videon në Tëitter rruga Amirabad, ku ka mbetur e vrarë Neda, është ripagëzuar nga protestuesit me emrin e saj. Vajza është goditur në kokë. Videoja mund të shihet edhe në Youtube duke shkruar fjalët «Neda iranian girl».

****

Teherani Kryeqyteti iranian,Teheran, mbetet në një gjëndje të nderë e të tensionuar kur vazhdon shtypja e pakënaqësisë pas një jave protestash masive në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të debtatueshme presidenciale.

Ndërkohë ka pasur disa masa ndaj medias së huaj.

Revista informative amerikane Newsweek thotë se një gazetar kandez, Maziar Bahari, i cili ka punuar që prej një dekade për Newsweek është arrestuar, pa u paditur.

Ai nuk është dëgjuar apo parë që nga koha e arrestimit.

Kjo pasoi dëbimin e korrespondentit të përhershëm të BBC-së në Teheran, Xhon Lajn.

Një korrespondent i BBC-së, i cili ka udhëtuar nëpër qytet thotë se kriza është larg të qënit e mbaruar, ku si qeveria ashtu dhe opozita nuk japin shënja tërheqje..

Filmimet kryesore nga Teherani vijne prej webit pasi qeveria nuk lejon veprimtarine e rregullt te korrespodenteve te medias.Thuhet se vajza u vra me një plumb në zemër që ka ardhur nga forcat pro qeverisë.




Bota Sot

(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: