Vllaznia 90 vjec, Shkodra ne feste
| E Shtune, 21.03.2009, 12:19 AM |

Nga Aranit Muraci

Ekipi me i vjeter ne Shqiperi, Vllaznia, do te festoje sot 90- vjetorin e krijimit, si i pari klub futbolli ne vend. Futbolliste dhe sportiste, tifoze dhe qytetare shkodrane do te jene te gjithe, ne nje feste qe pritet te nise pak ore, para ndeshjes se radhes, me Flamurtarin. Festa dhe hareja do te perfundoje nje dite me pas. Pervec qytetareve shkodrane, qe pritet te mbushin stadiumin "Loro Borici", do te jene te ftuar, edhe personalitete te tjere, te fushave te ndryshme, nga e gjithe Shqiperia. Flamurtari do te jete ekipi mysafir, qe do te perjetoje emocionet e festes se madhe. Drejtuesit e Vllaznise kane kohe qe jane duke pergatitur festen, per 90 vjetorin e krijimit. Vllaznia eshte themeluar me 16 shkurt te vitit 1919, por me synimin qe te organizohej kjo feste madheshtore, klubi vendosi qe te shtyje disa jave, ceremonine e spektaklit te madh.

Himni

Do te nderohen, te gjitha ata sportiste, qe i kane dhene nder Vllaznise, nder vite. Futbolliste, dhe sportiste te gjitha sporteve, kontributi i te cileve eshte i njohur gjeresisht nga publiku shqiptar, do te jene ne qender te vemendjes. Spektakli i sotem do te kulmoje me himnin e Vllaznise. Ka kohe qe kane nisur pergatitjet per himnin. Ai eshte orkestruar nga nje shkodran i njohur, Shpetim Saraci dhe do te kendohet nga nje kengetar, qe sigurisht eshte edhe ai shkodran, dhe po ashtu, i njohur per publikun, Frederik Ndoci. Himni i ri i ekipit te Vllaznise do te kendohet para 20 mije tifozeve qe parashikohet te jene ne ndeshjen e sotme, ndaj Flamurtarit. Perballe vlonjateve ne takimin e javes se 25-te Kategorise Superiore, Vllaznia qe udheheq klasifikimin, se bashku me Tiranen, do te kerkoje qe festen te mos e prishe, dhe te vazhdoje kryesimin, ne nje objektiv te vetem, per te fituar kete takim dhe titullin kampion, ne fund te ketij edicioni.

Ndeshja

Perballe Flamurtarit, Vllaznia do te futet ne fushe, pa mungesa dhe me moral te larte. Shkodranet jane kualifikuar edhe ne kupe, si dhe me fitoren e javes se fundit, ne Fier, perballe Apolonise jane ngjitur ne krye te klasifikimit. Por edhe statistikat e ndeshjeve, perballe vlonjateve, favorizojne vendasit. Ne 10 ndeshjet e fundit te Vllaznise, ne Shkoder, perballe Flamurtarit, jane siguruar 8 fitore dhe 2 barazime. Dy sulmuesit kryesore te Vllaznise, Sukaj dhe Sinani, pritet te udheheqin sulmin, qe sot do te kete me teper pune, pasi tifozet do te deshironit nje goleade.

Sabah Bizi, kampion mbi kampionet

Tifozet shkodrane dhe specialiste te ndryshem votuan emrin e Sabah Bizit, si futbollistin me te mire, qe ka luajtur ndonjehere, me fanellen e Vllaznise, ne prag te ceremonise se 90-vjetorit te krijimit. Per ta pare Bizin ne fushen e blerte te stadiumit 'Loro Borici", qe mban emrin e nje emri tjeter legjende, por qe ka luajtur tek Partizani, me tifozet shkodrane ka edhe nje ndodhi te cuditshme. Sabah Bizi luajti tre vite per Partizanin, kur ishte ushtar. Klubi kryeqytetas nuk deshironte qe ai te largohej, edhe pas perfundimit te ushtrise. Ne kete kohe, nje nga udheheqesit me te larte te regjimit, vizitonte Shkodren, per te pare nga afer ecurine e punimeve, ne ndertimin e hidrocentralit "Vau i Dejes". Punetoret e perfshire ne ndertimin e ketij objekti, kerkuan rikthimin e Sabah Bizit, me kusht qe te perfundonin para afatit te caktuar hidocentralin. U realizua ne kete menyre nje ujdi mes paleve dhe Bizi e mbylli karrieren aty ku e nisi, tek Vllaznia.

Vllaznia, 11 lojtaret me te mire ne histori

Paulin Ndoja

Hysen Zmijani

Muhamet Dibra

Fatbardhe Jera

Ramazan Rragami

Sabah Bizi

Ferid Ragami

Luan Vukatana

Loro Borici

Medin Zhega

Viorenin Sinani

Trajner: Xevdet Shaqiri

2 futbolliste

Legjendare, Loro Borici dhe Qazim Dervishi, do te shpallen "Qytetare Nderi" te Shkodres, me rastin e 90 vjetorit. Emrin e Loro Boricit e mban aktualisht stadiumi, kurse me emrin e Qazim Dervishit njihet pallati i sportit, ne qytetin e Shkodres.

27 personalitete

Te tjere te Sportit shkodran, qe kane shenuar suksese, jo vetem ne futboll, por edhe ne sporte te tjere do te nderohen, me tituj te vecante, ne kete ceremoni te madhe festive, qe do te organizoje klubi i Vllaznise, si shenje mirenjohjeje, per kontributin e tyre.


Koha Jone

(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: