Xhevat Rexhaj: Sali Berisha: Autostradën do e ndërtoja sikur edhe vetëm Kosovës të i shërbejë
| E Enjte, 04.06.2009, 07:08 PM |

SALI BERISHA: ”AUTOSTRADEN DO E NDERTOJA SIKUR EDHE VETEM KOSOVES TË I SHERBEJE”
Vlorë  4.06.2009

Nga Xhevat Rexhaj

E diela e kaluar ishte një ditë me plot emocione për shumicen e shqiptarëve anë ekënd globit. Ishte vërtet një përjetim, një mallëngjim, një emocion që mua si shumë shqiptarëve të tjerë ua mbushi sytë me lot.

Miliona shqiptarë atë ditë ishin ngulitur para ekraneve televizive që live ta kalonin një moment historikë, një pamje që për jetet e jetëve do na mbetet në kujtesë, Kryeministri i vendit të shqiponjave së bashku me bashkëounëtor u futen në njëren anë të tunelit nga an tjeter Kryeministri i shtetit më të ri në botë i shtetit gjithashtu shqiptarë të quajtur Kosovë  së bashku me bashkëpunëtor u fut në anën tjeter të tunelit. Nga ana simbolike në të dy anët e tunelit ishte ende terrë, ashtu siq ishte shekuj me radh fatkeqësisht terri ndarës ndershqiptarë. Për një moment u thye një murë u hap dera dhe hyri drita, dy Kryeministra e shihnin njëri tjetrin, u muaren në ngryk ashtu siq dijnë vetem shqiptarët, fytyrat e të pranishmëve buzqeshnin kishte edhe lot syve ashtu siq kishte edhe te mbarë shqiptarët. Bjeshka u qel dhe në fushë të mrekullisë shqiptare dolën dy burra krah në krah me njëri tjetrin, të dy iu drejtuan jo vetëm të pranishmëve, jo vetëm shqiptarëve të Shqipërisë e Kosovës, jo vetëm shqiptarëve kudo jetojnë në trojet e veta, jo vetëm shqiptarëve të mërguar por iu drejtuan me një mesazh të qartë tërë opinionit botëror me porosin se ; shqiptarët tani më u bashkuan dhe se nuk ka kush më i ndanë. Sigurishtë që në këto mesazhe shqiptare dikush ka ndier mllef, inat dhe hidhërim se si shqiptarët nuk po mund i ndal më kush në ecjen e tyre fatlume drejtë ardhmërisë, të tillët i dimë ne vetë, por frikohem se fatkeqësishtë ka patur ndoshta aty këtu edhe ndonjë shqiptarë që me dëshir nuk do e shihte këtë mrekulli?!.

Një përshtypje të madhe më ka bërë jo vetëm prezenca e Kryeministrit të Kosovës Z. H. Thaqi por edhe vetë sjellja dhe burrëria e tij prej një shqiptari të vërtet në këtë eveniment. Z. Thaqi tregoi se ai vërtet përfaqëson tërë popullin e Kosovës në evenimente të tilla me dimensione historike, ai tregoi se është jashtë ndikimeve partiake dhe klanore në relacion me partitë në Shqipëri, ai tregoi se në aspektin kombëtarë duhet të jetë prezent aty ku e kërkojnë shqiptarët pa ngjyra dhe ideologji të caktuara, pra thjeshtë ishte një provim shumë domëthënës i dhanë nga vetë Kryeministri i Kosovës për të ardhmen e kombit shqiptarë.

Sa u përket relacioneve brendashqiptare në vetë Shqipërin ishte e pritur që në këtë rast unikat nuk do ishin prezent krerë apo edhe përfaqësues të partive opozitare, a është për kritikë a jo le të mbetet në ndergjegjen e tyre sepse duke ditur që të tillë që pretendojnë ta marrin pushtetin e ardhshëm në Shqipëri as që e kanë zënë në gojë për të mirë ndonjëhere këtë vepër madhore. Fatkeqësishtë kaedhe dias gazetarë dhe analistë kinse të pavarur që me vite vollën helm kundër kësa autostrade, athere thjeshtë lind pyetja, pse vallë kjo alergji për një damar gjaku në mes shqiptarëve?

Qeveria Berisha nuk e ndertoi këtë autostradë për Berishen as për qeverinë e vet, e ndertoi për të ardhmen e shqiptarëve dhe rajonit pra për përfitime të ndryshme në shumë sfera të popullit shqiptzarë. So me 4.6. 2009 në një tubim elektoral në Vlorë Kryeministri Sali Berisha e tha një fjali që për mua personalishtë do të mbahet mend sa të jem gjallë. “ Autostraden do e ndertoja sikur edhe vetëm Kosovës të i sherbej”

Njeriu i urtë dhe i dijshëm vlerësohet me fjalë dhe me vepra.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: