Adem Berisha: Krenaria dhe pikëllimi
| E Premte, 29.05.2009, 06:43 PM |

Vitrina e librave

Njoftojmë lexuesit se u hodh në rrjetin e shitjes
nëpër qoshqet e “Rilindjes” nëpër Kosovë
përmbledhja me vjersha e autorit Adem Berisha:
“KRENARIA DHE PIKËLLIMI”, me çmimin e shitjes 2 euro.
Vjershat janë shkruar me përkushtim për fëmijë e për të rritur, sikur që edhe mban titullin vepra, me krenari e me pikëllim: me krenari për pavarësi e me pikëllim të gjyshit e të gjyshes, te babait e të nënës dhe të vëllait, ngase vogëlushja Diellza, ju vdiq në fatkeqësi të komunikacionit!

Këtë pesërisht tanimë e dinë lexuesit edhe nga shtypi, ngase janë botuar cikle vjershash me përkushtime, me rastin e përvjetorëve të Diellzes së ndjerë, në atë fatkeqësi kobzezë. Andaj, lexuesit e vegjel, por edhe të rriturit edukohen se si duhet të sillen në komunikacion: të vegjlit si të shkojnë anash e si ta kalojnë rrugën, e të rriturit se të vozisin me mend në kokë, sipas rregullave të komunikacionit dhe të pajisur me patentshoferi! Ngase pakujdesia jonë po na kushton jetëra e po na pikëllon, në vend se të ishim të hareshëm? 
Libri është i mirë edhe për dhurata nxënësve, miqve, të njohurve...
Kadriu



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: