Sulejman Maliqati,“macja e zezë“ e futbollit shqiptar
| E Shtune, 16.05.2009, 11:10 AM |

Sulejman Maliqati
Sulejman Maliqati
Nga Llambi Kallco

Ai është tashmë 81 vjeçar, por ka akoma kujtesën e një të riu dhe forcën e një njeriu të cilin vitet nuk mund ta mposhtin. 51 vjet më parë pas turneut të ushtrive mike në Lajpcing të Gjermanisë gazeta "Deutche Sport Echo"do ta konsideronte si "macja e zezë"e portës shqiptare. Padushim mjaftojnë këto fjali për të kuptuar se bëhet fjalë për legjendën e portës shqiptare Sulejman Maliqatin. Intervista jonë me Sulën është fare e rastësishme. Një kafe në shëtitoren "Taulantia" ku ai qëndronte së bashku me një emër tjetër të shquar të futbollit Nazmi Maxhuni, do të na sillte emocione të veçanta nga thesari i kujtimeve të botës së futbollit që Sula mban me vete...

Cili qe kontakti juaj i parë me futbollin ?

Duhet të rikthehem kohë më parë, atëhere kur isha vetëm 13-14 vjeç dhe kur ndiqja ekipin e Kavajës në stërvitje. Në fakt e doja futbollin dhe më pëlqente që të shkoja pas punës në kripore, në vendin ku stërvitej ekipi. Një ditë futbollistët e asaj kohe që po stërviteshin nuk kishin portjer. Dikush që më pa jashtë fushe më tha .Futu ti në portë. Që nga ai moment nuk i jam ndarë futbollit.

Si do të vijonte më pas karriera juaj sportive ?

Fillimisht do të lauja në vitin 1947-1948 me ekipin e sindikatave të Kavajës, ku kam luajtur për 3 sezone. Më pas e gjithë karriera ime lidhet me ekipin e Partizanit dhe atë përfaqësues. Kam luajtur ndeshje të veçanta dhe me ekipe të tjera, por me këto dy ekipe jam aktivizuar rregullisht. Në kohën që luajta me Partizanin do të vinin dhe sukseset e njëpasnjëshme duke nisur nga viti 1957 dhe deri më 1965, ku Partizani do të fitonte 6 nga 7 Kampionatet e rradhës. I 1958-tës dukej të ishte më modesti mbase, por dhe ndër më të çmueshmit sepse kësaj here ai nuk ishte fituar duke mposhtur vetëm një Dinamo, por duke mposhtur edhe dy rivalë të tjerë të paparashikueshëm: 17 Nëndorin e Panajot Panos dhe të Skender Merjes (Halili), po sidomos Besën e Shevqet Topit, Hasan Gërmanit, Qemal Gavardarit e Mit Dimroçit. Dhe për një çast i dukej si një fitore e katërfishtë. Kishte lojtarë të mrekullueshëm si Deliallisi, Fagu, Ndini, G.Merja, Kraja, Resmja dhe Deda, kishin qenë pjesë e 11-shit të Kombëtares në ndeshjen e vetmuar 1-1 me RD Gjermane.

Cili ka qenë përfaqësimi juaj me ekipin kombëtar?

Me kombëtaren kam luajtur në ndeshje të tilla si ajo me kombëtaren e Humgarisë në 1950 ku përballë kisha Pushkashin e madh, kundër Çekisë, Rumanisë, Danimarkës ku kam qenë dhe kapiten i ekipit. Mund të them se këto kanë qenë përfaqësim në nivel kombëtar, por në vitin 1958 Partizani do të merrte pjesë në Spartakiadën e ushtrive mike, ku kemi bërë një nga përfaqësimet më të shkëlqyera për ekipe në historinë e futbollit shqiptar.

Pse e veçoni përfaqësimin në këtë spartakiadë?

Ajo spartakiadë e kishte emrin por në një farë mënyre ishte një ligë kampionesh e vendeve të lindjes që kishin një futboll elitar në atë kohë. Merrnin pjesë 12 shtete si BRSS, RDGJ, Bullgaria, Çekia, Hungaria, Kina, RD e Vjetnamit , RDP e Koresë, Polonia, Rumani dhe RP e Mongolisë. Kemi arritur rezultate të shkëlqyera duke fituar fillimisht ndaj ekipit vjetnamez 5-1, duke mposhtur 1-0 CCA Bukureshtin.Humbën në finale me CDNA e Sofjes 0-1 pas një ence nga 16 m ,në kohën kur luanim me 10 futbollistë

Pse ju vunë epitenin "macja e zezë"?

Ishte shtypi gjerman i cili ma vuri këtë epitet. Në fakt në këtë spartakiadë u shpalla portjeri më i mirë, në një kohë që Resmja u shpall më i miri për interpretimin teknik. Gazeta gjermane "Deuche Sport Echo "shruante "Maliqati porjeri më i mirë i gjithë skuadrave...Macja e zezë varrosi topin jo pa rrezik në trupin e vet". Krahas këtij turneu kemi zhvilluar dhe shumë turne të tjera në Bashkimin Sobjetik, turneun e Hanoit.

Cilat cilësi do të veçonit te vetja për kohën kur luajtët ?

Reflekset dhe shkathtësinë.

Cilin nga portjerët aktualë do të donit të veçonit ?

Portjerin e realit të Madridit dhe kombëtares Spanjolle Kasijas. Ka reflekse fantastike.

Më veçoni ndonjë emër portjeri nga historiku i futbollit shqiptar?

Qemal Vogli p.sh ka qenë një fenomen.

Si ka vazhduar tradita e portjerëve te familja Maliqati?

Djali im Agimi ka qenë nëj portjer mjaft i mirë që ka luajtur me Durrësin dhe Vllazninë. Ka pasur cilësi me të vërtetë të veçanta dhe një talent të padiskutueshëm. E kam stërvitur vetë dhe i dhashë vullnetin për stërvitje deri në kohën kur dhe ai e la futbollin.

A e ndiqni tani futbollin ?

Futbolli është një pjesë e pandarë e jetës time. Ndjek në stadium Teutën çdo ndeshje bashkë me mikun tim Nazmi Maxhuni(një emër tjetër i shquar i futbollit) dhe nuk le ndeshje të fortë europiane pa parë.

Cfarë e mban kaq të fortë dhe të freskët Sulejman Maliqatin?

Sporti ka lënë gjurmë në jetën dhe fizikun tim, por dhe jeta e rregullt dhe lëvizja.


G. Telegraf - Për Z.SH. Alfred Papuçiu

(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: